Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë



Yüklə 0,62 Mb.
səhifə1/12
tarix02.10.2017
ölçüsü0,62 Mb.
#2969
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë, Mal të Zi dhe Serbi në 2006
Dokument për diskutim


Komisioni Europian


Iniciativa Europiane për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut
*

* Ky dokument u publikua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e Raportit është vetëm nën përgjegjësinë e Handicap International i Europës Jug-Lindore dhe në asnjë rast nuk duhet të konsiderohet si reflektim i këndvështrimit të Bashkimit Europian.



NJOFTIM

Materialet e publikuara në serinë e Iniciativës së Monitoritmit të Aftësisë së Kufizuar nuk janë publikime zyrtare të Handicap International. Ato janë përgatitur nga Zyra Rajonale e Handicap International i Europës Juglindore si pjesë e iniciativës rajonale për të ndërtuar njohuritë mbi aftësinë e kufizuar në tranzicion. Raportet dhe dokumentat prezantojnë analizat paraprake që janë qarkulluar tek vendimarrësit, me qëllim nxitjen e diskutimeve dhe debateve. Rezultatet, interpretimet dhe konkluzionet e shprehura në këtë raport janë tërësisht ato të autorëve dhe nuk duhet ti atribuohen në asnjë mënyrë Handicap International, donatorëve apo partnerëve të tij. Për kopje të këtij raporti, ju lutem kontaktoni Zyrën Rajonale të Handicap International për Europën Juglindore, ose vizitoni faqen në internet të Iniciativës së Monitorimit të Aftësisë së Kufizuar.


© Kopjet e publikimit janë falas, por Handicap International ka të drejtën e autorit mbi publikimin, prandaj burimi duhet të përmendet.

INICIATIVA E MONITORIMIT TË AFTËSISË SË KUFIZUAR

www.disabilitymonitor-see.org

editor@disabilitymonitor-see.org
ZYRA RAJONALE E HANDICAP INTERNATIONAL PËR EUROPËN JUGLINDORE

Velisava Vulovica 11

11040 Belgrade (Beograd)

Serbia Serbi

office@hi-see.org
ZYRA E HANDICAP INTERNATIONAL NË EUROPËN JUGLINDORE

Belgrade, (Beograd), office.belgrade@hi-see.org

Pristina, (Prishtinë), office.pristina@hi-see.org

Sarajevo, (Sarajevë), office.sarajevo@hi-see.org

Skopje,(Shkup), office.skopje@hi-see.org

Tirana, (Tiranë), office.tirana@hi-see.org



FALENDERIMET




Autore

Lisa Adams


Studimi

Lisa Adams, Daniela Nikolić dhe Ivana Milinčić


Kontribues

Božidar Denda

Gordana Rajkov

Goran Pavlović

Indira Spiljak

Vanja Colić

Vesna Nestorović
Mbështetja logjistike dhe teknike

Ajhan Saraqi

Bojana Bego

Fredrik Stockhaus

Nexhat Shatri

Sonja Vasić


Përkthimi

Suzana Stojković, Etleva Bisha and Merita Myftari


Dokumenti për Diskutim u realizua në sajë të mbështetjes financiare të

Iniciativës Europiane për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR)* dhe Handicap International.

* Ku dokument u publikua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e raportit është vetëm nën përgjegjësinë e Handicap International të Europës Juglindore dhe në asnjë rast nuk mund të kuptohet si reflektim i këndvështrimit të Bashkimit Europian.

TABELA E PËRMBAJTJES




PËRMBLEDHJE 5

Fjalori 7

I. Hyrje 8

II. Terminologjia 10

III. Burimet e Lajmit 22

Iv. Si Portretizohet Aftësia E Kufizuar Nga Media E Shkruar 28

V. si portretizohen nga media e shkruar personat me aftësi të kufizuara 37

VI. këshilla nga terreni për pasqyrim të suksesshëm mediatik 42

Rekommendime 47

Shtojca I: Burimet për raportim të përgjegjshëm mbi aftësinë e kufizuar dhe pasqyrim me respekt të personave me aftësi të kufizuar në median e shkruar 50

Shtojca II: Klima e Përgjithshme në media në vendet e studiuara 72



PËRMBLEDHJE


Personat me aftësi të kufizuara varen kryesisht nga ndihma e personave të tjerë dhe ka shumë gjëra që ata nuk mund ti bëjnë dot vetë. Veçanërisht ata 3,500 persona që jetojnë pa pjesë të caktuara të trupit të tyre” Vecernje novosti, “ NE NUK JEMI TË PADUKSHËM” (NISMO MI NEVIDLJIVI), 22.10.06


Ky lloj përshkrimi që u bën media personave me aftësi të kufizuara si të varur nga të tjerët, të paaftë dhe depersonalizuar nuk është e pazakontë në të gjithë rajonin. Nuk ka dyshim, qëndrimet përbuzës, ofendues dhe plot steriotipe përforcohen nga një gazetari e papërgjegjshme. Një media demokratike i informon dhe fuqizon të gjithë pjestarët e shoqërisë dhe rrit vlerat demokratike. Ajo bazohet mbi tolerancën dhe duhet tu paraprijë të drejtave të njeriut dhe respektit për diversitetin. Ky lloj diskriminimi në media ndihmon në përçimin e këtyre vlerave diskriminuese në shoqëri.
Ka ardhur koha që profesionistët e medias të jenë më të përgjegjshëm në raportimet e tyre. Është gjithashtu përgjegjësi e shoqërisë që të kërkojë një media më demokratike dhe pjestarët e shoqërisë civile kanë përgjegjësinë ta përçojnë mesazhin e tyre tek shtypi në një mënyrë të tillë që zëri i tyre të dëgjohet në mënyrë të saktë. Ndërkohë që advokuesit e aftësisë së kufizuar po punojnë fuqishëm për të promovuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe ti japin fund diskriminimit institucional, ky lloj portretizimi negativ i personave me aftësi të kufizuara e shkatërron në një çast punën e tyre. Shformimi nga ana e medias e aftësisë së kufizuar kontribuon dukshëm në praktikat diskriminuese dhe qëndrimet negative ndaj personave me aftësi të kufizuara.
Ky studim është përpjekje për të vëzhguar tendencat kryesore në raportimin e aftësisë së kufizuar në Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi për të zbuluar disa nga problemet kryesore në trajtimin nga ana e medias të çështjes së aftësisë së kufizuar dhe vetë personave me aftësi të kufizuara.
Konkluzion i parë kryesor është se në të tre shtetet egziston një përdorim i papërshtatshëm i terminologjisë së aftësisë së kufizuar. Në shumicën e rasteve gazetarët përdorin gjuhë të papërshtatëshme dhe herë pas herë terma ofendues gjatë përshkrimit të personave me aftësi të kufizuara. Bie në sy se mungesa e plotë e konsistencës në terminologji tregon se profesionsitët e medias, si edhe aktorë të tjerë të intervistuar nga shtypi janë të paqartë mbi terminologjinë e përshtatëshme ose të preferuar nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara.
Së dyti, ka shumë aktorë që gazetarët u drejtohen si burime informacioni mbi aftësinë e kufizuar, përfshirë këtu elitën qeveritare, profesionistët dhe advokuesit e aftësisë së kufizuar, si edhe prindërit. Megjithatë, kur artikulli ishte mbi temën e aftësisë së kufizuar nga pikpamja e rëndësisë politike, si për shembull reforma legjislative, elita qeveritare dhe/ose profesionistët ishin burimi kryesor i lajmit. Edhe advokuesit e aftësisë së kufizuar ishin burime të lajmit, por kryesisht në artikuj që lidhen me aktivitete të organizatave të tyre. Ajo që bie në sy në mënyrë të qartë është se gazetarët nuk shkojnë drejtpëdrejtë tek personat me aftësi të kufizuara kur raportojnë, ndërkohë që ata rrallë herë intervistohen ose citohen në artikuj dhe si rrjedhojë zëri i personave me aftësi të kufizuara është pothuajse jo prezent në shtyp.
Një tjetër gjetje e rëndësishme është se raportimi mbi aftësinë e kufizuar është, në pjesën më të madhe, i kufizuar brenda modelit mjeksor, ndërkohë që aftësia e kufizuar prezantohet si çështje e mirëqënies sociale. Ka një numër të madh artikujsh mbi përfitimet e aftësisë e kufizuar dhe mbi se sa i kushtojnë shtetit personat me aftësi të kufizuara mbi bazën e kategorisë së aftësisë së kufizuar. Përveç të qënurit depersonalizues, theksi në shumë në këta artikuj bie mbi shërbimet dhe programet e specializuara të menaxhuara nga profesionistët duke përforcuar mitin se personat me aftësi të kufizuara varen nga të tjerët dhe nuk duhet të jenë pjesë e shoqërisë.
Gjëja më shqetësuese është se personat me aftësi të kufizuara shpesh përshkruhen si “të tjerët” përmes përdorimit të steriotipeve në media. Steriotipet janë diskriminuese dhe depersonalizojnë personat me aftësi të kufizuara. Këto imazhe stigmatizuese përsëriten në media duke mundësuar vazhdimin e opinioneve negative mbi personat me aftësi të kufizuara.
Megjithatë, egzistojnë shembuj të raportimit mbi aftësinë e kufizuar që janë dukshëm ndryshe nga këto tendenca. Ka artikuj që e shohin aftësinë e kufizuar nga prespektiva e modelit social duke përdorur terminologjinë e duhur dhe larg steriotipeve. Në këto raste gazetari përdor si burim informacioni aktivistët e aftësisë së kufizuar në komunitet. Në shumë raste, shkrimet më të fuqishme janë shkruar nga advokuesit e aftësisë kufizuar që kanë punuar në mënyrë të suksesshme me profesionistët e medias për ti përçuar mesazhet e tyre në media. Këto shkrime sfidojnë steriotipet më tipike në media dhe hedhin një dritë të re mbi çështjet e aftësisë së kufizuar. Megjithatë mbetet shumë për të bërë për të mbështetur lëvizjen e aftësisë së kufizuar në punën me median për ta ndryshuar mënyrën se si përshkruhen çështjet e aftësisë së kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara. Ky studim do të përpiqet të ilustrojë tendencat e zakonshme në praktikat mediatike gjatë raportimit mbi aftësinë e kufizuar, në mënyrë që të lehtësojë debatin mes advokuesve të aftësisë së kufizuar dhe profesionistëve të medias në gjetjen e mënyrave të mira të bashkëpunimit për të ndryshuar pasqyrimin mediatik të aftësisë së kufizuar dhe kalimin nga portretizimet negative që stigmatizojnë personat me aftësi të kufizuara në raportime që i trajtojnë çështjet e aftësisë së kufizuar në një mënyrë pozitive.


Yüklə 0,62 Mb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə