68 Avtomatsko upravuvanje I programiranje IV alb indd



Yüklə 22,68 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə44/44
tarix14.09.2018
ölçüsü22,68 Mb.
#68650
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   44

Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
177
Gjithashtu, në menynë 
Options me selektim të Turning 
Input Modes, zgjedhet mënyra e 
futjes së koordinatave të pikave. 
Për përpunim të gdhendjes në 
koordinata absolute standard 
është opsioni DZ.
Faza vijuese është defi nimi i gjeometrisë së mjetit të gatshëm 
punues. 
Për atë qëllim nga paleta e majtë të veglave zgjedhet opsioni nën 
numrin 2 Geometry me klikim të ikonës gjegjëse. Paraqitet dritarja për 
dialog në të cilën është dhënë zgjedhja e llojeve të vijave dhe kuotave. 
Do ta zgjedhim mënyrën më të thjeshtë të vizatimit të vijave me vizati-
min e vijës me defi nim të dy pikave.


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
178
Teknik i makinerisë
Në pjesën e posht-
me të ekranit paraqitet 
paleta në të cilën jepen 
koordinatat e pikës fi lles-
tare 1 dhe pikës së fundit 
2. Koordinatat defi nohen 
me dhënie të diametrit 
(D) në të cilin gjendet 
pika dhe largësia e saj (Z) 
nga pika zero e mjetit pu-
nues (fi llimi koordinativ). 
Mënyra e vizatimit është 
identike sikurse te cilido 
qoftë CAD aplikacion.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Është i mundshëm edhe vizatimi i vijave në koordinatat polare me 
dhënien e këndit të vendosjes A dhe gjatësisë së vijës L.
Mjeti i gatshëm punues i vizatuar në 2D me gjeometri të defi nuar 
e ka këtë pamje.


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
179
Vërejtje:
 Për rastin konkret, për shkak të rrafshimit frontal prej 1 
mm, gjatë të vizatuarit të gjitha koordinatat e pikave janë zhvendosur 
për -1 mm, në drejtim të –Z.
 Gjeometria e mjetit të gatshëm punues 
mund të defi nohet edhe me opsionin Curves – la-
kore, Surfaces – sipërfaqe ose Solids – trupa gjeo-
metrik, modele.
Faza vijuese është defi nimi  i  teknologjisë,  respektivisht me 
rend defi nohen përpunimet për fi tim të mjetit të gatshëm punues. 
Teknologjia e defi nohet me opsi-
onin nën numër 7 Features nga paleta e 
majtë të veglave. 
Me klikim të Features paraqi-
tet dritarja për dialog në të cilën 
janë dhënë opsionet për zgjedhje 
të përgjithshme të përpunimeve: 
gdhendja Trining, ose përpunimi 
i kombinuar i gdhendjes dhe bre-
jtjes Turn/Mill. Meqë mjeti i dhënë 
punues nuk përpunohet me oper-
acionet e brejtjes, por vetëm me 
gdhendje, zgjedhet opsioni Tur-
ning.
Me klikim të Next paraqitet 
dritare e re për dialog në të cilën 
janë dhënë përpunimet themelo-
re me gdhendje në dy kolona. Në 
kolonën e majtë përpunimet de-
fi nohen në mënyrë dimen sionale, 
kurse përpunimet në kolonën e 
djathtë defi nohen me selektim të 
vijave të vizatimit.
 


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
180
Teknik i makinerisë
Përpunimi i parë është  rra-
fshimi frontal  prej 1 mm. Këtë 
hap do ta defi nojmë në mënyrë 
dimensionale dhe prandaj selek-
tojmë Face nga kolona e majtë. 
Me Next paraqitet dritare e re për 
dialog në të cilin në Thikness fu-
tet trashësia e materialit i cili do 
të përpunohet frontalisht, 1 mm 
dhe diagrami në copën fi llestare 
72 mm.
Pastaj me klikim të Next, në 
dritaren e dhënë defi nohet, siç do 
të gjendet sipërfaqja e përpunuar 
frontale në raport me pikën zero 
të mjetit punues. Ngase fronta-
lisht hiqet 1 mm, sipërfaqja e re e 
fi tuar do të gjendet në Z = - 1.
Pastaj me klikim në Next, në 
dritaren e dhënë defi nohet cilësia 
e rrafshimit frontalRough – për-
punimi i ashpër,  Finish – për-
punimi i lëmuar. Në rastin tonë 
është zgjedhur vetëm rrafshimi i 
ashpër frontal dhe prandaj selek-
tohet opsioni Rough.
Në fi gurën e sipërfaqes frontale të copës fi llestare në distancë Z – 
1 mm, paraqitet vija e lakimit të rrafshimit frontal
 
 


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
181
Me klikim të Next, në dri-
taren vijuese është dhënë lloji i 
veglës e cila aplikacionin e ofron 
si Defl aut vegël për rrafshim 
frontal të materialit të dhënë. 
Është dhënë pamja e veglës 
dhe karakteristikat e saja. Është i 
mundshëm defi nimi i ri, ose zg-
jedhja e veglës tjetër nga bibli-
oteka e veglave me klikim të (I 
want to search for another tool 
or make a new tool). Ngase apli-
kacioni më shpesh e ofron veglën e cila më tepër i përgjigjet materialit 
të dhënë, në rastin konkret e zgjedhim veglën e ofruar.
Me klikim të Next, 
në dritaren vijuese janë 
dhënë parametrat për re-
gjimin e përpunimit të 
rrafshimit ballor. Aplikaci-
oni rekoman don numrin e 
rrotullimeve n = 297 rrot/
min dhe lëvizjen F = 0.381 
mm/rrot. Është e mundsh-
me edhe vetë dhë nia e nu-
mrave të rrotulli meve dhe 
lëvizja me shënim në fushat 
gjegjëse. Edhe në këtë rast 
pranohen vlerat e ofruara 
për numrin e rrotullimeve 
dhe lëvizjes.
 
          


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
182
Teknik i makinerisë
Me klikim në Finish pa-
raqitet dritarja përfundimta-
re për dialog në të cilin janë 
dhënë të gjitha parametrat 
të cilat i kemi defi nuar  deri 
më tash. Në këtë dritare për-
fundimtare ekziston mundësia 
që të kryhen korrigjime për-
katëse pa u kthyer prapa në 
procedurë.
Vijon stimulimi i hapit të parë, përpunimi frontal, me çka kon-
trollohet rregullshmëria e punës. Në paletën e stimulimit ekzistojnë më 
tepër mënyra të stimulimit. Më mirë është që stimulimi i parë të jetë 2D, 
respektivisht stimulimi para vizatimit të rrugës së veglës. Kjo bëhet me 
klikim të ikonës së paraqitur nga paleta për stimulim.
Më real është 3D stimulimi i përpunimit. Kjo realizohet me klikim 
të ikonës së paraqitur. 


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
183
Hapi  i dytë
 dhe i tretë në operacion është përpunimi i zgjatur i 
ashpër dhe i lëmuar. Hapat në aplikacion defi nohen bashkërisht (në gru-
pe), sepse kanë të bëjnë me konturën e përbashkët. 
Klikohet në Features. Hapet dritarja e njohur dhe nga përpunimet 
e ofruara, në kolonën e djathtë selektohet Turn (gdhendja). Me klikim të 
Next hapet kjo dritare ku me selektim të Curve chaing, në vizatim sele-
ktohet kontura nëpër të cilën do të bëhet përpunimi i zgjatur i ashpër 
dhe i lëmuar. Selektimi bëhet me klikim të njëpasnjëshëm me kustorin 
në të gjitha vijat që e përbëjnë konturën ose me klikim të vijës së parë 
dhe të fundit të konturës.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Në vizatim, në mjetin punues bëhet e dukshme kontura e selektu-
ar e cila duhet të fi tohet me përpunimet.


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
184
Teknik i makinerisë
Me klikim të Next hapet dritare e re në të cilën caktohet strategjia 
për përpunim të zgjatur. Selektohet Rough dhe Finish, me çka defi nohet 
se kontura do të punohet së 
pari me përpunim të ashpër, 
kurse pastaj përfundimisht me 
përpunim të lëmuar. Gjithash-
tu, selektohet Use canned cyle, 
me çka zgjedhim përpunim me 
shfry tëzim të cikleve për për-
punim të zgjatur. Me shfrytë-
zim të cikleve për përpunim të 
zgjatur, programi i gjeneruar 
në fund do të jetë shumë më i 
shkurtë sesa nëse nuk shfrytë-
zohen ciklet.
Me klikim të Next hapet 
dritarja në të cilën janë verifi -
kuar përpunimi i ashpër dhe i 
lëmuar. 


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
185
Me klikim të Next hapet seria e dritareve për dialog në të cilën 
zgjedhen posaçërisht veglat për përpunim të ashpër dhe të lëmuar dhe 
parametrat e tyre. Mund të pranohen veglat e ofruara ose me opsion I 
want to search fot another tool or make a new tool, mund të zgjedhet 
vegël tjetër ose të krijohet vegël e re. Në dritaret për defi nim të regjime-
ve zgjedhen numrat e ofruar të rrotullimeve dhe zhvendosja e thikës 
së ashpër (shkyçur Constant Surface Speed), kurse për thikën e lëmuar 
për gdhendje zgjedhet shpejtësia e ofruar e gdhendjes (kyçur Constant 
Surface Speed) dhe zhvendosja. Nëse ekziston nevoja, regjimet mund 
të ndryshohen me shënim të vlerave të nevojshme në fushat gjegjëse.
Të përkujtohemi: Për përpunime të ashpra shfrytëzojmë dhënien 
e numrit të rrotullimeve, kurse për përpunime të lëmuara shfrytëzojmë 
dhënien e shpejtësisë së gdhendjes.


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
186
Teknik i makinerisë
Me klikim të Finish pa-
raqitet dritarja përfundimta-
re për dialog në të cilën janë 
dhënë të gjitha parametrat të 
cilët deri tash i kemi defi nuar 
për defi nimin e përpunimit 
të ashpër dhe të lëmuar. Në 
këtë dritare përfundimta-
re ekziston mundësia që të 
kryhen korrigjime gjegjëse pa 
u kthyer prapa në procedurë.
Thellësia e gdhendjes  për përpunim të ashpër dhe  shtesa për 
përpunim të lëmuar përfundimtar  defi nohen në menynë Manufac-
turing, me zgjedhje të Maching Atributes. Hapet dritarja për dialog në 
të cilën në Rough depth of cut  futet thellësia e gdhendjes për përpunim 
të ashpër. Në hapësirat X fi nish allowance dhe Z fi nish allowance futen 
të dhënat për përpunim të lëmuar sipas X dhe Z.
Vijon stimulimi i hapit të dytë dhe të tretë, përpunimi i ashpër dhe 
i lëmuar i zgjatur, me çka kontrollohet rregullshmëria e punës. Stimulimi 
i parë është nëpërmjet vizatimit të rrugës së veglës, kurse stimulimi i 
dytë është në 3D. Kjo bëhet me klikim të ikonave të paraqitura nga pa-
leta për stimulim


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
187
Stimulimi me vizatim të rrugës së veglës.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
3D stimulimi i përpunimit.
Pamje përfundimtare e mjetit punues në përpunimin e zgja-
tur të ashpër dhe të lëmuar. Nga stimulimi shihet se është bërë lirimi i 
pjesërishëm i materialit nga vendi për përpunim të kanalit.


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
188
Teknik i makinerisë
Në anën e djathtë të sipërfaqes punuese gjendet lista operaciona-
le me përpunimet e deritashme.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Vijon përpunimi i kanalit
 dhe prerja e mjetit punues. Procedu-
ra e punës është identike sikurse te të dy hapat e mëparshëm. Prandaj 
në vazhdim fazat e përpunimit do të shpjegohen më tepër nëpërmjet 
fi gurës.
Përpunimi i kanalit (groove).
Defi nimi i përpunimit.


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
189
Selektimi i konturës për kanal.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Defi nimi i parametrave.
Zgjedhja e veglës për përpunim të kanalit.


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
190
Teknik i makinerisë
Regjimi i përpunimit. 
Gjatë përpunimit të 
kanalit posaçërisht shfrytë-
zohet dhënia e numrit të 
rrotullimeve, e jo shpejtësia 
e gdhendjes (Constant Sur-
face Speed nuk duhet të jetë 
aktiv). 
Me klikim të Finish pa-
raqitet dritarja përfundimta-
re për dialog në të cilin janë 
dhënë të gjithë parametrat 
të cilët deri tash i kemi defi -
nuar për përpunim të kanalit. 
Në këtë dritare përfundimta-
re ekziston mundësia që të 
kryhen korrigjime gjegjëse 
pa u kthyer prapa në proce-
durë.
Vijon stimulimi i hapit të katër, përpunimi i kanalit me vizatim të 
rrugës së veglave dhe 3D stimulimi.
Stimulimi me vizatim të rrugës së veglës:


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
191
3D - përpunimi i kanalit.
Kanali i gatshëm i përpunuar. 
Hapi i fundit, prerja e mjetit punues (Cutoff ).
Defi nimi i përpunimit
Si edhe te hapat e parë, rra-
fshimi frontal edhe gjatë prerjes 
së mjetit punues, prerjen e defi -
nojmë në mënyrë dimensio nale.


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
192
Teknik i makinerisë
Në këtë dritare për dia-
log defi nohet gjerësia e prer-
jes (width – 3 mm) dhe pjerr-
tësimi i këndit të prerë (Cham-
fer – 1mm)
Më tej, në dritaren tjetër 
vijon dhënia e distancës së 
prerjes së mjetit punues prej 
zero pikës së mjetit punues në 
kahjen e – Z. Jepet – 91 mm. 
Një milimetër tepricë paraqi-
tet për shkak rrafshimit fron-
tal.
Defi nimi i veglës dhe regjimi i përpunimit
Gjatë prerjes, posaçërisht
 përdoret dhënia e numrit konstant të 
rrotullimeve (opsioni i shkyçur Constant Surface Speed). Në të kundër-


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
193
tën, nëse punojmë me shpejtësinë konstante të gdhendjes (opsioni i 
kyçur Constant Surface Speed), ekziston rreziku të bëhet thyerja e ve-
glës.
Me klikim të Finish 
paraqitet dritarja për-
fundimtare për dialog 
në të cilën janë dhënë 
të gjithë parametrat të 
cilët deri tani i kemi defi -
nuar për prerje të mjetit 
punues. Në këtë dritare 
përfundimtare ekziston 
mundësia që të kryhen 
korrigjime gjegjëse pa u 
kthyer në procedurë.
Vijon stimulimi i hapit të pestë, prerja e mjetit punues me vizatim 
të rrugës së veglës dhe 3D stimulimi.
Stimulimi me vizatim të rrugës së veglës.


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
194
Teknik i makinerisë
3D – stimulimi i prerjes së mjetit punues.
Mjeti i gatshëm, i prerë punues.
Vijon faza e fundit, gjenerimi automatik i programit për CNC 
makinat. Në fi llim patjetër duhet të defi nohet lloji i njësisë udhëheqëse 
për të cilën dëshirojmë të gjenerohet programi, respektivisht të zgje-
dhet  post-procesori  gjegjës. Post-procesorin programi burimor do ta 
aftësojë në njësinë udhëheqëse gjegjëse. Zgjedhja e post-procesorit 
për njësinë e caktuar udhëheqëse bëhet nëpërmjet menysë Manufac-
turing, nga e cila selektohet Post Process. Hapet dritarja për dialog në të 
cilën gjendet lista e njësive të ofruara udhëheqëse.
Në rastin konkret zgjedhet njësia udhëheqëse nga gjenerata më e 
re FAN21iTM nga prodhuesi FANUC.


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
195
Gjenerimi i programit bëhet në këtë mënyrë: nga paleta e majtë 
e veglave aktivizohet komanda NC Code. Hapet dritarja për dialog në 
të cilën zgjedhet Display the NC code in the results window. Në anën e 
djathtë të sipërfaqes punuese të ekranit paraqitet programi i gjeneruar.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
196
Teknik i makinerisë
Programi i gjeneruar.
OFM2 (F ILE NAME = FM 2)
N20  G 21G 40 G 90 G 80
N25  G 28U 0
N30  G 28W 127.0
N35  T101
N40  M 8
N45  G 92 S4500
N50  G 96 S67
N55  X72.0 Z1.84 M 4
N60  G1 Z-0.7F0.38
N65  X -2..0
N70  Z1.84
N75  G 0 Z 2..54
N80  G 28 U 0
N85  G 28 W 127.0
N90  T202
N95  X 77.08 Z 1.54 M 4
N100 G 71 U 2.0 R 0.635
N105 G 71 P110 Q145 U 0.6 W 0.3 F0.38
N110 G 1 X 30.0 F 0.38
N115  Z -26.586
N120  X 70.0 Z-46.586
N125  Z -63.0
N130  X 60.0
N135  Z -71.0
N140  X 68.0
N145  G 0X77.08
N150  G 28 U 0
N155  G 28 W 127.0
N160  T303
N165  X 75.08 Z-67.3 M 4
N170  G 1 X60.6 F0.38
N175  G 0 X75.08
N180  Z -70.7
N185  G 1 X 60.6 F0.38
N190  G 0 X 76.68
N195  G 28 U 0
N200  G 28 W 127.0
N205  T404
N210  G 92 S4500
N215  G 96 S 91
N220  X 77.08 Z -94.0 M 4
N225  G1X69.6F0.15
N230  G 0 X 77.08
N235  X 77.142 Z -92..852
N240  G 1 X 72.062 F0.15
N245  X 69.883 Z-93.941
N250  G 3 X 9.6 Z -94.0 R 0.2
N255  G 1 X 46.267
N260  G 0 X 48.807
N265  G 1 X 22.933 F0.15
N270  G 0 X 25.473
N275  M 38
N280  G 1 X -0.4 F0.08
N285  M 39
N290  G 0 X 77.08
N295  G 28 U 0
N300  G 28 W 0
N305  M 30
%
Faza e ardhshme do të ishte transferi i programit nga kompjuteri 
personal në njësinë udhëheqëse të makinës nëpërmjet kabllos për ko-
munikim serik RS 232 ose USB, nëse njësia udhëheqëse e mundëson ti-
pin e tillë të transferit të të dhënave. Te gjeneratat më të reja të njësive 
udhëheqëse është mundësua edhe transmetimi pa kabllo (Wireless) të 
të dhënave – programit.


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
197
Përfundim
Programimi automatik nga shumë aspekte e lehtëson punën e 
programuesit. Mundëson vizualizim më të madh të punës, funksiona-
litet, kontroll të saktësisë së punës nëpërmjet stimulimeve. Defi nimi i 
teknologjisë është i thjeshtë, zgjedhja dhe defi nimi i veglave janë të 
shpejta dhe efi kase. Gjithashtu mundësohet defi nimi i lehtë i regjime-
ve të përpunimit. Në fund njëra nga gjërat më të rëndësishme është 
ajo se programimi me dorë është shmangur, e e me të edhe gabimet e 
mundshme gjatë programimit.
Me shfrytëzimin e aplikacioneve kompjuterike (softuerëve) për 
programim automatik, koha për përgatitje teknologjike për CNC ma-
kinat është zvogëluar në mënyrë drastike, që mundëson zvogëlim të 
kohës së përgjithshme për fi tim të prodhimeve të gatshme.


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
198
Teknik i makinerisë
Pyetje
1. Çka do të thotë shkurtesa CAD/CAM?
2. Cilat janë funksionet kryesore të CAD sistemeve?
3. Çka janë (features) primitive?
4. Cilat janë funksionet kryesore të CAM sistemeve?
5. Cilat janë fazat e programimit automatik?
6. Çka është post-procesori?
7. Në çfarë mënyre bëhet transferi i programit prej kompjuterit në 
    njësinë udhëheqëse?
Përgjigje (Vërejtje)


Programimi automatik
Udhëheqja dhe programimi automatik
Teknik i makinerisë
199
Literatura e shfrytëzuar
1.   Fanuc System 0TE, Operator’s manuel.
2.  
Горан Девеџиќ, “CAD/CAM технологије”,
 Машински факултет 
Крагуевац 2009 год.
3.  
Група автори, “Аутоматизација производње”,
 Завод за 
уџбенике и наставна средстава - Београд, 1994 год.
4.   Надежда Поповиќ, Љиљана Брашован, “Програмирање за 
компјутерски управљане машини-1”,
 Завод за уџбенике и 
наставна средстава - Београд, 2005 год.
5.  
Глигорие Мирков, “CNC техника 1”, Завод за уџбенике и 
наставна средстава - Београд, 2003 год.
6.  
Група автори, “Technology of the Metal Trade”, Deutche 
Gesellschaft fur Technische Zusammenarbeit, 1982.
7.   5000M CNC Programming Operations Manual, P/N 70000508.
8.   EMCO WinNC GE Series Fanuc 21 TB Software description/ 
Software version from 13.76.
9.   EMCO WinNC SINUMERIK 810/820 T Software Description/ 
Software Version from 13.70.


Udhëheqja dhe programimi automatik
Programimi automatik
200
Teknik i makinerisë



 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
C N C 
        COMPUTER    NUMERICALLY   CONTROLLED 

Yüklə 22,68 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   44




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə