Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə4/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113

 
12
Domethënë, 
 vetitë e substancave mundet të jenë fizike dhe kimike, me çka me vështrim më lehtë mund të vërtetohen 
disa veti fizike; 
 nëse vjen vetëm deri te ndryshimi i vetive fizike (pa ndryshim të natyrës kimike të substancave), 
ndryshimet janë fizike, ndërsa nëse një ose më shumë substanca kalojnë në një ose më shumë substanca, 
flasim për ndryshime kimike. 
Përzierjet  
Dy ose më shumë substanca mund të përzihen dhe të formojnë sistem që quhet përzierje
*
. Kur në përzierje ka 
më shumë se një nga substancat që e përbëjnë

, konstituentët tjerë mund ti konsiderojmë si papastërti ose 
primesa. Çështje e përgjigjes është të përcaktohet se kur një konstituent do ta konsiderojmë si primesë. 
Përzierjet mundet të jenë homogjene dhe heterogjene. Te përzierjet homogjene nuk ekzistojnë kufij, ndërsa në 
përzierjet heterogjene ka kufij që ndajnë pjesë me veti të ndryshme. Kuptohet, homogjene ose heterogjene mund 
të jenë edhe sistemet e formuara nga një substancë e njëjtë. Kështu, uji i lëngtë është sistem homogjen, ndërsa uji 
në të cilin ka akull është sistem heterogjen. 
Nganjëherë është menjëherë e dukshme se bëhet fjalë  për përzierje. Për shembull, në gurin e rërës ose në rërën e 
ndonjë plazhi (fig. 1.6) lehtë vërehen pjesë me ngjyra të ndryshme. 
Është më e vështirë me vështrim të përafërt të vërtetohet se një lëng pa ngjyrë dhe i tejdukshëm është uji i njëjtë, 
tretësirë e sheqerit  në ujë ose tretësirë e kripës së kuzhinës në ujë (tretësirat janë përzierje homogjene).  
Megjithatë, tretësira ujore e sheqerit mundet të ndahet në pjesë përbërëse nëse uji avullohet dhe pastaj 
lëngështohet (veprimi quhet distilim) me çka mbetje do të jenë sheqeri. Për ndryshe, ekzistojnë edhe veprime 
tjera për ndarjen e përzierjeve. Të tilla janë, të themi, filtrimi (fig. 1.7 a),  dekantimi

 (fig. 1.7 b),  ekstraktimi
§
 
(fig. 1.7 c) dhe mjaftë të tjera. 
Shkurtë thënë,  
Përzierjet mund të jenë homogjene dhe heterogjene, ndërsa substancat që e përbëjnë përzierjen mundet 
të ndahen duke shfrytëzuar veprime që nuk e ndryshojnë natyrën  e konstituentëve. 
                                                           
 
† Substancat të cilat e përbëjnë një sistem do ti quajmë konstituent të tij. 

 Dekantimi paraqet derdhjen e kujdesshme të lëngut, me çka substanca e ngurtë mbetet në enë (shih. fig. 1.7 b). 
§ Ekstraktimi është veprim me të cilin substanca e tretur në ndonjë tretës prej tij tërhiqet me ndihmën e tretësit tjetër në të cilin ajo më shumë 
tretet. Për këtë qëllim ekzistojnë hinka ndarëse (fig. 1.7 c).  
 
       
 
Fig. 1.6. Gurë rëre dhe kokrra të rërës  
   


 
13
Ndërtimi i substancave  
Siç e din, substancat janë të formuara prej grimcave, molekulave, atomeve ose joneve. Me që, kështu të themi, 
substancat janë të ndërtuara prej këtyre grimcave, për ato do ta shfrytëzojmë emrin njësi ndërtuese. Praktikisht këto 
grimca në një farë mënyre janë të lidhura njëra me tjetrën. Për mënyrat në cilat ajo ndodhë do të flasim më vonë. 
Substancat e pastra mundet të formohen vetëm nga një lloj i atomeve ose në ndërtimin e tyre të marrin pjesë dy 
ose më shumë lloje të atomeve.  
Kur në ndërtimin e substancës së njëjtë marrin pjesë vetëm një lloj atomesh ose siç thuhet, kur substanca është 
homoatomike
*
, flasim për substancë të thjeshtë. Nganjëherë përdoret edhe emri substancë elementare, por në 
këtë kuptim nuk guxon të përdoret emri element

. Nëse, njësitë ndërtuese janë të formuara prej llojeve të 
ndryshme të atomeve, fjala është për komponim. Komponimet janë substanca heteroatomike


Skematikisht kjo mundet të paraqitet kështu: 
 
                                                           
 

 Elementi është grup i atomeve me numër të njëjtë të protoneve në bërthamë (për këtë shih më poshtë, faq. 220). Kështu, në përbërjen e 
gazit të dioksidit të karbonit marrin pjesë elementet karboni dhe oksigjeni, por këto nuk janë karboni i ngurtë dhe oksigjeni i gaztë. 
‡ Në përkthim– atomesh të ndryshme. 
Shiko rreth teje. Përpiqu të gjesh sa më shumë substanca dhe të vërtetosh se a është fjala për substanca të njëjta ose përzierje. Ke kujdes: 
sipas pamjes së tyre përzierjet mundet të duken sikur të jenë të njëjta, sipas pamjes së jashtme, nuk ka dallim të posaçëm midis ujit dhe ujit 
në të cilin kemi tretur pak sheqer, por ka dallim në shije, dhe në densitet, temperaturën e vlimit etj.)! 
Përgatit tabelë në të cilën do ti shënosh substancat të cilat i ke vërejtur, vlerësimi yt për atë se a është fjala për substanca të njëjta ose 
përzierje dhe vlerësimi për atë se a mundet ti konsiderojmë si materiale.  
Përskaj kësaj, në tabelë përshkruaj edhe vetitë që mundet ti vërtetosh dhe përcaktoi se a janë fizike ose kimike. 
  
   
   
 
 
      a 
 
                    b 
 
               c 
Fig. 1.7. Filtrimi (a), dekantimi (b), hinka ndarëse (c
 
 
 
 
   
 
 
 
 
 
 
SUBSTANCAT E 
PASTRA  
 
SUBSTANCA TË 
THJESHTA  
 
 
KOMPONIMET  
homoatomike   
 
 
 heteroatomike
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə