Kryesues gramoz levanaj anetare: edlira petri anetare: fatmira hajdari



Yüklə 30,49 Kb.
tarix25.11.2017
ölçüsü30,49 Kb.
#12296



REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT

T I R A N Ë
Nr. 6468/2442/281 i Regj. Themeltar

Nr. 456 i Vendimit
V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Gjykata e Apelit Tiranë e përbërë nga gjyqtarët:
KRYESUES GRAMOZ LEVANAJ

ANETARE: EDLIRA PETRI

ANETARE: FATMIRA HAJDARI
Asistuar nga sekretare Klodjana Kryeziu sot me date 03.03.2016, shqyrtoi ceshtjen civile qe u perket paleve ne gjykim :
PADITËS: Diogen Vasili, i biri i Pavlit dhe i Shpresës, dtl.10.05.1989, lindur e banues në Rruga “Qemal Stafa”,pallati alba Inert, Tiranë, me shtetesi e kombesi shqiptare, me zotesi te plote per te vepruar, perfaqesuar ne gjykim nga av.Edlira Tartari.
I PADITUR: Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Sha Tiranë, person juridik shqiptar rregjistruar ne me Nipt K72410014H, me seli: Rr “Abdyl Frashëri”, EGT Toëer, P.12/1, pranë Stadiumit Dinamo, Conad, Tiranë me përfaqsues ligjor Arben Seferaj, përfaqësuar në gjykim me Autorizimin Nr.extra Prot., datë 20.10.2014 nga Znj. Pavlina Docaj.

OBJEKTI: Detyrimi i palës së paditur për të më shpër- blyer:

Pagën e një viti punë, për zgjidhje të menjëhershme dhe të pa justifikuar të marrëdhënies së punës.


BAZA LIGJORE: Nenet 31,32/a, 153, të K.Pr.Civile

Neni 146, 155 të Kodit të Punës.


Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.10469, dt.31.10.2014 ka vendosur si vijon :

Rrëzimin e kërkesë-padisë.

Shpenzimet gjyqesore siç jane bere.
Kunder ketij vendimi ka ushtruar kerkese ankimore pala paditese Diogen Vasili dhe ka parashtruar shkaqet per ndryshimin e vendimit Nr.10469, dt.30.10.2014 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duke u vendosur pranimin e kerkesepadise.
a)Vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte marre ne kundershtim me ligjin si dhe jashte kuadrit te provave qe ndodhen ne dosje.

b)Kontrata e punës është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme e të pajustifikuar nga punëdhënësi.

c)Kontrata e punës është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme pa shkaqe te justifikuara.

d)Pala e paditur ne menyre te menjehershme ka vendosur njeanshmerisht per zgjidhjen e marredhenies se punes, pasi sipas tij nuk është shkurtuar vendi i punës.

GJYKATA E APELIT TIRANE

-Pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Gramoz Levanaj,

-degjoi palen paditese Diogen Vasili dhe perfaqesuesen e tij av.Edlira Tartari te cilet kerkuan ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkesepadise;

-degjoi perfaqesuesen e pales se paditur Pavlina Docaj qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit;



- pasi shqyrtoi çeshtjen gjykata;
V Ë R E N
Se pala paditese, ka paraqitur ankim para Gjykates se Apelit Tirane ku kerkon ndryshimin e vendimit nr.10469, date 31.10.2014, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duke vendosur pranimin e kerkesepadise.
Nga shqyrtimi gjyqesor i kesaj ceshtje rezulton se:
Mes palëve ndërgjyqëse ka ekzistuar një marrëdhënie pune që prej datës 17.06.2013, ku paditësi ka pasur pozitën e punëmarrësit, me detyrën “Specialist pranë departamentit të shitjeve dhe Arkëtimeve”, me pagë mujore 55000lekë dhe sipas Kontratës Individuale të Punës dt.17.06.2013, me kohëzgjatje të pacaktuar, ndërsa i padituri OSHEE, Sha Tiranë, ka pasur cilësinë e punëdhënësit. Ky fakt provohet nga Kontrata individuale e Punes dt.17.06.2013, shkresa dt.21.05.2014, ashtu edhe nga pohimet gjyqësore të palëve ndërgjyqëse.
Me shkresën Nr.21167 prot, datë 11.02.2014 “Njoftim mbi fillimin e procedurave të zgjidhjes së Marrëdhënieve të punës”, i padituri OSHEE Sha, Tiranë, ka njoftuar paditësin për zgjidhjen e Kontratës së punës. Paditësi është njoftuar që brenda afatit 72 ore pas marrjes dijeni të njoftimit të kontaktojë me Drejtorinë e burimeve njerëzore për të paraqitur pretendimet. Paditësi ka marrë dijeni me datë 31.10.2013 dhe nuk është paraqitur për të parashtruar pretendimet e tij ne takimin e dt.04.11.2013, sipas procesverbal Nr.21167/2 prot, dt.04.11.2013.
Mbas kësaj me shkresën Nr.21167/3prot., dt.11.11.2013 është njoftuar për zgjidhjen e menjëhershme për shkaqe të justifikuara te mardhënieve të punës konformë nenit 141 e 144 të Kodit të Punës. Kjo shkresë nuk ka konfirmimin e marrjes dijeni te paditesit por është pranuar në gjykim, marrja dijeni.
Paditesi ka filluar pune prane OSHEE (ish Cez Shpërndarje) Sha më dt.17.06.2013, ku paditësi ka pasur pozitën e punëmarrësit, me detyrën “Specialist pranë departamentit të shitjeve dhe Arkëtimeve”, me pagë mujore 55000lekë.
Marredhenia e punes me paditesin ka vijuar deri ne date 11.11.2013, date kur me ane te shkreses Nr.21167/3prot., dt.11.11.2013, paditësit Diogen Vasili, i eshte njoftuar nderprerja e mardhenive te punes ne menyre te menjehershme nga ana e punëdhënesit.
Gjykata e Apelit Tiranë arrin në përfundimin, se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë e një gjykimi të drejtë, i bazuar ne ligjin procedural, material civil dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi duke arsyetuar si më poshtë:
Në nenin 12 të Kodit të Punës parashikohet se:
"Kontrata e punes eshte nje marreveshje ndermjet: punedhenesit dhe punemarresit qe permban te drejta dhe detyrime dhe ku punemarresi merr persiper te ofroje punen. ose sherbimin e tij per nje periudhe te caktuar ose te pacaktuar kohe, ne kuader te organizimit dhe te urdhrave te punedhenesit, i cili merr persiper te paguaje nje shperblim".
Rezulton se marrëdhënia e punës mes paditësit dhe të paditurit ka filluar nga data 17.06.2013 dhe është rregulluar nga Kontrata individuale e Punës lidhur mes palëve, të po kësaj date.

Nga përmbajtja e kësaj kontrate, rezulton se marrëdhenia e punës midis palëve është me afat të pacaktuar.


Lidhur me arsyet e zgjidhjes së kontratës së punës me te drejte Gjykata e shkalles se pare ka vlerësuar se pretendimi i paditësit për zgjidhjen e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar sipas nenit 155 të Kodit të Punës është i pabazuar në ligj e në prova, ndërkohë që pretendimi i të paditurit se në rastin konkret ndodhemi përpara zgjidhjes se menjehershme te kontratës së punës rregullohet nga neni 1141 i Kodit të Punës është i bazuar në ligj e në prova.
Në këtë përfundim Gjykata e shkalles se pare ka arritur referuar provave të administrura në gjykim dhe rregullimeve ligjore të ligjit material.
Gjykata thekson se vetë Kodi i Punës në paragrafin e tretë të nenit 153 të Kodit të Punës jep edhe kuptimin e zgjidhjes se menjehershme te kontrates se punes per shkaqe te justifikuara.
Lidhur me pretendimin për zgjidhjen e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme për shkaqe të pajustifikuara dhe dëmshpërblimin në një vit pagë për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës rezulton se:

Nga ana e pales se paditur janë zbatuar procedurat e përcaktuara në nenin 144/1,2,3 të Kodit të Punës, për zgjidhjen në mënyrë të menjëhershme të Kontratës së Punës. Kështu:

Me ane te shkreses nr. 21167 date 31.10.2013 ka dale autorizimi perkates per personin i cili do te kryente kete procedure.

Me shkresen nr. 21167/1 date 31.10.2013 i eshte bere njoftimi paditesit per fillimin e procedures per zgjidhjen e rnarredhenies se punes, per te cilen paditesi ka marre dijeni dhe ka nenshkruar më dt.31.10.2013.

Me date date 04.11.2013 me shkresen nr. 21167/2, eshte hartuar proces-verbali per takimin, ne te cilin paditesi nuk eshte paraqitur edhe pse kishte djeni.
Me Vendimin nr. 252 date 11.11.2013 te pales se paditur, i është njoftuar pales paditese, perfundimi i marredhenies se punes. Ne kete vendim percaktohet se punemarresi do te perfitoje 1 (nje) muaj page e cila korrespondon me afatet e njoftimit si dhe pushimet vjetore te pamarra.

Nga pala e paditur është zgjidhur në mënyrë të njëanëshme Kontrata e punës së lidhur mes palëvë më afat të pacaktuar duke u zbatuar procedura e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës konformë neneve 141, 143 e 144 të Kodit të punës.

Ne nenin 141 të Kodit te Punes percaktohet se:

"Kontrata e punës me afat të pacaktuar përfundon kur zgjidhet nga njera palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit".

Gjykata vlerëson se janë respektuar kushtet ligjore për zgjidhjen e kontratës së punës, pasi zgjidhja e kortratës është bërë me:

a)inisjativën e njërës palë, në rastin konkret të punëdhënësit dhe

b)është respektuar afati i njoftimit.

Ne rastin ne shqyrtim ne permbushje te procedures se zgjidhjes se njeanshme te kontrates nga punedhenesi, gjate bisedimeve te paleve, paditesi nuk është paraqitur dhe nuk ka pretenduar se punedhenesi e largonte nga puna per ndonje shkak apo motiv tjeter, te konsideruar si shkak i paarsyeshem ne kuptim te nenit 146/1 te Kodit te Punes.

Ai thjesht ka pretenduar se punedhenesi nuk kishte te drejte ta zgjidhte ne menyre te njeanshme kontraten e punes.

Pala paditëse pretendoi se zgjidhja e kontratës së punës është bërë pa shkaqe të arsyeshme.

Në nenin 146 të Kodit të Punës parashikohet se:

Zgjidhja e kontrates nga punedhenesi, konsiderohet pa shkaqe te arsyeshme kur:



punemarresi ka pretendime qe rrjedhin nga kontrata e punes;

punemarresi ka permbushur nje detyrim ligjor;

per motive te pandashme nga personeli i punemarresit, por qe nuk kane lidhje legjitime me raportet e punes. Konsiderohen si motive te tilla raca, ngjyra, seksi, mosha, gjendja civile, detyrimet familjare, shtatzania, besimi fetar, bindjet politike, kombesia, gjendja shoqerore.

Per motive qe lidhen me ushtrimin nga punemarresi te nje te drejte kushtetuese, por qe nuk sjell shkeljen e detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes;

Behet per motive te antaresimit ose jo te punemarresit ne sindikate per te krijuar ne baze te ligjit ose per shkak te pjesemarrjes se tij ne veprimtari sindikale ne baze te ligjit ...”.

Ne te gjitha keto raste i takon punemarresit (paditesit), barra e proves per te provuar qe kontrata eshte zgjidhur per nje prej ketyre shkaqeve te paarsyeshme qe i kane cenuar atij te drejten per pune.


Në vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë Nr.19 të vitit 2007 parashikohet se:

Kur punedhenesi, referuar e ne zbatim te nenit 141 e vijues te Kodit te Punes, zgjidh ne menyre te njeanshme kontraten e punes me afat te pacaktuar, punemarresi jo ne menyre te domosdoshme ka te drejte te perfitoje edhe demshperblimin deri ne nje vit page. Ne vijim te ketij konkluzioni, respektimi i kerkesave te nenit 141, 143, 144, 145 te Kodit te Punes nga punedhenesi, si rregull, passjell perfundimin ne menyre te natyrshme te kontrates se punes dhe respektimin e te gjitha te drejtave te punemarresi


Referuar sa sipër, punedhenesi legjitimohet te zgjidhe kontraten e punes me paditesin duke respektuar kërkesat e neneve 141,143,144 e 145 të Kodit të Punës.
Po kështu në vendimin unifikues të sipërcituar thuhet se:

Vetem kur vertetohet zgjidhja e kontrates pa shkaqe te arsyeshme, sic jane shkaqet e percaktuara ne menyre taksative ne nenin 146 te Kodit te Punes punemarresi ka te drejten e perfitimit te demshperblimit deri ne nje vit page”.

Ne rastin ne shqyrtim, paditesi nuk pretendoi ekzistencen e ndonje motivi apo shkaku abuziv nga ana e punedhenesit.

Sa sipër, me te drejte Gjykata e shkalles se pare ka çmuar se pretendimi i paditësit për zgjidhje të menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës dhe dëmshpërblimi i tij me një vit pagë sipas nenit 155 të Kodit të Punës është i pa bazuar në ligj dhe me të drejtë është vendosur rrëzimi i saj.



Gjykata vëren se në thelb, i vetmi pretendim i paditësit për të gjithë kërkesë-padinë është ndërprerja e marrëdhënieve të punës për shkaqe të pajustifikuara duke e konsideruar si zgjidhje e kontratës me afat të pacaktuar, pretendim te cilin gjykata e cmon te pa bazuar ne ligj e ne prova.
Nisur nga këto konsiderata juridike Gjykata e Apelit Tiranë arrin në përfundimin, se vendimi civil Nr.10469, datë 31.10.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, duhet të lihet ne fuqi për të gjitha ato rrethana dhe fakte që përmenden më siper nga Gjykata e Apelit Tiranë në këtë vendim.
Përsa i përket shkaqeve të ankimit të ngritura nga pala paditese, sikurse edhe u arsyetua me sipër, ato nuk qëndrojnë dhe nuk duhen marrë parasysh nga ky Kolegj. Per shkaqet e ngritura ne kerkesen ankimore nga ana e kesaj pale nuk ka vend te cenohet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
PER KETO ARSYE:
Gjykata e Apelit Tirane bazuar ne nenin 466/a, te K.Pr.Civile.
VENDOSI:
Lenien ne fuqi te vendimit civil Nr. 10469, dt.31.10.2014 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Tirane me dt.03.03.2016.
ANETARE ANETARE KRYESUES
Edlira PETRI Fatmira HAJDARI Gramoz LEVANAJ

d.v d.v d.v

Vertetohet njesia me origjinalin

/KANCELARE/Lertida BALILI/


Yüklə 30,49 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə