Giovani Gocini



Yüklə 164,5 Kb.
səhifə1/4
tarix14.09.2018
ölçüsü164,5 Kb.
#68641
  1   2   3   4

Giovani Gocini

                                                                                                                                     


Historia

E

Gazetarisë

                                            ( Pjesë të ligjeratave)

Përktheu:  Festim Rizanaj

                                                    Prishtinë 2011


Gutenbergu

Edhe pse me origjinë nga një familje fisnike nga Majnci, Johan Gensflajsh Gutenberg ka pasur një jetë të vështirë. Në mes të viteve tridhjeta dhe dyzeta ( besohet se ka lind në mes 1394 dhe 1399), ka jetuar si i dëbuar në Strazburg. Aty inkuadrohet në një shoqatë të fuqishme argjentarësh, por nuk ishte qëllimi i tij që të formësoj metale të çmuara, vetëm ti kushtoj rëndësi eksperimenteve në fushën e tipografisë, ku përfaqësuan pasionin e tij të vërtetë në të ardhmen.

Johani ka qenë njëri prej atyre që përherë ka qenë i pakënaqur dhe i shqetësuar, ka qenë i aftë të parashikojë të ardhmen që do të vjen dhe ballafaqimin me sfidat e fenomeneve dhe ndërmarrjeve të reja. Kur kthehet në Majnc me 1452 merr hua tetëqind monedha ari nga avokati Johana Fusta për financimin e projektit i cili në dokumente njihet si “ shkrimi artificial”. Hap punëtorinë ku për disa vite “ shkrimi artificial” lulëzonë. Fjala është për një version të Biblës në gjuhën latine, në dy vëllime. Ajo kishte 643 faqe  ( formati 40 X 28 cm marrë nga një fletë palosje shtypi). Fletët qenë shtypur në dy kolona me nga 21 rreshta dhe për këtë arsye ky botim është quajtur botim me 42 rreshta dhe daton prej periudhës së gushtit të vitit 1456. Nga shtypshkornja e Majncit u nxorrën 150 kopje në letër dhe 35 në pergamenë: deri më sot janë ruajtur 45 kopje të llojit të parë dhe 12 të llojit të dytë. Risi e vërtetë në Biblën e Gutenbergut ishte stili gotik, i përfaqësuar njëtrajtësisht në tërë librin. Domethënë, ish-teknika e shtypit ka qënë ksilografia ( teknika e gdhendjes së drurit): një pllakë druri ( nga greqishtja: xilos, dru), një lehtësim që me të cilin është shtypur i tërë libri. Gutenbergu shpiku të kundërtën, shkronjat lëvizëse. Çdo shkronjë lëvizëse ishte prerë  në mënyrë të përsëritur në pllakë të bronzit, të cilat janë fituar me shkrirjen e plumbit. Në këtë mënyrë janë fituar kallëpe të vogla për çdo shkronjë, që mund të bashkohen për të formuar një faqe të vetme, që pastaj të shpërndara të ripërdoren.

Dikush mund të mendoj se ky nuk është ndonjë zbulim i madhë, por zbulimi i Gutenbergut ka pasur rëndësi epokale, kjo konfirmon se më shumë se tre shekuj teknologjia tipografike e shtypit do të mbetet në thelb e njejta: sistemi i pikave, kallëpet klishe, shkrirja e shkronjave, ngritja edhe shtypja e faqeve nuk do të ndryshojë shumë prej atyre që i shpiku dhe i praktikoj argjentari ynë entuziast nga Majnci. Megjithatë, atë zbulim që e dha në kohën e vet, nuk i sjelli ndonjë pasuri. Kur skadoi afati për pagesën e borxhit 1455, avokati Fust i kërkoj parat e veta: Gutenbergu nuk kishte para prandaj u detyrua ta shes shtypshkronjën e vet. Fusti shtypshkronjën e la në duart e Peter Sheferit, punonjës në shtypshkronjë, ku në ndërkohë ishte edhe dhëndrri i tij: mu në kohën kur shtypshkronja udhëhiqej nga Sheferi, përfundon botimi Biblës me 42 rreshta. Gutenbergu për këtë arsye nuk heq dorë dhe merr borxh nga udhëheqësi i qytetit të Majncit, Konrad Humer, dhe e hap shtypshkronjën e re ku botohet Bibla e re( në 36 rreshta), misale dhe tekste religjioze. Por në vitin 1462 trupat e Adolfit të II-të nga Nesaua e plaçkitën qytetin: shtypshkronja mbyllet dhe punëtoret e saj kalojnë në Evropë: ku shkëmbyen sekretet e reja të teknikës së shtypit. Gutenbergu me 1465 kthehet në Majnc dhe Adolfi i  II-t e emëron  në oborrin mbretëror: më në fund me nderime dhe i qetë ( ana e mirë e pozitës së tij është se u lirua nga taksat) Gutenbergu vdes me 1468.

Para Shtypshkronjes së Majncit shkrimet e dorëshkrimeve mesjetare kanë qenë si forma dominuese e librit që e frymëzuan edhe Gutenbergun për ti prezentuar shkrimet e tij. Punë të gjatë dhe të mundimshme gjatë transkriptimit, të kryera në manastiret mesjetare, i mundëson shpëtimin e shumë teksteve klasike, të cilat me zgjuarsi dhe kujdes të murgjëve në trajtimin miniaturë u cilësuan si vepra të rëndësishme të artpunimeve. Themelimi i universitetit ka vendosur bazat e specialistëve për transkriptim të shpejt ( por gjithmonë me dorë) kopje të destinuara për bibloteka dhe studiues. Shpesh për këto dorëshkrime përdoren akoma materiale bimore ( baza e thatë dhe e ngjitur e papirusit) me origjinë shtazore ( pergamena është fituar nga përpunimi i lëkurës së deles, emri i së cilës vjen nga qyteti Pergama, në Azinë e Vogël e cili është qendra më e madhe për prodhimin e saj që nga shek. III p.e.re). Deri te Gutenbergu procesi dhe materialet kanë kontribuar që libri të jetë një produkt i rrallë dhe i shtrenjtë ( pergamena është gjashtë herë më e shtrenjtë se letra), për qarqe të kufizuar të njerëzve: Në një kohë  në qytete të pasura, libri bëhet pronë private, kurse miniatura e tyre rrit pasurin  e poseduesve të tyre.

Kështu ishte në Evropë, ndërsa në Veri, sidomos në Kinë, gjërat shkuan në mënyrë tjetër. Domethënë që nga shek. II i erës së re mbretëria Kineze din për letrën: ajo fitohet nga copë të mëndafshit dhe nga druri i copëtuar, të cilat futen në ujë, pastaj mblidhen dhe thahen në kallëpe prej bambusi. Do të duhej të kalonte më shumë se gjysma e mileniumit deri sa kjo procedurë të fillojë të përdoret në qytetet arabe ( Bagdat, Semerkand),  nga shek VIII dhe vetëm 1000 vjet pas përdorimit të letrës filloj të prodhohet në Itali. Që nga shek i XIII , në saje të përmirësimit të teknologjisë, vendi Fabriano në Markama u bë një prej qendrave më të mëdha për prodhimin e saj. Civilizimi kinez, ndryshe, luan një rol kryesor jo vetëm në pjesën materiale por edhe në atë teknologjike. Domethënë , teknika ksilografike me baltë, pastaj teknika me kallëpet metalike afrimohet në shek XI  paralel me përdorimin e shkronjave lëvizëse, që është , megjithatë e kotë,  sepse nuk kishte asnjë shënim për ta kufizuar numrin e letrave. Ngjyra kineze ngjanë me ato që janë përdorur në Egjipt në kohën e Faraonëve: uji, gomë arabe dhe ngjyrë nga Çadi. Në shek IV p.eres së re janë pasuruar me përbërës për tharje dhe qëndrueshmëri: kripë metali (i hekurit ose bakrit) të marra nga zierja e lëvozhgave të drurit të lisit. Në muzeun e Londrës ruhet “ diamon de sutra” një rrollne e letrës e gjatë 5 metra dhe e gjërë 20 cm, e krijuar me 16 maj 868, ku janë të shtypra lutje budiste me teknikë shkrimi ksilografik. Me këtë metodë në Peking gjatë shek VII janë shtypur të rejat e gjykatës mbretërore Tang, të cilat nuk botoheshin rregullisht. Mbretëria Sung ( 960-1279) këto i kthen në qështjë të rregullt me emërtimin Di Bao (informacione nga pallati): ku përmbanin raporte zyrtare të ngjarjeve më të rëndësishme dhe lexoheshin nga  personalitetet e larta të gjykatës dhe nga zyrtarët më të ulët të mbretit.


Është e rëndësishme të theksohet që përparësi të tilla historike në fushën e inovacioneve teknike dhe të komunikimit, nuk shpie drejt një modernizimi më të gjërë të mbretërisë kineze. Domethënë, hierarkia shoqërore dhe metodat e prodhimit do të mbeten të pandryshuara në thelb deri në ndërhyrjet e kolonive perendimore në shek.XIX, në mes tjerash , për këtë arsye nuk kanë krijuar një mekanizëm standard të shtypit dhe në zgjerimin e gjuhës kombëtare. Zotërimi i një sistemi kompleks të karaktereve do të mbete privilegj ekzskluziv  i elitës intelektuale dhe shpie deri te mos përdorimi i aftësive revolucionare të shtypit, në ndalimin e krijimit të një opinioni të gjërë publik dhe duke vepruar si një mur i pakapërcyeshëm konservativ nga institucionet mbretërore. Edhe në Evropë ekzistojnë shembuj të gazetarisë “ante litteram”. Biografija e Jul Cezarit, të cilën e ka shkruar Suetonius , si dëshmitarë faktik, si dhe konsulli i vitit 59 p.e re. Cezari,” qe i pari që vendosi acta diurnan e senatit dhe të popullit të publikohen”. Ndryshe nga tradita oratorike greke , Roma e lashtë kishte zakon rregullimin e biblotekave publike me rregullore të fundit ( diurna nuk dotë thotë e  përditshme, vetëm aktuale) në mënyrë që qytetarë e interesuar të mund ti shohin: në fakt kuptimi i termit i bie “ publikoj”. Vetëm në rastet kur kishte jehonë të madhe, regjistrimi i akteve bëhej në një album, një mur i veçantë i bardhë. Edhe pse të lirë në tipare të nevojshme për riprodhim dhe transportueshmëri , ky kanal komunikimi menjëherë tregon pasojat e natyrës politike, futjen e ndonjë forme të kontrollit në debatet publike mbi veprimet e qeverisë: kjo ishte arsyeja pse Augusti e hoqi disa dekada më vonë.

Revolucioni i librit

Sigurimi ekonomik dhe palëvizshmëria shoqërore në botën mesjetare ka zvogëluar këmbimin dhe komunikimin. Vetëm me  rritjen e transaksioneve të parave të gatshme, panaireve tregtare dhe qyteteve, njerëzit përsëri fillojnë ta ndjejnë nevojën e informimit. Mbretëritë bankare, siç ishin gjermanët Fuger, ruajnë shkrime të grumbullimit  shumëvjeçar (nga 1554 deri 1571, në këtë rast të veçantë), dorëshkrime private të destinuara për qarkullim nga zyrat e jashtme, të cilat përmbanin të dhëna mbi tregtinë ( lëvizjete çmimeve në tregjete tjera, rrugëtë e sigurta, mundësinë  e transportit), si dhe informacione të përgjithshme (jeta në oborrin mbretëror, trashëgimia mbretërore, luftërat). Nga shek XVI informacione me këto të dhëna janë gjetur në letrat private të tregtarëve.

Për dallim nga acta diurna, kopjuesit e dorëshkrimeve dhe letrave tregtare, “shkrimi artificial” i Gutenbergut  arrin suksesin për faktin se nuk ishte personale dhe që mund të riprodhohej dhe transferohej pa vështirësi. Libri shëtitës ka qenë malli që urdhërohej  më shumë nga murgjit shetitës dhe lypësar, të lidhur nga betimi i varfërisë dhe nevoja e lëvizjes së trendeve që ti braktisin dorëshkrimet e shtrenjta dhe të vështira me miniature, dhe tani të pasur dëshirojnë që anëtarët e biblotekës të kthehen në symbol të statusor.
Brenda 15 viteve  pas zbulimit të shkronjave të lëvizshme, hapen shtypshkronja të ngjashme me të Majncit në shumë qytete të Evropës: në Koln (1464), Bazel (1466), Romë (1467), Venedik (1469).Universiteti i Parisit Sorbona në vitin 1470 i thërret tri shtypshkronja gjermane që të hapin një shtypshkronjë brenda universitetit: po në atë vit janë hapur edhe dy, në Nurnberg dhe Utreht. Në vazhdim janë Milano , Napoli dhe Firenca (1471) Shpajer (1472), Lion, Valencia dhe Budapest (1473), Krakov (1474).

Në të njejtin vit 1474, Viliam Kakston, tregtar dhe aventurier  anglez ndërton shtypshkronjën e parë në Bryzh, kurse pas dy viteve e fiton të drejtën që ta hap edhe një brenda kryeministrisë në Londër. Më vonë shtypshkronja arrin në universitetin e Oksfordit dhe Zhenevës, Palermos dhe Mesinës (1478). Vetëm me 1553. Cari Ivani i IV, i quajtur i tmerrshmi, hap shtypshkronjën në Moskë të cilën populli, megjithatë e djegën shpejt. Ky zhvillim i shpejt i shpikjeve teknologjike lidhet paralelisht me rritjen e qarkullimit të tregtisë, në llojet e ndryshme të qyteteve: jo vetëm në qendrat tregtare dhe universitare dhe kryeqyteteve administrative. Prandaj, shtypi zhvillohet si  ndërrmarrje private për të cilën janë të interesuar qarqet e  kulturës akademike. Megjithatë shpejt edhe pushteti politik pasi është tejkaluar faza e parë e mosbesimit dhe represionit i pranon teknologjitë e reja dhe të dobishme. Cari Maksimilian dhe Habzburshki 1481 për herë të parë në histori i japin një vend të veçantë botuesit të oborrit mbretëror Johan Shenpergni i vjetri , për ta kryer projektin e tij ambicioz botues për botimin e 100 librave për rritjen e famës së mbretërisë Habzburge, megjithatë u botuan vetëm dy.

Në përputhje me përpjekjet njerëzore të atij shekulli, u botuan kryesish tekste të autorëve klasik të kulturës greke dhe romake, në format të vogël dhe me tirazh prej disa qindra kopjeve. “Renesanca e humanizmit” është shkruar nga historiani i madh Fernand Braudel, “lexim karakteristik, bisedë e pandërprerë me autorët e lashtë” i cili në Venedik e hap shtypshkronjën me 1490, gjithashtu një humanist i angazhuar, me 1502 themeloi akademinë e Venedikut për përhapjen e helenizmit. Në vitin 1498 boton katalogun e parë të veprave të publikuara: 15 tituj, të githa të autorëve grek. Manuci është botuesi i parë i cili e sheh mundësin e zgjerimit të lexuesve dhe rrit tirazhin deri në njëmijë kopje. Gotikën e Gutenbergut, botuesi venedikas e kthen në shkrim latin ( të cilën në tokën skandinave dhe anglosanksone e quajnë antiqua) e cila e ka avantazhe në atë se mund të shtypen në italiks, ku ende quhet italika: duke iu falenderuar kësaj shkathtësie, ky shkrim i ri u pranua në një pjesë të madhe të Evropës. Libërshitësi holandez Kornelius van Behem  më 1688 në Amsterdam publikoj katalogun e parë të librave të botuar deri në fund të shek XV me titullin “Incunabula Typographiae”. Që atëherë e tutje quhet “inkunabule” ( nga latinishtja cuna, ‘djep’, në kuptim ‘fëmijëror’ teknika  e shkrimit): ky term përfshinë inkunabulat  tabelare ose ksilografike të cilat i kanë parapri paraqitjes së shkronjave lëvizëse. Sot prej tyre ka rreth 450 mijë në të gjithë botën , prej të cilave 100 mijë gjenden në Itali.
Shfaqja dhe përhapja e librave të botuara shpien deri te një numër i revolucioneve të cilat, para zbulimit të Amerikës, shënojnë fillimin e epokës moderne.

Revolucioni i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi, pra kalimin nga shkrimi me dorë në shkrimin me shkronja lëvizëse.  Me të, u bë formulimi dhe standardizimi i gjuhës së shkruar që do të jetë vendimtarë për përcaktimin e gjuhës kombëtare. “ Shtypi është ruajtur, kodifikuar, ndonjëherë edhe ka krijuar, në Angli,  gjuhën e vendit. Ngadalë por në mënyrë të vendosur konfirmon idenë që jo vetëm skribët (shkruesit) por edhe folësit në fjalim i duhet një gjuhë , a jo gjuhë mund të përdoret në shkrim, analizim, mësim dhe përkthim. Duke filluar nga vitet 1500, shumë e kanë përkthyer Biblën në gjuhë të ndryshme të Evropës, a prej 1477 daton fjalori i parë italisht-gjermanisht. Në mes të viteve 1492 dhe 1545 Kakston boton “Tregimet e Kenteberit” të Xhefri Çozerit, punë që u shenjtërua në literaturën e gjuhës angleze;  botimi në lidhje kushtonte  5 shilinga, a pa lidhje vetëm tre shilinga. Nga nëntëdhjtë librat e hartuar në katalogun e Kakstonit, 74 janë shkruar dhe botuar në gjuhën e Çozerit.

Revolucioni i dytë ka të bëjë me krijimin dhe qarkullimin e shtuar të librit, madje edhe jashtë qarqeve akademike dhe kishtare. Aftësia më e lehtë për shumëzimin dhe transferimin bëhet në qarqe të zgjerimit urban që janë shumë më ndryshe se manastiret dhe universitetet për shkak të lëvizjes, këmbimit, takimeve të njërëzve, dhe lehtësojnë qasjen e lirë të individëve në kulturë. Nëpërmjet librit, njerëzit edhe pse larg njëri-tjetrit ndihen anëtarë të barabartë të  “Republikës së librave” e cila i lidhi kufijtë mes vendeve në dashuri të përbashkët për shkencë dhe kulturë: që ndikoj në forcimin e shekullarizmit, të pavarur në lidhje me autoritete tradicionale dhe konsevatore të kishës. Rezonanca historike e këtij procesi është reflektuar për herë të parë në përhapjen e lëvizjes së reformimit fetar, qysh kur Martin Luteri publikoj 95 tezat e tij në Vitemberg, me 31 teor 1517. Me 1525 në Gjermani  u botuan 498 libra –ku 183 i shkroi Luteri.  Marrëdhëniet në mes shtypit dhe reformatorëve ishin të dyfishta: jo vetëm se ajo siguron shtypjen më të shpejtë por edhe efikasitet ne komunikimin e reformatorëve, përhapjen, qarkullimin dhe krijon një mjedis të favorshëm kulturor për pranimin e të vërtetës fetare apo shkencore.  “Qasja universale e librit’ shkruan Ivan Iliç, “ishte thelbi i besimeve laike perëndimore”.

Revolucioni i tretë ka të bëjë me sferën e sjelljes individuale dhe psikologjisë. Dalja e makinës së shtypit mundësoi daljen e autoriteteve të reja me ndikim dhe të fuqishëm në gjuhën e shkruar dhe të folur: “njeriu tipografik” karakterizohet nga aftësia për të parë-përveç të dëgjuarit- gjuhën e tyre duke përdorur një prodhim serik siç është libri. Kostoja relativisht e ulët për blerjen e një individualizmi të ri  është realizuar nga posedimi dhe konsumi i librit: leximi ishte hapi i fundit në procesin e mijëvjeçarit në “shpërbrëjen e shoqërisë fisnore” dhe komuniteteve njerëzore, sikur makina e shtypit që prezanton epokën e fragmentarizuar, mekanizuar, serike të punës së njeriut. Zbulimi i shtypit vë kornizën e kalimit nga shprehja verbale, që të jetë më me kuptim. “Pas shekujve të teksteve të krishtera, papritur faqja kthehet, nga tesktet e thirrjeve të  devotshme, në tekste të organizuar mirë nga mendimtarët logjikë”. Libri ka qenë një artikull familjarë, mund të merrej dhe të rilexohej sa herë që dëshirohej. Epoka e librit i ka dhënë një hapësirë private për njohjen e të vërtetës në momentet e heshtjes, si dhe ekzistenca e shoqatave si gazeta, akademia.




Media e parakohshme

Shpikja teknike e Gutenbergut zbulon  implikime të thella dhe të fshehta jo domosdoshmërisht të dukshme, por janë të fuqishme dhe radikale.  Lëvizja e rilindjes intelektuale, dhe lëvizja e reformacionit hodhën themelet për lirinë dhe vetëdijen.


Renesanca dhe humanzimi afirmuan respektimin e njeriut të rritur si individ, ngritën intelegjencën e tij, pushtetin e tij personal. Rëndësia filozofike që i atribuohet individit përkoi me shkatërrimin e vlerave tradicionale, të cilat, gjatë shek. XVI dhe XVII, shkaktuan  dhe penguan vazhdimisht zhvillimin e ekonomisë së tregut të suksesshëm, i cili qe ritëm i përshpejtuar i ardhjes së metaleve fisnike  nga Amerika dhe përhapjen e instrumenteve të kreditimit. Paraja u ndërpre dhe ndërpreu rendin ekzisues të grupeve ekonomike dhe shoqërive sociale ( korporatave, komuniteteve urbane, shoqatave tregtare) të cilat, ishin të privuar nga dobia tyre dhe në të njëjtën kohë humbën  ngurtësinë e tyre. Kështu që në jetën e përditshme individi është gjetur para zgjedhjes së lirë. Por në të njëjtën kohë me strukturat e shteteve moderne, ka pasur një rend të ri, i cili këtij procesi ia ka imponuar kufizimin: detyrat e individëve ndaj shtetit, respekt të privilegjuarve dhe privilegjin. ( Braudel, 1966, 376-377).
Dhe në të vërtetë, do të marrë një kohë të gjatë që këto ndryshime të bëhen në mënyrë të plotë, duke  përfshirë shtresat më të gjera të popullsisë: revolucion i shtypit do të mbetet gjatë “revolucion i pa  vënë re” ( Eisenstein, 1986). Para disa viteve historiani anglez Lorens Stoun ka pikturuar një afresk madhështor të tre shekujve të fundit të qytetërimit, duke argumentuar revolucionionet e mëdha politike në këtë periudhë( Revolucioni Anglez shek.XVII, Revolucioni Francez në fund të shek.XVIII dhe Revolucioni Rus, 1917) ka ndodhur në mënyrë paralele me një pakësim në numrin e meshkujve analfabetë, duke pë rfshirë  gjysmë në popullsisë së përgjithshme (Stone, 1969). Studimet e fundit kanë treguar, në fakt, të paktën në rastin e Anglisë, që me rikthimin e sistemit të arsimit, të kryerë gjatë sundimit të  Xhejms Stuartit të I-rë, i dha rezultatet e para, pas më shumë se një shekull: në mes të shekullit të tetëmbëdhjetë shkalla e meshkujve analfabetë në Angli ishte ende nën 60 %.Vetëm me revolucionin industrial dhe përmirësim relativ në standardet e jetesës, të cilat i shkaktoi ajo, shumica e anglezeve mësuan te shkruajnë dhe  të lexojnë: me fjalë të tjera, shkrim-leximi është pasojë dhe jo shkak i zhvillimit ekonomik (Cressy, 1986; Schofield,1986).

Prandaj, zbulimi i shtypit i paraprin kohës së leximit në masë dhe në pasojat sociale “Revolucioni i librit” gjatë do të mbetet një privilegj i elitës së arsimuar të Evropës. Pra, shtypi është “ Media e parakohshme: në tre shekujt e ardhshëm, pa asnjë kontakt me publikun dhe ngrin zhvillimin e mëtejshëm të saj teknologjik (Williams, 1983, 122). Mungesat dhe nevojat e reja të trazuara shoqërore morën me vete entuziazmin e shpikjes së Gutenbergut, që janë duke u zgjeruar fuqishëm dhe shpejt në drejtim të hapësirës në të gjithë botën perëndimore, por të cilët nuk arrijnë të bëjnë përmirësime radikale në zinxhirin e rezultuar. Tek në shek.XIX shoqëria civile hyn në botën e komunikimit, dhe rritja e përparimit teknologjik bëhet shkak marramendes për zbulimin e telegrafit dhe makinave rrotulluese ( Winston, 1998).



Kanardi dhe Broleti

E gjithë kjo nuk e ka ndalur, edhe pse në qarqe të vogla të klasave qeverisëse të kohës së parë moderne, shpikjen e Gutenbergut që të bëhet një moment historik. Shumë shpejt, në fakt, një mjet i ri i komunikimit që vjen nga qarqet shkencore dhe fetare do të bëhet mbështetje edhe për gjini të tjera letrare. Perveq kësaj, tekste fetare dhe klasike, të shtypura në makinë shtypi dhe në vitet e fundit të shekullit XV botohen dorëshkrime ekuivalente me deklarata që u shpërndahen bankierëve dhe tregtarëve. Në vitin 1470 në Itali dhe me 1488 në Vjenë fokusohen  në çështjen e botime të veçanta, pothuajse gjithmonë në katër faqe kushtuar për një të temë të vetme të përgjithshme (shpesh e luftërave kundër turqve) ose një ngjarje lokale (mrekullitë, fatkeqësitë, etj).


I njohur edhe në Francë si kanard ( si term që do të thotë “shotë” dhe onomatope e saj si metafor), këto fletë janë shitur para shypshkronjave që i ka shtypur, por edhe në librari dhe nga shitësit në rrugë (Weill, 1934; Seguin, 1965; Jeanneney, 1996, 21).Dalin me një numër të ndryshëm të faqeve (deri në 8-16) me shumë ilustrime me ngjyra që ndjekin lajmet: përmbytjet në Romë dhe Firencë me 1557, një gjarpër monstruoz i gjetur në Kubë me 1576, dragoi i cili fluturoi mbi Paris tre vjet më vonë, fëmija i cili është ringjall pas vdekjes në Lion me 1619. Në sajë të këtyre historive interesante, canard arriti rritje të suksesshme: ndërmjet 1529 -1550 ka pasur 18 në çerekun e parë të shekullit të ardhshëm 39, dhe në 25 vitet e fundit, 110 (Belanger). Ato nuk mund të konsiderohen si pararendës të gazetës, sepse ju mungonte një karakteristik thelbësore për tu publikuar rregullisht si periodik, por më tepër kishin karakter publik se sa lajmet private të tregtarëve. Atyre u ishin shtuar almanahët dhe kalendarët, që botoheshin një herë në vit dhe të kombinuar tekstet me fotografi ishin të kuptueshme edhe për analfabet: veçanërisht në vendet gjermanisht-folëse: botimet franceze dhe zvicerane janë të destinuara për përdorim më të gjerë ( Bolleme, 1969). Në njërin nga këta almanah, calendarium, i shtypur në Venedik me 1476, ndodh, siç dihet, faqja e parë e librit (faqja e tretë dhe pestë, i dedikuar për titullin dhe autorin)

Almanahët dhe gazetat me njoftime për shtyp janë edhe takimi i parë në mes të teknologjisë së shtypjes dhe përmbajtja e tekstit mund të identifikohet me një riprodhim të thjeshtë të kulturës tradicionale fetare dhe klasike. Edhe pse ende në fillimet e saj, shfaqet kultura e re dhe efektive e lajmit e cila shfrytëzoj rëndësinë shoqërore të informacionit, vlerën e tyre të shërbimeve dhe të këmbimeve: për herë të parë u erdhi ideja se lajmi mund të jetë një mall tërheqës për publikun dhe i dobishëm për ata që e plasojnë (Eisenstein, 1986b). Raporti i vitit 1513 në lidhje me betejën midis anglezëve dhe skocezëve, që përfundoj në Floden Field, qytetarët e Londrës lexuan pothuajse në të njëjtën kohë, në dymbëdhjetë faqet e një gazete me titull The Treëe Encountre. Padyshim, kultura e re e lajmeve është një simbiozë e ngushtë me zgjimin e ekonomisë private. Megjithatë, një nga pasojat më të rëndësishme është dhurata në vëmendje të reja në shijen e lexuesit ekzistues dhe potencial: së bashku me idenë e lajmeve si një mall ndodh dhe të kuptuarit e shkathtësive të komunikimit dhe nënkupton aftësi për të ndikur në mentalitetin e masave dhe për të regjistruar efektin e këtij takimi që ndodh (Williams, 1968, 369).

Gjithnjë e më shumë nevoja dhe mundësi më të mira të komunikimit shfaqin edhe një përparim: rilindje, nën qeverinë qendrore, shërbimët të rregullta dhe formale postare i cilat u zhdukën  bashkë me perandoritë e mëdha të së kaluarës. Kjo ndodh pothuajse në të njëjtën kohë në Francë në kohën e mbretit Louis XI me1461 dhe në Angli nga Edward IV me 1478. Perandoria e Shenjtë Romake e Maximilian I-rë me 1502 kishte ngarkuar me kompensim bujare, nje familje fisnike me korrierët private-familjen Tasini nga Bergamo të cilët më vonë janë quajtur Taksis, dhe ajo e mbajti një monopol deri më 1867. Në sajë të këtij shërbimi të pavarur edhe të revolucionit të pandalshëm të  Gutenbergut-rrjeti i komunikimit vazhdon të përhapet. Zyrtarët postarë krijuan stacionet e kontrollit në të cilin i ndronin kuajt dhe lidhjet kryesore të zinxhirive duke u përpjekur për të mbuluar të gjithë territorin kombëtar dhe, siç do ta shohim, në shumë situata do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe shtypin periodik.

Në Venedik më 1563 filluan të përdoren të ashtuquajturit broleti (broglietti, nga brolo, që do të thotë hapësira në mes të pallatit doxh, vend i takimit dhe këmbimit të informacionit). Fjala është për një gazetë të shkruarë me dorë të formatit të vogël (15 x 20 cm), e cila kishte katër ose tetë faqe, dhe janë botuar javore e shitur me çmimin e dy monedhave, që korrespondon me gaxetan venedikase (rrënjë etimologjike e fjalës Gazzeta). Aty u botuan lajme tregtare, financiare dhe politike, pa titull. Në shteten gjermane këto gazeta janë përhapur dhe publikua shumë ( me tirazh deri në dhjetë mijë), në varësi të rrethanave, itinerareve dhe zbulimeve, raporteve të luftërave, tregimeve të mrekullive, tërmeteve dhe profecive (Prutz, 1845, 14). Nga 1526, ky zakon ndjek formimin e Perandorise Mughal, ndërsa në shekujt e ardhshëm do të bëhet një praktikë e rregullt e gjykatës qendrore, e cila kujdeset për të njoftuar dhe  menaxhuar të elitën e lokale ( Guasch Borrat J. M). Në Këln në mes 1588-1593 shtypshkronja Postrema Relatio Historica e cila përmbledh kuptimin e ngjarjeve gjashtë-mujore të periudhës së fundit: botimi i rregult i saj, në mars dhe shtator, përkon me panairet e para të librit në Frankfurt dhe Leipzig. Nga viti 1594 në Britani të Madhe qarkullon Mercurius Gallobelgicus: gjashtëmujore në gjuhën latine, e modeluar nga Postrema Relatio Historica, e cila merr emrin e vet nga të dërguarit e perëndive të mitologjisë klasike, shembull i shpejtësisë dhe korrespondencës. Si vend i botimit njihet Këlni duke u shmangur nga regjimi i privilegjeve: çdo numër i ka 50 deri në 100 faqe me lajme dhe kronika nga politika zyrtare franceze dhe belge dhe përhapet në distanca të mëdha përmes rrjetit duke shfrytëzuar stacionet postare (Williams, 1908, 11; Smith, 1978, 204). Kështu që kemi gjetur veten  para  një evolucioni të veçantë të almanakut, që i është imponuar një vëmendje e veçantë në tregun në të cilën shitej sepse kjo shkakton peridicitet dhe shtypshkronjat e detyruan jo vetëm ta dyfishojnë numrin e datave në vit, por edhe rregullsinë më të madhe. Mercurius Gallobelgicus mund të konsiderohet periodikja e parë në Angli (Frank, 1961,2).



Yüklə 164,5 Kb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə