Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə5/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



10 

Plani hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” bazohet në: 

 

Parimet e përcaktuara me Ligj, 



 

Vizionin dhe caqet strategjike, 



 

Raportet e sektorëve të rëndësishëm, 



 

Strategjitë zhvillimore të sektorëve të ndryshëm, 



 

Elemente tjera të përcaktuara me akt te veçantë 



 

Procesi, pjesëmarrja publike, burimi i të dhënave 

Pas miratimit të Ligjit për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” nga 

Kuvendi i Kosovës, Instituti për Planifikim Hapësinor (IPH) e ka marrë 

iniciativën për hartimin e planit hapësinor të këtij parku.  Puna rreth 

hartimit të planit ka filluar me shqyrtimin dhe sistemimin e të dhënave që 

IPH i ka patur në dispozicion para se ta fillojë punën. Paralelisht me këtë, 

IPH e ka inicuar themelimin e dy grupeve punuese: grupit punues 

ndërministror (GPN)  dhe grupit të ekspertëve për zonimin e territorit të 

parkut.  Grupet janë themeluar me vendimet e Kryeshefit Ekzekutiv të 

Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK).  Grupi punues 

ndërministror kishte në përbërje të tij pjestarë nga sektorë të ndryshëm të 

Qeverisë së Kosovës dhe nga qeveritë lokale të komunave, në territoret e 

të cilave shtrihet parku. Detyra e tij ka qenë ta mbështesë stafin e IPH për 

hartimin e këtij plani. Grupi i ekspertëve për zonimin e territorit të parkut 

përbëhej nga ekspertë  të lëmive të biologjisë dhe gjeografisë, nga 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe nga Ministria e Mjedisit dhe 

Planifikimit Hapësinor (MMPH). Grupi e ka patur për detyrë që në terren 

t’i identifikojë dhe t’i caktojë kufinjtë e zonave sipas regjimit të mbrojtjes 

dhe shfrytëzimit të tyre. 

Procesi i hartimit të planit ka kaluar nëpër 5 faza të punës si rezultat i të 

cilave përpilohen 5 pjesët (kapitujt) e planit hapësinor: 

1.

 



Profili i zhvillimit hapësinor dhe analiza e gjendjes; 

2.

 



Vizioni, parimet dhe caqet; 

3.

 



Korniza e zhvillimit hapësinor; 

4.

 



Strategjitë dhe veprimet për zbatim; 

5.

 



Dispozitat për zbatim 

Tek pjesa e parë e planit, “Profili i zhvillimit hapësinor dhe analiza e 

gjendjes” paraqitet dhe analizohet gjendja ekzistuese në hapësirën e 

parkut, e vështruar në katër fusha tematike: mjedisi dhe shfrytëzimi i 

tokës, demografia dhe zhvillimi social, zhvillimi ekonomik, dhe 

infrastruktura. Paralelisht me mbledhjen e të dhënave për paraqitjen e 

gjendjes ekzistuese nga stafi i IPH-së i mbështetur nga GPN,  gjatë kësaj 

faze të punës, grupi i ekspertëve në terren i ka caktuar kufinjtë e tri zonave 

sipas regjimit të mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre. 

“Vizioni, parimet dhe caqet” është pjesë e dokumentit të planit hapësinor 

ku jepet një vizion për të ardhmen e parkut dhe tregohen synimet dhe 

objektivat që dëshirohet të arrihen në park. 

Në fazën e tretë të punës është përpiluar “Korniza e zhvillimit hapësinor”. 

Në të jepen konceptet kryesore të zhvillimeve të ardhshme hapësinore në 

park, ndërkaq synimeve dhe objektivave u jepet dimensioni hapësinor, 

tregohet në mënyrë më të përgjithësuar se ku dhe çka dëshirohet të 

arrihet sa i përket fushave tematike të përmendura më lartë. 

 

 



 

Ajo se si është menduar të arrihen të gjitha ato që janë paraqitur tek pjesa 

e kornizës, tregohet në pjesën e katërt të planit “Strategjitë dhe veprimet 

për zbatim”. Kjo përmban masat, veprimet konkrete dhe projektet  që 

duhet të realizohen në mënyrë që të arrihen synimet dhe objektivat për 

parkun kombëtar. 

Gjatë fazës së pestë  është  hartuar  pjesa e fundit e planit hapësinor 

“Dispozitat për zbatim”. Në këtë dokument renditen të gjitha kushtet që 

detyrimisht duhet të plotësohen gjatë zbatimit të planit. 

Gjatë procesit, çdoherë pas përfundimit të pjesës së caktuar të planit, ajo 

u është shpërndarë anëtarëve të GPN që ta analizojnë dhe komentojnë me 

qëllim të  përmirësimit eventual të dokumentit. Procesi ka qenë 

gjithëpërfshirës, transparent dhe me pjesëmarrje publike në 

vendimmarrje.  

Pjesëmarrja publike nënkupton involvimin e ministrive të Qeverisë së 

Kosovës, autoritetet komunale, institucionet shkencore dhe hulumtuese, 

organizatat e shoqërisë civile, agjencitë e KB-ra, agjencitë e huaja 

zhvillimore, zyret ndërlidhëse në Kosovë, institucionet e BE-së, etj. 

 

 

 



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

→ Skema e procesit 

 

 



Gjatë procesit të hartimit të Planit, është zhvilluar një proces i suksesshëm 

dhe shumë  transparent i diskutimeve, në  të  cilin janë  përfshirë  të  gjitha 

grupet e interesit. Qëllim dhe fokus i takimeve ka qenë  përfshrja e 

komunitetit dhe njohja e tyre me procesin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes 

së  tyre në  këtë  proces.  Përshtypja e përgjithshme e këtyre diskutimeve 

ishin keqkuptimet dhe keqinterpretimet për procesin, të cilat te një pjesë e 

konsiderueshme e popullatës kanë  shkaktuar  ndjenjën e refuzimit të 

procesit si të tillë. Me kalimin e kohës, me takime dhe diskutime të 

shpeshta, është tejkaluar kjo situatë, komuniteti ka filluar të jetë pjesë 

aktive e takimeve me ide dhe projekte konkrete për zhvillim. Ndikim 

pozitiv në këtë drejtim kanë treguar autoritetet komunale,  të  cilat me 

përkushtim maksimal kanë  ofruar  të gjitha të dhënat e mundshme dhe 

përkrahjen shumë të nevojshme në proces.  

Për herë  të  parë, pjesë  e diskutimeve kanë  qenë  edhe përfaqësues të 

institucioneve të Shqipërisë,  me të  cilat  është  diskutuar për fillimin e 

iniciativës në hartimin e një plani të përbashkët hapësinor, duke përfshirë 

edhe Malin e Zi si pjesë e rëndësishme e kësaj zone.    

SUBJEKTET 

VERIFIKIMI/HARMONIZIMI 

M

O

N

IT

O

RIM

I/

EV

AL

U

IM

I/

AZ

H

U

RN

IM

I/

RIP

ËR

CA

KT

IM



PROFILI I ZHVILLIMIT 

HAPËSINOR DHE ANALIZA E 

GJENDJES 

PLANET E VEPRIMIT 

VENDIMET E PARA 

PROPOZIMI PËR  HARTIMIN E PLANIT HAPËSINOR 

TË PK “BJESHKËT E NEMUNA”  

 

PLANI HAPËSINOR I PARKUT KOMBËTAR 

“BJESHKËT E NEMUNA” 

VENDIMI PËR  HARTIMIN E PLANIT HAPËSINOR TË 

PK “BJESHKËT E NEMUNA”  

PUNËT PËRGATITORE 

MMPH 

QEVERIA E KOSOVËS 

KUVENDI I KOSOVËS 

VIZIONI, PARIMET DHE CAQET 

 

KORNIZA E ZHVILLIMIT 

HAPËSINOR 

STRATEGJITË DHE VEPRIMET PËR 

ZBATIM 

DISPOZITAT PËR ZBATIM 

 

PR

O

CE

SI I

 H

A

RT

IM

IT

 T

Ë P

LAN

IT

 H

AP

ËS

IN

O

R

 

ORIENTIMET THEMELORE 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə