Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə123/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   119   120   121   122   123   124   125   126   ...   137

237 
 
rrjetit:  komunikimi  i  veprës  mund  të  bëhet  në  forma  të  ndryshme,  duke  përfshirë  si 
komunikimin  nëpërmjet  pagesës  nga  përdoruesi,  ashtu  dhe  komunikimin  pa  pagesë.  Në  të 
dyja rastet, shpërblimi do të jetë i ndryshëm, pasi baza mbi të cilën do të mbështetet është e 
ndryshme. Nga njëra ana kemi një shpërblim që buron nga pagesa që bën përdoruesi, në anën 
tjetër  nga  fitime  që  producenti  mund  të  realizojë  në  mënyrë  indirekte,  si  për  shembull 
shfrytëzimi i reklamave në faqen e internetit
750
. Këto realitete duhet të specifikohen qartë në 
kontratë.  Por  veçantia  është  se  për  mënyrën  e  mbledhjes  së  shpërblimit,  do  të  hyjnë  në  lojë 
agjencitë  e  administrimit  kolektiv  të  të  drejtave  të  autorit.  Dy  momente  kyçe  përcaktojne 
çështjen e shpërblimit: (i) Shpërblimet për çdo mënyrë shfrytëzimi të veprës kinematografike 
dhe/ose  audiovizuale  llogariten  në  mënyrë  proporcionale  me  të  ardhurat  e  përgjithshme,  që 
rrjedhin  prej  tij,  me  përjashtim  të  rastit  kur  është  rënë  dakord  ndryshe
751
.  Për  krijimin  e 
veprave fonografike mënyra e shpërblimit ndjek të njëjtën logjikë.  
Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  parashikon  qartësisht  detyrimin  për  përdoruesit    veprave 
fonografike  për  të  paguar  prodhuesin  e  kësaj  vepre  në  rast  se  ata  e  përdorin  atë  për  qëllime 
tregtare
752
.  Kjo  përfshin  edhe  rastin  e  përdorimit  të  veprave  fonografike  nëpërmjet  valëve 
radiofonike, transmetmeve radiofonike digjitale si dhe transmetimeve në streaming. Dispozita 
në  fjalë  ka  një  rëndësi  shumë  të  madhe  në  ditët  e  sotme,  pasi  është  e  qartë  se  veprat 
fonografike po shpërndahen më shumë  në formatin  e tyre  digjital  të  patrupëzuar, në  vend të 
formatit të tyre të trupëzuar në CD. 
b. Karakteristikat e kontratës së veprave audiovizuale me fonde publike 
Veprimtaria  kinematografike  e  financuar  nga  buxheti  publik  parashikohet  dhe 
rregullohet  në  Ligjin  nr.  8096,  datë  21.3.1996  “Për  kinematografinë”,  i  ndryshuar.  Përveç 
parashikimeve të ligjit për të drejtën e autorit, personat të cilët kërkojnë të realizojnë një vepër 
kinematografike me fonde shtetërore, duhet t’i nënshtrohen rregullimeve të këtij ligji.   
Ligji për kinematografinë krijon detyrime si për ato subjekte që kërkojnë të  përfitojnë 
nga  fondet  publike,  ashtu  si  dhe  për  çdo  subjektet  e  tjera  që  nuk  kërkojnë  të  përfitojnë  nga 
këto fonde. Në këktë kuadër, të drejtat dhe detyrimet do t’i grupojmë në dy pjesë kryesore, (i) 
të drejtat dhe detyrimet sui generis që lidhen me projektet që përfitojnë fonde publike si dhe 
(ii) të drejtat dhe detyrimet e përgjithshme për çdo vepër kinematografike. 
Paraprakisht  duhet  thënë  se  mbështetja  financiare  e  projekteve  që  kërkojnë  financim 
publik bëhet nëpërmjet një personi juridik publik, në varësi të ministrit të Kulturës, që është 
Qendra  Kombëtare  e  Kinematografisë  (“QKK”).  Si  institucion  me  karakter  qendror,  statun 
QKK-së e miraton Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për Kulturën
753

                                                           
750 J-M. Vernier, Numérique et droit d’auteur, Studim i Sciences Po Paris, 2003, f. 22. 
751 Neni 100 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
752 Neni 114 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
753 Neni 3 i Ligjit për kinematografinë. 


238 
 
Kryetari  i  QKK-së  emërohet  me  dekret  të  Këshillit  të  Ministrave,  pasi  ministri  të  ketë 
propozuar  dy  kandidatura  të  mundshme
754
.  Edhe  njëherë,  nëpërmjet  këtij  emërimi,  del  qartë 
në pah karakteri publik dhe qendror i këtij institucioni. QKK-ja përbëhet gjithashtu edhe nga 
këshilla miratues, të cilët propozohen dhe zgjidhen nga shoqatat e kineastëve, çka nënkupton 
që  paraprakisht,  të  ekzistojë  një  ose  më  shumë  shoqata  ku  grupohen  kineastët  shqiptarë
755

Këshilli miratues i projektit zgjidhet për një afat  dyvjeçar dhe nuk ka asnjë funksion brenda 
QKK-së përveç funksionin artistik të përzgjedhjes së projekteve fituese. Këshilla miratues ka 
të paktën në të tre gjinitë e filmit, atë artistik, dokumentat dhe të animuar
756
. Së fundi, ligji për 
kinematografinë  parashikon  dhe  ekzistencën  e  një  komisioni  të  vizonimit  për  të  cilin  do  të 
flasim pak më vonë.  
Për  sa  i  përket  detyrave  të  QKK-së,  ajo  ka  për  detyrë  të  miratojë  projektet  për 
realizimin  e  veprave  filmike,  në  rast  se  jepen  fonde  nga  QKK
757
.  Kjo  prerogativë  gjen 
gjithashtu mbështetje edhe te fakti se ligji i jep Kryetarit të QKK-së që të rikthejë vendimin e 
këshillit miratues të projekteve të përzgjedhur, duke dhënë arsyet bashkëlidhur me njoftimin 
për  rëfuzimin
758
.  Gjithashtu,  QKK  përcakton  shpërndarjen  e  fondit  buxhetor  për  gjinitë  e 
filmit
759
, shpërndan fondin për projektet që përmbushin kërkesat të cilat duhet t’i binden disa 
kushteve që lidhen me cilësinë dhe interesin kulturor kombëtar
760
. Së fundi, QKK ka dhe disa 
detyra  që  lidhen  me  përmirësimin  e  kuadrit  ligjor  në  fushën  e  kinematografisë  si  dhe 
mbështetjen e kineastëve me anë  të  kualifikimeve dhe specializimeve të  ndryshme.  QKK së 
fundi luan dhe një rol në regjistrimin e të gjithë subjekteve që lëvrojnë në fushën e prodhimit 
të veprave kinematografike.  
(i)  Producentët  e  veprave  që  kërkojnë  fonde  publike  e  paraqesin  projektin  e  tyre 
përpara një komsioni financiar, të caktuar nga Kryetari i QKK-së, përveç komisioneve të tjera 
të përmendur më sipër. Një nga dokumentet që producenti duhet të ketë para se të paraqitet në 
komisionet përkatëse është kontrata e lidhur me autorët në lidhje me shfrytëzimin ekonomik 
të veprës
761
. Këtu bëhet lidhja me Ligjin për të drejtat e autorit. Kontrata tregon më së miri jo 
vetëm  tagret  që  ka  producenti  për  të  vepruar  në  emër  të  autorit,  por  edhe  se  kalimi  i  të 
drejtave  është  bërë  në  mënyrë  të  rregullt  dhe  se  autori  do  të  përfitojë  nga  shfrytëzimi 
ekonomik  i  veprës.  Producenti  është  i  vetmi  subjekt  i  autorizuar  që  të  tërheë  fondet,  pasi  të 
jetë  lidhur  kontrata  me  QKK-në
762
.  Producenti  ka  detyrimin  që  të  paraqesë  një  raport  të 
                                                           
754 Neni 7 i Ligjit për kinematografinë. 
755 Neni 8 i Ligjit për kinematografinë. 
756 Neni 9 i Ligjit për kinematografinë. 
757 Neni 4 pika 3 i Ligjit për kinematografinë.  
758 Neni 9 pika2 i Ligjit për kinematografinë.  
759 Neni 9 pika 1 i Ligjit për kinematografinë.  
760 Neni 4 pika 2 i Ligjit për kinematografinë. 
761 Neni 14 i Ligjit për kinematografinë. 
762 Neni 15 i Ligjit për kinematografinë. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   119   120   121   122   123   124   125   126   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə