Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə14/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



25 

1.2.12. Trashëgimia kulturore  

 

 

Parku është relativisht i pasur me trashëgimi kulturore. Dëshmi e  një 



civilizimi të hershëm historik e kulturor janë veshjet me karakteristika të 

vendit, vallet, doket, zakonet, ritet fetare, festat, janë  lokalitetet 

arkeologjike, kishat, xhamitë, varrezat, shtëpitë me arkitekturë 

tradicionale, kullat, dhe punimet artizanale me të cilat  janë të pasura 

vendbanimet që shtrihen në brendësi dhe në afërsi të parkut.   

 

 



Monumentet brenda parkut me status të mbrojtjes janë: Patrikana e Pejës 

dhe Manastiri i Deçanit

5

Për nga vlera, arkitektura dhe rëndësia historike, janë definuar dy 



monumente kulturore brenda parkut, të shpallura si "Zona të veçanta të 

mbrojtura" (ZVM). Ato janë:  Patriarkana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit

, gërmadha të një vendbanimi "gradina" në grykën 

e majes së Gjeravicës, gërmadha të fortifikatës në fshatin Lipë dhe 

Koshare, shpella e murgjve në grykën e Rugovës (e njohur për vendas si 

shpella e mbretneshës), gërmadhat e kishës së Katarinës në Lipë dhe kisha 

në Kuqishtë të komunës së Pejës. (Për më shumë informata shiko në 

shtojcën e këtij dokumenti ku është lista e trashëgimisë kulturore me 

mbrojtje të përkohshme, brenda parkut dhe në afërsi të tij.) 



 

                                                            

5

 Si ndërtesa, edhe patrikana edhe manastiri janë jashtë parkut, por si zona të veçanta të mbrojtura ato 



hyjnë në territorin e parkut. 

→ Patrikana e Pejes 

Patriarkana e Pejës  është një ndër monumentet (ZVM) më të 

rëndësishme, me kulturë të lartë kishtare që i takon periudhës Bizantino-

Romanike shek.XIII-XIV. Ajo ka një sipërfaqe prej 231 ha, nga e cila 111.12 

ha (48%) e sipërfaqes së saj gjendet brenda "parkut" gjegjësisht pranë 

Lumbardhit të Pejës, në hyrje të grykës së Rugovës. Është kompleks i 

përbërë nga katër kisha: kisha e Shën Apostolit, Shën Dhimitrit, Shën 

Mërisë dhe  e Shën Nikollës. Kishat kanë formën e kubit dhe me një 

arkitekturë të stilit tipik Bizantin. 



Manastiri i Deçanit (ZVM) shtrihet rrëzë shpatit të Bjeshkëve të Nemuna, 

në pjesën perëndimore të Kosovës, është ndërtuar në mes të shek. XIV. 

Stili i arkitekturës së këtij manastiri është Romano -  Gotik, e pasur me 

freska në të cilat janë bërë përshkrime individuale të shenjtorëve, 

skulptura dhe ikona të shumta të shek. XIV-XVII. Manastiri ka një sipërfaqe 

prej 791 ha, nga e cila 638.83 ha (81%) e sipërfaqes së saj gjendet 

mbrenda territorit të "Parkut".  

 

 



→ Manastiri i Deçanit 

 

 

1.2.13. Trashëgimia kulturore në afërsi të parkut 

Pjesa dërmuese e pasurisë me trashëgimi kulturore gjendet në 

vendbanimet që shtrihen në afërsi të parkut.  Vlerat kulturore reflektojnë 

historinë e këtyre anëve, krijojnë atmosferë të veçantë dhe tërheqin 

turistët e shumtë nga vise të ndryshme. 

1.2.13.1. Vendbanimet dhe objektet e tyre të trashëgimisë kulturore 

Vendbanimet  në afërsi të parkut janë burim i begatshëm i trashëgimisë 

kulturore dhe historike, materiale dhe shpirtërore të periudhave të 

ndryshme, të cilat veçohen për nga vlera, cilësië, dhe rëndësia historike. 

Zbulimet arkeologjike tregojnë se në këto hapësira është organizuar jeta 

urbane qysh nga kohërat e lashta që nga periudha ilire, romake, bizantine, 

sllave e turke e deri sot. Tipologjia e fshatrave është zhvilluar në varshmëri 

prej kushteve natyrore e sidomos prej pozitës gjeografike ku ato shtrihen. 

Fshatrat në afërsi të zonës urbane janë kryesisht vendbanime të 

grumbulluara, me dendësi më të lartë të banimit krahas fshatrave të tipit 

malor të cilat janë të karakterit të shpërndarë dhe me dendësi më të vogël 

të banorëve.  




Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



26 

 

→ Gjendja ekzistuese e TK dhe TN 

 

Në hartën "Gjendja ekzistuese e TK dhe 



TN" janë të paraqitura shtrirjet e tyre 

hapësinore në park dhe në 

vendbanimet afër parkut. Parku është i 

përfshirë nga territori i pesë komunave 

si: Komuna e Istogut, Pejës, Deçanit, 

Junikut dhe Gjakovës. Më poshtë janë 

hartat më detaje me pjesët e 

territoreve të komunave të cilat marrin 

pjesë në territorin e parkut kombëtar 

ku janë paraqitur vendbanimet në 

afërsi të parkut me objektet dhe 

tërësitë e trashëgimisë kulturore që ato 

i kanë.  

 

Pjesa e Istogut – vendbanimet në 

afërsi të parkut, të pasura me 

trashëgimi kulturore: 

1.

 



Kaliçani është i pasur me lokalitet 

arkeologjik  -  vendbanim Romak i 

shek.III (Periudha antike), një xhami, 

kullë dhe një trung me vlera natyrore; 

2.

 

Në Studenicë janë gërmadhat e 



bazilikës paleokristiane dardane të 

shek.V (Periudha bizantine -  mesjetë e 

hershme); 

3.

 



Vrella është vendbanimi më i pasur 

me TK, ku janë gjetur gjurmë të VB 

antik-mesjetë shek. V-VI (Periudha 

antike)  -  lokaliteti "Krye" te burimi i 

Vrellës, manastiri i Hvosnos (ZVM), 

kisha paleokristiane, kalaja, xhamia, 

mullinj, kulla, burimi i ujit natyral dhe 

qendra termale; 

4.

 

Lubozhda ka 3 tuma ilire, shek. 



VIII-V p.e.s (Periudha parahistorike), 

poashtu janë evidentuar gjurmë të VB 

të periudhës iliro-romake të ndërtuar 

me gurë të palidhur me emrin 

"Shkëmbi i kroit" te kroni i Lubozhdës. 

Supozohet se mbi Lubozhdë gjendet 

Gjyteti me themelet e kalasë së 

Perandorit Justinian; 

5.

 

Në Cercë janë lokaliteti antic i 



shek. V-VI, themelet e kishës 

paleokristiane dhe shtëpia  e Ibrahim 

Rugovës. 

 

→ Ttrashëgimia kulturore - Istog 



 

Pjesa e Pejës – vendbanimet në afërsi të parkut, të pasura me trashëgimi 

kulturore: 

1.

 



Jabllanica e vogël i ka fortifikimin e antikitetit të vonë - "Gradina" 

të shek. IV-VI dhe kullën e Imer Rexhepit të shek.XVIII; 

2.

 

Në Radac gjenden: Shpella e Radacit, fortifikimi i antikitetit të vonë 



"Gjyteti" shek.IV-VI; 

3.

 



Në Sigë është Kisha e Shën Gjergjit (mesjetë); 

4.

 



Lëvosha është vendbanim i pasur kryesisht me gërmadha të 

kishave mesjetare si: gërmadhat e kishës së Shën Dhimitrit, të 

kishës varrezore të Shën Gjergjit, të kishës së Shën Nikollës, të 

mureve mesjetare në Duarinje, të mureve të Shën Markut, varret 

mbi livadhet e Savës, gërmadhat e kullave; 

5.

 



Në Bellopojë gjendet kisha e zojës së bekuar. 

 

→ Ttrashëgimia kulturore - Pejë 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə