Krimi kompjuterik, strategjia dhe


APEC Asia Pacific Economic Council ASEAN



Yüklə 150,5 Kb.
səhifə2/4
tarix23.09.2018
ölçüsü150,5 Kb.
#70401
1   2   3   4

APEC Asia Pacific Economic Council

ASEAN Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore

ASPA Shkolla Shqiptare e Administratës Publike

BE Bashkimi Europian

BSH Banka e Shqipërisë

CERT Skuadrat e përgjigjes ndaj emergjencave kompjuterike

CIIP Mbrojtja e infrastrukturës së informacionit kritike

CIP Mbrojtja e infrastrukturës kritike

COP Iniciativa e mbrojtjes së fëmijëve online

C-PROC Zyra programit mbi krimin kibernetikë

DDoS Sulmet e mohimit të aksesit

DPI Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale

DSH Drejtoria e shifrës

DSIK Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

EC3 Qendra Europiane mbi Krimin Kibernetik

ENISA Agjencia Europiane e Sigurisë së Informacionit dhe Rrjeteve

EUROPOL Policia Europiane

FASH Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

G8 Grupi i Tetëshes

GCA Axhendën për Siguri Kibernetike Globale

x

GDP/(PBB) Produkti i Brendshëm Bruto



HICPAR Projekti për përmirësimin e aftësisë konkurruese në Karaibe përmes

harmonizimit të politikave të TIK, legjislacionin dhe procedurat

rregullatore

IC3 Qendra e Ankesave të Krimit në Internet, SHBA

ICITAP Programi i Asistencës dhe Trajnimeve Ndërkombëtare për Hetimet

Kriminale



ICT/TIK Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimeve

INTERPOL Policia ndërkombëtare

IP Protokolli i internetit

ISP Burimi internetit (Internet Service Provider)

IT Teknologjia e informacionit

ITU Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve

IZHA Instituti i Zhvillimit të Arsimi

KE Këshilli Europës

KiE Këshilli i Europës

KP Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

KPP Kodi Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë

LAN Adresat e rrjetit lokal

MIT Instituti i Teknologjisë së Masaçusets

MM Ministria e Mbrojtjes

MSA Marrëveshje e Stabilizim- Asocimit

NATO (OTAV) Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior

OECD Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Kulturor

OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara

PAMECA Misioni i Asistencës Policore të Komunitetit Europian në Shqipëri

PDA Kompjuter dore

RSH Republika e Shqipërisë

SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës

xi

SHISH Shërbimi Informativ Shtetëror



SKK Strategji kundër krimit kibernetik

SNI Sistemet e ndërlidhjes dhe informacionit

UNODC Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet

USDOJ Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara

xii


HYRJE

Krimi kibernetik është tani një nga sfidat më të mëdha ligjore. Që nga viti 2000 deri në vitin 2014 interneti është zgjeruar me një normë mesatare prej 741.0% në nivel global, dhe aktualisht rreth 3 miliard njerëz janë online1. Krimi kibernetik është një aktivitet kriminal që përfshin: infrastrukturën e teknologjisë së informacionit, aksesin e paligjshëm, përgjimin e paligjshëm, ndërhyrjen e të dhënave, falsifikimin dhe mashtrimin elektronik. Hapësira kibernetike sot është një nga sfidat më të mëdha ligjore, e cila ka nxitur një formë tjetër të krimit, duke krijuar një mjedis për metodat e reja të krimit. Tani, pothuajse, të gjitha krimet mund të kryhen me përdorimin e kompjuterave. Duke parë rëndësinë aktuale të këtij fenomeni në shkallë globale dhe në shkallë kombëtare, duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të krimit kibernetik në Shqipëri vitet e fundit dhe mungesën e studimeve të mirëfillta në këtë fushë në vendin tonë, vendosa të bëj një kërkim shkencor mbi krimin kibernetik, duke marrë si rast studimor vendin tonë, Shqipërinë. Vendosa ta bëj këtë hulumtim, i nisur edhe nga synimi për të pasuruar literaturën shqiptare mbi këtë fushë, e cila duke qenë shumë e pakët, bën që vendi ynë të vuajë nga mangësia e njohurive të nevojshme mbi krimin kibernetik, duke i zënë kështu qytetarët të papërgatitur e të pambrojtur ndaj këtij fenomeni të ri.

Qëllimi i këtij studimi është analizimi i situatës aktuale në Shqipëri, në lidhje me standardet ligjore, mekanizmat për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit kibernetik dhe evidentimin e problematikave dhe sfidave kryesore me të cilat hasen gjyqtarët, prokurorët, policia dhe shteti shqiptar, në parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik në Shqipëri. Ky punim synon të rrisë ndërgjegjësimin e shtetit shqiptar mbi rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit dhe shtetasve shqiptarë nga rreziqet që shfaq krimi kibernetik, si dhe nxjerrjen e rekomandimeve mbi masat që duhen marrë për një luftim më efikas të këtij fenomeni në Shqipëri.

Pyetjet kryesore që ngrehen dhe që janë synuar t’u jepet një përgjigje nëpërmjet këtij punimi janë: Cila është situata aktuale e krimit kibernetik në Shqipëri, sa i plotësuar është legjislacioni shqiptar mbi krimin kibernetik për t’iu përgjigjur sfidave aktuale? Si dhe a ka Shqipëria një plan strategjik për luftimin e krimit kibernetik dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare ndaj sulmeve të mundshme kibernetike? Nga këto pyetje kryesore, shtrohen si nëncështje edhe pyetje të tjera të tilla si: A ka në Shqipëri struktura për luftimin e krimit kibernetik dhe sa efikase janë ato; a është stafi i këtyre strukturave i trajnuar dhe i specializuar në këtë fushë; sa e nevojshme është një strategji kundër krimit kibernetik për luftimin e këtij fenomeni në shqipëri; sa e përgatitur është Shqipëria ndaj një sulmi të organizuar kibernetik ndaj strukturave shteterore dhe strukturave të infrastrukturës kritike; a ekziston aktualisht një plan sigurie ngaj një sulmi të tillë në Shqipëri; a është e përcaktuar qartë inftrastruktura kritike në vend dhe pse është i

1 Shih: Internet Society, Global Internet Report 2015, Mobile evolution and development of the Internet, 2015, fq. 9; dhe Internet Live Stats, e aksesueshme në faqen web, http://www.internetlivestats.com/internet-users/, aksesuar me 22 Korrik 2015

xiii


nëvojshëm një përcaktim i tillë; dhe a ka Shqipëria një strategji ushtrarake të mbrojtjes kibernetike dhe cili është roli dhe rëndësia e saj.

Ky punim është ndarë në gjashtë kapituj, sipas tematikave të prekura.

Në kapitullin e parë është bërë një përshkrim i përgjithshëm i krimit kibernetik, duke filluar me përkufizimet kryesore të përdorura përgjatë punimit dhe historikun e krimit kibernetik ndër vite, i cili mundëson të kuptohet më mirë mënyra e evoluimit dhe zhvillimit të krimit kibernetik dhe natyra e tij. Në kapitull vazhdohet më tej me analizimin e fenomenit të krimit kibernetik, duke listuar sfidat e këtij krimi për hartuesit e ligjeve dhe hetuesit, por edhe për individët, si një lloj i veçantë krimi, duke përshkruar karakteristikat e autorëve të krimeve kibernetike, si dhe duke renditur kërcënimet që ky krim i shfaq biznesit dhe qeverive të shteteve të ndryshme. Në fund të kapitullit të parë flitet edhe për informacionin kritik dhe infrastrukturën e informacionit kritik, si çështje shumë të ndërlidhura me krimet kibernetike.

Kapitulli i dytë kalohet në dimensionin kombëtar të krimit kibernetik, duke paraqitur aktualitetin e këtij lloj krimi në Republikën e Shqipërisë. Duke ndjekur të njëjtën linjë si në kapitullin e dytë, edhe ky kapitull është ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë paraqiten standardet ligjore kombëtare kundër krimit kibernetikë, ndërsa në pjesë e dytë paraqiten masat e ndërmarra për zbatimin konkret të këtyre standardeve, duke përfshirë institucionet përgjegjëse, dhe aktivitetin e të gjithë aktorëve të prekur nga krimi kibernetik në luftimin e këtij fenomeni. Në fund të kapitullit paraqitet edhe tipologjia e krimit kibernetik në Shqipëri, duke e shoqëruar me statistika dhe me shembuj rastesh konkrete të krimeve kibernetike të ndodhura në Shqipëri.

Në kapitullin e tretë ka të bëjë me përmasën ndërkombëtare të krimit kibernetik. Duke qenë një krim që i kapërcen kufijtë kombëtarë, kur flitet për krimin kibernetik, është e nevojshme të dihen arritjet e deritanishme kundër këtij fenomeni në arenën ndërkombëtare, përpara së të kalohet në arenën kombëtare. Kështu, ky kapitull ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë është paraqitur korniza ligjore ndërkombëtare aktuale kundër krimit kibernetik, duke përfshirë: Konventën Kundër Krimit Kibernetik të Këshillit të Europës, legjislacionin specifik kundër krimit kibernetik, si edhe standardet ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimin e krimit. Ndërsa në pjesën e dytë janë paraqitur mekanizmat ndërkombëtarë të bashkëpunimit rajonal dhe global në luftën kundër këtij fenomeni, ku janë renditur masat e ndërmarra, projektet dhe aktivitetet e organizmave rajonalë e ndërkombëtarë, të tilla si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Interpoli, ENISA etj., për luftimin e krimit kibernetikë. Në fund të këtij kapitulli është argumentuar edhe ideja e krijimit të një Gjykate Ndërkombëtare për hetimin e krimeve kibernetike.

Kapitulli i katërt vijon me aspektin hetimor të krimit kibernetik në Shqipëri, duke paraqitur masat procedurale dhe mjetet që përdoren për hetimin e këtyre krimeve. Më hollësisht, në këtë kapitull analizohet legjislacioni procedural penal shqiptar, në lidhje me provat kompjuterike, duke përshkruar edhe llojet e provave kompjuterike. Gjithashtu

xiv


përshkruhen detyrat e organeve të hetimit të krimit, llojet e provave të vlefshme në rastin e krimeve kibernetike, si dhe përshkruhet Sektori i Krimit Kibernetik, si sektori i posaçëm i krijuar rishtazi pranë zyrave policore dhe të prokurorive të rretheve, për hetimin e veprave penale në fushën kibernetike.

Në kapitullin e pestë është trajtuar një aspekt tjetër i krimit kibernetik, mjaft i rëndësishëm jo vetëm në shkallë kombëtare, por edhe ndërkombëtare, aspekti i sigurisë kombëtare dhe rreziku që i shkaktohet asaj nga sulmet kibernetike. Kështu, në këtë kapitull flitet për rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës kritike të shteteve dhe nevojën e një bashkëpunimi dhe mirëkoordinimi global, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të larta. Mekanizmi kryesor që organizatat ndërkombëtare dhe shtetet kanë përcaktuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare kundër sulmeve kibernetike janë strategjitë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare kundër krimit kibernetik. Në këtë kapitull është përshkruar dhe analizuar strategjia kundër krimit kibernetik e BE-së, draftstrategjia kundër krimit kibernetik e Shqipërisë dhe mekanizma të tjerë të shtetit shqiptar për luftimin e krimit kibernetik dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Së fundi, në kapitullin e gjashtë paraqitet një analizë e përgjigjeve të marra nga intervistat e zhvilluara me hetues dhe prokurorë që merren me ndjekjen dhe hetimin e krimit kibernetik në Shqipëri. Nga intervistat e zhvilluara me këta persona, në kuadër të këtij punimi, janë evidentuar problemet dhe sfidat kryesore që hasen në Shqipëri gjatë hetimit dhe ndjekjes penale të rasteve të veprave penale në fushën e krimit kibernetik.

Për ta përmbyllur, në fund të këtij punimi janë paraqitur konkluzionet e nxjerra nga studimi kërkimor i zhvilluar dhe disa rekomandime për Shqipërinë, të arritura si rezultat i konstatimeve të nxjerra gjatë përgatitjes së këtij studimi. Aspirimi për anëtarësim në komunitetin e madh të Bashkimit Europian ka bërë të mundur që vendi të këtë një legjislacion, në përputhje me standardet ndërkombëtare, të përshtatur me legjislacionin e Bashkimit Europian kundër krimit kibernetik. Por vetëm ekzistenca e një kuadri ligjor të përshtatshëm nuk është e mjaftueshme për luftimin e kriminalitetit, në rastin konkret të krimit kibernetik. Nevojitet, gjithashtu, edhe zbatimi efektiv në praktikë i këtij kuadri ligjor. Për arritjen e këtij qëllimi është i nevojshëm krijimi apo përmirësimi i mekanizmave kundër krimit kibernetik, aktivizimi i të gjithë aktorëve të prekur nga krimi kibernetik, në luftimin e këtij fenomeni, rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë dhe qeverisë së vendit mbi rreziqet nga të cilat cenohet shteti shqiptar, si dhe rritja e bashkëpunimit rajonal dhe global në fushën e luftimit kundër krimit kibernetik.

xv

Metodologjia



Së pari, kërkimet e kryera janë bazuar në një qasje induktive të temës, pra duke observuar dhe studiuar faktet, të nxirren rezultate në lidhje me situatën e krimit kibernetik në të drejtën shqiptare dhe me qëllim për të përcaktuar nëse shteti shqiptar është mjaftueshmërisht i përgatitur për të luftuar krimin kibernetik dhe sfidat që ai përbën për sigurinë kombëtare.

Së dyti, studimi i krimit kibernetik në të drejtën shqiptare sjell nëvojën e përdorimit të një qasjeje krahasuese. Për të studiuar krimin kibernetik, sidomos për të identifikuar sfidat dhe problematikat që ka shteti shqiptar në këtë drejtim, për të kuptuar nocionin e krimit kibernetik, është parë e nevojshme që t’i drejtohet literaturës së huaj dhe legjislacionit ndërkombëtar. Është parë e nevojshme edhe krahasimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian për të parë se sa përputhen ata pasi kuptimi dhe përmbajtja e një fenomeni juridik rezultojnë gjithmonë më të plotë nga një qasje e bazuar në të drejtën e krahasuar. Kjo e fundit shërben pikërisht për të njohur dhe kuptuar më mirë të drejtën e brendshme të një vendi. Këtu duhet vënë në dukje që kërkimi nuk është thelbësisht krahasues, por vetë tema përcakton nëvojshmërinë që të përdoret një pjesë e të drejtës krahasuese.

Së treti, trajtimi i krimit kibernetik në të drejtën shqiptare është interesant për vetë faktin e mungesës së thellë të studimeve në këtë fushë. Në fakt, duke marrë në konsideratë faktin që krimi kibernetik në Shqipëri është një fenomen i ri dhe jashtëzakonisht dinamik, interesi nga pikëpamja shkencore ka të bëjë me përcaktimin e saktë të kuptimit të këtij fenomeni në mënyrë për të parashikuar dhe për të hapur një debat në lidhje me zhvillimet aktuale dhe të mundshme në këtë fushë, siç është, kështu nëse bazohemi tek objekti dhe qëllimi i këtij punimi, që janë analizimi i situatës aktuale në Shqipëri në lidhje më këtë fenomen dhe ndërgjegjësimi i shtetit shqiptar mbi rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit dhe shtetasve shqiptarë nga rreziqet që shfaq krimi kibernetik, si dhe nxjerrjen e rekomandimeve mbi masat që duhen marrë për një luftim më efikas të këtij fenomeni në Shqipëri.

Duke qenë se studimi ka si qëllim përshkrimin dhe analizimin e situatës aktuale të legjislacionit shqiptar dhe të huaj, të organizmave të specializuara, në lidhje me krimet kibernetike, si dhe të strategjisë dhe sigurisë kombëtare, kërkimi është i bazuar në metoda cilësore të studimit, të cilat mbështeten në literaturën e huaj dhe atë shqiptare, ku përfshihen akte ligje në fushën kibernetike, por jo vetëm, konventa, strategji, libra, monografi, artikuj etj. Për qëllime të këtij punimi janë realizuar gjithashtu edhe intervista me aktorët kyç që merren me krimin kibernetik në Shqipëri, siç janë: Përgjegjësi i sektorit të krimit kibernetik në prokurorinë e Tiranës, përgjegjësi i sektorit të krimit kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë etj.

Përfundimi me sukses i këtij punimi ka pasur dhe vështirësitë e veta, për shkak të literaturës së pakët, për të mos thënë jo ekzistente, në gjuhën shqipe dhe në Shqipëri, në lidhje me krimin kibernetik. I njëjti problem është hasur edhe përsa i përket identifikimit të personave dhe zyrtarëve shtetërorë të specializuar në fushën kibernetike, të cilët janë të pakët. Por ajo që është e rëndësishme është që për herë të parë realizohet një botim i tillë në nivel doktorature dhe është një burim literature pozitiv për kërkuesit e rinj që dëshirojnë të specializohen në këtë fushë.

xvi


KAPITULLI I

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI KUPTIMIN E KRIMIT KIBERNETIK

Në kapitullin e parë është bërë një përshkrim i përgjithshëm i krimit kibernetik, duke filluar me përkufizimet kryesore të përdorura përgjatë punimit dhe historikun e krimit kibernetik ndër vite, i cili mundëson të kuptohet më mirë mënyra e evoluimit dhe zhvillimit të krimit kibernetik dhe natyra e tij. Në kapitull vazhdohet më tej me analizimin e fenomenit të krimit kibernetik, duke listuar sfidat e këtij krimi për hartuesit e ligjeve dhe hetuesit, por edhe për individët, si një lloj i veçantë krimi, duke përshkruar karakteristikat e autorëve të krimeve kibernetike, si dhe duke renditur kërcënimet që ky krim i shfaq biznesit dhe qeverive të shteteve të ndryshme. Në fund të kapitullit të parë flitet edhe për informacionin kritik dhe infrastrukturën e informacionit kritik, si çështje shumë të ndërlidhura me krimet kibernetike.



KAPITULLI II

KRIMI KIBERNETIK NË SHQIPËRI

Kapitulli i dytë kalohet në dimensionin kombëtar të krimit kibernetik, duke paraqitur aktualitetin e këtij lloj krimi në Republikën e Shqipërisë. Duke ndjekur të njëjtën linjë si në kapitullin e dytë, edhe ky kapitull është ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë paraqiten standardet ligjore kombëtare kundër krimit kibernetikë, ndërsa në pjesë e dytë paraqiten masat e ndërmarra për zbatimin konkret të këtyre standardeve, duke përfshirë institucionet përgjegjëse, dhe aktivitetin e të gjithë aktorëve të prekur nga krimi kibernetik në luftimin e këtij fenomeni. Në fund të kapitullit paraqitet edhe tipologjia e krimit kibernetik në Shqipëri, duke e shoqëruar me statistika dhe me shembuj rastesh konkrete të krimeve kibernetike të ndodhura në Shqipëri.

KAPITULLI III

DIMENSIONI NDËRKOMBËTAR I KRIMIT KIBERNETIK

Në kapitullin e tretë ka të bëjë me përmasën ndërkombëtare të krimit kibernetik. Duke qenë një krim që i kapërcen kufijtë kombëtarë, kur flitet për krimin kibernetik, është e nevojshme të dihen arritjet e deritanishme kundër këtij fenomeni në arenën ndërkombëtare, përpara së të kalohet në arenën kombëtare. Kështu, ky kapitull ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë është paraqitur korniza ligjore ndërkombëtare aktuale kundër krimit kibernetik, duke përfshirë: Konventën Kundër Krimit Kibernetik të Këshillit të Europës, legjislacionin specifik kundër krimit kibernetik, si edhe standardet ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimin e krimit. Ndërsa në pjesën e dytë janë paraqitur mekanizmat ndërkombëtarë të bashkëpunimit rajonal dhe global në luftën kundër këtij fenomeni, ku janë renditur masat e ndërmarra, projektet dhe aktivitetet e organizmave rajonalë e ndërkombëtarë, të tilla si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Interpoli, ENISA etj., për luftimin e krimit kibernetikë. Në fund të këtij kapitulli është argumentuar edhe ideja e krijimit të një Gjykate Ndërkombëtare për hetimin e krimeve kibernetike.



KAPITULLI IV

PROCEDURA PENALE E HETIMIT DHE GJYKIMIT TË KRIMIT

KIBERNETIK

Kapitulli i katërt vijon me aspektin hetimor të krimit kibernetik në Shqipëri, duke paraqitur masat procedurale dhe mjetet që përdoren për hetimin e këtyre krimeve. Më hollësisht, në këtë kapitull analizohet legjislacioni procedural penal shqiptar, në lidhje me provat kompjuterike, duke përshkruar edhe llojet e provave kompjuterike. Gjithashtu përshkruhen detyrat e organeve të hetimit të krimit, llojet e provave të vlefshme në rastin e krimeve kibernetike, si dhe përshkruhet Sektori i Krimit Kibernetik, si sektori i posaçëm i krijuar rishtazi pranë zyrave policore dhe të prokurorive të rretheve, për hetimin e veprave penale në fushën kibernetike.

KAPITULLI V

SIGURIA KOMBËTARE DHE STRATEGJIA KOMBËTARE

KUNDËR KRIMIT KIBERNETIK

Në kapitullin e pestë është trajtuar një aspekt tjetër i krimit kibernetik, mjaft i rëndësishëm jo vetëm në shkallë kombëtare, por edhe ndërkombëtare, aspekti i sigurisë kombëtare dhe rreziku që i shkaktohet asaj nga sulmet kibernetike. Kështu, në këtë kapitull flitet për rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës kritike të shteteve dhe nevojën e një bashkëpunimi dhe mirëkoordinimi global, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të larta. Mekanizmi kryesor që organizatat ndërkombëtare dhe shtetet kanë përcaktuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare kundër sulmeve kibernetike janë strategjitë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare kundër krimit kibernetik. Në këtë kapitull është përshkruar dhe analizuar strategjia kundër krimit kibernetik e BE-së, draftstrategjia kundër krimit kibernetik e Shqipërisë dhe mekanizma të tjerë të shtetit shqiptar për luftimin e krimit kibernetik dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.



KAPITULLI VI

ANALIZË

Së fundi, në kapitullin e gjashtë paraqitet një analizë e përgjigjeve të marra nga intervistat e zhvilluara me hetues dhe prokurorë që merren me ndjekjen dhe hetimin e krimit kibernetik në Shqipëri. Nga intervistat e zhvilluara me këta persona, në kuadër të këtij punimi, janë evidentuar problemet dhe sfidat kryesore që hasen në Shqipëri gjatë hetimit dhe ndjekjes penale të rasteve të veprave penale në fushën e krimit kibernetik.

Për ta përmbyllur, në fund të këtij punimi janë paraqitur konkluzionet e nxjerra nga studimi kërkimor i zhvilluar dhe disa rekomandime për Shqipërinë, të arritura si rezultat i konstatimeve të nxjerra gjatë përgatitjes së këtij studimi. Aspirimi për anëtarësim në komunitetin e

madh të Bashkimit Europian ka bërë të mundur që vendi të këtë një legjislacion, në përputhje me standardet ndërkombëtare, të përshtatur me legjislacionin e Bashkimit Europian kundër krimit kibernetik. Por vetëm ekzistenca e një kuadri ligjor të përshtatshëm nuk është e mjaftueshme për luftimin e kriminalitetit, në rastin konkret të krimit kibernetik. Nevojitet, gjithashtu, edhe zbatimi efektiv në praktikë i këtij kuadri ligjor. Për arritjen e këtij qëllimi është i nevojshëm krijimi apo përmirësimi i mekanizmave kundër krimit kibernetik, aktivizimi i të gjithë aktorëve të prekur nga krimi kibernetik, në luftimin e këtij fenomeni, rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë dhe qeverisë së vendit mbi rreziqet nga të cilat cenohet shteti shqiptar, si dhe rritja e bashkëpunimit rajonal dhe global në fushën e luftimit kundër krimit kibernetik.



KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Konkluzione

Pavarësisht avantazheve dhe zhvillimit të shpejtë që sjell teknologjia, ajo ka treguar se ka edhe një anë të errët. Hapësira kibernetike sot është një nga sfidat më të mëdha ligjore e cila ka nxitur një formë tjetër të krimit, duke krijuar një mjedis për metodat e reja të krimit. Tani pothuajse të gjitha krimet mund të kryhen me përdorimin e kompjuterave. Rritja e mundësive për sjellje kriminale përmes internetit ka çuar në rritjen e kriminalitetit dhe të kërcënimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Krimet e kryera në mjediset online i tejkalojnë kufijtë kombëtarë, duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për t’i hetuar. Si rezultat i kësaj, kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare janë rritur.

Duke parë që ky fenomen sot përbën një nga shqetësimet dhe prioritetet kryesore në arenën ndërkombëtare, si dhe kërcënimet gjithnjë e në rritje që po shfaqen në Shqipëri nga ky lloj kriminaliteti, vendosa të bëj këtë kërkim shkencor mbi krimin kibernetik, duke marrë si rast studimor Shqipërinë. Vendosa të bëj këtë hulumtim i nisur edhe nga synimi për të pasuruar literaturën shqiptare mbi këtë fushë, e cila duket shumë e pakët, dhe kjo bën që vendi ynë të vuajë nga mangësia e njohurive të nevojshme mbi krimin kibernetik, duke i zënë kështu qytetarët të papërgatitur e të pambrojtur ndaj këtij fenomeni të ri.

Qëllimi i këtij studimi është analizimi i situatës aktuale në Shqipëri, në lidhje me standardet ligjore, mekanizmat për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit kibernetik dhe evidentimi i problematikave dhe sfidave kryesore në luftimin e krimit kibernetik në Shqipëri. Ky punim synon të rrisë ndërgjegjësimin e shtetit shqiptar mbi rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit dhe shtetasve shqiptarë nga rreziqet që shfaq krimi kibernetik, si dhe nxjerrjen e rekomandimeve mbi masat që duhen marrë për një luftim më efikas të kriminalitetit kibernetik në Shqipëri.

Metoda dhe metodologjia e punës kërkimore që është ndjekur gjatë punimit të doktoraturës është në përputhje të plotë me qëllimin përfundimtar të kërkimit. Ato janë të lidhura ngushtë me subjektet- objekt analize. Duke qenë se studimi ka si qëllim përshkrimin dhe analizimin e situatës aktuale të legjislacionit shqiptar dhe të huaj, të organizmave të specializuar, në lidhje me krimet kibernetike, si dhe të strategjisë dhe sigurisë kombëtare, kërkimi është kryesisht i bazuar në metoda cilësore të studimit, të cilat mbështeten në literaturën e huaj dhe atë shqiptare, ku përfshihen aktet ligjore në fushën kibernetike, si dhe konventa, strategji, libra, monografi, artikuj etj. Megjithatë

153


metodat kërkimore do të jenë të ndërthurura mes atyre cilësore dhe sasiore, pasi në studim janë përfshirë edhe të dhëna statistikore zyrtare mbi fenomenin e krimit kibernetik në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Për qëllime të këtij punimi janë realizuar gjithashtu edhe intervistime me aktorët kyç, që merren me krimin kibernetik në Shqipëri siç janë: Përgjegjësi i Sektorit të Krimit Kibernetik në Prokurorinë e Tiranës, Përgjegjësi i Sektorit të Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë etj.

Duhet theksuar se një punim i tillë ka pasur dhe vështirësitë e veta, pasi literatura e pakët për të mos thënë jo ekzistente në gjuhën shqipe dhe në Shqipëri, në lidhje me krimin kibernetik është një pengesë relativisht e vështirë. I njëjti problem është hasur edhe për sa i përket identifikimit të personave dhe zyrtarëve shtetërorë të specializuar në fushën kibernetike të cilët janë të pakët. Këto janë disa nga problematikat e hasura gjatë punimit, por ajo që është e rëndësishme është që për herë të parë realizohet një botim i tillë në nivel doktorature dhe është një burim literature pozitiv për kërkuesit e rinj që dëshirojnë të specializohen në këtë fushë.

Ky punim ndahet në gjashtë kapituj, sipas tematikave të prekura. Kështu, në kapitullin e parë u paraqit një përshkrim i përgjithshëm i krimit kibernetik, duke filluar me përkufizimet kryesore të përdorura përgjatë punimit dhe historikun e krimit kibernetik ndër vite, i cili mundësoi të kuptohet më mirë mënyra e evoluimit dhe zhvillimit të krimit kibernetik dhe natyra e tij. Në kapitull është përfshirë edhe analizimi i fenomenit të krimit kibernetik, duke listuar sfidat e këtij krimi për hartuesit e ligjeve dhe hetuesit, por edhe për individët, si një lloj i veçantë krimi dhe duke përshkruar karakteristikat e autorëve të krimeve kibernetike, si dhe duke renditur kërcënimet e këtij krimi ndaj biznesit dhe qeverive të shteteve të ndryshme. Në fund të kapitullit të parë janë dhënë përkufizimi dhe një përshkrim i shkurtër i informacionit kritik dhe infrastrukturës së informacionit kritik, si një çështje shumë e ndërlidhur me krimet kibernetike.

Kapitulli i dytë ka të bëjë me dimensionin kombëtar të krimit kibernetik, duke paraqitur aktualitetin e krimit kibernetik në Republikën e Shqipërisë. Duke ndjekur të njëjtën linjë si në kapitullin e dytë, edhe ky kapitull ndahet në dy pjesë, ku në pjesën e parë janë paraqitur standardet ligjore kombëtare kundër krimit kibernetik, ndërsa në pjesën e dytë masat e ndërmarra për zbatimin konkret të këtyre standardeve, duke përfshirë institucionet përgjegjëse dhe aktivitetin e të gjithë aktorëve të prekur nga krimi kibernetik në luftimin kundër këtij fenomeni. Në fund të kapitullit është paraqitur edhe tipologjia e krimit kibernetik në Shqipëri, duke u shoqëruar me statistika dhe me shembuj rastesh konkretë të krimeve kibernetike të ndodhura në Shqipëri.

Në kapitullin e tretë është kaluar në dimensionin ndërkombëtar të krimit kibernetik, duke paraqitur arritjet e deritanishme kundër krimit kibernetik në arenën ndërkombëtare. Kështu, ky kapitull ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë u paraqit korniza ligjore ndërkombëtare aktuale kundër krimit kibernetik, duke përfshirë Konventën kundër Krimit Kibernetik të Këshillit të Europës, legjislacionin specifik kundër krimit kibernetik, si dhe standardet ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimin e krimit. Ndërsa në

154


pjesën e dytë janë paraqitur mekanizmat ndërkombëtarë të bashkëpunimit rajonal dhe global në luftën kundër krimit kibernetik, ku u renditën masat e ndërmarra, projektet dhe aktivitetet e organizmave rajonalë e ndërkombëtarë të tilla, si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Interpoli, ENISA etj. për luftimin e krimit kibernetik. Në fund të këtij kapitulli është argumentuar edhe ideja e krijimit të një Gjykate Ndërkombëtare për hetimin e krimeve kibernetike.

Kapitulli i katërt vijon me aspektin hetimor të krimit kibernetik në Shqipëri, duke paraqitur masat procedurale dhe mjetet që përdoren për hetimin e këtyre krimeve. Më hollësisht, në këtë kapitull është analizuar legjislacioni procedural penal shqiptar, në lidhje me provat kompjuterike, duke përshkruar edhe llojet e provave kompjuterike. Gjithashtu janë përshkruar detyrat e organeve të hetimit të krimit, llojet e provave të vlefshme në rastin e krimeve kibernetike. Është përshkruar gjithashtu edhe Sektori i Krimit Kibernetik, si sektori i posaçëm i krijuar rishtazi pranë zyrave policore dhe të prokurorive të rretheve për hetimin e veprave penale në fushën kibernetike.

Në kapitullin e pestë është trajtuar një aspekt tjetër i krimit kibernetik, mjaft i rëndësishëm jo vetëm në shkallë kombëtare, por edhe ndërkombëtare, aspekti i sigurisë kombëtare dhe rreziku që i shkaktohet asaj nga sulmet kibernetike. Kështu në këtë kapitull është folur për rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës kritike të shteteve dhe nevojën e një bashkëpunimi dhe mirëkoordimi global, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të larta. Mekanizmi kryesor që organizatat ndërkombëtare dhe shtetet kanë përcaktuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare kundër sulmeve kibernetike janë strategjitë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare kundër krimit kibernetik. Në këtë kapitull është paraqitur strategjia kundër krimit kibernetik e BE-së, draftstrategjia kundër krimit kibernetik e Shqipërisë dhe mekanizma të tjerë të shtetit shqiptar për luftimin e krimit kibernetik dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Së fundi, në kapitullin e gjashtë është paraqitur një analizë e përgjigjeve të marra nga intervistat e zhvilluara me hetues dhe prokurorë që merren me ndjekjen dhe hetimin e krimit kibernetik në Shqipëri. Nga intervistat e zhvilluara me këta persona në kuadër të këtij punimi, u evidentuan problemet dhe sfidat kryesore që hasen në Shqipëri gjatë hetimit dhe ndjekjes penale të rasteve të veprave penale në fushën e krimit kibernetik.

Rezultatet e kësaj analize tregojnë se legjislacioni i Shqipërisë është në përputhje me standardet europiane dhe konventat ndërkombëtare. Shqipëria i ka nënshkruar dhe ratifikuar të gjitha konventat ndërkombëtare, të cilat mbulojnë mbrojtjen nga krimet kibernetike. Por, pavarësisht këtij fakti, legjislacioni shqiptar ka ende nevojë të ndryshohet për të qenë plotësisht në përputhje me konventat e ratifikuara dhe për të siguruar fleksibilitetin e nevojshëm për ndalimin dhe ndjekjen penale të krimeve të tilla dinamike.

Por vetëm ekzistenca e një kuadri ligjor të përshtatshëm nuk është e mjaftueshme për luftimin e kriminalitetit, në rastin konkret të krimit kibernetik. Nevojitet gjithashtu

155

edhe zbatimi efektiv në praktikë i këtij kuadri ligjor. Për arritjen e këtij qëllimi është i nevojshëm krijimi apo përmirësimi i mekanizmave kundër krimit kibernetik, aktivizimi i të gjithë aktorëve të prekur nga fenomeni i krimit kibernetik në luftimin e këtij fenomeni, rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë dhe qeverisë së vendit mbi rreziqet nga të cilat cenohet, si dhe rritja e bashkëpunimit rajonal dhe global në fushën e luftimit kundër krimit kibernetik. Qeveria duhet të rrisë bashkëpunimin me ISP-ve dhe duhet të rrisë numrin e fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit, në lidhje me rreziqet e internetit dhe të sigurisë në internet.



Shqipëria ka qenë gjithmonë më e preokupuar me çështje urgjente të tilla, si varfëria, paqëndrueshmëria politike dhe krimet tradicionale të tilla, si vrasjet dhe vjedhjet dhe lufta kundër krimit kompjuterik është lënë pas dore. Por, kohët e fundit qeveria shqiptare ka bërë një pikë kthese dhe i ka kushtuar më shumë vëmendje veprimtarisë kriminale në hapësirën kibernetike, duke implementuar dispozita të reja ligjore dhe duke marrë masa të reja të mbrojtëse.

Pavarësisht nga kjo, shumica e aktorëve të zbatimit të ligjit nuk janë të pajisur me njohuritë e nevojshme teknologjike, ndërsa kriminelët e internetit janë ekspertë në teknologjinë kompjuterike. Për luftimin e këtyre krimeve është i nevojshëm edukimi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore, si një nga strategjitë më të besueshme. Përveç kësaj, universitetet, shkollat e arsimit të lartë dhe institucionet akademike duhet të hapin lëndë të veçanta të projektuara për të lejuar gjeneratat e ardhshme të gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve që të aftësohen në këtë fushë të vështirë, por shumë aktuale dhe të rëndësishme.

156


Yüklə 150,5 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə