Explanatory note kas 19



Yüklə 24,45 Kb.
tarix05.02.2018
ölçüsü24,45 Kb.
#24832

powerpluswatermarkobject3

SHËNIM SHPJEGUES SKK 19



Shënimet shpjeguese për Standardet e Kontabilitetit të Kosovës kanë për qëllim të japin informacion shtesë për Standardet dhe udhëzime teknike për sa i përket përdorimit dhe zbatimit të tyre. Në rast të ndonjë divergjence ndërmjet Shënimeve Shpjeguese dhe Standardeve, janë Standardet ato që mbizotërojnë.
1. SKK kërkon që informacioni mbi fitimet për aksion të shpaloset nga ndërmarrjet të cilat kanë akcione të zakonshme ose aksione të zakonshme potenciale që tregtohen publikisht dhe ndërmarrjet që janë në proces e sipër të nxjerrjes në tregjet e sigurive publike të aksioneve të zakonshme ose të zakonshme potenciale. Një ndërmarrje që nuk ka as aksione të zakonshme e as aksione të zakonshme potenciale që tregtohen publikisht, mirëpo e cila shpalos fitimet për aksion, duhet të llogarisë dhe t’i shpalosë fitimet për aksion në pajtim me këtë standard.

Fitimet për Aksion - Matja


2. Fitimet bazë për aksion duhet të llogariten duke pjesëtuar profitin neto apo humbjen neto për periudhën që u atribuohet aksionistëve, me numrin mesatar të ponderuar të aksioneve të rëndomta të papaguara gjatë periudhës.
Shembull i Matjes së Fitimeve për Aksion
Informacioni i mëposhtëm zbatohet për kompaninë A në lidhje me vitet e dhëna:
XXX1

Profiti neto për atë vit 240,000

Aksionet e rëndomta mesatare të ponderuara për atë vit 20,000
Fitimet për aksion: 240,000 / 20,000 = 12
XXX2

Profiti neto për atë vit 360,000

Aksionet e rëndomta mesatare të ponderuara për atë vit 24,000
Fitimi për aksion: 360,000 / 24,000 = 15

Formula e fitimeve për aksion është: Profiti ose humbja neto e vitit


Aksionet e rëndomta mesatare të ponderuara



Fitimet për Aksion – Aksionet Mesatare të Ponderuara


3. Numri mesatar i ponderuar i aksioneve të rëndomta të papaguara gjatë periudhës e reflekton faktin se shuma e kapitalit të aksionistëve mund të ketë ndryshuar gjatë periudhës si rezultat i numrit më të madh apo më të vogël të aksioneve të papaguara në çfarëdo kohe.
4. Është numri i aksioneve të rëndomta të papaguara në fillim të periudhës, i korigjuar me numrin e aksioneve të rëndomta të riblera ose të emetuara gjatë periudhës, shumëzuar për një faktor të ponderuar të kohës. Faktori i ponderimit të kohës është numri i ditëve kur aksionet specifike janë të papaguara në proporcion me numrin total të ditëve në periudhë.

Shembull- Numri Mesatar i Ponderuar i Aksioneve
Aksionet Aksionet

e emetuara e papaguara
Janar 1, XXX1 Bilanci në

fillim të vitit 6,000 6,000

Maj 31, XXX1 Emetimi i 2,000 8,000

aksioneve të reja

për para të gatshme
Dhjetor 31, XXX1 Bilanci në 8,000 8,000

fund të vitit


Llogaritja e numrit mesatar të ponderuar të aksioneve:

(6,000 x 5/12) + (8,000 x 7/12) = 7,167


-ose-
(6,000 x 12/12) + (2,000 x 7/12) = 7,167

Fitimet për Aksion - Profiti ose Humbja Neto

5. Për të llogaritur fitimet për aksion, profiti apo humbja neto për periudhën që i atribuohet aksionistëve të rëndomtë duhet të jetë i barabartë me profitin apo humbjen neto për periudhën pas heqjes së dividendave të preferuara. Të gjithë zërat e të ardhurave dhe shpenzimeve që janë aprovuar në një periudhë duke përfshirë shpenzimet e tatimeve dhe zërat e pazakonshëm, përfshihen në përcaktimin e profitit apo humbjes neto për periudhën. Shuma e dividendave të preferuara zbritet nga profiti neto për periudhën, ose i shtohet humbjes neto për periudhën, për ta llogaritur profitin apo humbjen neto për periudhën që i atribuohet aksionistëve të rëndomtë.



Shembull i Dividendave të Preferuara


Kompania A ka emetuar dy lloje të aksioneve të preferuara. Emetimi B përfshin aksionet jokumulative të preferuara dhe Emetimi C përfshin aksionet kumulative të preferuara.
Gjatë vitit XXX1, Kompania A ka deklaruar dividenda totale prej 90,000 për emetimin B të aksioneve të preferuara jokumulative. Kompania A nuk ka deklaruar dividenda për emetimin C, megjithatë aksionistët e emetimit C kanë të drejtë në një total prej 50,000 të dividendave në aksionet e tyre të preferuara kumulative.
Gjatë përcaktimit të shumës së dividendave të preferuara që do të përdoren në llogaritjet e fitimeve për aksion për vitin XXX1, Kompania A do t’i përfshijë dividendat e deklaruara prej 90,000 si dhe aksionet e preferuara kumulative prej 50,000.

Në rastin kur Kompania A do të kishte të ardhura neto prej 930,000 në vitin XXX1 dhe aksione të rëndomta mesatare të ponderuara prej 120,000, llogaritja e fitimeve për aksion të Kompanisë A për vitin XXX1 është si në vijim:



Të ardhurat neto minus dividendat e preferuara 930,000 – 140,000


= ­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­_____________________ = 6.28

Aksionet e rëndomta mesatare të ponderuara 120,000



Fitimet për Aksion - Rivlerësim


6. Nëse numri i aksioneve të papaguara të rëndomta ose potencialisht të rëndomta rritet si rezultat i kapitalizimit apo emetimit shtesë, llogaritja e fitimeve për aksion për të gjitha periudhat e prezantuara duhet të korigjohet me retrospeksion. Nëse këto ndryshime ndodhin pas bilancit mirëpo para lëshimit të pasqyrave financiare, llogaritjet për aksion për ato pasqyra dhe për çdo pasqyrë tjetër financiare të prezantuar nga periudhat e mëparshme duhet të bazohet në numrin e ri të aksioneve. Kur llogaritjet për aksion i reflektojnë ndryshimet e tilla në numrin e aksioneve, atëherë ky fakt duhet të shpaloset.


Shembull i Emetimit Shtesë që Kërkon Rideklarimin e Fitimeve për Aksion

Në këtë shembull të një emetimi shtesë, aksionet e rëndomta emetohen për aksionistët ekzistues duke mos kërkuar rishqyrtim. Prandaj, numri i aksioneve të rëndomta të papaguara është rritur pa shkaktuar rritje në burime..


Profiti neto XXX1 650
Profiti neto XXX2 980
Aksionet e rëndomta të 300

papaguara deri më 30 Prill XXX2


Emetimi shtesë 1 Maj XXX2 2 aksione të rëndomta për secilin aksion të rëndomtë të papaguar deri më 30 Shtator, XXX2
300 x 2 = 600
Fitimet për aksion XXX2 980 = 1.09

(300 + 600)



Rillogaritja e fitimeve për aksion 650 = 0.72


për vitin e mëparshëm (300 + 600)

për qëllime krahasimi


Pasi që emetimi shtesë është emetim pa konsideratë, ky emetim trajtohet si të kishte ndodhur para fillimit të vitit XXX1, dmth periudhës më të hershme të raportuar.

Transaksionet e aksioneve -Shpalosje


7. Në vijim janë disa shembuj të transaksioneve të aksioneve të rëndomta që mund të ndodhin pas kalimit të datës së bilancit dhe të cilat duhet të shpalosen. Ky lloj i transaksioneve është aq i rëndësishëm sa që mos-shpalosja do të ndikonte që përdoruesit e pasqyrave financiare të mos jenë në gjendje të bëjnë vlerësime dhe të marrin vendime të drejta.
Shembuj të transaksioneve të tilla përfshijnë:

  • Emetimin e aksioneve për para të gatshme

  • Emetimi i aksioneve kur të ardhurat përdoren për të paguar borxhe ose aksione të rëndomta të papaguara deri në datën e bilancit

  • Riblerja e aksioneve të rëndomta të papaguara



Yüklə 24,45 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə