Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə95/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   91   92   93   94   95   96   97   98   ...   137

180 
 
Shembulli  i  parë  kishte  të  bënte  më  shërbimin  që  ofronte  faqja  MP3.com,  që  kishte  si 
qëllim t’i krijonte akses të lirë çdo pajtimtari të faqes drejt përmbledhjeve muzikore në format 
mp3 që zotëronte faqja. Faqja nuk kërkonte prej pajtimtarëve që të shkarkonin përmbajtjen e 
përmbledhjeve muzikore. Vepronte ndryshe: ajo arriti të krijonte një përmbledhje të të gjithë 
veprave  muzikore  që  gjendeshin  në  treg.  Ndryshimi  i  formatit  dhe  vënia  në  dispozicion  e 
veprave në këtë format të ri për pajtimtarët e faqes ishte bërë pa marrë autorizimin paraprak të 
personave  që  gëzonin  të  drejtat  mbi  veprat.  Shoqëria  që  menaxhonte  faqen,  pasi  mori  disa 
njoftime prej titullarëve të të drejtave, vendosi që pajtimtarët mund të kishin të drejtë të hynin 
në  bazën  e  të  dhënave  të  përmbledhjeve  muzikore,  me  kusht  që  të  vërtetonin  se  albumi  ose 
kënga  që  ata  dëgjonin  të  ishte  blerë  në  mënyrë  të  rregullt.  Pasi  të  vërtetohej  një  gjë  e  tillë, 
pajtimtari do të kishte të drejtë ose ta dëgjonte muzikën nëpërmjet teknikës streaming ose ta 
shkarkonte  atë.  Problemi  megjithatë  mbetej  pasi,  sipas  gjykatës,  shoqëria  që  menaxhonte 
faqen nuk arriti të provonte realisht se pajtimtarët kishin blerë diskun që përmbante këngën që 
ata  dëshironin  t’i  shkarkonin  ose  t’i  dëgjonin.  Por  edhe  sikur  të  vëretetohej  një  gjë  e  tillë, 
komunikimi  i  veprës  në  internet,  qoftë  dhe  personave  që  vërtetonin  se  kishin  blerë  kopjen 
origjinale të albumit përbën një formë të re komunikimi, për të cilën faqja e internetit duhet të 
merrte autorizimin e titullarëve të të drejtave.  
Vendimi  i  dytë,  dhe  më  i  rëndësishmi,  ka  të  bëjë  me  faqen  e  krijuar  nga  dy  studentë 
amerikane, Shawn Fanning dhe Sean Parker
570
. Bëhet fjalë për Napster-in, faqja e parë që ka 
përdorur në mënyrë masive sistemin peer2peer dhe ka ndihmuar për njohjen ndërkombëtare të 
kësaj  teknike  dhe  në  zbulimin  e  abuzimeve  të  tejskajshme  që  mund  të  bëhen  në  internet  në 
raport me të drejtën e autorit. Veprimi i vetëm që bënte përdoruesi i internetit ishte hapja e një 
llogarie në faqen e Napster-it dhe më pas sistemi P2P bënte të mundur lidhjen e përdoruesve 
me njëri-tjetrin. Në bazë të mekanizmit që kemi shpjeguar pak më lart, që nga ky çast secili 
përdorues vë në dispozicion të çdo përdoruesi tjetër përmbajtjen e hard-diskut të tij. Në këtë 
mënyrë,  virtualisht  dhe  pa  e  përqendruar  në  një  server  të  caktuar,  Napster-i  krijonte  një 
katalog mjaft të zgjeruar me vepra artistike, krijuar dhe i depozituar nëpër njësitë qendrore të 
kompjuterëve të çdo përdoruesi. Përdoruesi, nëpërmjet një motori kërkimi
571
, mund të gjente 
veprën  ose  dokumentin  që  dëshironte  të  shkarkonte  dhe  më  pas  ta  shkarkonte  atë.  Roli  i 
Napster-it  në  këtë  rast  kufizohet  vetëm  në  furnizimin  e  programmi,  pra  luan  një  rol  pasiv. 
Ndërkohë që rolin aktiv në këtë mekanizëm e luajnë vetë përdoruesit.  
Industrisë muzikore i takonte që të vepronte sa më shpejt, pasi fenomeni po bëhej shumë 
shqetësues sidomos në Shtetet e Bashkuara. Mirëpo të veprohej gjyqësisht kundër individëve 
mund  të  rezultonte  një  betejë  e  humbur  qysh  në  fillim  duke  parë  numrin  shumë  të  madh  të 
                                                           
570 Sean Parker personifikohet nga Justin Timberlake në filmin biografik “The Social Netëork” (Columbia 
Pictures, 2010), mbi krijimin e rrjetit Facebook. 
571 Në rastin e Napster-it, motori i kërkimit ishte pjesë e faqes. Sot, motori i kërkimit nuk është i 
identifikueshëm me programin e peer2peer (si shembull kemi 
www.isohunt.com
, ose 
www.thepiratebay.com

faqet e kërkimit dhe 
www.utorrent.com
, faqja në të cilën shkarkohet programi që përdor sistemin peer2peer). 


181 
 
përdoruesve.  Rrjedhimisht,  u  vendos  që  të  veprohej  kundër  Napster-it  ose  furnizuesit  të 
programit peer-2-peer.  
Qarku i nëntë i Gjykatës së Apelit të Kalifornisë ndoqi arsyetimin e gjykatës së distriktit, 
e  cila  vendosi  në  mënyrë  mbresëlënëse  t’i  japë  fund  jurisprudencës  përgjithësisht  të 
favorshme ndaj lirive të publikut. Arsyetimi i ndjekur nga gjykatat bazohej në precedentin e 
vitit  1984  ose  ndryshe  jurisprudenca  Betamax.  Kjo  jurisprudencë  ishte  e  para  që  lidhej  me 
shitjen e kasetave video (“VHS”) që bënin të mundur kopjimin e programeve televizive për 
herë  të  parë.  Një  praktikë  e  tillë,  që  po  përhapej  gjithmonë  e  më  shumë  në  ShBA  asokohe, 
rriste frikën e prodhuesve të programeve televizive për zhdukjen e programeve televizive për 
shkak të regjistrimeve të tyre nga individët nëpërmjet kasetave dhe aparaturave VHS. Gjykata 
e Lartë amerikane nuk ndoqi arsyetimin e kërkuesve (Universal Studios), sipas së cilës ishim 
përballë  një  shkeljeje  të  Copyright  Act  1978.  Gjykata  pohon  se  “përdorimi  për  qëllime  jo 
tregtare e kasetave video dhe regjistruese nuk përbënte dyshim dhe në këtë mënyrë ka të bëjë 
me konceptin e fair use dhe kësisoj nuk ka asnjë shkelje të Copyright-it”. Më pas ajo deklaron 
se  “përdorimi  ngushtësisht  privat  i  kasetave  nuk  përbën  asnjë  dyshim,  për  më  tepër  që  kjo 
teknikë regjistrimi e programeve televizive i shërben interesit publik, pasi sipas amendamentit 
të parë të Kushtetutës, kjo teknikë lejon një akses më të gjerë të informacionit drejt publikut”.
 
572
 
Napster  u  mbrojt  pikërisht  duke  u  bazuar  në  teorinë  e  Fair  Use
573
 për  të  mënjanuar  një 
dënim  të  mundshëm,  pasi  sipas  saj  përdorimi  nuk  kishte  natyrë  tregtare  dhe  se  efekti  i 
përdorimit të veprës nuk kishte pasoja substanciale. Sipas Napster-it, përdorimi i veprave nga 
përdoruesit e internetit asimilohet me sistemin e space-shifting, që konsiston, me pak fjalë, në 
disponimin e aksesit të përhershëm të bibliotekës së tyre muzikore në rrjet. Shoqëria Napster 
bënte analogjinë me rastin e çështjes Betamax. Në këtë vendim, Gjykata Supreme u shpreh se 
përdorimi  jo  tregtar  dhe  vetjak  i  kasetave  video  hynte  në  përkufizimin  e  Fair  Use,  pasi  kjo 
praktikë  lejonte  regjistrimin  edhe  të  emisioneve  që  nuk  mbroheshin  nga  e  drejta  e  autorit, 
ashtu  si  dhe  emisioneve  që  mbroheshin  nga  kjo  e  drejtë,  por  që,  për  transmetimin  e  tyre, 
prodhuesi  nuk  kishte  patur  kundërshtime.  Gjithashtu,  një  dallim  tjetër  u  nënvizua  nga 
gjyqtarët: në lidhje me kasetat VHS, gjykata u përgjigj me argumentin se kopja e kryer do të 
përdorej vetëm nga personi që e përdor atë. Ndërkohë që në faqe interneti si Napster-i, që nga 
momenti kur përmbajtja muzikore është e aksesueshme për shkak të programit P2P, miliona 
përdorues janë në gjendje të ndajnë mes tyre veprat, duke patur dhe mundësinë t’i shkarkojnë 
në  kompjuterët  e  tyre
574
.  Në  këtë  mënyrë,  Gjykata  Supreme  dënoi  Napster-in  për  shkelje  të 
                                                           
572 Columbia Broadcasting System c/ Democratic National Committee, tiré de l’affaire Sony Corp c/ Universal 
Studios, çështje gjithashtu e njohur me emrin Betamax, e konsultueshme në 
www.eff.org
 ose në librin e Prof. 
Mariana Tutulani-Semini, «E drejta e autorit në Shqipëri», botimet Skanderbeg, 2010. 
573 Teoria e fair use është shtjelluar më sipër, në seksionin e përjashtimeve të rregulluara me ligj. 
574 Po aty. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   91   92   93   94   95   96   97   98   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə