Kunder ketij vendimi kane bere ankim te pandehurit Zabit Lashi Bajram Rrahmanaj e Kufitar Shabani duke parashtruar keto shakqe per ndryshimin e vendimit



Yüklə 37,67 Kb.
tarix14.05.2018
ölçüsü37,67 Kb.
#43488


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT

TIRANË
Nr. 43 i Regj. Themeltar

Nr. 224 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS ”


Gjykata e Apelit Tiranë e përbërë prej :
KRYESUES : FATOS QATO

ANËTAR : TOM NDRECA

ANËTAR : ASTRIT HAXHIALUSHI
Asistuar nga sekretare gjyqsore Elmira Kopani, sot më datë 02.03.2012, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, si gjykatë e shkallës së dytë, çështjen penale që i përket :

I PANDEHUR: Zabit Lashi, i biri i Halimit dhe i Nailes, i

datelindjes 10.05.1964, lindur ne Kukes e banues

ne Bathore, shtepi private pa numer, Tirane, me

kombësi e shtetësi shqiptare, i martuar, me pese

femije, me arsim 8 klase, i pa denuar me pare, i pa

pune, mbrojtur me Avokat Fariz Xhurxhi me

Nr.799 Liçense e me NIPT K 72110013 N.
AKUZUAR : Për vepren penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga Neni 143/2 i K.Penal.

Bajram Rrahmanaj, i biri i Hysenit dhe i

Kadimes, i datelindjes 14.03.1942, lindur ne Kukes

e banues neTirane, Rruga “Njazi Meka”, shtepi

private, Nr.26, me kombësi e shtetësi shqiptare, i

martuar, me gjashte femije, me arsim 4 klase, i pa

denuar me pare, i pa pune, mbrojtur me Avokate



Klementina Çaushaj me Nr.3192 Liçense e me

NIPT K 81427067 M, caktuar kryesisht.


AKUZUAR : Për vepren penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga Neni 143/1 i K.Penal.
Kufitar Shabani, i biri i Aliut dhe i Zahides, i

datelindjes 09.02.1957, lindur ne Kukes e banues

ne Bathore, shtepi private pa numer, me kombësi e

shtetësi shqiptare, i martuar, me tre femije, me

arsim te mesem, i pa denuar me pare, mbrojtur me

Avokate Nevila Pushi me Nr.1278 Liçense e me

NIPT K 72106027 J, caktuar kryesisht.


AKUZUAR : Për vepren penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga Neni 143/1 i K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.881 date 31.05.2011 ka vendosur:


  • Deklarimin fajtor të të pandehuri Zabit Halim Lashi, për kryerjen e veprës penale te “Mashtrimit”, parashikuar nga Neni 143/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

  • Në aplikim të Nenit 406 te K.Pr.Penale, e denon perfundimisht me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

  • Vuajtja e denimit fillon nga dita e ekzekutimit te denimit dhe te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

  • Deklarimin fajtor të të pandehuri Bajram Hysen Rrahmanaj, për kryerjen e veprës penale te “Mashtrimit”, parashikuar nga Neni 143/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

  • Në aplikim të Nenit 406 te K.Pr.Penale, e denon perfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

  • Vuajtja e denimit fillon nga dita e ekzekutimit te denimit dhe te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

  • Deklarimin fajtor të të pandehuri Kufitar Ali Shabani, për kryerjen e veprës penale te “Mashtrimit”, parashikuar nga Neni Neni 143/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

  • Në aplikim të Nenit 406 te K.Pr.Penale, e denon perfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

  • Vuajtja e denimit fillon nga dita e ekzekutimit te denimit dhe te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

  • Ne baze te nenit 391 te K.Pr.Penale, aktet e falsifikuara libreze pune nr.1383 regjistri ne emer te shtetasit Bajram Hysen Rrahmanaj (dublikate), deklarate mbi perberjen familjare te shtetasit Kufitar Shabani, çertifikate familjare e shtetasit Kufitar Shabani leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Nr.4 Tiranë, çertifikate personale e shtetasit Kufitar Shabani leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Nr.4 Tiranë, qe ndodhen ne dosjet e pensionit të të pandehurve Bajram Hysen Rrahmanaj dhe Kufitar Ali Shabani, si dhe flete e regjistrit te gjendjes civile nr.4 , në emer të të pandehurit Kufitar Shabani, flete e regjistrit themeltar nr.8, të punonjesve Ndertim Ura ne emer te shtetasit Bajram Rrahmanaj, flete e regjistrit themeltar nr.1 të Minieres se Qymyrgurit Gerdec, ne emer te shtetasit Kufitar Shabani te asgjesohen.

Kunder ketij vendimi kane bere ankim te pandehurit Zabit Lashi, Bajram Rrahmanaj e Kufitar Shabani duke parashtruar keto shkaqe per ndryshimin e vendimit.

Shkaqet e parashtruara ne ankim nga i pandehuri Zabit Lashi.

Gjykata ne caktimin e mases se denimit per kete te pandehur duhet te merrte parasyshe keto rrethana lehtesuese :

Keshtu gjykata duhet te kishte parasyshe se i pandehuri e ka pranuar fajsine per vepren e kryer dhe kane shfaqur qendrim te thelle pendues c’ka perben rrethane lehtesuese sipas germes “c” te nenit 48 te Kodit Penal.

Sipas deshmise rezulton se i pandehuri nuk ka qene ndonjehere i denuar per asnje veper penale si dhe nga karakteristikat del se ai dhe familja e tij nuk kane qene ndonjehere problem per organet e drejtesise, rrethana lehtesuese sipas nenit 49 te K.Penal. I pandehuri eshte ne nje moshe te madhe dhe rrezikshmeria shoqerore e vepres penale dhe autorit eshte e vogel .

Gjendja e ekonomike e te pandehurit eshte shume e veshtire .

Duke cmuar se jane te pranishme nje sere rrethanash lehtesuese te parashikuara ne nenin 48 e 49 te Kodit Penal si dhe duke pare rrezikshmerine e vogel te autorit Gjykata duhej te jepte nje mase te bute denimi.

Duke qene ne keto kushte, kerkojme nga Gjykata te aplikohet nenin 59 te Kodit Penal pasi i ploteson te gjitha kushtet e parashikuara nga kjo dispozite.

Shkaqet e parashtruara ne ankim nga i pandehuri Bajram Hysen Rrahmanaj.

Kam pranuar fajsine, kam kerkuar gjykim te shkurtuar, jam thellesisht i penduar per vepren e kryer.

Ne séance gjyqesore u vu ne dukje rrezikshmeria e pakte qe paraqet i mbrojturi prej meje e vertetuar kjo nga deshmia penalitetit qe administrohet ne dosje .

Duke mos i kundershtuar veprimet proceduriale te akuzes shprehemi se i mbrojturi prej meje, kete pension ka menduar se e kishte konform te gjitha rregullave dhe ligjit pasi per te perfitur ka menduar se ka kontribuar per pjesen e viteve te paplotesuara

Kerkojme zbatimin e nenit 59 te Kodit Penal pasi i pandehuri eshte i padenuar me pare, eshte i penduar dhe ne nje moshe te thyer.

Shkaqet e parashtruara ne ankim nga i pandehuri Kufitar Shabani.

I kerkojme Gjykates se Apelit qe te aplikohet neni 59 te Kodit Penal duke urdheruar pezullimin ekzektim te denimit me burgim pasi ne ceshtjen konkrete ekzistojne nje sere rrethanash lehtesuese :

I panmdehuri si ne hetim dhe gjykim ka mbajtur nje qendrim thellesisht pendues per vepren e kryer.

Gjendja ekonomike tij dhe familjes eshte shume e rende .

Gjykata duhet te vleresoje edhe rrezikshmerine te te pandehurit pasi ai eshte i pandehura me pare sipas deshmise se penalitetit gje qe tregon per nje rreziokshmeri te vogel shoqerore.


GJYKATA E APELIT TIRANE
Pasi degjoi relacionin e antarit Fatos Qato, prokurorin e apelit Genti Xholi qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, pasi degjoi te pandehurit dhe avokatet mbrojtes qe kerkuan zbatimin e nenit 59 te Kodit Penal duke urdheruar pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim, si dhe pasi analizoi e shqyrtoi ceshtjen ne teresi


V E R E N



Vendimi penal nr. 881 date 31.05.2011 i Gjykates Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i drejte i bazuar ne ligj e ne prova persa i perket cilesimit juridik te vepres penale dhe deklarimit fajtor te te pandehurve Zabit Halim Lashi, Bajram Hysen Rrahmanaj dhe Kufitar Ali Shabani per vepren penale te “Mashtrimit “ te parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Ndersa ne lidhje me masen e denimit Gjykata e Apelit cmon te drejte kerkesen e organit te prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare i cili ne konkluzionet perfundimtare ka kerkuar qe per te pandehurit Zabit Lashi, Bajram Rrahmanaj dhe Kufitar Shabanio duhet te vendoset pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim ne baze te nenit 59 te Kodit Penal.

Gjate shqyrtimit te ceshtjes ne shkalle te pare ka rezultuar si me poshte :

I pandehuri Kufitar Shabani, në bashkëpunim me të pandehurin Zabit Lashi, kanë fallsifikuar dokumente punësimi, me qellim përfitimin e paligjshëm te pensionit te pleqërisë prej shtetasit Kufitar Shabani. Në bazë të këtyre dokumenteve te pandehurit Kufitar Shabani i është akorduar pension, te cilin e ka marre deri ne fund te vitit 2009.

Gjithshtu ne vitin 2002 i pandehuri Zabit Lashi, ne bashkëpunim me te pandehurin Bajram Rrahmanaj, ka fallsifikuar dokumente punësimi ne emër te këtij te fundit, me qellim përfitimin e paligjshëm te pensionit te pleqërisë. Ne baze te këtyre dokumenteve te pandehurit Bajram Rrahmanaj i është akorduar pension, te cilin e ka marre deri ne fund te vitit 2008.

Nga dosja e pensionit te shtetasit Bajram Rrahmanaj, pjese e se cilës është libreza e punës (dublikate) e te pandehurit Bajram Rrahmanaj, ne te cilën janë shënuar pozicione dhe vite pune te rreme, si: Vendi i punës N.N.Rruga Ura Elbasan, kantieri Kukës nga data 08.01.1958 deri ne datën 16.01.1960; vendi i punës N.N.Rruga Ura Elbasan, kantieri Rrëshen nga data 16.01.1963 deri ne datën 12.10.1970; vendi i punës N.N.H/C, Fierzë nga data 16.01.1963 deri ne datën 25 gusht 1980 etj...

I pandehurit Bajram Rrahmanaj deklaron se ka perfituar pension, për te cilin është pajisur me librezën përkatëse nr.139578. Dokumentet e pensionit i janë përgatitur nga i pandehuri Zabit Lashi, të cilin e ka njohur nëpërmjet te pandehurit Kufitar Shabani. Ne këmbim te përgatitjes se dokumentacionit dhe realizimit te procedurës se pensionit i pandehuri Bajram i ka paguar te pandehurit Zabit shumën 150.000 leke. I pyetur ne cilësinë e te pandehurit, shtetasi Bajram ka pranuar akuzën e ngritur ne ngarkim te tij. Ai ka shpjeguar se para viteve 1990 ka punuar ne ish Kooperativën Bujqësore “Rruga e Partisë”, Surroj, Kukës dhe ne ish ndërmarrjen e Ujërave, Kukës. Pas viteve 1990, ky person nuk ka vijuar te punoje”.

Ne dosje janë administruar libreza e punës “Dublikate” e cila është përgatitur nga i pandehuri Zabit Lashi dhe libreza e pensionit, pra nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve te lidhura me pozicionin dhe vitet e punës se shtetasit Bajram Rrahmanaj, është realizuar përfitimi i pensionit ne mënyre te paligjshme prej këtij personi.

I pandehuri Kufitar Shabani veç njësisë bashkiake Kamez, rezulton të jetë regjistruar familjarisht edhe ne njësinë bashkiake nr.4 Tiranë. Në njësinë bashkiake nr.4 Tiranë, i pandehuri Kufitar Shabani, rezulton të jetë i ditëlindjes 25.10.1945. Në këto kushte në regjistrin e gjendjes civile të njësisë bashkiake nr.4 është falsifikuar ditëlindja e shtetasit Kufitar Shabani. Lidhur me këtë fakt janë administruar certifikatat familjare dhe personale të shtetasit Kufitar Shabani dhe dosja e subjektit te mësipërm pranë D.R.S.SH, pjese e së cilës është edhe deklarata mbi përbërjen familjare te shtetasit Kufitar, e cila është nënshkruar nga vete ky person. Ky fakt pranohet nga i pandehuri Kufitar Shabani dhe rezulton edhe nga ekspertimi grafik i shkrimit. Në këtë dokument ditëlindja e shtetasit Kufitar Shabani është vendosur ne mënyre te rreme, konkretisht 25.10.1945. Në këto kushte provohet se edhe vete i pandehuri Kufitar, ka marre pjese ne falsifikimin e dokumenteve te nevojshme për përfitimin e pensionit prej tij. Veç certifikatës familjare dhe personale te te pandehurit Kufitar Shabani, ne emër te këtij personi është falsifikuar edhe një vërtetim i datës 07.08.1998 me numër 569 prot. Ne këtë dokument janë shënuar pozicione dhe vite pune te rreme si fabrika e bakrit Kukës, N.M.Ind. H/C Fierzë- periudha e punës 6 vjet, N.M.Ind.H/c Koman-periudha e punës 7 vjet, Miniera Gërdec.

I pandehuri Kufitar Shabani deklaron se eshte i regjistruar familjarisht ne njësinë bashkiake Kamez, me ditëlindje 09.02.1957. Procedurën e regjistrimit ne këtë njësi e ka realizuar vete shtetasi Kufitar. Dokumentet te cilat kane shërbyer për miratimin e pensionit te shtetasit Kufitar, janë përgatitur nga i pandehuri Zabit Lashi. Ky i fundit ka realizuar te gjithë procedurat e nevojshme deri ne caktimin e pensionit ne favor te shtetasit Kufitar. Shtetasi Kufitar nuk ka punuar asnjëherë ne fabrikën e bakrit Kukës, ne N.M.Ind. H/C Fierzë nuk ka punuar 6 vjet por vetëm 6 muaj si kontigjent i Nder. Gjeologjike Kukës, ne N.M.Ind.H/c Koman ka punuar vetëm një muaj si kontigjent i Nder. Gjeologjike Kukës dhe jo shtate vjet sa është shkruar ne vërtetimin nr.569 dt.07.08.1998. Vërtetimi nr.569 ne te cilin janë pasqyruar te dhënat e rreme te mësipërme, është siguruar nga i pandehuri Zabit Lashi”.

Sa më siper rezulton se nëpërmjet falsifikimit te dokumenteve te lidhura me pozicionin, vitet e punës si dhe moshën e shtetasit Kufitar Shabani, është realizuar përfitimi i pensionit ne mënyrë te paligjshme prej këtij personi.

Rreth fakteve te lartepermendura i pandehuri Zabit Lashi, ka deklaruar se ka marre pjese ne proçedurat e miratimit te pensioneve për të pandehurit Kufitar Shabani dhe Bajram Rrahmanaj. Këto veprime ai i ka realizuar me bashkëpunimin e një punonjëseje të Sigurimeve Shoqërore, e cila aktualisht nuk jeton.

Per sa me siper është realizuar edhe përgjimi i bisedave ambientale ndërmjet shtetasve Zabit Lashi, Bajram Rrahmanaj dhe Kufitar Shabani. Nga këto veprime, në të cilat shtetasit Bajram dhe Kufitar, kanë marre pjese ne marrëveshje me organet e policisë gjyqësore, provohet bashkëpunimi i të tre të pandehurve me njeri-tjetrin në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, përdorimin e tyre dhe përfitimin e paligjshëm te pensioneve nga fondet e Sigurimeve SHoqerore.

Për sa më lart Gjykata, perfundimisht, del me konkluzionin se te pandehurit Zabit Lashi, Kufitar Shabani e Bajram Rrahmanaj, duhet të deklarohen fajtorë për kryerjen e veprave penale te “Mashtrimit”, në bashkepunim, parashikuar nga Neni 143/2 i K.Penal,

Ne rrethanat e mesiperme, me te drejte Gjykata e faktit i ka deklaruar fajtor te tre te pandehurit per vepren penale te parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal

Ndaj vendimit kane ushtrur te drejten e ankimit te te pandehurit Zabit Lashi , Kufitar Shabani e Bajram Rrahmanaj, duke parashtruar se pranojne fajsine, jane te penduara per vepren e kryer dhe kerkojne aplikimin e nenit 59 te Kodit Penal duke urdheruar pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim.

Me kete kerkim te tre te pandehurve ka qene dakort edhe Prokurori prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane i cili ne perfundim te gjykimit eshte shprehur se duhet te vendoset pezullimi i ekzektimit te vendimit per te penalehurit Zabit Lashi, Bajram Rrahmanaj dhe Kufitar Shabani, konform kerkesave te nenit 59 te Kodit Penal.

Kolegji penal i Gjykates se Apelit c’mon dhe gjen te drejte ankimin e te pandehurve pasi ne ceshtjen konkrete plotesohen kriteret e nenit 59 te Kodit Penal per pezullimin e ekzektimin e denimit me burgim.

Provohet plotesisht gjate gjykimit te vepren penale te “Mashtrimit”, te pandehurit e kane konsumur para rreth 10 vjetesh dhe konkretisht ne vitin 2002.

Duke pare se jane te pranishme nje sere rrethanash lehtesuese te parashikuara ne nenet 48 e 49 te Kodit Penal si dhe duke cmuar rrezikshmerine e vogel te autoreve, Gjykata e Apelit cmon e duhet te urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim.

Konkretisht gjykata merre parasyshe se te tre te pandehurit e kane pranuar fajsine per vepren e kryer dhe kane shfaqur qendrim te thelle pendues c’ka perben rrethana lehtesuese sipas nenit 48 germa “c”te Kodit Penal.

Ky pendim i thelle perben prove te plote sepse autoret e vepres penale pra te tre te pandehurit kane dhene spjegime te plota per rrethanat e kryerjes se vepres penale, ne siqarimin e motiveve qe i kane shtyre ta bejne.

Sipas deshmis se penalitetit qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton se te pandehurit Zabit Lashi, Bajram Rrahmanaj e Kufitar Shabani nuk njihen si persona me precedent penale pasi jane te padenuar me pare per kryerjen e ndonje veper penale.

Konform nenit 49 te Kodit Penal Gjykata e Apelit merr ne konsiderate edhe rrethanat e tjera te te pandehurave si gjendja e veshtire ekonomike, mosha e thyer si dhe faktin se familja e tyre nuk ka qene asnjehere problem per organin e drejtesise

PER KETO ARSYE
Gjykata e Apelit ne baze te nenit 428/1 germa “a” dhe “b” e Kodit Penal.

V E N D O S I

Lenien ne  fuqi te vendimit Nr.881 date 31.05.2011 te Gjykates se Rrethit Tirane  me kete ndryshim .

Ne  zbatim  te nenit 59 te Kodit Penal,   urdherohet  pezullimi  i  ekzekutimit te vendimit   me  burgim   per te pandehurit   Zabit Lashi,   Bajram  Rrahmanaj e Kufitar  Shabani,   per nje  afat  kohor prej 4 (kater )  vjetesh,   duke  u vene  ne prove   te  pandehurit,   me  kusht   qe gjate kohes se proves   te mos kryejne  veper tjeter  penale.

Urdherohen  te pandehurit Zabit Lashi, Bajram  Rrahmanaj e Kufitar  Shabani qe te  mbajne  kontakte  me  sherbimin  e  proves.



Tirane me 02.03.2012

ANETAR ANETAR KRYESUES

A. HAXHIALUSHI T. NDRECA F.QATO
Yüklə 37,67 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə