Koleksioni dhe krediti dokumentar


Termet në L/C duhet të jenë të afta që të shfaqen nga eksportuesi – nëse nuk janë, duhet të shtohen amendamente të cilat do të rezultojnë më të shtrenjta



Yüklə 273 Kb.
səhifə8/9
tarix14.09.2018
ölçüsü273 Kb.
#68191
1   2   3   4   5   6   7   8   9

Termet në L/C duhet të jenë të afta që të shfaqen nga eksportuesi – nëse nuk janë, duhet të shtohen amendamente të cilat do të rezultojnë më të shtrenjta.

Banka emetuese

  • Përcaktimi i aftësisë së plotë të importuesit për të përfituar kredi (creditworthiness). Nëse mallrat nuk përfaqësojnë siguri adekuate, nevojitet një mbulesë alternative. Do të duhej gjithmonë të kihet parasysh ajo se të ardhurat nga shitja e sforcuar (me gjasë në tregjet në rënje52), ose nga mallrat e prishura apo të papërdorshme, mund të rezultojë me mungesë (humbje) të konsiderueshme.

  • Markimi (shënimi) i limiteve të kredisë së importuesit.

  • Të siguruarit e asaj se importuesit janë të vetëdijshëm për obligimet e tyre: ofrimin e sugjerimeve për mënyrën e kompletimit të aplikacionit, rregullacionit të importit dhe dokumenteve të veçanta. Bankat emetuese vënë komisione (ngarkesa) për hapjen e L/C. Prandaj, ato duhet të ofrojnë shërbime dhe këshillime kualitative.

Banka konfirmuese/e nominuar

  • Kontrolli i autencitetit (vërtetësisë) së L/C. Nëse ka çfarëdo dyshimi, banka emetuese do të kontaktohet përmes teleksit të testuar.

  • Nëse kërkohet që të bëhet konfirmimi i L/C, ajo e bënë këtë. Kjo bëhet normalisht me shtesën e fjalisë, siç është: “ Ne e konfirmojmë këtë letër kredi”53, si dhe me anë të nënshkrimit nga personi i autorizuar në bankë. Nëse banka e nominuar nuk është e gatshme që ta konfirmojë (zakonisht për shkak të ‘rrezikut të vendit’), kjo duhet që ta informojë bankën emetuese pa vonesë. Veç nëse banka emetuese i ka dhënë instruksione të tjera, banka e nominuar ka mundësi pastaj që të këshillojë për L/C që të jetë e qartë për përfituesin ajo se kjo do të realizohet “pa angazhimin” nga ana e tij (përfituesit).

  • Do të duhej të kihet parasysh fakti se konfirmimi i L/C mund të involvojë pagesën e L/C nga banka konfirmuese në rrethanat kur L/C nuk do të riimbursohet nga banka emetuese.

Eksportuesi

  • Duhet të bindet që letërkrediti është në pajtim me kontratën përkatëse dhe se është “në gjendje të përmbushet”54. Nëse cilado nga dispozitat nuk mund të përmbushet (kryhet), ai do ta pyesë importuesin për aranzhim të ndonjë shtese (amendament) të marrëveshjes.

  • Transportimi i mallrave.

  • Përgatitja e dokumenteve saktësisht ashtu siç kërkohen në letër kredi. Nëse dokumentet nuk janë në pajtim me letër kredinë, ose nuk janë në pajtim me njëra tjetrën, banka do t’i refuzojë ato.

  • Prezantimi i tyre (dokumenteve) me përpikëri.

Përgjegjësia më e madhe qëndron tek banka emetuese. Nëse ajo i jep instruksionet e qarta, L/C do të procedohet me lehtësi (pa probleme), siç ndodh në shumicën e rasteve, por jo gjithherë.


Bërja e pagesës sipas Letërkredisë

Ekzistojnë katër metoda të shlyerjes (pagesës) së L/C:

  • Pagesa në të parë pa obligime (adresim) të eksportuesit55.

  • Negocimi nga banka e nominuar56. Negocimi mund të bëhet me obligime (adresim) të bankës konfirmuese, veç nëse banka konfirmuese e ka konfirmuar L/C.

  • Pranimi i termeve të kambialit (urdhërpagesës) nga ana e bankës së nominuar ose konfirmuese dhe bankës emitente. Kushdo që e akcepton urdhërpagesën57, nuk ekziston obligimi (adresimi) i eksportuesit, prandaj urdhërpagesa mund të jetë e paguar në afatin e maturimit.

  • Pagesa e shtyrë58. Eksportuesi merr (pranon) premtimin, nëse dokumentet janë në rregull, se pagesa do të kryhet në datën e shënuar në L/C. Nuk ekziston ndonjë urdhërpagesë e involvuar e as ndonjë obligim i eksportuesit. Kur një premtim emitohet, ai duhet të respektohet e kryhet në kohë-datë të duhur.

Mospërputhjet (diskrepancat)

Katër metodat e pagesës e lartcekura e bëjnë një supozim të madh: a janë dokumentet në rregull? Zakonisht kjo nuk është rregull. Shikimi i kujdesshëm i dokumentacionit nga të dy palët, banka paguese dhe ajo emetuese, është i një rëndësie të veçantë.

Nëse importuesi gjenë të meta në mallra, ose thjesht ai nuk i do këto mallra, ai mund t’i shqyrtojë me kujdes të shtuar tërë dokumentacionin që të gjejë gabime në to dhe të kërkojë kthimin e parave. Në raste të tilla, bankat janë të pambrojtura, sepse ato kanë bërë pagesën kundrejt dokumenteve të cilat nuk janë në pajtim me letër kredinë, ose ndoshta me njëra tjetrën. Në shumë vende është rregull dhe kusht i të drejtave të tyre që ta bëjnë rimbursimi, atëherë kur bankat akceptojnë vetëm dokumentet të cilat pajtohen saktësisht me termet e letër kredisë.

Disa nga diskrepancat (mospërputhjet) më të shpeshta janë:

  • Kredisë i ka kaluar afati (shuhet);

  • Dërgesa (e mallit) është e vonuar;

  • Një pjesë e dërgesës është kryer, por kjo nuk lejohet me letër kredi;

  • Policë ngarkesa me klauzolë (claused bill of landing) - tregon se diçka nuk është në rregull me mallrat ose me paketimin e tyre;

  • Markat dhe numrat e mallrave në dokumente nuk janë të njëjta (dallojnë);

  • Nuk ka kopje të mjaftueshme të dokumenteve;

  • Gabime ortografike (në ët shkruar ose në të shqiptuar);

  • Nënshkrimi i kërkuar mungon (është harruar të nënshkruhet).

  • Përshkrimi i mallrave dallon nga letër krediti;

  • Mbulesa e policë-sigurimit nuk është e mjaftueshme.

Nëse banka i gjen mospërputhjet, ajo do të kujdeset për t’i mënjanuar ato sa më shpejt që është e mundur. Në rast se këto mospërputhje nuk mund të korrigjohen, disa nga hapat që mund t’i ndërmerrni janë siç vijon:

  • Marrja e dëmshpërblimit (zhdëmtimit59) nga eksportuesi (dhe bankave të tij nëse konsiderohet e domosdoshme).


  • Yüklə 273 Kb.

    Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə