126
njëri prej këtyre dy shteteve do të kërkonte të përvetësonte këtë rajon, tjetri do të duhej ta kundërshtonte me
të gjitha mjetet e mundshme‖.
551
Titoni, nëpërmjet pasqyrimit të gjendjes, tregon hapur vështirësitë për të pasur një bashkëpunim mes dy
palëve, duke marrë parasysh faktin se të dyja kishin interesa në Adriatik. Marrëdhëniet dypalëshe u
ashpërsuan në kohën kur çështja shqiptare kërkohej të lidhej me reformat maqedonase, në bazë të të cilave
kërkohej të merreshin reforma në Shqipëri. Statusquoja po bëhej çdo ditë e më shumë e paqëndrueshme,
sipas konti Xhuçardini dhe, për këtë arsye në Zara, siç u bë dikur për Bosnjën dhe Hercegovinën, po
përgatiteshin planet e ekspansionit të mundshëm drejt Shqipërisë.
552
Të dy fuqitë rivale, ndonëse me
mosbesim ndaj njëra–tjetrës, vazhduan të ndjekin politikën e depërtimit paqësor. Edhe në vitin 1906,
Aleanca Trepalëshe vazhdonte të mbetej thelbi i politikës së jashtme të mbretërisë dhe ndaj një politike të
tillë Italia do të qëndronte besnike.
553
Më 8 korrik 1907, Aleanca Trepalëshe do të rinovohej në heshtje. Kjo
përtëritje u shoqërua, me një përmirësim marrëdhëniesh me aleatët. Në faqet e shtypit kombëtar të viteve
1908–1912 u pasqyruan, megjithëse në mënyrë jo të plotë, sferat e ndryshme të depërtimit italian si dhe
rrugët dhe mjetet që do përdorte në Shqipëri.
554
Fushat ku dy rivalët u ballafaquan ishin arsimi, ekonomia, fusha ushtarake-detare, etj. Fundi i shekullit
XIX shënoi fillimin e zhvillimit të veprimtarisë së Romës për depërtimin
ekonomik, politik dhe ideologjik në
vilajetet shqiptare. Rëndësi të veçantë për Italinë paraqiste Shqipëria e Jugut. Titoni deklaronte se ―
Vlera e
vërtetë e Shqipërisë qëndron te portet dhe bregdeti i saj, zotërimi i të cilave do të thoshte qoftë për Italinë,
qoftë për Austro–Hungarinë, epërsi të pakundërshtueshme në Adriatik‖.
555
Depërtimi i huaj ekonomik, ai
austriak dhe italian, u realizua edhe nëpërmjet sistemit bankar e të kredisë. Në 1906 u themeluan në Shkodër
e në Durrës degë bankare italiane të ―
Shoqërisë tregtare të lindjes‖ (Societa Comerciale d‘Oriente) me synim
përqendrimin e blerjes së mallrave, hipotekimeve, inkasimeve dhe vendosjen ndikimin e Romës të sistemit
financiar të Shqipërisë së Veriut.
Në bazë të këtyre të dhënave, arrihet në konkluzionin se si Shqipëria e
Jugut ashtu dhe e Veriut paraqiste rëndësi për Italinë. Shtimi i ndikimit së saj shtonte rivalitetin me Austro-
Hungarinë. Dy ndër qytetet që kishin rëndësi të dorës së parë për Italinë ishin Shkodra dhe Vlora. Shkodra
ishte qyteti më i rëndësishëm i Shqipërisë së Veriut dhe ndjehej fuqishëm ndikimi austro–hungarez. Duke
qenë një pikë e rëndësishme për Austro–Hungarinë, Italia vendosi të godiste aty.
Përqindja e pjesëmarrjes në
tregtinë e përgjithshme detare ishte rritur në favor të Italisë, ndërsa në 1901 përqindja për Lloydin austriak
ishte 46%, për Ragusea (austriake) 40%, dhe për Pulian italiane 14%. Në 1905, ajo e Lloydit kishte rënë në
551
J. Swire ,
Shqipëria ngritja e një mbretërie, 76.
552
AQSH,F.143,D.1170,f.2
553
Tommaso Tittoni,
Italian foreign’s and imperial policy: A selection from the speeches delivered in the
italian parliament,( London : Smith, Elder & Co, 1914.), 26.
554
Mehmeti,
Studime historike‖. Nr. 4, 135.
555
Historia e Popullit Shqiptar, II ,300.