Giovani Gocini



Yüklə 164,5 Kb.
səhifə3/4
tarix14.09.2018
ölçüsü164,5 Kb.
#68641
1   2   3   4

Lufta dhe gazetaria

Më 1937, Pablo Pikasos iu porosite një pikturë për ekspozitën botërore e cila do të mbahej vitin e ardhshëm në Paris. Në vend se t’i përshtatej frymës tradicionale të ekspozitës (një pamje fetare të arritjeve të njeriut) Piakaso zgjedh që në mënyrë simbolike të tregoj për bombardimin e qytetit bask Gernika, të cilën e kishte kryer aviacioni nacist i Hitlerit në mars të atij viti. Piktura në mendjet e publikut të gjërë, shpejt u bë simbol i një shekulli: pa ngjyra, me teknik bardhë e zi, që qëllimisht të kujton në fotografitë e lajmeve; trupi i figurës i mbuluar me shenja të njejta të vogla që më qëllimi të kujton në faqet e gazetës. Deri në fillim të shekullit artet vizuele kanë dhënë copa të prera nga gazetat ( si simbol i realitetit modern), tani shtypi është duke u bërë një model frymëzues dhe rol për realizim të ri vizuel që thyen traditën klasike figurative. Ajo është shenjë respekti për vendin kryesor që gazetaria e fitoi si mjet të komunikimin masiv, si një objektiv nëpërmjet së cilës miliona njerëz çdo ditë shohin dhe mësojnë rreth botës.

Në anën tjetër, Gernika paraqet në skenë luftën, në një form krejtësisht të re që e krijoi diktatura totalitare: sulm mbi një të varfër, fshat të pambrojtur, pa objektiva ushtarake dhe rëndësi strategjike. Për shtypin, dhe për njerëzimin në përgjithësi, ky është një realitet i ri që duhet të ballafaqohet: pas luksit të “epokës së artë”, kur lufta ishte një jehonë nga vendet ekzotike në fazën e kolonizimit, gazetaria perëndimore ballafaqohet me sfida serioze të cilat janë vendosur në lirinë dhë pavarësinë e saj në kohën dramatike dhe të etthshme e cila fillon më 1914. Domethënë, Lufta e Parë Botërore në të gjitha shtetet evropiane fut në atmosferë të jashtëzakonshme dhe në “unitetin e shenjtë” e cila nuk toleron asnjë dallim ose mospërputhje. Arritje e informacionit i monopolizon qeveritë në mënyrë që plotësisht ta shfrytëzojë “pushtetin e katërt”- të cilët ishin viktima të shpeshta në të kaluarën – për çfarë do të kthehet kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. Epoka Bel e lirimit të shtypit nga cenzura dhe privilegjet, e cila zgjati gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, papritmas u ndal dhe përjetojë një hap traumatik prapa. Nga tre sisteme të ndryshme të komunikimit të sintetizuara nga Rejmond Viliams – patriotike, komerciale, demokratike – kalimi nga shek.XIX në XX sjellë një përparim tjetër të caktuar dhe të fortë.
Megjithatë, lufta e madhe shënon një kthim drastik në fillim, e cila është kthyer në funksinonet e saj në pedagogjinë  politike, centralizimin statistikor, kontrollin shoqëror (Williams, 1962).
Prandaj, për historinë e gazetarisë Lufta e Parë Botërorë përbën momentin e kthimit dhe fillimin e një periudhe të re, shënon hyrjen e shteteve të fuqishme në botën e komunikimit, e cila është përdorur si instrument i kulturës masive dhe konfirmimin ideologjik në lidhje me pjesëmarrjen ushtarake dhe parapërgatitjet për luftë (Ortoleva, 1995, 84). “ Duhet të bëhet dallimi i cenzurës, si aktivitet mbrojtës i shtetit për ta mbrojtur kundër të vërtetave të mundshme të cilat i paraqesin gazetat, dhe propagandat, si një veprim fyes për të aktivizuar kurajon shpirtërore, brenda dhe jashtë shtetit. Ndonëse cenzura dhe propaganda në praktik kanë tendencë të ndërhyjnë, mund ende të ndryshojnë mjaft mirë, duke marrë parasysh se ç’do qeveri duhet të tregojë këtë tendencë të dyfishtë dhe nganjëherë kontardiktore për ta shtypur shtypin si bartës të lajmeve të rrëzikshme dhe që zhvillohet si organ propagandues” (Jeanneney, 109). Me pak fjalë, shteti ushtron “kontroll të lajmeve” dhe diskrediton lirinë e funksionit dhe shtypit.

Cenzura dhe propaganda

Në gushtë të vitit 1914, pas shpalljes së luftës, qeveria angleze, e cila kryesohej nga liberali Herbert Askvit, themeloi zyrën e shtypit nën kontrollin komisionit parlamentar e përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive: detyra e tyre ishte të shtypnin me orientim drejt patriotike. Kjo detyra e dytë bëhet veçanërisht më e ngutshme dhe më e rëndësishme për shkak të mungesës së rekrutëve të ushtrisë dhe kundërshtimit të luftës nga partia laburiste e cila kishte mbështetjen e shtresave të gjera të opinionit publik anglez. Zyra është ndarë në katër klasa: për marinën, për ushtrinë, për kontrollin e agjensive të njoftimeve dhe për udhëzimet e nxjerra në shtyp. Ligji i ri ( Defense of the Realm Act)i  jep qeverisë të drejtën për të kufizuar lirinë e kërkimit dhe vendos bazën ligjore për të gjitha ndërhyrjet cenzuruese nga gazetarët për t’iu përshtatur frymës unitetit kombëtar dhe të politikës luftë-dashëse.

Qeveria themeloi një zyre për propagandim të luftës e cila publikonte fletushka për misionin e Britanisë së Madhe në luftë, duke përdorur bashkëpunimin e figurave të famshëm të kulturës angleze: p.sh historianin Arnold Tojnbi dhe shkrimtarët si Artur Konan Dojl, Ridjard Kipling I Herbert G.Vels (Sunders – Taylor, 1982).

Në dhjetor të vitit 1916 kryeministrin Askvit e zëvëndëson qeveria e koalcionit të zgjeruar të konzervatorëve, e cila kryesohej nga liberali Dejvid Lojd Xhorxh. Njëra prej veprimve të ashpra të qeverisë së re ishte themelimi në janar të vitit 1917 departamentin e informimit. Para nënshkrimit të armëpushimit me të cilën do të përfundojë lufta kryesore, në tetor 1912. Times përgatit bilansin, të kënaqur me punën e kryer: “Propaganda e mirë politike me të vërtetë e ka përshpejtuar përfundimin e luftës për një vit. Kjo do të thotë miliona funta dhe ndoshta miliona jetë njerëzish. “ Rasti i shtypit britanik tregon qartë ndikimin e propagandës në lidhje me cenzurën: në të vërtetë, ajo ka vetëm disa shembuj sporadik të dënimit të shtypit.

Qeveria gjermane ka qenë më pak e zota. U përkushtua për cenzurë të brendshme, kufizoi shtypin dhe përdori agjensinë e lajmeve të shtetit për kontroll të rreptë të të gjitha informacioneve rrjedhëse. Prandaj, u pa avantazhi cenzurës në lidhje me propagandën: jo për shkak të saj ajo e humbi luftën – si do që, përkundrazi, duke kërkuar në kujtimet e tij Hindenburg, komandant suprem i ushtrisë gjermane, president i ardhshëm i republikës së Vajmarit dhe grantues i radhjes së Hitlerit në pushtet – por ka treguar vonesë të konsiderueshme për përceptimin e pushtetit modern të mjeteve të komunikimit, në funksion të aleatit, dhe jo vetëm kërcënim. Më të drejtë ajo ka sjellë pasojat e dominimit ushtarak mbi kontrollin civil dhe besimit përmes gazetave dhe gazetarëve (Mattelart, 1994, 87).

Në Francë, me dekretin e vitit 1914 qeveria merr autoritetin ngjashëm të marra në Angli dhe Gjermani në lidhje me cenzurën dhe publikimeve të ndaluara. Megjithatë, menaxhimi i fluksit të informacioneve nga zonat e luftës ishte lënë në Shtabin Suprem Ushtarak: ajo ngre departamentin e lajmeve nga e cila publikoheshin tri buletine të përditshme për zhvillimet e operacioneve. Qeveria themeloi zyren e shtypit e cila i mobilizonte shkrimtarët dhe gazetarët dhe i përgatiste ata për hyrjen e vendit në luftë. Prandaj funksionet e kryera nga cenzura dhe propaganda janë të ndara dhë të besuara nga transportuesit e ndryshëm, duke u bazuar në dualizmin e shprehur politikë dhe ushtarak. Në janar të vitit 1916 edhe Ministria e punëve të jashtme themeloi shtëpi, me qëllim të informimit dhe të propagandoj jashtë kufijve kombëtar.

Futja e cenzurës në Itali i paraprinë  hyrjes në luftë në maj 1915: që nga marsi qeveria ka të drejtë t’i kontrolloi lajmet e ushtrisë. Pas hyrjes në luftë, ndalesa shtrihet në informacionet mbi të vdekurit, të plagosurit e plaçkiturit, mbi operacionet ushtarake. Prefektët lokal janë të autorizuar të kapin gazetat në bazë ta dispozitave të kodit penal ekzistuesë, udhëzime të zgjeruara për mosbesimin e shtetit dhe konflikteve ndërpartiake. Zyra e shtypit, e cila përbëhej nga komandantët suprem të forcave të armatosura, të cilët ua ndalonin në mënyrë efektive korrespodentëve qasjen në zonat e luftës: rezultati është i njejtë, një retorikë patriotike në shumicën e gazetarëve italian, duke përfshirë edhe ata më të theksuar si Luigji Barcini. Lajmet e trazirave që tronditën Torinon në gusht të vitit 1917 mund të lexoheshin në gazetat franceze, por jo në gazetat italiane: në faqen e parë të gazetës Avanti! e cila informonte për ato, cenzura në përgjithësi u shua. Megjithatë, lufta ndikojë në një rritje të madhe të tirazhit: Corriere Della Sera botohej në më shumë se gjysmë milioni kopje, ashtu si Avanti! ( pavarësisht ndërhyrjeve të ashpra cenzuruese), La Stampa në 200.00, Il Resto Del Carlino 150.000.

Në Shtetet e Bashkuara situata ishte ndryshe, për disa arsye. Lufta evropiane ka shkakuar polarizime mediatike në mes të përditshmeve të grupit të Herstit ( me përkrahjen e fuqive qëndrore si forca të reja që janë kundër qytetërimit të lodhur kolonial britanik) dhe gazetave tjera me karakterisitika izolucioniste të zgjedhura: lufta është parë si rezultat i dekadencës dhe prapambetjesë të kontinentit të vjetër. New York Times dhe Erald janë disa prej gazetave që mbështesnin hyrjen në luftë, ata janë me Anglinë që përsëri, nuk hezitonin për të lobuar për këtë pozitë. Në Prill të vitit 1917 manjati i shtypit të Londrës arrin në Shtetet e Bashkuara me një mision të veçantë që i ka caktuar qeveria dhe ka arritur sukses të plotë: disa ditë më vonë presidenti Vilson vendos të hyj në luftë. Menjëherë krijohet një komision për informim publik; ata i menaxhon Xhorxh Kril, gazetar i cili ka marrë pjesë aktive në skandalet e gjahtarëve në sezonine e punës në New York, Denver dhe Kansas City. Ndërsa cenzurën e kryenin oficerët stacionar në Evropë, komisioni i ndanë të dhëna të e gazetës në informative ( mbi 6.000 për shtyp), krijon materila promovues ( si posteri “Uncle Sam Wants You” e cila promovonte rekrutime), i angazhon 73.000 folës që të mbajnë predikime të shkurtëra patriotike nëpër kinema dhe shkolla (“Four Minutes Men”). Në pranverë të vitit 1918 zyra e Krilovit është në krye të veprimit për të nisur një gazetë të përditshme për trupat amerikane të angazhuara në luftë The Stars and Stripes).



Shtypi dhe opinioni publik

Zhvillimi historik i gazetarisë takohet me një kategori të re të realitetit: me opinioni publik. Ajo në fillim është përcaktuar si numri i përgjithshëm i njerëzve që lexojnë gazeta dhe kështu informohen për ngjarjet që ndodhin, të cilat mund të ndryshojnë kushtet e jetesës së tyre. Zhvillimi i shtypit është i lidhur ngushtë me politikat të cilat pak nga pak filluan të bëjnë një kategori të rezervuar për qarqet e qeverisë së ngushtë dhe merr dimension më të përhapur dhë të gjërë, paralelisht me rritjen e klasave të reja të mesme në luftë kundër regjimit të vjetër feudal (Habermas, 1971). Në të njejtën kohë shtypi është identifikuar me publicistikën: prishet fshehtësia familjare dhe individin e fut në dimenzion publik (Hagemann, 1947). Në shekujt e mëparshëm numri i lexuesit të informuar u rrit gradualisht, kryesisht në Britaninë e Madhe ku revolucioni i shek XVII-të reduktojë pushtetin e sunduesit dhe caktoj rëndësinë qëndrore të funksionit legjislativ të parlamentit. Por në fund të shek të ardhshëm revolucionet në Amerikë dhe Francë do të çojnë deri në fund të regjimit të vjetër dhe do të shkaktojnë një shpërthim të gazetave dhe gazetarëve, të cilët janë përpjekur të bëhen përkthyes dhe instrument të opinionit publik.

Opinioni publik në skenën historike bëhet aktiv  në gjendje që të monitorojë veprimet e qeverisë. Shtypi, i cili shpjegon gjendjen shpirtërore të tij me ndryshimet në pavarësimin dhe lirinë, u vendos në parlament, në qeveri e gjyqësi, si pushtet i katërt: kjo është një shprehje e cila ka qenë e vendosur gjerësisht. Megjithatë, është interesant të përmendet se si në fillim ky term është përdorur në kuptime të ndyshme nga sot. E shpikur, pikërisht në përiudhën që vijon menjëherë pas revolucionit të madh civil në fund të shek. XVIII, nga historiani madh anglez Tomas Babington Makoli, i dërguari i liberalëve në Dhomën e përfaqësuesve dhe përkrahës i bilancit të fuqisë në mes mbretërisë dhe parlamentit: “ Galeria ku ulen gazetarët” shkruan më 1828 në Edimburgh Review, “u bë pushtet i katërt në mbretëri.
Zbulimi i praktikës së diskutimit e cila për shumë pushtetar liberal të shkollave të vjetra dukej shumë e rrëzikshme për mbrojtjen e lirisë publike – sot shumë besojnë për mbrojtjen e cila është me rëndësi për të gjithë, nëse jo më shumë” (Macaulay, 1828, 165). Pas disa viteve, intelektuali tjetër anglez, Tomas Karlajl, miraton termin “pushteti i katërt” gjatë një serie të konferencave të mbajtura në Londër në pranverë të vitit 1940 dhe përmbajtjet  e së cilave janë publikuar vitin e ardhshëm në librat On Heroes, Hero-Worship and the Heroic in History (për heronjët, kulti hero dhe heroizimi në histori): “ Berku tha se në parlament ka tri pushtete; por, atje në fund, në galerin e shtypit, është ulur pushteti i katërt, shumë më i rëndësishëm se sa gjithë të tjerët së bashku. Nuk është fjala për një figurë retorike ose një shkaka shpirtërore; ky është një fakt i pamohueshëm – sot shumë i rëndësishëm për ne. Tash parlamenti jonë vendos edhe literaturë. Shtypi i cili rezulton në mënyrë të pashmangshme nga të shkruarit, unë them se shpesh shkon dorë për dore me demokracinë – me zbulimin e shtypit demokracia u bë e pashmangshme” (Carlyle, 1884, 156).

Është interesant se si dy kundërshtar politik barazojnë gazetarin me demokracinë. Domethënë, ndryshe nga Makoli, Karlajl dhe Berk janë kundërshtar të ashpër të revolucionit francez, të mësuar për të parë shoqërinë e ndarë në të  “pasur” përmes hierarkisë së rreptë. Sipas mendimit të tyre, pushtetet tjera që janë para shtypit nuk janë pushteti legjislativë, ekzekutiv dhe gjyqësor, por Mbretëresha, dhoma e ulët dhe e lartë e parlamentit që u përgjigjën në të njejtin numër të segmenteve të  shoqërsië: pushtetarët, aristokratët dhe të pasurit të cilët fituan tituj fisnik. Nëse për liberalët, siç është Makoli, shtypi është faktori i ndarjes, balancit dhe kontrollit të pushtetit, për modernët siç është Karlajl ajo është zëri i pushtetit të katërt, pa lindjen fisnike, deri atëherë të përjashtuar nga institucionet. Një gjykim të njejtë e ka thënë Tokvil në të njejtën kohë për SHBA- të: “ Shtypi, pas popullit, është pushteti i parë” (Tocqueville, 1998, 198).



Shtypi dhe drejtësia

Ndërmjet marrëdhënieve me lexuesit, shtypi dhe gazetaria liruan hipotekat, të cilat deri në atë moment penguan iniciativën e tyre: dhe kjo është një marrëdhënie e nënshtrimit dhe varësisë nga gjykatat dhe gjykatësit. Në të vërtetë, pothuajse në të gjitha vendet evropiane, gazetat dhe revistat deri atëherë ishin nën regjimin e privilegjuar monopolist,  privilegjet e dhëna nga murgjit si zëvëndësim për cenzurën preventive, kjo shtypin e shtyri poshtë në zëdhënësin zyrtar të institucioneve. Në të kundërtën, pas revolucionit, tema e pavarësimit nga pushteti politik kontriboi në krijimin e një identiteti të ri të gazetarisë, e cila ju dha liri të kërkimit dhe shprehjes dhe mori mbrojtjen e të drejtave për informim të të gjithë qytetarëve.


Njëri prej “përbindëshve të shenjtë” të gazetarisë amerikane, Volter Lipman, paraqiti një skemë të zhvillimit historik të shtypit në katër periudha. Në të parën, shtypi ishte i varur nga fuqia monopolizuese, në të dytën kontrollohej nga partitë politike, në të tretën u bë e pavarur për shkak të lexuesve të tij, në të katërten është vënë në shërbim të idealeve: aspirata për të vërtetën (Lippmann, 1931).

Pa ma marrë parasysh se një skemë e tillë dukej ideale dhe deterministe, mbetet fakti se shpesh betejat e gazetarëve janë gërshetuar me betejat për mbrojtjen e lirisë qytetare. Anëtarët kundër cenzurës dhe për lirinë e shtypit u shfaqen në projekt-kushtetutën e propozuar nga Lëvizja Kombëtare Evropiane gjatë gjithë gjysmës së parë të shek.XIX. Prandaj përveç historisë politike, historia e gazetarisë është e lidhur organikisht me historinë e së drejtës: ligje të imponuara nga figurat e kryeredaktorëve, për krimet e kryera përmes shtypit, sekretet profesionale në lidhje  me burimet e  përdorura u bënë fushë e konfliktit ndërmjet gazetarëve dhe gjyqit, subjek i debateve parlamentare dhe masave legjislative. Dispozitat ligjore të cilat regullojnë publikimin dhe përmbajtjen e gazetës janë duke u bërë një tregues i përgjithshëm i drejtimeve ( të drejtimit demokratiko – liberal ose centralisto – autoritar) të shumë qeverive kombëtare. Në gjysmë e dytë të shek.XIX çeshjet e ligjit për shtypin ishin subjekt i studimeve të gjëra që u shfaqen në shumicën e vendeve evropiane: me të u hap një debat i ashpër që do të zgjasë një kohë të gjatë (Harmet, 1882; Tampia, 1888; Collet, 1898).




Shtypi dhe modernizimi

Njëherësh, sociologjia ( e cila në gjysmën e shek XIX u zhvillua si shkencë e pavarur) në gazetari u bë burim i domosdoshëm për studimin e jetës shoqërore. Njëzet vitet e shek.XX “shkolla e Cikagos” qartë ka formuluar një qasje të re për historinë e gazetarisë, fokusuar në marrëdhëniet në mes shtypit dhe shoqërisë (Bechelloni, 1995, 21). Nga gjysma e shek.XIX shtypi luan një rol në kuadër të procesit të modernzimit e cila çon në rritjen e njëkohshme të popullsisë urbane, përqindjes së të shkolluarve, për futjen e arsimit të detyruar dhe kuotën e qytetarëve me të drejtë vote.

Kësaj shoqërie civile në zgjerim gazetat dhe gazetarët sigurojnë rrjedhjen e lajmeve dhe ideve, standardizimin më të madh të gjuhës dhe kategorive, krijimin e një të folurit të përbashkët publik, e cila bëhet një kusht vendimtar për krijimin dhe integrimin e secilës bashkësi nacionale. Siç e përmend Hegeli, duke lexuar gazetën fiton rolin “ lutesit laik të mëngjesit”. Me leximin e shtypit të përditshëm njerëzit identifikuan llojin e tyrë për të marr pjesë në jetën e shoqërisë; ia u ndjenë qytetatërve të një vendi të drejtat dhe detyrat që i kanë. Në çdo vend të dhënat statistikore të lexuesve të gazetave dhe revistave ditore përcaktojnë opinionin publik; shtypi u vendos në vijën kufitare, i cili gradualsisht ndau elitën me interesë kulturor (politika, arti, praktikat në modë) nga të interesuarit e masave (kronika e zezë, sport, argëtim) duke u përpjekur për të kënaqur të dy llojet e kërkuara (Williams, 1962).

Numri i gazetave dhe tirazhi përjeton një rritje të përgjithshme, me ndryshime nga vendi në vend: kështu ajo bëhet një tregues i ndjeshëm për shkallën relative të progresit të modernizimit. Historia e gazetarisë është e përshtatshme për qasje makrostatike me krahasime të të dhënave kombëtare në lidhje me shtypin në qarkullim: nga kjo rrjedh shpërndarja gjeografike e lexuesve të cilat janë vetëm pjesërisht në pjesën ekonomikisht më të zhvilluar të botës.

Rritja sasiore e shtypit në një masë të madhe përputhet me kompleksitetin më të madh të brenshëm të gazetave: rritet numri i faqeve dhe rubrikave, përcaktohet formati i gazetave dhe stili i artikujve, ka ilustrime dhe fotografi, bashkangjitje të dizajnuara për klasa të veçanta të lexuesve. Kështu historia e gazetarisë fillon të hapet edhe për qasje morfologjike që krahason pajisjet grafike, pushimin, hierarkinë  e lajmeve dhe analizave në gazetat e ndyshme. Paralel “anatomia” e gazetës mundëson për të nxjerrë në pah: prioritetet informative të çdo redaksie,  strategjitë komerciale të cdo botuesi, rëndësin e reklamave, ekulibrin midis tekstit dhe fotografisë (Kayser, 1953).
Shtypi dhe teknologjia

Gazetarët e mëdhenj të revolucionit francez si Zhan Pol Mara, Kamij Demulen, shërbehen akoma me instrumente të cilat nuk kanë ndryshuar shumë nga koha e Gutenbergut. Në gjysmën e shek.XV shpikja e shtypit dhe shkronjave lëvizëse kanë ndyshuar rrënjësisht mënyrën dhe kohën për të transmetuar kulturën, që më shumë se kurrë bëhet riprodhues dhe lëvizës. Por më 1620 filozofi anglez Frensis Bekon e krahason shtypin me barutin dhe kompasin: “Këto tri shpikje kanë ndryshuar pamjen dhe thelbin e të gjithë botës” shkruan në organonin e ri të shkencave. “Teknologjia e Gutenbergut përfaqëson bazën për revistat dhe gazetat e parë të cilat shfaqen nga shek.XVII duke shtuar mundësit e kopjimit dhe transferimin e një tjetër karakterestike të veçantë të shtypit modern: periodicitetin. Ajo krijon një marrëdhënie, e cila ka tendencë të jetë e qëndrueshme në kohë dhe hapësirë, në mes gazetave dhe lexuesve të tyre.

Mirëpo, pas tre shekuj e gjysmë teknologjia mbetet kryesisht e pandryshuar; gazeta nuk shkonte përtej qarqeve të ngushta të arsimuara; shumica e popullsisë ishte analfabete, çka në prioritet u përjashtua nga fusha e informimit. Opinioni publik ende nuk ekzistonte. Rindërtimet klasike të teknikës së shtypit ndan “shekullin krijues” në mes viteve 1450 dhe 1550 nga tre shekujt e tjerë, të cilat janë cilësuar si të thjeshtë dhe monoton “periudha e konsolidimit” (Steinberg, 1962). Ky rreth vicioz thyet me një shtytje të fortë të revolucionit: pastaj kërkesat eksponenciale të shtypit rriten në përshtatje me nevojat e debatit politik e cila përfshinë më shumë njerëz. Teknologjia i përshtatet nevojave të reja duke përshpejtuar zhvillimet personale: fillon një periudhë e shpikjeve të mëdha e cila zgjatë njëzet vjet (Steinberg, 1962, 12).
Gjatë dekadave të para të shek. XIX dalin makina me avull, telegrafi, makina rrotulluese, dhe në fund të shekullit, linotipi.  Secila nga këto përparime teknologjike të çon në progresin cilësor dhe sasior të gazetarisë, e cila tani është në gjendje ta përshpejtoj transferimin e lajmeve dhe të arrijë në një rreth më të gjërë të njerëzve. Secila shpikje kontribon në rritjen e aktivitetit të gazetarëve që shpejt merr dimenzione industriale: lindin agjensit e lajmeve, rriten kostot e prodhimit, reklama komerciale bëhet burim i pazëvëndësueshëm i financimi, shfaqen manjatët e mëdhenjë të gazetave të cilat janë në gjendje të kontrollojnë zinxhirin e të gjitha shtëpive botuese.
Historia e gazetarisë është, gjithashtu një rezultat i brendshëm i natyrshëm dhe relativ në zhvillimin personal që është reflektuar në rritjen e ekspertizës profesionale. “ Gazetat, sikur qytetet moderne, nuk janë vetëm produkt racional. Askush nuk është përpjekur për t'i bërë ato me të vërtetë ashtu si janë. Përkundër të gjitha përpjekjeve të individëve dhe të brezave të tërë për t’i kontrolluar ato dhe t'i përdorë ato për diçka që përshtatet me shijet e tyre, gazetat vazhdojnë të përparojnë dhe ndryshojnë në varësi të nevojave të paparashikueshme të saj”(Park, 1923; Hagemann, 1950).

Megjithatë, kur më në fund u çlirua nga varësia e pushtetit politik, para se të dalë filloi të vinte në dukje rrezikun e dorëzimeve të reja të fuqisë ekonomike grupeve të vogla të interesit privat: ajo bëhet një problem i vërtetë për pronarët e gazetave dhe rrezikun e përqëndrimit të tepruar të gazetave, me të gjitha kundër kontrollit shoqëror, manipulimeve të opinionit publik, ndikimit të institucioneve demokratike.



Revolucioni i parë teknologjikë    

Mbështetje vendimtare për zhvillimin e gazetarisë japin revolucionet teknologjike. Gjatë tre shekujve aftësitë e shtypit kanë mbetur të pazëvëndësueshme, përdoren mjetete dhe teknikat e përdorura nga Gutenbergu (Steinberg, 1962, 12). Publikimi i cili është përdorur nga Gutenbergu është shumëzuar, pothuajse në ritmet e proceseve të padukshme të të shkruarit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës; gazeta janë blerë dhe lexuar vetëm një pjesë e elitës në pushtet të kohës. Revolucioni anglez, ameriakan dhe francez rrënjësisht kanë ndryshuar këtë gjendje. U krijua një opinion publik modern, i zgjeruar në masë që atëherë ishin të përjashtuar nga jeta politike dhe të painteresuar për shtypin.


Publiku i gazetave papritmas u rrit shumë: për shumë njerëz leximi u bë nevojë jetësore, shtypi u bë një mjet për transmetimin e lajmeve dhe ideve të cilat mund të ndryshojnë menjëherë jetën tonë. Ky konsumator i ri ka kontribuar në nevojat e shoqërisë që të përshpejtojë kërkimin e shpikjeve të reja teknologjike të cilat do të mundësojnë rritjen e vëllimit dhe shpejtësisë së prodhimit të gazetës në mënyrë për t’i kënaqur kërkesat. Profesioni i shtypit, për shkak të këtyre urgjencave, në mënyrë drastike ka reduktuar kohën për zhvillimin e prototipit e cila e ka vërtetuar efikasitetin ( në fillim shypi me avull) – shpikje e përgatitur për perdorim të gjërë (Winston, 1998, 11).
Fakti është se teknologjia e komunikimit nuk ndikon në botën e pajetë, por në njerëz: në mënyrë të plotë pranohen vetëm nëse ato mund të rregullojë rrjetin e marrëdhënieve shoqërore dhe që ata të bëhen instrument i tyre.
Prandaj është e natyrshme që krijon një proces të shkëmbimit të ndërlikuar me jetën shoqërore: ai tenton t’i përshtatet vetë teknologjive të komunikimit para se ta pranojë atë më të përshtatur” (Ortoleva, 1995, 71). Në këtë marrëdhënie reciproke me ndyshimet shoqërore, nënkupton zhvillimin e përvojave të komunikimit të përjetuar gjatë dy shekujve të fundit me serinë e revolucioneve teknologjike – Ortoleva udhëheq katër – të cilat ishin në kundërshtim më stagnimet e treqind viteve të fundit. I pari prej këtyre revolucioneve ka ndodhur në mes dekadës së dytë dhe të pestë të shek XIX me aplikimin e gjerë te shtypit me avull dhe telegrafit: dy shpikje të rëndësishme për rritjene produktiviteti dhe reduktimin e distancës.
Fridrih Kenig e ka përsosë profesioni e shtypit në Lajbcig, pastaj ka udhëtuar në tërë Evropën – nga Vjena deri në Shën Petersburg – deri sa në fund u vendos në Londër. Në vitin 1811 doli patenti i regjistrimit të makinës së shtypi që përdor – në vend të fuqisë njerëzore,e cila ishtë deri në atë kohë – energjia e avullit, në përputhje me teknikat të cilat deri në shek. XVIII u aplikuan në pompat hidraulike dhe pastaj në industrinë e tekstilit. Makina të cilën e kishte menduar Kenig quhej drejtcilindror dhe ndryshoj rrënjësisht sistemin e shtypjes. Deri atëherë ishtë një copë letër për të shypur me dorë e vendosur në kallëp me shkronjat e veshura me ngjyrë, pastaj bëhet shypja me dorë nga njëra bazë kontrolli. Tani në të kundërtën, një copë letër rrotullohet në cilindër e cila ia mundëson të lëviz horizontalisht, para – prapa, duke kontaktuar me kallëpet me shkronja e cila është e vendisur në transporterine dytë. Pa çdo lëvizje të makinës, cilindri ku është gazeta ndalon dhe kthehet prapa për ngritjen e një gazete të re për ta shtypur.

Një natë nëntori të vitit 1814, Kenig e demonstron këtë teknikë në prani të direktorit të ri të Times, Xhon Valterit II, e cila synon të freskoj punëtorët – të shqetësuar se do ta humbin punën për shkak të makinës së re – vë përpara një fakt të kryer. Eksperimenti arrin sukses të plotë: Makina e Kenigovit, pa asnjë problem, hedh 1,200 kopje të gazetave brenda orës, që përfshin prodhimin. Të nesërmen në faqe të parë të Times triumfisht publikohet “numri jonë i pranishëm i lexuesve është rezultat praktik i përsosjes më të madhe të shtypit të përjetuar nga fillimi i saj”. Tani del një revoltë  e madhe e punëtorëve. Për shkak të zilisë kulturore dhe specializimit të lartë, themelohet sindikata e shypit njëra prej shoqatave më të organizuara në të gjithë Evropën.



Yüklə 164,5 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə