Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə3/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 





K O N T E K S T I 

Parqet Kombëtare në Evropë

1

Në kontinentin e Evropës, që përfshinë shtetet në mes Oqeanit Atlantik 



dhe Maleve Urale, deri në vitin 1995 ekzistonin 220 parqe kombëtare (PK), 

nga 2000 sosh në gjithë botën. Ndër shtetet e para, që filluan krijimin e PK-

ve, ishin: Suedia që nga viti 1909 me “Abisko National Parks”, 

“Garphyttan”, “Sarek”, “Stora ose Sjofallet”, duke e pasuar Zvicra në vitin 

1914 me “Swiss National Park”, pastaj Spanja më 1918 me “Odesa” dhe 

“Covadonga”, Islanda më 1928, Finlanda etj. 

 

Në përgjithësi, territoret e parqeve kombëtare kuptohen si tërësi 



homogjene të pa shfrytëzuara nga njeriu, të cilat kanë formacione hidro-

morfologjike, peizazhe, ekosisteme si dhe specie bimore e shtazore me 

vlera të çmuara natyrore dhe kulturore. Menaxhimi i këtyre PK-ve, me 

qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave të cekura, sigurohet nga 

autoritetet më të larta shtetërore.  

Në Evropë, për ndryshim nga Amerika Veriore, PK-të janë fusha të 

konservimit të vlerave kontinentale, në të cilat kanë ndodhë evoluime të 

ndryshme qysh nga periudha e Neolitit, p.sh. zhvillimet (me pakësim apo 

rritje të vegjetacionit) në pyje janë të lidhura më shumë me aktivitetet 

njerëzore  –  kulturore se sa me fenomenet dhe ndryshimet klimatike - 

natyrore.  

Ndonëse kanë ndodhur luftëra, migrime, ndryshime drastike në demografi 

dhe zhvillime socio –  ekonomike, transferime të pronave, etj, deri kah 

fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë disa nga zonat kanë ngelur akoma të 

paprekura. Tërësitë e tilla natyrore janë më të afërta me konceptin 

Amerikan për parqe kombëtare, siç kemi rastin e Parkut “Yellowstone”, të 

krijuar që në vitin 1872. Aktualisht, koncepti i ditëve të sotme është se 

parqet kombëtare janë zona që kanë mbetur si tërësi më të egra natyrore 

dhe janë sa më larg e më pak miqësore ndaj ndikimit njerëzor. Kështu, 

formacionet hidro –morfologjike, pyjet, kullosat, kënetat, shpellat, luginat 

e lumenjve dhe të kanjonit të  tyre si dhe liqenet natyrore ose artificiale, 

sikur që janë edhe tundrat e bregdetit Skandinav edhe pse goditen nga 

stuhitë e ishujve verior të Skocisë dhe akullnajat e Islandës e po ashtu 

edhe shkëmbinjtë e rrëpirë të Alpeve apo të Pirinejeve, janë Parqe më të 

paprekura natyrore se sa që mund të jenë ato të Evropës Lindore. 

Më në jug, me lulëzimin e qytetërimit greko-romak, njeriu Evropian kishte 

një marrëdhënie tjetër dhe më të ndryshme me natyrën. Pas luftërave dhe 

vuajtjeve të shumta, ai përpiqej të pushtonte dhe të konvertonte popujt 

dhe pasuritë e territoreve që sundonte. Kjo është edhe arsyeja pse zonat 

më prestigjioze të natyrës së egër, në vendet e Mesdheut, janë në lartësi 

më të larta mbidetare dhe sa më larg aktiviteteve njerëzore. Megjithatë, 

në këto parqe natyrore, nuk kemi shkatërrim sistematik të specieve, 

habitateve dhe të llojllojshmërisë biologjike (biodiversitetit), porse ky 

ndikim vërehet kryesisht në shpërndarjen dhe rrezikimin e arealit të tyre. 



→ Parqet Kombetare në Evropë 

(me ngjyrë të gjelbër tregohet shtrirja gjeografike e parqeve kombëtare evropiane, në 

mesin e të cilave shihen edhe dy parqet kombëtare të Kosovës) 

 

                                                            



1

Parc National des Cevennes, “Atlas du Parc National des Cevennes”, GIP ATEN, Morgen Multimedia, 

EDATER 2002 MATE (http://atlas.parcsnationaux.org/cevennes/Default.asp) 



Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



Shumë më vonë, në vitin 1972, përkufizimi i parqeve kombëtare është 

forcuar dhe zgjeruar edhe me shfrytëzimin e hapësirave të këtyre zonave 

nën mbrojtje, duke përfshirë me raste edhe peizazhet kulturore dhe 

lokalitetet arkeologjike. Së fundi, në Kongresin Botëror në Caracas më 

1992, ruajtja dhe shfrytëzimi i PK-ve është vendosur në qendër të 

strategjive për zhvillim të qëndrueshëm. Nga njëra anë, çështja më 

thelbësore për ruajtjen e larmisë biologjike (ekosistemeve, llojeve dhe 

variacioneve gjenetike) është mbrojtja e larmisë së specieve të egra dhe të 

kultivuara si dhe të mundësuarit e dhënies së hapësirës së nevojshme për 

jetën e tyre dhe nga ana tjetër, përmes mbrojtjes së zonave me vlera dhe 

bukuri të jashtëzakonshme natyrore si dhe të rëndësisë kulturore, PK-të 

ofrojnë shërim dhe ngritin cilësinë e jetës njerëzore të 70% të popullësisë  

urbane në Evropë. 

Parqet Kombëtare në Evropë, nuk janë sipërfaqe të izoluara dhe nuk 

zgjidhin vetëm problemin e shfrytëzimit të tokës apo të rritjes së 

përdorimit të burimeve natyrore, të cilat edhe ashtu nuk mund të 

kapërcejnë këto pengesa përmes vetëm një mënyre dhe kohe të caktuar. 

Duke u mbështetur në programet kërkimore si dhe në shpërndarjen 

teknike të menaxhimit adekuat të ruajtjes së vlerave natyrore e kulturore 

dhe të peizazheve, PK-të janë duke kontribuar për një përdorim sa më të 

mirë të hapësirës natyrore. 

Kështu, nga krejt kjo që u tha, rezulton se në politikën e parqeve 

kombëtare të zhvilluar në Evropë, dallohen dy boshte kryesore. Njëri për 

të ruajtur atë që mbetet natyrore dhe e pa shqetësuar nga njeriu dhe tjetri 

për të ruajtur llojllojshmërinë e krijuar nga shoqëritë tradicionale rurale. 

Vetëm përcaktimi i saktë i objektivave të menaxhimit, të bazuara në 

zhvillimet e zonave përreth, mund të lejojnë që PK-të të ofrojnë zgjidhje të 

rëndësishme për ruajtjen e larmisë jetësore (biologjike) në pesëdhjetë 

vitet e ardhshme. 

Parqet Kombëtare, të cilat, sipas shpërndarjes dhe karakterit dominues, 

mund të ndahen në mënyrë skematike në 12 biomasa, njësi të mëdha të 

vegjetacionit të përcaktuara kryesisht nga klima, kushtet e temperaturës 

dhe reshjeve, janë të renditura në vazhdim

2

1.

 



Brigjet Atlantike dhe Baltike: 20 (9%)  

:  


2.

 

Brigjet Mesdhetare: 7 (3%)  



3.

 

Tundër: 3 (1%)  



4.

 

Pyjet Halorë verior: 31 (13%)  



5.

 

Pyjet e Përziera: 15 (6%)  



6.

 

Pyjet Gjetherënëse: 27 (11%)  



7.

 

Pyjet Mesdhetare: 8 (3%)  



8.

 

Pellgje dhe moçalet: 18 (8%)  



9.

 

Stepat dhe moçalet kripore kontinentale: 6 (3%)  



10.

 

Malet Skandinave (Evropë veriore): 24 (10%)  



11.

 

Malet e Përmbajtura (Evropë qendrore): 31 (13%)  



12.

 

Malet e Evropës jugore: 47 (20%) 



 

                                                            

2

Burimi: IBM Evropa në gjithë natyrën e saj/tij 



 

→ PK “Pirini” – Bullgari 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

→ PK”Haute Savoie” – Francë 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

→ PK “Cheile” – Rumani 

 

 

 


Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə