Eri ok ok pmd



Yüklə 0,9 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə5/22
tarix14.12.2017
ölçüsü0,9 Mb.
#15682
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   22

 E 

 E 


 E 

 E 


 E S

S

S



S

Shtunë 


htunë 

htunë 


htunë 

htunë 30 M

30 M

30 M


30 M

30 Mars 2013

ars 2013

ars 2013


ars 2013

ars 2013


6

GAZETA SOT

www.sot.com.al



p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

www.sot.com.al

Parlamenti Evropian deklaron

ndërprerjen e marrëdhënieve

me qeverinë Berisha,

akuza mazhorancës për

sabotimin e takimit në Tiranë

Adriatik DOÇI

P

arlamenti Evropian ka



zyrtarizuar dje ndërpre

rjen e marrëdhënieve me

qeverinë Berisha. Ngrit-

ja e marrëdhënieve ka ardhur pas skan-

dalit të sabotimit nga ana e Berishës të

Komitetit të 6-të Ndërparlamentar PE-

Shqipëri, i parashikuar të mbahej në

Tiranë më 19 dhe 20 dhjetor. Berisha e

anuloi këtë takim, ndërkohë tre muaj

më vonë, ka ardhur edhe reagimi i

PE, ku deklaron ndërprerjen e mar-

rëdhënieve me qeverinë shqiptare.

Lajmi konformohet nga kryetari i

Delegacionit të Parlamentit Europi-

an në Komitetin Parlamentar të Sta-

bilizim Asociimit BE-Shqipëri, Ed-

uard Kukan. Ai tha se PE ka push-

uar marrëdhëniet me këtë qeveri,

ndërsa tha se Brukseli po pret të

bashkëpunojë me qeverinë e re që

do të dalë nga zgjedhjet e 23 Qer-

shorit. Deklarata e fortë bëhet në një

kohë kur qeveria Berisha bojkotoi

në Tiranë edhe konferencën e Ko-

misionerit për Zgjerimin, Stefan

Fyle. "Aktualisht kemi një pushim

të marrëdhënieve mes dy parla-

menteve që nënkupton se takimi i

planifikuar ndërparlamentar për

fundin e vitit të kaluar u anulua, si-

pas kërkesës së kolegëve tanë sh-

qiptarë. Edhe tani, për shkak të fus-

hatës zgjedhore mbajmë vetëm ko-

munikime informale. Për këtë arsye,

mendova se do të ishte mirë të mer-

rja pjesë në konferencën e së hënës

të organizuar në Tiranë për të shfaqur

flamurin e Parlamentit Europian dhe

për të folur mbi bashkëpunimin par-

lamentar. Ne tani po presim për

zgjedhjet dhe formimin e parla-

mentit të ri. Shpresoj që bashkëpun-

imi të jetë intensiv, në mënyrë që të

kompensojmë edhe kohën që kemi

humbur për takime e bashkëpunim

konkret", shprehet Eduard Kukan.

Kreu i delegacionit për Ballkanin ka

akuzuar mazhorancën për anulimin

e takimit në dhjetor të vitit të kaluar.

"Situata në Shqipëri, jo ne. Ne i pran-

uam shpjegimet e kolegëve tanë sh-

qiptarë se gjatë fushatës zgjedhore

nuk kishte shumë vullnet dhe shumë

premtim për pjesëmarrje të plotë të

delegacionit shqiptar pasi anëtarët

janë të angazhuar në fushatë dhe

është e kuptueshme. Kjo është një

situatë objektive që na ndaloi dhe i

kuptuam kolegët shqiptarë që na

shpjeguan se gjatë fushatës takimet

do të ishin përdorur apo keqpërdorur

për qëllime elektorale. Është e kup-

tueshme pasi gjatë fushatës të gjithë

tentojnë të kenë sa më shumë vë-

mendje e vota dhe takimet ndërpar-

lamentare nuk do t'i shërbenin

qëllimit për të cilin janë krijuar", tha

Kukan.


Eduard Kukan: Nuk bashkëpunojmë më me Berishën, po presim qeverinë e re pas zgjedhjeve të 23 Qershorit

Rama premton uljen e çmimit

të naftës pas 23 qershorit

Kryetari i Partisë Socialiste,

Edi Rama, ka premtuar se do të

ulë çmimin e naftës pas 23

qershorit. Ai deklaroi se çmimi i

naftës nga 400 lekë, Berisha e

çoi në 800 lekë. "Asnjë njeri që e

votoi kryeministrin për të marrë

naftën 400 lekë, nuk mund ta

votojë sot kur nafta vetëm taksën

e ka 800 lekë, se çmimi i rritet

përditë. Si ka mundësi që nafta,

pasuria e madhe e shqiptarëve, të

cilës asnjë pushtues në të

shkuarën nuk ia bëri gjëmën që

po i bën Saliu të koncesionohet

dhe nga koncesionet që i marrin

privatët, shqiptarët të marrin si

pagesë minimumin e të drejtës

sovrane? Si ka mundësi që dëmi

i përvitshëm në buxhetin e

shtetit, që do të thotë dëmi i

përditshëm për shqiptarët nga

abuzimi me naftën, me pasurinë

e tyre të jetë 150 milionë USD?",

shprehet Rama nga Fieri, gjatë

prezantimit të programit "Për një

Rilindje". Kryesocialisti ka

deklaruar se Shqipëria në

regjimin e Berishës, do të vijë

duke u rrënuar në të gjithë

sektorët. "Flasim për një vend që

po të vazhdojë në rrugën e këtij

rrënimi kërcënohet nga falimen-

timi i ushqimoreve, nga falimen-

timi i tregtarëve që nuk kanë më

mundësi të japin veresie se po

mbyten nga borxhet, marrin

borxh për të paguar taksat,

detyrohen të mbyllin dyqanet

dhe të ikin nga turpi sepse nuk

duan t'i lënë pa bukë fqinjët

përreth, nuk duan t'i lënë pa

bukë familjet që i kanë ushqyer

me vite të tëra, por nuk kanë më

mundësi. E pra, si ka mundësi,

kush e bën këtë, ku ndodh kjo?

As në diktatura, as në demokra-

ci!", tha Rama. Ndërkaq, Rama

deklaroi se Shqipëria eksporton

naftë dhe e importon me dyfishin

e çmimit. "Ndërkohë që, Sh-

qipëria importon 650 mijë tonë

dhe e dini si e importon? Me

dyfishin e çmimit të asaj që

eksporton, 300 milionë dollarë

dëm. Si ka mundësi, si është e

mundur që ajo rafineria e

Ballshit punon vetëm 30 ditë në

ditë? Si është e mundur që

ndërmarrjet e naftës të kthehen

në fole gjigande rrogëtarësh në

pushtet të ardhur nga rruga

thjeshtë dhe vetëm për t'i dhënë

një rrogë dhe thjeshtë dhe vetëm

për t'i mbajtur gati për miting-

jet?", tha Rama.

Anulimi i takimit

Berisha tryezë

me akademikët:

Reformë në

punësim sipas

modelit gjerman

N

ë kuadër të zgjedhjeve par



lamentare, qeveria po bën

fushatë me punësimin. Për t'i ardhur

në ndihmë të papunëve, qeveria do

të zbatojë modelin gjerman Hartz.

Kjo ka qenë qendra e bashkëbised-

imit mes kryeministrit Sali Berisha,

përfaqësuesve të Organizatës

Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe

akademikëve. Modeli Hartz konsis-

ton në reformimin e sistemit të shër-

bimeve të punësimit, krijimin e qen-

drave one-stop-shop, de-rregullimin

e tregut të punës, heqjen e kufizimit

për punën me kohë të pjesshme,

përsëritjen automatike të kontratës

për moshat mbi 52 vjeç, financimin

e fillimit të një biznesi të vogël (Ko-

mpania "Ime"), krijimin e vendeve

të reja të punës (minijob dhe midi-

job) nëpërmjet reduktimit të taksave.

"Adaptimi i këtij modeli në Shqipëri

bëhet i mundur pas implementimit

të reformave fiskale dhe adminis-

trative si reduktimi i një sërë tak-

sash që ndihmojnë zhvillimin e bi-

znesit dhe hapjen e vendeve të reja

të punës; përfundimi i informatizim-

it të shërbimit të punësimit; pilotimi

me sukses i disa instrumenteve të

ngjashëm në tregun e punës; për-

dorimi i programeve të punësimit,

të vlerësuara për impaktin e tyre;

mbështetja e biznesit social, i ngjas-

hëm me minijobs dhe midijobs;

pjesëmarrja e pushtetit lokal në pro-

gramet e punësimit; reforma në

sistemin e asistencës sociale, i ko-

mbinuar me shërbimet e punësimit;

përgatitja e ndryshimeve në Kodin

e Punës, për hapësirat e kontratave

me kohë të pjesshme", është shpre-

hur Berisha. Kryeministri ka vlerë-

suar këtë model i cili nuk mund të

zbatohet deri në detaj, duke u shpre-

hur se çdo punë është më e mirë sesa

ndihma e shtetit. "Në qoftë se mar-

rim fondin e ndihmës ekonomike,

ai është i konsiderueshëm. Në qoftë

se marrim shkallën e informalitetit

të saj, është shumë i lartë. Absolut-

isht, në rast se vjen problemi për t'u

shtuar pagë dite është pikërisht ky

kontingjent, ku qeveria, qendrore

apo vendore, mund ta plotësojë me

një rrogë të plotë atë. Kushti theme-

lor i reformës që po diskutojmë ësh-

të: duhet të pranosh punën që të ofro-

het. Përndryshe bën një vetëdënim.

Ti ke të drejtë të kërkosh punë, e drej-

ta më themelore, por ke edhe detyrë

t'u përgjigjesh. Pra, i papuni ka të

drejta, ka edhe detyra. Aty është një

rezervë e madhe reale", tha Berisha.

K

omiteti i 6-të Ndërparlamentar PE-Shqipëri, i



parashikuar të mbahej në Tiranë më 19 dhe

20 dhjetor, është shtyrë për një kohë tjetër, ndërkohë

që Parlamenti Europian është lajmëruar në momentet

e fundit nga Kuvendi i Shqipërisë për anulimin dhe

shtyrjen e tij.  Ndërkaq, zyrtarët e PE-së janë njoftuar

nga pala shqiptare vetëm në ditën, kur në Bruksel ish-

te zhvilluar mbledhja përgatitore mbi disa vështirësi

në Tiranë, për organizimin e këtij takimi në datat e

paracaktuara me kohë. Zyrtarë nga PE pohuan se ar-

syet dhe detajet e këtij anulimi duhet të kërkohen në

Tiranë, pasi vetë PE kishte marrë të gjitha masat dhe

kishte përgatitur një delegacion të rëndësishëm, që

parashikohej të merrte pjesë në këtë takim.

Zgjedhjet

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit

Europian në Komitetin Parlamentar të

Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Edu-

ard Kukan, u bëri thirrje politikanëve sh-

qiptare të sillen në mënyrë të përgjegjshme

për zgjedhjet. "Ky është një spekulim neg-

ativ dhe refuzoj t'i përgjigjem kësaj py-

etjeje. Unë shpresoj se ata do të sillen

në mënyrë të përgjegjshme sepse inte-

grimi europian ka të bëjë me rregullat,

vlerat dhe sjelljen e politikanëve dhe

partive politike", tha Kukan.



Parlamenti Evropian ka

zyrtarizuar dje ndërpre-

rjen e marrëdhënieve me

qeverinë Berisha. Ngritja

e marrëdhënieve ka

ardhur pas skandalit të

sabotimit nga ana e

Berishës të Komitetit të

6-të Ndërparlamentar PE-

Shqipëri, i parashikuar të

mbahej në Tiranë më 19

dhe 20 dhjetor...


Yüklə 0,9 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   22




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə