Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj


Raporti mashkull - femra mes perdoruesve, e dominojne meshkujt



Yüklə 0,56 Mb.
səhifə3/21
tarix15.10.2018
ölçüsü0,56 Mb.
#74324
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21

Raporti mashkull - femra mes perdoruesve, e dominojne meshkujt.

Sipas statistikave, rreth 100 perdorues jane nen moshen 15-vjec, ndersa 75 per qind e perdoruesve i takojne moshes 18-25 vjecare.


2.3. Rruget e heroines per ne Shqiperi
2.3.1.Turqi - Shqiperi
Heroina ne Shqiperi vjen kryesisht nga Turqia. Rruga kryesore e ardhjes se heroines ne Shqiperi eshte ajo, qe kalon ne vijen Turqi - Bullgari -Maqedoni50-Shqiperi. Nepermjet rruges Qafe-Thane-Elbasan, mberrin ne Tirane ose ne Durres me destinacion per ne vendet perendimore. Ekzistenca e kesaj rruge konfirmohet edhe nga raportet e Interpolit Nderkombetar. Krahas rrugeve te tjera qe kalojne ne Ballkan, theksohet ne nje raport te Interpolit, te hartuar ne SHBA: "...nje rruge vazhdon te mbetet, ajo qe buron nga Turqia dhe permes Bullgarise dhe Maqedonise perfundon ne Shqiperi e me pas ne Itali".
Dihet, qe Bullgaria eshte stacioni i pare, ku mberrin droga e ardhur nga Turqia, prej andej merr rrugen drejt veriut te Europes, apo jugut te Ballkanit. Ne piken doganore "Kapitan Andrejevo", ne kufirin Turqi-Bullgarine ne shume raste jane kapur lende narkotike te destinuara per ne vendet perendimore, nepermjet rruges se veriut me Rumanine, por edhe nepermjet rrugeve te jugut51, apo te tjera te Ballkanit.

Ne vitin 2001, Bullgaria konfiskoi 480-kg heroine ne kufi me Turqine, ndersa ne vitin 2002 sekuestroi 1520-kg heroine. Pra sic shihet rruga kryesore e futjes se droges ne Shqiperi eshte linja Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqiperi.


2.3.2.Nepermjet detit
Trafikantet e sjellin heroinen nga Azia jugperendimore edhe nepermjet detit. Nepermjet kesaj rruge sillet edhe nga vendet me te largeta te Azise, te lidhura me "Trekendeshin e Arte". Heroina sillet ne Shqiperi nepermjet anijeve tregetare te huaja apo vendase. Keto anije, qe mberrijne ne portet Shqiptare, sidomos ne ate te Durresit, krahas tregtise, sjellin edhe droge, me te cilen mund te jete implikuar i gjithe ekuipazhi, apo pjestare te caktuar te tij. Keshtu policia shqiptare sekustroi ne anijen "Stiven" 20-kg heroine. Droga ishte sjelle me anije tregetare nga vendet e largeta te Azise ne portin e Durresit per tu trafikuar ne Itali.

Raste te shkeputura te futjes se heroines ne vendin tone jane verejtur edhe nga Greqia e Kosova, por kane qene teper te kufizuara, per tu klasifikuar si rruge te vecanta te trafikimit te droges ne Shqiperi.



2.4. Rruget e kokaines per ne Shqiperi
2.4.1Kolumbi-Shqiperi
Sic u tha edhe me lart, vendet e prodhimit te kokaines jane ato te Amerikes Latine, te cilat ndodhen larg Ballkanit dhe Shqiperise. Destinacioni kryesor i kokaines eshte SHBA-ja dhe pas saj Europa Perendimore. Portat e trafikimit te kokaines ne Europe jane kryesisht Portugalia dhe Spanja. Kartelet nderkombetare te droges, here pas here kane synuar edhe Italine, si nje korridor tjeter te trafikut te droges. Kjo rruge, jo vetem ploteson me mire nevojat e konsumatoreve te Europes Perendimore, por edhe nje mundesi me shume per te depertuar ne tregjet e Europes Lindore deri ne Rusi.
Trafikimi 52 eshte here drejtperdrejte ne brigjet Italiane, ne bashkepunim me mafien e ketij vendi, por here pas here jane bere perpjekje per te krijuar platforma grumbullimi te kokaines ne shtetet fqinje me Italine.

Ne kete synim eshte perfshire edhe Shqiperia. Kete e verteton me se miri rasti i grupit nderkombetar "te kokaines53", me pjesetare edhe me trafikante shqiptar te kryesuar nga A.P., dhe F.D. Karteli nderkombetar i droges "Medelin", me qender ne Kolumbi, bashkepunonte me kete organizate per trafikimin e kokaines me destinacion Italine. Organizata kriminale54 u zbulua dhe u godit nga antimafia italiane ne bashkepunim me sherbimet sekrete te 10 shteteve. Te 20 arrestimet e operacionit "Jorneo-Italia", midis te cileve edhe 6 shtetas shqiptare, te akuzuar me pas ne dosjen "Kokaina", jane ideuar nga agjentet e sherbimeve sekrete italiane. Burimet zyrtare italiane te asaj kohe, kane pohuar se operacioni ka filluar qe ne vitin 1999. Ne perfundim te hetimeve me 2 Shkurt 2001, A.P., dhe F.D me nje urdher te Prokurorise se Leces ne Itali, u arrestuan nga policia shqiptare55.


Ky operation solli arrestimin e 20 personave ne te gjithe boten. Droga prodhohej ne Kolumbi, paketohej ne Venezuele dhe mberrinte ne Shqiperi nga ku shperndahej ne te gjithe Europen. Tralikantet italiane, gjate gjithe kohes kishin mbajtur nen kontroll trafikun duke ndihmuar me mjete logjistike, transport dhe riciklim te parave te fituara. Sipas llogaritjeve te "ROS" kjo organizate shperndante rreth 40-t kokaine ne vit.


      1. SHBA - Shqiperi

Nje burim tjeter i kokaines ne Shqiperi, eshte linja ajrore SHBA -Shqiperi. Ky trafik eshte realizuar nga shtetas shqiptare, me banim ne Amerike, ne bashkepunim edhe me shtetas te huaj. Destinacioni i kesaj droge ka qene Italia dhe Greqia, por eshte perdorur edhe per konsumatoret vendas.


Po te bejme nje krahasim midis trafikut te heroines dhe asaj te kokaines, qe behet ne Shqiperi, vendin e pare e ze heroina. Kjo shpjegohet me afersine gjeografike te Shqiperise me burimet e heroines, vecanerisht Turqine. Me marredheniet e gjitheanshme me te ne fushen e turizmit, tregetise dhe investimeve levizjet e njerezve dhe te mjeteve midis dy vendeve lehtesojne trafikun e heroines, dhe jo vetem nga shtetas shqiptare por edhe nga shtetas turq dhe shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise.
Trafikun e heroines e lehteson edhe trafiku i klandestineve, i bere midis Turqise dhe Shqiperise me destinacion Italine. Me vendet e kokaines, Shqiperia eshte larg e per rrjedhim ka levizje te kufizuar njerezish e mjetesh. Ne menyre individuale, apo ne grupe te vogla eshte e veshtire sjellja ilegale e droges ne Shqiperi. Kete trafik e realizojene kartelet nderkombetare te droges dhe grupet kriminale shume te organizuara. Ndonese eshte i kufizuar, trafiku i kokaines ka vecori se behet ne sasira te medha, me anije tregetare.

2.5. Droga vendase
Trafikantet shqiptare 56 dhe te huaj nuk u mjaftuan vetem me kalimin tranzit te droges se rende, heroines dhe kokaines ne territorin shqiptar, por inkurajuan dhe organizuan kultivimin e bimes me shtrirje boterore "Cannabis sativa". Parcelat e kultivimit te saj ne vendin tone u shfaqen ne vitin 1993, kohe kur eshte bere nderhyrja e pare e policise ne komunen e Bishanit ne rrethin e Fierit.
Siperfaqet e kultivimit shkonin nga disa meter katrore ne parcela te tere me Canabis. Gjendja e veshtire ekonomike, e beri Shqiperine nje prodhues te madh te bimeve narkotike. Kultivimi i Canabisit realizohej ne menyre te organizuar, por edhe spontane nga vete fshataret.
Trafikantet e huaj dhe ata vendas, faren e kesaj bime ua shperndanin fshatareve57, duke iu premtuar grumbullimin kundrejt shperblimit. Kultivimet e para, marrja e shperblimeve te kenaqshme, pasiviteti i shtetit i hapi rruge zgjerimit te siperfaqeve te mbjella me Canabis. Nga nje rrenje Canabis nxirret 1-kg Canabis. Ne nje siperfaqe prej 30-metra katror te mbjelle me kete bime, nje fshatar siguronte 1000 $, shume e mjaftueshme per jetesen e nje viti te nje familjeje. Gradualisht kultivimi i bimes u shtri pothuajse ne te gjithe vendin, nga jugu ne veri, nga lindja ne perendim. Rrethet me tipike te kultivimit te Canabisit jane Vlora dhe Fieri.
Masat e marra nga shteti, asgjesimet dhe goditjet e bera nga strukturat e policise sollen zvogelimin e kultivimit te bimeve narkotike nga viti ne vit. Fshataret per ti shpetuar goditjes se policise, filluan te maskonin mbjelljen e kesaj bime. Forma me tipike per te mos u identifikuar kultivuesi, ishte mbjellja e bimes ne tokat djerre, pa pronesi ose ne siperfaqe toke ne vende te largeta. Kultivuesit, pas vjeljes se Canabisit, bejne pastrimin dhe tharjen e tij. Me pas, vjen faza e grumbullimit, presimit dhe trafikimit te tij, e cila kontrollohet nga grupe kriminale me te organizuara. Grumbullimi behet ne pika te caktuara nga pjestare te rrjeteve te trafikanteve. Dorezimin e bejne vete fshataret, kundrejt shperblimit perkates. Sasia me e madhe e bimeve narkotike e presuar, eshte kapur ne rrethin e Vlores, me 12 gusht 2002, kur ne nje automjet IVECO u sekuestrua nga policia 250-kg mariuane.


KREU III

TRAFIKIMI I DROGES NGA SHQIPERIA


3.1 Përhapja në rrugë të jashtëligjshme
Ne shoqerine bashkekohore, ku ekziston keqperdorimi dhe konsumimi i pijeve narkotike, nje pjese e tyre perhapen nepermjet grupeve kriminale. Perhapja e pijeve narkotike dhe keqperdorimi i tyre arrin prej vendeve arabe deri ne Kine (shekulli 18-te) kur merr permasa brengosese.
Problemi i konsumimit te pijeve narkotike, keqperdorimi dhe tregtia ilegale behet ceshtje e rrezikshme per marredheniet politike e nderkombetare ndermjet shteteve, madje shkakton edhe luftera me permasa te medha.
Nga konsumimi i pijeve narkotike ne menyre te pakontrolluar me te madhe u perhap dukuria e narkomanise ne shtetet e Lindjes se Larget, te Mesme dhe te Lindjes se Aferme.

Pijet e ndryshme narkotike dehese, ne disa vende te botes prodhohen, kurse ne shume vende te tjera keqperdoren, behet tregti ilegale me to, shiten dhe konsumohen. Te dhenat deshmojne se tregun me te madh boteror me substanca narkotike e furnizojne: kinezet, tajlandezet, pakistanezet, hindusit, iranianet, afganet, nigerianet, ganasit, izraelitet etj. Sipas te dhenave statistikore te Kombeve te Bashkuara, perkatesisht Komisionit te Organizates Boterore te Shendetesise, per nderprerjen e tregtise ilegale me pije narkotike dhe parandalimin e narkomanise, kanabisi konsumohet ne Londer, kurse prodhohet ne Nigeri, Xhamajke dhe Burrne, heroina konsumohet ne Amerike, prodhohet ne France prej derivateve te gjysme fabrikuara te morfiumit dhe opiumit turk, i cili prodhohet ne Siri dhe ne Liban.


Pijet narkotike, si ato natyrore dhe sintetike, jane te ndryshme, opiumi dhe derivatet e tij, alkooliket e ndryshme (rafiumi, heroina, kodeini), kokaina, marihuane, kanabisi, hashashi etj.

Sot ne bote behet keqperdorim, konsumim dhe tregti ilegale58 me lloje te ndryshme dhe kultivohet ne vende te ndryshme, keshtu p.sh. Canabis Cativava Indica eshte bime qe kultivohet ne rajonet me klime te bute dhe perdoret per punimin e litareve, thaseve etj. Kultivohet ne Lindjen e Aferrne dhe te Mesme, ne Afrike, ne Indi dhe Meksike, por rritet edhe vete ne natyre, Konsiderohet se kanabisi eshte pije narkotike e njohur prej njerezimit qysh prej koherave te vjetra, kurse ne shekullin XVI eshte sjelle ne Evrope Perendimore. Sot kete narkotik e konsumojne mbi 300 milione njerez.59


Konsumimi i pijeve narkotike, ne vecanti perhapet me te madhe edhe gjate luftes qytetare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sipas te dhenave nga Pentagoni, gjate luftes ne Vietnam, lendet narkotike i kane konsumuar afro 200.000 ushtare amerikane. Shumica derrmuese nga ata, edhe pas luftes, kane konsumuar pije te ndryshme narkotike60.
Sipas te dhenave nga sherbimet speciale qe e luftojne narkomanine BNDD (Burean of Narcotic) dhe DEA (Droge Enforcement) Administrata per parandalimin e drogave ilegale, ne 20 vende evropiane, per shembull, ne vitin 1986 u konfiskuan 1.500 kg. substanca narkotike, ndersa tre vjet me vone konfiskohen 12.900 kg., kokaine.61
Situata ne France, sipas statistikes zyrtare franceze dhe sipas disa analizave te disa institucioneve dhe organizatave per shendetesi dhe lufte ne parandalimin e narkomanise dhe te keqperdorimit dhe te tregtise se palejuar me narkotike, 1 milion persona gjithmone ose kohe pas kohe konsumojne substanca te ndryshme narkotike.
Policise franceze me se shumti i intereson keqperdorimi i heroines, ku ate narkotike e luftojne me te gjitha forcat qe kane. Keqperdorimi, konsumimi e rrugetimi i narkotikeve eshte bere problem numer nje ne boten e sotme bashkekohore, keshtu qe kilogrami i substances narkotike, i cili niset nga Afganistani per ne Gjermani, ne stacionin e pare ku nisen lendet narkotike kushton vetem nje Eu.
Pas arritjes ne Turqi dhe perpunimit te tij ne cfaredo lende narkotike neper laboratore te ndryshme, cmimi rritet ne 2 mije Eu. Duke u afruar per ne Stamboll, cmimi shtohet ne 16 mije Eu.
Nga shkrimet e shtypit, revistave speciale e programeve televizive, sipas disa analizave thuhet se 70 deri ne 80 per qind e sasise se narkotikeve qe barten prej Lindjes ne Evrope kalon neper Turqi, sepse ky vend lidh kontinentin lindor me ate perendimor, qe eshte shnderruar ne problem evropian. Sipas disa te dhenave te marre, ne kufijte e Gjermanise, gjate nje viti konfiskohen mbi pese tone lende narkotike, qe paraqet vetem dhjete perqindeshin e sasise qe dyshohet se i kalon keta kufij.
Organizatat kriminale kryejne lloje te ndryshme veprash penale ne fushen e narkotikeve. Ky krim eshte nje paralele, bashke me narkomanine, dhe dukuri shume e rrezikshme qe nuk po verehet sa duhet. Eshte mese e vertete se shume te rinj, ne tere rruzullin tokesor po bien viktime e kriminalitetit te organizuar me pije te ndryshme narkotike. Ndryshe nga kohet e meparshme, kur narkotiket i perdorte nje numer i vogel njerezish, sot konsumimi i pijeve te ndryshme eshte dukuri masive kryesisht e rinise. Perhapja e tregtise se palejuar me narkotike e te rinjve bie ne sy sidomos prej mesit te viteve te 60-te.
Sot flitet per qindra e miliona njerez, te cilet ne menyra te ndryshme jane te lidhur me prodhimin, shitblerjen, organizimin e rrjetit tregtar per shperndarjen dhe keqperdorimin e pijeve narkotike si forma te rrezikshme te kriminalitetit të organizuar62.

Sipas te dhenave statistikore nderkombetare dhe atyre nacionale, sot fIitet per shifra prej miliona njerezish te cilet perdorin dhe konsumojne pije te ndryshme dehese narkotike dhe qe jane bere viktima te saj.63


Duke humbur jeten ose duke mbetur invalide64 te perhershern per shkak te perdorimit dhe varesise nga pijet narkotike, shtimi i kerkesave per lende narkotike ka rritur tregtine e tyre. Tregun boteror te ashtuquajtur "rruga e kokaines II” e kontrollon kryesisht mafia e Kolumbise, per te cilen ekspertet pohojne se me veprimet e paskrupullta ia kalojne "Cosa nostres" se Sicilise. Disa prijes te kesaj mafie kane perandori te tera me kokaine, me qarkullim financiar vjetor edhe deri nje miliard dollar.
Sipas perllogaritjeve mendohet se mafia e Kolumbise kontrollon 70-80 per qind te kokaines dhe permes tregtise se palejuar me narkotike bartet ne SHBA, me qarkullim prej 70 miliarde dollar ne vit, ndersa "Cosa nostra65" merret me tregtimin e heroines, qe me vellimin e vet eshte "pune" dukshem me e vogel66.

Pikesynimi e qellimi i fundit qe duan te arrijne grupet dhe organizatat kriminale67 eshte nxjerrja e fitimeve te medha.


Per arritjen e ketij qellimi bandat kriminele perdorin dy rruge:

  • Kriminalitetin e organizuar ne fushen e tregtise,

  • Trafikimin e organizuar te sendeve (mallrave te ndaluara)68

Ne rastin e pare, veprojne haptazi duke u paraqitur si ndermarrje te ligjshme ne degezimin tregtar, me administrim kapitalesh e investimesh. Keto fitime burimin e kane nga larja e parave te pista, te cilat me vone perdoren per tregtine e palejuar (kontrabanden) te narkotikeve.69


Qarkullimi i kokaines, ne vecanti nga Amerika Jugore, po rritet si rezultat i tregtise se palejuar (ilegale) dhe kembenguljes se madhe te tregtareve ilegale qe te zgjerojne tregun e kokaines ne Evropen Perendimore.
100 vende anetare te OKB-se, ne vitin 1984 njoftuan sekretarin e pergjithshem te kesaj organizate per prodhimin ilegal dhe qarkullimin e narkotikeve, qe deshmon se perhapja e keqperdorimi i tyre mori karakterin e nje epidemie te gjitheperfshirese te njerezimit, e sidomos te te rinjte.
Sipas raportit te Keshillit Nderkombetar per kontrollin e narkotikeve, ne vitin 1984 u konfiskua me se nje tone kokaine, ndersa ne gjysmen e pare te vitit 1985 afro 500 kilograme, me se shumti ne Spanje, ish RF Gjermane, Britanine e Madhe, France, Zvicer e Holande.70
Tregtia ilegale me narkotike eshte pune e rrezikshme qe kryhet me futjen apo nxjerrjen fshehtazi e substancave narkotike te ndaluar e te kunderligjshme, veprim ky qe ne te gjitha shtetet paraqet veper te rende penale. Konsiderohet se 65 per qind e pijeve narkotike barten me anije, 25 përqind me automobila dhe 10 per qind me aeroplane dhe me tren.71

Per te arritur "sukses" ne tregtine me narkotike, eshte i domosdoshem organizimi i mire dhe rrjeti i lidhur ilegal tregtar.


Duke pasur ndalimin e shitjes dhe te qarkullimit te narkotikëve ne tere boten, tregtia duhet te jete sa me konspirative dhe ilegale. Prandaj, rruget e transportit ilegal, grupet kriminale si dhe organizatat e ndryshme kriminale i studiojne mire, i zgjedhin me vemendje, keshtu qe as imtesite me te vogla nuk i lihen rastit. Ne menyre te persosur behet edhe fshehja me rastin e transportimit me mjete te trafikut rrugor dhe me automjete te tjera neper zbrazetite e tyre (neper bunkere).
Zgjidhet dhe planifikohet koha e kalimit te kufirit, kur frekuenca e udhetareve eshte me e madhe, e ne vecanti ne kohen e sezoneve turistike.

Per sa i perket moshes dhe gjinise se tregtareve ilegale te pijeve narkotike, ne te shumten e rasteve kemi te bejme me persona te gjinise mashkullore, te moshes mesatare 30-vjecare. Sipas profesionit te tyre, ata jane shofere profesioniste, tregtare dhe nje numer i vogel edhe studente.72


Sot ndeshemi ne grupe e organizata te ndryshme, shites te lendeve narkotikeve neper metropolet e medha evropiane, ku puna dhe qendrimi i tyre po keqperdoret ne menyre naive nga organizatat profesionale dhe grupet e ndryshme kriminale qe merren me tregtine ilegale73 te pijeve narkotike.
Ne baze te shenimeve statistikore, po ashtu te Organizates Boterore te Shendetesise te Kombeve te Bashkuara, prodhimtaria legale vjetore e substancave narkotike eshte 2 mije tone, narkotike prej te cilave 900 tone ose 45 per qind perdoret për medicine farmakologji dhe per nevojat kërkimore-shkencore dhe i permbush teresisht nevojat boterore.
3.2. Drejtimet e trafikimit te droges
Droga e futur ne vendin tone, nga burimet dhe rruget e permendura74 ne fakt, eshte e destinuar per tregun e jashtem. Sasia per konsumatoret vendas eshte e vogel. Trafiku jashte vendit, ne pjesen me te madhe, realizohet nga pjestaret e organizatave kriminale, te shtrira edhe ne vendet fqinje. Keta, pasi sjellin drogen nga Turqia ne Shqiperi, vazhdojne trafikimin drejt vendeve fqinje, ku i presin pjesetaret e tjere te organizates. Ne raste te tjera, droga e sjelle nga Turqia, iu shitet trafikanteve te tjere ne Shqiperi, te cilet per llogari te tyre e trafikojne jashte vendit.
Nga analiza e arrestimeve te policise, trafiku i droges nga Shqiperia, behet ne keto drejtime kryesore:
3.2.1. Shqiperi- Itali
Eshte drejtimi kryesor i trafikimit te droges nga Shqiperia, me destinacion jo vetem konsumatoret e shumte te Italise, por edhe te vendeve te tjera si: Gjermania, Franca etj. Drejt Italise trafikohen, ne rradhe te pare, drogat e renda, heroina dhe kokaina. Sipas nje raporti te Interpolit, mafia shqiptare realizon 40% te trafikut te heroines ne vendet perendimore. Kjo perqindje, ndonese duhet pare me rezerve perfshin edhe trafikun e bere nga shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise, si dhe trafikun e droges te bere nga shqiptaret ne Zvicer, drejtperdrejt me avion nga Turqia. Shqiptaret kontrollojne edhe 80% te trafikut ne vendet nordike, trafik qe behet jashte territorit te Shqiperise. Drejt Italise trafikohet edhe droga vendase, canabis sativa, ne formen e marihuanes, hashashit apo vaijt te kanabisit.
Sipas nje raporti, shperndare nga keshilli i OKB-se per kontrollin e narkotikeve, 90% e canabis satives shkon ne Itali nga Shqiperia, ku bima mbillet dhe kultivohet gjeresisht. Ne nje raport te UNPD (Organizata e Zhvillimit Njerezor per Shqiperine), vleresohet se bimet narkotike te kultivuara nga fshataret shqiptare, jane nje burim i konsiderueshem te ardhurash per tregun e huaj. Organizata nderkombetare e droges, ka vleresuar se Shqiperia dhe Maroku jane dy furnizuesit kryesore te Europes Perendimore me canabis sativa.

Nga 60 tone hashash te kapura gjate vitit 2001 ne Europen Perendimore, 6.5 tone ishin nga Shqiperia, duke kaluar tranzit per ne Itali. Gjate viti 2001, ne Itali jane kapur organizata kriminale ose individe shqiptare, 16 raste duke trafikuar heroine dhe kokaine dhe 10 raste caanabis sativa.


Gjate viteve 2004-2009, ne pergjithesi jane ruajtur treguesit pozitive te viteve te kaluara ne lidhje me luften kunder trafikut dhe shperndarjes se lendeve narkotike. Ne lidhje me trafikun e marijuanes, destinacioni kryesor i trafikimit eshte Greqia dhe Italia, por duhet thene se eshte minimizuar se tepermi kalimi i marijuanes ne drejtim te Italise.

Kokaina, ne vitet e shkuara kryesisht ka ardhur ne Shqiperi nga SHBA apo vendet e Amerikes se Jugut qe tradicionalisht njihen per prodhimin e kokaines, nepermjet korriereve apo pakove postare. Kete vit, pjesa me e madhe e kokaines se sekuestruar eshte nje rast, ne te cilin kokaina ka hyre ne vendin tone nga Mali i Zi. Kokaina ne disa raste, sipas informacioneve qe disponohen, tranzitohet per ne vende te tjera si Greqi dhe Itali por duke u nisur nga sekuestrimet ne keto vende rezulton se sasia e kokaines qe tranzitohet nga Shqiperia eshte e paperfillshme.

Gjate kesaj periudhe jane arritur rezultate te mira ne drejtim te goditjes se rrjeteve kriminale qe merren me trafikimin e shperndarjen e heroines, duke arritur nje rritje te sasise se sekuestruar me rreth 40% krahasuar me vitin 2008. Gjithashtu kete vit eshte bere sekuestrimi i sasise me te madhe te bere ne vite ne nje ceshtje, mbi 40 kg ne nje rast. Vendet kryesore te destinacionit per trafikun e heroines jane Greqia dhe Italia. Sipas analizave tona, mendojme se ne krahasim me vitet e mepareshme, ka rene ndjeshem sasia e droges heroine qe tranzitohet nepermjet Shqiperise per ne drejtim te Italise dhe Greqise. Kjo konfirmohet edhe nga statistikat e derguara zyrtarisht nga pala Italiane.

Statistika sipas autoriteteve italiane75:


LLoji

2004

2005

2006

2007

2008

2009 (10m)

Heroin

1085 kg 330 gr

392 kg 604 gr

379 kg 162 gr

173 kg 568 gr

62 kg 479 gr

39kg 560gr

Cocaine

3 kg 289 gr

2 kg 130 gr

0

13 kg 844 gr

3 kg 880 gr

0

Hashash

0

0

30 kg 800 gr

0

0

0

Marijuana

801 kg 300 gr

808 kg 322 gr

3043 kg 25 gr

456 kg 517 gr

4 kg

1420kg 233gr


Yüklə 0,56 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə