20
VALENCA
Emri i njëjtë – kuptimi i ndryshëm
Kuptimi për
valencën është një nga kuptimet e rëndësishme në kimi. Ai në praktikën kimike është sjellur në
shek. XIX, edhe ti je takuar me të qysh gjatë mësimit të parë në kimi. Ky nocion deri sot ka ruajtur emrin e parë,
por ka ndryshuar
përmbajtjen e tij
.
Së pari, kur është folur për valencën, është menduar në aftësinë e atomeve të një elementi që të lidhet me numër
të caktuar të hidrogjenit ose numër të caktuar të atomeve të hidrogjenit të zëvendësojë në ndonjë komponim.
Kështu, nëse atomi i ndonjë elementi mund të
lidhet me një atom të hidrogjenit, është thënë se ai atom (ose ai
element) është
njëvalent, përkatësisht ka valencë të barabartë me 1, nëse mund
të lidhet me dy atome të
hidrogjenit ai është
dyvalent (ka valencë të barabartë me 2) etj. Ngjashëm kështu, nëse një atom i ndonjë
elementi mund të zëvendësojë një atom të hidrogjenit, ai është
njëvalent, nëse mund të zëvendësojë
dy atome ai
është
dyvalent dhe ngjashëm.
Që kjo e thënë të kuptohet më lehtë, do ti përsërisim shembujt që më ti i ke të njohur, fillo me disa komponime
që përbëhen vetëm prej hidrogjenit dhe ndonjë elementi – klorhidriku, uji, amoniaku dhe metani. Formulat e
tyre, janë përkatësisht, HCl, H
2
O, NH
3
dhe CH
4
. Në klorhidrik një atom i klorit është i lidhur me një atom të
hidrogjenit dhe, sipas kësaj, klori është
njëvalent
*
. Në ujë raporti midis numrit të atomeve të oksigjenit dhe
hidrogjenit është 1 : 2, ashtu që oksigjeni është
dyvalent. Në mënyrë të ngjashme përfundojmë se azoti në
amoniak është
trevalent, ndërsa karboni në metan është
katërvalent.
Nga ana tjetër, nga klorhidriku mund të fitohet kloruri i natriumit formula e të cilit është NaCl. Nga
formula
duket si një atom i
natriumit ka zëvendësuar një atom të
hidrogjenit. Për këtë arsye mundet të konsiderohet se
natriumi është
njëvalent. Ekzistojnë edhe kloruret e kalciumit, aluminit, kallajit dhe antimonit formulat e të
cilëve janë përkatësisht, CaCl
2
, AlCl
3
, SnCl
4
dhe SbCl
5
. në pajtueshmëri me definicionin e sipërpërmendur,
përfundojmë se kalciumi është
dyvalent, alumini
trevalent, kallaji është
trevalent, ndërsa antimoni është
pesëva-
lent.
Mirëpo, jo gjitha elementet mundet të komponohen me hidrogjenin ose ti zëvendësojnë në komponimet e tyre.
Nga ana tjetër, oksigjeni formon shumë më tepër komponime, duke përfshirë edhe
okside të elementeve
†
. Në
bazë të kësaj, kuptimi për valencën pak është ndërruar. Në vend të
raportit me hidrogjenin, valentiteti ka filluar
të përcaktohet në
raport me oksigjenin. Me fjalë të tjera, nëse elementi E mundet të konsiderohet si ekuivalent
(
njëvlefshëm) me një atom të hidrogjenit
‡
. Ai,
sipas asaj, është njëvalent. Nëse, formula e oksidit është EO,
elementi është dyvalent etj. Mënyra e përcaktimit të valentitetit në këtë mënyrë më mirë shihet në tabelën e
dhënë më poshtë.
*
Më e drejtë do të ishte të thuhet se atomet e klorit janë njëvalente. Vërejtja e njëjtë nënkuptohet edhe për gjitha shembujt vijues.
† Me siguri e din se, këto komponime më shpesh përbëhen vetëm prej dy elementeve, nga oksigjeni dhe nga elementi E për oksidin e të cilit
është fjala.
‡ Përkujtohu në formulën e
ujit.
21
Formula
e oksidit
Valenca e elementit E
Formula
e oksidit
Valenca e elementit E
E
2
O
1
E
2
O
5
5
EO
2
EO
3
6
E
2
O
3
3
E
2
O
7
7
EO
2
4
EO
4
8
Dhe kështu,
Valenca mundet të përcaktohet edhe në raport me oksigjenin edhe atë në bazë të formulës së oksidit (ose
të njërit prej oksideve) të elementit të dhënë.
Përcaktimi i valencës në raport të oksigjenit e ka
lehtësuar, por
nuk e ka zgjedhur problemin me
valentitetin.
Posaçërisht të komplikuara kanë qenë problemet te komponimet organike. Kështu, siç ke mësuar karboni është
katërvalent në gjitha komponimet organike, pavarësisht se a bëhet fjalë, të themi, për metanin (CH
4
), për
butanin (C
4
H
10
) ose për etinin (C
2
H
2
).
Mirëpo, deri në përfundimin për
katërvalentitetin e karbonit në gjitha komponimet organike nuk mund të arrihet
në asnjërin nga dy mënyrat e më sipërme. Me fjalë të tjera, nëse valenca do të përcaktohej në raport me
hidrogjenin, valenca e karbonit në
metan do të ishte 4, por në butan do të ishte 2,5 (katër atome të karbonit janë
lidhur për
dhjetë atome të hidrogjenit), ndërsa në etin ajo do të ishte e barabartë me një. Nga ana tjetër, karboni
formon vetëm dy okside CO dhe CO
2
, ashtu që valentiteti (në raport me oksigjenin) e barabartë me
një nuk vjen
parasysh. Për valentitet që nuk do të ishte numër i plotë aspak nuk mund të flitet në suaza të definicioneve të
lartë përmendura
*
.
Në realitet, edhe katërvalentiteti i atomeve të karbonit dhe valenca e elementeve tjera mundet të përcaktohet nëse
me valentitet (valencë) nënkuptojmë numrin e
lidhjeve kimike që i formon një atom.
Kështu, valenca e oksigjenit është e barabartë me 2 edhe
në ujë (ku një atom i oksigjenit është i lidhur me dy atome
të hidrogjenit) edhe në peroksidin e hidrogjenit (H
2
O
2
) ku
secili atom i oksigjenit është i lidhur me një atom të
hidrogjenit edhe me atomin tjetër të oksigjenit. Në bazë të
definicionit të dhënë më lartë, atomet e hidrogjenit
elementarë
†
(kur ky gjendet në gjendje të gaztë) janë
njëvalente sepse hidrogjeni i gaztë është
i formuar prej
molekulave dyatomike në të cilët secili prej atomeve të
hidrogjenit është i lidhur me hidrogjenin tjetër të gaztë me
një lidhje. Pë shkaqe të njëjta, për oksigjenin e gaztë,
mund të thuhet se është
dyvalent.
*
Shembuj tjerë të ngjashëm mund të gjesh edhe vetë.
† Tthjesht substanca e thjeshtë hidrogjeni, përkatësisht dyhidrogjeni.
Fig. 1.13. Kah definicioni për valencën: modelet për
ndërtimin e molekulave të ujit (majtë) dhe të peroksidit të
hidrogjenit (djathtas)