Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə63/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   59   60   61   62   63   64   65   66   ...   137

116 
 
pari  digjitalizimin  ose  numerizimin  e  veprave,  në  mënyrë  që  të  jenë  të  përputhshme  me 
mjedisin e ri në rrjet. Digjitalizimi i veprës, siç është theksuar dhe më parë, është përkthimi në 
gjuhë numerike i të dhënave mbi një suport informatik, në një hard disk, CD-ROM, flash disk 
etj.  
Digjitalizimi  nuk  është  adaptim  i  veprës.  Neni  17  i  Ligjit  për  të  drejtat  e  autorit 
parashikon  rastet  e  ndryshimit  të  veprës.  Nga  fryma  që  përshkon  këtë  nen,  rezulton  se 
autorizimi jepet për rastet kur vepra kalon nga një formë X dhe, pas modifikimit, kalon në një 
formë  Y,  të  dallueshme  në  përmbajtje.  Por,  nëse  digjitalizimi  transformon  veprën  në  një 
vijimësi të dhënash numerike (0 dhe 1) vepra në vetvete nuk ndryshon. Përmbajtja e saj do të 
jetë e njëjtë dhe si e tillë do të njohë një përhapje më të madhe nëpërmjet rrjetit. Në periudhën 
kur  u  bë  i  qartë  potenciali  i  internetit,  shumë  autorë  dhe  botues  të  veprave  të  tyre  shprehën 
hapur shqetësimin se digjitalizimi i bën veprat të pakontrollueshme prej tyre. Në këtë mënyrë 
është parashikuar mundësia për autorët që të autorizojnë përhapjen ose riprodhimin e veprave 
të  tyre  në  mjedisin  digjital  me  anë  të  një  kontrate  të  veçantë,  në  mënyrë  që  ta  kontrollojnë 
përhapjen e tyre në mënyrë sa më të saktë
370

Nëse bëhet një përshkrim i shkurtër i digjitalizimit i veprës, së pari duhet të thënë se 
ajo regjistrohet në bazën e të dhënave të një serveri që lidhet me rrjetin, i cili bën të mundur 
vënien  në  dispozicion  të  publikut  të  veprave  në  fjalë.  Regjistrimi  në  server  asimilohet  me 
fiksim të veprës në format digjital, që në kuptimin juridik përkufizohet si riprodhim i saj, në 
kuptim të ligjit shqiptar dhe të Konventës së Bernës. Kjo pikë tashmë nuk përballet me asnjë 
kontestim të mundshëm, pasi në deklaratat e përbashkëta të traktatit të OBPI-së mbi të drejtën 
e autorit thuhet se e drejta e riprodhimit, parashikuar në nenin 9 të Konventës së Bernës
371
 dhe 
përjashtimet  e  mundshme  zbatohen  tërësisht  në  mjedisin  digjital,  në  mënyrë  të  veçantë 
përdorimi veprave në formën digjitale. 
Pas fiksimit të veprës, ajo transmetohet nëpërmjet rrjetit drejt marrësit ose receptorit. 
Në këtë rast, veprimi do të kryhet nëpërmjet vektorëve të ndryshëm (valë, kabllo ose fije) dhe 
që shoqërohet  me një vazhdimësi  veprimesh  teknike, si  për shembull  kalimi nga  digjitali në 
analogjik  dhe  më  pas  sërish  në  format  digjital  (sidomos  në  kuadrin  e  veprimeve  të 
transmetimi  nga  modemi  në  linjat  klasike  telefonike)  dhe  kompresim  të  dhënash.  Marrja  e 
veprës  në  format  digjitale  nënkupton  një  seri  veprimesh  që  sigurojnë  dekompresimin, 
dekodimin  e  mundshëm,  që  nënkupton  transmetimin  auditiv  ose  vizual  (ose  të  dyja  bashkë, 
nëse  bëhet  fjalë  për  vepër  multimediale).  Në  këtë  stad,  mund  të  ndërhyjnë  dhe  sisteme  të 
ndryshme  që  parandalojnë  fiksimin  e  veprës  te  marrësi  (në  hard  disk)  nëpërmjet  sistemeve 
antikopjim, për të cilat do të flitet më poshtë.  
                                                           
370 Cf. infra, pjesa që flet për Kontratat e të drejtës së autorit në mjedisin digjital. 
371 Neni 9 i Konventës së Bernës: http://www.wipo.int/treaties/en/ip/berne/trtdocs_wo001.html#P144_29304 


117 
 
Të drejtën e riprodhimit të veprës e autorizon vetëm autori. Kjo është prerogativa e të 
drejtës ekskluzive që autori ka mbi veprën e tij. Me autorizimin që jep autori, kontraktuesi që 
përfiton  përdorimin  e  të  drejtës  së  riprodhimit  të  autorit,  shfrytëzon  veprën  duke  e 
shumëfishuar  atë  dhe  duke  e  vënë  veprën,  nëpërmjet  kopjeve,  në  qarkullim  civil.  Kjo 
nënkupton  se  e  drejta  e  riprodhimit  nuk  do  të  thotë  vendosja  në  qarkullim  civil  të  veprës  si 
kopje origjinale, por të kopjes së saj, e vendosur në një suport fizik. Rrjedhimisht, personi që 
përfiton nga përdorimi i të drejtës së riprodhimit, ose më saktë personi që përfiton nga cedimi 
i  kësaj  të  drejte,  në  shumicën  e  rasteve,  përfiton  dhe  nga  e  drejta  për  ta  shpërndarë  veprën. 
Para se të kalojmë në llojet e të ndryshme të të drejtave pjesë të të drejtës së riprodhimit, do të 
themi  dy  fjalë  në  lidhje  me  përfitimet  financiare  që  burojnë  nga  përdorimi  i  të  drejtës  së 
riprodhimit.  
Siç  e  thamë  dhe  më  sipër,  qëllimi  i  të  drejtave  pasurore  të  autorit  është  sigurimi  i 
jetesës së autorit, thënë në mënyrë prozaike. Por kuptohet që nëpërmjet tyre është një zinxhir i 
gjatë kontraktorësh dhe nënkontraktorësh që do të përfitojnë nga këto të drejta. Kështu, nëse 
marrim shembull e një prodhimit të një CD-je muzikore, autori me dhënien e lejes së tij për 
riprodhimin e veprës, krijon kushtet e fillimit të një marrëdhënieje kontraktuale ku përfshihen 
studioja e regjistrimit, shtëpia diskografike ku do të shumëfishohen CD-të si dhe shpërndarësi 
i  tyre,  i  cili  mund  të  jetë  një  subjekt  i  ndryshëm  nga  shtëpia  diskografike.  Në  këto  kushte, 
përfitimi  që  dotë  vijë  në  favor  të  autorit  do  të  kryhet  në  bazë  të  shitjeve  të  kopjeve  të 
shumëfishuara të  CD-ve. Në  përgjithësi,  fitimi  që  do të sigurohet  për autorin mbulon vetëm 
një përqindje të vogël të çmimit të shitjes së CD-së. Pjesa më e madhë shkon për të mbuluar 
shpenzimet  e  prodhimit  të  suportit  fizik  dhe  për  fitimet  e  kontraktuesve  dhe  të 
nënkontraktuesve. Ose thënë ndryshe, autori do të përfitojë atë shpërblim që i takon pjesën së 
patrupëzuar që  gjendet në suportin fizik, ndërkohë që kontraktuesit e autorit do të përfitojnë 
shumat  që  lidhen  me  realizimin  final  të  muzikës  si  dhe  të  prodhimit  dhe  shpërndarjes  së 
suportit fizik.  
c.
 
Format e ndryshme te riprodhimit të veprës 
Në  kuadër  të  përhapjes  së  veprës  në  mjedisin  digjital,  duhet  së  pari  të  përmendim 
riprodhimin  e  veprës  me  anë  të  shkarkimit  të  veprave  (download)  nëpërmjet  Internetit  ose 
nëpërmjet mjeteve informatike. Shkarkimi është mjeti informatik më i përhapur i ofrimit dhe 
marrjes  së  shërbimeve  në  mjedisin  digjital.  Çdo  shërbim,  program,  film,  muzikë,  libër 
elektronik,  artikull  e  kështu  me  radhë  që  serviret  në  rrjet,  përftohen  nga  përdoruesi  në  dy 
mënyra: nëpërmjet streamingut (që do e shikojmë kur të flasim për komunikimin e veprës në 
publik)  dhe  shkarkimit.  Shkarkimi  nuk  është  gjë  tjetër  vetëm  një  transferim  i  të  dhënave  të 
digjitalizuara  drejt hard  diskut  ose çdo suporti  informatik  të  një  përdoruesi
372
.  Pra, momenti 
kyç që e karakterizon shkarkimin e veprës është transferimi dhe fiksimi i sendit të patrupëzuar 
                                                           
372 Oltion Spiro, Le téléchargement en droit, Punim disertacioni për titullin « Master Shkencor », Universiteti i 
Limoges, France, 2004. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   59   60   61   62   63   64   65   66   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə