Giovani Gocini



Yüklə 164,5 Kb.
səhifə2/4
tarix14.09.2018
ölçüsü164,5 Kb.
#68641
1   2   3   4

Korantos

Superioriteti teknologjik i shtypit holandez në Evropë u rrit me zgjerimin e korantosit ( nga holandishtja krant, “gazetë”)- gazeta me lajme që nuk kishin leje zyrtare të qeverisë. Botuesit holandez i lejonin  qarkullimin e lirë një herë ose dy herë në javë. Në Amsterdam më 1618 del themeluesi i saj, Courante uyt Italien, duytsland itd.; vitin tjetër shfaqet Tijdinghen uyt verscheyde. Rrjetet e gjëra tegtare holandeze krijojn rrjetin e informacionit të korrespondentëve në të gjitha qytetet e mëdha evropiane për të garantuar lajme të dorës së parë: pra, përmbajtja e këtyre revistave pothuajse u është dedikuar ngjarjeve në politikën ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ky rrjet i njëjtë që i përshtatshëm për shpërndarjen e korantosit përtej kufijve të

Provincave të Bashkuara të Republikës: në Amsterdam fillojnë të shtypen versionet në anglisht, frangjisht, gjermanisht dhe ato ilegalisht arrinin deri në ato vende me regjim të privilegjeve dhe cenzurës, deri te Sant Peterburgu i largët.
Në sajë të afateve kohore të shpërndarjes kontinentale të lajmeve të shtypura, korantosi bëhet një produkt atraktiv për tregun e lexuesve më të gjerë se zakonisht dhe të hapur për klasën shoqërore që shfaqen në dyqanet prodhuese dhe tregtare. Numri i titujve ( në tirazh të madh të dalur vetëm një herë) që rrethonin Evropën ndërmjet viteve 1620-1640 vlerësohen të kenë qenë disa qindra: për shkak të vlerës së ulët që u atribuohej atyre, vetëm një pjesë është ruajtur deri në ditët tona. Të gjitha korantosët karakterizoheshin nga stili i papërcaktuar për të fshehur dhe imponuar një ton zyrtar, duke theksuar pothuajse informacione të të gjitha partive politike dhe mungesa e interesit për ndonjë lajm nga kronikat e zakonshme dhe të përditshme (Dahl, 1946; Dahl, 1952).

Librarive angleze nuk ju deshtë kohë e gjatë për të gjetur burimin e të ardhurave të reja. Botuesi Natanijel Bater më 1621 përktheu Corante or News from Italy, Germany, Hungary, Spain and France; vitin e ardhshëm edhe dy botues , Nikolas Born dhe Tomas Arçer, botojnë A Currant of all general news. Mercurius Britannicus del më 1625, në 24 faqe dhe shitej me një çmim prej katër peni. Fjala është për gazetat javore me 8 deri 24 faqe që shpesh ndryshoni emrat, por me përmbajtje ekskluzive për politikën ndërkombëtare. Tirazhi i korantosvëe anglez ishte rreth 500 kopje, dhe shpenzimet e prodhimit në gjysëm peni, në krahasim me çmimet e shitjes, e cila luhatej në mes 2 dhe 4 peni; ndërrmarrjet e gazetave - edhe pse të rrezikshme për shkak të censurës dhe të marrëdhënieve me institucionet e pushtetit – e cila rezulton në atraktivitet ekonomik: ajo kërkon investime të vogla fillestare dhe premton të bëhet fitimprurëse në një kohë relativisht të shkurtër.

Megjithatë, konkretisht kultura e lajmit është ajo që përmes korantosit ka arriur një nivel të lartë të cilësisë: informacion aktual ka fituar përparësi ndaj interesit në mrekullitë dhe senzacionet, lajmet e rregullta bëhen të rëndësishme për të përdorur vlerën e shkëmbimeve të dobishme, një rrjedhë e rregullt e informacionit është duke u bërë një element i domosdoshëm dhe normal i jetës së përditshme më pak të elitës politike dhe ekonomike.
Korantosi në këtë tranzicion është karakterizuar nga neglizhenca në titujtë dhe emrin e gazetës, të cilat ndryshojnë shpesh dhe nuk duhet të jenë të shkurtër dhe të lehtë për mësim: përfaqësojnë vetëm një pasqyrë të shkurtër të përmbajtjes. Prandaj, qëllimi i tyre nuk ishte që të kërkojë dhe të tërheq lexuesit; kjo është një çështje e materialit të botuar. Për këtë arsye bëhet një pushim i rëndësishme në të cilin të lajmet ishin gjithmonë në përputhje me kriteret e përgjithshme me rëndësinë e ngjarjeve që ka në kontinent. Kështu që ne jemi vetëm në fillim të praktikës së përpunimit të informacionit: përfaqësimi i saj nuk është zhvilluar ende në mënyrë të përgjithshme dhe trajtohet me kujdes të pamjaftueshëm, por nga titulli shumë reflekton me shkurtësinë dhe me vendosmëri ndan gazetarët nga stili letrar. Titujt serik në faqen e parë është përpjekja e parë gjithëpërfshirëse në përzgjedhjen dhe përcaktimin e hierarkisë së lajmeve.


Cikli Spektator

Përveç këtij progresiviteti të lajmeve kulturore në publikime të përditshme, shtypi anglez në fillim të shek. XVIII përjetoi një proces tjetër që është disi në kundërshtim me të parin. Fjala ishte për të ashtuquajturën “gazetari e re” e cila është e lidhur me autorë të tillë si Defo, Svift, Adison: një qasje që nuk ishte veçanërisht e afërt me informacionet aktuale dhe ishte më e frymëzuar nga esetë kulturore moraliste dhe qëllimet pedagogjike.


Në Londër me 1704 del The Weekly Review, javorja me orientim konservator në tetë faqe të formatit tetë, me një editorial dhe kronikat me ngjarjet më të rëndësishme të qytetit.

Iniciatori i revistës së re, një tridhjetëvjeçar që para vitit1719 fitoi pasuri dhe famë përmes publikimit në Daily Post. Quhej Daniel Defoe,botuesi i librit “Robinson Cruzo” të cilin e botoi në faqet e kesaj gazete. Në sajë të pasurisë së gruas së tij hapi dyqan çorape, dhe mori guximin pastaj për në fabrikën e pllakave, por nuk  ja doli. Për shkak të borxhit burgoset dhe i dorëzuar e poshtëruar në publik, por në sajë të meritave të tij në gjykatë fiton ndihmë monetare nga shtypi Review. Autori i këtyre faqeve”, shkruan në numrin e parë, “pa shtirje, sinqerisht deklaron se ishte i etur për të përfunduar në paqe, mbrojtjen nga paragjykimet partiake; me gjithë zemër e urren mbetjen e shpirtit të luftës, ska rëndësi se nga vjen ajo, çka kërcënon harmoni e përgjithshme të mbushur me dashuri ndërmjet krishterëve, protestantëve dhe çdo tipi të anglezëve (Harris-Lee, 1986, 51).

Në Prill të vitit 1709, ish-ushtari Riçard Stil themelon revistën The Tatler (“llafazani”), e cila dilte tri herë në javë me çmimin prej një peni, për të formuar revistën e Defos Review: pëmban rubrika me titujt e emrave të kafeterive më të njohura të Londrës dhe nuk hezitonin të kritikonin zëvëndësit e mëdhenj. Megjithatë, pas gati dy vjet, zëvendësohet me The Spectator, i cili deri në dhjetor të vitit 1712 publikohej çdo ditë përveq të dielës dhe përdorte bashkëpunimin e Xhozef Adisonit. Në krahasim me botimet periodike të mëparshme, The Spectator theksoi anën letrare të gazetës. Çdo numër ishte tematik dhe i bazuar në biseda të imagjinuara mbi ngjarjet artistike, jetën politike letrare, e cila ishte luajtur në një klub, me skenar të shkruar dhe shifra: një përfaqësues të aristokratëve të pronarëve, një avokat, një tregtar, një ushtar në pension dhe i heshtur “vëzhgues” i cila i vë të gjithë në një pozitë të varur duke i detyruar ata të mendojnë me më pak zemërim dhe sipërfaqësisht. Kështu, jeta e përditshme dhe satira e zakoneve shoqërore shpreh gjallëri dhe artikulim përmes administratës përmes të folurit. Komentuesit e ngjarjeve aktuale shprehen joformalisht, me letër ose gjatë një bisede, marrin vlerën joakademike: në faqet e gazetës shpesh duken polemika të mprehta në lidhje me njohuritë e mësuar nga njerëzit larg nga realiteti. Nga mesatarisht 3000 parapagues në fillim tirazhi rritet deri në 20.000 kopje; por është vlerësuar se çdo kopje të Spectatorit ta lexojnë të paktën njëzet njerëz ( Harris-Lee, 1986, 220).
Edhe pse është botuar deri më 171, Spectatori në të gjithë historinë e gazetarisë mbete një nga revistat me më shumë kopje jo vetëm në Angli po në të gjithë Evropën, ku ka mbi njëqind imitime të tij (Steinberg, 1962, 203).

Në fillim të shek. XVIII , prandaj, evolimi i gazetarisë angleze levizë në dy drejtime. Në njërën anë, kultura e lajmit, me daljen e gazetës së parë ditore, bën një hap të rëndësishëm para dhe arrinë formulimin e parë të ideologjisë së tyre në bazë të besueshmërisë – paanshmërisë: integritetin e burimit dhe ndarja e ngjarjeve  të menduarit dhe vënien e informatave, është e bazuar në suksesin e vet në Spectatorin e Stilovit dhe Adisonit, i cili nxjerrë një treg të ri të lexuesve në mes të intelektualëve, shtresave  profesionale dhe qytetarëve të shkolluar.




Shtypi dhe pushteti

Problemi është vendosur në mënyrë të qartë në një letër të Dekartit. Mbretëresha Elizabeta e pyeti: “ Nësë ka, në teori, liri dhe paraqitje individuale, si një shoqëri mund të jetojë dhe çfarë rregulla duhet të ndiqen?” Më 15 shtator 1645 filozofi i përgjigjet “Edhe pse çdo individ dallohet nga të tjerët,  dhe si pasojë e kësaj, i ka edhe  interesat e ndryshme nga të  tjerët, duhet të  kujtojmë gjithmonë se  meqe jemi një pjesë e universit, edhe më saktë një pjesë e kësaj toke, një pjesë e këtij shteti, një pjesë e kësaj shoqërie, kësaj familje, me të cilën jemi të lidhur me atdhe , me betimin, lindjen. Gjithmonë është e nevojshme që përpara të vendosen interesat e shoqërisë, pjesë e të cilës jemi dhe ne, para interesave të individit” (Braudel, 1966, 377).


    

 Problemi që diskuton Dekarti nuk është problem abstrakt. Ka pasur gjithmonë përballje ndërmjet njeriut si individ dhe shoqërisë brenda historisë, por në Evropë në shek.XVII kjo përballje bëhet përsëri aktuale, gjatë polarizimeve dramatike: renesanca dhe reformacioni theksojnë nevojën për lirinë e individit, deri sa qeveritarët absolut ka tendencë që qeveria qëndrore t’i jep pushtet secilit, efikasitet dhe mundësi kontrolli. Shtypi dhe gazetaria në fillimet e hershme janë gjetur në mes të këtyre kontradiktave: është një nga mjetet kryesore për ndërlidhjen e pjesëve mes individëve dhe komunikimit – siç thotë Dekarti – me universin, por në të njëjtën kohë, fuqia e institucioneve ndjen burimet e tyre të dobishme dhe përpiqet për të mposhtur ndikimin e librave, almanakëve dhe botuesve.



Gazetat letrare

Qeveria qëndrore u forcua në saje të ministrit të financave, Zhan Batista Kolberit i cili e mori departamentin e tij me 1661 dhe arriti një shtrirje të ngushtë në fushën e kulturës me javoren Journal des  Savants: revistë me 12 faqe, në një format lagjeje. E financuar nga Akademia e Shkencave dhe botohej çdo të hënë duke filluar nga janari i vitit 1665, kurse redaktor ishte Deni de Salo, deputet i parlamentit francez. Kolberti atë e ka projektuar si një instrument menaxhues për jetën intelektuale franceze dhe kjo paraqet një fillim të një lloji të ri të revistave periodike, kushtuar tërësisht shkencës dhe artit: “Katalogu I librave të botuar në Evropë” – është editoriali nga redaktori i redaksisë. Aty botoheshin fragmente dhe përmbledhje të librave, nekrologji kushtuar intelektualve të famshëm, kritika të botuara në pjesë të ndryshme të Evropës. Nëpërmjet kësaj reviste shoqëria franceze mëson për tregimet e La Fontenit, urtësitë e La Rushfukovit, mendimet e Dekartit.


Kështu fillon dallimi ndërmjet gazetarisë franceze nga ajo angleze, duke shënuar një orientim më të madh në drejtim të kulturës dhe letërsisë dhe më pak informacione aktuale politike. Në editorialin e parë De Salo ofron një pamje të “ Republikës Letrare”: bota intelektuale përpiqej të kuptonte sferat mbikombëtare, të lirisë, të barazisë dhe demokracisë, krejt të ndyshme dhe të ndara nga ato në monarkitë absolute. Megjithatë, pothuajse menjëherë cenzura mbretërore filloi të ushtrojë presion mbi këtë fushë që është më pak i kompromentuar direkt. Në janar të vitit 1666, De Salo zëvëndësohet në udhëheqjen e revistës nga i binduri dhe i kujdesshmi Abati Galoa, i cili në editorialin e parë të tij thotë: “ Duhet pranuar në dhënijen e të drejtës për të vlerësuar punën e bërë se nga e gjithë bota ishtë një sulm ndaj lirive publike dhe zbatimi i disa lloj tiranive në fushën e letërsisë. Ne jemi të vendosur për të abstenuar këtë, në vend që të merremi me kritikë, do të paguajmë për lexim të kujdesshëm me mundësi shpjegimi të tjerëve, një gjë që nuk është bërë deri në këtë cast (Jeanneney, 1996, 30).

Megjithatë, modeli i mëshiruar Journal des Savants shpejt u pranua edhe në pjesët tjera të Evropës. Në Romë, në janar të vitit 1668, del Giornale de’ letterati, një mujore në 16 faqe të formatit të vogël (në format të librit) të cilën e drejtoi Abati Francesko Nasari, profesor i filozofisë në universitetin e Sapiencas, i cili merrej me shqyrtimet e librave të historisë, raporteve të eksperimenteve mjekësore, përshkrimin e teknologjive të reja. Në mujoren e Romës zbulon një dimenzion evropian të interesimit dhe laicitetin e tyre, pra në mënyrë të qartë natyrën moderne ( Ricuperati, 1976, 76).


“Është e qartë se si një lajm i librave të mirë e përdorë “Republikën Letrare”, shkruan në editorialin e numrit të parë, “ askush nuk do të mashtrohet nga premtimet e mëdha të titujve, të cilat shpesh nuk përputhen me librin, por dihet se ku duhet shikuar për njohuri e dituri për nevojat pronësore. Prandaj, gazetat që mesojnë, arsimojnë ose thënë ndryshe shkollojnë kanë dalur disa vjet më parë në Paris  edhe pse ishin imituar diku tjetër, janë pranuar më një mbështetje të gjërë,sepse  kanë sjellë titujt dhe përmbledhjet e librave më të rinj, ndonjë rast të veçantë prej tyre, të cilat jepnin një kënaqësi të veçantë.”
Profesori Oto Menke më 1682, në Lajpcig botoi në gjuhën latine Acta Eruditorum, në të cilën më 1682 Lajbnici vendos një “metodotë të re” të njehsimit diferencial: më 1688 botohet Scherz- und Ernsthafen  ( “ Gjëra serioze dhe komike”), revistë letrare në gjuhën gjermane ( redaktor Kristian Tomas, avokat dhe profesor i filozofisë në universitet),  e cila shpesh merrte formën e dialogut të gjallë me personalitete të imagjinuara. Në Amsterdam më 1684 Pjer Beil, filozof kalvinist, mërgimtarë Francez, publikon Nouvelles de la Republiques des lettres, i emërtuar nga programi I De Salovit. Ideja e republikës letrare nuk mbetet e pavendosur: gradualisht duke u drejtuar drejt iluminizmit të hershëm, katalizator I aspiratave  për ndryshim dhe përparim. Në Venedik kjo ndeshje e pikëpamjeve shprehet në tre-mujoren e ashtuquajtur Giornale dei letterati d’Italia të publikuar në shkurt të vitit 1710. Gazeta venedikase, e cila editoj një grup heterogjen të intelektualëve (filozofi Apostol Zeno, ish-ushtari Shipione Mafei, profesori i mjekësisë nga Padova, Antonio Valizneri), bashkon në mënyrë të qartë frymën patriotike (Journal des Savants bëhet modeli i parë i gazetarisë dhe unitetit poltikë-shtet) me një interesim të gjërë (nga drejtësia deri të anatomija dhe arkeologjia) dhe kontributin e kontribuesve si mjeku Xhanbatista Morgani dhe historiani Ludovik Antonio Muratori.

Në mbretësinë angleze gjatë sundimit të William Portokallit (Orange) gazeta London Gazzete përsëri e fiton reputacionin e saj, por edhe mjedisi anglez u tregua i ndjeshëm për tërheqjen e revistës letrare. Në mars të vitit 1691, botuesi Xhon Danton, promovues i kulturës jashtë botës akademike, publikon Athenian Gazette. Revista është botuar dy hërë në javë dhe shpejt ndryshoj emrin e saj ( nga numri dymbëshjetë u quajt Athenian Mercury); me çmimin mesatar prej një peni ka ofruar për lexuesit e saj një sërë kontributesh shkencore dhe humaniste në formën pyetje-përgjigjje. Vëmendje e vecantë i është kushtuar aksesit të gjuhës dhe interesin e njerëzve për problemet që diskutohen të cilat ndryshojnë nga botimet periodike të ngjashme evropiane.



Pulicer dhe Herst

Në mesin e shumë të pastrehëve të cilët u lajmëruan në radhët e ushtrisë veriore gjatë luftës gjendet dhe emigranti njëzetvjeçar hungarez, Xhozef Pulicer. Pas përfundimit të konfliktit, ai vendoset në St. Luis, në shtetin Misuri. Në vitin 1878 bleu gazetat lokale Dispatch dhe i bashkoi ato  me një gazetë tjetër nga i njejti qytet, St. Luis Post - Dispatch . Pastaj krijoi një listë të gjatë me kritere strikte për monitorimin e ngjarjeve. “ Saktësi, saktësi, saktësi”, ishte motoja që e përsëriti Xhon Kokeril, redaktori  përgjegjës i gazetës së Pulicerit. Në fakt, Post-dispatch karakterizohet me një veçanti e cila  me thekse të forta i pasuron lajmet: mbahen mend kronikat faktike për vrasjen e presidentit Garfild më 1881. Pas dy viteve, Puliceri vjen në New York, ku për 346.000 dollar ( që i përgjijgjet shumës 40.000 dollarëve të sotshme) blen The World , ditar i vjetër i themeluar më 1860 dhe i afërt me Partinë Demokratike.


Në maj të vitit 1883 del numri i parë i serisë së re prej 8 faqeve,  që shitet me çmim prej dy centësh dhe kishte tirazh prej 15.000 kopjeve: e qëndrueshme si Sun ( që ka vetëm katër faqe), dhe më e lirë se Herald ( e cila për çmimin prej tri centësh ofronte deri  në gjashtëmbëdhjetë faqe). Editoriali i Pulicerit i botuar në numrin e parë thekson ambiciet specifike të përditshmes së re: “ Në këtë qytet në rritje ka hapësirë për gazeta jo vetëm të lira po edhe ndriçuese,  jo vetëm për të ndriçuar por edhe për t’i zgjeruar horizontet tona, jo vetëm për t’i zgjeruar horizontet por edhe angazhimin për të vërtetat dhe aspiratat demokratike të popullit. Në këtë audiencë – e cila ishte e përbërë kryesisht nga analfabet, anëtarë të shtresave më të varfra, ku as populistja Sun nuk përmbahej – World  depërton me lehtësi të parashikueshme. Për tre muaj tirazhi rritet në 40.000 kopje, dhe deri në fund të vitit të parë në 60.000: kjo ja mundëson gazetës ta rrisë numrin e faqeve në 12 ( të dielave 14, prej të cilave më shumë se gjysma për reklama), edhe pse ajo mbetet i vetmi me çmim prej dy centësh.  

World në plan të parë thekson kronikat mjedisore(nga vendi I ngjarjes), e cila ishte karakteristikë për penny press: politika botuese është e bazuar në angazhimin e reporterëve në kërkim të lajmit dhe të titujve të pazakontë dhe të bujshëm. Kështu, Teodor Drajzer e përshkruan ardhjen e tij në redaksin e World-it: kam shikuar rreth meje në një dhomë të madhe, duke pritur me durim pash të shkruar në mure: Saktësi, Saktësi, Saktësi! Kush? Cka? Ku?Kur? Pse? Si? Fakte – Fotografi – Fakte. Unë e dija se çfarë do të thonin këto shënime: mënyrë e përshtatshme për fillimin e një artikulli” (Dreiser, 1922, 457). “Kujdesi” tipik për fillim në St. Luis, World i jep një frymë të re fushatave masive dhe mobilizimit shoqëror. “Gazetat që punojnë, jo vetëm që flasin” kjo ishte motoja që theksohej. Në këtë kuptim është e rëndësishme iniciativa që World organizojë një konkurs në mesin e lexuesve për të ndërtuar një piedestal për Statujën e Lirisë, simbol kryesor i ndërgjegjjes kolektive të emigrantëve. Gazeta mbledh 100.000 dollar të nevojshëm prej 120.000 donacioneve individuale, shumë prej të cilave ishin më pak se një dollar. Dhe kjo gazetë merr aspektet themelore të penny press: perdorimi kronikave lokale si udhëzim për identitetin e një komuniteti. Dollari i dërguar me iniciativën e World-it bëhet mjet për njohje reciproke institucionale dhe integrimeve shoqërore: gazeta bëhet një kanal prezantimi të cilën lexuesit e përdorin. Njëherësh, ajo ishte zbulim historik i fushave të reja për iniciativën e gazetës dhe funksionin e shtypit. World  ishte gazetë e cila nuk kënaqej me regjistrimin e lajmeve, ajo vet bënte lajme: nga një vëzhgues pasiv i realitetit, gazetaria bëhet një pjesëmarrës aktiv, personazh i cili lëviz në skenë. Redaksia është në kontakt të vazhdueshmë me një ekip prej 35 mjekëve, të cilët janë të gatshëm për t’i ndihmuar njerëzit e nevojshëm.

Një nga efektet tjera të ketij ndryshimi të rolit ishte edhe hapësira e femrave që zinin në World. Në vete, kjo nuk ishte gazetë apsolute: femrat gazetare paraqiten në role të ndryshme në kulturën evropiane që nga fillimi i shek. XIX. Në mes të viteve të tetëdhjeta themelohet shoqata mdërkombëtare e femrave gazetare: në redaksitë e gazetave amerikane në atë kohë punonin rreth 500 femra ( prej të cilave gjysma në New York). Megjithatë, Pulicer pranisë së femrave i jep një rëndësi politike. Vetëm një femër, Elizabet Kokrin, me pseudonimin Neli Blaj, udhëheqë hulumtimin – një zhanër i ri gazetaresk – e cila publikohet në rubrikat e World-it, për situatat dramtike në spitalet psikiatrike të New Yorkut. Neli Blaj është gjithashtu autore e reportazheve udhëpërshkruese – edhe një zhanër i ri gazetaresk – e cila në mes të dhjetorit të 1889 dhe janarit të 1890 merr “ udhëtim rreth botës për tetëdhjetë ditë”  gjurmë udhëtimi që Zhul Verni e kishte imagjinuar në formë të romanit më 1873. “Gazetat që punojnë, jo vetëm që flasin” e pëdor mundësin që të organizoj një konkurs: si shpërblim ofron një udhëtim, në Evropë për atë që e qëllon se për sa ditë Neli Blaj do ta kryej udhëtimin e saj, a do ta thej apo jo rekordin e imagjinuar të Vernit. Më shumë se një milion lexues marrin pjesë në konkurs, i cili arrin një sukses të jashtëzakonshëm: udhëtimtin rreth botës Neli Blaj e përfundon për 73 ditë, duke dërguar informacione nga pjesët më të thella të botës të cilat shpesh në mënyrë avantureske arrinin në redaksinë e New York-ut. Sikurse fejtonët, udhëpërshkrimet krijuan një zgjerim, duke e forcuar përkushtimin e lexuesit për arsyet e përgjithshme të interesit të tij: prefencë për letërsinë aventureske, interesim pozitiv për popujt dhe kulturat tjera, sfidë për emancipimin e femrës, konkurencë në mes imagjinatës dhe realitetit.                               


Shtypi i verdhë

Origjina e Wiliam Randolf Herstit është ndryshe nga ajo e Pulicerit. Ai ishte biri i vetëm i një milijarderi, i cili bëri pasuri gjatë kohës Gold Rush e cila përfshiu Kalifornin në fund të viteve 40-ta. Në moshën 22 vjeçare Wilijami largohet nga universiteti i Harvardit për shkak të sjelljeve të papërshtatshme. Babai i tij pastaj ia besoj udhëheqjen e një gazete nga San Francisko, The Examiner, që e bleu më 1887, për lehtësimin e ambicijeve të tyre politike-për tu zgjedhur në senator i shtetit të Kalifornisë. Wiliami ishte i kënaqur me ofertën e re: në gazetë sjellë kontribues të shquar si Sem Cemberlen ( i cili punonte për Beneta) dhe shkrimtarin Ambros Birs. Në bregun perendimor të SHBA-ve ecën gjurmëve të Pulicerit (60 vjeçar) në bregun lindor, dhe ende kjo nuk ka për te shkuar gjatë në trajnimin e gazetarisë.


Në gazetën Examiner punonte një femër e quajtur Vinifred Blek e cila me pseudonimin Eni Lori, heton spitalin mental në San Francisko duke u shtir si e sëmurë. Kështu që gazetaria profesionale pasurohet me një specifikë të re: fjala është për hetimet që gazetari i kryente në rrugë të vështirë për të përcaktuar të vërtetën. Duke u fshehur në identitetin profesional, gazetari bëhet pjesëmarrës dhe “kushdo” duke u përpjekur në këtë mënyrë për të hequr distancën në mes shtypit dhe opinionit publik, në masën që ajo identifikon: paragjykimi më i lartë i mundshëm nga pikëpamja e hulumtimit u kthye në një kuadër të ri për mitin e objektivitetit. Në të njejtën kohë gazetaret femra luftuan për rolin e tyre specifikë: ato ishin më të mira se meshkujt për t’u marrë me çështjë të ndjeshme dhe të interesave duke dhënë vulën përsonale dhe humane, më shumë se një kërkim cinik për lajme tërheqëse ( Sorrentino, 1995, 244).

Suksesi i gazetës Examiner ishte i mire, por jo edhe i madhë: 30.000 kopje të lëshuara në vitin e parë, pas 6 viteve në vitet 1893 ky numër rritet në 72.000. Herst, në çdo cast ndjehet i gatshëm për ta pushtuar qytetin simbol të gazetarisë, New Yorku-un. Arrin në New York më 1895 dhe e blen për 180.000 dollar ( gati për gjysmë të asaj që ka paguar Puliceri për World), The Morning Journal, një e përditshme e cila para tri vite është themeluar nga Albert Pulicer, vëllau i  Xhozefit, i cili kishte rënë në një krizë: duke imituar World, por duke dyfishura çmimin ( nga një në dy centë), tirazhi i  bie nga 250.000 në 65.000 kopje. Hersti rinovon një stil të ri fushate me burime të mëdhë financiare, në mënyrë që të marrë emrat më të mëdhenjë nga World.


Kështu që në Journal vjen Moril Godard, dikur drejtor i Sunday World dhe Ricard Autkolt ilustratot i Jelou Kid. Konkurenca me gazetën e Pulicerit ishte e përkryer: sllogani të cilin Herst e përsëriste në shtyllat e gazetës së tij thoshte: “ Kur të tjerët flasin, Journal punon” dhe gazeta vlen në proceset gjyqësore, në të cilat, në varësi të rrethanave, luan rolin e prokurorit publik apo avokatit mbrojtës, shpesh ndikojnë në vendimin e jurisë. Në janar të vitit 1899, reporterët e saj në mënyrë aktive kontribuan për zgjidhjen e një çështjeje policore ( kur në New York u gjet një kufomë e masakruar) dhe redaktori Journal mund të konfirmojë se ka “të paktën disa aftësi për të hetuar se çfarë është ajo që është financuar nga paratë e taksapaguesve”. Journal organizon edhe dy ekspedita në Klondajk dhe dërgon shkrimtarin Mark Tuen, autori i romanit Tom Sojer (1876), ne Londër për të përcjellë dhe raportuar ceremoninë e rastit të jubileut të mbretëreshës (Swanbeg, 1961).
Sikurse  Dana, edhe Hersti ishte ithtarë i idesë  së zgjidhjes së çështjes së Perëndimit (“Manifestim Deshifrimi”) Shtetet e Bashkuara që besohet se janë transmetues të qytetërimit dhe demokracisë, të cilat janë mishëruar në të gjithë kontinentin amerikan. Journal poashtu mbështetë rebelimin më 1895 që shfaqet në Kubë kundër sundimit kolonial spanjollë. Valeriano Vejler, gjenerali i cili kreu represion në ishull në emër të qeverisë së Madridit, menjëherë është quajtur The Butcher (Kasap); relitetet e ashpra të kampeve të përqëndrimit të të burgosurve kubanez janë përshkruar përmes dëshmitarëve të dorës së dytë, nga të afërmitë dhe familjarët e të burgosurve.
Por, “Journal e cila punon” nuk mund të kënaqej me këtë. Herst i dërgon në Kubë shkrimtarin Ricard Harding Dejvis dhe fotografin Frederikë Remington ( i famshëm për fotografitë e luftës kundër Indijanëve). Me fluturimin e 1897 gazetat i kushtojë një hapësirë të madhe rastit të Evanhelines Kubane Sisneiros, patriote e arrestuar nga spanjollët. Herstit ndjenja i thotë se është një histori e madhe për gazetat. Korrespondenti i Journal, Karl Deker organizon grupe rebele dhe në bastisje e shpëtojnë Evanhelinen: e dërgon në New York ku e presin një masë në Junion Square dhe ku takohet me presidentin Vilijam Mekinli.

Journal e mbulon ngjarjen me 375 kolona, ndërsa World vetëm me 13, Times 10, Tribune 4 dhe Sun një kolonë. Paralelisht me kulturën e lajmit, prishet edhe politika e lajmit e cila ndodh me përpunime në mënyra të ndryshme, në varësi nga qëllimi i saj në ndonjë gazetë. Shtypi ditor plotësisht përgatit mundësit për një opsion të “ fuqisë së katërt”- Hersti bëhet një model historik ku u inspiruan Orson Vels për karakterint e Qytetarit Kejn në filmin më po të njejtin emër më 1941 –drejpërdrejtë nga faza e ngjarjes duke ndikuar në kursin për rritje apo reduktim të tyre, në përputhje me logjikën se nuk e mbështetë këtë apo atë grup politikë, por veq ata që e mbështesin imazhin e pavarësisë së një gazete. “Lajm është çdo gjë”, përkujton Herst, “ që pengon, atë për të cilën dikush nuk don që të publikohet. Të gjitha kanë ngelur reklama”.

Megjithatë, Hersti vazhdon. Në shkurt të vitit 1898, Journal publikon dokumente sekrete në të cilat ambasadori spanjoll në Washington e paraqet presidentin Mekinli si “politikan i dobët” (“low politician”). Kështu përsëritet rasti i njoftimeve nga Emsa: raport i bisedimeve zyrtare gjatë së cilës perandori prusian Vilhem I-rë hodhi poshtë kërkesën e peradnorit francez Napoleonit të III-të për të hequr dorë nga çdo pretendim për fronin spanjollë. Bismarku skurton raportin dhe e mpreh tonin e tij  – që u cilësua si shkaktar i luftës franko – prusiane. Pas tridhjetë viteve, gjendja në të cilën kishte ardhur në SHBA thekson rolin e pavarur kritikë të një mediumi, aftësimin për të shtyr një mur dhe solli para një fakt të kryer të qeverisë atëhershme. Prapa Herstit nuk qëndron një Bismark: por fuqia e tij mund të matet me fuqinë e institucioneve poilitike.



Yüklə 164,5 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə