68 Avtomatsko upravuvanje I programiranje IV alb indd



Yüklə 22,68 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə34/44
tarix14.09.2018
ölçüsü22,68 Mb.
#68650
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   44

Udhëheqja dhe programimi automatik
 Urdhra (funksione) për programimin e FANUC SYSTEM - OTE
130
Teknik i makinerisë
Quhen cikle paraprogramuese sepse ato tanimë janë programuar 
prej më parë nga prodhuesi i njësisë udhëheqëse dhe janë implemen-
tuar në të. Mënyra e dhënies së këtyre cikleve është dhënia e thjeshtë e 
ciklit paraprogramuese dhe defi nimi i shtegut të lëvizjes së veglës nëpër 
konturën e fundit të mjetit punues. Shikuar nga aspekti teknologjik, një-
sia udhëheqëse vetëm e zhvendos numrin e kalimeve, koordinatat për 
çdo kalim dhe në fund lëvizjen nëpër konturën përfundimtare. Dome-
thënë, bëhet fj alë për të ashtuquajturat cikle “inteligjente” të cilat e leh-
tësojnë mjaft programimin dhe e shkurtojnë programin e nevojshëm.
Si cikle të paraprogramuara shfrytëzohen:
G71 – cikli për përpunim të ashpër të jashtëm të zgjatur,
G70 – cikli për përpunim të lëmuar të jashtëm të zgjatur,
G72 – cikli për përpunim të ashpër të jashtëm të tërthortë,
G73 – cikli i profi luar,
G74 – cikli për gërryerje të sipërfaqeve të tërthorta
G75 – cikli për gërryerje të prerjes së tërthortë,
G76 – cikli për gdhendje të vintit.
Karakteristike për dhënien e këtyre cikleve është ajo se daljen me 
përfshirje për çdo kalim vegla e bën nën kënd prej 45
0
.
Dalja e veglës nga përfshirja e cikleve paraprogramuese
6.4.1.   Cikli për përpunim të ashpër të 
jashtëm të zgjatur –   G71
Nëse profi li përfundimtar që duhet të fi tohet nga mjeti punues 
është i përbërë, atëherë shpesh përdoret cikli për përpunim të ashpër 
të jashtëm G71. Te ky cikël kalimet e ashpra bëhen paralelisht me Z 
aksin me thellësi të caktuar prej më parë të gdhendjes. Në ciklin kalimi 
i fundit është kontural, respektivisht bëhet nëpër konturën e profi lit të 
përbërë, me çka përfi tohet sipërfaqe e pastër e përpunuar.


 Urdhra (funksione) për programimin e FANUC SYSTEM - OTE
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
131
Atë që si lëvizje gjeometrike të veglës programuesi duhet ta defi -
nojë në G71 është dhënia e parametrave kryesorë në formë të ciklit dhe 
programimit të përpunimit përfundimtar të konturës. Programimi me 
shfrytëzim të G71 është mjaft i thjeshtë për dallim të programimit ku do 
të shfrytëzoheshin urdhrat klasike të llojit G00, G01, G02, G03 etj.
Formati i ciklit G71 është i tillë i cili mundëson dhënie të shtesave 
për përfundimin e përpunimit të lëmuar të vetë ciklit të cilin më vonë 
do ta përpunonin me shfrytëzim të ciklit për përpunim të lëmuar G70.
Formati i ciklit G71 është me sa vijon:
  N025 
 G71 
 
U
1
… R…;
 
 
N030  
G71   P… Q… U
2
…  W… F…  S…;
(P)  
N035   
G0................;
 
 
.
 
 
.
 
 
.
(Q) N095 
 G1................;
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Cikli i paraprogramuar G71
U
1
 –   thellësia e gdhendjes (parashenja shmanget),
R  –   madhësia e daljes nga përfshirja (parashenja shmanget),
P   –   numri i rendit ku fi llon programimi i përpunimit të konturës 
përfundimtare të profi lit,
Q  –   numri i rendit ku përfundon programimi i përpunimit të kon-
turës përfundimtare të profi lit,
KONTURA
PËRFUNDIMTARE


Udhëheqja dhe programimi automatik
 Urdhra (funksione) për programimin e FANUC SYSTEM - OTE
132
Teknik i makinerisë
U
2
  –   shtesa për përpunimin e lëmuar përfundimtar sipas X aksit 
(defi nohet në diametër, p.sh. nëse duhet përpunimi përfun-
dimtar 0.3 mm, futet U0.6)
W –   shtesa për përpunim përfundimtar të lëmuar sipas Z boshtit,
F   –   vlera e lëvizjes gjatë kohës së ciklit,
S  –   numri i rrotullimeve ose shpejtësia e gdhendjes.
Ngase ky cikël është për përpunim të ashpër, kompensimi i rrezes 
së veglës në këtë rast nuk ka ndikim. 
Midis rendeve programore P dhe Q rende programuese: ndryshimi 
i numrit të rrotullimeve, lëvizja dhe ndërrimi i veglës, nuk kanë ndikim 
ndaj përpunimit të ashpër. Vetëm lëvizja programore midis rendeve P 
dhe Q përdoret te cikli për përpunimin e lëmuar përfundimtar G70.
Nëse nuk është paraparë përpunimi i lëmuar përfundimtar, atëherë 
shtesat U dhe W  në formatin e funksionit kanë vlerën 0   (U0. dhe W0.).
Shembull për shfrytëzim të cikleve G71 dhe G70
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 6 
 1 
 B 
 2 
 3 
  4 
  5 
  7 
 R5.5 
 R5 
 18.5 
   6 
    3 
     3 
     ‡
29 
     ‡
40 
     ‡
52 
 W 
 +Z 
 -X 
     0.5 
Për përpunim të ashpër, numri i rekomanduar i rrotullimeve është 
n = 600 rrot./min., lëvizja F = 0.25 mm/rrot. Për përpunimin e lëmuar 
shpejtësia e rekomanduar e gdhendjes është V = 130 m/min, F = 0.1 
mm/rrot.


Yüklə 22,68 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   44




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə