Ndryshimi në snrf 2 Pagesat e bazuar në aksione



Yüklə 90 Kb.
tarix17.09.2018
ölçüsü90 Kb.
#68782

Ndryshimi në SNRF 2 Pagesat e bazuar në aksione

Paragrafët 5 dhe 61 janë ndryshuar.

Objekti

5 Siç përmendet në paragrafin 2, ky SNRF … Megjithatë, një njësi ekonomike nuk do ta zbatojë këtë SNRF në transaksionet në të cilat ajo blen mallra si pjesë e aktiveve neto të blera në një kombinim biznesi siç përkufizohet nga SNRF 3 Kombinimet e biznesit (i rishikuar në 2008), në një kombinim të njësive ekonomike ose bizneseve nën një kontroll të përbashkët siç përshkruhet në paragrafët B1–B4 të SNRF 3, ose kontributi i një biznesi në formimin e një sipërmarrje siç përkufizohet nga SNK 31 Interesat në sipërmarrje. Pra, instrumentet e kapitalit të emetuara … (dhe si rrjedhim brenda objektit të këtij SNRF).



Data e hyrjes në fuqi

61 SNRF 3 (i rishikuar në 2008) dhe Përmirësimet tek SNRF-të të publikuara në prill 2008 kanë ndryshuar paragrafin 5. Një njësi ekonomike do të zbatojë këto ndryshime për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 korrik 2009 e në vijim. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse një njësi ekonomike zbaton SNRF 3 (rishikuar 2008) për një periudhë më të hershme, këto ndryshime, gjithashtu, do të zbatohen edhe për periudhën e hershme.



Ndryshimi në SNRF 5 Aktivet Afatgjata Që Mbahen Për t’u Shitur dhe Operacionet Jo të Vijueshme

Paragrafët 5B dhe 44E janë shtuar.

Objekti

5B Ky SNRF specifikon dhënien e informacionit shpjegues që kërkohet në lidhje me aktivet afatgjata (ose grupet e nxjerra jashtë përdorimit) të klasifikuara si të mbajtura për shitje ose operacionet jo të vijueshme. Dhënia e informacioneve shpjeguese në SNRF-të e tjera nuk zbatohet për këto aktive (ose grupe të nxjerra jashtë përdorimit) veçse kur këto SNRF kërkojnë:

(a) të jepet informacion shpjegues specifik në lidhje me aktivet afatgjata (ose grupe të nxjerra jashtë përdorimit) të klasifikuara si të mbajtura për shitje ose operacione jo të vijueshme; ose

(b) të jepet informacion shjegues për matjen e aktiveve dhe pasiveve brenda një grupi të nxjerrë jashtë përdorimit që nuk janë objekt i kërkesës për matje të SNRF 5 dhe ky informacion shpjegues tashmë nuk jepet në shënimet e tjera në pasqyrat financiare.

Informacione shpjeguese shtesë rreth aktiveve afatgjata (ose grupe për nxjerrje jashtë përdorimit) të klasifikuara si të mbajtura për shitje ose operacione jo të vijueshme është e nevojshme që të jepen në përputhje me kërkesat e përgjithshme të SNK 1, në paragrafët e veçantë 15 dhe 125 të këtij standardi.

Data e hyrjes në fuqi

44E Paragrafi 5B është shtuar nga Përmirësimet në SNRF-të të publikuara në prill 2009. Një njësi ekonomike do të zbatojë këtë ndryshim në mënyrë prospektive për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 janar 2010 e në vijim. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse një njësi ekonomike e zbaton këtë ndryshim për një periudhë më të hershme, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.



    }

Ndryshim në SNRF 8 Segmentet e Shfrytëzimit

Paragrafët 23 dhe 36 janë ndryshuar. Paragrafi 35A është shtuar.

Dhënia e informacionit shpjegues

Informacioni rreth fitimit ose humbjes, aktiveve dhe pasiveve

23 Një njësi ekonomike do të raportojë një shifër fitimi ose humbje për çdo segment të raportueshëm. Një njësi ekonomike do të raportojë një shifër të aktiveve dhe pasiveve totale për secilin segment të raportueshëm nëse këto shuma i jepen në mënyrë të rregullt vendimmarrësve kryesorë të shfrytëzimit. Gjithashtu, një njësi ekonomike do të japë informacion shpjegues për sa më poshtë për secilin prej segmenteve të raportueshëm nëse shumat e specifikuara janë përfshirë në madhësinë e fitimit ose humbjes së segmentit nga vendimmarrësi kryesor i shfrytëzimit, ose raportohen rregullisht tek vendimmarrësi edhe pse nuk janë të përfshira në madhësinë e fitimit ose të humbjes të segmentit:

(a) të ardhura nga klientët e jashtëm;

(b) …


Periudha kalimtare dhe data e hyrjes në fuqi

35A Paragrafi 23 është ndryshuar nga Përmirësimet në SNRF të publikuara në prill 2009. Një njësi ekonomike do të zbatojë këtë ndryshim në mënyrë prospektive për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 janar 2010 e në vijim. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse një njësi ekonomike e zbaton këtë ndryshim për një periudhë më të hershme, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.



}

36 Informacioni për segmentin për periudhën e mëparshme që është raportuar si një informacion krahasues për çeljen e vitit të zbatimit (përfshirë zbatimin e ndryshimit në paragrafin 23 të bërë në prill 2009) do të riparaqitet në përputhje me kërkesat e këtij SNRF, përveçse kur informacioni i nevojshëm nuk është i disponueshëm dhe kostoja për ta përgatitur atë do të ishte e madhe.



Ndryshim në SNK 1 Paraqitja e Pasqyrave Financiare

Është ndryshuar paragrafi 69. Është shtuar paragrafi 139D.

Struktura dhe përmbajtja

Pasqyra e gjendjes financiare

Pasivet afatshkurtra

69 Një njësi ekonomike duhet të klasifikojë një pasiv si afatshkurtër nëse:

(a) pret të shlyejë pasivin gjatë ciklit normal operativ (të shfrytëzimit);

(b) e mban pasivin kryesisht për qëllime tregtare;

(c) pasivi duhet të shlyhet brenda dymbëdhjetë muajve nga data e raportimit; ose

(d) nuk ka një të drejtë të pakushtëzuar për të shtyrë shlyerjen e pasivit për të paktën dymbëdhjetë muaj pas periudhës së raportimit (shih paragrafin 73). Kushtet e një pasivi që mund të sjellin shlyerjen e tij nga emetuesi në instrumenta kapitali, nëse pala tjetër e ushtron këtë opsion, nuk ndikojnë klasifikimin e tij.

Një njësi ekonomike duhet të klasifikojë të gjitha pasivet e tjera si afatgjata.

Dispozita tranzitore dhe data e hyrjes në fuqi

139D Paragrafi 69 u ndryshua nga Përmirësimet ndaj SNRF-ve e publikuar në Prill 2009. Një njësi ekonomike duhet të zbatojë këtë ndryshim për periudhat vjetore që fillojnë më 1 Janar 2010 ose më pas. Lejohet zbatimi më herët. Një njësi ekonomike duhet të paraqesë në shënimet shpjeguese faktin nëse zbaton ndryshimet për një periudhë më të hershme.



Ndryshimet në SNK 7 Pasqyra e Ndryshimeve në Mjetet Monetare

Është ndryshuar paragrafi 16 dhe është shtuar paragrafi 56.

Paraqitja e pasqyrës së ndryshimeve në mjetet monetare

Aktivitetet investuese

16 Paraqitja veçmas e flukseve monetare që vijnë nga aktivitet investuese është e rëndësishme sepse flukset monetare përfaqësojnë madhësinë e shpenzimeve të bëra për burimet e përcaktuara për të krijuar të ardhura dhe flukse monetare të ardhshme. Vetëm shpenzimet që sjellin një aktiv të njohur në pasqyrën e gjendjes financiare janë të vlefshme për t’u klasifikuar si aktivitete investuese. Shembuj të flukseve monetare që vijnë nga aktivitet investuese janë:

(a) ...

Data e hyrjes në fuqi

56 Paragrafi 16 u ndryshuar nga Përmirësimet ndaj SNRF-ve e publikuar në Prill 2009. Një njësi ekonomike duhet të zbatojë këtë ndryshim për periudhat vjetore që fillojnë më 1 Janar 2010 ose më pas. Lejohet zbatimi më herët. Një njësi ekonomike duhet të paraqesë në shënimet shpjeguese faktin nëse zbaton ndryshimet për një periudhë më të hershme.



Ndryshime në SNK 17 Kontratat e qirasë

Janë fshirë paragrafët 14 dhe 15. Janë shtuar paragrafët 15A, 68A dhe 69A.

Klasifikimi i kontratave të qirasë

14 [Fshirë]

15 [Fshirë]

15A Nëse një kontratë qiraje përfshin njëkohësisht elementët terren dhe ndërtesa, një njësi ekonomike vlerëson klasifikimin e secilit element veçmas si qira financiare ose e zakonshme në përputhje me paragrafët 7-13. Në përcaktimin nëse elementi terren është qira financiare ose e zakonshme, është e rëndësishme të merret në konsideratë që terrenet zakonisht kanë jetë ekonomike të papërcaktuar.



Dispozita tranzitore

68A Një njësi ekonomike duhet të rivlerësojë klasifikimin e elementëve terren të një kontrate qiraje të paskaduar në datën që përdor ndryshimet e paraqitura në paragrafin 69A bazuar në informacionin që ekziston në krijimin e këtyre kontratave të qirasë. Ajo duhet të njohë një kontratë të re qiraje të klasifikuar si qira financiare në mënyrë retrospektive në përputhje me SNK 8 Politikat Kontabël, Ndryshimet në Vlerësimet Kontabël dhe Gabimet. Megjithatë nëse një njësi ekonomike nuk ka informacionin e nevojshëm për të zbatuar ndryshimet në mënyrë retrospektive, ajo duhet:

(a) të zbatojë ndryshimet ndaj këtyre kontratave të qirasë në bazë të fakteve dhe rrethanave që ekzistojnë në datën e zbatimit të ndryshimeve; dhe

(b) të njohë aktivin dhe pasivin që lidhet me një kontratë qiraje terreni të sapo klasifikuar si qira financiare, me vlerën e drejtë në atë datë; çdo diferencë mes vlerave të drejta përkatëse njihet në fitimin e pashpërndarë.

Data e hyrjes në fuqi

69A Paragrafët 14 dhe 15 janë fshirë dhe janë shtuar paragrafët 15A dhe 68A si pjesë të Përmirësimet ndaj SNRF-ve e publikuar në Prill 2009. Një njësi ekonomiike duhet të zbatojë këto ndryshime për periudhat vjetore që fillojnë më 1 Janar 2010 ose më pas. Lejohet zbatimi më herët. Një njësi ekonomike duhet të paraqesë në shënimet shpjeguese faktin nëse zbaton ndryshimet për një periudhë më të hershme.



Ndryshimet në Shtojcën e SNK 18 Të ardhurat

Pas shembullit 20 është shtuar një titull dhe shembulli 21.

Njohja dhe matja

21 Përcaktimi nëse një njësi ekonomike po vepron si shitës ose si një agjent (ndryshim i 2009).

Paragrafi 8 përcakton se ‘në një marrëdhënie agjencie (ndërmjetësimi), hyrjet bruto i përfitimeve ekonomike përfshin shumat e mbledhura për llogari të shitësit dhe nuk sjellin rritje të kapitalit neto të njësisë ekonomike. Shumat e mbledhura për llogari të shoqërisë kryesore nuk janë të ardhura. E ardhur është vetëm shuma e komisionit.’ Për të përcaktuar nëse një njësi ekonomike po vepron si shoqërisë kryesore ose si një agjent duhet të përdoret gjykimi dhe të merren në konsideratë të gjitha faktet dhe rrethanat përkatëse.

Një njësi ekonomike vepron si shitës nëse është e ekspozuar ndaj risqeve dhe përfitimeve të rëndësishme që lidhen me shitjen e të mirave ose kryerjen e shërbimeve. Elementët që tregojnë se një njësi ekonomike po vepron si shitës përfshijnë sa vijon:

(a) njësia ekonomike ka përgjegjësinë kryesore për t’i siguruar klientit të mira ose shërbime ose për të plotësuar porosinë, për shembull duke qenë përgjegjëse për pranimin e produkteve ose shërbimeve të porositura ose të blera nga klienti;

(b) njësia ekonomike mban riskun e inventarit para ose pas porosisë së klientit, gjatë lëvrimit ose në kthim;

(c) njësia ekonomike ka hapësirë veprimi lidhur me vendosjen e çmimeve, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, për shembull duke ofruar të mira ose shërbime shtesë; dhe

(d) njësia ekonomike mban riskun e kredisë së klientit për shumën e arkëtueshme nga klienti.

Një njësi ekonomike vepron si një agjent nëse nuk ka ndonjë ekspozim ndaj risqeve dhe përfitimeve të rëndësishme që lidhen me shitjen e të mirave ose kryerjen e shërbimeve. Një element që tregon se një njësi ekonomike po vepron si agjent është nëse shuma që fiton është fikse, e paracaktuar ose varet nga çdo transaksion.

Ndryshim në SNK 36 Zhvlerësimi i aktiveve


Paragrafi 80 është ndryshuar dhe paragrafi 140E është shtuar.

Njësitë gjeneruese të mjeteve monetare dhe emri i mirë

Shuma e rikuperueshme dhe vlera kontabël neto e një njësie gjeneruese të mjeteve monetare

Emri i mirë

Shpërndarja e emrit të mirë në njësitë gjeneruese të mjeteve monetare

80 Për qëllime të testimit për zhvlerësim, emri i mirë i blerë në një kombinim biznesi, që nga data e blerjes, duhet t’u shpërndahet secilës prej njësive gjeneruese të mjeteve monetare apo grupeve të njësive gjeneruese të mjeteve monetare të blerësit, të cilat priten të përfitojnë nga sinergjitë e kombinimit, pavarësisht nëse këtyre njësive apo grupeve njësish u janë caktuar aktive apo pasive të tjera të njësisë ekonomike të blerë. Çdo njësi ose grup njësish gjeneruese të mjeteve monetare, të cilave u shpërndahet emri i mirë, duhet të:

(a) përfaqësojë nivelin më të ulët brenda njësisë ekonomike në të cilin emri i mirë monitorohet për qëllime të drejtimit të brendshëm; dhe

(b) nuk duhet të jetë më e madhe se një segment shfrytëzimi i përcaktuar në përputhje me SNRF 8 Segmentet e shfrytëzimit.

Periudha kalimtare dhe data e hyrjes në fuqi

140E Përmirësime në SNRF-të të publikuara në prill 2009 kanë ndryshuar paragrafin 80(b). Një njësi ekonomike do të zbatojë këtë ndryshim në mënyrë prospektive për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 janar 2010 e në vijim. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse një njësi ekonomike e zbaton këtë ndryshim për një periudhë më të hershme, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.



Ndryshime në SNK 38 Aktivet jomateriale

Paragrafët 36, 37, 40, 41 dhe 130C janë ndryshuar dhe është shtuar paragrafi 130E.

Njohja dhe matja

Blerja si pjesë e një kombinimi biznesi

Matja e vlerës së drejtë të një aktivi jomaterial të blerë në një kombinim biznesi

36 Një aktiv jomaterial i blerë në një kombinim biznesi mund të jetë i ndashëm, por vetëm së bashku me një kontratë, aktiv ose pasiv të identifikueshëm të lidhur. Në këto raste, blerësi njeh aktivin jomaterial veças nga emri i mirë, por së bashku me zërin e lidhur.

37 Blerësi duhet ta njohë një grup aktivesh jomateriale plotësuese si një aktiv të vetëm me kusht që aktivet e veçanta në grup të kenë jetë të dobishme të njëjtë. Për shembull, termat “emri” dhe “emri tregtar” shpesh përdoren si sinonime për markat tregtare dhe markat e tjera. Megjithatë, këto të fundit janë terma të përgjithshëm marketingu që përdoren përgjithësisht për t’iu referuar një grupi aktivesh plotësuese të tilla si një markë tregtare (ose markë shërbimi) dhe emrave të tij tregtarë të lidhur, formulave, recetave dhe ekspertizave teknologjike.

40 Në qoftë se nuk ekziston një treg aktiv për një aktiv jomaterial, vlera e drejtë e tij është shuma që njësia ekonomike do të kishte paguar për aktivin, në datën e blerjes, në një transaksion mes palëve të palidhura, të vetëdijshme dhe të vullnetshme, mbi bazën e informacionit më të mirë të disponueshëm. Në përcaktimin e kësaj shume, një njësi ekonomike merr parasysh rezultatin e transaksioneve më të fundit për aktivet e ngjashme. Për shembull, një njësi ekonomike mund të përdorë treguesit e shumëfishtë që pasqyrojnë transaksionet aktuale të tregut në faktorët që shkaktojnë përfitueshmërinë e aktivit (si të ardhurat, fitimit operativ ose të ardhurat para zbritjes së interesave, tatimit, amortizimit dhe zhvlerësimit).

41 Njësitë ekonomike që janë të angazhuara në blerjen dhe shitjen e aktiveve jomateriale mund të kenë zhvilluar teknika për vlerësimin e tërthortë të vlerave të drejta të tyre. Këto teknika mund të përdoren për matjen fillestare të një aktivi jomaterial të blerë në një kombinim biznesi nëse objektivi i tyre është që të vlerësojnë vlerën e drejtë dhe nëse ato pasqyrojnë transaksionet dhe praktikat aktuale në sektorin të cilit aktivi i përket. Këto teknika përfshijnë, për shembull :

(a) skontimin e flukseve monetare neto të ardhshme të vlerësuara nga aktivi; ose



(b)

vlerësimin e kostove që njësia ekonomike i shmang si rezultat i zotërimit të aktivit jomaterial dhe që nuk ka nevojë:




(i)

për liçencimin e tij nga një palë tjetër në një transaksion midis palëve të palidhura (si në rastin e metodës “çliruar nga pagesa për përdorimin e pronës” duke përdorur flukset monetare të skontuara); ose




(ii)

për ta krijuar apo zëvendësuar atë (si në rastin e metodës së kostos).

Periudha kalimtare dhe data e hyrjes në fuqi

130C SNRF 3 (i rishikuar në 2008) ndryshoi paragrafët 12, 33–35, 68, 69, 94 dhe 130, hoqi paragrafët 38 dhe 129 dhe shtoi paragrafin 115A. Përmirësime në SNRF-të të publikuara në prill 2009 ndryshuan paragrafët 36 dhe 37. Një njësi ekonomike do t’i zbatojë këto ndryshime në mënyrë prospektive për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 korrik 2009 e në vijim. Prandaj, shumat e njohura për aktivet jomateriale dhe emrin e mirë në kombinimet e mëparshme të biznesit nuk duhet të rregullohen. Nëse një njësi ekonomike zbaton SNRF 3 (e rishikuar në 2008) për një periudhë më të hershme, ajo duhet të zbatojë ndryshimet për këtë periudhë të hershme dhe të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

130E Përmirësimet në SNRF-të të publikuara në prill 2009 ndryshuan paragrafët 40 dhe 41. Një njësi ekonomike do t’i zbatojë këto ndryshime në mënyrë prospektive për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 korrik 2009 e në vijim. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse njësia ekonomike zbaton këto ndryshime për një periudhë më të hershme, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

Ndryshimi në SNK 39 Instrumentet financiare: Njohja dhe matja


Paragrafët 2(g), 80, 97, 100 dhe 108C janë ndryshuar dhe është shtuar paragrafi 103K.

Objektivi

2 Ky Standard do të zbatohet nga të gjitha njësitë ekonomike për të gjitha tipet e instrumenteve financiare me përjashtim të:

(a) ...

(g) çdo kontrate të ardhshme midis një aksioneri blerës dhe atij shitës për të blerë dhe shitur që çon në një kombinim biznesi në një datë të ardhshme të blerjes. Afati i kontratës së ardhshme nuk duhet të tejkalojë një periudhë të arsyeshme normalisht e nevojshme për të siguruar çdo aprovim të kërkuar dhe për të përfunduar transaksionin.

(h) …

Mbrojtja

Zërat e mbrojtur

Zërat e kualifikuar

80 Për qëllime të kontabilitetit mbrojtës, vetëm aktivet, pasivet, angazhimet e përcaktuara ose transaksionet që parashikohen me një probabilitet të lartë të cilat përfshijnë një palë të jashtme për njësinë ekonomike mund të përcaktohen si zëra të mbrojtur. Në vijim të kësaj, kontabiliteti mbrojtës mund të zbatohet në transaksionet midis njësive ekonomike të të njëjtit grup, vetëm në pasqyrat financiare individuale ose të veçanta të këtyre njësive dhe jo në pasqyrat financiare të konsoliduara të grupit. }{As an exception, the foreign currency risk of an intragroup monetary item (eg a payable/receivable betëeen tëo subsidiaries) may qualify as a hedged item in the consolidated financial statements if it results in an exposure to foreign exchange rate gains or losses that are not fully eliminated on consolidation in accordance ëith IAS 21 The Effects of Changes in Foreign Exchange Rates.|Bën përjashtim ...}{In accordance ëith IAS 21, foreign exchange rate gains and losses on intragroup monetary items are not fully eliminated on consolidation ëhen the intragroup monetary item is transacted betëeen tëo group entities that have different functional currencies.|



Kontabiliteti mbrojtës

Mbrojtjet e fluksit monetar

97 Në qoftë se një mbrojtje e një transaksioni parashikues çon në njohjen e mëpasshme të një aktivi ose një pasivi financiar, fitimi ose humbja neto e lidhur me të që është njohur në fitimin e përgjithshëm në përputhje me paragrafin 95 do të riklasifikohet nga kapitali neto tek fitimi ose humbja si një rregullim riklasifikimi (shih SNK 1 (të rishikuar në 2007) në të njëjtën periudhë ose periudha gjatë të cilave flukset monetare e parashikuara për t’u mbrojtur prekin fitimin ose humbjen (në periudhat në të cilat janë njohur këto të ardhura nga interesi ose shpenzime interesi). Megjithatë, në qoftë se një njësi ekonomike pret që e gjithë ose një pjesë e humbjes të njohur në fitimin e përgjithshëm nuk do të mbulohej në një ose më shumë periudha të ardhshme, ajo duhet ta riklasifikojë këtë shumë në fitim ose humbje si një rregullim riklasifikimi.

100 Për mbrojtjen e fluksit monetar, me përjashtim të atyre që trajtohen nga paragrafët 97 dhe 98, shumat që janë njohur në atë të fitimit të përgjithshëm duhet të riklasifikohen nga kapitali neto tek fitimi ose humbja si një rregullim klasifikimi (shih SNK 1 (rishikuar në 2007)) në të njëjtën periudhë ose periudha gjatë të cilave flukset monetare të parashikuara për t’u mbrojtur prekin fitimin ose humbjen (për shembull, kur ndodh një shitje e parashikuar).

    }

Periudha kalimtare dhe data e hyrjes në fuqi

103K Përmirësimet në SNRF-të publikuar në prill 2009 ndryshuan paragrafët 2(g), 97, 100 dhe AG30(g). Një njësi ekonomike do të zbatojë ndryshimet në paragrafët 2(g), 97 dhe 100 në mënyrë prospektive për të gjitha kontratat e paskaduara për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 janar 2010 e në vijim. Një njësi ekonomike do të zbatojë ndryshimin në paragrafin AG30(g) për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 janar 2010. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse një njësi ekonomike i zbaton këto ndryshime për një periudhë më të hershme, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

108C Paragrafët 9, 73 dhe AG8 janë ndryshuar dhe paragrafi 50A është shtuar nga Përmirësimet në SNRF-të publikuar në maj 2008. Paragrafi 80 është ndryshuar nga Përmirësimet në SNRF-të të publikuara në prill 2009. Një njësi ekonomike do të zbatojë këto ndryshime për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 janar 2009 e në vijim. Një njësi ekonomike do të zbatojë ndryshimet në paragrafët 9 dhe 50A si të bëra më parë dhe në mënyrë që të zbatohen ndryshimet e vitit 2005 të përshkruara në paragrafin 105A. Lejohet zbatimi para kësaj date i të gjitha ndryshimeve. Nëse një njësi ekonomike i zbaton këto ndryshime për një periudhë më të hershme, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

Ndryshim në udhëzuesin për zbatim mbi SNK 39 Instrumentat financiare: njohja dhe matja


Paragrafi AG30(g) është ndryshuar.

Derivativët e përfshirë (paragrafët 10–13)

UZ30 Karakteristikat ekonomike dhe rreziqet e një derivativi të përfshirë nuk janë të lidhura ngushtë me kontratën bazë (paragrafi 11(a)) në shembujt e mëposhtëm. }{In these examples, assuming the conditions in paragraph 11(b) and (c) are met, an entity accounts for the embedded derivative separately from the host contract.|Në këta shembuj, duke supozuar që plotësohen kushtet në paragrafët 11(b) dhe (c), njësia ekonomike i trajton derivativët e përfshirë në mënyrë të veçantë nga kontrata bazë.}

(g) Një opsion blerjeje (call), shitjeje (put), ose parapagimi i përfshirë në një kontratë bazë borxhi ose kontratë bazë sigurimi nuk është i lidhur ngushtë me kontratën bazë vetëm nëse:



  1. çmimi i ushtrimit të opsionit është përafërsisht i barabartë në secilën datë të ushtrimit me koston e amortizuar të instrumentit bazë të borxhit ose me vlerën kontabël (neto) të kontratës bazë të sigurimit; ose

(ii) çmimi i ushtrimit të një opsioni parapagimi rimburson huadhënësin për një shumë deri në vlerën e drejtë të përafërt të interesit të humbur për periudhën e mbetur të kontratës bazë. Interesi i humbur është prodhimi i shumës së principalit të parapaguar të shumëzuar me diferencialin e normës së interesit. Diferenciali i normës së interesit është tejkalimi i normës efektive të interesit të kontratës bazë kundrejt normës efektive të interesit që njësia ekonomike do të kishte arkëtuar në datën e parapagimit nëse ajo do të riinvestonte shumën e principalit të parapaguar në një kontratë të ngjashme për afatin e mbetur të kontratës bazë.

Vlerësimi nëse opsioni i blerjes ose i shitjes është i lidhur ngushtë me kontratën bazë të borxhit bëhet para se të veçohet elementi i kapitalit neto i një instrumenti borxhi të konvertueshëm në përputhje me SNK 32.

(h) ...

Ndryshimi në KIRFN 9 Rivlerësimi i derivativëve të përfshirë


Paragrafi 5 është ndryshuar dhe është shtuar paragrafi 11.

Objektivi

5 Ky interpretim nuk zbatohet në derivativët e përfshirë në kontrata të blera në:

(a) një kombinim biznesi (sikurse është përkufizuar në SNRF 3 Kombinimet e biznesit i rishikuar në 2008);

(b) një kombinim i njësive ekonomike ose i bizneseve nën kontroll të përbashkët siç përshkruhet në paragrafët B1–B4 të SNRF 3 (rishikuar në 2008); ose

(c) formimin e një sipërmarrjeje siç përkufizohet në SNK 31 Interesat në sipërmarrje

ose rivlerësimi i mundshëm i tyre në datën e blerjes.1



Periudha kalimtare dhe data e hyrjes në fuqi

  1. Paragrafi 5 është ndryshuar prej Përmirësimeve në SNRF-të të publikuara në prill 2009. Një njësi ekonomike do ta zbatojë këtë ndryshim në mënyrë prospektive për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 korrik 2009 e në vijim. Nëse një njësi ekonomike zbaton SNRF 3 (të rishikuar në 2008) për një periudhë më të hershme, ajo do ta zbatojë këtë ndryshim edhe për këtë periudhë të hershme si dhe duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

Ndryshimi në KIRFN Interpretimi 16 Mbrojtjet e një investimi neto në një operacion të kryer jashtë vendit

Paragrafët 14 dhe 18 janë ndryshuar.

Marrëveshje

Kur mund të mbahet instrumenti mbrojtës

14 Një instrument derivativ ose joderivativ (ose një kombinim i instrumenteve derivativë dhe joderivativë) mund të përcaktohet si një instrument mbrojtës në një mbrojtje të një investimi neto në një operacion të kryer jashtë vendit. Instrumenti (instrumentet) mbrojtës mund të mbahet nga çdo njësi ose njësitë ekonomike brenda grupit, për aq kohë sa plotësohen kërkesat e përcaktimit, dokumentimit dhe të efektivitetit të SNK 39, paragrafi 88, që lidhet me një mbrojtje të investimit neto. Në veçanti, strategjia e mbrojtjes së grupit duhet të jetë e dokumentuar qartë për shkak të mundësisë së përcaktimeve të ndryshme në nivele të ndryshme të grupit.



Data e hyrjes në fuqi

18 Një njësi ekonomike do të zbatojë këtë Interpretim për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 tetor 2008 e në vijim. Një njësi ekonomike do të zbatojë ndryshimin në paragrafin 14 të bërë nga Përmirësimet në SNRF të publikuara në prill 2009 për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 korrik 2009 e në vijim. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse një njësi ekonomike i zbaton këto ndryshime për një periudhë që fillon para datës 1 tetor 2008, ose ndryshimin në paragrafin 14 para datës 1 korrik 2009, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.



1SNRF 3 (i rishikuar në 2008) trajton blerjen e kontratave me derivativë të përfshirë në një kombinim biznesi.

Yüklə 90 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə