Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə26/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   113

 
70
Ke mësuar për emrat e acideve jooksigjenike. Madje edhe nëse e ke harruar atë që ke ditur, është lehtë të nxerret 
rregulli nga shembujt e dhënë.  
Pikërisht, menjëherë shihet se  
Emrat e acideve jooksigjenike formohen në atë mënyrë që emrit të elementit nga i cili është formuar 
acidi shtohet prapashtesa hidrik.  
Disa nga acidet jooksigjenike mbajnë edhe emrat trivial me të cilët janë të njohura më gjerësisht, të cilët në kimi 
nuk duhet të përdoren. I tillë është rasti me acidin klorhidrik për të cilin shpesh përdoret acidi i kripës
*
. Ky emër 
tregon acidin klorhidrik por ti mos e përdor. 
                                                           
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


 
71
 
REAKSIONET E ACIDEVE  
Tretja në ujë dhe reaksionet  
Sipas rregullit, acidet me të cilat do të takohesh janë të tretshme në ujë – disa më pak, tjerat më shumë. Se në 
tretësirë ka acid mund të vërtetohet nëse në të shtohet ndonjë indikator i përshtatshëm, për shembull metili i kuq 
i cili do ta ngjyrosë tretësirën në të kuqe (fig. 3.9). Për indikatorët do të flasim më vonë. 
Gjatë tretjes së acideve në ujë nuk bëhet fjalë për shpërndarje të thjeshtë të grimcave (thërrmijave) të acidit në 
ujë por vjen deri te ndryshimet në natyrën e acidit – molekulat e acidit
*
 shpërbashkohen (disocijohen), thjeshtë 
zbërthehen në katione të hidrogjenit dhe në mbetje të acideve që janë të elektrizuara negativisht, thjeshtë 
paraqesin anione. Procesi quhet shpërbashkim elektrolitik

, tretësira bëhet përçuese e elektricitetit

 (elektrolit).  
Procesi i formimit të joneve të hidrogjenit dhe reagimi i tyre i mëtutjeshëm me molekulat e ujit është i shoqëruar 
me  lirim të nxehtësisë. Në raste të tilla themi se procesi është ekzotermik. Posaçërisht shumë nxehtësi do të 
lirohet gjatë reaksionit të acidit sulfurik të përqendruar dhe ujit. Jo vetëm që ngrohet tretësira, por prej saj mund 
të fillojnë të spërkasin e dhe pika prej të cilave seriozisht mund të pësojnë lëkura dhe rrobat. E fundit do të 
ndodhë posaçërisht nëse uji (densiteti i të cilit është dy herë më i vogël se i acidit sulfurik të përqendruar) shtohet 
në acid me qëllim që ai të hollohet. Që tu iket pasojave serioze, kështu ASNJËHERË nuk guxohet të veprohet!  
                                                                                                                                                                                     
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
*Emri është në lidhje me kripën e kuzhinës (NaCl) prej të cilës mund të fitohet acidi klorhidrik. 
* Nëse, kur ka qenë i pastër, acidi është përbërë prej molekulave. 
† Për shpërbashkimin e acideve dhe elektrolitëve tjera do të mësojmë më vonë (faq.192). Shih edhe fig. 3.12. 
‡ Përçues të elektricitetit, e jo siç thuhet nga njëherë rrymës elektrike
 
Fig. 3.9. Metil i kuq në tretësirën e 
acidit  


 
72
Jo vetëm acidi sulfurik i përqendruar, por edhe acide tjera të përqendruara janë substanca 
korrozive. Ato i brejnë ose në mënyrë tjetër i dëmtojnë gjërat, materialet dhe indet. Kështu, 
acidi nitrik i përqendruar në lëkurë shkakton gjurmë të verdha (ai është i ashtuquajturi 
reaksion ksantoproteinik). 
Si paralajmërim, në enë që përmbajnë substanca të këtilla gjendet shenja e treguar djathtas 
ose në mënyrë të ngjashme
*
. 
Mbaj në mend: 
 gjatë tretjes së shumë acideve (veçanërisht të acidit sulfurik) në ujë lirohet nxehtësi 
(procesi është ekzotermik) 
 acidet janë substanca korrozive dhe mund të shkaktojnë lëndime të rrezikshme. 
 
                                                           
*
 Për shenjat për paralajmrim shih në fig. L 2 në pjesën për ushtrime laboratorike. 
 
 


 
73
 
 
3.4. KRIPËRAT DHE KOMPONIMET KOMPLEKSE 
 
 
 
KRIPËRAT  
Përfitimi i kripërave  
Tani më ke mësuar për kripërat. Për formimin e kripërave më lartë diskutuam shumë herë. 
 
Nëse nuk ke pasur sukses (ose nuk ke pasur sukses në tërësi) të përgjigjesh pyetjes së shtruar, më poshtë janë 
dhënë mënyrat më të rëndësishme për përfitimin e kripërave. 
1.  lidhje të drejtpërdrejtë të metalit me jometalin; 
2.  reaksionit të bazës me acid; 
3.  reaksionit të oksidit bazik me acid; 
4.  reaksionit të bazës me oksidin acidik; 
5.  reaksionit të oksidit bazik me oksidin acidik; 
6.  reaksionit të metalit me acide. 
 
Ekzistojnë edhe reaksione tjera që sjellin deri në formimin e kripërave. 
Kështu, NH
3
(g) dhe HCl(g) formojnë kripë të ngurtë– klorurin e amonit 
dhe ajo është që duket si tym në fig. 3.10. 
Duhet të mbahet në mend se kur kripërat fitohen prej tretësirave ujore, 
gjatë kristalizimit të tyre shpeshherë përfitohen kristalohidrate
komponime në përbërjen e të cilave hynë i ashtuquajturi uji kristalorë. 
 
Përkujtohu në mënyrat e ndryshme të përfitimit të kripërave. Nëse muk je i sigurt, shih në tekstet që i ke përdorur në shkollën fillore.  
Shkruaj barazimet e reaksioneve të ndryshme që sjellin deri te formimi i kripërave. Së pari mund ti shkruash edhe pa llogaritur për ndonjë 
rend të posaçëm. Pastaj me kujdes shiko barazimet e shkruara dhe përpiqu ti sistematizosh reaksionet për përfitimin e kripërave. 
Përpiqu që të gjesh sa më shumë shembuj për secilën nga mënyrat kryesore për përfitimin e kripërave.  
Shkruaj barazimet përkatëse të reaksioneve. 
 
Fig. 3.10. Prej gazrave HCl dhe NH
3
 
formohet NH
4
Cl i ngurtë 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə