International Accounting Standard 33



Yüklə 207,89 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə1/7
tarix05.02.2018
ölçüsü207,89 Kb.
#24835
  1   2   3   4   5   6   7


 

IAS 33 (SNK 33) 

 

© IASCF 


1

 

Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 33 



Fitimet për Aksion 

Objektivi 

Objektivi i këtij Standardi është të përshkruajë parimet për përcaktimin dhe paraqitjen e fitimeve për aksion,  në 



këtë  mënyrë  të  përmirësojë  krahasimin  e  performancës  midis  njësive  ekonomike  të  ndryshme  në  të  njëjtën 

periudhë raportimi dhe midis periudhave të ndryshme të raportimit për të njëjtën njësi ekonomike. Megjithëse të 

dhënat  e  fitimeve  për  aksion  kanë  kufizime  sepse  mund  të  përdoren  politika  kontabël  të  ndryshme  për 

përcaktimin  e  ‘fitimeve’,  një  emrues  i  përbashkët  i  vendosur  qëndrueshëm  përmirëson  raportimin  financiar. 



Fokusi i këtij Standardi është në llogaritjen e emruesit të përbashkët të fitimeve për aksion. 

Objekti 

2 

Ky Standard zbatohet për: 

a) 

pasqyrat financiare individuale ose të veçanta të një njësie ekonomike: 

(i) 

aksionet e zakonshme ose aksionet e zakonshme potenciale të së cilës tregtohen në një 

treg publik (në bursa të vendit apo të huaja ose në një treg jashtë bursave, përfshirë 

tregjet rajonale dhe vendore) ose 

(ii) 

që  deklaron,  apo  është  në  proçesin  e  deklarimit,  të  pasqyrave  të  tij  financiare  në 

komisionin e letrave me vlerë ose organizëm tjetër rregullator për qëllimin e emetimit 

të aksioneve të zakonshme në një treg publik; dhe 

(b) 

pasqyrat financiare të konsoliduara të një grupi me shoqëri mëmë: 

(i) 

aksionet e zakonshme ose aksionet e zakonshme potenciale të së cilës tregtohen në një 

treg publik (në bursa të vendit apo të huaja ose në një treg jashtë bursave, përfshirë 

tregjet rajonale dhe vendore) ose 

(ii) 

që  deklaron,  apo  është  në  proçesin  e  deklarimit,  të  pasqyrave  të  tij  financiare  në 

komisionin e letrave me vlerë ose organizëm tjetër rregullator për qëllimin e emetimit 

të aksioneve të zakonshme në një treg publik; 



Një  njësi  ekonomike  që  jep  informacione  shpjeguese  për  fitimet  për  aksion  duhet  të  llogarisë  dhe  japë 

informacione shpjeguese për fitimet për aksion në përputhje me këtë Standard. 



Kur  një  njësi  ekonomike  paraqet  edhe  pasqyra  financiare  të  konsoliduara  edhe  pasqyra  financiare  të 

veçanta  të  përgatitura  në  përputhje  me  SNK  27  Pasqyrat  Financiare  të  Konsoliduara  dhe  Individuale

,

 

dhënia e informacioneve shpjeguese që kërkohen nga ky Standard duhet të paraqitet vetëm  mbi bazën e 

informacioneve  të  konsoliduara.  Një  njësi  ekonomike  që  zgjedh  të  japë  informacione  shpjeguese  për 

fitimet  për  aksion  në  pasqyrat  e  saj  financiare  individualei  paraqet  këtë  informacion  për  fitimet  për 

aksion  vetëm  pasqyrën  e  saj  të  të  ardhurave  individuale.  Njësia  ekonomike  nuk  i  paraqet  këto 

informacione të fitimeve për aksion në pasqyrat financiare të konsoliduara. 

Përkufizime 



Më poshtë jepen përkufizimet e disa termave kryesore që përdoren në këtë standard: 

Kundërpaksimi është rritja e fitimeve për aksion ose ulja e humbjes për aksion që rezulton nga supozimi 

që  intstrumentet  e  konvertueshme  janë  konvertuar,  që  opsionet  apo  garancitë  janë  ushtruar,  apo  që 

aksionet e zakonshme janë emetuar kundrejt plotësimit të kushteve të caktuara. 

Marrëveshja aksionit të kushtëzuar është një marrëveshje për të emetuar aksione që varet nga plotësimi i 

kushteve të caktuara. 

Aksione  të  zakonshme  të  emetueshme  me  kusht  janë  aksione  të  zakonshme  të  emetueshme  për  pak  apo 

aspak  mjete  monetare  kundrejt  plotësimit  së  kushteve  të  caktuara  në  një  marrëveshje  aksioni  të 

kushtëzuar. 


IAS 33 (SNK 33) 

© IASCF



 

Paksimi  është  një  ulje  në  fitimet  për  aksion  ose  një  rritje  në  humbjen  për  aksion  e  cila  rezulton  nga 

supozimi që instrumentet e konvertueshme janë konvertuar, që opsionet apo garancitë janë ushtruar, ose 

që aksionet e zakonshme janë emetuar kundrejt plotësimit të kushteve të caktuara. 

Opsionet, garancitë dhe ekuivalentët e tyre janë instrumente financiarë që i japin të drejtën zotëruesit për të 

blerë aksione të zakonshme. 

Një aksion i zakonshëm është një instrument i kapitalit të vet që i nën renditet

 

t

ë gjitha klasave të tjera të 

instrumenteve të kapitalit të vet. 

Një  aksion  i  zakonshëm  potencial  është  një  instrument  financiar  ose  kontratë  tjetër  që  mund  t'i  japë  të 

drejtën zotëruesit të tyre

 

për aksione të zakonshme. 

Opsionet  për  të  shitur    të  aksioneve  të  zakonshme  janë  kontrata  që  i  japin  të  drejtën  zotëruesit  të  shesë 

aksione të zakonshme me një çmim të caktuar për një periudhë të dhënë. 

Aksionet e zakonshme marrin pjesë në fitimin e periudhës vetëm pasi kanë marrë pjesë llojet e tjera të aksioneve 



të  tilla  si  aksionet  preferenciale.  Njësia  ekonomike  mund  të  ketë  më  shumë  se  një  klasë  të  aksioneve  të 

zakonshme. Aksionet e zakonshme të së njëjtës klasë kanë të njëjtat të drejta për të marrë dividendë. 

Shembuj të aksioneve të zakonshme potencialë janë: 



(a) 

detyrimet  financiare  ose  instrumentat  e  kapitalit,  përfshirë  aksionet  preferenciale,  që  janë  të 

konvertueshme në aksione të zakonshme; 

(b) 


opsionet dhe garancitë; 

(c) 


aksionet të cilat mund të emetohen kundrejt plotësimit të kushteve që vijnë nga dispozitat kontraktuale, 

të tilla si blerja e një biznesi apo e

 

aktiveve të tjera. 



Termat e përkufizuara në SNK 32 Instrumentet Financiarë: Paraqitja përdoren në këtë Standard me kuptimet e 

dhëna  në  paragrafin  11  të  SNK  32,  përveç  rasteve  kur  njoftohen  ndryshe.  SNK  32  përkufizon  instrumentin 

financiar, aktivin financiar, pasivin financiar, instrumentin e kapitalit të vet dhe vlerën e drejtë dhe jep udhëzime 

për zbatimin e këtyre përkufizimeve. 

Matja 

Fitimet bazë për aksion 



Njësia  ekonomike  llogarit  shumat  e  fitimeve  bazë  për  aksion  sipas  fitimit  ose  humbjes  që  i  atribuohen 

zotëruesve  të  aksioneve  të  zakonshme  të  njësisë  ekonomike  mëmë  dhe,  nëqoftëse  paraqitet,  fitimin  ose 

humbjen nga operacionet e vazhdueshme që i atribuohen këtyre zotëruesve të kapitalit të vet. 

10 

Fitimet  bazë  për  aksion  llogariten  duke  pjestuar  fitimin  ose  humbjen  që  i  atribuohet  zotëruesve  të 

aksioneve  të  zakonshme  të  njësisë  ekonomike  mëmë  (numëruesi)  me  numrin  mesatar  të  ponderuar  të 

aksioneve të zakonshme të emetuara (emëruesi) gjatë periudhës. 

11 


Objektivi  i  informacionit  të  fitimeve  bazë  për  aksion  është  të  japë  një  matje  të  interesave  të  secilit  aksion  të 

zakonshëm të njësisë ekonomike mëmë në performancën e njësisë ekonomike gjatë periudhës raportuese. 



Fitimet 

12 

Për qëllimet e llogaritjes së fitimeve bazë për aksion, shumat që i atribuohen zotëruesve të kapitalit neto të 

zakonshëm të njësisë ekonomike mëmë në lidhje me: 

(a) 

fitimin  ose  humbjen  nga  operacionet  e  vazhdueshme  që  i  që  i  takon    njësisë  ekonomike  mëmë; 

dhe 

(b) 

fitimin ose humbjen që i takon njësisë ekonomike mëmë 

duhet  të  jenë  shumat  në  (a)  dhe  (b)  të  rregulluara  për  shumat  pas-tatimit  të  dividendëve  preferencialë, 

diferencave  që  vijnë  nga  shlyerja  e  aksioneve  preferencialë  dhe  efekte  të  tjera  të  ngjashme  të  aksioneve 

preferencialë të klasifikuar si kapital i vet. 

13 


Të  gjithë  elementët  e  të  ardhurave  dhe  shpenzimeve  që  i  atribuohen    zotëruesve  të  kapitalit  të  zakonshëm  të 

njësisë  ekonomike  mëmë  që  janë  njohur  në  një  periudhë,  përfshirë  shpenzimin  për  tatimin  dhe  dividendët  e 

aksioneve preferencialë të klasifikuara si pasive përfshihen në përcaktimin e fitimit ose humbjes të periudhës që i 

atribuohen zotëruesve të kapitalit të zakonshëm të njësisë ekonomike mëmë (shih SNK 1 Paraqitja e Pasqyrave 



Financiare). 


Yüklə 207,89 Kb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə