Koleksioni dhe krediti dokumentar



Yüklə 273 Kb.
səhifə5/9
tarix14.09.2018
ölçüsü273 Kb.
#68191
1   2   3   4   5   6   7   8   9

Si masë sigurie për negocimin, bankat remitente normalisht do të marrin garanci të përgjithshme (gjenerale) nga principalin se a i mbulon të gjitha koleksionet, të negociuara ose të pa negociuara. Kjo garanci përbën klauzolën e cila bankave negociuse u jep të drejtën të shitjes së mallrave, si mundësi (shpresë) e fundit. Gjithashtu, linja e kreditit e konsumatorit me bankën do të zhvillohet, ndërsa të ardhurat nga negocimi duhet të qëndrojnë brenda këtij limiti.

Rreziqet e negocimit

Ekzistojnë dy forma të rreziqeve kryesore të negocimit: ajo kur blerësi mund të dështojë dhe ajo që quhet “rreziku i vendit”, me ç’rast mund të ndodh që fondet të vonohen, fjala vjen, për shembull, për shkak se fondet e valutave të jashtme nuk janë lirshëm të disponueshme.

Si rezultat i këtyre dy formave të rrezikut dhe për shkak se ato kanë fonde të avancuara nën negocim, bankat u preferojnë eksportuesve që të marrin policë-sigurimi për kredi eksporti, të transferuara në bankë33.

Paradhëniet34 kundrejt koleksioneve

Këto zakonisht e marrin formën e huave me obligime kundrejt koleksioneve të jashtme specifike. Ato janë të ngjashme me negocimet, me një diferencë e cila qëndron në atë se bankat huadhënëse nuk do të jenë pronare të dokumenteve (ose të mallrave).

Nocionet, e pastër dhe dokumentare, janë të trajtuara si koleksione dhe negocime normale, ndërsa bankat kolektuese janë të paangazhuara (unaware) në huadhënie kundrejt dokumenteve.

Paradhëniet e marrin formën e huas për 85 deri 100 përqind të vlerës së koleksionit. Shënimet për detyrimet e papaguara (outstanding liabilities) duhet të mbahen nga të dyja palët, eksportuesi dhe importuesi, që asnjëra palë mos t’i kalojë limitet e kreditit. Kur të ardhurat janë marrur, shuma e paradhënies është e pastruar (qartësuar), plus interesat dhe cilado taksë, ndërsa shuma për t’u paguar (bilanci) i paguhet eksportuesit.

Paradhëniet janë më fleksibile kundrejt negocimit, qëkur përqindja e paradhënieve mund të ndryshojë varësisht nga pikëvështrimi i bankës huadhënëse të blerësit, nga vendi i tij dhe nga mallrat. Bankat huadhënëse do të marrin garanci gjenerale, përmes dokumenteve, për negocimet dhe mbulimin e kredisë së eksportit, të bartur në bankën huadhënëse, nëse do të kërkohet nëse blerësi dështon ose nëse mund të ndodh rreziku i vendit.

Huat për prodhim35

Huat prodhuese, siç janë të njohura edhe si hua mallrash, janë hua afatshkurtra për importues me eksperiencë dhe të denjë për kredi. Mallrat që do të importohen janë siguri për huat, ndërsa janë subjekt i koleksionit të brendshëm. Fondet e marrur nga shitja e mallrave përdoren nga importuesit që të paguajnë (shlyejnë) huat.

Karakteristikat kryesore të huave për prodhim janë siç vijon:

  • Bankat huadhënëse36 (bankat inkasant37) do të aplikojnë kriteret e tyre të zakonshme të huadhënies para se t’i grantojnë (dhënë) huat prodhuese.

  • Meqenëse huat lidhen me mallra të veçanta, të cilat do të jenë nën kontrollin e bankës, huaja mund të jetë më e madhe varësisht nga vlera neto (vlera kapitale38) e huamarrësit.

  • Bankat mund të japin hua deri në 90 përqind të vlerës së mallit.

  • Huaja është afatshkurtër, nga shtatë deri në nëntëdhjetë ditë, meqenëse pritet që mallrat të shiten shpejtë. Në shumë raste, mallrat janë të para-shitura, d.m.th. blerësit janë gjetur para se të arrijnë mallrat.

  • Mallrat përkatëse (që u dedikohet huaja) do të jenë lehtësisht të shitshme dhe do të jenë mallra që nuk prishen (lehtë), ose mallra që kanë çmime signifikante të paqëndrueshme.

  • Kontrolli do të bëhet në palët e tjera të involvuar, siç janë blerësit final, depot dhe agjentët paraprakisht të angazhuar.

  • Bankat remitente nuk do të lajmërohen për huat prodhuese.

Avantazhet për huamarrësin e huas prodhuese qëndrojnë në nivelin e lartë të financimit krahasuar me vlerën kapitale, ndërsa për bankën huadhënëse (bankën inkasant) huaja sigurohet nga mallrat të cilat janë nën kontroll të bankës.

Çka është Krediti dokumentar?

Konform me rregullat e ICC, letër kredia dokumentare (L/C) është: premtim me shkrim nga ana e bankës i dhënë shitësit me kërkesë dhe me instruksione të blerësit që të paguajë në shikim (at sight) ose në një datë të përcaktuar në të ardhmen deri në shumën e paraqitur të parave, brenda afatit të përcaktuar kohor dhe kundrejt dokumenteve të caktuara.

Letërkrediti39 (L/C) është kombinim i garancisë bankare, të emetuar nga banka, me kërkesë të blerësit e në favor të shitësit (normalisht përmes bankës këshilluese) dhe i pagesës në të parë (payment at sight), ose i pagesës së mëvonshme kundrejt prezantimit të dokumenteve të cilat konfirmojnë termet dhe konditat e specifikuara në të (L/C).

Në mënyrë më të saktë, kjo është e definuar në versionin e ripunuar (rishikuar) të ICC Uniform Customs and Practice for Documenatry Credits (UCP 600), rregulla këto sipas të cilave, praktikisht, çdo L/C është e emetuar.

Për L/C shitësi normalisht këshillohet nga ndonjë bankë tjetër (banka këshilluese), por pa angazhim pagese të kësaj banke, përveç instruksioneve të ndryshme.

Banka këshilluese zakonisht është e dislokuar në vendin e shitësit, ndërsa roli i saj është që të ketë kujdes të arsyeshëm që të kontrollojë autenticitetin (vërtetësinë) e Letërkredisë dhe të këshillojë shitësin në pajtim me instruksionet gjegjëse.

Krediti dokumentar40 haset në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, që në thelb konsiston në përmbylljet neto (të detyrimeve të ndërsjella eksport-import) në tregun e parasë. Është një letër kredi tregtare (commercial letter of credit) të cilën një bankë remitente (e drejtpërdrejtë), ose një bankë korrespondente (correspondent bank), e palës debitor (blerësit), e lëshon në emër dhe llogari të përfituesit të pagesës (shitësit), kundrejt lëvrimit (dorëzimit) të dokumenteve të transaksionit, të cilat specifikohen në dokumentin e aplikimit të letër kredisë (documentary letter of credit).


Yüklə 273 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə