Magazin za kulturu, umjetnost, nauku I obrazovanje / Magazine for culture, art, science and education



Yüklə 18,38 Kb.
tarix14.04.2018
ölçüsü18,38 Kb.
#38124

DIOGEN pro culture magazine & DIOGEN pro art magazine -ISSN  2296-0929; ISSN  2296-0910

Publisher online and owner, Sabahudin Hadžialić, MSc

E-mail: contact_editor@diogenpro.com / WWW: http://www.diogenpro.com/


Magazin za kulturu, umjetnost, nauku i obrazovanje / Magazine for culture, art, science and education
Dr. Ilir Muharremi

Imitimi instinkt natyral i njeriut

Artistët rrallë herë janë artistë dhe nëse përpiqen të jenë artistë të vetës prapë nuk janë artistë, por arkeologë dhe psikologë. Disa nga ta imitojnë mjeshtrit e vjetër ose ata italianë, piktorët e peizazheve që përdorin pemë dhe re për të rikrijuar oda dhe elegji, të tjerët fytyra për të zbuluar përfytyrimin e asaj se “ ky ose kjo janë pikërisht këta”. Të gjithë këta në skenë vënë ndonjë kujtim apo teori, asnjëri veten, por edhe sikur ta vendoste veten prapë vetja pushtohet nga kujtimi dhe objektivja, veçse rikrijon lëvizje për tu përplasur dhe ribërë. Të ngopur e stërngopur me idetë e zakonshme, pa të cilat nuk mund të aktivizojnë, furçën, penën, daltën, dashurojnë një formë jo për atë që është por, për atë që ajo shpreh. Janë të vuajtur, refleksiv, patetikë, kopjues, një mijë milje larg mjeshtërve të lashtë të cilët nuk lexonin, por mendonin, me sytë e tyre festonin. Hegeli definonte artin si: “Shfaqje të idesë” në formë konkrete dhe të ndjeshme. Është simbolik në lindje, klasik në Greqi, romantik në perëndimin e krishterë”. Këto janë veçse teza, antiteza dhe sinteza. Kjo ide nuk është e askujt, por ide ne vete. Kjo në vete imitohet nga vetja. Është absolute.

Nuk mund të mënjanohet thënia e Aristotelit “Imitimi është një instinkt natyral i njeriut, i shfaqur që nga koha e foshnjërisë”. Njeriun e ndajmë nga kafsha, vetëm për arsye se prirja e tij për të imituar është më e theksuar. Njerëzit në veçanti artistët ndjenjë kënaqësi nga imitimet. Këtu është ajo përplasja për ta kapur

identiken e cila është e huaj edhe nuk ka kuptim pa u mishëruar, qoftë formë, objekt, njeri.... Kënaqësia është këtu, e kjo na dirigjon. Në realitet objektet na kallin mërzitje, por ndezin kënaqësinë kur shohim riprodhimin e tyre të mbaruar në formë artistike, dhe vetëm arti mund ta arrin këtë. Riprodhimi ngjallë kënaqësi kur kemi parë origjinalin, ngjyrën, fytyrën, konturet, pjesën e jashtme. Kjo renditet tek natyra ngaqë instinkti i imitimit, harmonia dhe ritmi janë rreshtuar tek ekzistenca, ndeshen dhe asgjë nuk është e huaj. Prirja për të riprodhuar një asgjë reflekton kuptimin që ndodhet në esencë , pa e prekur artisti.

Në lashtësi njerëzit ndjenin më shumë për imitimin, ecnin me hapa të ngadaltë duke u nisur nga gjërat e gjetura aty për aty, improvizonin, dhe krijonin poezinë. Më pastaj, poezia u nda në disa degë. Sipas Aristotelit, imitimi ndodhte sipas karakterit të veçantë të aktorëve; ata që kishin karakter më të lartë , imitonin veprat e bukura të njerëzve të shquar, aktorët me karakter më të dobët, imitonin veprat e njerëzve të dobët. Por, ka edhe të tjera, të pakta më të thella; lexuesit i duket ngjarja e natyrshme, por edhe aty ku personazhi i quan të natyrshme ato që ndodhin. Dorëzimi i fëmijërisë absolute të imitimit natyral nga i cili asnjëherë nuk mund të ikim, ndoshta arti e përbuzë këtë me lartësi. Imitimi i natyrshëm krijon ndjesi dhe kënaqësi, të dyja këto nuk u takojnë logjikës, andaj, nuk mund t’i perceptojmë.

Për Leon Battista Albertin, një shkrimtar i madh i shekullit 15, piktura historike ishte sfida më e vështirë për një artist. “Që të zgjedhë temën e përshtatshme, artisti duhet të ketë lexuar shumë”. Ky është një studim i tij i filluar mbrapshtë. Çdo artist duhet ta ribëjë veten, pa njohur stilin, filozofinë, historinë dhe të krijon atë që i mungon. Ai është i obliguar të tregoj histori vetanake pa fjalë, por, duhet ndarë imitimin historik me artin, historia tregon të vërtetën e arti është lëvizje e kundërt me të vërtetën. Artistin duhet ndarë nga zanatliu dhe imituesi. Artisti projekton të ardhmen ndërmjet momentit, momenti sfidon edhe të kaluarën edhe të ardhmen, ngritët me vërtetësinë reale, reale ngaqë është aty për ty, dhe duhet shtuar kujdes. Më duhet përmendur artin japonez që ishte në rënie në atdheun e vet, u ringjallë në krijimtarinë e piktorëve impresionistë francez. Pikturat japoneze ngjanin me veprat antike të grekëve, dhe të ngjashme me atë Rembrantit Poterit, Halsit, Vermajerit,

Ostades, Resdalit. Imitimi qe i njëpasnjëshëm, sekreti i grekëve qëndron në pasurinë e mësimeve, një vepër tragjike greke ngritë fatin i cili merr pamjen e logjikës dhe të natyrshmes. Çdo fat është i parathënë dhe është vendosur nga perënditë. Qëllimi është pasqyrimi përmes logjikës, logjika bëhet bartëse e imitimit të fatit. Fati gjithnjë ka ndodh, do të ndodh, me miliarda vjet qe ky fat dhe ai fat, është kështu. Jemi imitues dhe bartës të fatit tonë. Fati nga thënia është shpesh i pamundur, por bëhet i mundur kur shkundet në të vërtetën. Është kopje absolute e krijimit, por cili është qëllimi i fatit? Të vazhdoj së imituari përmes njerëzores dhe artit? Është siguri e dëshpëruar qoftë fat tragjik apo i lumtur, kjo kur ndodh është e mundur. Fati ekziston në ndodhinë, por arsyetohet para ndodhisë, vetëm për të arrit shkallën e tejkalimit njerëzor. Artisti tall veten kur imiton fatin, shndërrohet në një majmun dëshpërimi duke ju dorëzuar pasigurisë jetësore, dhe zemra ka një prirje të papëlqyeshme për të përfillur si fat gjënë që e shtyp. Ka të drejtë. Mirëpo, artisti postmodern ia vesh vetes meritën e tij, kur nuk e lë në harresë. Pikërisht këtu është e vërteta kur pohohet se nuk duhet harruar, por, kujtuar, imituar dhe të ndjehet si kënaqësi. Me të mund të vazhdohet, para se të revoltohemi me jo-në e madhe, protestë kundër pakënaqësive dhe padrejtësive. Në anën tjetër Van Goghu thekson: “I kam lexuar edhe “Zherminalin”, dhe “Tokën” e Zolasë; duke pikturuar fshatarin, ne s’kemi si të mos u japim të tjerëve të kuptojnë, që në fund të fundit, këta libra na janë balsam zemre, na janë bërë pjesë e vetëdijes”. Imitimi ndeshët me logjikën, logjika përpiqet të kap atë pjesën përshkruese duke e mbartë në pamoren. Në këtë rast prapë kthehemi te ajo e natyrshmja që nga lindja dhe dallimi ndërmjet njeriut dhe kafshës, por kafsha është më e sinqertë me artin. Bëhet fjalë për aventurën e pa ndikuar, të krijuar mbi morri ngjyrash, objektesh, gurësh, lumenjsh, të gjitha që janë, mund edhe të mos janë, por ekzistojnë për tu ribërë ashtu si janë. Kjo ndodh edhe me njeriun-artist.

Në shekullin 19 u bë e modës të pikturohej jashtë. Të frymëzuar nga efektet e dritës dhe motit, artistët, tashmë, dëshironin t’i pikturonin peizazhet e tyre drejtpërdrejt në natyrë. Kjo është ajo ribërje e asaj që është, të qëllohet se vërtet është kështu si është. Ku është qëllimi? Të vdesë kështu siç ishte gjithnjë, vetëm të shumëfishohet. Kjo është propagandë e vetës. Claude Monet shkruan: “Vini re diellin që bie mbi zambakët e ujit dhe ndriçon mbi urë”, ai këtë e bënë si proces

natyror, dukshëm artisti përpiqet t’i jap një mbi kuptim duke na thelluar më shumë në atë që është në të vërtetë. Një botë e qetë e paqtë, fare larg revolucioneve që ndodhin asokohe.

Imitimi ndjen një nostalgji fëmijërore për artin e vjetër dhe atë modern, por gjithnjë bukuria qëndron tek arti i vjetër ngaqë është fëmijëri naive e një bote. Simfonitë e natyrës kur nuk janë të heshtura, artisti imiton për llogari të veten, akordet të cilat gjithnjë përsëriten dhe asnjëherë nuk mund t’i kapim të gjitha vibrimet. Kjo është ajo ndarje ndërmjet artistit dhe natyrës. Sikur ta kapte nuk do të kishte kuptim, andaj imitimi dhe natyra japin kuptim mbi kënaqësinë. Da Vinçi bukur e thotë: “Unë u flas gjithmonë piktorëve, të mos imitojnë mënyrën e të tjerëve, kështu do ta thërrisnin nip e jo bir të natyrës në raport me artin.” Kjo është një e metë serioze e të gjithë piktorëve të sotëm të cilët jetojnë në mashtrim.



  1. Aristoteli, “Poetika”, Prishtinë, 1984, fq.12

  2. Leon Battista Alberti was an Italian humanist author, artist, architect, poet, priest, linguist, philosopher and cryptographer; he epitomised the Renaissance Man.

  3. Vinsent Van Gogh, “Magjia e artit- letra vëllait Teo”, Tiranë, 2003, fq.161

  4. Claude Oscar Monet ishte një piktor francez prej më të mëdhenj impresionistë të botës.

  5. Leonardo di ser Piero da Vinci (origj. Leonardo da Vinci i njohur edhe si Da Vinçi ose Leonardo.) Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor italian i Rilindjes.


PR

DIOGEN pro kultura

http://www.diogenpro.com


Yüklə 18,38 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə