Gazeta u botua nga Qendra “Grupimi Ekolëvizja”, në kuadër të programit senior II, I zbatuar nga rec shqipëri dhe I financuar nga Qeveria Suedeze ndotje



Yüklə 118,59 Kb.
Pdf görüntüsü
tarix05.02.2018
ölçüsü118,59 Kb.
#24839


Fëmijët shqiptarë pas 

viteve ‘90 nuk kanë 

hipur në një tren të 

vërtetë 


ECIM 

Ekosistemi i Komunikimit 

Informimit Mjedisor

Gazeta u botua nga Qendra “Grupimi 

Ekolëvizja”, në kuadër të programit 

SENiOR II, i zbatuar nga REC Shqipëri 

dhe i financuar nga Qeveria Suedeze

NDOTJE

Data: 11.12.2017    Gazetë mjedisore    Numri 12              

FAQE 5

FAQE 5 


FAQE 4

PROBLEMATIKA

FAQE 6


Kaosi me kazanët e 

mbetjeve në Tiranë

Nuk ka studime shkencore për përmbytjet 

Zonat e mbrojtura ose 

“Kali me shumë zotër”

STUDIM

Si të mbrojmë fëmijët 

nga pesticidet, këshilla 

dhe rreziqet që kanosen

FAQE 2-3

Mijëra hektarë tokë nën ujë, për shkak të natyrës apo nga dora e njeriut? 



SHQIPËRIA E PËRMBYTUR

www.ecimalbania.wordpress.com

ekolevizja@yahoo.com           

Aksion për 

mbjellje pemësh

FAQE 3



Gazeta e rrjetit ECIM

Nuk ka studime shkencore për 

përmbytjet në Shqipëri

E

 

enjtja e javës së fundit 



të nëntorit në vendin 

tonë solli një situatë 

të keqe moti. Reshje të 

shumta shiu në një hark kohor 

të shkurtër, bënë që shumë zona 

në Shqipëri të përmbytesh-

in. Shirat e paralajmëruar por 

me masat e marra jo shumë të 

mira, sollën një situatë kaotike. 

Shumë banorë fjetën nën ujë 

dhe u zgjuan po ashtu. Ujërat 

vërshuan në tokat dhe shtëpitë e 

tyre. Zonat më të prekura ishin 

Mijëra hektarë tokë nën ujë, për shkak 

të natyrës  apo nga dora e njeriut? 

Intervistoi Alisa Peçi Ekolëvizja

Vlora, Fieri dhe fshatrat përreth 

tyre si: Novosela, Levani, Ferra-

si, të cilat u përmbytën nga 

dalja e shtratit të lumit Vjosa. 

Po ashtu përmbytje pati dhe në 

Tiranë dhe Krujë, ku pjesa e 

zonës përreth Kamzës ishte më 

e prekura duke përfshirë dhe 

një skandal siç ishte përmbytja 

e autostradës Tiranë-Durrës. 

Përmbytje pati dhe në qytete të 

tjera, por hapësira ishte shumë 

e vogël dhe dëmet jo shumë të 

mëdha.


MOLNAR KOLANECI 

P

roblematikën e përmbyt-

jeve nuk e kanë marrë 

seriozisht të gjitha qe-

veritë. Sipas ekspertit të 

hidrologjisë z. Molnar Kolaneci: 

“Me 200 milion euro dëme, bëhen 

20 projekte. Ujërat dhe vlerësimet 

inxhinierike hidroteknike dhe 

shkencore duhet të merren në 

konsideratë, se kështu nuk mund të 

vazhdohet, prapë do të kemi përm-

bytje... “  Z.  Kolaneci evidenton 

shkaqet, problematikat dhe masat 

parandaluese për përmbytjet.

Cilat janë shkaqet e përmbytjeve? 

Ka dy komponentë kryesorë. Kom-

ponenti natyror - nuk monitorohen 

fenomenet e natyrës. Komponenti 

i aktivitetit njerëzor - punimet nuk 

bëhen në mënyrë shumë profe-

sionale. Nuk i kushtohet rëndësi 

problemeve ujore.



A bëhen studime shkencore? 

Instituti që merrej me këtë punë 

ka degjeneruar në një pikë të tillë 

që nuk ka më kuadro të kuali-

fikuar. Normalisht ai e bën këtë 

shërbim, por në çfarë forme e 

bën, lë për të diskutuar. Studimi 

shkencor për anën e hidrometeo-

rologjisë mund të bëhet dhe nuk 

kërkon shumë fonde, fonde kërkon 

ana e terrenit ku janë problemet 

gjatë shtratit të lumit, në zonën e 

përmbytjeve. E kemi konstatuar të 

gjithë se frekuenca e fenomeneve të 

përmbytjes është shtuar, kjo duhet 

evidentuar dhe nga ana statistikore, 

të bëhen llogaritje. Nuk i ka asnjë 

këto të dhëna, nuk janë bërë më 

matje. Këto të dhëna do të jepnin 

një tjetër panoramë të lumit dhe in-

xhinieri projektues do të kishte një 

tjetër situatë, për të përmirësuar 

kushtet e mbrojtjes nga përmbytjet. 

Cilat janë problematikat e tjera që 

konstatoni, përveç mungesës së 

studimeve shkencore? 

Përgjegjësia e problemit të ujit nuk 

është e kristalizuar, kalon sa në 

një ministri në tjetrën. Aktualisht 

kompetenca të mëdha ka Sekretar-

iati Teknik i Këshillit Kombëtar të 

Ujit, i cili duhet të kishte ekspertë 

në fushën e ujërave. Unë aty do të 

vija vullnetarisht dhe do thoja kjo 

punë bëhet kështu. IGJEUM nuk ka 

më pajisje automatike. Institucioni 

që monitoron lumin pothuaj është 

inegsistent. Pajisjet moderne të 

monitorimit të lumenjve dhe sta-

cionet meteorologjike, të siguruara 

nga një projekt i Bankës Botërore, 

efektivisht kanë dalë jashtë loje. 

Mosmirëmbajtja e një rrjeti të tillë 

modern është e rëndë, nuk shkon. 

Monitorimet që duhen në rast 

përmbytjesh nuk i kemi. Përsa i 

përket problematikës së argjinatu-

rave, ato dëmtohen edhe nga njerëz 

të pandërgjegjshëm. Argjinaturat 

shërbejnë si rrugë kalimi për au-

tomjetet e rënda që duan të mar-

rin inertet tek lumi. Kështu, ulen 

kuotat dhe bën që të vërshoj uji se 

prishet argjinatura. 

Si i gjykoni përmbytjet e fundit 

krahasuar me përmbytjet e vitit 

2015? 

Duke mos patur informacion nuk 

mund të gjykoj dot në mënyrë 

shkencore. Mua si hidrolog nuk 

më shkon, të bëjë vlerësime pa 

patur fakte. Vlerat e matjes kanë 

rëndësi për lumin, psh. gryka e 

Poçemit ka patur stacion, por 

s’punon. IGJEUMI nuk i jep këto 

të dhëna. Sektori i ujërave tek 

IGJEUM, nuk ka teknikë, inxhin-

ierë të kualifikuar, hidrologë që 

të bëjë vlerësime. IGJEUM ka 60 

vjet që ka kontribuar në studime, 

por sot nuk është më në gjendje 

të jap asgjë. Për përmbytjet e fun-

dit, kanë folur më shumë analistë 

dhe njerëz të tjerë që nuk janë të 

profesionit, hidrologët dhe inx-

hinierët hidroteknikë kanë folur 

shumë pak. Se nuk mund të flasësh 

me hamendësim, me perceptime 

që ishte ngjarje e këtij niveli, se 

duhet një profesionalizëm në anën 

teknike dhe shkencore. Përsa i 

përket përmbytjes së Vjosës për 

vitin 2015, mund të flas me fakte 

se bëmë një raport vlerësimi së 

bashku me Ekolëvizjen, në saj të 

një projekti të mbështetur nga REC 

Shqipëri. Vjosa kishte thyer çdo 

rekord të saj. Këtë e përcaktuam në 

vendmatjen në Përmet, që ishte 9 

m, krahasuar me rekordin e saj të 

mëparshëm që 8.50 m. Rekordi i 

vitit 71 u tejkalua me 50 cm. Na u 

mundësua nga projekti, që ngjarja 

përsëritet një herë në 75 vjet dhe 

është e bazuar në llogaritje. Por 

duke mos patur informacion nuk 

mund të gjykojmë dot në mënyrë 

shkencore për përmbytjet e fundit. 

Asnjë ekspert nuk e thotë dot ishte 

ekstrem, e kaloi 2015 apo jo. 



Në përmbytjet e fundit u shembën 

65 ura, si e shpjegoni këtë? Ana 

hidroteknike nuk ka më vlerë-

simin e duhur... Çfarë masash 

parandaluese duhen marrë? 

Duhet të dëgjohet zëri i eksper-

tit. Aktiviteti njerëzor bëhet në 

mënyrë amatoresk. Është bërë një 

projekt nga Ministria e Bujqë-

sisë për argjinaturat, aty duhet 

të kishte një sërë specialistësh 

që ta studionin këtë çështje. 

Nëse merret seriozisht problemi 

i përmbytjeve, duhet të krijohet 

një grup pune. Dikur ka patur 

institucione, si Instituti i Studimit 

dhe Projektimit të Veprave Kul-

lim Ujitje, që kishte inxhinier të 

kualifikuar. Flitet për problemin e 

argjinaturave, ato thjeshtë bëhen 

pa studim. Një studim duhet të 

evidentoj se një lum i caktuar 

duhet të mbrohet për fenomene 

që ndodhin një herë në 50 vjet, 

si është situata një herë në 50 

vjet, pastaj të bëhet argjinatura. 

Nga ana shkencore kanë ndrysh-

uar parametrat nuk janë më po 

ato, nuk bëhet më studim. Ujërat  

e vlerësimet inxhinierike hi-

droteknike dhe shkencore të tyre 

duhet të merren në konsideratë.



Për përmbytjet e fundit, 

kanë folur më shumë 

analistë dhe njerëz të 

tjerë që nuk janë të pro-

fesionit, hidrologët dhe 

inxhinierët hidroteknikë 

kanë folur shumë pak. Se 

nuk mund të flasësh me 

hamendësim, me percep-

time që ishte ngjarje e 

këtij niveli, duhet profe-

sionalizëm në anën tekni-

ke dhe shkencore.


Gazeta e rrjetit ECIM

Dëmet që shkaktuan 

përmbytjet

Komiteti i Emergjencave Civile 

që nga dita e parë e përmbyt-

jeve deri sot është duke vijuar 

punën për të llogaritur dëmet 

e përmbytjeve që ndodhën. 

Sipas tyre ende nuk ka një 

përllogaritje të saktë pasi tani 

që janë tërhequr ujërat kanë 

filluar dhe matjet e dëmeve 

dhe duhet kohë që të dalin 

në një rezultat të saktë. Por 

edhe pse nuk ka një shifër të 

saktë, disa llogaritje kanë dalë. 

Sipas të dhënave të deritan-

ishme të cilat janë konfirmuar 

nga qeveria, urat e dëmtuara 

shkojnë në 65 të tilla, ku disa 

prej tyre kanë qenë të shkatër-

ruara tërësish dhe ka vijuar 

puna për  ti ribërë nga e para. 

Po ashtu duke ju referuar një 

njoftimi për shtyp nga Min-

istria e Arsimit janë dhe 27 

shkolla të dëmtuara, në të cilat 

mësimi ende nuk ka filluar 

plotësisht, pasi po punohet 

për riparimin e tyre. Numri 

i shkollave të dëmtuara ishte 

më i madh, por në këto shkol-

la dëmet ishin më të dukshme 

dhe nuk lejonin vijimin e pro-

cesit mësimor. 

URË E SHKATËRRUAR NË MAMURRAS

Përse u përmbytëm? 

A ka faj shteti për 

këtë gjë? Mund të 

shmangeshin këto 

përmbytje? Përse nuk 

u morrin më herët 

masat kur dihej dhe 

ishte paralajmëruar 

që do të kishte reshje 

të shumta?

Mijëra hektarë tokë nën ujë, 

për shkak të natyrës apo nga 

dora e njeriut? 

Por dëmet më të mëdha ishin 

në shtëpitë e përmbytura dhe 

në tokat bujqësore. Sipas përl-

logaritjeve të deritanishme 

mësohet se kanë qenë 4700 

shtëpi të cilat u përmbytën 

nga reshjet e para dy javëve. 

Po ashtu janë përmbytur 41 

biznese dhe 10662 hektarë 

tokë. Bilanc ky që nuk është 

përfundimtar, pasi reshjet në 

ditët e fundit kanë vijuar sër-

ish dhe këto bilance mund 

të rëndohen. Po në fund të 

këtyre përmbytjeve që mundtë 

ishin dhe më katastrofike dhe 

mund të kishte dëme në njerëz, 

duhet bërë disa pyetje. Përse u 

përmbytëm? A ka faj shteti për 

këtë gjë? Mund të shmangesh-

in këto përmbytje? Përse nuk 

u morën më herët masat kur 

dihej dhe ishte paralajmëruar 

që do të kishte reshje të shum-

ta? Si do zgjidhet kjo gjë për 

vitin e ardhshëm, por edhe në 

muajt që po vijnë? Këto janë 

disa pyetje që nuk kanë marrë 

përgjigje, por nëse u përgjig-

jemi këtyre pyetjeve kuptojmë 

shumë mirë shkakun e vërtetë 

të përmbytjeve.



Pasojat mjedisore që sollën 

përmbytjet

Çdo dëm që sollën këto përm-

bytje është një pasojë për 

mjedisin. Pemë të shkulura, 

erozion, ndotje nga përzierja 

e ujërave etj. Por këto përm-

bytje nxorën në pah një ndot-

je shumë të madhe siç është 

ndotja nga plastikët. Rrjedha e 

shumë lumenjve kishte grum-

bulluar tonelata të tëra me 

qese plastike, të cilat janë një 

katastrofë mjedisore. Sot të 

gjithë lumenjtë që kanë dalë 

nga shtrati, anës tyre janë të 

mbushur me plastika. Këto 

janë pasojat që sollën përm-

bytjet e ditëve të fundit në 

Shqipëri.

Blendi Klosi - Ministri i 

Turizmit dhe Mjedisit

Menaxhimi i përmbyt-

jeve ka qenë shumë pozi-

tiv, me kontributin e të 

gjithëve. Ajo që duhet të 

bëjmë është të minimizo-

jmë dëmet, të reflektojmë 

çfarë i kemi bërë mjedisit  

e natyrës dhe të reflekto-

jmë çfarë mund të bëjmë 

sot. Kanalet e mbushura 

plot me mbeturina, trego-

jnë sa të papërgjegjshëm 

jemi ne me veten tonë. 

Pas përmbytjeve të vitit 

2015, janë pastruar 1,230 

km kanal, nga një projekt 

i ministrisë së Bujqësisë, 

mbështetja për flotën e re 

të eskavatorëve, me 61 es-

kavatorë.  Hidrovorët kanë 

funksionuar, të cilët më 

parë ishin çuar për skrap.  

Gjithashtu për mini-

mizimin e dëmeve të 

përmbytjeve do të bëhet 

një aksion mbjellje 20 mil-

ion e 200 mijë pemë deri 

në vitin 2020.

Aksion për mbjellje pemësh



20 milion 

e 200 mijë 

pemë deri në 

vitin 2020


Gazeta e rrjetit ECIM

Të mbrojmë fëmijët nga pesticidet



Problematika

Mos harroni!

Të mbrojmë veten dhe 

të tjerët përrreth nga 

ekspozimi ndaj pesti-

cideve është përgjegjësi 

e secilit prej nesh

Magdalena Cara, Ekomjedisi

Fëmijët sot kanë më shumë probleme 

shëndetësore sesa kanë pasur brezat 

më parë. Një nga arsyet e kësaj situate 

është përdorimi i pesticideve. Në ditët 

e sotme përdoren rreth 2.3 milion ton 

pesticide çdo vit, që është 50 herë më 

shumë sesa në vitin 1950.



Çfarë janë pesticidet dhe për-

dorimet e tyre? Pesticidet janë sub-

stanca të krijuara për të tërhequr dhe 

më pas për të shkatërruar çdo gjallesë 

dëmtuese si insekte të ndryshme, 

barëra të këqija dhe kërpudha. Ka disa 

lloje pesticidesh por kategoritë më 

të zakonshme dhe më të rëndësishme 

janë:  insekticidet – vrasësit e insek-

teve; herbicidet – vrasësit e bimëve; 

fungicidet – vrasësit e kërpudhave. 

Përhapje më të gjerë pesticidet kanë 

gjetur në fushat e mbjella me kultura 

të ndryshme ku përdoren për ti mbroj-

tur të korrat nga dëmtuesit si insektet, 

barërat e këqija dhe kërpudhat. Pes-

ticidet përdoren si në kulturat bimore 

që përbëjnë bazën ushqimore si frutat, 

perimet, gruri, orizi, ulliri dhe vaji i 

tij, ashtu dhe në kultura bimore indus-

triale si pambuku.  ndividët të cilët 

ndjekin dieta ushqimore organike janë 

më pak të ekspozuar ndaj pesticideve 

toksike. Këshillohet të përdoren 

prodhimet organike të këtyre frutave 

dhe perimeve: mollë, pjeshkë, lulesh-

trydhe, nektarin, rrush, spinaq, sallatë 

jeshile, kastravec, boronicë dhe patate 

pasi këto produkte kanë më shumë 

mundësi të jenë ndotur me pesticide 

toksike. Gjithashtu pesticidet mund 

të gjenden edhe në lëngun e frutave 

dhe perimeve të lart përmendura. Një 

dietë ushqimore e sigurt nga pestici-

det është e rëndësishme ndaj është me 

rëndësi të dihen produktet ushqimore 

që janë më të sigurta nga ndotja me 

pesticide. Është një listë me 14 pro-

dukte ku përfshihen: qepët, misri i 

ëmbël, ananasi, avokado, lakra, fasulet 

e ëmbla, mangot, asparagu, patëllx-

hani, kivi, patatet e ëmbla, qitro, 

shalqiri dhe kërpudhat. Mënyrat 



e ekspozimit ndaj pesticideve: 

Mënyrat me anë të të cilave fëmijët 

mund të ekspozohen ndaj pesticideve 

janë nga më të ndryshmet dhe fillojnë 

që kur fëmija është ende një fetus në 

barkun e nënës. Këto mënyra përfshi-

jnë ekspozimin me anë të ushqimit të 

nënës kur kjo e fundit është shtatzënë, 

ekspozimin ndaj ajrit, ushqimit dhe 

mjediseve të ndotura me pesticide. Në 

shumë vende në zhvillim, ku varfëria 

ekonomike i detyron fëmijët të puno-

jnë në ferma dhe plantacione, ata 

shpesh kanë kontakt të drejtpërdrejtë 

me pesticidet. Gjithashtu edhe jetesa 

afër këtyre komplekseve nuk është e 

sigurt për këta fëmijë pasi rreziko-

hen nga ndotja e ajrit dhe e ujit me 

pesticide. Shumë pesticide mund të 

imitojnë hormonet humane duke pen-

guar procesin e zhvillimit dhe duke 

sjellë një sërë defektesh në lindje dhe 

sëmundje.Pesticidet në dietat ush-

qimore të fëmijëve: Në fakt sasitë 

më të mëdha të pesticideve në botë 

përdoren në fruta dhe perime, çka e 

bën ushqimin dhe pijet një burim të 

madh të ekspozimit ndaj pesticideve. 

Ekspozimi në këtë formë është në 

nivele të ulta por fakti që është i 

vazhdueshëm e bën problematik. Kjo 

situatë tashmë është bërë edhe më 

problematike për shkak të globalizimit 

të tregtisë ushqimore që sjell përdorim 

më të madh të pesticideve në produk-

tet ushqimore në mënyrë që të ketë 

më shumë prodhim për eksport si dhe 

që ushqimet të rezistojnë më shumë 

gjatë transportit. Një numër i kon-

siderueshëm studimesh kanë treguar 

që fëmijët që kanë një dietë ushqimore 

organike kanë nivele më të ulta pesti-

cidesh në trupin e tyre.  Ekspozimi në 



shtëpi, shkollë dhe mjedise publike: 

Ekspozimi ndaj pesticideve është 

përgjithësisht i lartë kur këto substan-

ca përdoren në shtëpi, kopshte, shkol-

la, parqe si dhe disinfektime publike 

kundër mushkonjave. Kur pesticidet 

përdoren në mjedise të mbyllura ato 

rezistojnë më gjatë dhe situata bëhet 

edhe më problematike pasi fëmijët 

me sjelljet e tyre tipike si zvarritjet, 

lojërat dhe vendosja në gojë e objek-

teve të ndryshme rrisin mundësinë e 

ekspozimit ndaj këtyre substancave. 

Problemet në sjellje dhe në zhvillim-

in mendor: Ekspozimi qoftë dhe ndaj 

niveleve të ulta të pesticideve neuro-

toksike gjatë disa fazave kryesore të 

zhvillimit të fetusit mund të ndikojnë 

në strukturën dhe funksionin e trurit 

dhe sistemit nervor duke sjellë prob-

leme të ndryshme. Këtu futen: Autizmi 

i cili është i lidhur me ndryshime në 

strukturën e trurit gjatë zhvillimit të 

fetusit. Ky çrregullim karakterizohet 

nga vështirësi në ndërveprimet sho-

qërore dhe sjellje përsëritëse tipike. 

Autizmi prek rreth 0.6% të popull-

sisë së botës. ADHD:Në fëmijët me 

ADHD është prekur funksioni i trurit; 

ata shfaqin hiperaktivitet, sjellje im-

pulsive dhe pamundësi për tu përqen-

druar. Fëmijët me këtë problem shpesh 

e kanë të vështirë të mësojnë. Është 

llogaritur se në rang botëror rreth 

5.29% e popullsisë nën 18 vjeç vuan 

nga ky çrregullim. Inteligjencë e ulët: 

Kërkimet kanë treguar që ekspozimi 

i fëmijëve ndaj disa pesticideve që në 

barkun e nënës sjell si pasojë prob-

leme me memorien, arsyetimin, si 

dhe ul treguesin e inteligjencës (IQ). 

Kanceri tek fëmijët: Një numër i 

madh kërkimesh e lidhin ekspozimin 

ndaj pesticideve me numrin gjithnjë 

e në rritje të rasteve me kancer në 

fëmijë. Me rrezik për tu prekur nga 

kjo sëmundje përbën ekspozimi ndaj 

pesticideve përpara konceptimit, gjatë 

3 muajve të parë  të shtatzanisë si dhe 

gjatë fëmijërisë. Më të rrezikuarit janë 

fëmijët të cilët jetojnë pranë fermave 

ku ka nivele të larta të përdorimit të 

pesticideve. Sistemi imun, azma dhe 



alergjitë: Kërkime të ndryshme kanë 

gjetur që ekspozimi ndaj pesticideve 

përpara dhe pas lindjes rrit mundësinë 

që fëmija të preket nga azma dhe 

sëmundje të tjera alergjike. Shkak për 

këtë bëhet çrregullimet që sjellin pes-

ticidet në sistemin imun. Këto çrregul-

lime mund të jenë problematike gjatë 

jetës sepse ato zvogëlojnë aftësinë e 

organizmit për ti rezistuar infeksion-

eve duke çuar në komplikacione të 

ndryshme, madje edhe në shfaqjen e 

sëmundjeve auto-imune. 

Obeziteti, diabeti dhe çrregullimet 

metabolike: Në rang botëror obezite-

ti është dyfishuar që nga viti 1980. 

Obeziteti është i lidhur me sëmundje 

si diabeti (tipi 2), hipertensioni dhe 

sëmundjet kardiovaskulare. Për një 

kohë të gjatë është menduar se shka-

ktarët e vetëm të obezitetit ishin dieta 

ushqimore dhe aktiviteti fizik, por tani 

gjithë e më shumë ka prova se në këtë 

mes ndikojnë ndjeshëm edhe pesti-

cidet. Pesticidet mund të shkaktojnë 

rritje në peshë duke ndërhyrë në punën 

e hormoneve që kontrollojnë peshën e 

trupit, në metabolizmin e glukozës dhe 

në nivelet e insulinës. 

Masat që duhen ndërmarrë 

Edhe pse ka prova të mjaftueshme që 

dëshmojnë mbi efektet negative që 

kanë pesticidet mbi fëmijët, politikat 

rregullatore nuk i konsiderojnë këta 

të fundit si grup me ndjeshmëri të 

veçantë. Është një situatë që duhet të 

ndryshojë sepse efektet e pesticideve 

mbi fëmijët dhe shoqërinë po ndjehen 

gjithnjë e më shumë. 

Për të fituar betejën kundër ekspozimit 

të fëmijëve ndaj pesticideve toksike, si 

fillim duhet të reagojnë organet kom-

petente duke krijuar politika rregulla-

tore të përshtatshme. Disa nga masat 

që rekomandohet të merren nga këto 

organe janë: 

•Të krijohen poltika agrokulturore që 

nxisin fermerët të heqin dorë nga për-

dorimet e pesticideve shumë toksike 

dhe në vend të tyre të përdorin metoda 

alternative që dëmtojnë sa më pak 

mirëqenien e njerëzve dhe të mjedisit. 

•Të bëhen ndryshime në politikat 

rregullatore të pesticideve në mënyrë 

që të merren parasysh edhe efektet e 

ekspozimit në doza të vogla të fëmi-

jëve përpara dhe pas lindjes. 

•Të punohet për të krijuar një ndërg-

jegjësim të popullatës për mënyrat 

si mund të ekspozohemi dhe të 

shmangim ekspozimin ndaj pesti-

cideve, si dhe mbi efektet mbi shënde-

tin tonë dhe të fëmijëve tanë. 

•Të përdoren metoda natyrale, pa pes-

ticide, për disinfektime të mjediseve 

publike.



Gazeta e rrjetit ECIM

Përgatiti: Milieukontakt

Para viteve ’90 transporti hekurud-

hor ishte mjeti kryesor i transportit, 

pas këtyre viteve ky lloj transporti 

zëvendësohet nga ai rrugor. Nostal-

gjia të shtyn shpesh të kthehesh në 

vite dhe kështu mund të arrish të 

bësh një krahasim: “si ka qenë dhe 

si është”. Linjat e para hekurud-

hore në Shqipëri ishin linjat miner-

are dhe ato ushtarake, ndërtuar nga 

austro-hungarezët dhe italianët. 

Sistemi hekurudhor arrin përma-

sat 677 km në vitin 1987, në vitin 

2016 vetëm 440 km linjë hekurud-

hore janë pranuar nga instancat e 

shtetit si ekzistuese.  Rrjeti heku-

rudhor shqiptarë fillon nga porti i 

Durrësit dhe shkon në tre drejtime: 

në veri deri në Hanin e Hotit, në 

jug deri në portin e Vlorës dhe në 

lindje drejt Pogradecit. Të dhënat 

zyrtare nga Ministria e Transpor-

tit dhe Infrastrukturës tregojnë se 

hekurudha shqiptare ka në inven-

tarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 

225 vagonë malli dhe 25 lokomo-

Fëmijët shqiptarë pas viteve ‘90 kanë hipur 

në një tren të vërtetë vetëm në “Luna Park” 

tiva. Sipas Institutit të Transportit 

për vitin 2016 në krahasim me 

vitin 2012 kemi një rënie në masën 

50% të transportit të udhëtarëve 

dhe të mallrave, si brenda vendit 

ashtu edhe jashtë tij. Në formë 

subvencionesh shteti akordon rreth 

4 milionë euro për aktivitetin e 

operimit dhe 3.5 milionë euro për 

investime kapitale. Në infrastruk-

turë, linja hekurudhore shqiptare, 

sipas ekspertëve të huaj (Komis-

ioni Evropian, “Plani Kombëtarë i 

Transportit” faza e dytë e studimit 

realizuar nga kompania kombëtare 

Louis Berger, Shqipëri) përcak-

tohet se është ndërtuar në kushte 

optimale, përsa i përket trasesë së 

saj. Ky kusht është stimulues për 

ta rinovuar atë, me mbishtresën 

ballast-çakëll dhe shina. Prish-

ja e sistemit kullues në mbarë 

vendin ka qenë e disfavorshme 

edhe për trasenë e hekurudhës, ku 

gjatë këtyre viteve askush nuk ka 

punuar për drenazhimin e saj dhe 

për krijim e kushteve për largimin 

e ujërave masive, që shpesh herë 

e kanë çarë trasenë. Gjithashtu 

ekspertët shtojnë se investimi në 

hekurudhën shqiptare duhet të 

fillojë gradualisht, duke përmirë-

suar gjendjen e traseve ekzistues 

dhe zëvendësimin e trenave si të 

mallrave dhe atë të udhëtarëve, 

duke vendosur trena më të lehtë 

dhe shpejtësia e tyre të jetë 100 

km/orë.  Ndërkohë në programin 

e qeverisë aktuale gjejmë: “Heku-

rudha nuk do të lihet më të lëngo-

jë, do të punohet për zhvillimin 

e trenave të frekuencës së lartë 

në territoret më të populluara, 

sikundër se do të modernizohet 

dhe do të rritet siguria e të gjithë 

rrjetit hekurudhor shqiptar. Pri-

oritet do të ketë edhe lidhja me 

rrjetin hekurudhor Maqedonas, 

Portin e ri të Vlorës, portin e 

Porto-Romanos dhe portin e ri të 

Shëngjinit”. Çdo mjet transporti 

lëshon në mjedis gjithë ato çka 

ai prodhon gjatë orëve të punës. 

Konkluzionet e shumë studimeve 

nëpërmjet provave të kryera dhe 

llogaritjeve të realizuara kanë arri-

tur në përfundimin se: transporti i 

makinave ndot mjedisin në masën 

75-90% krahasuar me ndotësit 

e tjerë. Megjithatë edhe trenat e 

ndotin mjedisin duke çliruar CO2 

apo elementë ujorë të karbonit, 

ndotje akustike, shtojnë kostot 

financiare në fazë rehabilitimi dhe 

mirëmbajtjeje, apo zënien e tru-

allit ku shtrihet traseja. Ekspertët 

dhe mjedisorët përkrahin transpor-

tin hekurudhor, në krahasim me 

atë rrugor, pasi ndotja e këtij të 

fundit është më e madhe. Ndotja 

e mjedisit si dhe trafiku i rëndu-

ar rrugor, s’është problem vetëm 

për aksin Tiranë-Durrës apo akse 

të tjerë, por shtrihet edhe më tej. 

Në këndvështrimin në perspektivë 

të energjisë dhe transportit për 

vendet e Komunitetit Evropian 

është parashikuar 50% rritje në 

transportin e udhëtarëve dhe 80% 

rritje në transportin e mallrave 

nga viti 2000-2030. Pjesa me e 

madhe e rritjes së këtij transporti 

do të përballohet nga rrugët. Me-

satarja e kilometrave e përshkuar 

nga një qytetarë i BE-së për vitin 

2030 do të jetë 14.000 km, nga 

10.000 km që ishte në vitin 2000. 

Nëse në të ardhmen qeveria do 

të investojë në përmirësimin dhe 

nxitjen e transportit hekurudhor 

në Shqipëri, do të përmirësohet 

dukshëm trafiku i rënduar në akse 

kryesore, do të shmanget trans-

porti i mallrave me kamionë të 

tonazhit të lartë, të cilët dëmtojnë 

në shumë raste rrugët ku kalojnë, 

si edhe do të përmirësojë cilësinë 

e ajrit të qyteteve. Ndoshta që tani 

duhet të mendojmë të organizojmë 

ekskursione informues-edukues, 

ku fëmijët e shkollave mund 

të shohin nga afër një tren ud-

hëtarësh apo mallrash, pasi i kanë 

parë ata vetëm nëpër filma, revis-

ta, libra apo kanë luajtur në një 

tren lodër në Luna Park. 

Kaosi me kazanët 

e mbeturinave në Tiranë

Kazanët e mbeturinave janë përmbysur në rrugën “Artan 

Lenja” në Tiranë duke shkaktuar bllokimin e trotuarit. 

Imazhet janë marrë gjatë ditës së sotme dhe janë dërguar 

nga qytetarë në Forumi i Mendimit të Lirë. Siç shihet nga 

pamjet, nga bllokimi i trotuarit qytëtarët janë detyruar të 

ecin në rrugën e makinave. Monitoroni punën e bashkisë 

dhe denonconi problematikën në zonën ku banoni duke na 

dërguar imazhe dhe video në adresën e facebook të organi-

zatës Forumi i Mendimit të Lirë.



Nga: Forumi i Mendimit të Lirë


Gazeta e rrjetit ECIM

Organizatat e rrjetit ECIM 

(Ekosistemi i Komunikimit-Informimit Mjedisor)

Zonat e mbrojtura ose “Kali me shumë zotër”



Nga Shkëlqim Hajno-Agjencia AJMMI

“Kali me shumë zotër, mbetet 

pa ngrënë” Ky nëntitull, që është 

një sentencë popullore, produkt  i 

shekujve, na vjen ndërmend teksa  

investigojmë disa fakte  që lidhen 

me  kujdesin për zonat e mbrojtu-

ra. Pa u hyrë në pjesë  strukturave 

shtetërore të ngarkuara me ligj për 

menaxhimin e disa prej zonave të 

mbrojtura, le të hedhim pak dritë 

mbi ndonjë dukuri  që flet sa për 

karshillëkun institucional, aq edhe 

për  ‘stafetën’ e përcjelljes së përg-

jegjësive dhe hedhjen e topit  tek 

njeri - tjetri. Të ndalemi  këtë radhë 

në Qarkun e Vlorës. 

Fakti 1: Jo një “burim që nuk don-

te të identifikohej”, por pikërisht 

një autoritet  i rëndësishëm lokal si 

zëvendëskryetari i bashkisë Vlorë 

Ardian Musta , gjatë një takimi 

formal me  përfaqësues të Grupi-

mit kombëtar mjedisor  ECIM  në 

qytetin bregdetar, duke folur për 

politikat vendore  për  një mjedis 

të qëndrueshëm; veç të tjerash 

përmendi një shqetësim që lid-

hej pikërisht me juridiksionin në 

Zonën e mbrojtur të Gadishullit të 

Karaburunit. Titullari përmendi më 

të drejtë së Gadishulli i Karabu-

runit ishte një aset  i rrallë  eko-

turistik dhe krenari për  territorin 

e bashkisë. Por duke përmendur 

dukuri si dëmtimi i disa vlerave 

të pazëvendësueshme gjeonaty-

rore  e historike  në Gadishullin e 

Karaburunit si Gjiri i Gramës;  ai 

u shpreh sinqerisht i indinjuar, për  

shembull:  për dëmtimin e  mbish-

krimeve në  Shpellën e Gramës ( 

atraksion  shumë i veçantë për tur-

istët ); Kësisoj edhe për dëmtime të 

tjera në zonën e mbrojtur të parkut  

të Karaburunit.

Por lidhur me masat administrative 

të mundshme ndaj shkaktarëve, po 

edhe për parandalimin e dëmtimeve 

të natyrave të ndryshme në zonën e 

mbrojtur; titullari i bashkisë për-

mendi se “Bashkia nuk ka asnjë 

juridiksion”…



Fakti 2: Këtë radhë në një tjetër 

zonë të mbrojtur . Në ishujt e Ksa-

milit. Këta të fundit përveçse përf-

shihen brenda parkut Kombëtar të 

Butrintit, kanë edhe statusin Mon-

ument Natyre (me VKM). Por janë 

edhe “oborr” turistik i NJA (njësisë 

Administrative Ksamil - Bashkia 

Sarandë më ndarjen e re territo-

riale. Në prag të  sezonit turistik 

veror Agjencia AJMMI iu drejtua 

me një shkresë bashkisë Sarandë, 

ku i kërkonte ndalimin e dhënies 

së çdo leje shfrytëzimi për aktivitet 

tregtar në ishujt e dëmtuar. Kjo, për 

vet statusin e disafishtë të Ishujve 

turistikë të Ksamilit. Pavarësisht 

se nuk u pa e udhës t’i kthehej 

një përgjigje me shkrim sikurse e 

kërkon e kuadri ligjor kërkesës së  

një organizate të shoqërisë civile 

; rëndësi kishte fakti që në ishull 

të mos kishte dëmtime të tjera 

përkundër  traditës së mëparshme 

të  ushtrimi të biznesit tregtar me 

impakt  negative në Ishuj. AJM-

MI, në shkresën zyrtare drejtuar 

bashkisë, përveç statusit të Ishujve, 

përmendte edhe faktin e një inves-

timi rishtaz  për rehabilitimin e 

gjelbër të pjesëve të dëmtuara –një 

investim i mbështetur nga Qendra 

Rajonale REC Shqipëri  në kuadër 

të programit ACHIEVE të BE-s. 

Po ende, pa nisur mirë të ndizeshin 

motorët e sezonit turistik,  pan-

dehma e organizatës mjedisore e 

mediatike u vërtetua. Në ishulli më 

të dëmtuar  më parë nga gërmimet 

për plazhe, nisi aktiviteti tregtar  

duke e dëmtuar edhe  më tej këtë 

pasuri kombëtare me statuse në 

letër. Banorëve të interesuar për 

aktivitet tregtar në Ishuj, NJA nuk 

u dha leje. Edhe Bashkia Sarandë, 

sipas investigimit të AJMMI-t nuk 

pati dhënë asnjë leje për ushtrim 

aktiviteti. E megjithatë,  aktiviteti 

u ushtrua. Pa leje. Dëmtime pati 

gjithashtu. Në këtë moment kemi 

“një histori shqiptare” sipas vari-

antit të kungulleshës. Bashkia si në 

rastin e bashkisë Vlorë del se nuk 

ka kompetencë mbi ishujt. Por i 

drejtoi shkresë për veprim Parkut 

Kombëtar Butrint. Agjencia Kom-

bëtare e Bregdetit lidhur me faktin 

e mësipërm i kërkon bashkisë të 

ndërhyjë për bllokimin e aktivitetit 

në Ishuj. Kërkesa iu paraqit edhe 

Policisë Kufitare. Por ndërsa debati 

në shkresa po bëhej se “cili ishte 

zoti i vërtet i Kalit,” kali,  jo vetëm 

mbeti pa ngrënë, por u rrezikua t’i 

hanin edhe ndonjë copë.

Fakti 3:  Edhe sot e kësaj dite, kur 

për pak,  mbyllet edhe 2017-ta, nuk 

dihet kush është “Zoti:” i vërtetë 

i “Kalit”. Agjencia e Zonave të 

Mbrojtura? Agjencia Kombëtare 

e Bregdetit? Parku Kombëtar i 

Butrintit? Bashkia e Sarandës? 

Policia Kufitare ( jo se jo…!).?!

Mini epilog dhjetori përtej Fak-

teve: Për projektbuxhetin e  2018-

s, megjithëse Viti i Ri 2018  po 

afrohet, ende, nuk po shfaqet në 

horizont praktika e detyrueshme 

ligjore e dëgjesave publike. Në qa-

rkun e Vlorës me disa bashki, mesa 

duket vendimmarrësit e kanë gjetur 

më të udhës t’i bien shkurt: ta 

harrojnë këtë detyrim ligjor. As për 

detyrimin e bashkëpunimit me me-

diat dhe as për grupet e interesit. 

Sa për mendimet e  shoqërisë civile 

për projekt buxhetin, kjo si dhe të 

tjerat, mesa shihet, mbetet vetëm 

çështje pëlqimi, ose shumë -shumë 

çështje e trajnimeve të ndërkom-

bëtarëve me zyrtarët bashkiakë 

“për buxhet dhe vendimmarrje me 

pjesëmarrje..!!!?”.ose më açik një 

slogan i thatë për bashkitë që kanë 

vesh, por nuk dëgjojnë!  



Edhe sot e kësaj dite, 

kur për pak, mbyllet 

edhe 2017-ta, nuk di-

het kush është “Zoti:” 

i vërtetë i “Kalit”. 

Agjencia e Zonave të 

Mbrojtura? Agjencia 

Kombëtare e Breg-

detit? Parku Kombëtar 

i Butrintit? Bashkia e 

Sarandës? Policia Kuf-

itare (jo se jo…!).?!

 

Stafi:

 

Xhemal Mato: Drejtor Ekzekutiv;   Alisa Peçi: Koordinatore projekti;   Klara Leka: Koordinatore projekti



Yüklə 118,59 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə