68 Avtomatsko upravuvanje I programiranje IV alb indd



Yüklə 22,68 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə19/44
tarix14.09.2018
ölçüsü22,68 Mb.
#68650
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   44

Рrogramimi në FANUC SYSTEM - 0TE
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
71
S - kodi, adresa (numri i rrotullimeve, shpejtësia e gdhendjes)
F - kodi, adresa (e mbajtësit të veglës), 
T - kodi, adresa (vendi i veglës në kokën e), 
G - kodi, adresa (funksioni kryesor përgatitor), 
M - kodi, adresa (funksioni ndihmës), 
X - kodi, adresa (lëvizjen e mbajtësit të veglës nëpër X), 
Z - kodi, adresa (lëvizjen e mbajtësit të veglës nëpër Z), 
N - kodi, adresa (numri i rendit programues, bllokut). 
5.5.1.   S-аdresa, dhënia e numrit të rrotullimeve apo 
shpejtësia e gdhendjes 
Numrin e rrotullimeve, gjegjësisht shpejtësia e gdhendjes defi -
nohen me shkronjën S dhe katër numra. 
Formati S0000.
Para se të jepet numri i rrotullimeve (n), apo shpejtësia e gdhend-
jes (V), duhet të vërtetohet hapësira e rrotullimeve. Siç e dimë, ekzis-
tojnë tri hapësira të numrave të rrotullimeve që bëhen me dorë, deri-
sa te disa makina numerike ajo bëhet me programim me M funksione. 
Hapësira e parë përdoret për përpunime jo të rrafshëta, e dyta për ato të 
mesme, kurse ajo e tretë për përpunime të rrafshëta. Njësoj duhet pasur 
kujdes se a duhet të kontrollohet shpejtësia për sigurimin e kualitetit të 
sipërfaqes punuese. Madje bëhet dhënia e rrotullimeve apo shpejtësia 
me funksione S. 
Të mundshme janë dy mënyra të dhënies së kodit S. Nëse kodi S 
programohet me funksionet G97, atëherë me kodin S jepet numri i rro-
tullimeve. Nëse me kodin S programohet me G96, atëherë me kodin S 
jepet shpejtësia e gdhendjes. 
 
5.5.2.   Dhënia e shpejtësisë së gdhendjes me kontrollimin e 
shpejtësisë konstante të gdhendjes - G96 
Shpejtësia e gdhendjes jepet në këtë mënyrë: 
G96 S0150; 
  G96 - funksioni i dhënies së shpejtësisë së gdhendjes me kon-
trollim konstant të saj


Udhëheqja dhe programimi automatik
Рrogramimi në FANUC SYSTEM - 0TE
72
Teknik i makinerisë
S0150 - shpejtësia e gdhendjes me 150 m/min. 
Kur jepet G96, atëherë me S caktohet shpejtësia e gdhendjes. Fun-
ksioni G96 më tepër përdoret për përpunim përfundimtar në fazën e 
fundit. 
Nën kontrollim të shpejtësisë konstante të gdhendjes nënkup-
tohet mbajtja konstante e shpejtësisë së saj pa dallim të ndërrimit të rre-
zes ku bëhet përpunimi. Me këtë mundësohet mbajtja e kualitetit iden-
tik të përpunimit të sipërfaqeve përpunuese. Karakteristike është se një-
sia rregulluese që të mbajë shpejtësinë e gdhendjes konstante nëpër të 
gjitha sipërfaqet e lëndës që përpunohet, duhet që të ndërrohet numri i 
rrotullimeve. Për ata me rreze më të vogël numri i rrotullimeve është më 
i vogël, kurse me rritjen e rrezes së përpunimit numri i rrotullimeve bie. 
Shpejtësia e gdhendjes në varësi nga rrezja e përpunimit njehsohet 
me: 
 
min]
/
[
1000
min]
/
[
1000
vrt
D
V
n
m
n
D
V
S
S
˜
˜
 
Ÿ
˜
˜
 
 
D [ mm ] – diametri i përpunimit
n [ rrot /min ] – numri i rrotullimeve 
Meqenëse me zvogëlimin e rrezes së përpunimit rritet numri i rro-
tullimeve, teorikisht gjatë përpunimit me rreze 0, numri i rrotullimeve 
do të ishte i madh, apo makina e jep numrin maksimal të rrotullimeve, 
që edhe mund të jetë e rrezikshme. Nga këto shkaqe pas urdhrit G96, 
pason ajo për kufi zim të rrotullimeve maksimale. Funksioni i kufi zimit të 
numrit të rrotullimeve është G50.
Shembull: 
G96 S0150; 
 G50 S1200; – numri maksimal i rrotullimeve nuk guxon të kalojë 
kufi rin prej 1200 rrot/min. 
Kufi zimi i numrit të rrotullimeve njehsohet me numrin më të vogël 
të përpunimit, sepse për atë nevojitet numri më i madh i rrotullimeve. 
rrot


Рrogramimi në FANUC SYSTEM - 0TE
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
73
5.5.3.  Dhënia e numrit të rrotullimeve - G97 
Numri i rrotullimeve jepet në këtë mënyrë: 
G97 S0650; 
G97 - dhënia e numrit të rrotullimeve me gdhendje
S0650 – numri i rrotullimeve prej 650 rrot/min. 
Pa dallim të ndërrimit të rrezes së përpunimit, numri i tyre 
gjithmonë do të ketë vlerë konstante. Me këtë rast paraqitet dallim në ci-
lësinë e përpunimit të sipërfaqeve që gjenden në diametër të ndryshëm. 
Prandaj ky funksion më tepër përdoret për përpunime jo të sakta. 
Përveç përpunimeve jo të sakta, kjo përdoret edhe për lakesat ku 
ekziston kushtëzim i rreptë nga numri i rrotullimeve dhe lëvizjes, si dhe 
te lëvizja kur vegla do të shkaktonte thyerjen e pllakës gdhendëse. 
5.5.4.  F – аdresa, dhënia e lëvizjes
Lëvizja mund të jetë dhënë në dy mënyra: 
1. Lëvizje e shprehur në mm/rrot. jepet me funksionin G98 dhe 
shkronjën F (Feed-lëvizje), në bazë të vjen vlera numerike e shprehur 
në mm/rrot. Funksioni G98 është efektiv derisa nuk zëvendësohet me 
funksionin G99. 
Njësia rregulluese FANUC SYSTEM 0TE përkrah dhënie të lëvizjes 
me funksionin G98 në kufi jtë tjerë: 
F = (0.0001 - 500.0000) mm/rrot
2. Lëvizje e shprehur në mm/minuta. Jepet me funksionin G99 
dhe shkronjën F pas së cilës pason vlera numerike e lëvizjes e shprehur 
në mm/min. Funksioni G99 është efektiv derisa nuk zëvendësohet me 
funksionin G98. 
Njësia rregulluese FANUC SYSTEM 0TE përkrah dhënien e lëvizjes 
me funksionin G99 në kufi jtë e ardhshëm: 
F = (1 - 15000) mm/min


Yüklə 22,68 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   44




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə