Hyrje Ndryshimi i skenarit të ekonomisë botërore 2



Yüklə 0,89 Mb.
səhifə9/20
tarix14.09.2018
ölçüsü0,89 Mb.
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   20

Hyrje

Viteve të fundit , u shtuan marrëveshje të reja të integrimit rajonal (RIA) nëpër botë, siq janë akronimet: APEC, EU, MERCOSUR, dhe NAFTA. Këto marrëveshje kanë për qëllim kushtimin e vëmendjes dhe problemeve tjera. Poashtu disa RIA(marrëveshje të integrimit rajonal) u motivuan nga një forcë shtytëse e politike dhe ekonomike. Vendet hyjnë në këto marrëveshje për shkak të përfitimeve të ndryshme ekonomike. Ky kapitull sqaron një nga benefitet potenciale ekonomike të RIA-s: rrjedhën e rrritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajonin integrues.

Tendencat e rritjes së IHD-ve në përgjithësi shihen ekonomikisht profitabile për rajonin në fjalë, sepse lehtësojnë specializimin e rritjes së prodhimit në të dyja drejtimet sin ë mes vendeve ashtu edhe në mes kompanive multinacionale (KM), rritja e specializimit në prodhim përmes linjave të aftësive krahasuese përmirëson direkt shpërndarjen efiqiente. Rritja e specializimit përmes rrjeteve të kompanive multinacionale (KM-ve) ofrojnë përfitime shtesë në efiqiencë të shoqëruara me arritjen e nivelit të prodhimit të ekonomisë së shkallës. Rritja e FDI-ve gjithashtu promovon përhapje më të shpejtë ndërkombëtare të teknologjisë së re me përfitime relative sociale në mënyrë të uljes së kostos së prodhimit dhe rritje të konsumit.

Ndoshta sfida më kryesore e studimit të lFDIjes në mes integrimeve rajonale dhe investimeve të huaja direkte ësthë qështje multidimensionale. Pjesërisht besohet se lFDIjet relevante ndryshojnë në mes marëveshjeve të integrimit, dhe në mes vendeve dhe industrive që marrin pjesë në ndonjërin nga këto marrëveshje specifike. Pjesa e dytë pason me disa teori të gjëra që kanë të bëjnë me lFDIjen midis Marrëveshjeve rajonale dhe FDI-ve. Pjesa e tretë përpunon këto teori në një kornizë më të fokusuar që llogaritë disa lFDIje indirekte të cilat deri tani janë mënjanuar në literturën për këto qështje. Pjesa e katërt me pak fjalë sqaron tre qështje të reja por shumë të dallueshme të integrimit rajonal në Amerikë me që I referohen kornizës së diskutuar në pjesën paraprake. Pjesa e pestë paraqet përmbledhje të shkurtër dhe disa konluzione.




  1. MARRËVESHJET E INTEGRIMIT RAJONAL DHE FDI-të: DISA VLERËSIME TË PËRGJITHSHME

Nocioni integrim rajonal ekonomik I referohet eleminimit të barrierave rajonale të tregëtisë dhe politikave restriktive të investimeve. Për të identifikuar lidhjet e gjëra teorike ndërmjet Marrëveshjeve rajonale dhe FDI-ve , është e nevojshme të strukturohet diskutimi I ktyre dimenzioneve të integrimit. Kështu, fillojmë me efektin e liberalizimit të tregut dhe dallimit ndërmjet FDI-ve që kryesisht është përgjigje kundër barrierave tregtare, dhe FDI-ve që motivohen nga nevoja e internacionalizimit të aseteve të paprekshme specifike të firmave që nuk mund të tregtohen më mënyrë efektive në tregjet me largësi gjeografike. Vazhdojmë me ndikimin e përfitimeve speciale të investimeve dhe ndryshimeve tjera institucionale që nganjëherë lidhen me marrëveshjet rajonale. Fokusi I diskutimit shtrihet në efektet statike. Efektet e mundshme dinamike të integrimit rajonal në rrjedhën e investimeve gjykohen ndaras. Diskutimi përmblidhet në një shabllon për klasifikimin e të gjitha vendeve dhe sektorëve të caktuar duke u bazuar në pritjet e investimeve.


    1. EFEKTET E LIBERALIZIMIT TË TREGUT: Tariff-jumping dhe Internacionalizimi

Ndikimi I liberalizimit të tregut në FDI është shumë I varur në atë që supozohet në lidhje me motivet investuese. Teoritë e hershme dhe literatura empirike për investimet e jashtme priren në lidhjen tregtare dhe lëvizjen e kapitalit si mënyra të zëvendësushme të shërbimit të tregjeve të jashtme. Ky vështrim I lidhjes midis tregut dhe mobilitetit të faktorëve sugjeron që FDI-të po përballeshin me barriera tarifore, dhe kështu reduktimi I tarifave redukton rrjedhën e FDI-ve, madje stimulon “riatdhesimin” e aseteve me pronësi nga jasht në vendet domicile(vendase) të KM-ve(Korporatave Multinacionale).

Sidoqoftë, kohëve të fundit, kërkuesit theksojnë shpjegimin e aseteve të paprekshme si motive kryesorë për investime të jashtme (shih Caves 1996 për më tepër). Të jeshë konkurrent në treg të jashtëm ku firmat lokale kanë aftësi të larta të tregut lokal, preferencat e konsumatorëve, dhe praktikave të biznesit, firmat e orientuara në tregun ndërkombëtarë duhet poseduar disa specifika të aseteve të paprekshme siq është njohuria teknologjike dhe e marketingut që I jep një mundësi konkurruese. Një sqarim efektiv I ktyre aseteve ndonjëherë kërkon nga firmat të “ndërkombëtarizojnë” operacionet e tyre ndërkombëtare duke themeluar antarësime nga jashtë, që nga forma e bizneseve, duke përfshirë eksportet dhe lincencimin e teknologjisë tek firmat e jashtme, mbanë një kosto relativisht të lartë (Buckley and

Casson 1976; Dunning 1977). Disa FDI të këtij lloji për më tepër janë të prirura të ndodhin edhe atëher kur nuk ka barriera tregtare formale në mes vendeve.

Këto dy pika të motivimit të FDI-ve japin një paragjykim të pjesshëm kontradiktorë në lidhje me efektet e integrimit rajonal, pjesërisht për rrjedhën e investimeve ndër rajonale. Është e arsyeshme të priten reduktime të “tariff jumping” të FDI-ve Brenda një rajoni të integruar për arsye se liberalizimi I tregut bënë eksportimin nga vendi I origjinës relativisht më atraktiv se sa FDI si mënyrë e shërbimit të tregut rajonal. Sidoqoftë integrimi rajonal nuk krijon incentiva të reduktimit të investimeve ose riatdhesimit të kapitalit për projektet parësore të ndërmarra në ndërkombëtarizimin e shfrytëzimit të burimeve. Në fakt, reduktimi I barrierave rajonale në tregëti stimulon FDI-të duke I mundësuar KM-ve operimin më efiqient ndërmjet kufijve ndërkombëtarë. Një ambient I parashikueshëm dhe liberal është pjesërisht I rëndësishëm për integrimin vertikal të FDI-ve ku veprimet e bashkimeve të ndryshme të KM-ve specializohen nëpërmjet përparësive lokale të vendit pritës. Prandaj, ndikimi statik I liberalizimit të tregut të FDI-ve ndër rajonale është subjekt I zëvendësimit të pjesshëm të influencës dhe një rrjet ndikimi I ndonjë marrëveshjeje rajonale specifike në vendin anëtar të përcaktuar nga motivet e para investimit. Një arsyetim gjeneral sidoqoftë është se vendet me restriksione tregëtare të ulëta kanë më shumë të ngjarë të pranojnë investime ndër rajonale të FDI-ve si rezultat I reduktimit të barrierave, që kur nuk kanë mundësi të zevendësimit të importit, projektet e FDI-ve mund të tërhiqen.

Duke u kthyer në rrjedhat e investimeve direkte të huaja ndër rajonale, të dyja modelet “tariff jumping” dhe internacionalizimi sugjerojnë rritje të FDI-ve. Investimet nga outsajderët(të huajt), mund të rriten dukshëm nëse niveli mesatar I mbrojtjes apo proteksionizmit rritet si rezultat I marrëveshjeve tregëtare ndërkombëtare apo nëse themelimi I ktyre marrëveshjeve ngrit frigën e mbrojtjes në të ardhmen (as in the debate on 'Fortress Europe'). Hyrja e kapitalit të jashtëm gjithashtu mund të rritet nëse volumi I të ardhurave të FDI-ve fillimisht është I mbrojtur nga madhësia e kufizuar e tregjeve individuale kombëtare. Në kundërshtim me tregjet kombëtare tregu I integruar “I përbashkët” mund të jetë I mjaftueshëm të përballoj kostot e rregullimit për themelimin e filialave të reja të jashtme. Kjo valë e FDI-ve mund të mos jetë e shpërndarë njësoj, sikurse koncentrimi gjeografik me përparësitë më të larta vendase. Veq kësaj, në zgjatjen e marrëveshjeve integruese rezulton diversifikim të tregut, gjithashtu stimulon investime strategjike nga firmat e jashtme që humbasin tregjet e exportit ku konsumuesit e mëparshëm kthehen në ofrues bazuar në rajon.

Efekti potencial I marrëveshjeve rajonale në rrjedhën e FDI-ve prej rajoneve integruese rrallë diskutohet në modelet e mëparshme. Kjo kryesisht ndërlidhet me supozimin që asgjë nuk ndodhë me barrierat e tregut në pjesën tjetër të botës. Sidoqoftë, disa ndryshime në rrjedhën e FDI-ve janë realizuar edhe kur politikat e pjesës tjetër të botës nuk kanë ndryshuar. Shembull: është e mundur që kapaciteti I një firme ndërmerrë projekte të reja të FDI-ve është I shtrënguar nga aftësia e sajë administrative ose disponueshmërisë së kapitalit investues (Stevens and Lipsey 1992). Në atë rast është e mundur që lloji I FDI-ve Brenda dhe jashtë regjionit të jetë zëvendësues. Nëse integrimi redukton investimet ndër rajonale atëherë mund të rrisë fushëveprimin e FDI-ve prej zonës së integrimit tek regjionet tjera. Pavarësisht është e arsyeshme të pritet që efekti I rrjetit të tregtise liberale është rritje e FDI-ve Brenda rajonit. Pastaj efekti në vendet individuale mund të dallojë dukshëm- FDI-të mund të grumbullohen në ato pjesë të vendeve kontraktuese ku ambienti investiv është më favorizues.

Në përmbledhje ndikimet e rrjetit të liberalizimit tregtarë në integrimet ndër rajonale globale rrjedha e FDI-ve Brenda ktyre marrëveshjeve është teoritikisht e errët. Pjesërisht, rrjedhat ndër rajonale mund të jenë rrjete bashkëplotësusese apo zëvendësuese për prodhimin themelorë dhe vendimet racionale të marra nga KM-të të varura pjesërisht, në shkallën në të cilën FDI-të paraprake ishin dukshëm të motivuara nga barrierat tregtare. Ndikimet e rrjetit janë edhe më të vështira të parashikohen në një nivel të cdo vendi anëtarë të marrëveshjeve rajonale.



2.2 INVESTIMET EKSPLICITE, PROVIZIONET DHE INFLUENCAT TJERA
Në zgjërimin e marrëveshjeve integruese rajonale gjithashtu edhe liberalizimit të kapitalit në vendet anëtare sh: reduktimi apo eleminimi I masave restrictive në FDI si stimulim shtesë I mundësuar në procesin e investimeve. FDI poashtu mund të stimulohen prej “trajtimit kombëtar” provizionet qe sigurojnë që investorët e huaj janë trajtuar njejtë me ata vendas. Shumë tipare eksplicite të këtyre marrëveshjeve bijnë në kundërshtim me mekanizmat zgjidhëse. Në një zgjërim ku ka mekanizma efektivë, duhet reduktuar kundërshitmet në lidhje me tregun dhe investimet në mes vendeve pjesmarrëse dhe të motivojnë FDI-të. Një relevancë praktike e dukshme për përfitime varet nga fusha dhe madhësia e barrierave paraprake në FDI, sikurse edhe zgjërimi I natyrës diskriminuese nga vendet pritëse kundër investitorëve të huaj. Prandaj ndikimi I marrëveshjeve rajonale në ambientin institucional është një faktorë I rëndësishëm përcaktues I efekteve totale.

FDI-të gjithashtu mund të stimulohen nga eleminimi I matjeve investive të lidhjeve tregtare siq janë kërkesat për hyrjet e jashtme në përkrahje të qëllimeve të exportit dhe nga prania e të drejtave të pronës së investorëve që mënjanojnë rrezikun e shpronësimit direkt apo indirekt. Të dyja llojet e iniciativave mund të institucionalizohen përmes marrëveshjeve rajonale integruese. Në këtë diskutim është e mundshme që një efekt significant I disa nga këto marrëveshje mund të jetë që “bllokonë” reformat ekonomike në vendet anëtare. Rritja e reformave nga niveli kombëtar në atë ndërkombëtarë argumenton ambient më premtues për investitorët e jashtëm që I frikësohen që reformat kombëtare mund të ndryshohen me ndryshimin e qeverive. Këto efekte kanë të ngjarë të jenë më të rëndësishmet në marrëveshjet Veri-Jug, ku pjesëmarrja e vendeve të zhvilluara ofron kredibilitet të reformave. Për më tepër , në zgjërimin që “forcat e tregut” bëhen ndikues të fuqishëm në vendimet e investimeve kapitale krahasuar me rrezikun politik, diferencat ndërkombëtare ndihma e fakorëve mund të bëhet ndikuese e fuqishme e vendimeve lokale investuese. Kjo forcon tendencën e FDI-ve të koncentrohen në lokacionet me atraktive investuese në rajonin integrues.

Në zgjërimin e përfitimeve nga liberalizimi migrimi I punës paraqiten në legjislacionin e marrëveshjeve integruese rajonale, një ndikim signifikant indirekt mund të ushtrohet në rrjedhën e FDI-ve. Vështrimi I teorisë së tregtisë neoklasike paraqet lëvizjet e të mirave dhe faktorëve të prodhimit si zëvendësues. Sidoqoftë, teoritë moderne të KM-ve pranojnë potencialin bashkëpolitësues në mes FDI dhe rrjedhave të tregut. Në të vërtëtë kostot e larta të transaksionit e shoqëruar me këmbimin e “gjatësisë së krahëve” mund të realizojnë internacionalizimin e këmbimit brenda KM-ve për shumë lloje të transaksioneve ndërkombëtare. Një volum në rritje I transaksioneve ndërkombëtare do të shoqërohet me rritje të FDI-ve. Pak I njohur është potenciali bashkëplotësues në mes FDI-ve dhe migrimit të aftësive profesionale dhe menaxhuese. Këto të fundit kërkohen për ndihmë në “transferin’ e degëve të prekshme dhe aseteve të paprekshme që përmbajnë FDI-të prej vendit prejardhes te vendi pritës. Reduktimet në barrierat legale dhe (pjesërisht dhe përkohësisht) migrimi reduktojnë kostot që shoqërojnë FDI-të dhe rritjen e normës së kthimit të investimeve.

2.3. EFEKTET DINAMIKE TË INTEGRIMIT RAJONAL

Në lidhje me efektet statike të diskutuara më lart, është e mundshme që themelimi I marrëveshjeve integruese rajonale poashtu gjeneron efekte dinamike që afektojnë apo ndikojnë në rrjedhën e FDI-ve. Shembull: evaluimi I ndikimit ekonomik të Tregut të Thjeshtë Evropian tregonë se ky proces specifik integrues udhëhoqi në përfitime signifikante që do ta rrisë GDP-në e vendeve anëtare në përiudha afatshkurta dhe afatgjata. Niveli më I lartë I rritjes mund të jetë kalimtar, që vazhdon deri në rregullimin e ekonomive në të ardhura më të larta reale që vijnë nga konkurrencë e plotë dhe alokim më efiqent I resurseve në tregjet e përbashkëta (see e.g.Emerson et al. 1989). Gjithashtu ëstë e mudur që ekzistojnë efekte permanente të rritjes që gjenerojnë fitimet fillestare në rritje të prodhimit dhe efiqiencës që shpërblen dhe gjeneron kursime dhe investime të reja që kontribojnë edhe më tej në rritje të prodhimit. (Baldëin 1989). Këto efekte dinamike mund ta bëjnë rajonin integrues lokacion më atraktiv për investime të brendshme dhe të huaja. Lidhjet e sakta midis integrimit rajonal dhe efektit dinamik të rritjes nuk janë të specifikuara dhe nuk është e pazakonshme që analizat dhe vlerësimet empirike të efekteve dinamike konsiderohen të paqarta apo spekulative (Smith 1992). Poashtu përkujtojmë se disa nga këto efekte janë specifike në tregje të thjeshta qëkurë traktati I mastriktit është një marrëveshje më gjthëpërfshirëse se sa marrëveshjet tjera rajonale.

Ende FDI-të janë katalizatori kryesorë për shumë nga efektet dinamike. Disa nga përmirësimet në efiqencën ekonomike të shoqëruara më rritje të specializimit zgjërim të ekonomisë së shkallës dhe koncentrim më të madh gjeografik të aktiviteteve individuale ekonomike janë të udhëhequra nga FDI-të inter dhe intra rajonale. Rritja e rrjedhës së investimeve është gjithashtu forcë e rëndësishme prapa presionit konkurrues që pritet të inkurajojë prodhuesit vendorë të adoptojnë strategjitë e rritjes së efiqiencës, siq është racionalizimi I kapacitetit prodhues apo mënjanimit të ngecjeve në procesin e prodhimit (Smith and Venables 1988). FDI-të stimulojnë transferin dhe përhapjen e teknologjisë të dyja direkt dhe përmes përhapjes në firmat vendore (see Blomstrom and Kokko 1998).

Për më tepër, nëse integrimi rajonal krijon treg më të madh, është gjithashtu I arsyeshëm që disa efekte dinamike ndodhin për shkak se integrimi rajonal ndikon në karakteristikat e firmave të ndryshme siq është stoku I pasurive të paprekshme që lehtëson FDI-të. Një market më I madh lejon disa firma të rriten dhe forcohen më shumë se sa do të ishte e mundur në tregje individuale.

Në një mënyrë tjetër integrimi motivon firmat duke I mundësuar atyre të kërkojnë aleanca strategjike apo shkrirje me konkurrentët e mëparshëm në mënyrë që të menagjohen situata konurrente pasi të hiqen barrierat tregëtare. Derisa firmat bëhen më të mëdha rriten mundësitë e investimit në Hulumtim dhe Zhvillim si dhe marketing që mundëson kreativitet të aseteve të reja të paprekshme që stimulojnë FDI-të, brenda ashtu sikurse edhe jashtë rajonit.

Duke përfshirë këto mundësi dinamike në analiza krijohet potenciali për lidhje dignifikante të fuqishme ndërmjet Marrëveshjeve rajonale dhe Investimeve të Huaja që nënkuptohet nga modelet statike të liberalizimit të tregut. Ndikimi kryesorë I efekteve dinamike është bërja e rajonit integrues ambient më atraktiv për investime që stimulon FDI ndër rajonale sikurse edhe hyrjet e reja prej pjesës tjetër të botës. Sidoqoftë, FDI është burim I fuqishëm I përhapjes ndërkombëtare të teknologjisë (Coe and Helpman 1995). Në një udhëheëqje të gjatë zvogëlimi I kthimit të transfereve teknologjike supozohet ceteris paribus (faktorët tjerë të pandryshueshëm) do destimulojë transferet e ardhëshme teknologjike përmes FDI. Sigurisht në një ambient teknologjik dinamik nuk ekziston ndonjë arsye e nevojshme të supozohet që zvogëlimi I kthimeve do të jetë mundësi relevante në kufizimin e FDI-ve teë ardhshme. Ky paralajmërim përkrahet nga evidence që normat e rikthimit në aktivitete hulumtuese dhe zhvilluese nuk ka zvogëluar dukshëm në periudhën e para luftës (Griliches 1998).

Në përmbledhje, ndryshimi teknologjik dhe efikasitetet tjera “dinamike” duhet të forcojnë lidhjet positive ndërmjet marrëveshjeve rajonale dhe FDI-ve intra rajonale. Gjithashtu duhet të udhëheqin në rajon integrues të bërë më atraktiv për FDI ekstra rajonale,sepse rritja e të ardhurave gjenerale nxitë investime të brendshme dhe sepse “kërkimi I njohurive” ka mundësi të jetë rajon integrues I ri si burim I hulumtimit teknologjik. Sidoqoftë, është e paqartë nëse (positive) influenca e efiqiencës dinamike në lidhjen FDI-Marrëveshje rajonale do të largojë ndikimet negative të “tarifave faktorizuese” pasi që tarifat dhe barrierat tjera tregëtare janë eliminuar. Faktorët kushtëzojnë natyrën e zgjërimit të ndërveprimeve “tradicionale(konvencionale)” ndërmjet liberalizimit të tregut dhe FDI-ve si pasojë e mundësive të afërta.


  1. HIPOTEZA SPECIFIKE

Në diskumtimin më lartë argumentuam prezencën e përfitimeve nga efektet dinamike nga kontributi I ngushtë I integrimit ekonomik te supozimi ( megjithëse jo shumë e sigurt) që kreativiteti I marrëveshjeve rajonale integruese do të udhëheqë në rritje të rrjedhës së FDI-ve intra dhe inter rajonale. Gjithashtu vërejtëm që efektet e integrimit rajonal ndryshojnë ndërmjet vendeve dhe industrive. Ambienti investues I një vendi apo industrie ndërlidhet dukshëm me pjesën tjetër të rajonit integrues dhe pjesës tjetër të botës, që përcaktonë mundësinë e rritjes së potencialit të FDI-ve. Ekziston një mori faktorësh që kushtëzojnë ndërlidhjen atraktive të vendeve me investitorët e jashtëm, dhe një marrëveshje integruese rajonale ndikon në këta faktorë në mënyra komplekse të sugjeruara në pjesën sipër. Relevante për ne është nëse këto marrëveshje forcojnë apo dobësojnë përparësitë e FDI-ve që gëzojnë vendet apo industritë individuale dhe sa substanciale do të jetë ai dobësim apo përparësi.

Në fig.5.1. përcaktuesit e atraktivitetit të FDI-ve janë kondensuar në një përmbledhje të përgjithshme e ndërlidhur me iniciativat e liberalizimit të tregut dhe investimeve tek karakteristikat e vendeve ap industrive. Tipari qe I etiketohet përmbledhjes së ndryshimeve të ambientit në marrëveshjet rajonale në fjalë. Tipari që I etiketohet përmbledhjes së përparësive lokale në shkallën në të cilën avantazhi nga një pikë e pandryshueshme profitabiliteti për vendosjen e aktivitetit ekonomik në një lokacion të caktuar.

Identifikimi I pozitës së vendit apo industrisë specifike në fig.5.1. ofron pikën fillestare për hipotezat e zhvillimit në lidhje me ndikimin e investimeve të integrimit rajonal për vendet apo industritë e caktuara.

Në boshtin horizontal të fig.5.1. një vend apo rajon supozohet të shijojë avantash të fortë vendorë për aktivitete të caktuara që japin implementimin apo zbatimin e marrëveshjeve rajonale integruese. Boshti vertikal matë zgjërimin në të cilin këto marrëveshje ndryshojnë cmimet relative të produkteve dhe faktorëve të prodhimit. Kur njëri lëvizë poshtë në boshtin vertikal, supozohet se marrëveshjet kanë ndikim progresiv të ulët në ato cmime relative. Realisht supozohet që ekuilibri I tregut para marrëveshjeve ka efekt progresiv më të ulët në zbatimin e marrëveshjeve kur një faktorë lëvizë poshtë bushtit vertikal.

Ndikimi më I theksuar I integrimeve dhe FDI-ve supozohet të jetë përjetuar nga sektorët ekonomik në qelinë 1. Sektorët në këtë qeli shijojnë avantazh të fuqishëm “të heshtur” dhe supozimi I ndikimit të integrimit është I lartë. Ndryshimet e cmimeve relative të prodhimit dhe faktorëve të prodhimit në periudhën post integruese janë relativisht të larta dhe duket se krijon apo forcon koston e përparësive të tjera që kanë prodhuesit në qelinë 1. Prandaj njëra mund t’ia kalojë fuqishëm, rrjedha positive të kapitalit nga investitorët e huaj dhe vendorë në sektorin 1.

Në qelinë 2, hipoteza e ndikimit të integrimeve në investime është më e dobët se san ë qelinë 1, megjithëse mbetet positive. Qelia 2 përmbanë ato aktivitete ekonomike që vendi në fjalë ka përparësi të dukshme por për të cilën ndikimi I marrëveshjes integruese është I dobët. Veqanërisht cmimet relative pas integrimeve mund të mos ndryshojnë nga ato të para integrimit përmes një rangu tregut të produkteve dhe faktorëve të prodhimit.






Integrimi ekonomik ndërmjet vendeve të OECD-së ku barrierat formale dhe informale në tregëti dhe investime janë relativisht të ulëta edhe para implementimit të marrëveshjeve integruese, pritet të ofrojë shumë shembuj të industrive që radhiten në këto kategori.

Ndikimi I supozuar I integrimit në sektorët e grumbulluar në qelinë 3 është I ngjashëm me atë të sektorëve të grumbulluar në qelinë 2. Derisa vendi apo sektorët industrial të grumbulluara në qelinë 3 përjetojnë disavantash nën kushtet e aktiviteteve në qelinë 3, ndikimi I marrëveshjeve integruese në ambientin e përgjithshëm ekonomik gjithashtu supozohet të jetë I dobët. Shembuj të tillë përfshijnë sektorët që janë të përjashtuara nga marrëveshjet integruese (sh. Rasti I shpërndarjes) ose janë mbrojtur nga ndryshimet e cmimeve relative përmes marrëveshjeve të ofertës (siq janë kuotat) ose nga “trigger-mechanizms” që mundësojnë miratimin e tarifave nga vendi importues. Produktet bujqësore dhe tekstili shërbejnë si shembuj të mundshëm. Në disa raste edhe pse të rralla sektori në fjalë mund të jetë shumë I vogël të stimulojë vëmendjen e konkurrentëve të huaj në ambientin pas miratimit të marrëveshjeve integruese.

Zhvendosja në qelinë 4, ndikimi I pritur brenda marrëveshjeve integruese është negative dhe përcaktues potencial I desinvestimeve aktuale. Veqanërisht, sektorët në qelinë 4 janë fuqishëm të ndikuara nga marrëveshjet integruese, por vendet dhe industritë përjetojnë disavantash në periudhën pas miratimit të marrëveshjeve. Vendet dhe industritë ku pjesa më e madhe e FDI-ve ekzistuese u themelua në mëyrë që mënjanimi I barrierave tregtare mund të klasifikohet në ato zona.

Si përmledhje, një kornizë e thjeshtë I lidhjes ndërmjet marrëveshjeve integruese dhe FDI-ve fokuson vëmendjen në rëndësinë e ktyre marrëveshjeve në kushtet e ndikimit në cmimet relative të produkteve dhe faktorëve të prodhimit, sikurse edhe divergjenca ndërmjet periudhave para dhe pas implementimit të marrëveshjeve. Atëher kur të dyja këto janë të larta ndikimi substancial në shpërndarjen rajonale të FDI-ve mund të parashikohet prej implementimit të këtyre marrëëveshjeve. Sektorët të cilët gëzojnë përparësi natyrore parashihet të rrisin pjesëmarrjen e investimeve brenda dhe jashtë rajonit, dhe e kundërta ndodhë me vendet të cilat gëzojnë disavantazh natyral.

Në pjesën tjetër diskutojmë fuqinë e kësaj kornize të thjeshtë në mënyrën e aftësive të saj në sqarimin e efekteve afatshkurtëra të marrëveshjeve integruese te fundit që zbatohen në Amerikën veriore dhe atë jugore.


  1. Tri pjesët e Integrimit Rajonal

Në diskutimin teorik erdhëm në përfundim që përderisa është e vështirë të parashikojmë efektet e pritura të RIA-ve në vendimet e FDI, identifikimi I pozitave të vendeve apo industrive specifike nën kushtet e figurëës 5.1. mund të japë parashikime në lidhje me madhësinë e ndikimeve të mundshme të tri rasteve të fundit por dukshëm të ndryshme të Integrimit Rajonal: (I) Anëtarësimi I Kanadasë në CUSFTA (ilustrimi I rastit të integrimit Veri-Veri), (II) Hyrja e Meksikës në NAFTA ( Integrimi Veri-Jug), dhe (III) Faza e parë e integrimit në MERCOSUR (Integrim Jug-Jug). Në secilin rast fillojmë me identifikimin se kun ë fig. 5.1. vendi në fjalë mund të klasifikohet dhe vazhdojmë me shqyrtimin nëse të dhënat empirike në lidhje me ndryshimin e FDI-ve është në përputhje me hipotezat e ofruara nga fig. 5.1.

    1. Integrimi Veri-Veri: Kandaja në CUSFTA

Qëllimi I marrëveshjes tregëtare Kanada-USA (CUSFTA) që filloi më 1 janar 1989, ishte faza e eliminimit të tarifave bilateral. Për më tepër, një numër I përfitimeve reduktoi diskriminimin kundër FDI-ve bilateral, duke përfshirë zgjërimin e të drejtave të themelimit dhe trajtimit nacional. Duhet kujtuar ende që marrëveshja tregëtare bilaterale ndërmjet Kanadasë dhe USA u liberalizua shumë më parë se ky studim, përmes raundeve të suksesshme të GATT sikurse edhe marrëveshjet e caktuara bilaterale siq janë “Auto Pact” dhe “Defense-sharing agreement”. Një rang I sektorëve të njohur si: telekomunikimi bazik ishte I përjashtuar prej mbulimit nga përfitimet e liberalizimit të investimeve të CUSFTA-s.
Shfaqja e investuesve të jashtëm ekzistues të Kanadasë poashtu kishte stagnuar. (Globerman and Ëalker 1993).

Nën kushtet e dimensioneve të klasifikimit të parë nga fig.5.1. (shkalla e ndryshimit ambiental) më tej duket e arsyeshme karakterizimi I pozitës së Kanadasë si I ndërmjetëm, me ndryshime mesatare nga marrëveshjet.

Lidhur me përparësitë vendore të Kanadasë në lidhje me USA dhe pjesën tjetër të botës poashtu arsyeton pozicionin mesatar. Poashtu Kanada I përket afërsisht qendrës së figurës 5.1. që nënkupton investime relativisht mesatare të ndikuara nga marrëveshja CUSFTA.

A përputhen të dhënat empirike me hipotezat më lartë?

Tregëtia bilaterale ndërmjet Kanadasë dhe USA u bë relativisht më e rëndësishme që nga 1988 e tutje që tregon se CUSFTA liberalizoi dukshëm ambientin e tregut të Amerikës Veriore (see Blomstrom, Globerman, and Kokko

1996). Është poashtu e vështirë dallimi I modelit të FDI ndërmjet dy vendeve të cilat janë qartë të lidhura më CUSFTA-n. Tabela 5.1. paraqet pikëpamje të përgjithshme të modelit të FDI-ve Kanadeze ndërmjet 1986-1995. Investimet direkte bilaterale të brendshme apo të jashtme referohen në rrjedhat e Investimeve Direkte Amerikane (apo jo-Amerikane) në Kanada, dhe daljet e Investimeve Direkte Kanadeze në USA (pjesa tjetër e botës) respektivisht. Përderisa ekzistojnë ndryshime substanciale të FDI-ve nëpër vite, madhësia e përgjithshme e Investimeve Direkte ishte relativisht stabile në periudhën 1988-1992. Rritje e konsiderueshme në vlerën nominale të hyrjeve të Investimeve Direkte Amerikane shfaqen në vitin 1993 për të vazhduar në 1995, ndërsa vlera nominale e daljeve të investimeve nga USA rritet në vitet 1994-95 por vetëm në nivelin e mëparshëm të viteve 1980. Nuk ka gjasa që këto luhatje në rrjedhat e investimeve janë direkt të lidhura me CUSFTA-në, pasiqë u shfaqën në vitin 1993 shumë më parë se implementimi I CUSFTA-së dhe përkoi në një “bum” të përgjithshëm të daljes së investimeve nga USa në atë kohë. Veq kësaj, sugjerohet që një rënie e dukshme në vlerën e Dollarit Kanadez filloi në 1992 që vazhdoi pesë vite përgjat së cilës Dollari Kanadez forcohet përkundër vendit konkurrent.

Ky zhvlerësim përbënte motiv të rëndësishëm për rritje investimesh Amerikane në brenda vendit(Kanadasë).


Investimet direkte të brendshme nga vendet përveq SHBA-ve nuk përputhen me modelin e periudhës së studiuar, megjithëse hyrjet më të mësha zunë vend në vitet 1988-1990, mejëher pas zbatimit të CUSFTA-s. Sidoqoftë, ekziston një model interesant në zhvillimin e daljes se investimeve direkte në vendet tjera përveq SHBA-ve. Deri më 1990, Investimet Kanadeze drejtoheshin në SHBA, por fillimi I 1990 përjetoi rënie në rëndësinë relative të SHBA-ve si destinacion I investimeve Kanadeze. Kjo rënje pasqyrohet nga një rritje e pjesëmarrjes se vendeve Evropiane në këto investime përves BM-së, dhe rritje ende më dramatike të investimeve në rajonet tjera jo Evropiane përveq BE-së, SHBA-ve dhe Japonisë. Motivimi I mundesive të investimeve ridrejtoi daljen e investimeve dirtekte nuk kishte të bënte me CUSFTA-n. Sidoqoftë, CUSFTA luajti rol të rëndësishëm në garantimin e lidhjeve me tregjet e Amerikës, kështu disponimi I resurseve të FDI u përdor në themelimin e prezencës Kanadeze në tregje tjera.

Si zëvendësues I të dhënave të FDI-ve, tabela 5.2. paraqet disa të dhëna të prodhimint kombëtarë nga degët e jashtme Amerikane në Kanada. Kolona e dytë e tabelës matë pjesën ë degëve Amerikane në GDP-në Kanadeze. Pjesëmarrja Amerikane ra nga 11% në fillim të viteve 1980-ta në rreth 8% në fillim të 90-tave. Lidhur me observimin që tregtia bilaterale me Kanadanë u rrit si rezultat I CUSFTA-s sugjeron që integrimi rajonal ka rezultuar që FDI-të bëhen më pak të rëndësishme për firmat Amerikane për të shërbyer në tregun Kanadez. Me fjalë të tjera janë disa indikacione që tregu u zëvendësua për hyrje të FDI-ve nga SHBA-të.

Një shenjë tjetër e të njejtit zhvillim është se pjesëmarrja Kanadeze e e prodhimit të jashtëm të Kompanive Multinacionale Amerikane ka rënë dukshëm që nga zbatimi I CUSFTA-s. Norma e prodhimit të degëve Amerikane në Kanada në prodhimin agregat të të gjitha degëve të jashtme prodhuese Amerikane ka rënë nga 16.3% në 1989 në 12.6% në vitin 1993(see Blomstrom and Kokko 1997). Në të njejtën kohë shihet që Kanada bëhet lokacion më atraktiv për investime të huaja. Kolona e fundit e tabelës 5.2. tregon që pjesa e prodhimit të përgjithshëm të të gjitha deegëve të jashtme prodhuese mbeti pothuajse konstante, në rreth 15% e GDP-së Kanadeze që tregon që invetorët e tjerë të huaj zvogëluan pjesëmarrjen Amerikane në prodhimin Kanadez. Kjo bënë paralele observimin që Tregu I Vetëm Evropian qoi në rritje të hyrjeve të FDI-ve nga jashtë.

Poashtu, Kanada ofron një rast potencial instruktiv të studimit të ndikimit të RIA-ve (Marrëveshjeve Integruese Rajonale) ne rrjedhën e FDI-ve për një ekonomi të vogël të hapur. Pasiqë ndryshimi ambiental I lidhur me CUSFTA nuk ishte dramatic, është befasues mungesa e rritjes në FDI Amerikane. Sidoqoftë, lidhja e garantuar në tregun Amerikan mund të ketë stimuluar FDI-të nga pjesa tjetër e botës në Kanada.


    1. Integrimi Veri-Jug: Meksiko dhe NAFTA

Menjëherë pas themelimit të CUSFTA-s, Kanada dhe Amerika inicuan negociata me Meksikon në lidhje me një zgjerim të mundshëm jugorë të marrëveshjes integruese. Në dhjetor 1992, të trija vendet nënshkruan marrëveshjen e tregut të lirë të Amerikës Veriore (NAFTA). Kjo marrëveshje që u zbatua që nga 1 janari I 1994, ishte marrëveshja e parë formale integruese që përfshinë vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Në essence NAFTA është një zgjërim I CUSFTA-s, traktati I ri përfshinë avansim në fushat siq janë Prokurimi Qeveritar (ku zgjërohet mbulimi I shërbimeve dhe ndërtimit), pronës intelektuale, dhe të drejtave të pronës sikurse edhe shtrëngimi I rregullave të origjinës. Në kontekstin aktual qartësisht vërehet se marrëveshja paraqet kornizë të qartë rregullash për trajtim të paanshëm të FDI-ve, vendosë kufizime strikte në përdorimin e performancës dhe themelimin e mekanizmave të mënjanimit të mos-marrëveshjeve, veqanërisht e dizajnuar në marrëveshjen e qështjeve investuese (see e.g. Hufbauer and Schott 1993 and Gestrin and Rugman 1994

for details).

Një efekt I përgjithshëm në Meksikë I marrëveshjes për tregëti të lirë me Kanadën dhe SHBA-të pritet të jetë signifikante për disa arsye. Një determinues I rëndësishëm është lokacioni gjeografik I Meksikës. Në vitet 1970, shumë Meksikan konsideruan disfavor të jeshë “shumë larg nga parajsa, e shumë afër Amerikës”. Sot, kur barrierat dhe tarifat janë eliminuar si rezultat I NAFTA-s, afërsia u bë avantazhi kryesorë. Pjesa e exporteve në Amerikën Veriore u rrit në rreth 70% në vitet 1980, në mbi 86% në 1995 (UN Trade Tapes).

Vlera e exporteve meksikane u mbi katërfishua në të njejtën periudhë me rritjet më të larta të shkaktuara ndërmjet viteve 1992 dhe 1995. Pjesa e importeve të Amerikës Veriore poashtu është rritur përgjat kësaj periudhe, por jo aq sa exportet.

Arsye tjetër për të parashikuar ndikim të konsiderueshëm të NAFTA-S në ekonominë Meksikane ndërlidhet me ndryshime signifikante të politikës që ndodhën viteve të fundit. Historikisht, Meksika ishte e mbyllur. Në mesin e viteve 1980 reforma të rëndësishme të orientuara në treg u paraqitën në shumë sektorë, dhe ekonomia filloi të hapet. Një liberalizim I konsiderueshëm I ekonomisë Meksikane kishte filluar para NAFTA-s, sidoqoftë NAFTA u përceptua si “locking in” në ato reforma, sikurse edhe reformimi I sektorëve të tjerë, siq janë veturat, veshje dhe tekstil, financa, telekomunikacion, dhe transporti tokësorë (see Hufbauer and Schott 1993). Koincidenca e reformave të brendshme, përparësi të dallueshme vendore në formë te fuqisë punëtore relativisht të lirë dhe një marrëveshje integruese që ofron qasje të lirë në një pjesë të konsiderueshme në tregjet Amerikane dhe Kanadeze sugjeron se Meksika I përket zonës 1 të figurës 5.1. Prioriteti është se efektet në FDI janë signifikante.

Shihet qartë se reformat e ndërmarra nga Meksika në periudhën para marrëveshjes NAFTA stimuluan rritje të FDI. Siq paraqitet në tab.5.3. hyrjet e FDI rriten nga më pak se US$3 miliard në 1989 në afër $US milliard në 1994. Fatëkeqësisht është e vështirë të ndërtohet një seri e gjatë kohore e FDI-ve të brendshme të Meksikës. Kjo sepse sistemi I klasifikimit kishte ndryshuar në 1995 kështuqë qëllimi I investimeve u përjashtua nga hyrjet vjetoe të FDI-ve të raportuara pas 1995. Implikimi është se hyrjet totale të FDI-ve në Meksikë janë spekuluar para 1995 me madhësinë e të cilit spekulim nuk ka njohuri. Kolapsi I ekonomisë Meksikane dhe vlera e Pesos pas NAFTA-s poashtu pengojnë relevancën e krahasimit të FDI-ve para dhe pas NAFTA-s.

Megjithatë, fakti që totali I FDI-ve ishte më I lartë në 1996 se san ë 1994 tregon që NAFTA ka ndikim pozitiv signifikant në hyrje të FDI-ve në Meksikë që jep se përhapja e paragjykimit redukton raportimet e hyrjeve të FDI-ve në periudhën e pas NAFTA-s.

Pasiqë Kompanitë Multinacionale Amerikane dominuan skenën e FDI-ve në Meksikë është relevante të kërkojmë përgjigjet në marrëveshjen e NAFTA-s. Tab. 5.4. tregon që firmat Amerikane kanë zgjeruuar praninë e tyre në Meksikë, por ajo madhësi e invetsimeve ishte edhe para se marrëveshja formale e NAFTA-s të ofrohej. Pozita e FDI-ve Amerikane nuk është rritur shumë që nga 1992 dhe pjesa e Meksikës në investimet totale realisht ka rënë në periudhën mesatare të NAFTA-s. Kjo tregon që outsiderët llogarisin për rritje të pjesëmarrjes së hyrjeve të fundit të FDI-ve në Meksikë. Deri në një masë këto investime janë ndoshta të drejtuara të shërbejnë tregun vendorë, si përgjigje e përmirësimit të ekonomisë vendore dhe ambientit institucional, por rrjedhat e investimeve kanë gjithashtu të ngjarë të reflektojnë përmirësim të qasjes në tregun Amerikan.

Koha dhe karakteri I ndryshimeve në pozitën e Inestimeve Amerikane tregon që reformat gjithëpërfshirëse të rregullimit të FDI-ve të vendeve që kanë filluar para marrëveshjes NAFTA ishin stimulim I rëndësishëm I FDI-ve. Korniza e rregullave të FDI-ve Meksikane që fillon në 1973 ishte shumë restrictive dhe shërbeu si jo-incentive për investimet nga jashtë (Blomstrom 1989). Në valën e krizës së borgjeve të Meksikës këto rregullativa ndryshuan dramatikisht në 1989 për të stimuluar investime të jashtme. Duket se investimet Amerikane u përgjigjën pak fuqishëm në raundin e parë të reformave. Disa vite më vonë regjimi I investimeve u liberalizua edhe më tej përmes NAFTA, siq u cek më lartë. Përgjigja e Amerikane ishte relativisht e butë, sepse shume firma amerikane veqse kishin hyrë në tregun Meksikan. Është e paqartë se pse firmat Amerikane u përgjigjën më shumë se firmat tjera në periudhën para incentivave liberalizuese siq është NAFTA-s, megjithëse kjo duket të jetë qështja. Një sqarim I mundshëm I aluduar më lart është se Kompanitë Multinacionale Japoneze e Evropiane mund t’I kenë parë investimet në Meksikë si kosto efiqiente për të shërbyer tregun Amerikan në incentive-punuese, pasiqë tregu Amerikan tani mund të shërbehet pa ndëshkime tarifore.




Dostları ilə paylaş:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   20


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə