Giovani Gocini


Revolucioni i dytë teknologjikë



Yüklə 164,5 Kb.
səhifə4/4
tarix14.09.2018
ölçüsü164,5 Kb.
#68641
1   2   3   4

Revolucioni i dytë teknologjikë

Revolucioni i dytë industrial korrespondon me “fazën e dytë eksplozive” të teknologjisë  së komunikimmit, pas një dekadate të shekullit (Ortoleva, 1995).

Sipas disa interpretimeve historia të gazetarisë, kjo përfshirje e shtypit në zhvillimin ekonomik, është vetëm një njohje për natyrën e vërtetë të komunikimit në mes njerëzve. Domëthënë, kibernetika ( nga greqishtja kybernao që do të thotë lundrim) është disiplinë e formuar në fillim të viteve të pesëdhjeta të shek. XX, e cila studion harmonin në mes sistemeve të qenieve të gjalla dhe sistemeve shoqërore, pasi që ata së bashku ta ruajnë rrjetin e komunikimit dhe, gjithashtu, funksionet e kontrollit (Wiener, 1953 dhe 1970). Ashtu si , ndoshta tmerrësisht njëanshëm, argumentoi Samuel Morze pranë Kongresit të SHBA-ve më 1838, duke krahasuar telegrafin me nervat në organizmin e njeriut. “Përmbajtja informative e një sistemi është masa e saj e shkallës së organizmit; entropia e saj mat shkallën e çrregullimit, dhe është thjeshtë e kundërt me tjetrën” (Wiener, 1953, 20).

Nga kjo pikë e tutje, faza e dyte eksplozive në historin e komunikimit u formua si përgjjgjje për “krizën e kontrollit”, konfirmuar afërsisht në mes të shek. XIX që shkaktojë shpejtësin dhe shumësinë e transportit ( Beniger; 1995). Aksidenti i parë hekurudhor imponojë një organizim më të mirë të kontrolloit trafikor e cila nga ana e saj, kërkon komunikim më të mirë dhë më të shpejtë.

Pas këtij “revolucioni të kontrollit” shtypi bëhet mjet i komunikimit në masë, në kulmin e artë të saj në fund të shek.XIX. “Duke ju falenderuar revistave me tirazh të madh, shtypi më në fund ,katër shekuj pas Gutenbergut, u transformua nga një mjet i thjeshtë për masën në mjet të komunikmit masiv: sigurimin e hapësirës reklamuese, gazetat e reja dhe vetë kontriobon në promovimin e kontrollimit dhe të pranimit të prodhimit në masë” (Beniger, 1995, 409). Teza e Beginerovit haptaz kundërshton ata – si është ekonomisti Xhon Gelbrejt – i cili don t’i lidh mjetet e komunikimit masiv me ekzistencën e “shoqërisë së pasur”, në të cilën shumica e njerëzve janë të liruar nga problemet materilale, mbijetesës fizike dhe për këtë arsye është pra në gjendje të angazhohet për përmbushjen e “nevojave të mesme”: shoqëri si ajo e amerikane nga gjysma e dytë e shek. XX (Galbraith, 1968 dhe 1972).
Njëheresh, teza e Benegerovit po tregohet dukshëm e kufizuar dhe paragjykuese: duke vëzhguar nga afër ngjarjet që shënojnë historinë e gazetarisë e vazhdimisht përpiqet për të dal nga korniza e pastër e logjikës ekonomike, për të nxjerrë në pah tensionet politike dhe kulturore. E vërteta është se dobësimi i ngarkuar revolucionar dhe nënshtrimi ndaj ligjeve të tregut paraqet dy linja bazë të “brezit të artë” – nëse ajo është në përshtatje me epokën që menjëherë e paraprinë atë – por është gjithashtu e vërtetë se reduktimi i shtypit në këtë periudhë, dukuri e thjeshtë e ndërmjetësimit midis prodhimit dhe konsumit në masë  dhe konsumit lë në hije pjesën më të rëndësishme të historisë së saj.


Revolucioni i tretë teknologjikë

Vitet e njëzeta dhe gjysma e parë e viteve të tridhjeta janë në kundërshtim  me “ periudhën e  tretë eksplozive” të historisë së medias, pas periudhës së parë 1830 – 1840 dhe të dytë 1875 – 1895. Përkatësisht, pas luftërave del foto-telegrafija, radioja, filmi me zë; ndërsa rotoshtypi arrin sukses, kryen eksperimentet e para me televizion, magnetofonin në kasetë çeliku, filmin me ngjyra (Ortoleva, 1995). Ndryshe nga paraardhësi i saj, kjo periudhë eksplozive së pari lëvizë qendrën e sistemit të komunikimit në drejtim të burimeve të tjera, megjithatë, të paktën në këtë pikë, të kufizuara në përhapje dhe nuk janë në gjendje të kërcënojnë superioritetin e gazetave dhe revistave të përditshme.

Zbulimi i radios përfundon ciklin e progresin  e të arriturave shkencore jashtë shtypi. Nga viti 1864 skocezi Xhems Maksvel e zhvilloi teorinë e valëve elektromagnetike të cilin më 1887 e përsos gjermani Hajnrih Herc. Francezi Eduard Branli më 1890 përfundon radio – dirgjentin, por më 1894 italiani Guljelmo Markoni  shpik antenën e parë: kështu bëhet radio – telegrafija, telegrafi pa kabllo e cila shfrytëzon valët e radios për transmetim të sinjaleve të alfabetit Morz. Markoni më 1899 ka vendosu lidhjen e parë nëpërmjet Lamanshit; 1901 është bërë transmetimi i parë përtej atlantikut. Kulla Ajfelit, e planifikuar të prishej më 1905, i detyrohet për ekzistencën e saj një përdorim të papritur të antenës radio – telegrafike, qysh gjatë Luftës së Parë Botërore rezulton se telegrafi pa tela si mjet i madh i komunikimit. Pas luftës vazhdimisht monitorohej mundësia e përdorimit të përbashkët të radios dhe telefonit: lindi radiofonia, e cila konverton një audio mesazh në një sinjal elektrik dhe u përdor për t’i rregulluar radio – valët që është transmetuar dhe pranuar nëpërmjet pajisjes së aftë për të dy funksionet.
Nuk duhet habitur se radio e bëri përdorimin e gjerë të regjimeve autoritare që u forcuan në Evropë dhe Japoni nëmes dy luftërave. Domethënë, në lidhje me shtypin, radio bëri kthim në komunikimin me gojë që i lidhi dëgjuesit me publikun emocionalisht drejtpërdrejtë: turmat e njerëzve të mbledhur rreth shpërndarësit të zërit janë simbol i masës amorfe dhe shkatërruese, pasive dhe e paorganizuar, e cila dëgjon dhe nuk diskuton. Njëkohësisht, radio depërtoi në shtëpitë duke kontribuar në përhapjen dhe zgjerimin e kontrolleve të shoqërisë e cila është lartësuar në çdo kohë dhe çdo vend (Ortoleva, 1995, 86).

Risitë teknologjike që janë të lidhura direkt me shtypin nuk e kanë rëndësinë revolucionare si në fazën e mëparshme: konsiderueshëm përmirëson produktet e lajmeve dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik, por nuk janë regjistruar rritjet sasiore dhe cilësore të cilat mund të krahasohen me “epokën e artë” në perfundim të shek.XIX.


Foto-telegrafija është teknika e tranferimit të drejtëperdrejt të imazhve me rrugën telegrafike; ajo përdor impulsat elektrik që qeliza foto-elektrike transferon në destinacion.

Për shkak të mundësisë së ndikimit të drejtëpërdrejtë në publikun e përgjithshme – sikur në rastin e Gernikës së Pikasos – fotografija zuri vend në faqet e para të gazetave ditore. Roli i rëndësishëm që i është caktuar fotografisë e mbyll ciklin, fillimin e shtypit të verdhë amerikan, futjen  e ndryshimeve të mëdha në marrjen e gazetave: artikuj të nënshkruar, faqe argëtuese me fotografi me ngjyra, vizatime komike, fjalëkryq, reklama, reklama ekonomike dhe personale, konkurse dhe dhurata që shkojnë bashkë me një kopje të shitjes.  



Revolucioni i katërt teknologjikë

Historia e gazetarisë mund të shkruhet si historia e brezave nga të cilët ka trashëguar më parë dhe nuk ka shkatërruar, veq është përzier më të. Brezi i parë kanë qenë Benxhamin Franklin dhe Kami Demulen: brez i famshëm i gazetarisë politike dhe revolucionare, e cila në fund të shek. XVIII në të dy anët e Atlantikut,  ata vetë, me gazetat e tyre morrën pjesë në formimin e opinionit publik modern. Ekuivalent i saj është brezi i Gandit i cili, pas njëqind viteve, në vendet e kolonizuara merr pjesë në marrjen e vendimeve për të luftuar për pavarësim. Brezi i dytë janë Emil Zhirard, Lordi i Nortflik, Xhozef Pulicer dhe Viliam Randolf Herst: brezi i gazetarisë komerciale e cila zbulon dhe sheh praktikisht vlerën e lajmit si një mall dhe gazetat si një mjet të komunikimit masiv. Brezi i tretë janë Volter Lipman, Robert Kape, Bob Vudvord dhe Karl Bernstajn: brezi i gazetarisë së përgjegjshme, e shënuar nga konflikti në mes rolit të fondeve dhe garancisë së të drejtës për të informuar dhe logjikën e fitimit  privat në rritje dhe oligarkisë së fuqishme të medias.

Në fund të shek.XX del brezi i katërt: brezi i gazetarisë globale dhe komunikimit botëror (Mattelart, 1994). Data simbolike e lindjes së saj është viti 1983, kur revista amerikane Time e dha në faqen e parë tradicionale, e rezervuar për një makinë personale: personal computer.Edhe pse teknologjia elektronike është zgjeruar në masë të madhe në shtypin botëror dhe në kërkimet shkencore në përgjithësi, faqja e parë e revistës amerikane sjellë regjistrime fotografike të revolucionit aktual e cila është pjesë e jetës së përditshme e më shumë njerëzve të pasur të planetit.

Sikur të gjitha brezat paraprak, dhe kjo përkon me “periudhën eksplozive”të teknologjisë komunikuese: të katërtën. Por, për dallim nga të tjerat kjo periudhë është shënuar nga zbulimi që përfshin dhe kombinon të gjitha risitë: ajo është një rrjetë e transmetimit të dhënave.

Karakteristika e parë bazë e periudhës së katërt të zhvillimit është digjitalizimi, që është transferimi i gjuhës përmes kodit binar që e përdorin qarqet e makinave elektronike të informimit (Ortoleva, 1995, 43). Bit, shuma minimale e informacionit që ta mund ta procesojnë dhe njësi matëse e këtij kodi, bëhet një format standard për transmetimin e teksteve, tabelave, dashurisë, fotografive lëvizëse dhe statike. Zbulimet fizike (hard disku, disqet optike) bëhen mjet dhe burim multimedial, në gjendje për të riprodhuar dhe për të mbajtur në një vend format e ndryshme të shprehurit dhe komunikimit të njeriut.   

Karakteristika e dytë bazë është në bashkimin e rrjetit telefonik ( deri tani e rezervuar vetëm për komunikimin private, por u përhap në të gjithë botën) dhe komjuterave personal, përmes modemit, instrument i aftë për modulimin dhe demodulimin e sinjaleve digjitale, kompjuter në sinjale që mund të transmetohen me anë të telefonit ose ajrit.

Karakteristika e trete bazë përfaqëson te gjitha avancimet e miniaturizuara të qarqeve elektronike dhe për këtë arsye mjetet teknologjike më të lëvizshme dhe më të vogla (kompjuteri,telefoni) të nevojshme për telematikën: për transmetimin e informacionit në distancë dhe kohë reale.

E katërta: tregu i këtyre mediave të reja bëhet private, ose kur është fjala për kërkesën dhe përdorimin e tyre, të cilat mund të përdoren në shtëpi apo edhe në lëvizje. Rezultati e ka forcuar konkurencën, e cila ka redukturuar në mënyrë progresive duke zvogëluar shpenzimet dhe  ka ofruar qasje për të gjithë njerëzit që e përdorin atë.



Pra, në aspektin e kërkimit dhe konsumit, kombinimi mundshëm i mediave është përfaqësuar si proces i demokratizimit të informimit shoqëror “, zhvillimin e rrjeteve të komunikimit të cilat janë të pavarura nga kontroli i organizatave centraliste. Institucionet e pushtetit politikë kanë ngelur në margjinat e këtij procesi. Por, aspekti i furnizimit dhe prodhimit, duke siguruar qasje në teknlogjitë e reja është  përqëndruar gjithnjë e më shumë në duart e disa kompanive private.
Yüklə 164,5 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə