Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj



Yüklə 0,56 Mb.
səhifə7/21
tarix15.10.2018
ölçüsü0,56 Mb.
#74324
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   21

5.3.1 Rregullimi juridik i ketyre veprave penale sipas Kodit Penal te Kosoves
Edhe ne Kosove ne kohen e fundit verehet nje invazion dhe perhapja me permasa te medha i prodhimit dhe shitjes te narkotikeve ne menyra te jashteligjshme. Republika e Kosoves se fundi ka miratuar Kodin e Ri Penal143 ne te cilin ka parashikuar nje Kre te vecante per trajtimin e veprave penale te narkotikeve. Kjo dukuri qe ka pasoja me permasa te renda me karakter shendetesor, shoqeror, ekonomik, familjar e personal per ata persona qe abuzojne me narkotike te ndryshem. Keto pasoja kushtezuan Administraten e UNMIK-ut qe te ndermarre masa qe kjo ceshtje te rregullohej edhe ne Kosove me norma ligjore. Keshtu qe ka nxjerre Kodin Penal te Kosoves i cili hyre ne fuqi me 6 prill 2004 dhe percakton disa dispozita lidhur me veprat penale ne fushen e narkotikeve qe kane te bejne me blerjen, posedimin, shperndarjen dhe shitjen e paautorizuar te narkotikeve te rrezikshem dhe te substancave narkotike psikotrope, prodhimin dhe perpunimin e paautorizuar te ketyre substancave narkotike te rrezikshme.
Me miratimin e Kodit te Ri Penal te konstatojme se eshte zgjeruar gama e veprimtarise dhe e substancave per te cilat denohet cdo lloj veprimi i kryer me to. Keshtu sipas nenin 273144 paragrafi i I konstatojme se jane shtuar edhe “substancat analoge” duke zgjeruar listen e substancave te rrezikshme. Njekohesisht, sipas pikes 4 te ketij neni eshte dhene edhe perkufizimi i termit “substanca analoge”. Sipas paragrafit te dyte te ketij neni konstatojme se jane shtuar llojet e veprimeve me te cilat realizohet ose mundesohet kryerja e vepres penale duke synuar inkriminimin e te gjitha veprimeve dhe dhenien e drejtesise ne luften kunder trafikimit te lendeve norkotike. Gjithashtu, po sipas kesaj pike konstatojme se ligjvenesi kosovar ka vendosur nje denim me te ashper per kete veper penale me pikesynimin e luftes efektive kunder kesaj vepre penale.
Ne planin nderkombetar ne luften kunder droges, prodhimit, trafikimit, shitjes dhe formave te tjera te perdorimit te lendeve narkotike psikotrope te cilat paraqesin rrezik te theksuar shoqeror per jeten e shendetin e njeriut, doli ne pah nevoja per disa ndryshime dhe plotesime qe u bene me ratifikimin e konventave e gjithe kjo duke u mbeshtetur ne Ligjin per prodhimin dhe per qarkullimin e narkotikeve. Ky ligj parashikon dispozitat themelore, kushtet e prodhimit, importit dhe eksportit te narkotikeve kushtet e qarkullimit te narkotikeve, evidenca edhe mbikeqyrja e prodhimit dhe e qarkullimit te narkotikeve dhe dispozitat ndeshkimore me gjobe dhe per kundervajtje.

Neni 273 i Kodit Penal te Kosoves parashikon:
Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

1.Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet .

2. Kushdo që pa autorizim shpërndan, shet, transporton, dorëzon, ndërmjetëson, dërgon ose dërgon në transit substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

3. Kushdo që pa autorizim eksporton ose importon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.

4. Për qëllime të këtij kapitulli, shprehja “analog” nënkupton çfarëdo substance e cila nuk është e autorizuar dhe struktura kimike e së cilës është esencialisht e ngjashme me atë të substancave apo preparateve që janë shpallur si narkotikë ose substanca psikotrope dhe efektet e të cilave i riprodhon.

5. Substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge dhe mjetet për prodhimin, shpërndarjen apo transportimin e tyre konfiskohen.


Objekti i kesaj vepre penale jane marredheniet juridike te vendosura ne territorin e Kosoves145 per te garantuar qarkullimin dhe administrimin, shitjen, blerjen konform ligjeve ne fuqi, gjithashtu perderisa thame qe legjislatoret i kane futur keto figura krimi ne kreun e XXIII veprat penale kunder te narkotikeve kunder shendetit si objekt grupor do te jete dhe shendeti i personit qe cenohet nga konsumimi i droges.
Nga ana objektive kjo veper penale realizohet me veprime aktive kriminale qe konsistojne ne:

1-Shitje, blerje ose posedim me qellim shitje, shperndarje apo ofrim per shitje droge te paligjshme.

2- Shperndarje, shitje, transportim ose dorezim me qellim shperndarje, shitjeje ose oferte per shitje te droges se paligjshme.

3- Importim apo eksportim i droges se paligjshme.

Sic shihet per piken 1 te nenit 273 te Kodit Penal parashikohet nje denim me i vogel pasi ketu shitja apo blerja behet me qellim shitje, ndersa tek e dyta me qellim shperndarje dhe ndoshta per shperndarjen e droges se paligjshme nga konsumatori, legjislatori e ka konsideruar me te rrezikshme.



Subjekti i vepres penale eshte i pergjithshem, pra personi qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe i pergjegjshem,

Ana subjektive. Veprimet e kundraligjshme kryhen me dashje me qellim perfitimi material megjithse nje gje e tille nuk del ne menyre te shprehur nga dispozita por ajo parashikon si qellime ate te shitjes apo shperndarjes qe ne fund te fundit realizohen per nje qellim te vetem ate te sigurimit te nje fitimi material sa me te madh.
Neni 279 i Kodit Penal146 eshte nje dispozite e re qe parashikohet per here te pare ne ndryshim nga nenet e meparshme te Kodeve Penale qe kane vepruar ne Kosove. Keshtu legjislatori ka menduar te hartoje nje dispozite te vecante ne menyre qe te parashikoje nje lufte sa me eficente kunder krimit te organizuar ne fushen e trafikimit te lendeve narkotike e cila eshte klasifikuar si industria me fitimprurese mbareboterore e kryer nga organizatat kriminale. Dihet dhe eshte provuar shkencerisht se krimet e kryera nga organizatat kriminale jane me te sofistikuara dhe me kryerjen e ketyre lloje krimeve realizohen me shume perfitime nga organizatat kriminale dhe njekohesisht keto lloje krimesh jane me te veshtira per tu zbuluar nga agjencite e luftes kunder krimit. Per keto arsye ligjvenesi ka hartuar nje dispozite te vecante ne menyre te ashpersoje denimin per subjektet e posacme te kesaj vepre penale qe jane pjesemarresit e organizatave kriminale dhe meritojne nje denim me te ashper se subjektet e pergjithshem te kesaj vepre penale.

Ne kete dispozite parashikon kryerjen e veprimeve te mesiperme ne rrethana te cilesuara sic jane:



a-Personi vepron si pjestar i grupit apo i organizates kriminale eshte konsideruar si rrethane cilesuese ne kete rast pjesmarrja e autorit ne nje organizate kriminale pra, nje grup kompakt te organizuar mire me plane te parapergaditura per ushtrimin e ketij trafiku gje qe perben nje shkalle rrezikshmerie te larte te vepres penale dhe te autorit te vepres penale.

b-Personi eshte sipas nenit 281 te Kodit Penal147 anetar i sherbimit te policise apo pergjegjes per zbatimin e ligjeve. Pra, ne rastin konkret autori vepres penale eshte anetar i sherbimit te policise apo pergjegjes per zbatimin e ligjeve, keshtu qe mundesia e tij per te realizuar nje veper penale te tille eshte me e lehte pasi detyra e ngarkuar i jep lehtesi veprimi subjektit dhe ai duke shperdoruar apo duke e perdorur ate ne funksion te vepres penale realizon veprat penale te parashikuara ne nenet e mesiperme. Me ane te ketij paragrafi legjislatori eshte munduar te godase te gjithe funksionaret e policise qe vene detyrat e tyre ne funksion te kryerjes se veprave penale te tilla.

c-Personi ushtron funksion publik dhe vepra kryhet gjate ushtrimit te atij funksioni. Kjo eshte e njejte me paragrafin e mesiperm pra, personi duke shperdoruar detyren realizon vepren penale te parashikuar por ne kete rast funksioni i personit eshte funksion publik.

d-Personi perdor ose kercenon te perdore dhunen ose armen gjate kryerjes se vepres. Si rrethane e cilesuar na del realizimi i vepres penale me arme ose dhune qe do te thote nje rrezikshmeri shoqerore e larte pasi subjekti kriminal ne cdo moment per te arritur rezultatin kriminal qe ai deshiron mund tu shkaktoje personave te tjere dhune apo tu vere atyre ne rrezik edhe jeten nepermjet perdorimit te armes.

e-Vepra kryhet duke perdore te miturin ose ne dem te te miturit. Ne te dy rastet eshte vene ne mbrojtje i mituri i cili nga shkalla e zhvillimit intelektual nuk ka aftesi te kuptoje si nje i rritur rrezikshmerine e veprimeve qe kryen dhe kjo situate perdoret nga te tjeret per te futur ate ne rrugen e krimit, ndersa kur si viktime eshte i mituri perseri shkalla e rrezikshmerise se vepres eshte e madhe pasi vihet ne rrezik shendeti i te miturit.

f-Vepra eshte kryer ndaj nje personi me dobesi personale i shkaktuar prej moshes, semundjes, pamundesise fizike apo mendore ose crregullimit apo shtatzanise, gje qe ka qene nje fakt i njohur ose i dukshem148 per kryeresin. Pra, nepermjet kesaj pike jane vene ne mbrojtje personat qe per shkak te gjendjes se tyre personale sic eshte: mosha, semundja aftesia fizike apo mendore, shtatzania bien me lehte viktime te konsumit te droges ndoshta per te lehtesuar gjendjen ne te cilen ata ndodhen. Subjekti i vepres penale do te denohet sipas kesaj pike vetem n.q.s ai e di gjendjen e ketyre personave pasi ai eshte nje fakt i njohur ose i dukshem per kryeresin dhe perseri ai kryen veprime te tilla kriminale ndaj ketyre personave.

g -Dergesa, ngarkesa, kontenieri ose mjeti i planifikuar per nje operacion humanitar eshte perdorur per transportimin e paligjshem te droges. Ketu legjislatori per shkak te rendesise dhe humanizmit te operacioneve humanitare dhe per shkak se ato kontrollohen me pak se operacionet tregtare ka parashikuar si rrethane cilesuese perdorimin e tyre per transportin e paligjshem te droges.

h-Personi ka hedhur ne droge substanca qe kane shtuar rrezikun ndaj shendetit. Shpesh here eshte vene re se shperndaresit e droges per arsye fitimi e perziejne drogen me substanca te tjera te rrezikshme per shendetin dhe prandaj duke pare si marredhenien juridike me te rendesishme per tu mbrojtur jeten dhe shendetin e personit ai ka parashikuar kete rrethane per te mbrojtur konsumatorin e droges nga rreziku qe mund ti vije atij ne nje perzierje te tille te droges.

i-Personi e intoksikon personin tjeter pa dijenine e tij. Per shkak se perdorimi i droges per here te pare dhe ne doza te forta tek nje person qe s'ka konsumuar droge me pare mund te sjelle pasoja per jeten dhe shendetin e tij si dhe pe te mbrojtur vullnetin e personave per te mos konsumuar droge eshte vendosur si rrethane cilesuese intoksikimi pa dijeni e personit qe mund te behet ne rrethana te ndryshme por qe nuk kane rendesi per kualifikim juridik te vepres. Shkalla e denimit kur vepra kryhet ne rrethana te cilesuara eshte shume e larte qe shkon nga 3 deri ne 13 vjet.

Subjekti eshte i posacem ne rastin e pare eshte nje anetar i organizates kriminale ose sherbimit te policise ndersa ne te dytin nje person i ngarkuar me funksion publik.


Sipas nenit 274 i Kodit Penal te Kosove149 percaktohet se prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike objekti i te cilave jane marredheniet juridike te vendosura per te garantuar ligjshmerine e prodhimit dhe perpunimit te droges. Objekt material i vepres penale jane te gjitha llojet e droges se paligjshme si dhe analogu qe ne kuptimin e kodit do te kuptojme cfaredo substance qe nuk eshte lejuar pasi struktura kimike e se ciles eshte thelbesisht e ngjshme me drogen e ndaluar e cila prodhon efekte psikoaktive.
Ana objektive. Kjo veper penale realizohet me veprime aktive kriminale qe konsistojne ne:

1-Kultivimin prodhimin, apo pergatitje per shitje, shperndarje ose oferte per shitjen e droges se paligjshme;

2-Perpunimi ose shitja e paautorizuar e nje anologu me qellim shitjen ose oferte per shitje veprim per te cilin parashikohet nje denim me gjobe ose me burgim nga 6 muaj deri ne 3 vjet.

Kryerja e vetem njerit prej veprimeve te mesiperme e konsumon plotesisht vepren penale, nuk kerkohet ardhja e ndonje pasoje konkrete mjafton kryerja e njerit prej veprimeve te mesiperme.

3-Gjithashtu kjo figure krimi realizohet edhe nepermjet shitjes apo furnizimit me pajisje per prodhim, kultivim, perpunimi apo trafikim te lendeve narkotike, mjafton pajisja me kete pajisje qe te konsumohet kjo figure krimi dhe n.q.s. subjekti, kultivon, prodhon, trafikon, vepra e re do te konkuroje me kete veper.
Subjekti i vepres penale eshte i pergjithshem per cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem.
Ana subjektive realizohet me dashje, me qellim shperndarjen e droges narkotike apo te nje analogu tjeter me qellim final realizimin e sa me shume fitimeve.
Me poshte po paraqesin rregullimin e ri te kesaj lloj vepre penale:

(1) Kushdo qe pa autorizim sjell ose posedon me qellim shitje, shperndarje ose ofron per shitje substance a preparate te cilat jane shpallur te rrezikshme, narkotike dhe substance psikotropike, denohet me gjobe dhe me burgim prej nje deri ne tre vjet.

(2) Kushdo qe pa autorizim shperndan, shet transporton ose dergon substance apo preparate te cilat jane shpallur te rrezikshme, narkotike ose substance psikotrope me qellim shperndarje, shitjeje ose oferte per shitje, denohet me gjobe dhe burgim deri ne tete vjet.

(3) Kushdo qe pa autorizim eksporton ose importon substance a preparate te cilat jane shpallur te rrezikshme, narkotike ose substance psikotrope denohet me gjobe dhe me burgim prej tre deri ne dhjete vjet.

(4) Nese vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i ketij neni kryhet ne nje ose me shume rrethana te meposhtme, kryeresi denohet me gjobe dhe me burgim prej tre deri ne pesembedhjete vjet kur:

1. Kryeresi vepron si anetar nje grupi;

2. Kryeresi eshte anetar i forcave policore ose pergjegjes per zbatimin e ligjit;

3. Kryesi eshte person zyrtar i cili vepron gjate ushtrimit te detyrave te tij;

4. Kryeresi perdor ose kercenon se do te perdore dhunen ose armen gjate kryerjes se vepres;

5. Vepra kryhet duke e shfrytezuar femijen ose ne dem te personit te tille;

6. Vepra eshte kryer kunder personit posacerisht te ndjeshem si rezultat i moshes, sernundjes, paaftesise fizike apo mendore ose crregullimit apo shtatzenise, gje qe ka qene nje fakt i njohur ose i dukshem per kryeresin;

7. Dergesa, ngarkesa, kontejneri ose mjeti i planifikuar per nje operacion humanitar eshte perdorur per transportimin e paligjshem te narkotikeve ose te substancave psikotrope;

8. Personi ka perzier substanca narkotike dhe psikotrope me substanca te tjera, me crraste ka shtuar rrezikun per shendetin e njeriut dhe

9. Personi e intoksikon personin tjeter me substanca narkotike ose psikotropike pa dijenine e tij.


Sipas ketij neni 273 shprehja "analoge" eshte cila do substance e cila nuk eshte e lejuar dhe struktura kimike e se ciles eshte dukshem e ngjashme me ate te drogave ose substancave apo preparateve qe jane shpallur te rrezikshme si narkotike ose substanca psikotropike efektet e te cilave i riprodhon.
Sipas dispozites te ketij neni 273, per prodhimin dhe perpunimin e droges se ndaluar parashihen denime me gjobe dhe burgim dhe denim te larte kapital per prodhimin dhe perpunimin e droges se ndaluar qofshin ato natyrore, artificiale ose sintetike duke fituar prodhimet finale te drogave dehese apo pijeve narkotike per cfare caktojne subjektet e autorizuara qe mund te disponojne droga te ndryshme dehese dhe me kete nuk eshte veshtire te kuptohet dhe te gjykohet rasti i personave qe kryejne vepra penale ne fushen e narkotikeve, por nuk flasin konkretisht per shkallen e pergjegjesise se personave qe i prodhojne, per shembull kanabis sativa per nevoja te veta personale, per prodhimin e litareve apo te stofrave te ndryshme per veshmbathje apo per stava shtepiake per mbulesa te paradhomave apo te korridoreve shtepiake, ose kur prodhon bime narkotike per shitje nga ana e bujqve te cilen bime narkotike e prodhojne, mirepo, qe ne te dy rastet kryeresi i vepres penale, denohet, sepse qe te dy keto veprime jane te jashteligjshme, ne te kunderten nese ate e perpunon dhe e dine se eshte droge e ndaluar, denimi do ti caktohet me burg maksimal sikurse e parashikon dispozita ligjore ne fushen e narkotikeve.
Sipas disa mendimeve juridike shqiptare si ne Shqiperi edhe ne Kosove dhe jashte trojeve shqiptare, kur personi prodhon per vete, duhet ti jepet denimi me i lehte, ndersa kur prodhon per tregtim te jashteligjshem dhe abuzime ne forma te ndryshme, ai duhet te denohet me burg me nje kohezgjatje me te larte, ndersa me mbajtjen e substancave narkotike dhe psikotrope, pervec rastit te perdorimit vetjak dhe ne doza te vogla qe nuk permban veper penale150.
Sipas nenit 277 te Kodit Penal151 parashikohet lehtesimi i sigurimit apo perdorimit te narkotikeve, substancave psikotrope apo analogeve te rrezikshem.

(1) Kushdo qe administron narkotike me substanca psikotrope ose analoge dhe, per shkak te detyres qe ka, lehteson sigurimin ose perdorimin e tyre ne kundershtim me ligjin, denohet me burgim prej gjashte muajve deri ne pese vjet.



(2) Drejtuesi ose pronari i lokalit apo hapesires tjeter te mbyllur te cilen e perdor publiku i cili lejon apo toleron perdorimin e narkotikeve substancave psikotrope ose substancave te rrezikshme analoge, denohet me burgim prej tre muajve deri ne pese vjet152.
Sipas dispozites se ketij neni te paragrafit 1, veprim i rrezikshem konsiderohet mundesimi i perdorimit te narkotikeve apo te substancave analoge te ndaluara te shume personave. Kjo dukuri shfaqet dhe mesohet per te keq ne perhapjen e konsumimit te drogave dehese nder te rinj e sidomos te te miturit te cilet fillojne t'i konsumojne nga mundesimi i perdorimit te drogave nen ndikimin e personave narkoman te cilet jane me nje aktivitet kriminal. Si forme e vecante e mundesimit ne perdorimin e droges apo substancave te ndryshme narkotike eshte edhe krijimi i lehtesirave per marrjen e drogave nga ana e pronareve, drejtues te lokaleve apo hapesirave te mbyllura ku lejon dhe toleron perdorimin e droges dhe venien ne dispozicion te lokalit nga personat qe administrojne ato lokale, ku per kete sjellje antiligjore denohet me burgim prej tre muajve gjer ne pese vjet.
Ne shume shtete te ndryshme te botes neper qytetet e medha (metropole) dhe qendra te tjera praktikohet qe te leshohen lokalet e ndryshme ekskluzive per te ashtuquajtura "mbledhje" te narkomaneve dhe personave qe per here te pare konsumojne droga dehese. Meqe, sot dihet se ne qarqet nderkombetare dhe brenda Kosoves tregtia e palejuar me droga dehese ose pije te ndryshme narkotike psikotrope si veprimtari kriminale me nje afarizem te leverdishern qe sjell dobi dhe fitime te medha materiale dhe financiare qe nga vendet prodhuese deri te vendet konsumuese me dallime te cmimeve i cili eshte i madh, pasi dihet se drogat dehese ose mjetet e ndryshme narkotike si lende e pare jane te lira ndersa si prodhime te finalizuar nga gjysme fabrikimi i tyre jane shume te shtrenjta.
Blerja, posedimi, shperndarja dhe shitja a paautorizuar e narkotikeve te rrezikshem dhe substancave psikotrope, sipas Kodit Penal te Kosoves konsiderohet si forma me e rrezikshme e aktivitetit kriminal ne kundershtimin me ligjin nga organizimi dhe drejtimi organizatave kriminale, ku paraqet kriminalitetin me te organizuar ne boten
bashkekohore dhe nje nder format me tipike te kriminalitetit, ku lidhur me kete, konventat nderkombetare detyrojne te percillen rrethanat ne fushen e narkotikeve ose te drogave dehese per zbulimin, ndjekjen dhe bashkepunimin ndermjet shteteve te ndryshme lidhur me parandalimin dhe luftimin, si dhe eliminimin e kriminalitetit te organizuar ne bote te rrezikshem per njerezimin.
Sot ne bote153 veprojne mbi njeqind grupe dhe organizata kriminale me karakter nderkombetar lidhur me kontrabandimin e narkotikeve te ndryshme dhe atyre psikotrope ku organizata te atilla ka si ne SHBA-te, Rusi, Afganistan, Triada kineze ne Kine, Turqi, Liban, Egjipt, Algjeri, Japoni, Ameriken Jugore. Nder keto organizata kriminale me karakter nderkombetar, me te rrezikshme konsiderohen organizatat e ndryshme
kriminale te Rusise, te Kolumbise dhe te Italise.
Per kete lloj veprimtarie jashteligjore lidhur me organizimin per kryerjen e veprave penale lidhur me drogen e ndaluar, ne Kodin Penal te Kosoves parashihet denim me burgim se paku tre vjet, denim i cili eshte shume i bute ne krahasim me Kodin Penal te Shqiperise, Kod Penal kur ka te beje me: "Organizimin, drejtimi dhe financimin e organizatave kriminale me qellim kultivimin, prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshem te narkotikeve denohet me burgim nga 10 - 20 vjet"154
Disa probleme rreth rregullimit te ketyre krimeve sipas Kodit Penal te Kosoves, veprat penale si tregtia e paligjshme e drogave apo pijeve te ndryshme narkotike, prodhimi dhe perpunimi i ndaluar i saj mund te behej vetem me paramendim dhe dashje. Per keto vepra penale, Kodi Penal i Kosoves ka parashikuar denime shume te rrepta penale, denim me gjobe dhe me burg sipas paragrafit 1 prej nje deri ne pese vjet, paragrafi 2 prej nje deri ne tete vjet, paragrafi 3 prej tre deri dhjet vjet dhe paragrafi 4 prej tre deri ne pesembedhjete vjet155.
Autoret e ketyre veprave penale gjithsesi u merrej (konfiskohej) malli dhe lendet narkotike156 edhe perkunder asaj qe shprehimisht nuk thuhej ne keto dispozita ligjore ne paragrafet e saj si mase e posacme e sigurimit. Objekt konfiskimi jane edhe pajisjet, materiali dhe substancat dedikuar per te prodhuar drogen.
Gjykatat kompetente kishin per detyre qe per cdo veper penale nga neni 229 dhe 230, te jepnine shenimet per vepren penale dhe autoreve e saj157, Departamentit te Drejtesise, departament i cili ishte nen administrimin e Administratorit te Kombeve te Bashkuara, apo Ministrise se Drejtesise se Kosoves. Edhe pse per kete veper penale ishte i parashikuar denimi me burg per nje kohe te gjate, kjo nuk do te thoshte se ishte i vetmi denim qe mund ti jepej autori te vepres penale. Pra, gjykata krahas denimit me burg mund te caktonte edhe denimin me gjobe ne kufijte prej minimumit te pergjithshem jo me pak se 50 euro, po jo me i larte se 25.000 euro, denim i cili bente pjese ne denimet kryesore pas denimit me burgim afatgjate dhe denimit me burgim.
Sipas Kodit Penal te Kosoves158 dhe te Kodit Penal te Shqiperise159, si denim kryesor ajo nuk duhej te aplikohej nga gjykatat. E theksojme kete, pasi kemi te bejme me grup veprash penale te cilat paraqisnin rrezikshmeri te larte per shoqerine dhe per rrjedhoje kerkohej denimi me i rrepte.
Ndaj autoreve te ketyre veprave penale gjykatat krahas denimit me burg dhe denimit me gjobe mund te jepnin edhe masen e trajtimit me ane te rehabilitimit te detyrueshem i personave te varur nga droga ose alkooli160 mund te zbatohej ne rastet e meposhtme kur:

-Vepra penale te ishte shkaktuar dhe kryer per shkak te varesise nga perdorimi i drogave dehese, me gjithe vetedijen per pasojat e demshme shendetesore.

-Duhet te jete i pranishem rreziku se autori i vepres, per shkak te varesise nga drogat dehese apo pijet narkotike, edhe me tutje do te kryhej vepra penale por kete vleresim e jep gjykata.
Kjo mase mjekimi e detyruar jepej vetem si denim alternativ suplementar penal dhe kemi te bejme ketu edhe me masat edukative te te rinjve.

Nga e gjithe ajo qe u tha me lart, ne fund duhet te konstatojme se veprat penale ne keto figura te Kodi Penal te Kosoves si: blerja, posedimi, shperndarja dhe shitja e paautorizuar e drogave apo pijeve te ndryshme narkotike te rrezikshme dhe e substancave psikotrope, prodhimi dhe perpunimi i paautorizuar i narkotikeve, lehtesimi i sigurimit ose perdorimit te narkotikeve, substancave psikotrope apo analogeve te rrezikshme, jane jashtezakonisht te rrezikshme dhe me pasoja te renda per jeten dhe shendetin e njeriut dhe keto vepra penale vitet e fundit edhe ne Kosove jane ne shtim e siper. Prandaj, ligjdhenesi i ka ashpersuar denimet e parashikuara per keto vepra penale bashke me denimet tjera alternative.


Mendojme se me keto precizime te veprimeve te mundshme te kryerjes se veprave penale ne fushen e narkotikeve sipas Kodit Penal te Kosoves, gjykatat do te kene mundesi me te medha qe me denime te perfshije te gjitha format dhe menyrat e kryerjes se veprave penale ne fushen e narkotikeve si edhe dhenien e denimeve perkatese penale qe te ndikoje ne parandalimin dhe luftimin e ketyre sjelljeve te rrezikshme shoqerore. Nese bejme krahasime ndermjet Kodit Penal te Shqiperise dhe Kodit Penal te Kosoves, Kodi Penal i Shqiperise ka pesuar ndryshime dhe plotesime rrenjesore sa i perket persosmerise ne Kodin Penal qe kuptohet shume lehte nga juristi por edhe nga masa e gjere popullore i cili ka per qellim te ushtroje ndikim ne vetedijen e personave per rrezikshmerine e veprave penale, ndersa Kodi Penal i Kosoves qe gjate leximit nuk kuptohet aq lehte, madje edhe nga shume juriste161, edhe per masen e gjere popullore kosovare te traumatizuar nga lufta veshtire se do ta kuptojne kete ligj.
5.4.Veprat Penale te narkotikeve sipas Kodit Italian
Italia eshte vendi ku lindi mafia qe sic eshte pranuar pa asnje diskutim eshte forma me e perkryer dhe e rrezikshme e krimit te organizuar.

Ne brendesi te saj funksionojne me qindra mini-organizata n.q.s. mund ta quajme keshtu pasi keto mini-organizata ushtrojne veprimtarine e tyre ne rang nderkombetar. Zakonisht mafia italiane qe ne brendesi te saj ka disa lloj organizatash mafioze si: Sacra Corona Unita apo Mafia Pulieze ka se qellim apo funsksion kryesor tarfikun e lendeve narkotike qe eshte trafiku qe u sjell me shume te ardhura ketyre organizatave. Keto organizata te tipit mafioz thithin ne brendesi te tyre ose bashkepunojne ne shtete te tjera per te bere te mundur trafikimin e lendeve narkotike nga vendi i prodhimit ne vendin e konsumimit.


Per veprat penale ne fushen e narkotikeve Kodi Penal Italian ben nje rregullim mjaft te detajuar. Kjo pjese qe rregullon veprat e kodit penal konsiderohet si “Teksti unik i ligjeve ne fushen e rehabilitimit i gjendjes se toksikovartesise”. Ajo perbehet nga 8 kapituj, nga te cilat 7 kapituj kane natyre administrative ku percaktohen rregullat e qarkullimit dhe administrimit te droges dhe organet kompetente ne luften kunder trafikut te paligjshem dhe sipas nenit 70/5 cdo person i autorizuar qe kryen veprime ne kundershtim me rregullat ligjore denohet nga 4-20 vjet heqje lirie.
Yüklə 0,56 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə