Hyrje Ndryshimi i skenarit të ekonomisë botërore 2


Lloji i MNE: të brendshëm, të jashtmit, dhe Domestics



Yüklə 1,13 Mb.
səhifə14/20
tarix14.09.2018
ölçüsü1,13 Mb.
#68537
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   20

3.2.1.Lloji i MNE: të brendshëm, të jashtmit, dhe Domestics

Çelësi i vendimeve për investime është reduktimi per rrezik i politikave për firmat nga një zonë të tregtisë së lirë (Eaton, Lipsey, dhe Safarian 1994; Edenit 1994ft; Vernon 1994). Në përgjithësi, siguria e qasjes në treg duhet të përmirësohet me eliminimin e tarifave dhe barrierave jo-tarifore nën NAFTA.Ne Kapitullin e investimeve garantimi per trajtim kombëtar duhet gjithashtu të zvogëlojë rrezikun për firmat në mënyrë që brenda-NAFTA Flukset e IHD-ve duhet të rriten. Përveç kësaj, ku sektoret kanë qenë mbyllur më parë për IHD, dëshira për avantazhe duhet te gjeneroje forcë lëvizëse te brendshëm IHD

Përgjigjet e firmave ndaj NAFTA do të përcaktohet pjesërisht nga faktorë të tillë si: (i) nëse firma ka selinë brenda ose jashtë zonës; (ii) nëse firma ka investime të konsiderueshme brenda rajonit; dhe (iii) të industrisë (ies) në cila firmë konkuron.

Të brendshëm.

Firmat brenda NAFTA do të shihni përfitime nga barrierat më të ulëta nderrajonale dhe do të racionalizojë linjat e prodhimit (të integrimit horizontal) dhe / ose prodhimin e proceseve integruese (vertikale) për të shfrytëzuar më mirë ekonomitë e shkallës . SHBA janë të vendosur mirë për të përfituar nga rëniet e tarifës dhe dhe jotarifave sepse firmat janë të vendosura tashmë në të tre vendet,Konfigurimi i degeve te SHBA-ve qe shtriheshin në Amerikën e Veriut ishte i bazuar historikisht në Qeveritë qe 'bllokojn' dhe ishte pozicionuar në 'fushë shahu' mrenda Amerikës së Veriut. Qeveritë tani hequr këto blloqe, faktorët themelore ekonomike do të kanë më shumë ndikim në vendimet e lokacionit. Firmat veterane do të jene gjetur ngushtë, dhe / ose kane zgjeruar bimët e tyre me të gjithë tregun e Amerikës së Veriut në mendje. Kjo duhet të çojë në numer me te kufizuar të linjave të prodhimit në bimë të ndryshme dhe në rritje tregtisë horizontal midis bimëve. MNE`s gjithashtu ka te ngjarë qe procesin e segmentin te prodhimit te tyre midis bimëve në mënyrë që gjate tregtisë vertikale firmat ndermjetese te zene vendin e tyre. Në afat të shkurtër, mund të ketë një tendencë për firmat për të zhvendosur aktivitetet e tyre ne tregun më te madh, dmth në SHBA. Me uljen dhe ndryshimet e pengesave tarifore dhe jo-tarifore , ka më pak nevojë për një koke autonome dhe zyre udheheqese; në fakt, një zyrë e tillë mund të jetë jo-produktive , e cila eshte e centralizuar, MNE regjionalizuar.Në shumë mënyra, ajo që ne jemi duke parashikuar ka ndodhur tashmë në industrinë e automobilëve si rezultat i AUTO Paktit të 1965. Çështja kryesore këtu është racionalizimi i kërkesës për tregu rajonal si një e tërësi, dhe të furnizimit për të kapur specializim dhe ekonomitë e shkallës.



3.2.2.Lloji i bimëve: Nafta dhe bimëve Vendndodhja Vendimeve

Në përgjithësi, siguria e qasjes në treg për firmat e Amerikës së Veriut duhet të përmirësohet me eliminimin e tarifave nën NAFTA. Rregullat e investimeve NAFTA-s gjithashtu të zvogëlojnë rrezikun për firmat që investojnë brenda Amerikën e Veriut në mënyrë që brenda flukset e IHD amerikan duhet të rriten. Kështu rreziku për zvogëlimin e IHD strategjik duhetrritet si MNEs lëvizin për të konsoliduar pozitat e tyre mbi një bazë të Amerikës së Veriut. Përveç kësaj, ku sektorë janë mbyllur më parë për IHD, si psh ne shtetin meksikan sektorët financiarë dhe të telekomunikacioneve, dëshira për avantazhet per te gjeneruar forcën lëvizëse duhet të gjeneruar nga brenda IHD, Më shumë FDI duhet të ndodhë në afat të gjatë, veçanërisht në sektorët që kishin qenë e mbyllur për IHD. Përveç kësaj, mund të presim të përmirësimin te pergjithshem te bimëve të bimeve të bazuara nga ekstraktimi me aktivitetet përpunuese si pengesat tarifore dhe jo-tarifore drejtim të rrymës. Ku industritë e burimeve me bazë janë ndotja-intensive, të tilla si industritë e minierave dhe petrokimike.Marrëveshja e mjedisit NAFTA-së duhet të forcojë zbatimin e këtyre Rregullave në Meksikë, duke zvogëluar atraktivitetin e saj si një strehë për aktivitetet ndotëse (Mayer 1994). Ku efektet aglomerate dhe ekonomitë e shkallës janë të rëndësishme, këto do të favorizojne lokacionet e e prodhimit në tregun më të madh, qendër kryesore e e SHBA. Në raste të tilla, ne presim mbylljen e paefektshme te bimëve në tregjet e vogla dhe zëvendësimi i tyre me shpërndarësit lokale.

Në anën tjetër, ku një prani lokale është e rëndësishëm për shitje lokal (p.sh. shpërndarjen, shërbimeve të konsumit) ose shijeve të konsumit ndryshojnë gjerësisht midis tregjeve kombëtare. Reduktimi i barrierave tregtare nën NAFTA duhet të rrisin rëndësinë E faktorëve ekonomikë të tilla si kostot njësi të punës si ndikimet në vendndodhjen dhe bimët përfundimtare e kuvendit

Si rezultat, shkalla e integrimit horizontal dhe vertikal të tyre MNEs duhet të rritet, duke krijuar lidhje tregtare dhe flukes të investimeve me intrafirm brenda NAFTA.

RRitjet e pasuris dhe zgjerimet bimore janë qartësi investime që mund të shihen, bimët mund të shihen si një investim për her të parë ose si ndërtim I objekteve të reja : në mënyr të ngjashme MA dhe ndërmarrjeve të përbashkëta t mund të jen investime të reja. Në rastin e meksikës, ndoshta shumic e hyrjeve të investimeve janë për her të parë, kjo do të jet më pak e vërtet pë rata të Kanadës ku historia e investimeve në ekonomin e SHBA-së është shum më e gjatë. MS rangohet në maje të hyrjeve për Kanadën, Meksikën dhe shum të tjera, për të dyja industrit gjithashtu edhe për prodhimtarin. Gjysma e të gjitha hyrjeve Kanadeze ishin MS-it ku mund të krahasohen me dy të tretat e të gjitha hyrjeve Meksikane. Në prodhimtari rangimi apo renditja e dytë e mënyres së qasjes ishin bimët e reja për Kanadën dhe ndërmarrje të përbashkëta për Meksikën.

Në kushtet e indekseve RCA, e vetmja statistik dhe në mënyr të konsiderushme që sugjeron modele të ndryshme për të gjitha vendet antare në bazë të statistikës është Meksika në prodhimtarin, e cila është më shum se dyfishi I përqindjes I të gjitha vendeve anëtare. Literatura e biznesit ndërkombëtar sugjeron se firmat nga vendet e vogla në zhvillim kanë tendency për të përdorur sipërmarrje të përbashkëta , sepse burimet janë të kufizuara dhe nevojiten burime teknologjike. Kjo statistic siguron një mbështetje për këtë hipotez. Këtu kemi të pranishëm tri tabela. Tabela 7.9 tregon vendndodhjen shtetëror të hyrjeve të IHD-ve,për të gjitha industritë, gjatë periudhës 1989-1994.

Hyrjet e Vendeve

Tabela 7.10 të njejten table e përsërit për prodhim. Tabela 7,11 adreson pyetje e IHD-kufitar: AHyrje kanadeze FDI priren të grumbullohen përgjatë kufirit SHBA-Kanada, dhe meksikhyrja përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, siç argumentohet nga Hanson (1998)?Tabela 7.9 tregon shpërndarjen në përqindje të hyrjeve të IHD-ve, për të gjitha industritë,nëpër shtetet e pesëdhjetë e SHBA, Puerto Rico, dhe në Distriktin e Kolumbias (DC), dherenditet ne krye te dhjet shtetevepër numer te hyrjeve. Meksika renditet e nënta, ndërsa kanadezet renditen te dyzetetretet ndaj pesdhjet e dy shteteve. Vetëm Dakota veriore nuk ka hyreKatër lokacionet përzgjedhse per kanaden dhe Meksiken janë të njejta: Neë York, Texas, Florida, dhe Kalifornia.Indekset e larta RCA për Kanada dhe për Meksikë janë çorientuese, duke pasur parasysh se në çdo rast numri i hyrjeve aktuale është I vogel.9 Kjo sugjeron se është i përgjithshëmmodeli për Kanad dhe Meksikë.

Tabela 7.10 paraqet listen e prodhimit për shtetet antare te FDI-së. Kanadezët janë më të koncentruar per hyrje të prodhimtaris se sa për të gjitha industritë( njëzet e nëntë kundrejt dyzet-e tre shteteve) e njejta vlen edhe për Meksikën. (shtatë kundrejt nëntështeteve). Katër vende nuk kanë qasje të hyrjeve në FDI: Montana, Dakota Veriore, Porto Riko,dhe Ëyoming. Për Kanadën, top pesë vende shtetërore janë: Nju Jork,Ohio dhe North Carolina (i lidhur), dhe Kaliforni dhe Florida (i lidhur). Për Meksikë,ndërsa ,Vende të lartë janë: Texas, California, Florida dhe Nju Jork (i lidhur), dhe NorthCarolina, Missouri, dhe Arizona (që të tre te lidhur) më shumë variacion se për të gjitha industritë; në veçanti, vini re rezultate të larta RCA dhenumri i hyrjeve për Kanadën në Delaëare, dhe për Meksikën është Teksasi. Megjithatë,numër i vogël i hyrjeve sugjeron se këto RCAs duhet të zbriten.Një mënyr tjetër për të japur përgjigje për vendodhjen se a është më mir Brenda Kanadës apo Meksikës investitorët nga vendet jo anëtare sugjerojn të shikojn brenda kufije.Shtrohet pytja a është më mir që investimet Kanadeze të fokusohen në kufinjët Kanadezo-Amerikan apo më mir investimet Meksikane në kufinjët Meksikano-Amerikan. Përgjigjen e marrin në tabelën 7.11 ku për Kanadën 34 % të investimeve gjatë viteve 1989-94 janë bër në kufinjët Amerikano-Kanadez kurse për sa I përket investimeve Meksikane kishte një rritje në PËrqindje 73.3 % e prodhimit fokusohet në kufinjët Amerikano-Meksikan. Si rezultat I këtyre të gjithë investitorët ishin dy her më të kënaqur të investonin në kufirin Meksikano-Amerikan për shkak se kthimi ishte më I lart.

Zgjedhjet në Industri


TAbela 7.12 tregon listat për top industrit kanadeze për shembull: industria e kimikaleve, energjis elektrike, metaleve, gazit,komunikimit etj. Nga të gjitha këto industry të rënditura FDI prezanton që dhjetë më të mirat janë në prodhim. Për meksikën industrit më të sukseshme janë metalet industria e telekomunikacionit, spekulantët e financave kurse për Kanadën janë industria e metaleve të rënda, shërbimet personale edhe infrastruktura e trenave.

Konkluzioni

Si përfundim I ghithë këtij hulumtimi investitorët shpresojnë që të hulumtohet më shum Brenda Amerikës së veriut edhepse FDI nuk na mbështet më të dhëna lidhur me vende specifike për të bër investime. Shpresojm që autorët e tjer të eksplorojn këtë tem në pikpamje të ndryshme.

Tema 8

GLOBALIZIMI, RAJONALIZIMI, DHE EKONOMIA E BAZUAR NË DIJE NË HONG KONG

(Michael J. Enright)



HYRJE
Ndër karakteristikat më të rëndësishme të ekonomisë bashkëkohore botërore, ka qenë riforcimi i trendeve drejt globalizimit, rajonalizimit, dhe biznesit të bazuar në dije (Dunning 2000b).

Ky kapitull fokusohet në impaktin e këtyre trendeve në një vend, Hong Kong. Forcat e globalizimit dhe rajonalizimit kanë lejuar dhe në fakt forcuan Hong Kongun të lëviz në shtegun e ekonomisë të bazuar në dije, praktikisht më shpejt sesa ndonjë ekonomi tjetër në botë. Si rezultat, Hong Kongu u zhvillua brenda një menaxhmenti rajonal, ndërlidhës, qendre informacioni dhe finance, për të dyja, si për kompanitë lokale ashtu dhe për firmat shumëkombëshe. Ndërsa Hong Kongu ka përfituar jashtëzakonisht nga ky proces, krizat e fundit aziatike kanë treguar se Hong Kongu ka pësuar në dy vitet e fundit nga lidhjet e gjera me ekonomitë e tjera.

Hulumtimi i ekonomisë së Hong Kongut jep disa mësime. Njëra ka të bëjë me atë që kuptohet si ekonomi e dijes. Intenziteti i dijes për një ekonomi është përcaktuar në masë të madhe, nëse jo më së shumti, nga aktivitetet ekonomike sesa nga industritë specifike që janë gjetur në një vend. Çelsi i menaxhimit të korporatës, vendosja strtategjike, kordinimi dhe aktivitetet financiare janë si, ose në shumë raste dije –intensive sesa kërkim dhe zhvillim. Mësimi tjetër është që ekonomia intensive e dijes mund të zhvillohet në mungesë të politikave qeveritare për të nxitur zhvillim.

Një mësim tjetër është se firmat shumëkombëshe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një ekonomie të bazuar në dije.

Multinacionalët kanë dhënë kontribute të rëndësishme në ekonominë lokale, si Hong Kongu që ka dhënë kontribute të rëndësishme për strategjitë e multinacionalizmit global.


  1. Globalizimi, rajonalizimi dhe ekonomia e bazuar në dije

Një gamë e forcave kanë kontribuar në globalizimin e aktiviteteve ekonomike. Këto forca kanë përfshirë zhvillimin e financave globale dhe financimin e tregjeve, përhapjen e njohurive mbështetur nga përmirësimi i komunikimit, përdorimi i teknologjisë, zgjerimi i firmave shumëkombëshe, decentralizimi i aktivitetit ekonomik brenda dhe ndërmjet firmave, zhvillimi i oligopoleve globale, reduktimi në barriera tregtare dhe investimet, rritja e rëndësisë dhe fuqisë së organizatave supranacionale si : Unioni Evropian, dhe shfaqjen e rajoneve dhe identiteteve rajonale që kalojnë kufijtë (see Amin and Thrift 1994a, b; Dicken 1994; Dunning 20006; and Storper 1998, for
example).

Shtesë e kësaj liste sot do të ishte rritja e komunikimit elektronik nëpër internet dhe fakti që afërsisht gjysma e popullsisë së botës kanë hapur ekonominë botërore ose kanë ndryshuar shpejt lidhjet e tyre në dy dekadat e fundit (Enright 1997).



Grupime rajonale janë gjetur në pothuajse çdo ekonomi të përparuar dhe gjithnjë e më shumë në vendet në zhvillim (Humphrey and Schmitz 1996). Shumë është shkruar në vitet e fundit rreth evoluimit të biznesit të bazuar në dije (see e.g. Nonaka and Takeuchi 1998; Spender 1998; and Dunning 2000b), në të cilat njohuri vende specifike janë burime të dallueshme të përparësisë krahasuese. Megjithëse, disa hulumtues të ekonomisë bazuar në dije fokusin e vënë në teknologjinë e lartë ose në hulumtim dhe zhvillim (see Audretsch 1998; Park 1998; and Balasubramanyam and Balasubramanyam 1998,for example), të tjerët fokusohen në intensitetin e dijes profesionale dhe prodhimin e shërbimeve (Hansen 1994; Roberts 1994; Grosse 1996; and Bagchi-Sen and Sen
1997, for example). Avantazhet e bazuar në dije gjithashtu mund të vijnë nga idetë, format organizative, dhe njohuritë e menaxhmentit (see Enright 1995; Solvell and Birkinshaw 1998; and Storper 1998, for example), ose nga njohuritë e organizimit optimal të procesit të prodhimit brenda një rajoni (Herrigel 1996, 1998). Derisa globalizimi u përhap në disa industri ose aktivitete në sipërfaqe të gjerë, ai poashtu ka riforcuar specializimin e disa ekonomive mikrorajonale. Rajonet e suksesshme synojnë të depërtojnë tregjet e botës, rajonet më pak të suksesshme luftojnë të rimarrin një vend në sistemin e prodhimit global. Globalizimi i aktiviteteve të veçanta ekonomike, veçanërisht zgjerimi i tregjeve dhe akomodimi i prodhimit ka forcuar më shumë ekonomitë e avancuara të lëvizin më shumë në aktivitete intensive të dijes, Kështu, ne dëshirojmë të shohim lidhje të fortë në mes të globalizimit, rajonalizimit dhe biznesit të bazuar në dije.

  1. Ekonomia e Hong Kongut

Ekonomia e Hong Kongut ka qenë e ndikuar nga globalizimi, rajonalizimi dhe shfaqja e ekonomisë të bazuar në dije ndoshta më shumë se kushdo tjetër. Hong Kongu është unik në termat e ndodhjes gjeografike, për pozitën e tij në prodhimin global dhe rrjetin e shërbimeve, hapjen e tij për forcat e tregut dhe historinë e tij. Si rezultat, kjo ka bërë të mundur shfrytëzimin e avantazheve të globalizimit për të zhvilluar ekonominë rajonale, që është në mesin e ekonomive me njohuritë intensive më të mëdha në botë. Ky zhvillim ka krijuar një nga ekonomitë më përparimtare të botës, por gjithashtu ka shtyrë Hong Kongun, që vullnetarisht t'u nënshtrohet shokeve të jashtme të tilla si krizat ekonomike që filluan në Azi në mesin e 1997. Performanca ekonomike e Hong Kongut deri në vitet 1997 ishte mjaft e fuqishme. GDP real u rrit në mesatare 8.5% në vit nga 1975 deri 1995 dhe 6.5% për vit nga 1985 deri 1995. Ndërmjet viteve 1975 dhe 1995, GDP real i Hong Kongut u katërfishua dhe GDP për capita u trefishua (HKGIS 1996). Pavarësisht, pasigurisë ne lidhje me kthimin e sovranitetit të Hong Kongut mbi Kinë në 1 korrik 1997, dhe parashikimeve rreth “ Vdekjes së Hong Kongut “(Kraar, 1995), ekonomia e Hong Kongut ende u rrit në një normë reale 4.6% në 1996 dhe 5.3% në 1997. Në 1997, GDP për capita e Hong Kongut arrinte 26,415 $U. Në përputhje me Bankën Botërore, fuqia blerëse për krye banori e Hong Kongut ishte tejkaluar nga vetëm katër vende (Luksemburgu, Singapori, USA, Zvicra) (Banka Botërore 1998). Papunësisa, e cila arriti 3.2% në 1995, ra në 2.8% në 1996 dhe në 2.2% në 1997 (HKCSD 1998d).

Tregtia totale e Hong Kongut në raportin e GDP në 1997 ishte 231.4, e dyta pas Singaporit me 260.2 në mesin e ekonomive më të mëdha (Asian Development Bank 1998). Në 1997, Hong Kongu me një popullsi 6.7 milionë ishte e teta në botë në udhëheqjen e tregtisë dhe e nënta në botë në eksportin e shërbimeve (WTO 1998).

Tregtia e Hong Kongut me rajonin e Pacifikut u rrit me një normë mesatare vjetore 19% nga 1980, për të arritur 262 $U miliardë në 1997. Hong Kongu u llogarit me 14.8% në tregtinë ndëraziatike në 1996, pavarësisht një popullsie të vogël, me pjesëmarrje 0.2% në tërë rajonin (HKTDC 1998d). Përveç kësaj, Hong Kongu ka qenë lideri i katërt botëror në burimin e IJD-ve në secilin vit, që prej 1993 (UNCTAD various years). Në terma agregat Hong Kongu ka qenë ekonomia e dytë më garuese në botë në përputhje me Raportin e konkurencës botërore të Forumit ekonomik të botës, dhe e treta ekonomi më garuese sipas IMD libri vjetor i konkurencës ndërkombëtare (World Economic Forum various years and IMD various years).



Fig. 15.1. Konkurenca e klasterëve të Hong Kongut

Burimi: Enright et al. (1997).

Hong Kongu ka pasur sukses brenda një grupi të ngushtë të industrive në të cilën Hong Kongu është lider në baza rajonale ose globale, te cilat përbëjnë midis 70 dhe 75% të GDP-së (shohim figurën 15.1). Këto grupime (klasterë) përfshijnë prodhime të lehta dhe tregtare, transportin, turizmin, financat dhe shërbimet e biznesit, infrastrukturën dhe zhvillimin, komunikimin dhe mediat (Enright et al. 1997). Në prodhim dhe tregti, Hong Kongu ishte eksportuesi më i madh në botë i orëve, lodrave dhe lojrave, kalkulatorëve, radiove, parukerive elektrike, imitacioneve të bizhuterive, çantave të dorës, qadrave, luleve artificiale, veshjeve të leshta, tekstilit, mikserave, shtrydhësve të frutave dhe perimeve në 1996. Ai ishte lideri i dytë në botë i eksportimit të orave, këpucëve dhe veshjeve (UN 1998 and HKTDC 1998d). Në transport, prej 1997, Hong Kongu kishte portin më të zënë tregtar, aeroportin më të zënë në terma të ngarkesës ndërkombëtare dhe aeroportin e tretë më të zënë në terma të pasagjerëve ndërkombëtar, dhe kjo ishte para hapjes së aeroportit të ri shtetëror ndërkombëtar në korrik 1998 (HKTDC 1998d). Në turizmin ndërkombëtar, Hong Kongu gjeneron më shumë të ardhura çdo vit sesa çdo vend në Azi. Hong Kongu është ndoshta qendra e katërt udhëheqëse ndërkombëtare financiare (Enright 1998d; Jao 1997) dhe është një qendër e madhe rajonale për shërbimet ligjore, shërbimet e kontabilitetit, shërbimet e konsulencës, dhe tjerave. Në komunikim dhe media Hong Kongu kishte më shumë kapacitet për telefonata ndërkombëtare sesa Japonia, ose sesa e gjithë Australia dhe në terma të thirrjeve ndërkombëtare për kokë banori ishte lider botëror. Hong Kongu gjithashtu është qendër e madhe aziatike për shumë nga kompanitë kryesore botërore në fushën e lajmeve dhe të transmetimit, poashtu qendër komunikimit për kompanitë e huaja multinacionale (Enright et al. 1997).



  1. Transformimi ekonomik i Hong Kongut, 1979 - 1997

Ekonomia e Hong Kongut ka bërë transformim të shpejtë që prej se pjesa kineze filloi të hapë tregtinë dhe investimet në 1997. Në Hong Kong ajo shpesh është përshkruar si një transformim nga prodhimi në shërbime. Derisa kjo është e vërtetë, në realitet transformimi është përshkruar si një ndryshim nga një ekonomi enklavë në një ekonomi metropolitane dhe nga një ekonomi manuale tek një ekonomi e bazuar në dije (Enright et al. 1997).

    1. Prodhimi i shërbimeve

Në aspektin e strukturës së përgjithshme ekonomike, Hong Kongu ka parë një ndërrim të konsiderueshëm nga prodhimi në shërbime në dy dekadat e fundit. Në 1980, prodhimi përfaqësoi 24% të outputit të Hong Kongut dhe 42% të punësimit të tij. Nga 1996, prodhimi llogaritej për 7% të outputit dhe 13% e punësimit. Sektori i shërbimeve i Hong Kongut u rrit gjatë kohës, mesatarisht rritja reale 8.6% për vit nga 1980 deri 1990 dhe 6.9% për vit nga 1980 deri 1996, shifrat që ishin ndër më të lartat të regjistruara nga një ekonomi e madhe (HKCSD 19986 and World Bank 1998). Nga 1996 shërbimet llogariteshin për 84.4% të outputit (në krahasim me 7.3% në prodhim, 8.3% në aktivitetet tjera sekondare dhe 0% në aktivitetet primare), duke bërë Hong Kongun më shumë të orientuar në shërbime sesa ndonjë ekonomi nacionale në botë. Që nga qershori 1998, sektori i shërbimeve llogaritej për 83.6% e punësimit në sektorin privat në Hong Kong (HKCSD 1998d).

Sektori i shërbimeve gjithashtu u dominua nga investimet e huaja direkte në Hong Kong. Nga 1996, 92% përbrenda stokut të invstimeve të huaja direkte në Hong Kong ishin në sektorin e shërbimeve, vetëm 8% ishin në prodhim. 87% e zyrave qendrore të firmave shumëkombëshe në Hong Kong në vitin 1997 erdhën nga sektori i shërbimeve, vetëm 13% nga sektori i prodhimit (Shohim tabelën 15.1 dhe 15.2).


Tabela 15.1. Stoku i brendshëm i investimeve të huaja në Hong Kong nëpër sektor



Burimi: HKID (1998b).
Tabela 15.2. Linjat kryesore të biznesit për selitë rajonale në Hong Kong, 1997



Burimi: HKID )1997).

3.2. Nga ekonomia e izoluar në ekonomi metropolitane

Ndonëse të gjitha statistikat e mbledhura paraqesin një kalim nga prodhimi në shërbime, aspektet e tjera të këtij transformimi aktualisht janë bërë më të rëndësishme. Një aspekt i këtillë ka bërë transformimin e Hong Kongut nga ekonomia e izoluar në ekonomi metropolitane. Hong Kongu ka valutën e vet, sistemin e taksave, sistemin ligjor, autoritetin doganor. Hong Kongu është anëtar me të drejta të plota në disa organizata, të tilla si: Organizata Botërore e Tregtisë (WTO), forumi i Bashkëpunimit Ekonomik në Pacifikun Aziatik (APEC), ku partneriteti jepet vetëm për shtete.


Ekonomia e bazuar në dije në Hong Kong



Fig. 15.2. Prodhimi si përqindje e punësimit (qytetet e zgjedhura)

Burimi: Enright et al. (1997).

Pavarësisht, shumë ambiguiteteve rreth Hong Kongut, ai në të vërtetë është qytet. Sipërfaqja totale është vetëm 1078 km2. Në krahasim me Nju Jorkun që ka 831km2, Londra 1610km2. Hong Kongu ka një popullatë 6.7 milionë banorë, është afërsisht 1 milionë më pak se Londra apo Nju Jorku dhe 5 milionë më pak se Tokio. Densiteti i popullatës: 5780 njerëz në 1 km2 , është 34% më e madhe se ajo e Londrës dhe pothuaj identike me atë të Tokios (HKTDC 1998b). Nga 1997 struktura dhe përmasat e ekonomisë së Hong Kongut ishin ato të një ekonomie të madhe metropolitane. GDP e Hong Kongut prej 170,1 miliardë $U, është më e madhe se e Londrës, por substancialisht më e ulët se e Nju Jorkut dhe Tokios. Që nga mesi i 90 - ve punësimi dhe GDP ishin të ngjashme me ato të qyteteve të mëdha. Për Londrën, New York, Tokion, Hong Kongun, pjesëmarrja më e madhe në aktivitetin ekonomik ishte në sektorin e shërbimeve, (84.4% e GDP për Hong Kongun në 1996, 84.0% e GDP për New Yorkun në 1994, 82,1% e GDP në Londër në 1995, dhe 74,2% e GDP në Tokio në 1996).

Fokusi i Hong Kongut në prodhimin e shërbimeve, i cili është i ndryshëm nga ekonomitë e avancuara ku dominojnë shërbimet e konsumit, është mjaft i ngjashëm me atë të rajonit të Nju Jorkut. Në të dy qytetet, prodhimi i shërbimeve arrin 40% të GDP (Enright et al. 1999).

Në Hong Kong raporti i prodhimit për punëtor në sektorin e shërbimit të prodhimit për punëtor në sektorin e prodhimit ka mbetur thuajse konstante në 172% nga 1981 -1996 (kalkuluar nga të dhënat në HKCSD 1998a), përkundër ndryshimit të madh në punësim. Në 1980, gati tërë sasia e eksportit ishte bazuar prej firmave që prodhonin për tregun e Hong Kongut.





Fig. 15.3. Vendndodhja e prodhimeve të eksportit nga firmat e Hong Kongut

Source: kalkuluar nga HKTDC (1998c).

Nga 1998 prodhimi ka rënë nga 36% dhe në 1997 në rreth 10%. Prodhimi ka lëviz në pjesën kineze (63 %) dhe në ekonomitë e treta, shumica në Lindje të Azisë (26%).

Punësimi total i Hong Kongut në firmat prodhuese ishte përafërt me 870000 më 1980. Nga 1996 ai ishte vlerësuar që përfshinte 300000 në Hong Kong, më shumë se 6000000 milionë në pjesën kineze dhe në mes 500.000 dhe 1 milionë gjetiu (Enright et al 1997).

Të gjitha ekonomitë e vendeve të avancuara kanë ndërruar eksperiencën e tyre, prej prodhimit në shërbime. Gjatë transformimit ekonomik të Hong Kongut pagat reale në prodhimin lokal dhe sektorët e shërbimeve ishin dyfishuar dhe papunësia përgjithësisht qëndronte nën 3%. Decentralizimi i aktivitetit ekonomik ishte më i vështirë për Hong Kongun në dallim me ekonomitë e mëdha metropolitane (për shkak të kufijve të saj me pjesën kineze). Qysh se ekonomia e pjesës kineze filloi të hapej, Hong Kongu ka lëvizur nga një ekonomi e izoluar në një ekonomi metropolitane, afërsisht e lidhur me pjesën kineze.



    1. Prej ekonomisë manuale në ekonominë e bazuar në dije

Ndoshta aspekti më i rëndësishëm i transformimit të ekonomisë së Hong Kongut, ka qenë transformimi nga ekonomia manuale në ekonominë e bazuar në dije (Enright et al. 1997 and Enright 1999).

Ekonomia e Hong Kongut në 1970 dhe në fillim të 1980-ve ishte bazuar kryesisht në punë fizike dhe fazat e prodhimit fizik. Nga mesi i 1990-ve, Hong Kongu u bë një prej ekonomive të dijes më intensive në botë. Nga 1981 në 1996, njohuritë e punëtorëve në punësimin total të Hong Kongut u rrit nga 21 në 46%. Gjersa, e tërë forca punëtore u rrit nga 2.4 milionë, tregon se numri i punëtorëve të bazuar në dije në Hong Kong afërsisht u trefishua në këtë kohë (kalkuluar nga të dhënat HKCSD 1998a, d). Njohuria që nevojitej për prodhim poashtu u rrit. Vlera e shtuar për punëtor u rrit nga 10,291 $ në 1987 deri në 32,554$ në 1996 (HKID 1998a).

Decentralizimi i aktivitetit ekonomik është një karakteristikë e ekonomisë së Hong Kongut. Disa aktivitete kanë qenë të decentralizuara nga Hong Kongu, firmat e Hong Kongut kanë zgjeruar shtrirjen gjeografike të biznesit të tyre. Hong Kongu sot funksionon si qendër kordinuese dhe e lidhur me ekonomitë në pjesën tjetër të rajonit dhe të botës.

Firmat tregtare p.sh. kanë decentralizuar aktivitetet e tyre nga ato që kërkojnë më pak njohuri intensive, derisa janë koncentruar në funksionet me dije intenzive të mëdha. Si rezultat kompanitë e Hong Kongut kanë zgjeruar prodhimin dhe biznesin tregtar përtej kufizimeve të prodhimit vendas dhe kufijve gjeografikë (shohim tabelën 15.3).

Pjesa më e madhe e 95% e kompanive tregtare dhe prodhuese në Hong Kong të anketuara nga Këshilli i zhvillimit tregtar të Hong Kong në 1997 tregonin qëllimin për të ruajtur selinë e tyre qendrore në Hong Kong.

Mbi 90% tregonin qëllimet e tyre për të rritë aktivitetet e tyre në financa tregtare, negocim bixnesi, kërkim tregu, sigurim, marketing. etj.

Hong Kongu është qendër udhëheqëse e selive qendrore dhe zyrave rajonale të firmave shumëkombëshe për rajonin e Pacifikut. Nga 4275 firma shumëkombëshe që janë përgjigjur anketës së Departamentit industrial të Hong Kongut, 924 nga to kishin zyrat qendrore në Hong Kong dhe 1606 të tjera kishin zyrat rajonale që prej 1997.

Një anketë tjetër e fundit për menaxherët e kompanive multinacionale në Hong Kong (Enright and Thompson 1998) tregon që shumica e aktiviteteve më të rëndësishme të firmave shumëkombëshe që performojnë në Hong Kong merren me kordinimin dhe funksione menaxheriale për vendet si Hong Kongu, Kina, Azia.


Tabela 15.3. Pozicionet në të cilat kompanitë e Hong Kongut kanë mundësi të performimit ose sigurimit të mbështetjes në aktivitete tregtare ose shërbimeve në të ardhmen.



Shënim: Rritja e numrit për më shumë se 100% që prej se shumë kompani kanë kryer një aktivitet të caktuar në më shumë se një vend.

Burimi: HKTDC (1998c).

Për shumicën e këtyre firmave që ndodhen në këto pjesë, Hong Kongu është qendra më e rëndësishme për kordinim dhe aktivitete menaxheriale në rajon (shiko tabelën 15.4).

Aktivitetet e zyrave rajonale dhe zyrave qendrore janë vlerë për ekonominë lokale që prej se ato sollën aktivitete me dijen më intensive si: menaxhimi i lartë, kordinim rajonal, financë, formulim strategjie, zhvillim produkti, marketing të avancuar dhe gjenerim të informacionit. Zyrat qendrore shpesh prezantojnë përqëndrim në inovacion dhe rritje produktiviteti.

Zyrat qendrore poashtu investojnë në njohuri të larta menaxheriale dhe mbështesin shërbimet e sofistikuara, kështu sigurojnë përfitime të larta për ekonomitë lokale. Kjo rezulton në “impotimin” e praktikave të avancuara menaxheriale dhe kërkesë më të përsosur.




Tabela 15.4. Rëndësia e Hong Kongut si një qendër për një shumëllojshmëri të aktiviteteve dhe funksionet e firmave (1 = shumë e parëndësishme, 2 = pak e parëndësishme, 3 = neutral, 4 = pak e rëndësishme, 5 = shumë e rëndësishme)

Shënim: Përgjigjet e 266 menaxherëve të firmave të huaja shumëkombëshe me bazë në Hong Kong.

Burimi: Enright and Thompson (1998).



  1. Zhvillimi ekonomik i Hong Kongut

Disa forca kanë ndikuar në shfaqjen e ekonomisë të bazuar në dije në Hong Kong, përfshirë shfaqjen e ekonomive të Kinës dhe Azisë Lindore, poashtu në strategjitë e firmave shumëkombëshe. Këto forca kanë lejuar dhe detyruar Hong Kongun me marr një seri funksionesh bazuar në njohuritë e dijes në kinezë, rajon dhe ekonomitë globale (see Enright et al. 1997).

4.1.Lidhjet e Hong Kongut me ekonominë kineze

Shfaqja e ekonomisë së kontinentit kinez ka qenë një nga ngjarjet më të mëdha ekonomike në 20 vitet e fundit. Kina nuk është vetëm vendi me popullatën më të madhe, ajo poashtu ka pasur një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë botërore. GDP real u rrit me një normë 10.2% për vit nga vitet 1980-1990 dhe 12.3% nga 1990-1996 (World Bank 1998). Nga vlerësimet e Bankës Botërore, ekonomia kineze është më e madhe se sa e Japonisë bazuar në paritetin e fuqisë blerëse. Kontinenti kinez u bë lideri i dhjetë kryesor i ekonomisë tregtare në botë. Eksportet e saj janë rrit nga 5% e GDP në 1970 deri në 40% të GDP në 1996.

Eksportet e Kinës u rritën me një normë prej 14.2% për vit, prej 1980 deri 1996 në terma të dollarit US, derisa importet u rritën në normën prej 13.5% për vit (World Bank 1998). Të dy normat e rritjes isshin dy here më të larta se sa mesatarja e botës.

Rritja në output dhe tregti prej Zonës Guangdong të Hong Kongut ka qenë dy here më e stuhishme se sa ekonomia e kontinentit. Ekonomia e kontinentit gjithashtu ka tërhequr një shumë marramendëse të investimeve të huaja direkte (IJD). Në vitet e fundit, Kina e cila ka marrë 45.3 miliardë $ në IJD në 1997, ka qenë nga marrësit liderë të IJD, midis vendeve në zhvillim dhe ka qenë marrësi i dytë pas SHBA shikuar gjerësisht (UNCTAD 1997, 1998; HKTDC 1998a). Hong Kongu shpesh është quajtur port i Kinës, ose dritare e kontinentit në botë. Hong Kongu kishte këto karakteristika dhe shumë më tepër. Hong Kongu dhe firmat e tij kanë shërbyer si drejtues të modernizimit të ekonomisë së kontinentit dhe dirigjues të shfaqjeve të tij brenda tregut ndërkombëtar. Hong Kongu nuk kishte ofruar vetëm kapitalin, mbështetjen logjistike dhe qasje në tregjet botërore, ai gjithashtu kishte ofruar dijen menaxheriale (know how), teknologjinë, hulumtimet, aftësitë e marketingut, shërbimet e prokurorimit, sigurimin e cilësisë. Ngaqë eksportet e ekonomisë së kontinentit kanë lulëzuar, kështu që ky lulëzim është shprehur në bazën e fuqisë punëtore, tokë, resurse natyrore, mbështetje të shërbimeve.

Ky ishte një kombinim që ka lejuar Kinën, e cila ishte shumë e shkëputur nga ekonomia ndërkombëtare për katërdhjetë vite, të shfaqet si komb i madh tregtar, për më pak se një dekad.

Hong Kongu është port hyrje për 80% të vizitorëve ndërkombëtarë që arrijnë në Kinë. Hong Kongu lëvizte 50% të eksporteve të Kinës dhe 80% të tregtisë ndërkombëtare të provinces fqinje Guangdong. Hong Kongu është partneri i dytë tregtar më i madh i Kinës. Hong Kongu është burimi më i madh për investime direkte për Kinën.

Rreth fundit të korrikut 1998, rreth 314,533 projekte të regjistruara në pjesën kineze, 174,880 (55,6%) u përkisnin investitorëve nga Hong Kongu. Stoku i kontraktuar dhe investimet e huaja nga Hong Kongu brenda kontinentit kinez ishin 288.7 miliardë $ dhe duke u llogaritur për 52,5% e totalit (HKTDC 1998a). Hong Kongu, në fakt është nga investitorët e huaj lider të pothuajse çdo province dhe qyteti në Kinë.

Hong Kongu është qendër shërbyese e biznesit për kontinentin dhe qendër logjistike për shumicën e Jugut kinez. Asnjë komunitet nuk ka njohuri më të thella praktike se si duhet bërë biznez në tregjet më të popullarizuara të biznesit.

Ekspertiza profesionale e Hong Kongut është gjithashtu duke e ndihmuar zhvillimin e sektorit të shërbimeve të biznesit të Kinës. Kështu profesionistët me bazë në Hong Kong ndihmojnë në shkrimin dhe rishkrimin e standardeve profesionale dhe rregullave në drejtësi, llogaritje, siguri dhe fusha tjera. Kontinenti kinez gjithashtu ka pasur një ndikim të madh në eknominë e Hong Kongut. Ajo ka qenë gjatë burim i ushqimit, ujit dhe prodhimeve për Hong Kongun (Overholt 1993).

Në kohë të njëjtë, kompanitë e pjesës kineze gjithashtu u bënë akter kryesor në ekonominë e Hong Kongut. Me një stok total investimesh prej 14.0 miliardë $ pjesa kineze ishte burimi i dytë më i madh investimeve të jashtme, pas UK për Hong Kongun në fundin e 1996. Rreth 1,856 ndërmarrje të kontinentit punësuan rreth 53,000 njerëz në Hong Kong në fundin e 1997. Asionet e tregut të kompanive të kontinentit që ishin në territorin e Hong Kongut ishin vlerësuar 22% në tregtinë e huaj, 22-25 % në banka (në terma të depozitave), siguri (në terma të vlerave të sigurimit), dhe transport mallrash (në aspektin e vëllimit të mallrave), 25% në turizëm ( në aspektin e të ardhurave turistike), 12% në ndërtimatari (në aspektin e projekteve të përfunduara), etj.

Ekonomia e Hong Kongut dhe kontinenti kinez janë rritur në vitet e fundit, duke krijuar një ndarje të tregut të punës dhe simbiozë, në të cilat që të dyja kanë përfituar. Kontinenti ka zhvilluar ekonominë e tij shumë më shpejt se sa ishte e mundur përndryshe Hong Kongu kishte avantazhe duke operuar si një qendër biznesi për Kinën. Në pothuajse çdo sipërfaqe të aktivitetit të biznesit, Hong Kongu ka pozicionim të favorshëm në ndërmjetësimin në mes biznesit ndërkombëtar dhe kontinentit kinez. Hong Kongu ka grumbulluar një masë të madhe kritike të dijeve dhe eksperiencave në lidhje me të bërit biznes në Kinë (për kompanitë e huaja) dhe në tregjet botërore (për kompanitë e kontinentit). Kjo njohuri ka qenë çelësi i suksesit të ekonomisë së Hong Kongut.


    1. Lidhjet e Hong Kongut me pjesën tjetër të Azisë

Drejtues i dytë i ekonomisë së Hong Kongut ka qenë zhvillimi i ekonomive të Azisë lindore. Në mes të 1980 dhe 1996, rritja ekonomike e Azisë ishte afërsisht dy herë se në pjesën tjetër të botës dhe ndarja e saj në prodhimin e botës u shtua nga 17 në 29% (ose 34.1% në paritetin e fuqisë blerëse në 1996) (World Bank 1996, 1998 and WTO 1998). Sot Japonia, Hong Kongu dhe Singapuri janë në mesin e ekonomive më të pasura për kokë banori në botë. Pas më shumë se njëzet vite rritje mesatarisht 7-8%, standardi i jetës në Kore Jugore dhe Tajvan është barazuar me shumicën e vendeve në Evropë. Kina, si një nga vendet më të varfra në botë, tani ka dhjetra miliona qendra urbane. Tregtia e Azisë dhe rrjedhja e investimeve gjithashtu paten rritje. Nga 1996, Azia llogaritë për 25.6% të tregtisë së botës dhe 26.1% të IJD-ve të botës (WTO 1998). Rritja e tregtisë dhe investimeve në rajonin aziatik ka bërë përfitues Hong Kongun qendër lidere për tregtinë dhe investimet ndër aziatike.

Hong Kongu poashtu u bë de fakto kryeqendër e biznesit përgjatë komunitetit kinez. Totali i aseteve të 500 kompanive publike më të mëdha në Azi kontrollohej nga kinezët dhe ishte vlerësuar në 1994 deri 500 miliardë $ (Wu and Duk 1995). Derisa kinezët etnik llogariten për më pak se 10% të popullatës së Azisë Juglindore, ata kontrollojnë deri 2̸3 të tregtisë me pakicë të rajonit dhe janë akter lider në tokë dhe zhvillim prone, banka, hotele, ndërtimtari, ingjiniering.



Hong Kongu një vend qendror në këtë rrjet si rezultat i një numri të arsyeve. Hong Kongu është pikë së pari referencë e përbashkët për miliona emigrantë kinez të cilët kanë kaluar perms tij në vende tjera. Vendndodhja e përshtatshme e Hong Kongut, lidhjet e komunikimit dhe transporti i shkëlqyeshëm, tregjet e avancuara të kapitalit, sistemi legal, taksat e ulta dhe rregullat liberale në lëvizje të individëve, mallrave dhe kapitalit, ka bërë atë vend të përshtatshëm për gjithandej kompanitë kineze për të bërë biznes me njëri-tjetrin dhe me pjesën tjetër të botës. Për shumë nga firmat konglomerate më të fuqishme kineze përfshirë grupin Kuok të Malajzisë, grupin Lippo të Indonezisë, grupin Salim të Indonezisë dhe grupin Sophonpanich të Tajlandës, grupin Pokhand të Tajlandës, dhe tjerat. Për këto firma, Hong Kongu është lokacioni i parë ndërkombëtarë, fokus parësor për tregjet e kapitalit, menaxhimin e investimeve brenda pjesës kineze dhe bazë primare për IJD gjithandej.

    1. Lidhjet e Hong Kongut në rrjetin ndërkombëtar me multinacionalizmin e huaj

Hong Kongu gjithashtu luan një pjesë të rëndësishme në strategjitë globale të firmave multinacionale të huaja. Komuniteti biznesor ndërkombëtarë i Hong Kongut me origjinë më së shumti nga Britania u bë më i diversifikuar pas Luftës së Dytë Botërore me arritjen e firmave nga SHBA, Evropa, Japonia dhe Azia Juglindore (Vogel 1989). Që nga 1970-tat e voshme hapja e Kinës për IJD dhe tregti ka tërheq shumë më shumë firma përgjat Hong Kongut. Nga mesi i 1990 Hong Kongu ishte shtëpia e firmave më të mëdha multinacionale në Azi. Nga fundi i 1997, mbi 200 kompani të mëdha ishin të pranishme në Hong Kong. Nga 1997, Oda Tregtare Amerikane në Hong Kong ishte Oda më e madhe tregtare jashtë Amerikës, Oda Tregtare Kanadeze ishte oda më e madhe jashtë Amerikës së Veriut, dhe Oda Japoneze në Hong Kong raportonte që më shumë sesa 2000 kompani japoneze operonin nga Hong Kongu. Sektori i firmave jashtë Hong Kongut është i madh dhe i llojllojshëm dhe askush nuk e din sa. Një përpjekje e departamentit të Industrisë së qeverisë së Hong Kongut për të identifikuar të gjitha kompanitë e jashtme që operojnë në Hong Kong dha 11.819 firma të huaja që janë duke operuar në Hong Kong (HKID 1997). Shtrirja e multinacionalizmave të huaj në Hong Kong daton që prej asaj kohe. Afërsisht një qerek i tyre të anketuara (Enright and Thompson 1998) theksuan që kompanitë e tyre ishin të vendosura në Hong Kong për rreth 25 vite, derisa pak mbi një qerek kanë qenë të vendosura në Hong Kong për 5 vite ose më pak. Afërsisht gjysma e tyre treguan se zyrat e tyre në Hong Kong do të jenë më shumë të rëndësishme në të ardhmen, 30% treguan që dëshirojnë të qëndrojnë njëjtë. Firmat multinacionale të huaja kanë luajtur role me rëndësi në zhvillimin e ekonomisë së Hong Kongut (Enright 1998d). Në shërbimet e biznesit, firma “Big six” (tani “Big five”) dominon në fushën e llogaritjes. Sektori i komunkimit dhe mediave është shtëpi e një numri të firmave shumëkombëshem me dominim të akterëve lokal.

Hong Kongu ngërthen shitësit me pakicë dhe tregtarët e prodhimit të të mirave nga pjesa e botës, që përdorin Hong Kongun si bazë logjistike, shitëse, financiare, etj. Disa nga klasterët e Hong Kongut janë zhvilluar jo të pavarur nga firmat e jashtme dhe jo të varur nga to, por me ndërmjetësimin me firmat e jashtme (Enright 1998d). Në plotësim të kërkesës për burime, kërkesës së tregut, shfrytëzimin e aseteve shumë firma multinacionale kanë bërë investime në klasterët e Hong Kongut.




    1. Hong Kongu si mbështjellës dhe integrues i aktivitetit ekonomik

Një fije e përbashkët që ecën përmes klasterëve të Hong Kongut është që firmat e tij janë bërë mbështjellës dhe integrues të aktivitetit ekonomik, identifikimit, zhvillimit apo krijimit të kërkesës dhe identifikimin, zhvillimin e burimeve të ofertës.

Në indstri, të tilla si, e lodrave, produkteve plasike, orëve dhe tjerat kanë zhvilluar burimet e kostove sensitive. Ato janë specializuar në vendosjen e aktiviteteve me njohuri intensive, komplekse, menaxhment, financim, teknologji, dizajn, marketing dhe shpërndarje shërbimesh.. Në shërbimet biznesore, firmat e Hong Kongut dhe profesionalistët harmonizuan kërkesën në Lindje me eksperiencën dhe njohuritë e zhvilluara në Hong Kong apo të importuara nga Perëndimi. Hong Kongu është qendër rajonale për konsulencë menaxheriale, kontabilitet, hulumtim tregu, dhe shërbime tjera biznesore. Në shërbimet financiare, firmat e Hong Kongut harmonizojnë kërkesën për opcione investimesh nga Perëndimi me investimet në Lindje dhe harmonizimi i kërkesës për kapital dhe fonde nga Lindja me ofertat nga Perëndimi. Hong Kongu është qendër lidere ku menaxherët e fondeve dhe bankierët privat vendosin bahskë fondet e investimeve aziatike, portfoliot, dhe lëvizjet financiare. Në infrastrikturë dhe zhvillim, profesionistët e vendosur në Hong Kong harmonizijnë kërkesën në Lindje me kapital dhe ekspertizë nga Japonia dhe Perëndimi. Firmat lokale të Hong Kongut kanë struktutuar projektet për të ndërtuar portet, aeroportet, rrugët, sistemet kaluese. Nëplotësim, zyrat e Hong Kongut të firmave të huaja të shërbimeve financiare financojnë projektet për infrastructure në gjithë Azinë. Firmat me bazë n ëHong Kong sollën së bashku ekspertizë në ingjiniering, dizajn, ndërtimtari për ndërtimin e infrastrukturës në Hong Kong, në continent dhe gjithandej Azisë Lindore. Me një histori të gjatë të sektorit privat në financimin e infrastrukturës, Hong Kongu është vend lider për integrimin e këtyre aftësive. Hong Kongu në fakt ishte pionier brenda Azisë për BOT (nd rtim-operim-transfer) system të cilin investitorët privat ndërtuan një project ifrastrukturor, drejtuan atë nën një marrëveshje koncesionare për një kohë Brenda të cilës ata provuan të kyhejnë investimet e tyre plus një kthim dhe pastaj ta transferojnë projektin në kontrollim të agjencive qeveritare. Në prodhimin e dritës, shërbime biznesore, infrastructure, zhvillim dhe fusha tjera, Hong Kongu është vend ku komponentët e përshtatshëm, aktivitetet, etj, janë mbështjellës dhe integrues kështu që oferta pritet me kërkes. Roli mbështjellës dhe integrues kërkon njohuri për burimet e kërkesës dhe burimet e ofertës përreth botës dhe kapacitet për të vendosur kombiancione të reja, për të shfrytëzuar ndërrimet e shpeshta në kërkesë dhe tërheqjen e burimeve të ofertës. Kjo kërkon ekspertizë në të gjitha aspektet, aftësi të qasjes së shpejtë të mundësive komerciale.



  1. Politikat e Hong Kongut

Ekonomia e Hong Kongut u zhvillua reletivisht me pak ne drejtim te sektorit publik (see Enright et al. 1997; Park 1998; and Chia 1998, for example).

Filozofia e mbrojtjes së ambientit biznesor dhe mosfavorizimi apo përzgjedhja e fituesve ka rezultuar të quhet si ekonomia e lirë e botës nga Fondacioni trashëgimisë në SHBA dhe Instituti Fraser i Kanadasë (Heritage Foundation ̸ Wall Street Journal 1998 and Gwartney 1998).

Ekonomia e Hong ka evoluar kryesisht në politikat e lira për të krijuar një strukture ekonomike. Deri më 1996 për shembull Hong Kongu nuk ka pasur politika për të promovuar sektorin e shërbimeve. Departamenti i Industrisë së Hong Kongut, si agjencia më e involvuar në politikën ekonomike nuk ka pasur industritë e shërbimeve në mandatin e saj gjer në 1996. Ngjashëm, ka qenë edhe me Këshillin e zhvillimit tregtar në Hong Kong, e cila ka qenë organizatë qeveritare e involvuar në promovimin e tregtisë. Duhet të theksohet se nga viti 1996, sektori i shërbimeve llogaritej për 84.4% e GDP – së. Që prej 1996, politikat e sektorit të shërbimeve kanë qenë të kyqura në promovimin e Hong Kongut si një vend për të bërë biznes.

Hong Kongu ka pasur politika të limituara për të promovuar veten si vend për firmat e huaja shumëkombëshe. Kjo është në contrast me Singapurin dhe shumë vende në Evropë (see Chia 1998 and Brown 1998). Për shumë vite, Departamenti i Industrisë së Hong Kongut ka promovuar Hong Kongun si një vend për prodhimin e huaj. Promovimi ka konsistuar në sigurimin e informatave në Hong Kong dhe provizionet e tokës për projektet industriale jo në incentiva financiare ose heqje taksash të përdorura nga qeveritë tjera në rajon dhe gjetiu. Shpërndarja e prodhimit të IJD-ve në 1996 ishte vetëm 8%. Shumë qeveri kombëtare dhe lokale kanë krijuar politika për të promovuar klasterët rajonal në vitet e fundit (Rosenfeld 1995; Chia 1998; and Enright 1998a). Hong Kongu nuk ka pasur ndonjë politikë qeveritare për të promovuar klasterët. Qeveria e Hong Kongut ka pasur politika për mbështetjen e promovimit të tregtisë dhe turizmit. Në fakt, termi klaster (grumbull) në Hong Kong u përdor më 1997 (in Enright et al. 1997).

ëëëë Transformimi dhe zhvillimi i ekonomisë së Hong Kongut të bazuar në dije ka rezultuar që sektori privat të përgjigjet konditave të tregut dhe ekonomisë. Qeveria ka bërë investime në infrastructure, edukim, trajnim, dhe ka limituar sktivitetetet promocionale por nuk ka provuar zhvillimin ekonomik direkt.


  1. Hong Kongu në krizën ekonomike të Azisë

Pamja e Hong Kongut si një ekonomi metropolitan e varur në aktivitetet ekonomike që shkojnë jashtë Rajonit Administrativ Special të Hong Kongut, ndihmon të kuptojmë strukturën ekonomike aktuale dhe përparimin që Hong Kongu ka arritur në njëzet vitet e fundit. Ajo gjithashtu na ndihmon të kuptojmë ndikimin e krizës ekonomike aziatike në Hong Kong. Hong Kong ka arritur të shmang efektet e krizë në shumicën e vitit 1997. Sidoqoftë, nga tetori i 1998, papunësia arriti 5.3%, një shifër që nuk është vërejtur për më shumë se një dekad. Kërkesa aziatike për prodhime të eksportit ka rënë duke ndikuar tregtinë përgjatë Hong Kongut. Sektori financiar i Hong Kongut është dëmtuar nga tërheqja e fondeve jashtë Azisë nga ana e kapitalit investues perëndimor dhe bankave japoneze dhe ka dëmtuar tregun vendor të Hong Kongut.

Këto karakteristika eksplicite kur kombinohen me shpërthimin e çmimit të aseteve të Hong Kongut në tregjet e pronave dhe aksioneve, ndihmon në shpjegimin pse Hong Kongu nuk ka mundur të shpëtojë nga krizat ekonomike aziatike. Ekonomia e Hong Kongut është gjithashtu e varur nga aktivitete ekonomike në rajon. Lidhjet e Hong Kongut me ekonomitë tjera në rajon kanë qenë dhe do të mbeten me përfitime të jashtëzakonshme, por në afat të shkurtër, të tilla lidhje mund të krijojnë presione për një ekonomi të vogël, që është ekonomi e hapur (Enright 1998b).




  1. Konkluzionet

Ekonomia e Hong Kongut ka qenë transformuar nga një ekonomi enklavë në një ekonomi metropolitane dhe nga një ekonomi manuale në një ekonomi të bazuar në dije, e fokusuar në prodhimin e shërbimeve të bazuar në dije-intensive.

Firmat e huaja dhe firmat lokale e përdorin Hong Kongun si një qendër për aktivitetet e tyre të bazuara në dije intensive, duke përfshirë menaxhmentin, kordinimin, aktivitetet lidhur me informacion dhe financa.

Hong Kongu ka përfituar nga shfaqja e akterëve të rinj ekonomik në veçanti nga Kina dhe ekonomitë tjera të Azisë Lindore. Liberalizimi ekonomik dhe globalizimi i konkurencës i kanë mundësuar dhe njëherit e kanë detyruar Hong Kongun të lëvizë nga aktivitete me vlerë të ulët të shtuar në aktivitete me vlerë të lartë të shtuar, aktivitete të njohurive intensive. Forcat e njëjta kanë rezultuar në klaster të fuqishëm në prodhimin e energjisë dhe tregti, shërbime financiare dhe biznesore, transport dhe logjistik, turizëm, komunikim dhe media, dhe infrastrukturë dhe zhvillim. Strategjia e firmave shumëkombëshe të huaja, shumë prej të cilave e kanë përdor Hong Kongun si zyrë qendrore të tyre të rajonit të Pacifikut Aziatik ose si zyrë rajonale, gjithashtu ka kontribuar në zhvillimin e Hong Kongut.

Shumë diskutime për ekonominë e dijes fokusohen në të ashtuquajturat industritë e “teknologjive të larta”. Ekonomia e dijes nuk bazohet në industritë me teknologji të larta ose kërkim dhe zhvillim. Në fakt, aktivitetet e firmave me vlerë të shtuar, aktivitetet intensive, shpesh janë ato që e përfshijnë menaxhmentin e firmës, bashkërendimin, financën, hulumtimin e tregut dhe projektimin.

Udhëheqja e politikës së Hong Kongut u ka bërë të mundur forcave të tregut , të cilat kanë rrjedhur si rezultat i globalizimit të luajnë rolin dominant në formësimin e ekonomisë.

Prosperiteti i Hong Kongut ka qenë për shkak të aftësisë së veqantë për shfrytëzimin e avantazheve të procesit të globalizimit që e ka karakterizuar ekonominë e botës përgjat tri dekadave të fundit.

Kompanitë e huaja shumëkombëshe janë bërë pjesë përbërëse me klasterët e Hong Kongut, duke krijuar një varësi me njëra-tjetrën. Disa prej klasterëve do të ishin shumë më pak të rëndësishëm pa praninë e firmave shumëkombëshe. Poashtu, prania e klasterëve ka qenë avantazh për aktivitetin e firmave shumëkombëshe në Hong Kong, pjesën kineze dhe rajonin e Pacifikut.

Roli integrues i Hong Kongut kërkon bashkim, jo veq në mes të firmave, por edhe ndërmjet ekonomive. Dija dhe aplikimi i kombinimeve të reja të bazuar në dije ka qenë ngjizje në mes profesionistëve të Hong Kongut me akterët e ekonomive tjera. Në zhvillimin e këtyre aftësive firmat dhe profesionisët e Hong Kongut kanë lëviz nga roli i të qenit ndërmjetësuaes në rolin e të qenit iniciator i aktivitetit ekonomik. Madje ka shumë të ngjarë që për ekonomitë e avancuara ata mund të sigurojnë dije të mira për globalizimin, rajonalizimin, ekonominë e të ardhmes bazuar në dije.



Tema 9

Rreth teorise se politikes regjionale


  1. Yüklə 1,13 Mb.

    Dostları ilə paylaş:
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə