Aids ëSHtË nJË SËmUndje e rrezikshmE …



Yüklə 65,24 Kb.
Pdf görüntüsü
tarix16.11.2017
ölçüsü65,24 Kb.
#10361


DHE KU JO 

InfOrmata pËr fEmrat 

HIV / aIDS

KU Ka rrEZIK

albanisch

albanais


albanese

Albanian


aIDS ËSHtË nJË SËmUnDJE E rrEZIKSHmE … 

dhe deri 

më sot e pashërueshme. Aids është e përhapur në tërë botën, e edhe 

në Zvicër paraqet një problem.

AIDS është pasojë e një infektimi me virusin HI (shkurt: 

HIV). HIV e 

dobëson aftësinë e trupit për shumë vite me radhë, kështu që ai bëhet 

i paqëndrueshëm ndaj sëmundjeve. Dikur trupi bëhet krejt i pambrojtur 

kundruall shumë sëmundjeve. Të infektuarit me HIV sëmuren gjithnjë e 

më shumë. Dhe kjo quhet AIDS. 

mbrOJtJa: 

Ky doracak Ju tregon se cilat janë rreziqet që mund të 

qojnë deri te infektimi me HIV, dhe si mund të mbroheni Ju dhe partneri 

apo partnerja Juaj në mënyrë të efektshme nga HIV / AIDS ! 

aIDS ËSHtË I paSHËrUESHËm, … 

por ka barëra (ilaçe), të 

cilat mund ta ngadalësojnë shumë zhvillimin e një infektimi me HIV. Të 

gjithë njerëzit në Zvicër – pa marrë parasysh statusin e tyre të qëndrimit 

– kanë të drejtën e marrjes së një terapie të efektshme. 

Terapia duhet të fillojë me kohë dhe pa vonesë. Çdonjëri që nuk di 

asgjë për infektimin me HIV, e humb momentin më të volitshëm për 

fillimin e terapisë. Prandaj, për secilin është shumë me rëndësi të 

mësojë nëse është i / e infektuar më HIV apo jo. 



rrEZIqEt

HIV bartet gjatë kontakteve seksuale kur nuk përdoret 

prezervativi. prezervativi (ose femidom

®

*) është mjeti më i 



rëndësishëm për mbrojtje nga HIV / aIDS dhe sëmundjet e  

tjera ngjitëse. 

KOntaKtEt SEKSUalE mE bytHË 

(marrëdhënie anale) pa prezervativ

   

      


rreziku shumë i madh

   


 për femrat dhe meshkujt, edhe pa derdhje të farës 

– spermës 

   

 

  



mbrojtja bëhet: 

me prezervativ dhe me mjete 

lyerëse për rrëshqitje 

KOntaKtEt SEKSUalE mE VagInË 

(marrëdhënie vaginale) pa prezervativ 

   


      

rreziku i madh 

   

 për femrat dhe meshkujt, edhe pa derdhje të spermës 



   

 

  



mbrojtja bëhet: 

me prezervativ (apo Femidom

®

*)

KOntaKtEt SEKSUalE mE gOJË 



(marrëdhëniet orale) pa mbrojtje 

   


      

rreziku ekziston

   

 

  



mbrojtja: 

Kurrsesi të mos bëhet derdhja e spermës 

në gojë! 

   


Kurrsesi nuk duhet gëlltitur spermën! 

   


 Nuk duhet bërë marrëdhënie orale me një grua gjatë 

periodës së menstruacioneve. 

(*Për informata në lidhje me Femidom

®

, Kondomin ose prezervativin 



për femra: shih në anën e pasme të fletëpalosjes)

KËSHtU pËrDOrEn  

prEZErVatIVËt

Është shumë e dobishme që edhe Ju si femër të dini se si 

përdoret një prezervativ në mënyrë të drejtë, edhe në rastet 

kur Ju mbani me vete prezervativë, kurse mashkulli nuk ka. 

përdorni vetëm prezervativët me shenjën «ok». Këta mund t’i 

gjeni në supermarkete, në parfumeri, në barnatore ose edhe  

në www.mysize.ch. 

   


1.  Verifikoni nëse paketimi është i padëmtuar. 

   


 2.  paketimi duhet hapur me kujdes në vendin 

e paraparë për hapje me një prerje të vogël. 

nxirrni prezervativin nga paketimi. 

   


 3.  nëse mashkulli nuk është i bërë synet, e tërhiqni 

lafshën. 

   

4.  prezervativin e mbështjellur e kapni me gishtin 



e madh dhe me atë tregues dhe e vendosni në 

kokën e penisit. Unaza e gomës mbetet jashtë.

 

   


5.  Unaza e gomës shtjellohet deri sa të arrijë në 

rrënjë të penisit. Këtë duhet bërë me kujdes. 

përndryshe është ose tepër e gjerë ose ngushtë,  

ose Ju e keni vendosur prezervativin gabimisht 

(duke lënë unazën e gomës nga ana e 

brendshme).

   

6.  pasi ai të derdhet: para se të lëshohet dhe 



zbutet penisi i tij, mbani prezervativin me dorë 

dhe nxirreni penisin së bashku me prezervativin 

nga vagina (nëse këtë nuk e bën mashkulli vetë).



rrUgËt tJEra tË bartJES 

nga nËna qË Ka VIrUSIn HIV tEK fËmIJa

   

 Gjatë shtatzënisë, me rastin e lindjes dhe gjatë dhënies së 



gjirit është e mundur që nëna të infektojë fëmijën me HIV. 

   


      

rreziku është shumë i madh

   

 

  



mbrojtja: 

1) terapia me barëra për nënat e 

ardhshme; 2) operacioni cezarian; 3) Heqja dorë nga 

mëndja e fëmijës (dhënia gji fëmijës).

   

 Nëse jeni shtatzënë ose dëshironi të mbeteni shtatzënë, 



që më parë duhet të këshilloheni medoemos në lidhje 

me HIV dhe të bëni një testim HIV. Vetëm në këtë 

mënyrë mund të parandaloni dhe të pengoni infektimin e 

fëmijës Tuaj.

pËrDOrImI I DrOgËS

   


 Nëse shiringa dhe gjilpëra përdoren bashkërisht nga 

shumë persona gjatë marrjes së drogës. 

   

      


rreziku është shumë i madh

   


 

  

mbrojtja: 



mjetet për injektim të jenë të pastra 

(shiringa, gjilpëra, filtri, fasha, luga, uji); mjetet për 

injektim nuk duhet përdorur së bashkërisht.

IntErVEnImEt mJEKËSOrE / 

SynEtImI EDHE I fEmraVE 

      


rreziku është shumë i madh 

Nëse mjetet për trajtim mjekësor (shiringa, brisku…) që përdoren gjatë 

prerjeve, synetimit edhe të femrave (prerja e organeve gjenitale) 

tatuazhit etj., nuk janë të sterilizuara dhe përdoren nga shumë 

persona, bartja e HIV është e mundur. HIV mund të bartet edhe gjatë 

transfuzionit të gjakut, nëse gjaku i dhuruar nuk testohet.

      

mos rrezikoni



Në Zvicër, bartjet e tilla gjatë trajtimit mjekësor nuk ndodhin kur këto 

kryhen nga personat e kualifikuar mjekësorë. 

   

   


në punë – në tualete (WC)

   


   

në vendet për pastrim 

   

   


 me rastin e teshtitjeve

   


   

kollitjes përballë tjetrit

 

 

 



 

   


   

gjatë përshëndetjes me dhënie të dorës 

   

   


gjatë përkëdheljeve

   


   

marrjes ngrykë, përqafimit

   

   


nëse hahet nga e njëjta enë

   


   

pirja nga e njëjta gotë 

 

   


   

nga pickimet e insekteve

   

   


në pishinë, saunë 

Kjo listë dëshmon se:

 në jetën e përditshme nuk ka rrezik që, 

virusi HI të bartet apo rrezik të infektimit me të. Prandaj nuk ka asnjë 

arsye që t’i frikësoheni kontakteve me njerëzit që kanë virusin HI apo 

që ata të përjashtohen nga jeta shoqërore dhe nga puna.

 

Edhe në situatat e mëposhtme nuk ekziston kurrfarë rreziku:



   

   


   

   


 gjatë puthjeve apo edhe kënaqjes 

seksuale me duar

   

   


 marrëdhënieve seksuale me mbrojtës 

(me prezervativ) 

nUK Ka rrEZIK



SËmUnDJEt E tJEra 

SEKSUalE ngJItËSE

me rastin e marrëdhënieve seksuale përveç HIV / aIDS mund të 

barten (ngjiten) edhe sëmundje të tjera: p. sh. gonorrea 

(triperi), herpesi, sifilizi, klamidia dhe hepatiti b (verdhëza). 

SHEnJat DHE anKESat 

 mJEKU!

Këto sëmundje përcillen shpesh me shenja të ndryshme dhe ankesa.



   Rrjedhja e pazakonshme, e shpeshtuar dhe kutërbuese nga vagina

   Ulcera (i thati), puçrrat, ënjtje dhe deformime, skuqjet në buzët e 

vaginës apo në vaginë; kallje të ndryshme në hapësirën gjenitale 

(në organet seksuale)

  Dhembjet dhe djegiet gjatë urinimit

  Dhembjet dhe djegiet gjatë marrëdhënieve seksuale

  Tejskuqja (ndezja) e qiellzës dhe e grykës

  Gjakderdhjet e ndërmjetme; menstruacionet e parregullta

   Dhembjet e pashpjegueshme (difuze) në baqth (pjesa e poshtme e 

barkut)


  Pengesat gjatë jashtëqitjes

   Dhembje e topitur apo edhe rrjedhje nga zorra (kanali) e jashtëqitjes

  Ënjtje e deformime, puçrra në bythë (prapanicë)

Në rast të problemeve të tilla kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut ose 

të mjekes. 

Kujdes: HIV / aIDS nuk paraqitet me shenja dhe ankesa të tilla!  

Vetëm testi për HIV dëshmon me siguri të plotë nëse jeni infektuar  

apo jo.


paSOJat

Nëse identifikohen me kohë, shumica e këtyre sëmundjeve mund të 

shërohen. Nëse nuk kërkohet ndihma mjekësore, këto sëmundje 

mund të kenë pasoja të rënda (p. sh. kanceri, shterpëria), dhe kështu 

rritet edhe rreziku për infektim me HIV / AIDS. 

mbrOJtJa: mE prEZErVatIV

Mbrojtja më e mirë nga këto sëmundje është përdorimi i prezervativit 

gjatë marrëdhënieve vaginale, anale dhe orale (gjegjësisht përdorimi i 

Femidom

®

 gjatë marrëdhënieve vaginale).



InfOrmata nË lIDHJE  

mE fEmIDOm

®

Nëse nuk mund ta bindni ose detyroni partnerin Tuaj që të përdorë 



prezervativin, atëherë përdorni Femidom

®

. Shumë meshkuj kanë 



më pak probleme me të sesa me prezervativin. Femidom

®

 është një 



prezervativ për femra, i cili vendoset në vaginë para marrëdhënieve 

seksuale – varësisht nga nevoja edhe disa orë më herët. 

Sikurse edhe prezervativi ky parandalon (pengon) shtatzëninë dhe Ju 

mbron nga HIV / AIDS si dhe nga sëmundjet e tjera ngjitëse.

Për shumicën e femrave Femidom

®

 në fillim është diçka e pazakon­



shme. Shumica syresh më vonë mësohen me këtë lloj mbrojtjeje. 

Informata dhe këshilla në lidhje me Femidom

®

 mund të merrni në 



barnatore dhe parfumeri. Në adresën 

www.shop.aids.ch mund të 

porositni atë me një çmim të posaçëm.

 

InfOrmata nË lIDHJE mE 



prEZErVatIVIn 

DalJa nga pËrDOrImI / rUaJtJa

Përdorni prezervativët vetëm deri në datën e skadimit të shënuar në 

paketim. – Prezervativët duhet të mbrohen nga drita dhe gjësendet e 

mprehta dhe me maje. 

mJEtEt lyErËSE

Nëse kjo është e nevojshme përdorni pa ngurrim mjete lyerëse pa 

yndyrë (xhelë lagështie, që e lehtëson hyrjen e penisit). Këtë mund 

ta gjeni në supermarkete, parfumeri dhe në barnatore. Kurrë mos 

përdorni vazelinë, losione për lyerjen e trupit, për masazh apo ndonjë 

vaj ushqimor. 

ÇKa tË bËHEt, nËSE …

nëse prezervativi pëlcet dhe partneri Juaj është sigurisht 

HIV-pozitiv? Nëse më së voni ditën e nesërme kërkoni një ndihmë 

dhe këshillim pranë ndonjë „Aids­Hilfe“ apo edhe në spital, personat 

kompetentë do t’Ju udhëzojnë dhe sqarojnë çfarë duhet bërë në raste 

të tilla. Në këtë mënyrë Ju fitoni një gjasë reale, por një siguri të plotë 

në situata të këtilla thjesht thënë, nuk ka. 




pËrgJEgJËSIa JUaJ !

Femrat janë të forta dhe mund të marrin përgjegjësinë mbi vete. 

– Meshkujt nuk janë gjithmonë besnikë. Nëse edhe Ju sado pak 

dyshoni në besnikërinë e partnerit Tuaj, përpiquni të bisedoni me të në 

lidhje me këtë dhe kërkoni me ngulm përdorimin e prezervativit (apo të 

Femidom


®

). Bëni një HIV­Test së bashku. 

Rreziku për infektim me rastin e marrëdhënieve të pambrojtura për 

femrat është shumë më i madh se për meshkujt. Prezervativi (apo 

Femidom

®

) ju mbron Ju si dhe njerëzit me të cilët keni marrëdhënie 



seksuale. 

EDHE DIÇKa

Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale pa prezervativ deri më tash 

dhe nuk jeni infektuar me HIV / Aids, thjeshtë Ju keni pasur fat. 

një 

rrezik i madh për infektim me HIV ekziston edhe mëtej gjatë 



çdo marrëdhënieje seksuale pa prezervativ! 

VEtËm nË KËtO trI raStE mUnD tË HEqnI DOrË nga 

prEZErVatIVI pa paSUr nDOnJË rrEZIK:

  nëse jetoni në një lidhje të qëndrueshme

   nëse Ju dhe partneri Juaj keni marrëdhënie seksuale vetëm 

me njëri-tjetrin

   nëse ju të dy – së bashku – keni bërë ose bëni një testim 

HIV, i cili dëshmon se asnjëri nga ju nuk jeni të infektuar me 

virusin HI

a është kjo e vërtetë në rastin tuaj? Jeni e sigurt ? 

© Enti Federal i Shëndetësisë, AIDS­Ndihma Zvicër, 2006, 2007 

teksti / redaktimi: 

L. Meyer 

Strukturimi: Herrmann Germann / Bienz përkthimi / lekturimi: Sami Kurteshi / 

Hilmi Gashi 

Shtypi: Mengis, Visp botimi i dytë: 3000

mË SHUmË InfOrmata  

DHE KËSHIllImE

KËSHIllImI

pranë çdo aIDS-ndihma: personalisht apo përmes telefonit. 

Varësisht nga dëshira Juaj, Ju mund të këshilloheni pa qenë të 

detyruar të identifikoheni. 

te çdo mjeke apo mjek: mos ngurroni të pyetni dhe informoheni në 

lidhje me HIV / AIDS. Mjekët ligjërisht i nënshtrohen heshtjes së obliguar.

Atë që Ju u tregoni atyre dhe për rezultatet e kontrollit mjekësor, 

mjekët dhe personeli mjekësor ndihmës nuk guxojnë ta përcjellin më 

tutje – madje as partnerit Tuaj, as policisë për të huajt, as punëdhënësit 

apo edhe punëtorëve në strehimoret e azilit, të burgjeve etj. 

prOblEmEt gJUHËSOrE

Sqaroni me kohë se në cilën gjuhë ofrohen këshillimet. Varësisht nga 

kushtet, është e mundur që Ju vetë të gjeni një përkthyes për vete të 

cilit Ju i besoni. (Një përkthyes /e mund ta gjeni edhe tek www.eka­cfe.

ch/d/Doku/vermittlungsstellen.pdf ose të pyetni pranë AIDS­Ndihma.)

mË SHUmË InfOrmata

«Çiftet – mbrojtja nga shtatzënia – të drejtat – Sida – Shtatzënia»: 

Informata të hollësishme në lidhje me parandalimin e shtatzënisë.

Kopje tjera të këtij apo daracakëve tjerë:  

Aids­Hilfe Schweiz, Postfach 1118, 8031 Zürich

porosi mund të bëni në: 

Telefon 044 447 11 13, Fax 044 447 11 14, 

shop@aids.ch, www.shop.aids.ch 

për informata të tjera drejtohuni në: 

Telefon 044 447 11 11, Fax 

044 447 11 12, aids@aids.ch, www.aids.ch 

Pyetni tek AIDS­Ndihmat (Aids­Hilfen) për informata në gjuhën Tuaj, 

ose kërkoni materiale të tilla në 

www.migesplus.ch.

albanisch, albanais, albanese, Albanian

amharisch, amharique, amarico, Amharic

arabisch, arabe, arabo, Arabic

deutsch, allemand, tedesco, German

englisch, anglais, inglese, English

französisch, français, francese, French

italienisch, italien, italiano, Italian

portugiesisch, portugais, portoghese, Portuguese

rumänisch, roumain, rumeno, Romanian

russisch, russe, russo, Russian

serbisch / kroatisch / bosnisch, serbe / croate / bosniaque, 

serbo / croato / bosniaco, Serbian / Croatian / Bosnian

somalisch, somalien, somalo, Somali

spanisch, espagnol, spagnolo, Spanish

suaheli, swahili, swahili, Swahili

tamilisch, tamoul, tamil, Tamil

thai, thaï, thai, Thai

türkisch, turc, turco, Turkish

Këtë doracak e gjeni në këto gjuhë: 




Jam UnË E InfEKtUar  

apO JO ?


Vetëm ai që e di se është infektuar me HIV, nuk e humb rastin 

më të mirë për fillimin e terapisë së domosdoshme.

HIV-tEStI

Nëse jeni infektuar me HIV apo jo, këtë mund ta vërtetoni vetëm për­

mes testit mjekësor për HIV. Shpesh ngjan që në fillim të një infektimi 

me HIV të mos paraqiten kurrfarë problemesh shëndetësore. Bartja 

ose infektimi nuk shprehet domosdo me shenja dhe probleme të qarta. 

Në fillim HIV nuk vërehet tek askush. – Testimi bëhet dhe ka kuptim  

zakonisht tre muaj pas veprimit të rrezikshëm (p. sh. pas një 

marrëdhënie seksuale pa prezervativ); vetëm atëherë testimi mund të 

japë rezultate të sigurta. Por nëse jeni infektuar, është e mundur që Ju 

ta përcillni virusin tek persona të tjerë edhe brenda këtyre tre muajve.

pËr KËtË nUK InfOrmOHEt aSKUSH 

Ju mund ta bëni testimin drejtpërsëdrejti në spitalet e mëdha apo 

edhe në laboratore, pa qenë të detyruar të identifikoheni (të jepni 

emrin Tuaj). Në këtë mënyrë askush nuk mund të mësojë se Ju keni 

bërë një testim të tillë dhe çfarë është rezultati i këtij testimi.

KËSHIllImI para tEStImIt

Para se të bëni një testim të tillë kërkoni gjithsesi të këshilloheni 

njëherë: këtë mund ta bëni tek «AIDS­Hilfe» (AIDS­Ndihma), në spital, 

në laborator apo dhe tek mjeku i Juaj. Përndryshe mund të kontaktoni 

edhe ndonjë person të besueshëm në institucionet e azilit (strehimit) 

ku Ju jeni i vendosur.

Për informata anonime në lidhje me adresat, materialin informativ, 

vendet për testim etj. , si dhe për porositje të materialeve, lajmërohuni 

në: 


044 447 11 11 / www.aids.ch. 

Ose drejtpërdrejt në:



Yüklə 65,24 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2023
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə