68 Avtomatsko upravuvanje I programiranje IV alb indd



Yüklə 22,68 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə18/44
tarix14.09.2018
ölçüsü22,68 Mb.
#68650
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   44

Udhëheqja dhe programimi automatik
Рrogramimi në FANUC SYSTEM - 0TE
68
Teknik i makinerisë
Përveç këtyre elemente kryesore që e përbëjnë orarin, ndonjëherë 
nevojiten aktivitete plotësuese rreth përgatitjes së makinës për punë, e 
këto janë: 
1.  përgatitja e veglave speciale dhe mbajtësve të tyre. 
2.   përpunimi i elementeve adekuate për pranim të lëndës, dhëm-
bëzorëve speciale etj. 
Që të fi tohet programi ekonomik gjatë përpunimit, duhet pasur 
kujdes në elementet që vijojnë: 
1.  zgjedhja e regjimeve optimale të përpunimit, 
2.   zgjedhja i lëvizjeve më të shkurta të mundshme të veglave për 
shkak të shkurtimit të kohës për përpunim, dhe
3.   përdorimi i të gjitha urdhëresave dhe funksioneve maki nerike 
(cikleve të përpunimit). 
Orari i keq i përpunimit merr kohë dhe mund të madh. Prandaj 
programuesi mirë duhet ta njohë teknikën dhe teknologjinë e përpuni-
mit. Gjithashtu, duhet njohur mirë edhe mundësitë e njësisë rregulluese 
dhe të makinës. 
5.3.  Struktura e programit
Në sferën e programimit të makinave nuk ekziston standardizim 
i urdhëresave, komandave apo kodeve programuese, vetë makinat da-
llohen sipas konstruktit, llojit të njësisë rregulluese, implementimit të 
elementeve ndihmëse, prandaj vështirë të bëhet standardizimi i pro-
gramimit. Megjithatë, përsëri është bërë standardizimi i komandave 
themelore, kodeve sipas standardit ISO dhe sipas standardeve naci-
onale DIN, ANSI etj. Me ndihmën e këtyre standarde është bërë edhe 
standardizimi i përafërt i klasifi kimit të urdhëresave programuese dhe 
formateve të tyre. 
Programi për C-MAKINAT NUMERIKE (MRRN) paraqet shumën e 
urdhrave logjike që realizohen me suksesin, apo me rend. Programi 
është memorizuar në memorien e njësisë rregulluese. Programi për-
bëhet nga rendet programuese apo blloqet. Rendet programuese për-
mbajnë fj ali programuese, të cilat pastaj kanë shkronja të adresave dhe 
numerike. 
Vlerat numerike në program jepen në format apo madhësi që 
mund të jenë edhe të pandryshueshme edhe të ndryshueshme me 
parashenjë apo pa të. Çdo program apo urdhër për fi llim të programit 


Рrogramimi në FANUC SYSTEM - 0TE
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
69
% 11, 00011 etj, si dhe urdhër për fund të programit ka %, М30 apo 
М02. 
Si thamë më parë, programi përbëhet nga informatat gjeometrike 
dhe teknologjike. 
Informatat gjeometrike përmbajnë koordinatat e pozitës së lëvi-
zjeve për organet e caktuara punuese të makinës. 
Informatat teknologjike janë urdhra që defi nojnë numrin e rro-
tullimeve, i grithjes, ndërrimit të veglës, kyçjen dhe kyçjen e sistemit për 
ftohje dhe funksioneve tjera teknologjike. 
Në strukturën e një programi të C-MAKINAVE NUMERIKE, së pari 
shkruhet numri i rendit programues, pastaj urdhëresa gjeo metrike, e në 
fund të rendit shkruhet urdhri teknologjik. 
N005  
 
 
G96 S110;    
 
N010  
 
 
G50 S1500;    
N015 
   T0101; 
 
    
N020  
 
 
G50   X999. Z999.;    
N025 
   M03; 
 
   
N030  
 
 
G00 X27. 5 Z-1. 0;    
 
N035  
 
 
G01 X0.0  Z-1. 0   F0.1;  
 
 
 
ɛɪɨʁ ɧɚ 
ɪɟɞ 
ɝɟɨɦɟɬɪɢɫɤɢ ɧɚɪɟɞɛɢ 
ɬɟɯɧɨɥɨɲɤɢ ɧɚɪɟɞɛɢ 
5.4.  Sjellja në rreth e dhëmbëzorëve të kokës shtrënguese
Për dallim nga zdrukthat klasik universal ku për shtrëngimin e 
lëndës punuese në kokën shtrënguese, përdoren të ashtuquajturit 
dhëmbëzorë të fortë, te C-MAKINAT NUMERIKE përdoren dhëmbëzorët 
e butë, gjegjësisht të përpunuar nga çeliku i “butë”. Butësia e materialit 
të dhëmbëzorëve siguron adaptimin e tyre të mirë të hyrjes në sipër-
faqen e shtrëngimit. Me këtë mundësohet shtrëngim i mirë të lëndës 
punuese. Ana e keqe e tyre është se për çdo lëndë të re punuese duhet 
të përurohet garniturë e re e dhëmbëzorëve apo të adaptohet garnitura 
ekzistuese. Gjithashtu gjatë përdorimit të gjatë të saj për seri të mëdha 
të lëndëve punuese, për shkak të butësisë së materialit, me kohë bëhet 
deformimi i dhëmbëzorëve. Pastaj dhëmbëzorët duhet përsëri të përpu-
nohen apo të bëhet garnitura e re dhëmbëzorëve. 
numri i 
rreshtit
urdhrat gjeometrike
urdhrat teknologjike


Udhëheqja dhe programimi automatik
Рrogramimi në FANUC SYSTEM - 0TE
70
Teknik i makinerisë
Të mundshme janë dy variante të shtrëngimit, kur: 
1.   rrezja e lëndës punuese është më madhe nga rrezja e brendë-
sisë së dhëmbëzorëve dhe 
2.   rrezja e lëndës punuese është më e vogël nga rrezja e brendë-
sisë së dhëmbëzorëve. 
Edhe në të dy rastet ndërmjet lëndës punuese dhe dhëmbëzorë-
ve paraqiten hapësira ku hyn emulsioni dhe krijohet lyerje lokale. Gjatë 
asaj ekziston edhe rreziku i rrëshqitjes së lëndës punuese në dhëmbë-
zorë që mund edhe të shkaktojë thyerjen e pllakës. 
Prandaj, që të sigurohet shtrëngim i mirë, dhëmbëzorët duhet 
përpunuar nga brendësia me gjendjen e rrezes që i përgjigjet rrezes së 
shtrëngimit të lëndës punuese. 
Ɋɚɞɢɭɫɨɬ ɧɚ ɜɢɥɢɰɢɬɟ ɟ ɩɨɝɨɥɟɦ ɨɞ 
 ɪɚɞɢɭɫɨɬ ɧɚ ɪɚɛɨɬɧɢɨɬ ɩɪɟɞɦɟɬ 
Ɋɚɞɢɭɫɨɬ ɧɚ ɜɢɥɢɰɢɬɟ ɟ ɩɨɦɚɥ ɨɞ 
 ɪɚɞɢɭɫɨɬ ɧɚ ɪɚɛɨɬɧɢɨɬ ɩɪɟɞɦɟɬ 
Ɋɚɞɢɭɫɨɬ ɧɚ ɜɢɥɢɰɢɬɟ ɟ ɟɞɧɚɤɨɜ ɫɨ 
 ɪɚɞɢɭɫɨɬ ɧɚ ɪɚɛɨɬɧɢɨɬ ɩɪɟɞɦɟɬ 
5.5.  Аdresat dhe urdhëresat e për programim
Për programimin e kësaj makine ose njësisë rregulluese, progra-
muesi duhet t’i dijë adresat dhe kodet e nevojshme më të përdorshme: 
Rrezja nofullave është më e madhe 
nga rrezja e lëndës punuese
Rrezja nofullave është më e vogël 
nga rrezja e lëndës punuese
Rrezja nofullave është e barabartë 
me rrezen e lëndës punuese


Yüklə 22,68 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   44




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə