Koleksioni dhe krediti dokumentar



Yüklə 273 Kb.
səhifə6/9
tarix14.09.2018
ölçüsü273 Kb.
#68191
1   2   3   4   5   6   7   8   9

Letër kredia dokumentare është premtim sipas të cilit dorëzimi (lëvrimi) i dokumenteve të ngarkimit të dërgesës së mallit nga ana e eksportuesit kryhet para se banka korresponduese të vijojë procedurat e pagesës së shumës, që përfaqëson vetë letër kredia, nga llogaria e debitorit (blerësit).

Si funksionon Krediti dokumentar?

Blerësi (importuesi), i cili aplikon për kredi, është i njohur si aplikues41.

Banka e tij, në të cilën është bërë aplikimi për lëshimin (emetimin) e letër kredisë, quhet banka emetuese42.

Shitësi (eksportuesi) është përfituesi i premtimit të Letërkredisë43.

Banka korrespondente e bankës emetuese, tek e cila L/C është dërguar për bartje deri te përfituesi, është banka këshilluese (ose banka e “nominuar”)44. Nëse banka këshilluese (e nominuar), me kërkesë ose me autorizim të bankës emetuese, shton “konfirmimin” e saj, ajo bëhet bankë konfirmuese.45 Me konfirmimin e L/C, konfirmimi i shtohet premtimit të saj që banka emetuese të paguajë për përfituesin (eksportuesin).

Në përgjithësi mund të themi se L/C favorizon më shumë eksportuesit se sa importuesit (është praktikë e zakonshme për importuesit që të paguajnë komisione46 që shoqërojnë L/C). Kjo do të thotë se letër kredia do të emitohet nëse ekziston tregu i shitësit të mallrave të caktuara. Megjithatë, është me rëndësi të thuhet se importuesi merr dokumentacion më të përshtatshëm kur ai e donë këtë, që paraqet një përfitim të rëndësishëm.

Letërkrediti dokumentar lëshohet nga departamenti i kredive dokumentare47 i një banke, që figuron në krye të formularit të letër kredisë. Përmban të shtypur llojin e kredisë, p.sh. letër kredi e pakthyeshme (irrevocable credit) ose e kthyeshme (revocable credit).

L/C mund të emetohet në shumë mënyra, varësisht nga ajo se si ai do të përdoret dhe, varësisht nga kjo, edhe dizajni ndryshon. Sidoqoftë, çdo L/C i ka karakteristikat e përgjithshme të cilat duhet të jenë të përfshira në çdo rast, veçmas lidhur me:

  • Afatin e vlefshmërisë;

  • Vendin e prezantimit të dokumenteve;

  • Kohën e pagesës;

  • Nivelin e sigurimit;

  • Dokumentet të cilat duhet të prezantohen.

L/C përmban të shtypur edhe numrin e dokumentit si dhe këto të dhëna shtesë:


  • Pala (ët) përfituese [Beneficiary (ies)], që zakonisht është pala shitëse, ose firma eksportuese e mallit;

  • Palën që ka detyrim, ndaj së cilës çelet letër kredia. Ndryshe quhet edhe palë akreditore (Acreditor);

  • Njoftimin për palën përfituese, të bërë nga banka korresponduese, me ç’rast njofton se nga udhëzimi i marrë nga banka e palës blerëse, banka korresponduese lëshon në të mirë të përfituesit një letër kredi dokumentare në shumën (në njësi monetare përkatëse, p.sh. dollarë, euro, etj.) e shkruar në numra dhe me fjalë, që është e tërheqshme në të parë (at sight), ose me afat, për vlerën 100 përqind të faturës CIP (100% CIP invoice value - shitësi ka obligime shtesë në pasjen e siguracionit të ngarkesës gjatë transportit të tyre), dhe e shoqëruar me dokumentet përkatëse48:

  • fatura e nënshkruar në tri kopje;

  • një komplet i policë ngarkesës së kombinuar të pastër (Clean Combined Transport Bill of Lading) e nxjerrë për të porositur dhe një vërtetim blanko, me shenjën: “Transporti (ose ngarkesa) e paguar”49, dhe “Njoftoj palën që ka detyrim (akreditorin)”, si dhe evidentimin e ngarkesës - transportit;

  • Policën – certifikatën e sigurimit50.

  • Datën deri kur është e vlefshme letër kredia;

  • Kushtin që dokumentet duhet për t’u paraqitur brenda p.sh. 21 ditësh, nga data e nisjes së anijes (ose e një mjeti tjetër të transportit), por brenda afatit kur letër krediti është ligjërisht e vlefshme.

Letër kreditë janë të emetuara në dy lloje kryesore:

  • Shumica e L/C janë të parevokueshme (pakthyeshme). Këto nuk mund të hidhen poshtë ose të ndryshohen pa pëlqimin e palës përfituese (dhe të palëve të tjera). Nëse banka këshilluese (banka korrespondente në vendin e përfituesit) vetëm e dërgon (bartë) kredinë deri te përfituesi, e “sistemon atë (handling-on)”, L/C mbetet kredi e parevokueshme. Por, nëse banka këshilluese e konfirmon L/C me premtime të saja të ndara, kjo bëhet letër kredi e parevokueshme e konfirmuar51.

  • Kredia e revokueshme (e kthyeshme) shumë rrallë përdoret. Kjo mund të revokohet (të hidhet poshtë ose të ndryshohet) në çdo kohë, pa pëlqimin e përfituesit, para se banka të ketë paguar sipas saj, për cilëndo palë, zakonisht për aplikuesin – përfituesin. Prandaj, përfituesi i kredisë së kthyeshme është në rrezik, sepse krediti mund të hidhet poshtë pasi që ai të ketë nisur mallrat, por para se ai të jetë paguar.

Në pajtim me rregullat e vjetra të ICC, L/C ka mundur të jetë i parevokueshëm ose i revokueshëm, por sipas rregullave aktuale, që janë në aplikim që nga Korriku i vitit 2007, L/C që menaxhohen nga këto rregulla (të reja) janë gjithmonë të parevokueshme, prandaj nuk është e domosdoshme të specifikohet se L/C është e parevokueshme, por në anën tjetër, nuk është e dëmshme nëse specifikohet.

Banka që emiton L/C kryen pagesën sapo t’i paraqitet dokumentacioni i kërkuar, në përputhje me kushtet e pagesës. Importuesi duhet t’i paguajë bankës emetuese shumën e letër kredisë, plus komisionet që e shoqërojnë L/C. Zakonisht importuesi e ka një llogari pranë bankës emetuese, e cila përdoret për kryerjen e pagesës, prandaj banka emetuese s’ka pse t’i përdorë fondet e saja për të bërë cilëndo pagesë sipas L/C. Mirëpo, nëse importuesi nuk ka fonde të mjaftueshme në llogarinë e tij, banka emetuese është ende e detyruar të respektojë të gjitha tërheqjet e vlefshme sipas L/C. Kjo është arsyeja se pse banka para se të vendosë të emitojë (çelë) një letër kredi (L/C), për llogari të një importuesi, ajo kryen një analizë të besueshmërisë së këtij të fundit (importuesit); kjo është e ngjashme me vendimin për dhënien e një huaje.





Yüklə 273 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə