Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə7/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   113

 
18
Formulat përdoren edhe gjatë shënimit të 
grupacioneve prej atomeve të njëjta. Kështu, gazrat 
hidrogjeni, oksigjeni, azoti, klori dhe tjera janë 
formuar nga molekulat dyatomike, ndërsa për 
shënimin e tyre formulat siç janë H
2
, O
2
, N
2
, Cl
2
 etj. 
Formulat e njëjta shfrytëzohen për shënimin e vetë 
substancave, nëse duam të theksojmë se ato janë 
formuar prej molekulave të tilla. Kështu, sulfuri në 
gjendje të ngurtë agregate përbëhet prej molekulave 
tetëatomike (fig. 1.11) dhe, për tu theksuar ky fakt, 
nganjëherë shfrytëzohet formula S
8
 dhe emri 
oktasulfur
*
. Shumë më shpesh sulfurin e shënojmë 
thjeshtë me simbolin S.  
 
Nganjëherë në përbërjen e njësive marrin pjesë grupacionet e atomeve që edhe vetë sillen si 
njësi. Kështu, në përbërjen e kripërave të acidit sulfurik hynë grupacioni SO
4
2-
 joni  sulfat. 
Në rastin e tillë do të shkruajmë, të themi, Na
2
SO
4
, CaSO
4
 dhe Al
2
(SO
4
)
3
.  
Përndryshe, formulën e sulfatit të aluminit, Al
2
(SO
4
)
3
, do ta lexojmë “alëdy, sëokatër 
triherë”. 
Formulat japin informata edhe për përbërjen e substancave dhe prej tyre mundet të shihet se 
në çfarë raporti sasiorë gjinden elementete që e përbëjnë substancën përkatëse. Kështu, 
formula CaCO
3
 tregon se në karbonatin e kalciumit raporti i sasive të kalciumitkarbonit 
dhe oksigjenit është 1 : 1 : 3.  
Kuptohet, raportin e njëjtë të sasive do ta kemi edhe nëse formula do të ishte Ca
2
C
2
O
6
 
(raporti 2 : 2 : 6 është i njëjtë me 1 : 1 : 3). Mirëpo, nëse nuk kemi arsye speciale të 
veprojmë ndryshe, zgjedhim indeksat numërplotë më të vegjël të mundshëm. Në rastin, 
karbonati kalciumit është formuar prej joneve të kaciumit dhe të karbonateve, dhe është 
praktike të merret raporti më i vogël i mundshëm i sasive të joneve. Është e dukshme se për 
karbonatin e kalciumit njësia e formulës do të jetë kombinimi i një joni Ca
2+
 dhe një joni 
CO
3
2
-


Nuk do të zgjedhim indeksa më të vegjël të mundshëm atëherë kur duam që me formulën ta 
tregojmë ndërtimin e njësisë. Kështu, formula e benzenit (C
6
H
6
) tregon se raporti i sasive të 
karbonit dhe hidrogjenit në komponimin është 6 : 6 ose, që është e njëjtë me, 1 : 1. do të 
kishim mundur të zgjedhim mundësinë mëtë thjeshtë dhe benzenin ta shënojmë si CH, 
ashtu sikur vendosëm që formulën e klorurit të natriumit do ta shkruajmë si NaCl, ndërsa 
atë të karbonatit të kalciumit si CaCO
3
. Kështu sot askush nuk vepron kështu sepse dihet se 
molekulat e benzenit janë të formuara prej gjashtë atomeve të karbonit dhe gjashtë atomeve 
të hidrogjenit (fig. 1.12), dhe formula C
6
H

e tregon këtë fakt
 
madje edhe atëherë kur na 
shërben si shenjë për substancën. Përpos kësaj, edhe në substanca tjera (për shembull, te 
etini, C
2
H
2
), poashtu kemi raport 1 : 1 të sasive të karbonit dhe të hidrogjenit, ashtu që nga 
formula CH nuk do të ishte e qartë se për cilën substancë bëhet fjalë.  
 
                                                           
*
  Nëse kështu veprojmë, emri i substancës së formuar prej molekulave të H
2
 do të ishte dihidrogjeni, ai i oksigjenit të gaztë do të ishte 
dioksigjen dhe ngjashëm. 
 
Fig. 1.10. Kah definicioni për njësinë e formulëson te substanca 
e llojit të NaCl (majtas) dhe të MgCl
2
 (djathtas) 
 
Fig. 1.11. Modeli 
për strukturën e 
sulfurit të rëndomtë  
 
 
 
Fig. 1.12. Modelet 
për ndërtimin e 
molekulave të 
benzenit (lartë) dhe 
të etinit 
   njësi  e formulës                              njësi  e formulës 


 
19
E gjithë kjo,  
 formulat kimike shpesh e zëvendësojnë emrin e një substance, mundet të shënojnë edhe një molekulë 
ose një njësi të formulës të substancave; 
 formulat e shprehin edhe përbërjen (kualitative dhe kuantitative) të substancave ose të njësive prej të 
cilave ato përbëhen. 
Atë qe e mësuam, shkurtimisht mund ta prezantojmë me ndihmë të skemës së dhënë më poshtë. Mësoje mirë dhe 
shfrytëzoje atë mirë çdo herë kur të nevojitet ose kur të jesh në dilemë.  
 
Nëse je i sigurt se e gjithë të është e qartë, kalo skemën dhe lexo më tutje. 
 
Të përfundojmë: 
kur duam të shprehim jo vetëm përbërjen e komponimit, por edhe atë të njësive ndërtuese, mundet të 
përdoren edhe koeficientë që nuk duhet të jenë patjetër numrat më të vegjël të mundshëm të plotë. 
 
Shfleto deri në fund këtë tekst. Përpiqu, që në bazë të njohurive të deri tanishme, të vlerësosh se cilat substanca prej atyre që janë prezantuar 
me formula janë formuar të cilat nuk janë ndërtuar prej molekulave.  
Formo idetë të njërave dhe të tjerave dhe ruaji ato. Në listë le të ketë nga dhjetra formula të njërit lloj dhe të tjetrit. Në fund të vitit shkollorë 
bëj të njëjtën edhe një herë. 
Krahaso dy listat. A janë të njëjta? A ke mësuar diçka të re?
 
 
 
 
FORMULA 
 
 TREGON NJËSI  
 
TREGON SUBSTANCË
 
 
S i m b o l e t   k i m i k e   t r e g o j n ë   a t o m e . 
S i m b o l e t   k i m i k e   s h ë n o j n ë   e l e m e n t e . 
Indeksat (çdo herë numë plotë) tregojnë numrin e 
atomeve për llojin e dhënë në njësinë.  
Indeksat i japin raportet e sasive të substancave të 
elementeve ose grupeve prej të cilëve është 
formuar. 
 
Nëse nuk ka arsye që na detyrojnë të veprojmë 
ndryshe, e zgjedhim raportin më të vogël të 
mundshëm të indeksave. 
Indeksi 1 nuk shkruhet. 
Indeksi 1 nuk shkruhet. 
Kur në përbërjen e njësisë hyjnë grupe të atomeve 
që përsëriten, këto grupe shënohen në kllapa, edhe 
me indeks pas kllapave shënohet numri i grupeve të 
këtilla. Ky indeks vlen për gjithë përmbajtjen në 
kllapa. Gjatë përcaktimit të numrit të atomeve të 
llojit të caktuar, me indeksin jashtë kllapave 
shumëzohen indeksat që qëndrojnë përskaj 
simboleve të elementeve të elementeve në kllapa. 
Kur në përbërjen e njësive prej të cilave është 
formuar substanca ka grupe atomike që përsëriten, 
ato shënohen në kllapa, me indeks pas kllapave 
shënohet numri i grupeve të tilla. Indeksi 
nënkupton tërë përmbajtjen në kllapa. Për gjetjen e 
sasive të elementeve të cilat marrin pjesë në 
formimin e kësaj substance, me indeksin e jashtëm 
shumëzohet secili prej indeksave në kllapa. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə