Eri ok ok pmd



Yüklə 0,9 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə6/22
tarix14.12.2017
ölçüsü0,9 Mb.
#15682
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   22

GAZETA SOT



E S



S

S

S



Shtunë 

htunë 


htunë 

htunë 


htunë 30 M

30 M


30 M

30 M


30 Mars 2013

ars 2013


ars 2013

ars 2013


ars 2013

7

g

www.sot.com.al



p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

www.sot.com.al

Koço Danaj: Të mos



votosh Rezolutën Çame,

do të thotë të ringjallësh

Napoleon Zervën

Eneida JAÇAJ

K

ur ka mbetur edhe një



muaj e gjysmë nga

shpërndarja e Parla

mentit, shtohen thirr-

jet në adresë së politikës shqiptare,

për të votuar Rezolutën Çame. Blloki-

mi i Rezolutës Çame, që njeh të drejtat

e popullit çam dhe masakrës greke

mbi shqiptarët e Çamërisë në fund të

Luftës së Dytë Botërore, është denon-

cuar edhe nga kryetari i Listës për

Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj.

Danaj ka shprehur domosdosh-

mërinë e miratimit të Rezolutës për

Çamërinë nga Parlamenti i Sh-

qipërisë. Duke i bërë thirrje PD dhe

PS për të votuar këtë projekt të rëndë-

sishëm, Danaj u shpreh se mosvoti-

mi i rezolutës, do të thotë të ringjallësh

Napoleon Zervën. "Të mos miratosh

sot Rezolutën, Çame do të thotë të

ringjallësh Napeolon Zervën. Është

rezolutë, nuk është asgjë më shumë,

domethënë thjesht tregon dinjitet. Në

radhë të parë për ne Çamëria është

çështje territori, nuk është çështje

pronash, pronat janë të individëve,

territori është i shqiptarëve, është

pjesë e kombit shqiptar", theksoi

Danaj.

Argumentet



Kryetari i Listës për Shqipërinë

Natyrale ka renditur një sërë argu-

mentesh pse duhet të votohet Rezo-

luta Çame. Ai e ka cilësuar absurdi-

tet mosbotimin e rezolutës. "E para

duket absurd, më duket një gjë e

çuditshme që ende nuk është votuar.

Kam filluar të kujtoj rezolutën e

2004-ës, para 9 vjetëve dhe asokohe

kur ajo rezolutë u ndërrua në mo-

mentin e fundit, u hoq nga rendi i

ditës, unë botova një shkrim me tit-

ull të cilin përsëri nuk ka ndërmend

ta rishkruaj nga e para, por do ta

botoj si atëherë në qoftë se nuk do të

miratohet. Titulli ishte: "Deputetët

shqiptarë në gjunjë para Napoleon

Zervës". Të mos miratosh sot rezo-

lutën çame do të thotë të ringjallësh

Napeolon Zervën. Kaq pak dinjitet

çdo deputet duhet ta ketë, edhe nga

ata që do jenë prap në parlamentin e

ardhshëm edhe nga ata që nuk do

jenë, them se duhet të ngrenë dorën

ta votojmë që të gjithë, madje duke

përfshirë këtu edhe deputetë që nuk

janë me kombësi shqiptare", tha

Danaj. Si ekspert i Shqipërisë

Natyrale, ai shprehet se si fillim

Çamëria duhet të shpallet zonë e lire,

zonë e lirë midis Shqipërisë dhe Gre-

qisë, pasi sipas tij Çamëria është

çështje territori. "Fillimisht, si fillim

jo si fund, Çamëria të shpallet zonë e

lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Çdo të thotë zonë e lirë? Domethënë

që të mos ketë kufij, që të gjithë sh-

qiptarët e dëbuar me genocid nga tro-

jet e tyre të hyjnë dhe të dalin në tro-

jet e tyre. Çështja e pronave është

çështje individuale e çdo shqiptari.

Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale: Çamëria të shpallet zonë e lirë

Rezoluta Çame drejt djegies për herë

të dytë, të premten seanca e ardhshme

Politika shqiptare ka vënë në një

peshore interesat kombëtare me paza-

ret politike. Nacionalizmi dhe interesi

kombëtar ka humbur betejën përballë

zbatimit të rekomandimeve të Athinës

dhe interesave të ngushta politike.

Duke qenë se Parlamenti do të

shpërndahet më 14 maj, 45 ditë para

zhvillimit të procesit zgjedhor, duket se

Partia Demokratike dhe Partia Social-

iste po përgatisin strategjinë për të dje-

gur Rezolutën Çame për herë të dytë,

duke e shtyrë atë pas zgjedhjeve të 23

qershorit. Në një prononcim për

gazetën "Sot", deputeti i PDIU,

Dashamir Tahiri, deklaroi se të premten

e javës që vjen, do të dëgjohen në Ko-

mision Parlamentar të Jashtëm rela-

torët e çështjes nga PD, Fatbardh Ka-

dilli dhe nga PS, Qemal Minxhozi.

Deputetët e djathtë dhe të majtë në Ko-

misionin e Jashtëm, janë kontaktuar

nga gazeta "Sot" për të dhënë mendi-

min e tyre mbi fatin e Rezolutës Çame,

por të frikësuar nga kjo çështje nuk

kanë dëshiruar të flasin. Ndërkaq, de-

puteti socialist, njëherësh relatori i çësh-

tjes, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se

po punohet për një variant të ri për çësh-

tjen çame. Me sa duket të 13 pikat e

Rezolutës Çame të PDIU, e cila njeh të

drejtat e kësaj popullsie, si dhe shfuqi-

zimin e Ligjit grek të Luftës, do të ndry-

shojnë nëpërmjet një projekti të ri, i cili

do të kënaqë më shumë pretendimet e

kahershme të grekëve. Projekti i ri

pritet të jetë një manovër për të sabotu-

ar rezolutën e PDIU si dhe një manovër

të zbatuar rekomandimet e Athinës

zyrtare, e cila ka kërkuar bllokimin e

rezolutës. Me sa duket kemi edhe një

akord midis Partisë Socialiste dhe Par-

tisë Demokratike për të përsëritur ak-

tin e vitit të 2004, kur Kuvendi i Sh-

qipërisë, me një akt të pastër antish-

qiptar, e bllokoi rezolutën për të drejtat

e popullsisë çame. Partia për Drejtësi,

Integrim dhe Unitetit, e cila ka hartuar

dhe dorëzuar rezolutën, ka deklaruar

se nëse PD nuk e voton, atëherë do të

dalë nga koalicioni. Nga ana tjetër,

Athina zyrtare ka deklaruar se nëse

Rezoluta Çame do të miratohej në Ku-

vend, atëherë marrëdhëniet Shqipëri-

Greqi do të shkonin në skaj. Në këto

kushte, kryeministri ka vendosur ta

zvarrisë rezolutën, për të fituar kohë. I

kapur pra nga interesat e errëta greke

dhe serbe, kryeministri Berisha po

bëhet sërish barriera kryesore që pen-

gon miratimin e Rezolutës Çame në

Kuvendin e Shqipërisë.

Ja kush e mbështeti Rezolutën Çame në 2004

Danaj: Kufiri Shqipëri-

Greqi, deri në Prevezë

K

ryetari i Listës për Shqipërinë



Natyrale, Koço Danaj, i ka

kujtuar grekëve se kufiri Shqipëri-Greqi

shtrihet deri në Prevezë. Ai është shpre-

hur se grekët nuk e njohin mirë historinë,

dhe për këtë duhet të hapin dokumentet

për të vërtetuar se të parët e tyre kanë

qenë dakord që kufiri të jetë i përcaktuar

deri në Prevezë. "Do të vija koha kur Sh-

qipëria dhe Greqia të ulen në bisedime

dhe të hedhin të gjitha dokumentet, ku

do të vërtetohet se që në kohën para se të

shpallej Pavarësia e Shqipërisë më 1912,

është rënë dakord me grekët që kufiri

ynë të ishte deri në Prevezë, madje dhe

do të vërtetohet se këto politikanë grekë

që janë sot nuk e njohin mirë historinë e

tyre. Qysh në kohën para se Ismail Qe-

mali ta shpallte pavarësinë në bisedimet

që ka bërë me Greqinë, grekët e atëher-

shëm ishin dakord që kufiri i Shqipërisë

të ishte deri në Prevezë. Por ashtu edhe

që në kohën e Abdyl Frashërit, në ko-

hën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në

bisedimet që ka bërë me Greqinë, politi-

kanët grekë të asokohe ishin dakord që

kufiri shqiptar të ishte deri në Prevezë.

Problem, mospërputhja ishte vetëm për

Janinën. Atëherë, kur t'i hapim të gjitha

këto dokumente, kur të ulemi në tavolinë

do shikojmë që të gjitha faktet, të gjitha

të drejtat janë në anën tonë dhe në raste

të tilla dhe bashkësia ndërkombëtare

nuk ka çfarë bën", shpjegon Danaj.

Ligji i Luftës, Danaj:

Shqipëria dhe Greqia

jo të dyja në NATO

P

olitologu Koço Danaj ka dek



laruar se Shqipëria dhe Greqia

nuk mund të jenë të dyja në NATO, pasi

janë në gjendje lufte. "Unë do të bëja vetëm

një gjë në qoftë se do të isha në Parla-

ment apo do të isha në qeveri; do t'i kërko-

ja Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-

s, Rasmussen, që të vinte urgjent në Sh-

qipëri dhe të zgjidhte këtë konflikt kaq

të madh. Dy janë mundësitë, o ne në

NATO, o Greqia në NATO, të dy në

NATO nuk mund të jemi se jemi në

gjendje lufte!", u shpreh Danaj. Ai e cilë-

soi një absurd pasi dy vende anëtare të

NATO-s nuk mund të jenë në gjendje

lufte. "Shqipëria është vend anëtar i

NATO-s, Greqia po ashtu. Si ka mundë-

si që dy vende anëtare të NATO-s të jenë

në gjendje lufte?! A e di shtabi NATO-s

në Bruksel një gjë të tillë? Sigurisht e di,

por nuk bën zë sepse nuk e ngrenë poli-

tikanët shqiptare. Atëherë problemi i

parë që duhet ngritur, problemi i parë që

duhet shtruar, problemi i parë që opinio-

ni publik duhet ta shtrojë si absurd është

ky: si mund të jemi ne edhe në NATO

edhe në gjendje lufte me Greqinë?! Do të

thotë dikush: po është formal. Atëherë

në qoftë se është formal pse nuk hiqet?

Po nuk është formal sepse lidhet edhe

me çështjen e territoreve shqiptare të

Çamërisë", shprehet Danaj.

N

ë vitin 2005, komuniteti çam nuk përfaqëso



hej me deputetë në Kuvend. Megjithatë, Sho-

qata e Çamëria, e krijuar fill pa rrëzimit të regjimit

komunist, hartoi Rezolutën për Çështjen Çame dhe,

me anë të disa deputetëve arriti ta fusë rezolutën në

procedurë parlamentare. Një nga mbështetësit më të

zjarrtë të Rezolutës Çame ka qenë kryetari i Partisë

Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia. Asokohe Spahia

ishte deputet, kryetar i grupit parlamentar të PLL si

dhe anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme. Spa-

hia ka mbështetur rezolutën si në Komisionin e Jash-

tëm ashtu edhe në seancë. Po ashtu në krah të rezo-

lutës janë pozicionuar edhe katër deputetë të PLL. Re-

zoluta është mbështetur edhe nga tre deputetë të Bal-

lit Kombëtar përkatësisht nga Shpëtim Rroqi, Uran

Metko dhe Alfred Çako. Një nga protagonistët, Ekrem

Spahia, deklaron se edhe ish-deputeti socialist, Ilir

Zela e ka mbështetur Rezolutën Çame. Asokohe Ilir

Zela ishte kryetar i Komisionit të Jashtëm dhe kishte

shprehur qëndrimin pro, por gjithçka u përmbys pas

ndërhyrjes së Nanos në momentet e fundit. Spahia

deklaron se Nano ndodhej rastësisht në Greqi.

Të mos miratosh

sot Rezolutën,

Çame do të thotë

të ringjallësh Na-

peolon Zervën.

Është rezolutë,

nuk është asgjë

më shumë,

domethënë thjesht

tregon dinjitet...

Në radhë të parë për ne Çamëria ësh-

të çështje territori, nuk është çështje

pronash, pronat janë të individëve,

territori është i shqiptarëve, është

pjesë e kombit shqiptar. Të elemino-

het absurdi i sotëm që  vetëm se ke

lindjen, vendlindjen në një qytet të

Çamërisë, në Margëlliç, në Filat, në

Paramithi, në Artë, në Prevezë dhe

nuk të lejohet të futesh brenda",

shprehet Danaj.




Yüklə 0,9 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   22




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə