95
natyra juridike e kontratës së lidhur për kalimin e të drejtave pasurore, e lidhur pas
përfundimit të periudhës së parë të kalimit të të drejtave? A duhet të nënkuptojmë se kemi të
bëjmë me një kontratë tjetër pune? Jo detyrimisht nga njëra anë, por as edhe e pamundur, nga
ana tjetër. Nëse supozojmë se kontratës së punës i ka mbaruar afati, palët mund të pranojnë të
lidhin një kontratë të re pune dhe kështu, të parashikojnë dhe afatin e ri të kalimit të të
drejtave ekonomike për veprat që do të krijohen gjatë marrëdhënies së punës. Por palët mund
të gjithashtu të mos pranojnë të rifillojnë marrëdhënien e tyre të punës, por në të njëjtën kohë,
për autorin do të ishte një lehtësi tepër e madhe që të drejtat ekonomike të vijonin që të ishin
në duart e punëdhënësit, me të cilin tashmë nuk do të jetë më në marrëdhënie pune, por në një
marrëdhënie mirëfilli të kalimit të të drejtës së autorit, të mishëruar në një kontratë autori. Së
fundi, mund të imagjinohet dhe rasti kur afati i kalimit të të drejtës ekonomike të ketë
përfunduar, ndërkohë që kontrata e punës vijon ende.
Vërejtja e parë që duhet bërë është se kontrata e punës duhet të ketë një afat. Çështja
është sesi do të kuptohet termi "afat"? A e përjashton parashikimi i një afati kontratat e punës
me afat të pacaktuar? Nuk mendojmë se kjo duhet të jetë zgjidhja e këshillueshme dhe që të
ketë dashur edhe ligjvënësi. Kushti i vetëm është që të përcaktohet një afat, në mënyrë që
autori punëmarrës të kuptojë tërësinë e angazhimit të tij kontraktual që lidhen me
shfrytëzimin e veprës. Ky shfrytëzim mund të bëhet për aq kohë sa zgjat kontrata, por edhe
më tej, nëse janë vetë palët që bien dakord për një gjë të tillë. Dispozita e parashikuar tenton
t'i vijë në ndihmë autorit, pasi me anë të kësaj dispozite, ndihmohet autori që të përcaktojë
kohën që e drejta e tij pasurore do të tëhuajsohet për shkak të kontratës së punës. Dhe në këtë
optikë mbrojtëse për autorin, Ligji 9380 si dhe Ligji për të drejtat e autorit, parashikojnë se,
nëse periudha nuk është përcaktuar, ajo do të konsiderohet të jetë 3 vjet, duke filluar nga data
e dorëzimit të veprës
308
.
Një pyetje tjetër që meriton një trajtim është përplasja midis zbatimit të parimeve të
Kodit të Punës dhe parimeve të të drejtës së autorit. Fakti se palët kanë lidhur një kontratë
pune, nuk sjell një cedim automatik të të drejtës së autorit mbi veprën, akoma më pak cedim
të vetë veprës. Siç e thamë dhe në fillim të këtij paragrafi, pavarësisht statusit si punëmarrës,
autori i veprës mbetet autor dhe ky statuts, që lidhet ngushtësisht me personalitetin e tij, është
parësor në krahasim me statusin e të qenit punëmarrës. Kësisoj, edhe në kushtet e
marrëdhënies së punës, autori punëmarrës është përfitues fillestar i pronësisë mbi veprën dhe
kësisoj dhe të të drejtave mbi të. Kjo do të thotë se lidhja e një kontrate pune nuk nënkupton
detyrimisht prezumimin e cedimit të të drejtave pasurore mbi veprën (dhe jo veprën në
vetvete, ajo nuk cedohet), nëse nuk përmbushen disa formalizma të caktuar që lidhen me
cedimin e të drejtave të autorit. Kështu, përveç kushtit pastërtisht formal të një kontrate të
shkruar, që në këtë rast është i përmbushur, nevojitet dhe përcaktimi në objektin e kontratës të
veprave të cilat të drejtat pasurore mbi to do të kalojnë në favor të punëdhënësit. Nëse gjatë
308 Neni 33 pika 1, in fine, i Ligjit 9380.
96
rrugës së zbatimit të kontratës rezulton se autori krijon vepra të cilat nuk janë pjesë e objektit
të kontratës së punës, atëherë do të nevojitet një mjet tjetër cedimi të të drejtave mbi këto
vepra, që buron prej faktit se çdo e drejtë buron nga vepra dhe çdo vepër, në të mirë a në të
keq, autorit.
Një tregues domethënës të dallimit që duhet bërë midis cedimit të të drejtave pasurore
për shkak të kontratës së punës dhe marrëdhëniet e punës në vetvete është dhe fakti se në disa
legjislacione, konfliktet e lindura për të drejtat mbi veprat nuk i përkasin automatikisht
gjykatave kompetente për marrëdhëniet e punës
309
.
Rasti i veçantë i autorëve të programeve kompjuterikë
Direktiva e BE-së nr. 91/250 datë 14 maj 1991 në lidhje me mbrojtjen juridike të
programeve kompjuterike ka rregulluar pozitën juridike të programeve kompjuterike. Në
radhë të parë, Direktiva mbi programet kompjuterike shtron detyrimin për shtetet anëtare se
mbrojtja e programeve kompjuterike duhet të bëhet nga e drejta e autorit
310
. Të njëjtën logjikë
ndjek dhe Ligji për të drejtat e autorit
311
. Programi kompjuterik do të nëkuptojë edhe pajisjet
që kanë shërbyer për konceptimin paraprak të tij. Kështu, programi kompjuterik do të
përfshijë edhe programet e aplikimit dhe sistemet operative të shprehur në çdo lloj gjuhe,
duke përfshirë edhe materialet përgatitore të projektimit dhe manualet. Idetë dhe parimet që
gjenden në themel të çfarëdolloj programi kompjuterik nuk do të mbrohen nga e drejta e
autorit
312
. Programi kompjuterik do të mbrohet nëse plotëson kriterin e origjinalitetit, pra nëse
është krijim intelektual i autorit. Direktiva e vë theksin te fakti se nuk do të zbatohet asnjë
kriter tjetër për të përcaktuar mbrojtjen
313
. Deri më tani, Direktiva mbi programet
kompjuterike parashikon zbatimin e parimeve të përgjithshme në përcaktimin e mbrojtjes së
programeve kompjuterike nga e drejta e autorit.
Direktiva del nga shinat e parimeve të përgjithshme kur flet për cilësinë e autorit të
programit kompjuterik. Direktiva shpreh në parim idenë se autor i programit kompjuterik
është personi fizik (individi) ose grupi i individëve që kanë krijuar programin. Por Direktiva u
krijon mundësinë shteteve anëtare, rrjedhimisht e lë në pëlqimin e tyre, përcaktimin si autor të
programeve kompjuterike edhe personin juridik, nëse një gjë e tillë do të përcaktohet nga
legjislacioni i vendit anëtar
314
. Në këë kuptim, Direktiva për programet kompjuterike ka hapur
mundësinë e cilësimit të autor të një vepre edhe për personat juridikë, pra përbën një rast
309 Si për shembull në Francë, Christophe Caron, « Droit d’auteur », Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f.
172.
310 Neni 1 (1) i Direktivës mbi programet kompjuterike.
311 Neni 88 i Ligjit për të drejtat e autorit.
312 Neni 1 (2) i Direktivës mbi programet kompjuterike si dhe pika 1 fjalia e tretë e nenit 88 të Ligjit për të
drejtat e autorit.
313 Neni 1 (3) Po aty.
314 Neni 2 (1), po aty.
Dostları ilə paylaş: |