Hyrje Ndryshimi i skenarit të ekonomisë botërore 2


Koordinimi mes bashkepunetoreve vendore



Yüklə 0,89 Mb.
səhifə20/20
tarix14.09.2018
ölçüsü0,89 Mb.
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20

4.3. Koordinimi mes bashkepunetoreve vendore

Rendesia e lidhjes se agjensioneve, te sektoreve publike, duke punuar ne bashkepunim te ngushte per te siguruar investimet e huaja, nuk mund te nenvleresohet. Nje division/kufi I qarte I pergjegjesive duhet te behet mes agjensioneve ne regjion-psh: duke pasur parasysh pergatitjen e vendit, provizionin dhe trajnimin, gjithashtu perkujdesjen e metejshme dhe monitorimin e statusit te investitoreve ekzistues – duke kuptuar se koordinimi I pergjithshem I investimeve kerkuese dhe promocionit duhet te mbetet ne nje agjension. Gjithashtu edhe perkrahja e aktiviteteve promocionuese, lidhjet mes agjensioneve te ndryshme te zhvillimit ne regjion, jane te nevojshme per te mundesuar qe te zene vend aktivitete strategjike te tilla si, vendimet qe tregtojne sektore te caktuar.

Perseri, rrjeti I sektorit te afert publik dhe bashkepjesemarrja (ortakeria), shfaqen si me te zhvilluara ne regjionet e vogla, te bashkuara, sikurse Skotlanda, Irlanda, Wales dhe Irlanda Veriore. Ne Skotlande, per shembull, zhvillimi I strategjise se saj eshte nje proces I vazhdueshem ne te cilin LIS operon me kujdes per se afermi me agjensionet tjera publike sidomos me Ndermarrjen Skoceze. Si element shume I rendesishem ne promocionin e investimit ne Skotlande, lidhja mes sektoreve te organizatave te ndryshme publike eshte veqanerisht e rendesishme ne identifikimin e direktivave te ardhshme per zhvillimin strategjik. Nje lidhje e tille involvon lidhjet me pjeset tjera te Ndermarrjes Skoceze, sidomos njesitet e caktuara per perkrahjen e bizneseve ne sektoret kyq te Ekonomise Skoceze. Si shtese, koordinimi strategjik i afert ze vend tek Kompanite Vendore Ndermarrese, organizatat jo-qeveritare siq jane Institutet e Edukimit te larte, kompanite e medha ne ekonomine Skoceze dhe sherbimet komunale.

Ne Nordrhein-Westfalen, ne anen tjeter, koordinimi mes bashkepunetoreve eshte me pak I kuptueshem sepse Nordrhein-Westfalen nuk ka asnje organizate te vetme te dedikuar per te promovuar investimet e huaja direkte. Ekzistenca e agjensioneve te ndryshme vendore, pronesore dhe federale eshte e ndare dhe jo-transparente per investuesin e brendshem potencial. Involvimi I bashkepunetoreve shtese krahinor, ne promovimin e investimit te huaj do te thote qe koordinimi mes agjensioneve ne Nordrhein-Westfalen eshte I dobet per momentin. Disa regjione dhe autoritete vendore sidomos qytetet e medha ne Nordrhein-Westfalen, jane te kujdesshem qe te mos deshtojne ne lidhje me investimin e ri te huaj dhe jane te gjendje te marrin ne duart e tyre aktivitetet promovuese. Zonat brenda regjionit te cilat kane qene te suksesshme per te terhequr Investimin e Huaj Direkt (FDI- Foreign Direct Investment) jane rrethinat me agjensione te forta zhvilluese proaktive.

Nje agjension I vetem nuk mund te veproje vetem ne promovimin e investimeve. Do te ishte esenciale per te vepruar si kordinator I centralizuar (ne qender) I aktiviteteve te promovimit te investimeve qe te dyja me shkalle nacionale te promovimit si dhe organizatat zhvilluese vendore (sikurse autoritetet vendore dhe LEC ne Skotlande). Regjionet te cilat kane qender kordinuese te dobet te bashkepunimit mund te jene ne rrezik te humbasin mundesit e investimit nga kompeticioni inter-rajonal per FDI. Ky eshte njeri nga faktoret pas deshires se Gjermanise qe te themeloje autoritet ne nivel kombetar qe te mbikqyr kompeticionin e brendshem (Inter-Lander). Edhe ne Britanine e Madhe qeveria eshte duke I ekzaminuar menyrat e reduktimit te kompeticionit/konkurimit brenda regjionit duke monitoruar fuqite e agjensioneve sikurse LIS, WDA (Welsh Development Agency) si dhe NDC (Northern Development Agency).
4.4 Ndihma Financiare

Siq eshte permendur me heret, perdorimi i ndihmave financiare eshte bere qeles kyq ne terheqjen e investimeve. Rendesia e stimuluesve (nxitesve) ne influencimin e vendimeve te investimeve eshte me e madhe kur nje liste e ngushte e lokacioneve eshte pregaditur me heret. Ne kete menyre, nuk eshte aq shume puna tek madhesia dhe vlera e nxitesve qe ka rendesi si sfera qe agjensioni ka per te ofruar nje llojllojshmeri te tipeve te ndryshme te ndihmave (shpeshhere, jo direkt me mjete fiananciare por me shume me pregaditje te vendit). Ne kete rast, agjensionet Evropiane shfaqin nje vije te gjere te autoritetit/dominimit ne kete zone.

Mundesia per te kombinuar shitjen (marketing) dhe mundesite shperblyese financiare ne nje institucion te vetem ka qene nje element I rendesishem ne suksesin e LIS. Edhepse LIS nuk e ka autoritetin qe ne menyre direkte te shperbleje apo administroje RSA, granti, (ndihma financiare) ne Skotlande, lidhjet e aferta mes LIS dhe sektorit te financave te Ekzekutivit Skocez ia mundesojne LIS qe te perdore ofertat nxitese ne perpjekjet e veta promovuese. Nje ekip financiar brenda LIS -it I perbere nga punetoret te cilet punojne direkt per Departmentin Ekzekutiv Industrial, eshte I autorizuar qe te vleresoje shpejt se cila shkalle e asistences financiare duhet te ofrohet tek investitoret potencial. Ne te njejten kohe, LIS ka mbledhje te rregullta me agjensione tjera te brendshme investuese regjionale, ne Britanine e Madhe qe te parandaloje kompanite te bejne shitje-blerje perreth vendit per oferta nxitese me te larta, si njohuri per investuesit individual eshte shperndare shpejt permes lidhjes IBB.

Ne Nordrhein-Westfalen, nxitesit regjional jane te administruar dhe kontrolluar nga Ministria e Ekonomise, SME-s, Teknologjia, dhe Transporti. Si ne Skotlande, Ministria ka lidhje te aferta me organizaten (GfW). Sidoqofte, ata nuk kane ndonje metode formale te lidhjes kur negociojne me investitoret e rinj.

Sikurse me shume agjensione tjera regjionale promocionale, GfW nuk mund te beje oferta treguese/deshmuese te pakos nxitese per investitoret potencial. Kjo shpeshhere eshte verejtur si nje arsye pse Skotlanda ka qene aq e suksesshme ne konkurimin me agjensionet tjera ne Britanine e Madhe, te cilat nuk e kane fuqine e njejte per te bere oferta treguese te shpejta per ndihmat financiare. (Raines 1998).
4.5 Investimet e Huaja Direkte (FDI) - Ndihma e Metejshme

Ndihma e Metejshme eshte bere nje vecori kryesore e ligjit te FDI ne shume regjione si menyre e futjes se investitoreve te huaj dhe terheqjes se investimit te shtuar te vlerave te larta. Per shembull, WDA eshte duke hargjuar nje sasi te madhe te burimeve per te zhvilluar Wales ne nje vend te ashtuquajtur ‘regjioni I mesimit’ (Morgan 1997). Si pjese e kesaj inciative, WDA tash eshte duke menduar te shfrytezoje investimet e huaja permes iniciativave te ndihmave te metejshme. Kjo vleresohet si fakt se per 7 vite deri 1991, rritjet e investimeve llogariten per 45.6 ne te gjitha investimet e brendshme te projekteve ne Wales. Ne menyre qe te zhvillohet dhe ngritet MNE ekzistuese, WDA beri te ditur qe asnje agjension nuk mund te plotesoje keto kerkesa. Si pasoje, WDA themeloi nje rrjet te bashkepunetoreve te sektoreve publik ne nje grup, si perkrahja teknologjike, zhvillimi I aftesive dhe zhvillimi I furnizuesve. Per shembull, elementi kyq I Grupit te Wales eshte per te inkurajuar investitoret e huaj qe te punojne per se afermi me furnizuesit vendor permes agjensionit Welsh te Zhvillimit, programit te Burimeve te Wales.

Megjithese shume agjensione te reja te investimeve, sikurse keto ne Skandinavi, nuk ndermarrin hapat apo ligjet e Ndihmes se Metejshme ne ndonje nivel te larte, agjensionet e themeluara zhvillimore tash jane duke I kushtuar vemendje te veqante kesaj ceshtjeje. Ne Skotlande, ndihma e metejshme eshte bere nje aspekt dukshem i rendesishem I strategjise se promovimit, dhe grupeve te veqanta perbrenda punes se LIS-it ne qeshtjen e ndihmes se metejshme. Disa vite me pare, detyrat ishin te ndara mes ekipeve te ndryshme gjeografike, por pasiqe ndihma e metejshme u be aktivitet me kompleks, ishte vendosur qe te kete staf qe I dedikohej kesaj ceshtjeje. Per momentin, LIS ndan pergjegjesite per ndihma te metejshme me Kompanite Ndermarrese Vendore. Investitoret kryesore apo llogarite (accounts) jane te udhehequra nga LIS ne menyre direkte, perderisa investitoret e vogel, jane te mbuluar nga zyrtaret e LEC ne nen-regjione individuale te Skotlandes. Secili zyrtar I LIS-it ne grupin e ndihmes se metejshme mund te punoje deri ne 10 llogari (account) ne cfaredo kohe, zakonisht te grupuar se bashku nga regjioni I origjines se investitorit. Kjo mund te involvoje mbledhjen me kompanine me shpesh sikurse nje here ne dy jave. Ne kete kontekst, funksioni kryesor I LIS-it, eshte t’ia mundesoje kompanise planet e saj. Pasiqe nje kompani ka bere nje investim, zyrtari I LIS-it do te takohet me kompanine ne baza ditore per tu siguruar qe nuk eshte duke pasur asnje problem dhe te zbuloje se cilat jane planet per te ardhmen. Nese nje mundesi per te zgjeruar investimet fillon, zyrtari I LIS lidhet me agjensione te ndryshme qeveritare per te ndihmuar kompanine qe te marre prona te reja, rregullat e planifikimit, marrjen e trajnimit mbeshtetes, dhe sektorin e mundshem publik te financave. Nese vartesi (ndihmesi) publik eshte duke pasur per qellim te siguroje nje vendim nga pronari per te bere nje investim ne Skotlande, LIS do te punoje per se afermi me vartesin per te bindur pronarin ne menyre qe te marre nje vendim ne favor te Skotlandes. LIS mund te merr perkrahje ministrore/ekzekutive nga Ekzekutivi Skocez per te ndihmuar ne bindjen e kompanise qe te investoje ne Skotlande. Zyrtaret tjere te sektorit publik sikurse jane autoritetet vendore, mund te binden sipas kerkesave.

Sikurse shume agjensione me te vogla promovuese ne Evrope, shume pak Ndihme e Metejshme Strategjike eshte ndermarre nga GfW ne Nordrhein-Westfalen. Menjehere pasi qe te vendosen/sistemohen investitoret e huaj ne regjion, pergjegjesia per ndihmen e metejshme kalon prej GfW tek agjensionet zhvillimore vendore dhe tek autoritetet vendore. Ndonese disa agjensione zhvillimore vendore punojne ne vazhdimesi me investitoret, shume agjensione vendore bashkeveprojne me investitoret ne menyre te rregullt/frekuente. Disa kompani ankohen se jane te brengosur per punetoret e aftesuar ne regjion dhe deshirojne qe kete gje t’ia bejne te ditur ligj-venesve/parlamentareve vendore dhe regjional. Prandaj, sistemi I decentralizuar per ndihme te metejshme ne regjion, mundet te neglizhoje disa investitore, duke reduktuar shkallen e ndikimit te projekteve te zgjeruara ne te ardhmen.


4.6 Ligjet e Permbledhura (Grupuara) Zhvillimore

Siq eshte permendur me lart, promovimi I investimeve te huaja eshte duke u integruar brenda strategjive te pergjithshme zhvillimore regjionale. Duke vequar FDI (Investimi i Huaj Direkt) ne permbledhjet/grupimet e specifikuara, ai kerkon koordinim te afert mes bashkepunetoreve zhvillimore regjional dhe agjensioneve te promovimit. Ne Skotlande LIS tash luan nje rol kyq ne rritjen e bazuar te grupimit te strategjise zhvillimore te vendit (Ndermarrja Skoceze 1998). LIS ka fituar sukses me strategjine e tij te re siq pason nje investim i rendesishem brenda grupimit gjysmepercues te Skotlandes nga Sistemet e Dizajnuara te Kadences. Ne Dhjetor 1997, LIS shpalli planet per nje projekt te madh te perbashket mes organizatave te sektorit publik, Sistemeve te Dizajnuara te Kadences dhe komunitetit akademik ne Skotlande. Njeri nga udheheqesit, furnizuesit kryesor te botes, I sherbimit dhe teknologjise dizajnuese te gjysmepercuesit, pra: Sistemet e Dizajnuara te Kadences, eshte gati per te themeluar nje objekt ne Livingston per te ndermarre punen dizajnuese ne gjeneraten e tyre ‘sistemi ne chip’ pajisje gjysmepercuese. Projekti parashikohet te krijohet eventualisht deri ne 1.900 vende pune dizajnuese, me aftesi te larte me CDS ne Skotlande. Perfundimisht do te jete qendra me e madhe e dizajnit ne rrjetin e CDS anembane botes. Motivimi I firmes per te themeluar nje qender dizajni ishte influencuar nga thjeshtesia dhe transparenca e te drejtave pronesore intelektuale ne evrope duke u krahasuar me SHBA-te.

Si pjese e operacionit CDS, ndermarrja Skoceze eshte duke themeluar nje kompleks dizajni ne Livingston posaqerisht per te terhequr kompani te tilla te cilat punojne ne fushen e integrimit te nivelit sistemues. Shpresohet se firmat tjera do te formojne nje grup ne Livingston afer CDS. Kompleksi do te jete I perbere nga nje system I avancuar i infrastruktures e cila ofrohet nga IBM. Si shtese per kompleksin e ri dizajnues, tjera iniciativa te lidhura me te jane tani te gatshme. Per shembull ne bashkepunim me kater universitete elite te Skotlandes, Ndermarrja Skoceze eshte duke krijuar institutin e pare boteror ne Livingston per te bere nje hulumtim ne SLI. Ne bashkepjesemarrje me kompanite SLI dhe ekspertet kryesore nga e tere bota, universitetet jane duke ofruar nje grade shkencore ne SLI. Instituti gjithashtu do te veproje me “keshillen e grupit te eksperteve” per te bere hulumtimin per SLI.

Ne menyre qe te terheq CDS, LIS eshte dashur te punoje per se afermi dhe intenzivisht me grupet tjera ekonomike zhvillimore, komunitetin akademik, dhe bizneset per 5 muaj gjate veres se vitit 1997. Rendesia qe ka kjo iniciative e quajtur projekti Alba eshte per shkak se ky lloj I investimit lidhur me dizajnin eshte ne menyre kualitative ndryshe prej kompanive te huaja-te zoteruara, te orientuara kah Korpusi i kuvendit te Skotlandes (Brown 1996). Gjithashtu, disa kompani ekzistuese te huaja-te zoteruara perdorin CDS per produktet e tyre cila me pastaj I forcon lidhjet perbrenda grupit te elektronikave te Skotlandes. Sipas Ndermarrjes Skoceze dhe te tjerave te cilat jane te involvuara ne zhvillimin ekonomik te Skotlandes, Projekti I Kadences ri-definon poziten e Skotlandes ne boten e elektronikes. Ministri I jashtem (first minister) Donald Dewar pohoi se projekti shenon nje ndryshim ne natyren e Investimit te Huaj Direkt ne Skotlande. Krijimi I nje numri kaq te madh hulumtimesh, zhvillimesh dhe puneve kreative-dizajnuese eshte I papare (I pashembullt).

Kjo menyre e bashkeveprimit te fokusimit ne grup per promovimin e FDI eshte ndermarre nga disa grupe promocionale (IDA ne Irlande dhe WDA ne Wales). Sidoqofte, shume agjensione promovuese Evropiane thjesht vene ne shenje disa sektore te caktuar, sidomos ate te elektronikes, automobilistikes, dhe bioteknologjise. Per shembull, nje numer I grupeve sektoriale bazuar gjeografikisht jane identifikuar ne Nordrhein-Westfalen si caqe per FDI (kemikalet ne Emscher Lippe, telekomunikimet ne Dusseldorff, logjistikat ne Duisburg dhe industrite e lidhura me media ne Cologne). Sidoqofte, lloji strategjik I punes zhvillimore I involvuar ne projektin Alba ende nuk eshte ndermarre ne Nordrhein-Westfalen.

5. Konkluzionet

Gjate dekades se kaluar, Evropa Perendimore ka perjetuar nje rritje te qendrueshme ne FDI duke e perforcuar poziten e saj si pranues kryesor global I investimeve te huaja. Pozicionet e pergjithshme per terheqjen e FDI mund te verehen ne hapjen e rritur te ekonomise evropiane ndaj pronesise se huaj. Nje liberalizim I madh ka zene vend permes nje kombinimi te perhapur te restrikcioneve te crregullta ne investimet e huaja dhe privatizimin e mehershem te shteteve te kontrolluara ne disa pjese te ekonomise si (sherbimet publike). Perseri, UK ka pasur pjesen me te rendesishme ne kete proces, ndonese trendet jane gjithe-Evropiane. Gjithashtu trendi ka qene drejt nje krijimi te ambienteve me te favorshme per investitoret e huaj dhe eshte bere me aktiv ne arritjen e projekteve investuese te levizshme. Perderisa vendet si UK dhe Irlanda e kane marre qysh moti udheheqjen ne promovimin e FDI, shumica e vendeve dhe regjioneve Evropiane kane krijuar rregulla dhe institucione te dedikuara per te terhequr FDI. Madje edhe shtetet qe kane shmangur tradicionalisht FDI jane duke filluar te zhvillojne strategji te reja promovuese (Suedia dhe Gjermania).

Rritja e interesit ndaj FDI eshte gjithashtu e dukshme ne krijimin e agjensioneve specifike regjionale per te promovuar FDI. Sikurse qe pame, kur krahasuam Skotlanden dhe Nordrhein-Westfalen, verejtem se dallime te konsiderueshme ekzistojne ne strukturen organizative dhe sferen e promovimit te FDI ne Evropen Perendimore, sidomos deri ne ate mase ku regjionet kane pergjegjesi ligjore. Arsyeja per kete eshte se niveli I ndryshimeve te politikave te theksuara (dhe burimet) te cilat shume regjione I vendosin ne FDI si nje mekanizem I zhvillimit ekonomik. Prandaj, ne Skotlande psh. terheqja e FDI eshte pare si nje pjese integrale e ligjit industrial ku ne ekonomine e Nordrhein-Westfalen, nje investim I tille eshte pare si nje ndihme e dobishme ne tregun e madh regjional te kompanive te forta vendese.

Megjithate, ekziston niveli I konvergjences (bashkimit) te llojit te procedurave te kryera nga agjensionet dhe mundesite e rritura te aktiviteteve te tyre. Aktivitetet promovuese te agjensioneve te brendshme investuese regjionale, jane zgjeruar prej marketingut regjional per te perfshire me shume percaktime te sofistikuara te sektoreve specifike dhe grupeve (gjithashtu dhe kompanive) si dhe ofrimi I sherbimeve te ndihmes se metejshme tek investuesit ekzistues ne menyre qe te sigurohen investime te zgjeruara ne te ardhmen. Si rezultat, ambienti rrethues per promovimin e FDI tash eshte me I veshtire se regjionet e UK sikurse Skotlanda, Irlanda dhe Wales qe filluan te terheqin ne menyre aktive investimet ne vitet 1960 dhe 1970. Shume kompani prodhuese jane terhequr nga vendet si Skotlanda te cilat kane vene ne pah se jane duke terhequr investitoret. Kjo krijon nje gje te vlefshme si ‘perparesia-e -te parit qe leviz’. Duke lene menjane kete, regjionet si Skotlanda ende kane rruge per te bere per te arritur nivelin e brendshem institucional te mbizoterimit brenda disa regjioneve me shume dinamike psh. distriktet industriale sikurse Rhone Alpes ne Evrope te cilat shpesh terheqin investime te larta kualitative te njohurive pa ndihmen e nxitesve (Amin dhe Tomacy 1995).



Duke I mbetur borgj ndryshimit te FDI, aktivitetet promocionale ne shume regjione Evropiane jane per momentin duke I shqyrtuar veprimet e tyre. Strategjite regjionale investuese Evropiane jane zhvilluar shume gjate periudhes kur zeri dhe burimet e investimit te mbrojtjes se ambientit ishin duke u rritur ne menyre te shpejte. Se fundmi, shihet se eshte bere nje nderrim drejt zgjerimit te investimeve ne vend pasiqe dinamika e kompanive jo-Evropiane qe provonte te vendosej brenda Evropes ka deshtuar. Burime te reja te investimeve te mbrojtjes se ambientit ishin parashikuar nga ekonomia Tigri I Azise sikurse Korea Jugore por kriza ekonomike e koheve te fundit ka shpier deri ne pakesimin e shtrirjes se plote ne FDI-ne e Azise. Si pasoje e kesaj, promovimi I investimeve eshte duke filluar ti kushtoje me shume vemendje permasave ne menyre qe te siguroje dhe thelloje prezencen e investitoreve ekzistues permes ligjeve te ndihmes se metejshme. Gjithashtu paraqet theksim te shtuar ne identifikimin e perparesive vendore te “zotit te shtepise”dhe specifikimin e kompanive te caktuara perbrenda grupeve kyqe dhe teknologjise. Ne menyre qe te zhvilllohen grupe regjionale FDI agjensionet duhet te bejne ndryshime ne menyrat e tyre te punes duke ndermarre rol me te forte ne menagjimin e projekteve ne menyre qe te bejne bashke ‘pakot’ qe ti ofrojne investitoreve te huaj sikurse qe pame nga projekti Alba ne Skotlande. Atehere qartazi, nje fokusim I forte ne prodhimin e dijes se bazuar, do te kete nje efekt te forte ne strategjite promovuese te FDI. Fillimisht, pra se pari, agjensionet do te duhej te kalonin me shume kohe dhe hulumtime duke punuar me bashkepunetoret e tjere regjional, duke vendosur se bashku pako komplekse te ndihmave per kompanite qe do te vijne, sidomos ne zhvillimin e aftesive te kerkuara nga investitoret e huaj. Kjo sigurisht qe do te perfshije nje shkalle te larte te rrjetit te punes me bashkepunetoret e tjere siq jane, universitetet, institutet hulumtuese, furnizuesit dhe investitoret e huaj ekzistues, ndersa duke menagjuar investitoret e rinj ne bazat projekt-pas-projekti. Se dyti, ligj-venesit duhet te ekzaminojne natyren e nxitesve financial ne oferta sidomos ne regjionet periferike te Evropes te cilat jane te dominuara nga aftesite bazike te prodhimit. Nxitesit e R&D ne vendet si Singapori kane luajtur nje rol kyq ne ngritjen e kualitetit te prodhimit mes investitoreve te huaj (Brown 1998). Nxitesit e tille qe jane te lidhur me R&D jane ndihmues me te mire per terheqjen dhe inkurajimin e aktiviteteve me vlera-te shtuara, te larta perbrenda investitoreve te huaj me shume sesa per grantet e kapitalit. (RSA ne UK, e ofruar ne shume vende te Evropes).

Se fundmi, per te terhequr dhe zhvilluar dijen-e-bazuar, shtimin e pronave (aseteve) FDI do te kerkoje me shume qasje promovuese te zgjerimit sesa ne te kaluaren. Regjionet qe shpresojne te adaptohen dhe te kene sukses perbrenda ketij rrethi te ri, do te duhet te modifikojne institucionet dhe mjetet ligjore te FDI ne perputhje me rrethanat. Kjo do te jete veqanerisht e veshtire per vendet dhe regjionet ne Evrope te cilat e shohin FDI ne terme te limituara si burim I krijimit te punesimeve te reja, e jo si dicka qe duhet te zhvillohet dhe menagjohet ne menyre aktive.





Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə