Koleksioni dhe krediti dokumentar


Dërgimi i dokumenteve për koleksion (arkëtim)



Yüklə 273 Kb.
səhifə9/9
tarix14.09.2018
ölçüsü273 Kb.
#68191
1   2   3   4   5   6   7   8   9

Dërgimi i dokumenteve për koleksion (arkëtim).

  • Nëse shihet që mospërputhjet nuk janë aq serioze dhe eksportuesi ka një reputacion të mirë, paguaj “nën rezervë”, d.m.th. me obligime (anglisht: with recourses). Nëse importuesi i refuzon dokumentet, kompensimi do të kërkohet nga eksportuesi.

  • Bazuar në njohjen e reputacionit të mirë të palëve, mos i merr krejtësisht parasysh diskrepancat (mospërputhjet) dhe paguaj/acepto pa rezervë (pa hezitim). Kjo është një rrugë shumë e rrezikshme, por mund të ndodhë.

  • Nëse dokumentet janë tepër të gabuara, dihet t’i kthehen mbrapsht eksportuesit (kjo nuk është punë që bëhet shpesh).

  • Kontakto bankën emetuese, shpjegoi natyrën e mospërputhjeve dhe pyetni për përgjigje në pyetjen specifike: ”A mundemi të paguajmë/negociojmë/akceptojmë?”. Vepro ashtu siç të këshillon banka emetuese.

    Krediti dokumentar i specializuar

    • Kreditë për kompensim (Back-to-Back Credits)

    Kreditë për kompensim konsistojnë në dy letërkredi: njëra është në favor të agjentit të blerësit, ndërsa tjetra e financon shitësin. Krediti për kompensim krijohet atëherë kur eksportuesi, që zotëron një Letërkredi të pakthyeshme e bind bankën e blerësit (bankën këshilluese) të hapë kreditin e dytë në favor të furnitorit komercial (merchandise supplier). Të dy Letërkreditë janë identike në të gjitha aspektet, ndërsa furnitori bëhet Përfitues i Letërkredisë kompensuese dhe se shuma e kredisë së dytë është më pak se sa shuma e kredisë origjinale të eksportit. Diferenca është komisioni i agjentit të importuesit60.

    Arsyeja e zakonshme për marrëveshjet për kredi kompensimi është ajo se përfituesi i parë, d.m.th. ndërmjetësi, është pozita e pamjaftueshme kredituese që të garantojë emetimin e kredisë si e vetme në llogari të përfituesit të dytë. Kështu, ai do ta pyes bankën e tij që të emitojë kredinë e dytë, duke e përdorur kredinë e parë si masë sigurie.

    Shembull: Le të supozojmë se një ndërmjetës, si përfitues i kredisë së parë, do të marrë 20.000 euro nga blerësi final. Si aplikues për kredinë e dytë, ai paguan furnitorin e vërtetë, le të themi, 19.500 euro. Diferenca, heq koston e aranzhimit të marrëveshjes, paraqet profitin.

    Në kohën kur janë krijuar dy kredit, përfituesi i kredisë së dytë, d.m.th. furnizuesi i vërtetë, do ta kryejë (transportojë) ngarkesën dhe do t’i dorëzojë dokumentet e tij. Nëse janë në rregull, ai do të paguhet nga ndërmjetësi61. Ai pastaj do të tërheq faturat origjinale dhe kambialet për 19.500 euro, duke i zëvendësuar ato që i kishte për 20.000 euro dhe duke i prezantuar përsëri dokumentet për pagesë. Policë sigurimi dhe dokumentet e transportit nuk ndryshojnë.

    Këto kredi padyshim janë të kontrollueshme me lehtësi dhe janë më të shtrenjta, sepse janë dy kredi për një transaksion. Kredia e dytë do të shuhet pak ditë para të parës, në mënyrë që të lejohet kohë për zëvendësimin e dokumenteve.

    • Kreditë kundërvepruese (Countervailing Credits)

    Krediti kundërveprues62 është metodë që përdoret për të fshehur identitetin e shitësit nga blerësi në aranzhmanet e kreditit.

    Ekzistojnë variacione në kreditë kompensuese. Banka e dytë (zakonisht është e përfituesit parësor) e emiton një letër kredi të ndarë në të mirë (favor) të përfituesit dytësor. Sipas kredisë kundërvepruese, banka përmes emetimit të kredisë së dytë e ka të drejtën ta debitojë konsumatorin për çfarëdo lloj pagese të kryer sipas kredisë së dytë. Banka, thjeshtë, kredinë e parë e shikon si burim të fondeve.

    Për shkak se janë më shumë të involvuar dhe më të shtrenjta, ndërsa nuk janë edhe aq të popullarizuara për shumë banka, kreditë e kundërvepruese (kompensimit) janë zëvendësuar me kredi të transferueshme.

    • Kreditë e transferueshme (Transferable Credits)

    Kreditë e transferushme63 janë L/C të parevokueshme me dy (dhe vetëm dy) përfitues sukcesiv (të njëpasnjëshme). Në këtë mbarështim (marrëveshje), përfituesi i parë (ndërmjetësi, ose përfaqësuesi i jashtëm i importuesit) mund të jap (transferoj) një pjesë ose në tërësi të gjithë shumën në L/C deri te përfituesi i dytë (furnitori ose prodhuesi). Që të jetë e transferushme, L/C duhet të jetë e shënuar (me shenjë) nga banka emetuese sipas instruksioneve të blerësit ose të importuesit. Sipas instruksioneve të përfituesit të parë, banka këshilluese mund të transferojë atë (L/C) të përfituesi i dytë, por jo tek ndonjë tjetër. Përdoret shumë në Lindjen e Largët (Kinë, Japoni, Kore Jugore, Singapor, Tajvan dhe në vende tjera).

    Pra, kredia e transferushme duhet të paraqesë atë se ajo është e transferueshme. Kjo zakonisht është e krijuar (established) kur përfituesi primar nuk është furnizuesi aktual i mallrave, por që ka dëshirë që ta bartë kredinë tek përfituesi dytësor, i cili është furnizuesi i mallrave. Përfituesi parësor do të marrë një pjesë të shumës që do të transferohet si profit në transaksion. Me fjalë të tjera64, letër kredia e transferueshme paraqet një L/C që i jep përfituesit parësor (primary beneficiary) të drejtën për të zgjedhë (option) se do ta bëjë disponibël (ose ta transferojë) pjesërisht ose tërësisht kredinë në fjalë tek një a disa palë të treta (që quhen edhe përfitues dytësor – secondary beneficiaries). Kredia mund të transferohet vetëm me miratimin e bankës emetuese dhe duhet të jetë e cekur (shkruar) në dokumentacionin e letër kredisë se është letër kredi e transferueshme.

    Pasi që përfituesi dytësor do ta marrë pjesën e transferuar të kredisë, ai bankës do t’i prezantojë dokumentet në pajtim me termet e letër kredisë. Banka drejtpërdrejt do të paguajë (përmbyllet) me përfituesin dytësor dhe do ta informojë përfituesin parësor se ai do t’i disponojë dokumentet e përfituesit dytësor. Banka këshilluese pastaj do t’i dërgojë dokumentet (përfshirë edhe faturat vetanake të përfituesit parësor nëse i ka marrë në kohë) tek banka emetuese që të rimbursohet për pagesën e bërë për përfituesin dytësor.

    Kredia e transferueshme zakonisht përdoret kur përfituesi i parë është ose agjent ose furnizues parësor i aplikuesit. Këto mund të jenë për shuma të mëdha dhe kur janë të lejuara transportet e pjesërishme, ato mund të transferohen tek përfituesit e tjerë dytësor, të cilët nuk do ta bëjnë ri-transferin.

    Rregullat që i përkasin kredive të transferueshme janë të përmbledhura në Nenin 48 të UCP 500.

    • Kreditë me klauzolë të kuqe (Red Clause Credits)

    Ekzistojnë kreditë normale me klauzolë shtesë (tradicionalisht me ngjyrë të kuqe) që autorizojnë bankën këshilluese/konfirmuese që të bëjë parapagesën për përfituesin që të mund të blejë mallra nga prodhues të ndryshëm lokalë. Për këtë përgjegjësinë e merr banka emetuese. D.m.th65. në një letër kredi dokumentare është një klauzolë sipas së cilës banka që bën çeljen e letër kredisë autorizon një bankë korresponduese të saj (jashtë vendit) që t’i ofrojë paradhënie përfituesit të pagesës edhe para se t’i paraqitet letër kredia. Meqë shkruhet me të kuqe, e më pas zbriten nga shuma gjithsej e detyrimit, quhet letër kredi me klauzolë të kuqe.

    Qëllimi është që të ndihmohet pala shitëse (eksportuesi) duke i lëvruar paraprakisht një pjesë të detyrimit në para, për të siguruar një shtesë furnizimi në mallra ndaj blerësit (importuesit). Shlyerja me parapagim e një pjese të detyrimit shërben si burim financimi për transaksionet pasardhëse.

    Kur mallrat do të jenë të transportuara dhe dokumentet do të jenë të prezantuara në mënyrë adekuate, përfituesi do të marrë vlerën e dërgesës (së transportuar), financimin neto të dërgesës (parapagimin neto) dhe interesin pas kësaj.

    Letërkreditë me klauzolë të kuqe66 janë L/C të cilat bartin një kusht - provizion (tradicionalisht e shkruar me ngjyrë të kuqe) i cili shitësin e lejon të tërheq një shumë fikse nga banka këshilluese, ose banka që paguan (paying bank), paraprakisht me ngarkesën, ose para prezantimit të dokumenteve të përshkruara në L/C.

    Normalisht përdoret vetëm kur blerësi e zgjatë huanë e pasiguruar tek shitësi (që bartë risk financiar dhe risk të kursit të këmbimit). Kohët e fundit më rrallë, këto L/C janë të popullarizuara në tregtinë e gëzofit në Kinë dhe të leshit në Australi.

    Kreditë me klauzolë të kuqe zakonisht përdoren në tregtinë e mallrave, siç janë leshi, mbeturinat e metaleve dhe lëndë druri të Afrikës Perëndimore (West African Timber).

    • Kreditë transite (Transit Credits)

    Në rastet kur aplikuesit dhe përfituesit janë të dislokuar në vendet me ndërlidhje financiare të pazhvilluara, kreditë dokumentare mund të jenë të këshilluara dhe madje të konfirmuara nga qendrat e rëndësishme financiare në vendet e treta, d.m.th. në Londër ose në Nju Jork. Këto janë të njohura si kredi transite. Në raste të tjera, mund të jetë “politikisht” e vështirë për bankën emetuese që të jetë në linjë të drejtpërdrejtë me bankën në vendin përfitues.

    • Kreditë rrotulluese (Revolving Credits)

    Të njohura edhe si kredi me afat të rizgjatur - ripërshtatur (reinstatement credits), këto janë kredi të ndryshme tek të cilat shuma një herë e marrur, mund të ripërtërihet (përshtatet) automatikisht. Kredia rotative67 paraqet atë kredi (huadhënie) të një banke e cila ia akordon një huamarrësi me të drejtën që kundrejt shlyerjeve deri në një nivel të caktuar të huas ekzistuese, t’i lejohet huamarrje e re në atë masë sa shlyen, ose për një shumë-pjesë të asaj sa shlyen ai rregullisht. Në vartësi të korrektesës së përfituesit (eksportuesit) dhe pozitës së bankës emetuese (huadhënëse) të L/C rotative, banka emetuese mund ta shtojë kufirin e kredisë rotative (kur vlerësohet si pozitive ecuria e biznesit të përfituesit eksportuesit), deri në pakufi. Në të kundërtën, kur vlerëson negativisht ecurinë e biznesit të përfituesit, ajo mund ta ulë kufirin e kredisë rotative.

    Kreditë rotative në të shpeshtën e rasteve janë të akorduara për periudha afatgjata, ndërsa janë të përdorshme në tregtinë e mallrave dhe në situacionet kur përfituesi është agjent blerës i aplikuesit për kredi.

    Shembull i kredive rrotulluese që i përdorin konsumatorët janë kartat e kreditit. Kreditë rrotulluese të korporatave ndihmojnë që të sigurohet likuiditeti i kompanisë për operacione në baza ditore.

    • Letërkreditë rezervë - zëvendësuese (Standby Credits)

    Letërkreditë rezervë (zëvendësuese) janë marrëveshje që garantojnë pagesat e faturave të furnitorit; L/C rezervë premton se do ta paguajë shitësin nëse dështon blerësi që të paguajë.

    Letërkreditë në pritje, rezervë nuk përdoren si instrumente për pagesë për mallra dhe shërbime, por ato janë garanci për kryerjen e obligimeve kontraktuare të aplikuesit që i detyrohet përfituesit. Ato (L/C rezervë)68 shpeshherë përdoren në vend të depozitave në kesh, ose si përmbushje ose obligacion në ankand në transaksionet vendore dhe ndërkombëtare. Nëse eksportuesi dështon të dërgojë mallin, blerësi mund ta mbulojë pagesën e bërë më parë me tërheqjen e L/C rezervë në favor të tij ose asaj.

    Gjithashtu, blerësi ka nevojë për L/C rezervë kur ka shqetësime – vërejtje lidhur me kualitetin/specifikacionet e pajtuara të produkteve ose me itinerarin e dërgesës. Këtu L/C rezervë i mbulon mospërmbushjet e shitësit.

    Në disa vende,69 L/C rezervë zakonisht emetohen nga bankat në vend të garancive. Në SHBA, për shembull, bankat ndalohen me ligj që të emetojnë garanci për palët e treta, prandaj emetimi i L/C rezervë është alternativa e tyre e vetme, që të garantojnë obligimet financiare, siç janë qiratë dhe hipotekat. Por, ato përdoren edhe në vende të tjera, ndërsa menaxhohen nga rregullat tashmë të mirënjohura të ICC-së.

    Letërkreditë rezervë janë premtime (garanci) të bankës së palës blerëse (banka emetuese) se do t’ia shlyejë të gjitha detyrimet si përfituese (pala shitëse), vetëm nëse pala blerëse dështon që shlyejë detyrimin në fjalë. Kjo vërtetohet me prezantimin e dokumentit i cili dëshmon dështimin e aplikuesit – blerësit. Dokumenti mund të jetë i ndryshëm; ai mund të jetë një certifikatë e mosplotësimit të zotimeve (certificate of default), e cila mund të lëshohet nga një palë e tretë e caktuar, ose një kërkesë e thjeshtë e përfituesit për t’u paguar.

    Një bankë që e emiton një letërkredi në pritje, rezervë (Standby credits), ai këtë duhet ta mbështesë 100 përqind e mbështetur në kapitalin e saj. Janë letërkredi që përmbushin garantimin e detyrimeve të klientelës tregtare, sepse garantojnë instrumentet e tyre të borxhit, prandaj quhen edhe letërkredi të gatshme tregtare (commercial standby letter of credit).

    Këto letërkredi janë të ngjashme me obligacionet dhe letër garancitë.


    1 Collection: arkëtim – përfitim i një pagese në të holla nga shitja e një produkti a shërbimi nëpërmjet një dërgese bankare, çeku, kambiali, etj.

    2 Oxford Dictionary of Finance and Banking, 1997, fq. 68

    3 Anders Grath, The Handbook of International Trade Finance, Kogen Page Limited, 2008, fq. 42 – 44



    4 Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (International Chamber of Commerce) është një organizatë jo-fitimprurëse, organizate private ndërkombëtare që punon për promovimin dhe mbështetjen e tregtisë globale dhe te globalizimit. Ajo shërben si një avokat i disa bizneseve botërore në ekonominë globale, në interes të rritjes ekonomike, krijimin e vendeve te punës dhe prosperitetit. Si një organizatë e biznesit global, e përbërë nga shtetet anëtare, ajo ndihmon zhvillimin e perspektives (pikëpamjes) globale mbi çështjet e biznesit. ICC ka qasje të drejtpërdrejtë tek qeveritë kombëtare në mbarë botën nëpërmjet komiteteve të saj kombëtare.

    5 Bill of Exchange

    6 Principal

    7 Remitting Bank

    8 Banka që kryen dërgimin e pagesës së mallit (shumë të hollash për të shlyer një detyrim, etj.).

    10 Drawee

    11 Documents against Payment

    12 Ilir Hoti, “Fjalor Enciklopedik”, fq. 499.

    13 Documents against payment (D/P)

    14 Documents against Acceptance (D/A)

    15 Documents against a letter of undertaking

    16 Term Sight Bill

    17 Documents against Acceptance (D/A)

    18 Term Bills

    19 Acceptor

    20 International Chamber of Commerce rules on the handling of documentary and clean collections.


    21 Marrësi (blerësi) ose pritësi i dërgesës

    22 Ditët e paracaktuara (kësmeti)

    23 “Advice of fate”

    24 Për (kur dërgohet diçka)

    25 Në rast nevoje drejtoju te

    26 Kambiali

    27 Term bill (usance bill): koha e lejuar për pagesë e kambialit të jashtëm afatshkurtër. Kjo dallon sipas vendeve, por zakonisht është 60 ditë, sipas Oxford Dictionary of Finance and Banking, fq. 366.

    29 Për shembull, paguesi A i lëshon një çek përfituesit B; nga ana e vet përfituesi B me të njëjtin çek e shlyen një detyrim tek një përfitues tjetër C, e kështu me radhë. Të gjitha këto hapa bëhen përmes miratimit.

    30 Bank Collections, Trade Finance and Letters of Credit. Chapter 7. © 2002, West Legal Studies in Business/Thomson Learning; http://www.swlearning.com/

    31 Forwarded

    32 With resource

    33 Agjencitë e kredisë për eksport do të shtjellohen të veçanta.

    34 Advances

    35 Produce Loans

    36 Lending Banks

    37 Collecting Banks: Banka së cilës I kërkohet një shërbim arkëtimi të çekut, një urdhër dërgese të hollash, etj..

    38 Net worth: vlera neto (kapitale) paraqet diferencën mids zotërimeve (assets) dhe detyrimeve (liabilities).

    39 Anders Grath, The Handbook of International Trade and Finance, Published in Great Britain and the United States in 2008 by Kogan Page Limited. Fq. 47-65

    40 I. Hoti, po aty, fq. 498.

    41 Applicant

    42 The Issuing Bank.

    43 Beneficiary

    44 Advising Bank

    45 Confirming Bank

    46 Charges

    47 Documentary Credits Department.

    48 A specimen irrevocable credit: ABC Bank PLC, 4 Harbour Circus, London EC. pg. 15. (International Trade Finance).

    49 “Freight Paid”

    50 Insurance certificate or policy

    51 Confirmed Irrevocable Credit

    53 “We confirm this letter of credit”

    54 Capable of Performance”

    55 Payment at sight without recourses to the exporter

    56 Negotiation by the nominated bank

    57 Draft

    58 Deferred Payment

    59 Indemnity

    60 Ilir Hoti, Fjalor Enciklopedik, fq. 155.; www.answers.com/topic/back-to-back-letters-of-credit

    61 At the expense of the middleman

    62 http://www.highbeam.com/

    63 http://www.businessdictionary.com/definition/transferable-letter-of-credit-L-C/

    64 Ilir Hoti, Fjalor Enciklopedik, fq. 1321.

    65 Ilir Hoti, Fjalor Enciklopedik, fq. 1069

    66 http://www.businessdictionary.com/definition/transferable-letter-of-credit-L-C/

    67 Ilir Hoti, Fjalor Enciklopedik, fq. 1102.

    68 http://www.cnb.com/business/international/tfproducts.asp#standby

    69 Anders Grath, The Handbook of International Trade and Finance, Published in Great Britain and the United States in 2008 by Kogan Page Limited. fq.70.



    Yüklə 273 Kb.

    Dostları ilə paylaş:
  • 1   2   3   4   5   6   7   8   9




    Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
    rəhbərliyinə müraciət

        Ana səhifə