Koleksioni dhe krediti dokumentar



Yüklə 273 Kb.
səhifə1/9
tarix14.09.2018
ölçüsü273 Kb.
#68191
  1   2   3   4   5   6   7   8   9



KOLEKSIONI DHE KREDITI DOKUMENTAR

Çka është koleksioni1 (përmbarimi i borxheve)?

Koleksioni është metodë e përmbylljes (shlyerjes së borxheve) së anës financiare të transaksioneve tregtare ndërkombëtare të produkteve dhe shërbimeve. Koleksioni është një akt i dërgimit të çekut, kambialit, ose cilido instrument tjetër financiar tek ndonjë burim i mundshëm financiar (zakonisht është ndonjë bankë) për pagesë.2

Koleksioni dokumentar (Documentary collection)*, nganjëherë i referohet edhe koleksionit bankar (bank collection), është një metodë e pagesës ku shitësi dhe blerësi ndihmohen nga bankat e tyre përmes dërgimit (procesimit) të dokumenteve tek blerësi kundrejt pagesës ose ndonjë detyrimi tjetër, shpeshherë akceptit të ndonjë urdhërpagesë të mbyllur (kambial).

Bazë për këtë formë të pagesës është që blerësi duhet të paguajë ose të pranojë një urdhërpagesë, para se të fitojnë kontrollin mbi dokumentet që përfaqësojnë mallra.3

Hapi i parë në procedurën e koleksionit normalisht vjen pas dërgesës, kur shitësi është duke përgatitur dokumentet që, së bashku me udhëzimet e tyre, i dërgohen bankës se tyre.

Banka kontrollon udhëzimet e shitësit dhe atë në përputhje me dokumentet e bashkangjitura. Ato pastaj i dërgohen bankës kolektuese të zgjedhur nga blerësi, së bashku me udhëzimet.

Blerësi është këshilluar rreth koleksionit. Para pagesës/pranimit, ata kanë të drejtë të inspektojnë dokumentet - nëse janë të gjitha të përfshira ashtu siç janë rënë dakord me shitësin dhe se ato duhet për t'u përshtatur me kushtet e miratuara. Nëse është kështu, blerësi pritet të paguajë ose të pranojë urdhërpagesën dhe pastaj i merr dokumentet.

Pagesa është transferuar te banka e shitësit dhe pas kësaj te shitësi sipas udhëzimeve. Në rastin e akceptimit (pranimit), kambial (urdhërpagesa e pranuar), në përgjithësi, mbahet në bankën kolektuese deri ne afatin e maturimit dhe më pas paraqitet për pagim si një ‘koleksion i pastër', sepse kjo është pa dokumente të tjera.

Koleksioni paraqet edhe një formë të shërbimeve të menaxhimit të keshit (Cash Management Services). Po çka është “Cash Management”? ‘Cash Management’ në përgjithësi mund të definohet si përdorim efiçient i keshit përmes menaxhimit të koordinuar të pagesave, koleksioneve dhe balancimit të keshit, ndërsa objektivi është zvogëlimi i kostove, shtimi i kontrollit dhe optimalizimi i të ardhurave.

Shërbimet e ‘Cash Management’ mund të jenë të kushtueshme, por zakonisht, për kompaninë, kostoja tejkalohet nga përfitimet: zvogëlimi i shpenzimeve, shtimi i përpikërisë, efiçiencës, etj..

Sipas definicionit që e ofrojnë rregullat e ICC (International Chamber of Commerce)4, koleksioni do të thotë sistemim (i brendshëm) i instruksioneve (të cilat duhet të respektohen) dhe i dokumenteve të pranuara, të cilat duhet të jenë të shoqëruara nga urdhër-koleksioni që të japin instruksione të kompletuara dhe precize.

Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) ka lëshuar një sërë rregullash dhe udhëzimesh të standardizuara, Rregullat Unike për Koleksion (Uniform Rules for Collection - URC 522), së bashku me një koment të veçantë (No 550) dhe një Udhëzues (No 561) për të minimizuar vështirësitë që bankat dhe konsumatorët e tyre mund të përballen në lidhje me koleksionet dokumentare përmes bankave.

Ato përmbajnë standardet dhe definicionet e përbashkëta, rregullat për bankat, detyrimet dhe përgjegjësitë, udhëzimet për paraqitjen e dokumenteve dhe për pagesën ose pranimin (akceptimin).

Ato gjithashtu përmbajnë udhëzime për të protestuar kambialin dhe përgjegjësitë e bankave pas pagesës/pranimit.

Këto rregulla kanë qenë te azhurnuara në mënyrë sukcesive dhe tani përdoren, praktikisht nga të gjitha bankat ndërkombëtare, dhe shumica lokale, në botë dhe gjithmonë duhet t'i referohen këtyre rregullave.

Ato mund të merren nga bankat ose direkt nga ICC (www.iccbooks.com).

Në transaksionet financiare ndërkombëtare rol të veçantë luan besimi midis blerësve dhe shitësve. Në tregtinë e hapur, në të cilën shitësit tërë dokumentacionin e nevojshëm ju dërgojnë blerësve në mënyrë të drejtpërdrejtë, kërkohet shkallë e lartë e besimit nga shitësit.

Shitësit në këto situata domosdoshmërisht duhet të jenë të vetëdijshëm se në financa tregtare vlen maksima: “dokumentet janë mallra”. Situatë e kundërt ngjan me pagesat paraprake, me ç’rast blerësit u dërgojnë shitësve mjetet e tyre financiare (fondet) dhe, si kundërshpërblim, presin që të marrin mallrat respektive. Koleksioni dhe krediti dokumentar (L/C) e zënë hapësirën midis këtyre dy ekstremeve.

Kur në një transaksion ndërkombëtar i kemi të involvuar mallrat, ndërsa dokumentacioni përkatës i mundëson blerësit që të marrë (pranojë) dërgesën e mallrave, i gjithë ky dokumentacion do të kalojë përmes bankave të vendeve të eksportuesve dhe të importuesve.

Ekzistojnë dy lloje të koleksioneve: koleksionet e pastra dhe dokumentare.

Koleksionet të cilat nuk i involvojnë mallrat, por që konsistojnë vetëm në dokumentimin financiar, zakonisht në kambiale5, janë të njohura si koleksione të pastra. Zakonisht këto përdoren për të pasqyruar tregtinë me konto të hapura dhe për shërbime ndihmëse se sa për furnizime me mallra. Këto forma të koleksioneve janë shumë të përshtatshme për banka për shkak të thjeshtësisë së tyre, sepse ato nuk janë të lidhura me asnjë aspekt fizik të mallrave të tregtuara në tregtinë ndërkombëtare.

Koleksionet dokumentare kërkojnë përdorimin e dokumentacionit komercial. Koleksioni dokumentar mund të definohet si koleksion i bankës i shumës së duhur të parave nga blerësi, pas dorëzimit të dokumenteve të caktuara.

Banka vepron si administrues i besueshëm (trustee) dhe ndërmjetës midis eksportuesit dhe importuesit, duke prezantuar dokumentet-me urdhër të eksportuesit- që janë dëshmi e dorëzimit aktual të produkteve ose shërbimeve të pagueshme dhe, si kundërshpërblim, pranon pagesën e shumës që i detyrohet ose pajiset me pranim (aksept) të kambialit. Koleksionet dokumentare mund të definohen edhe si shërbime që ofrohen nga bankat për shitësit në mbledhjen e pagesave.


Yüklə 273 Kb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə