Fakte rreth nokturias zgjimi gjatë natës për të



Yüklə 29,05 Kb.
Pdf görüntüsü
tarix14.04.2018
ölçüsü29,05 Kb.
#38091


Shkoni gjatë 

natës në 

tualet?

Fakte rreth NOKTURIAS - 



zgjimi gjatë natës për të 

shkuar në tualet

Albanska/Shqip



Fakte rreth nokturias

• Çfarë është nokturia?

• Shkaqet e nokturias

• Këshilla dhe masa paraprake të dobishme

• Diagnoza

2



Çfarë është nokturia?

Nokturia (urinimi gjatë natës) është një gjendje në të cilën i sëmuri ngrihet një ose më 

shumë herë gjatë natës për të shkuar në tualet. Është një problem i zakonshëm që prek 

burrat dhe gratë e të gjithave moshave dhe që shpesh përkeqësohet me kalimin e moshës. 

Nokturia mund të jetë një çështje mjaft shqetësuese dhe mund të shkaktojë probleme me 

gjumin, cilësi të reduktuar të jetës dhe përkeqësim të shëndetit, veçanërisht për njerëzit 

në moshë pune. Ky skedar informues trajton shkaqet, diagnozën dhe trajtimin e nokturias.

Shkaqet e nokturias

Ka shumë shkaqe të ndryshme të nokturias dhe, për të ofruar trajtimin e duhur, është 

e rëndësishme të identifikohen gjendjet kryesore të çdo pacienti. Konsumi jonormal 

i lëngjeve, veçanërisht në mbrëmje, mund të sjellë nevojën për të urinuar gjatë natës. 

Gjendja e prostatës dhe fshikëza hiperaktive e urinës (nevojat e fshikëzës) mund të çojnë 

gjithashtu në përdorimin e tualetit gjatë natës, ndonëse nokturia mund të jetë edhe një 

simptomë e pjesshme e shumë gjendjeve të tjera, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe 

të veshkave, gjendjet neurologjike, sëmundjet mendore dhe apnea e gjumit (ndërprerja 

e pavullnetshme e frymëmarrjes gjatë gjumit). Nokturia mund të shkaktohet edhe nga 

disa medikamente. Shkaqet më të zakonshme të nevojës për të urinuar gjatë natës 

janë prodhimi jonormal i urinës gjatë natës, kapaciteti i pamjaftueshëm i fshikëzës ose 

kombinimi i të dyjave.

1

 Sasia totale e urinës së prodhuar në ditë nuk ndryshon në mënyrë 



të konsiderueshme gjatë vitit. Megjithatë, shpërndarja gjatë ditës ndryshon nga dyfishi 

i sasisë gjatë ditës në rini, te një prodhim i shpërndarë në mënyrë më të njëtrajtshme 

gjatë ditës me rritjen e moshës. Kjo mund të shkaktojë mbiprodhim të urinës gjatë natës, 

e njohur si poliuria gjatë natës (shtimi i sasisë së urinës gjatë natës).

1

 Weiss JP e të tjerë. J Urol 2011; 186:1358-1363



3


Ka dy pyetje të thjeshta që mund të jenë të dobishme gjatë një shqyrtimi:

 



 Aju duhet të përdorni tualetin më shumë se tetë herë në ditë?

 



 Kur shkoni në tualet gjatë natës, keni vetëm sasi të vogla urine?

Nëse u përgjigjeni me



 jo pyetjeve të mësipërme, shkaku mund të jetë prodhimi i urinës 

gjatë natës në sasi më të mëdha seç mund të mbajë fshikëza. Një shenjë e kësaj është 

ndjesia e të pasurit fshikëzën plot kur ajo është e boshatisur. Në këtë rast, kemi të bëjmë 

me mbiprodhim të urinës gjatë natës, e njohur si poliuria gjatë natës.

Mbiprodhim i urinës gjatë natës

Konsum i lartë i lëngjeve

Mungesë gjumi

Sëmundje neurologjike

Sëmundje mendore

Sëmundje veshkash

Trajtimi mjekësor

Gjendje të prostatës

Fshikëz urine hiperaktive

Probleme me zemrën

Diabet

Shqyrtimi i nokturias



Gjumë 

i pamjaftueshëm 

për shkak të 

nokturias

4



 Mendoni për konsumin e lëngjeve, veçanërisht në mbrëmje.

 A ka arsye të tjera për gjumin e trazuar, si për shembull stresi apo shqetësimet?



  Kur xshkoni në tualet gjatë natës, shmangni pirjen e duhanit dhe shikimin 

e televizorit.

 Relaksohuni përpara se të shkoni në shtrat.



 

Boshatisni fshikëzën përpara se të shkoni në shtrat.



• 

Gjimnastika gjatë ditës mund të ndihmojë me problemet e gjumit.

 Nëse vuani nga konstipacioni, bëni diçka për ta zgjidhur.



Më poshtë jepen disa këshilla dhe masa paraprake të rëndësishme që mund të merren 

për të pakësuar numrin e herëve që ju duhet të boshatisni fshikëzën gjatë natës.

Nëse vazhdoni të keni probleme pavarësisht këtyre masave paraprake, mund t'i drejtoheni 

për ndihmë mjekut. Një mjet i rëndësishëm që mund të ndihmojë në vlerësimin e shkaqeve 

themelore të nokturias është mbajtja e një liste të urinimit (ditari i lëngjeve), në të cilën të 

shënoni konsumin e lëngjeve dhe prodhimin e urinës gjatë dy ditëve.

Këshilla dhe masa paraprake 

të dobishme

5



Diagnoza

Lista e urinimit e bën më të thjeshtë përcaktimin nëse ka mbiprodhim të urinës gjatë 

natës. Tek kjo listë, shënoni orët dhe sasitë për çdo konsum lëngjesh dhe boshatisje të 

fshikëzës gjatë dy ditëve. Përdorni fushat e kuqe për të regjistruar sasitë e urinës gjatë 

ditës dhe fushat gri për të shënuar sasitë e urinës gjatë natës. Seksioni për periudhën 

gjatë natës duhet të përfshijë edhe boshatisjen e parë të fshikëzës në një ditë të caktuar, 

duke qenë se urina është prodhuar gjatë natës. Pastaj, shtojini të gjitha sasitë në fushën 

e kuqe (gjatë ditës) dhe në fushën gri (gjatë natës). Më pas, pjesëtoni sasitë e prodhuara 

gjatë natës me totalin e urinës së prodhuar gjatë ditës dhe natës. Nëse totali i prodhimit 

të urinës gjatë natës është më i madh se 1/3 (33%) e prodhimit total të urinës gjatë 

24 orëve, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me mbiprodhim gjatë natës, i njohur si poliuria 

gjatë natës.

Nëse shkaku i nokturias është mbiprodhimi i urinës gjatë natës, e njohur si poliuria gjatë 

natës, mund të merret në konsideratë trajtimi mjekësor. Trajtimi pakëson numrin e herëve 

që fshikëzës i duhet të boshatiset gjatë natës dhe zgjat stadin e parë të rëndësishëm të 

gjumit gjatë natës.

Shembull

- plotësoni listën e urinimit 

në anën tjetër të faqes

+

=



Ditën

Natën


Ora

Sasia (dl)

Ora

Sasia (dl)



9:30

2,5


2:30

3,0


13:00

1,5


6:60

4,0


19:30

3,0


22:30

2,5


Totali

9,5


Totali

7,0


7,0

9,5


16,5

=

Totali i prodhimit 



të urinës

Prodhimi total 

i urinës gjatë natës

Përqindja e prodhimit total 

të urinës gjatë natës

7,0


0,42

16,5


6


Nëse pjesa "gjatë natës" përbën më shumë se 

1/3 (33%) të totalit të urinës 

së prodhuar gjatë 24 orëve, atëherë kemi të bëjmë me mbiprodhim të urinës 

gjatë natës. Mos harroni ta përfshini boshatisjen e parë të fshikëzës në një ditë 

caktuar me sasinë e prodhuar gjatë natës, duke qenë se ajo është prodhuar 

gjatë natës.

+

=



=

Ditën


Natën

Prodhimi total 

i urinës

Totali i prodhimit 

të urinës

Prodhimi total 

i urinës gjatë natës

Përqindja e prodhimit 

total të urinës gjatë natës

Ora


Sasia (dl)

Ora


Sasia (dl)

Totali


Totali

Marrja me vete 

e listës së urinimit 

kur shkoni te mjeku, 

e bën më të lehtë 

diagnostikimin! 

7



Lexoni më shumë rreth nokturias në

Ferring Läkemedel AB

Box 4041 - 203 11 MALMÖ

Tel: +46 (0)40 691 69 00 - www.ferring.se

www.nattkissare.se

IDNR:


 

NOCD201612.

 

NUMRI:


 

30

 



000

 

THORN



 

CREATIVE


 

AGENCY


 

2016.12

Yüklə 29,05 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə