Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə5/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113

 
14
 Ekzistojnë substanca të thjeshta që formohen nga lloji i njëjtë i atomeve 
si substanca tjera të thjeshta, por njërat prej të tjerave dallohen sipas 
mënyrës në të cilën atomet janë të lidhura midis tyre.  
Kështu, edhe oksigjeni edhe ozoni përbëhen nga atomet e elementit të 
oksigjenit, mirëpo në rastin e parë njësitë ndërtuese janë molekula të 
formuara prej dy atomeve, ndërsa në të dytin prej tre atomeve  (fig. 1.8).  
Substanca interesante bakminsterfullereni është emërtuar prej 
molekulave që përmbajnë nga gjashtëdhjetë atome të karbonit të lidhura 
ashtu që molekula ti ngjajë topit të futbollit (fig. 1.9 a), ndërsa në 
strukturën e grafitit atomet e karbonit formojnë shtresa (fig. 1.9 b). Vetëm prej atomeve të karbonit përbëhet 
edhe diamanti (fig. 1.9 c), por ato janë të rradhitura ndryshe krahasuar me grafitin (çdo atom i karbonit është i 
lidhur me katër atome tjera). 
 
 
Dallime në ndërtim ka edhe midis sulfurit rombik dhe monoklinik (për këto substanca ke mësuar në shkollën 
fillore). Ekzistojnë edhe shembuj tjerë. 
Me siguri e din që kur dy ose më shumë substanca të thjeshta dallohen për nga mënyra në të cilën janë lidhur 
atomet në ato ose në cilën mënyrë janë grupuar njësitë ndërtuese (nëse është fjala për kristal), flasim për 
modifikime alotropike
*
. Bakminsterfullereni, grafiti dhe diamanti janë modifikime alotropike të karbonit. 
Të përsërisim: 
 njësitë ndërtuese në substancave janë të lidhura njëra me tjetrën;  
 kur ekziston vetëm një lloj i njësive ndërtuese, flasim për substancë të njëjtë; 
 kur substanca e njëjtë është formuar nga një lloj i atomeve, ajo është substancë e thjeshtë, ndërsa në 
rastin e kundërt bëhet fjalë për komponim
 kur dy ose më shumë substanca të thjeshta dallohen sipas ndërtimit të tyre, flitet për modifikime 
alotropike. 
 
 
                                                           
*
 Nganjëherë modifikimet alotropike konsiderohen si forma të ndryshme të substancës së njëjtë. 
  
 
Fig. 1.8. Modelet e molekulave të 
 oksigjenit të thjeshtë dhe ozonit  
  
   
   
 
 
          a   
 
          b   
 
           c 
Fig. 1.9. Modele për ndërtimin e bakminsterfullerenit (a), të grafitit (b) dhe të diamantit (c)
 


 
15
 
 
1.2. GJUHA E KIMISË  
 
SIMBOLET DHE FORMULAT KIMIKE  
Alfabeti i kimisë  
Mjet komunikues midis njerëzve janë të folurit dhe shkrimi. Njerëzit flasin në gjuhë të ndryshme, ndërsa kur 
shkruajnë, dallohen jo vetëm për nga gjuha, por edhe për nga alfabeti që e përdorin. Kështu është edhe me 
kiminë dhe me ata që merren me kimi. Mirëpo, ata kanë një gjuhë të përbashkët, gjuhën e shenjave kimike 
(përkatësisht simboleve kimike) në të cilën çdo simbol është shkronjë e llojit të vetë. Prej këtyre “shkronjave”  të 
njëjta formohen edhe “fjalë”  formulat kimike. Pa marrë parasysh se në cilën gjuhë është shkruar tekst në lidhje 
me kiminë, ai përmban simbole të njëjta kimike, në mënyrë të njëjtë janë të shkruara edhe 
formulat kimike. Në secilën gjuhë (shih djathtas, pjesën nga një tabelë japoneze të sistemit 
periodik) H është simboli kimik për hidrogjenin dhe nuk duhet të kuptohet gjuha përkatëse, që 
kjo të shihet. Aspak nuk është me rëndësi që nuk i kuptojmë shenjat kimike nën simbolin kimik 
të hidrogjenit. 
Simbolet kimike përdoren edhe në një mënyrë tjetër. Pikërisht, nëse duam të shënojmë një atom 
të hidrogjenit do të përdorim përsëri simbolin e hidrogjenit H, ndërsa një atom të oksigjenit do ta shënojmë me 
O. Nga mbetja e tekstit duhet të kuptohet se  ç’është ajo shenjë për elementin ose për një atom të atij elementi.  
Simbolet janë nxjerrë nga emrat latin të elementeve
*
 dhe patjetër e përmbajnë shkronjën  e parë të emrit. Për 
shembull, nga emri latin i hidrogjenit  (hydrogenium) rrjedh simboli H, nga emri latin i oksigjenit (oxygenium) 
rrjedh simboli kimik O etj. Kur ka më shumë elemente emrat latin të të cilave fillojnë me shkronjën njëjtë, 
përskaj të parës, merret edhe ndonjë  shkronjë karakteristike. Ajo mundet, por nuk është patjetër të jenë 
shkronja e dytë e e emrit latin. Kështu, nga emri i heliumit rrjedh simboli He, nga emri holmium  simboli Ho, 
nga emri latin për zhivën  hydrargirum (hidrargirum) nxirret simboli Hg në të cilin siç shihet, nuk është marrë 
shkronja e dytë, por madje shkronja e  shtatë.  
 
 
Deri para një kohe të shkurtë, simbolet kimike kanë përmbajtur një ose dy shkronja. Mirëpo para disa viteve 
është bërë një marrëveshje që emrat e elementeve përfitimi i të cilëve nuk është vërtetuar duhet të formohen në 
mënyrën që nga rrënja e fjalëve latine dhe greke që i tregojnë shifrat në numrin rendorë (atomik) (shih tabelën 
                                                           
*
 Emrat e pranuar të elementeve të njohura deri më tani, së bashku me simbolet e tyre, janë dhënë në Shtesën A4. Janë numëruar elementet 
deri te kopernikumi. Gjitha elemente vijuese do të kenë emra dhe simbole të cilat janë fituar në mënyrë sistematike (shih më poshtë).  
† Kuptohet nëse simboli kimik përbëhet vetëm nga një shkronjë, kjo do të shkruhet si e madhe. Kështu, simboli kimik për oksigjenin është  
O, e jo o
 
 
Kujdesvetëm shkronja e parë e simbolit kimik është e madhe

 dhe kjo duhet të miret parasysh gjithnjë që të mos krijohet 
huti. Kështu, simboli kimik për kobaltin është Co, ndërsa CO tregon monoksidin e karbonit!  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə