68 Avtomatsko upravuvanje I programiranje IV alb indd



Yüklə 22,68 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə3/44
tarix14.09.2018
ölçüsü22,68 Mb.
#68650
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   44

Udhëheqja dhe programimi automatik
Llojet e regullimit automatik
4
Teknik i makinerisë
të përpunimit; sjellja dhe dërgimi i aparaturave të caktuara në aparatura 
të caktuara me lëshim dhe ndalim të sistemit të ftohjes. 
Te makinat bashkëkohore me drejtim të thjeshtë manual, shkalla 
e automatizimit është e ulët, prandaj më tepër edhe i drejtohet vetëm 
disa lëvizjeve ndihmëse (shembull: lëvizja e teposhtëzës), përderisa lë-
vizjet e mëtutjeshme, përveç asaj kryesore punuese dhe shërbimet ndaj 
vetë makinës i kryen njeriu. 
Që të kalohet në një nivel më të lartë të automatizimit të makinave 
metalgdhendëse funksionet e udhëheqjes nga njeriu duhet të barten 
në sistemet adekuate, të ashtuquajtura SRRA-sisteme të rregullimit au-
tomatik. Makinat te të cilat është arritur shkalla e lartë e automatizimit, 
quhen makina automatike
Baza e automatizimit të makinave metalgdhendëse është 
udhëheqja e programuar. Të gjitha informatat e nevojshme për për-
punim janë të inkuadruara në të ashtuquajtur bartës të programit. Bar-
tësit e programit përmbajnë dy lloje të informative: 
1.  informata gjeometrike (të drejtimit dhe kahjes së lëvizjes së 
lëndës së mjetit punues (të ashtuquajtur gjeometri të lëvizjes) 
dhe
2.   informatat teknologjike (numri i rrotullimeve, lëvizjes, ndërrimi 
i veglave, lëshimi dhe ndalja e mjeteve për ftohje etj.). 
Varësisht nga vetë sistemi i rregullimit automatik që përdoret te 
makinat metalgdhendëse ekzistojnë: 
-   makina automatike me bartës numerik të programit dhe
-   makina automatike me bartës jonumerik të programit. 
Te makinat automatike me bartës jonumerik të programit si bar-
tës të programit përdoren: kufi zues, kopjues dhe brigje (bartës me-
kanik të programit). Këto makina përdoren në prodhimtarinë serike 
dhe masive. 


Llojet e regullimit automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
5
1.2.   Makinat automatike me bartësit numerik të programit, 
makinat e rregulluara numerike (MRRN)
Makinat e rregulluara numerike janë makina me rregullim progra-
mues të cilat urdhrat gjeometrike dhe teknologjike të nevojshme të për-
punimit, shkruhen në një gjuhë të caktuar programuese me ndihmën e 
shenjave alfa numerike. Programimi i atillë i shndërruar në kod numerik 
(numër), udhëheq me funksione të caktuara të organeve punuese të 
makinës, gjatë së cilës realizohet procesi i përpunimit. 
Forma numerike e informatës që automatikisht udhëhiqet nga 
makinat e atilla quhen MRRN (makina të rregulluara numerike). Makinat 
numerike për udhëheqje përdorin kod binar të 
përbërë nga dy numra 0 dhe 1.   Makinat numeri-
ke përdoren në prodhimtarinë individuale, në seri 
të vogla, të mesme dhe në seri të mëdha. 
Programi i cili përmban informata gjeome-
trike dhe teknologjike, bartet në bartësit numerik 
të programit, që janë shiritat magnetik, disqet e 
forta, disketat, si dhe elementet e tjera digjitale 
memorike që janë në përbërjen e vet makinës, 
gjegjësisht në vetë njësinë udhë 
heqëse. Bartë-
sit numerik të programit mund të jenë edhe në 
kuadër të kompjuterit personal që zakonisht 
me anën e kabllove të komunikimit serik RS 232 
është i lidhur me makinën. Teknologjitë e reja 
mundësojnë ndërlidhje të kompjuterit personal 
me makinën numerike me kabllo USB të komuni-
kimit, por edhe me ndërlidhje pa tel apo (wireless) 
të komunikim të makinës dhe kompjuterit. 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Ɇɚɲɢɧɢ ɫɨ ɧɟɧɭɦɟɪɢɱɤɢ ɧɨɫɢɬɟɥɢ ɧɚ         
ɩɪɨɝɪɚɦɚɬɚ 
ɭ ɪ
 Ⱦɭɩɱɟɧɚ ɥɟɧɬɚ 
Makinat me bartësit jonumerik të 
programit
Veglat
Bartësi i veglës
Bregu rregullues
Llozi 
dhëmbëzor
Koka 
revolvere
Shiriti i biruar


Udhëheqja dhe programimi automatik
Llojet e regullimit automatik
6
Teknik i makinerisë
Shiriti i biruar si bartës numerik i programit, për shkak të zhvillimit 
të shpejtë të teknologjisë digjitale, e humb kuptimin e vet dhe në për-
ditshmërinë tonë rrallë herë edhe përdoret. 
Gjenerata e parë e makinave numerike është e llojit MAKINAT NU-
MERIKE (numerikal control) - (makina të rregulluara numerike). Këto 
makina në parim nuk kanë memorie të veten, por programet shkruhen 
në kodin binar, që është mjaft vështirë për programuesin dhe bartet në 
shiritin e biruar si bartës i programit. Për çdo realizim të programit, shiriti 
i biruar me anën e rregullimit mekanik bartet në lexuesin special. Aty 
programi direkt lexohet në kodin binar, ku në bazë të cilit edhe krijohen 
sinjale udhëheqëse për rregullimin e makinës. Me kalimin e kohës bëhet 
dëmtimi i shiritit birues, prandaj për një program bëhet edhe posedimi i 
më shumë kopjeve nga shiriti i njëjtë e biruar. 
Gjeneratat e sotme të makinave numerike janë të llojit C-MAKI-
NAT NUMERIKE (computer numerikal control) - (makina kompjute-
rike të rregulluara numerike). Kompjuteri që është në përbërjen e ma-
kinës, gjegjësisht në njësinë udhëheqëse (NJU), posedon memorie të 
vet në të cilën barten programet, ruhen, përmirësohen e më tej edhe 
realizohen. Programin të cilin programuesi e ka shkruar dhe memorizu-
ar në kompjuter është shkruar në të ashtuquajturën gjuhë problemore 
e programuar. Kjo gjuhë është e kuptueshme për njeriun, por jo edhe 
për makinën. Kompjuteri programin e atillë e shndërron në kod binar 
numerik, që në atë mënyrë është i kuptueshëm për organet e makinës 
dhe në atë mënyrë udhëheq me makinën. 
Mënyra më kom-
ple kse për udhëheqjen 
automatike te makinat 
është udhëheqja direk-
te numerike (MAKINAT 
NUME 
RIKE – Direct 
Numerikal Control)
Nën udhëheqjen di-
rekte nume 
rike nën-
kuptohet lloji iI atillë 
i udhë 
heqjes, ku më 
tepër makina numeri-
ke janë të lidhura me 
sistem kompjuterik do-
minues e që mundëson distribuimin direkt të programeve në makina të 
veçanta. Për shkak të bartjes direkte të të dhënave me rrugën elektrike, 
bie edhe mundësia e bartësve të zakonshëm të informacioneve siç ishin 
shiritat e biruara, shiritat magnetik etj.
 
DNC ɭɩɪɚɜɭɜɚʃɟ
UE njësia 
udhëheqëse
KOMPJUTERI
KRYESOR
DNC udhëheqja


Yüklə 22,68 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   44




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə