Hyrje Ndryshimi i skenarit të ekonomisë botërore 2


Katër Nivelet e Globalizimit



Yüklə 0,89 Mb.
səhifə4/20
tarix14.09.2018
ölçüsü0,89 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20

3. Katër Nivelet e Globalizimit

Përderisa kategoritë standarde të shqyrtuara më lartë nuk na japin një perspektivë koherente mbi veprimtarinë ekonomike të globalizimit (dhe territorializimit), në vend të tyre ekonomia mund të zbërthehet në shkallë të ndryshme dhe lloje të globalizimit; kjo është një pikënisje për ndërtimin e një pamje më të ndjeshme të asaj që po ndodh.Duhet të jenë katër nivele esenciale në ekonomitë e mëdha të zhvilluara në ditet e sotme: këto kategori përbëhen nga aktivitetet (sektorët), ose pjesët e sektorëve, secila prej tyre ka një dinamikë të veçantë ekonomike dhe shkallë të ndryshme të përgjithshme dhe llojin e globalizimit ose format e saj të kundërta të territorializimit.

Në nivelin e parë mund të etiketohen specializimet ne shërbimet botërore industriale, dhe aktivitetet specifike të bazuara në aftësi. Ai përshkruan disa nga aktivitetet më të përparuara në ekonomitë tona, dhe të gjithë janë shumë të teriitorializuara.Këto nivele marrin dy forma të mëdha.

Fituesi i merr të gjitha produktet dhe shërbimet. Në industri të tilla si shërbimet financiare, media, sport, menaxhimi i nivelit të lartë të korporatave, këshillues të biznesit, shkencës dhe mjekësisë, ka funksione të cilat janë siguruar nga individë të cilët ose marrin pjesë në tregun ndërkombëtar të punës (në kuptimin që nuk ështe konkursi vetem për ta, veçanërisht si konsulentë), ose kur produktet apo shërbimet që ata i bëjnë janë të identifikueshme, të pakta, dhe të konsumuara mbi një zonë të tregut të gjerë. Shërbimet ligjore sigururohen nga avokat të suksesshëm të korporatave, kinemaja e cila ka njohur ndërkombëtarisht yje , mjekët me një reputacion botëror, janë shembuj të këtij ndërkombëtarizimi të shërbimeve të punës. Ndërkombëtarizimi u mundëson atyre që të fitojnë kthime shumë të larta me kosto shumë të ulët margjinale të zgjerimit në tregjet ndërkombëtare. Ky është një shembull i shkathtësive specifike duke marrë tregun mbi një territor të gjerë, përmes rritjes së informacionit (p.sh. për doktorët apo avokatët) ose përmes përgjithësimit të modeleve të konsumit (p.sh. kinema, televizion). Ajo është e drejtuar, nga njëra anë, nga furnizimet që janë prodhuar në rrjetet shumë të lokalizuara, dhe nga ana tjetër, nga veprimi i internacionalizuar i konsumit dhe përvetësimi i informacionit. Kështu, ajo paraqet një rast interesant të globalizimit drejtuar nga dy njohuri të ndryshme gjeografike.

Orientimi i eksportit, grupet e specializuara industriale.

Pjesa e dytë e nivelit të parë të ekonomisë në vendet e mëdha të zhvilluara ka të bëjë me prodhimet e tyre të specializimit të eksportit. Këto specializime, siç e kemi verejtur, janë rritur gjatë njëzet e pesë viteve të fundit (koeficienti i dallimit është rritur, kur ai është matur në nivele katër-shifrore apo më shumë) (Amendola, Guerrieri, dhe Padoan 1991).

Këto janë sektorët apo pjesë të sektorëve që çdo ekonomi është veçanërisht e mirë në to. Avantazhet e tilla kanë shumë shkaqe të mundshme, siç janë përparsitë krahasuese të bazuara në resurse natyrore, ose aftësi dhe dituri “knoë-hoë” të ngulitura institucionalisht. Ka shumë arsye të besojmë se rëndësia e këtij të fundit është rritur në përgjithësi, dhe se, industritë e njohurive-bazë të orientuara nga eksporti janë komponentet kryesore të sistemit në zhvillim të orientuar nga dijet e kapitalizmit botëror. Kjo është për shkak se grupe të tilla janë të afta për të mësuarit e vazhdueshëm teknologjik, dhe si rezultat diferencimi i vazhdueshëm i produktit, vazhdimisht rinovon avantazhet e tyre konkurruese, duke i tejkaluar imituesit e tyre. Ata janë të aftë për të mësuarit teknologjik për shumë arsye, duke filluar nga përfitimet e dhëna nga institucionet formale të sistemit kombëtar të inovacionit të llojeve të ndryshme të avantazheve përfshirë konventat joformale, rregullat dhe praktikat të cilat i koordinojnë agjentët që të mësojnë sistemin e tillë të prodhimit .Gjithashtu,është vërejtur, se industritë e tilla të specializuara në eksport funksionojnë si rrjete të firmave (duke filluar nga firmat më të vogla deri në ato më të mëdha), të cilat zakonisht grumbullohen në disa rajone subnacionale, të njohura në mënyra të ndryshme si 'rrethe industriale' ose 'rrethe të teknologjisë ". Ne njohim këtu raste të tilla të famshme si Silicon Valley, Hollywood, Emilia-Romagna, Baden-Wurttemburg, ose qytetin e Londrës.

Kjo rrugë lokale e varur nga ndryshimi teknologjik, i cili është një drejtues i fortë dhe pozitiv i globalizimit në anën e prodhimit, pikërisht sepse ajo furnizon resurset e pakta në ekonominë globale në formën e njohurive përkohësisht unike të ngulitura në produkte ose shërbime. Mësimi teknologjik bën imitimin e menjëhershëm dhe mjaft të vështirë të shpërndarjes, gjenerimin e proceseve të konkurrencës së papërsosur, që përfshin qiratë e rëndësishme teknologjike apo njohuritë në çmimet e këtyre rezultateve. Në të dyja këto raste, internacionalizimi është reflektuar kryesisht nëpërmjet eksporteve të prodhimit. Nuk është një rol i fortë për kërkesën ndërkombëtare,duke supozuar përhapjen ndërkombëtare të informacionit për konsumatorët. Por kërkesa e tillë takohet me një strukturë të ofertës së përcaktuar nga barriera të forta me imitim apo përhapje të aftësive dhe njohurive nga vendi në vend. Për këtë arsye, ajo na shpie në specializim dhe tregti. Ajo e tregon globalizimin si të 'vështirë' (tregtia), por ajo është e nxitur kryesisht nga faktorët e lehtë të njohurive dhe aftësive të fituara.



Globalizimi përmes joterritorializimit (zinxhirët e mallrave globale).

Shkalla e dytë kryesisht përbëhet prej prodhimit dhe shërbimeve të cilat janë të përshtatshme për t'i mbeshtetur vendet me paga të ulëta për shkak të niveleve të ulta të aseteve të vendeve specifike në procesin e prodhimit rutinë. Në kushtet e kategorive tona teorike, ata kanë një nivel të ulët të territorializimit dhe një nivel të lartë të flukseve ndërkombëtare.Kur permendim asetet e vendeve specifike,kemi të bëjmë me asetet fizike ose jo-materiale,që janë të rrënjosura në mjediset e vendeve të veçanta, duke bllokuar transferimin e prodhimit diku tjetër.

Megjithatë , disa asete të firmave të veçanta, do të mund të transferohen përmes IHD - ve apo licencimit. Në përgjithësi, kjo situatë i lejon konkurrencë produktit me paga të ulëta për t’u zhvilluar. Këto janë raste spektakolare të cilat mbështeten në media. Globalizimi në kuptimin e drejtpërdrejtë të prodhimit i cili kryhet përmes rrjeteve joterritoriale është i pranishëm këtu.

Çfarë është rëndësia e përgjithshme e një joterritorializimi të tillë? Kur matet në aspektin e ndikimit të saj në tregjet e punës në vendet e zhvilluara, praktikisht të gjitha studimet arrijnë në përfundimin se ajo krijon konkurrencë të ulët të pagave për rreth 5 për qind të fuqisë punëtore në vendet e zhvilluara dhe llogaritë për rreth 12 për qind të rritjes jo të barabartë të pagës në këto vende gjatë viteve të fundit, përmes efektit të saj në tregjet e tyre të punës (Journal Tremujor Ekonomik 1992; Levy 1999; Mishel, Bernstein, dhe Schmitt 1998). Ky proces gjithashtu përfshin flukset e ndërlikuara ndërkombëtare të dijes. Për shembull, nuk është e pazakontë për partnerët lokalë të firmave shumëkombëshe në vendet në zhvillim që të flasin gjuhën standarde të produktit ndërkombëtare (ISO 9000), duke konfirmuar se flukset e tilla janë pjesë e një komuniteti ndërkombëtar të njohurive. Ajo mund të jetë, në afat te gjatë, se dituritë e tilla (dhe efektet me përvojë shoqëruese) kanë ndikime të rëndësishme mbi aktivitetet joterritoriale.



Shërbimet pjesërisht të tregtueshme apo jo te tregtueshme në nivel lokal.

Pjesë të mëdha të ekonomisë përbëhen nga produktet dhe shërbimet pjesërisht të tregtueshme ose të patregtueshme. Këto industri duhet të bëjnë pikën e destinimit, duke kufizuar globalizimin e drejtpërdrejtë të input-outputeve të tyre.

Disa aktivitete të tilla janë krejtësisht lokale, të përbëra nga prodhimi për shijet e specializuara lokale; si rezultat, është e vështirë për firmat e huaja qe të fitojnë hyrjen. Megjithatë,shumë prej tyre janë bajtur nga firmat me emër të markave globale (nëse nëpërmjet investimeve të huaja direkte apo ekskluziviteteve); keshtu nje distancë e gjatë zinxhirore e mallit mund të bëjë ofrimin e sherbimeve të konsumit. Prodhuesit në rrjedhën e sipërme kanë vendosur asetet e tyre specifike në shumë tregje lokale. Ky globalizim është një përzierje komplekse globale dhe lokale,i motivuar nga ndryshimet në sjelljen konsumatore, në kuptimin që konsumatorët në vende të ndryshme janë duke imituar njëri-tjetrin,qdo dite e më shumë, në prani të informacioneve më transparente dhe më të bollshme të konsumit. Kjo çon në një përsëritje në shumë vende të shërbimeve shumë të ngjashme jomobile. Ajo gjeneron një ngjashmëri të caktuar statistikore në bazat ekonomike të vendeve të ndryshme.Sistemi fizik(Input-output) përfshin depertimin e konsiderueshëm global dhe lokal. Më e rëndësishme është se njohuritë dhe forcat konkurruese te cilat i bëjnë të gjalla këto procese të vendndodhjes. Përderisa shërbimet janë standardizuar nga një shoqëri shumëkombëshe , linjat e saj te prodhimit, të emrave të markave, praktikat e personelit, dhe kështu me radhë, ka globalizimi përmes vendosjes së aktiveve jo-materiale, në thelb qarkullimin global të informacionit dhe ideve që i përkasin subjektit (Dunning 1988). Për të vendosur këtë në perspektivë më të gjerë, kujtojmë se në rastin e nivelit të parë, ne kemi sugjeruar se në prani të aftësive dhe njohurive prodhuese të fuqishme asimetrike që janë të lidhura me një vend,me informata gjithnjë e më të ndërkombëtarizuara të konsumatorit, globalizimi merr formën e rritjes së specializimit të eksportit ; kjo është një lloj i efektit të 'përparsive krahasuese' (por ndryshon në kuptimin e nocionit të një ekonomie të njohurive). Në rastin në fjalë, kur ka jomobilitet të vendndodhjes së prodhimit (pika e shërbimit të ofrimit ), konvergjenca e tillë e konsumit çon në përhapjen vendndodhjes së veprimtarisë e cila gjendet me afër tregjeve të saj. Flukset ndërkombëtare të informacionit rreth konsumit janë kritike për të dyja. Ne dimë shumë pak rreth asaj se pse dhe si konsumi zhvillohet mbi territore qe dikur kanë qenë të ndara, por me siguri ajo duhet të analizohet si një proces kompleks historik dhe gjeografik, që përfshin krijimin e rrjeteve të institucionalizuara të cilat nuk sjellin informacione të pakëta neutrale për të ndarë gjërësisht njerëzit, por gjithashtu të sjellin praktikën komplekse shoqërore të kërkesës konsumatore të zgjedhjeve.

Tregjet e kontestueshme në prodhim dhe shërbime.

Niveli i katërt është prodhimi dhe shërbimi rutinë, përgjithësisht i tipit kapital-intensiv, qoftë në mallra të konsumatorëve ose në mallra kapitale dhe të ndërmjetme. Në nivel të këtyre aktiviteteve, teoria sugjeron se globalizimi duhet të jetë shumë i lartë. Aktivitetet rutinë përgjithësisht përdorin informacionin e kodifikuar, kështu që nuk ka probleme të ndikuara të informacionit apo veçantive që pengojnë transferimin gjeografik të këtij informacioni, nëse firmat brenda, ose nëpërmjet imitimit midis firmave. Si rezultat, tregjet e tyre janë në thelb shumë të kontestueshme (Baumol, Panzar, dhe WILLIG 1988).

KONTESTIMI i tillë duhet të transformojë gjeografinë e prodhimit. Rutina dramatike ul kostot e transaksioneve të të gjitha llojeve (Scott 1988). Në prani të këtyre kushteve, teoria e pastaj vazhdon të parashikojnë se edhe kur dallimet klasike të avantazheve krahasuese nuk ekzistojnë (sepse informacioni dhe inputet mund të prodhohet lehtësisht në shumë vende të ndryshme) efektet në shkallë duhet të çojnë në një model të theksuar të përqendrimit të vendndodhjes dhe kështu në specializimin e ekonomive rajonale dhe rritjet dramatike në tregtinë ndërkombëtare (Helpman dhe Krugman 1987). Kjo tregti do të mund të marrë shumë forma specifike, qoftë në tregtinë ndërsektoriale ose brenda firmës rreth ndarjes së punës (mallrave kapitale, të komponentëve, montimit përfundimtar), ose shkëmbimin e rezultateve përfundimtare.

4. Ndërkombëtarizimi i Produktivitetit dhe Çmimi i Normave në Prodhimtarinë rutinore të kontestueshme

Në këto rutina sektorët në masë të orientuar janë shumë të kontestueshëm, por më pak të globalizuar drejtpersedrejti që teoria parashikon se sa 'duhet' të jetë. Për OECD-në, edhe pse nivelet tregtare janë rritur me shpejtësi në krahasim me prodhimin, shumica e këtyre sektorëve nuk kanë patur ndryshime të rëndësishme në shkallën e pabarazisë së shpërndarjes së tyre hapësinore. Në përgjigje të kësaj, ne do të presim Teorinë e Re të Tregtisë për të pretenduar se ndërmjetësimi (kryesisht intra-industrial) i tregtisë do të rritet; si rezultat, i një efekti të fuqishëm ku specializimi mund të shkojë statistikisht pa u vërejtur, në atë masë që mallrat e ndërmjetëm që përfaqësojnë pjesë të ndryshme të zinxhirit të mallrave janë të klasifikuar si të jesh në një industri të caktuar. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, e cila është gjithashtu për fat të keq shumë e ndërlikuar për t’u matur. Megjithatë ne e dimë, se në nivelin e produkteve të caktuara, në shumicën e sektorëve të mëdha të konsumit të orientuar, të dy mallrat e ndërmjetëm dhe përfundimtare janë subjekt i konkurrencës nga produktet krejt të ngjashme me anë të tregtisë ndërkombëtare. Për shembull, ka tregti të madhe ndërkombëtare në automobila të madhësive të caktuar dhe të kuaj-fuqisë. Kjo tregti në produkte të ngjashme, të matura më një nivel mjaft të mire, mesataret rreth 30 për qind të dobësive të tregut dhe shkon përtej 50 për qind të tregtisë në sektorë të caktuar.(Fontagne et al. 1996).

Ekziston pra një rritje në numrin e produkteve shumë të ngjashme në shumë tregje të vendeve treshe ( natyrisht, më shumë në SHBA dhe Evropën Perëndimore sesa në Japoni). Me fjalë të tjera, duket se një sasi e mirë e rritjes në tregtinë brenda industrive nuk përfaqësojnë përqendrim të lokacioneve dhe efektin në rrjedhën e sipërme të specializimit nga e cila është percaktuar Teoria e Re e Tregtisë; në vend të kësaj, ajo përfaqëson kontestim territorial të tregut nga firmat që bëjnë gjëra te tilla pikërisht të kundërtën e specializimit. Pra, rritja e tregtisë në këta sektorë duhet të jetë nxitur nga diçka krejt e ndryshme. Një pasojë e mëtejshme e këtij arsyetimi është se për aq sa konkurrentët të shumtë nga vende të ndryshme mbeten në të njëjtin treg të produktit është e konsiderueshme brenda një sektori ndërkombëtar të cilësisë, çmimeve dhe prandaj paraqitet konvergjenca e produktivitetit (Baumol, Nelson, dhe Wolff 1995).

Kjo na sjellë përsëri në teoritë standarde, të cilat do të tentojnë të argumentojnë se qmimi i një konvergjence të tillë është rezultati i një konvergjence në produktivitet dhe teknikat në vendet në shqyrtim, e cila është e stimuluar nga çmimet e faktorëve identike të tyre. Por ka probleme të rëndësishme në lidhje me këtë shpjegim. Produktiviteti total i faktorëve dhe teknikat ndoshta kanë konvergjuar më dukshëm se çmimet reale të faktorëve. Çmimet faktorëve në treshe me siguri kanë konvergjuar nga mesi i viteve 1950 deri në mes të viteve 1970, siç e bëri produktivitetin agregat. Por çmimet e punës dhe të kapitalit kanë mbetur larg njëri-tjetrit, qoftë në terma të njësive nominale ose për shkak të institucioneve që rregullojnë përdorimin e tyre. Rregullorja e Tregut të Punës , dhe bankingu, krediti dhe institucionet e investimeve, e kanë porosi të ndikojnë në çmimet e punës, kapitalit dhe sasisë. Nëse atëherë, në faktë, këtu është çmimi, cilësia, dhe konvergjenca e produktivitetit teknikë, ajo ka nevojë për një shpjegim të ndryshëm nga ai standard. Pra, kjo na lë me një proces të konvergjencës ndërkombëtare të çmimeve dhe cilësive, dhe, ajo është hipotetike, produktiviteti dhe teknikat, pa konvergjencë të çmimeve faktor parashikuar nga teoria standarde dhe pa shkallë të përqendrimit të vendndodhjes parashikuar nga Teoria e Re e Tregëtisë. Kështu, duket se ka dy lloje themelore të ndryshimeve teknologjike që ndodhin në kapitalizmin e avancuar sot, të cilat korrespondojnë me pjesë të ndryshme të ekonomisë vetëm në katër nivele. Në njërën anë janë ngulitur në rrugët teknologjike vendore të (nivelet 1 dhe 3) aktivitete globale-motorike, rajonet e tyre, dhe zotëruesit e fitimeve i marrin pozicionet brenda tyre; nga ana tjetër është pamja, në shumë vende përafërsisht të njëjtën kohë, i teknikave të masës fleksibile ose të prodhimit me cilësi të larmishme në prodhim ose në masë të shërbimeve në nivelin 2 dhe nivelin 4 të industrive. Një hipotezë e besueshme në lidhje me këtë të fundit, e tërhequr nga menaxhimi, organizimi, dhe ndryshimet teknologjike në litraturë , është se përkundër dallimeve të konsiderueshme të çmimeve të faktorëve dhe kushteve të investimeve në vendet e zhvilluara, ekziston, një proces i tërthortë internacionalizimi , i cili është i përbërë nga shkallë të gjera dhe të shpejta teknologjike të përhapura në 4 nivele të këtyre sektorëve.



Me fjalë të tjera, një element i rëndësishëm i ekonomisë së dijes është ky i përhapjes në shkallë të gjerë të teknikës në sektorë të caktuar. Pikërisht është për këtë problem që ne të kthehemi dhe në hollësi të ndërtojë një shpjegim tjetër të mundshëm.
4.1. Përhapja teknologjike dhe kontestimi i Tregut përmes ndryshimit të ideve.

Na lejon që të imagjinojmë skenarin për përhapjen e një sërë normave për cilësinë e produktit, produktivitetit, dhe çmimet e mallrave të llojit që ne jemi duke marrë parasysh këtu (prodhimit rutinë, me njohuri të ndryshueshme dhe pasurive të riprodhueshme), duke përdorur shembullin e përbashkët të industrisë botërore të makinave, dhe duke filluar me rastin e Japonisë dhe SHBA-së. Në këtë të fundit, kompanitë e makinave përjetuan një ngadalësim të produktivitetit dhe profitabilitetit në fillim të viteve 1970, ashtu si shumë firma të prodhimit në një numër të industrive, si në Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore. Ata eksperimentojnë me zgjidhjet e tyre 'indigjene' të këtyre problemeve. Pas kësaj, ata gjithashtu ishin të tronditur fort nga importet japoneze, ku janë zbatuar teknikat e reja të prodhimit më herët dhe më fuqishëm se kudo tjetër. Pra, në një kuptim, historia amerikane është një nga konkurentët e importit, jo nga një vend i lirë ose i çrregullt i punës, por nga një vend ku teknikat e reja të produktivitetit dhe çmimet rezultuese dhe cilësia e prodhimit vendor jokonkurrent i detyron ato pa deshirë që të bëjnë ristrukturimin drejt normave globale. Elitat në SHBA në fillim nuk e kanë kuptuar kërcënimin e importit në prodhim dhe tregjet e tyre kanë qenë të vërshuara me produkte më të mira, sidomos nga Japonia, në fund të viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980. Më vonë, ata janë që të frenojnë valën me kufizimet vullnetare të importit dhe me përpjekje të ndryshme që t’i ristrukturojnë firmat e dështuara, por e bëri këtë kur dëmi ishte bërë tashmë. Këto elita drejtuese ishin të vetë ndara mbi përshtatshmërinë e çdo ndërhyrje në tregje. Konsumatorët në SHBA votuan masivisht për importet nga Japonia. Prodhuesit amerikanë më në fund iu përgjigjen teknikave të reja në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990. Nuk kishte më asnjë mundësi për të qëndruar me strategjitë e vjetra për 'amerikan' dy të tretat e tregut, sepse besnikëria e tendencës së konsumit ishte duke u testuar. Normat e çmimeve dhe cilësisë për makina, për rreth një të tretën e tregut të makinave amerikane, u rishikuan tërësisht në një periudhë dhjetvjeqare. Në thelb, kjo arriti në një seri të re të konventave të cilësisë së produktit, përgjegjshmëri ndaj trendeve të tregut, si dhe marrëdhënieve të çmimeve dhe të performancës afatgjatë. Kjo i ngjan një llogarie standarde, në shikim të parë. Firmat japoneze shpikën një metodë më të mirë, për t’i pushtuar tregjet, të kopjuara, një konfiguracion i ri i aksioneve të tregut dhe produktivitetit, çmimeve dhe normave të cilësisë për ta ristabilizuar situatën.Shkalla në të cilën mallrat vendase janë të ekspozuar ndaj tregtisë së jashtme ndikon në shkallën e njohurive përhapëse në të gjitha vendet, për aq sa kjo njohuri është e ndryshueshme. Pas kësaj sekuence të ngjarjeve, megjithatë, është një proces shumë interesant gjeografik që llogaria standarde supozon të ekzistojnë, por nuk merr asnjë brengë për ta shpjeguar: në shkallë të gjerë, përhapja e distancave të gjata dhe zotërim i një sërë teknikash të prodhimit past-Fordist, njohurive në thelb, të cilat përafrojnë cilësinë amerikane, produktivitetin, dhe normat e çmimeve me ato të konkurrentëve të tyre japoneze. Megjithatë ky nuk mund të jetë rasti më tipik, përderisa nuk është që shpesh një komb i madh industrial ka një rrymë të madhe dhe të papritur të integrimit në tregjet botërore, është fuqimisht e orientuar në eksport, dhe ballafaqohet me një treg të madh të konsumit i cili është jashtëzakonisht i hapur. Rasti më tipik mund të jetë ai i Evropës Perëndimore dhe këtu ne duhet të ndërtojmë një llogari më të pasur se si tregu, teknologjia, dhe institucionet kombëtare të ndërveprojnë në ekonomitë bashkëkohore të dijes. Në shumicën e tregjeve të makinave të Evropës Perëndimore, konkurrenca japoneze nuk ka pasur një ndikim të fortë të drejtpërdrejtë.

P.sh sot në Francë, importet e makinave japoneze përfshin më pak se 30 për qind të totalit dhe praktikisht i gjithë tregu është i përbërë nga makinat e vendeve të tjera të Evropës Perëndimore me ligje të ngjashme të punës dhe nivelet e pagave shpesh më të larta se ato të Francës. Në Evropë, reagimi i prodhuesve të ngadalësimit të ashpër në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980 ishte t’u rezistonin teknikave të reja. Në tregun e makinave me cilësi të lartë, kjo nuk ishte fillimisht një çështje, përderisa nuk kishte produkte zëvendësuese. Në tregun masiv, prodhuesit gjithashtu ishin strehuar mjaft nga importet e vendeve jo-evropiane (jo të punës). Disa, të tilla si Peugeot në Francë, u kthyen në proteksionizëm si një mënyrë për të ngadalësuar procesin. Dhe kështu, pothuajse të gjithë prodhuesit filluan të përdornin teknikat e reja standarde botërore. Një presupozim thoshte se kjo ishte për shkak se ata e panë pashmangshmërinë e konkurrencës duke ardhur një ditë (një efekt pritjet), ose sepse ata dëshironin për të realizuar të gjitha kursimet e punës dhe avantazhet e cilësisë së teknikave të reja, edhe pse kjo do të përfshijë një proces të gjatë dhe të vështirë të dialogut politik dhe social dhe konflikt. Ne mund të themi se, deri në këtë pikë, tregtia relativisht modeste është një mjet i shkëmbimit ndërkombëtar të produktivitetit, çmimit, të informatave cilësore, praktikatave, dhe rutinat në kuptimin që tregtia e moderuar kombinuar me kontroll intensiv të ndërsjelltë të produkteve është nxitje për përshtatjen e teknikave të dikujt me ato të konkurrentëve të tjerë. Një zgjatje e këtij arsyetimi na dergon larg nga parashikimet e Tregtisë së Re të Tregëtisë. Duket se llojet e tregjeve të kontestueshme nën shqyrtim, derisa shpërndarja ndërkombëtare e këtyre ideve arrin një pikë të caktuar, prodhuesit vendas në mënyrë efektive përdorin ato ide për të ristrukturuar dhe për të kundërshtuar depërtimin e mëtejmë të importit. Në këtë mënyrë, ndërkombëtarizimi i njohurive ndryshon nga të qenit një plotësues për ndërkombëtarizimin e drejtpërdrejtë në një zëvendësim për të.

Nëse kjo hipotezë është e saktë, ai vijon se faza aktuale e globalizimit në këto lloje të industrive në fund të fundit do të arrijë një pikë të caktuar maksimale dhe jashtë nivelit, dhe se për këtë arsye ekonomia kombëtare nuk do të bëhet e parëndësishme si një shkallë territoriale në të cilën veprojnë sistemet input-output. Dëshmia aktuale statistikore për industrinë e makinave evropiane mbështet në këtë pikëpamje të gjërave. Kompanitë ekzistuese janë duke mbijetuar përmes ristrukturimit për të arritur cilësi dhe shumëllojshmëri brenda shtresës së ngushtë të produktit, në vend se të specializohen apo të zhduken (Fontagne et al. 1996). Siq është vënë në dukje, kjo është përgjithësisht në përputhje me provat statistikore në vendet e OECD-së. Për më tepër në këtë pikëpamje, natyra e procesit aktual të globalizimit mund të mendohet si të jetë krejt e ndryshme nga ajo që ka ndodhur më herët në shekullin e njëzetë: kryesisht në vend të një lidhje të drejtpërdrejtë (input-output) të ndërkombëtarizimit, ajo ka një komponent të fortë të globalizimit indirekt nga idetë dhe njohuritë. Një çështje e madhe për të ardhmen e ekonomive kombëtare, dhe në veçanti firmat e mëdha të çdo kombi, është përvetësimi dhe zbatimi i ideve globale, dhe shkalla në të cilën kjo mund të zëvendësojë globalizimin në inpute-outpute.




Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə