Koleksioni dhe krediti dokumentar


Urdhër-koleksioni (Collection order)



Yüklə 273 Kb.
səhifə4/9
tarix14.09.2018
ölçüsü273 Kb.
#68191
1   2   3   4   5   6   7   8   9

Urdhër-koleksioni (Collection order)

Me qëllim që koleksioni të kryhet më lehtë, që të dyja bankat, banka remitente dhe ajo kolektuese, duhet të marrin “instruksione të plota dhe të sakta”. Por, kjo në asnjë mënyrë nuk është gjithmonë kështu. Prandaj, shumë banka eksportuesve u ofrojnë Urdhëra gjithëpërfshirëse për koleksion, të printuara në mënyrë të veçantë.

Një formë e kopjes kompletohet nga eksportuesi dhe i dërgohet bankës remitente, e cila kontrollon nëse dokumentet e listuara në këtë formë të urdhërit janë të gjitha. Kjo pastaj i dërgohet me dokumente bankës kolektuese.

Termet që përdoren në koleksion-urdhër janë siç vijon:

  • Consignee21: Paguesi i detyrimit (në kambial)

  • Fate dates22: “Fati-kësmeti” është bërja e pyetjeve rreth gjendjes së koleksionit, p.sh. a kanë arritur mallrat, a është akceptuar kambiali? Fate dates gjithashtu mund t’i referohen shprehjes: “këshillë për të ardhmen23”.


  • To24: Banka remitente.

  • In case of need refer to25: Zakonisht ky është agjenti i shitësit (eksportuesit) në vendin importues; d.m.th. personi që e bën shitjen. Mundësitë e “case of need” duhet gjithashtu të përcaktohen.

  • Bill of exchange26: Janë të shtuara klauzola të veçanta në kambial, kryesisht që të sigurojë atë se akterët kryesorë marrin vlerën e plotë nominale.

Koleksionet e paakceptuara dhe të papaguara

Nëse koleksioni është i paakceptuar ose i papaguar, banka kolektuese duhet që ta informojë bankën remitente (bankën që kryen dërgesën e shlyerjes së një detyrimi) dhe, nëse është e domosdoshme, të pyesë për instruksione shtesë.

Banka pastaj duhet që të bëjë (jap) instruksione në urdhër-koleksionin dhe

instruksione të tjera pasuese, duke e përqendruar vëmendjen në këto gjëra:

  • Protestimin (protesting). Ky është një akt ligjor i cili tregon se kambiali ka qenë i prezantuar, por është refuzuar. Zakonisht ekziston një limit i ngushtë kohor për këtë.

  • Magazinimin dhe sigurimin e mallrave (storing and insuring the goods).

  • Peshimin e “rasteve kur ke nevojë” (advising the “case of need”).



Dokumentet në Koleksionin dokumentar

Është shumë e rëndësishme të theksojmë atë se dokumentet e koleksionit dokumentar janë të specifikuara në terme të pagesës me qëllim të shmangies së kundërshtimeve (hedhjes poshtë) të mëvonshme të blerësit, të cilat vetëm se mund të vonojnë procedurën e koleksionit.



Dokumentet më të shpeshta që përdoren në koleksionin dokumentar janë:

  • Kambiali, i emetuar në të parë, ose si kambial i afatizuar27 (afatshkurtër);

  • Fatura, nganjëherë edhe faturë e ndarë konsulare;

  • Specifikacionet dhe listën e ndarë të paketimit dhe të peshës;

  • Dokumente relevante të transportit;

  • Certifikatën e origjinës;

  • Certifikata të tjera, siç është testi shëndetësor (halth test) ose certifikata e perfomancës (performance certificates);

  • Certifikatën e inspeksionit, verifikimin e kualitetit ose të kuantitetit të mallrave;

  • Dokumentet e sigurimeve, etj..



Çka është negocimi28?

Koleksionet sigurojnë atë që blerësit nuk do t’i kenë në posedim mallrat derisa ata nuk e kanë këtë të drejtë (nuk janë titullar të tyre). Si të tilla, këto janë metoda të provuara dhe mjaft të suksesshme të financave tregtare. Sidoqoftë, vonesa në marrjen (sigurimin) e të ardhurave (nga shitjet) është një disavantazh i konsiderueshëm për eksportuesin.

Që ta kompensojë këtë, eksportuesi duhet që t’i rrisë çmimet e mallrave të tij, por kjo nuk është gjithmonë e mundshme, nëse ai mendon të mbesë konkurrues me të tjerët në tregun e jashtëm. Me fjalë të tjera, negocimin mund ta definojmë si marrëveshje në proces ndërmjet dy a më shumë palësh për të arritur një përfundim apo vendim të ndërsjellë biznesi. Pra, bëhet fjalë për kryerje pagesash në mënyrë të vijueshme, me instrumente borxhi29.

Me qëllim që t’i shmanget këtyre vonesave, shitësit kanë mundësi që të kërkojnë nga bankat e tyre që ato t’i blejnë dokumentet me vlerë nominale, më pak se taksa e bankës. Kjo quhet negocim.

Negocimin30 mund ta definojmë edhe si transfer të instrumenteve nga një palë te pala tjetër:

  • e mbështetur nga pagesa e vlerës, ndërsa

  • poseduesit i takojnë të drejtat ligjore.

Kërkesat e Negocimit janë:

  • miratimi (me nënshkrim)

  • dorëzimi (i mallit)

Si funksionon negocimi?

Procedurat, obligimet dhe rreziqet, qoftë të pastra ose dokumentare, janë të njëjta si për koleksionin ashtu edhe për negocimin. Urdhri standard i koleksionit do të përgatitet dhe të dërgohet (përcillet31) me dokumentacionin përkatës. Bankat zakonisht e ngarkojnë me komision në të njëjtën normë. Veç kësaj, banka remitente i blenë dokumentet, me burimet e aktorit kryesor të tij (shitësit-eksportuesit).

Për bankën kolektuese, transaksioni është koleksion i thjeshtë. Banka kolektuese është e paangazhuar, dhe nuk do të jetë e informuar, rreth negocimit të cilat janë kryer nga banka remitente. Banka remitente i blenë dokumentet me çmim qind për qind të vlerës nominale, p.sh. themi 15.000 dollarë. Aktori kryesor (Principali) i merr këta dollarë (15.000$), me rezervë32, por duhet t’i pranojë detyrimet (taksat dhe kamatat) e bankës remitente, për periudhën kohore kur nuk ka fonde të mjaftueshme – nga data e negocimit deri te pranimi i të ardhurave nga banka kolektuese. Nëse pagesat e jashtme nuk janë marrë (pranuar) në kohën e pritur, rezerva e marrur më herët do të revokohet, ndërsa 15.000 dollarët do të kërkohen nga Principali (kryegjëja).


Yüklə 273 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə