Njohuri te pergjithshme te kompjuterit kompjuteri, si nje makine elektronike e programueshme, digitale



Yüklə 1,28 Mb.
səhifə1/6
tarix14.09.2018
ölçüsü1,28 Mb.
#68637
  1   2   3   4   5   6



NJOHURI TE PERGJITHSHME TE KOMPJUTERIT

KOMPJUTERI, SI NJE MAKINE ELEKTRONIKE E PROGRAMUESHME, DIGITALE

Në ditët e sotme ka përkufizime të ndryshme për kompjuterat. Disa specialistë dhe një numër shkrimtarësh të librave fantastiko-shkencorë mundohen tu japin kompjuterave karakteristika që i afrojnë ata me qëniet njerëzore duke i quajtur makina logjike apo makina të afta që afrohen me funksionet që realizojnë, gjykimin dhe llogjikën njerëzore.



Makina elektronike Në të vërtetë kompjuterat janë makina elektronike të programueshme, digitale. Siç specifikohet edhe nga ky përkufizim kompjuteri ngelet një makinë, sado e sofistikuar apo e aftë që të jetë në kryerjen e detyrave që përdoruesi i vë përpara. Ai ngelet gjithmonë skllav i ideve dhe aftësive të konstruktorëve të tij. Fakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik të një kompjuteri qëndrojnë qarqet elektronike dhe mikroproçesorët.

I Programueshëm Koncepti i programueshëm ka një rëndësi të veçantë. Ai tregon se përdoruesi ka mundësi që të ndryshojë dhe të modifikojë funksionimin e kompjuterit sipas nevojave të tij, duke përdorur një program të caktuar apo një bashkësi programesh.

Digital Fjala digitale (numerike), tregon se informacioni në kompjuterat paraqitet nga variabla që kanë një numër të fundëm vlerash. Këto vlera numerike përdoren në qarqet elektronike të makinës. Qarqet elektronike në varësi të ndërtimit të tyre kanë mundësi të mbajnë vetëm një numër të caktuar, të fundëm vlerash diskrete. P.sh. 0,1..9 janë dhjetë vlera të ndryshme diskrete. Në kompjuterat dhe makinat e tjera elektronike llogaritëse që përdoren në ditët e sotme, përdoret teknika e njohur si logjikë binare. Kjo llogjikë njeh vetëm dy gjëndje të mundshme, 1 (një) ose 0 (zero), po ose joe vërtetë ose jo e vërtetë.

Bit Një numër binar pra me dy gjendje të mundëshme, quhet bit. Në kompjuterat informacioni i nevojshëm transmetohet në grupe bitësh. Duke përdorur metoda të ndryshme kodimi, bitët mund të përdoren jo vetëm për të paraqitur numra binarë, por edhe simbole të tjera si numra dhjetorë ose shkronja të alfabetit.

Byte Meqënëse bitët janë njësi shumë të vogla, ata grupohen në grupe prej tetë bitësh, që quhen byte (shqiptohet bait) ose fjalë. Byte është edhe njësia matëse e informacionit në kompjuter. Çdo gërmë e alfabetit apo simbol që përdoret në kompjuter ka në korrenspodencë një kod binar të shprehur në 8 bite, pra një BYTE. Pra një BYTE është sasia minimale e informacionit. Kjo përbën edhe njësinë matëse të informacionit. Ashtu siç ne shprehim njësitë e tjera të sistemit SI, si Kilogram, Metër, Litra, etj. edhe në kompjutera kemi njësinë matëse Byte e cila ka edhe shumëfishat e saj: 1 Kilo Byte (1KB) = 1024 Byte, 1 Mega Byte (1MB) = 1024 KB, 1 Giga Byte (1GB) = 1024 MB. Këto njësi nënkuptojnë edhe sasinë e informacioit të ruajtur ose të përpunuar në një kompjuter.

Kompjuterat në përgjithësi shihen si të përbërë nga dy pjesë të ndryshme: pjesa e hardware-it dhe ajo e software-it.



Hardware Përfshin gjithë pjesët elektronike dhe elektromekanike që përbëjnë pjesën fizike të makinës. Ndryshe do të thoshim që hardware është gjithçka që ne shohim apo mund të prekim në makinë.

Software Përfshin instruksionet dhe të dhënat që kompjuteri përdor për të kryer detyrat e ndryshme që i vihen nga përdoruesi. I lidhur me konceptin esoftware-it jepet edhe koncepti i programit dhe ai i të dhënave (data base).

Program Një sekuencë instruksionesh, të afta që të njihen dhe të egzekutohen në kompjuter përbëjnë atë që njihet me emërtimin program.Të dhënatInformacioni që manipulohet nga programi, dhe përdoret për të marrë informacionin e nevojshëm për të kryer llogaritjet e kërkuara nga një program i caktuar, përbën të dhënat.

Software dhe hardware janë të lidhur në mënyrë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe së bashku përcaktojnë karakteristikat dhe se çfarë një kompjuter mund të realizojë.

Kosto Në fillimet e viteve 80-të, pjesa e hardware-it përcaktonte rreth 84% të kostos dhe çmimit të një kompjuteri. Software-i që përdorej ishte i thjeshtë dhe si rrjedhim jo shumë i shtrënjtë. Në ditët e sotme zhvillimi i teknikës ka sjellë uljen e vazhdueshme të çmimit dhe kostos së prodhimit të pjesëve të ndryshme të kompjuterit. Kështu, p.sh. një hard disk me rreth 100MB kapacitet regjistrimi, vetëm disa vite më parë kushtonte rreth $1000. Sot mund të gjesh lehtë në treg hard drisqe me rreth 2GB kapacitet regjistrimi për vetëm $170. Po kështu edhe mundësitë dhe funksionet që mund të kryhen me një kompjuter të përdorimit të përgjithshëm (PC - Personal Computer) janë të njëjta me ato që vetëm një kompjuter me vlerë gjysëm milioni dollar mund të kryente në mesin e viteve 80-të. Paralelisht me zhvillimin e hardware-it, edhe software-i apo programet që përdoren në kompjutrat e sotëm zhvillohen dhe sofistikohen çdo ditë e më shumë. Sot është software-i ai që përcakton më tepër se 65% të vlerës së një kompjuteri, dhe ka programe të caktuara të cilët kushtojnë shumë më tepër se vetë sistemet që i përdorin ato.Megjithatë mendoj se disa njohuri të përgjithshme mbi ndërtimin dhe funksionimin e hardware-it do të ishin me interes për ç’do lexues. Në paragrafin që vijon jepet një shikim i përgjithshëm mbi ndërtimin e një kompjuteri dhe pjesët kryesore që e përbëjnë atë.

Pak Histori.

Kompjuteri s’është gjë tjetër veçse një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterave mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër. Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike.

Do të duheshin shumë vite e përpjekje për t’ju afruar koncepteve të sotme të kompjuterit dhe për të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot.

Ja disa data që meritojnë të përmenden në këtë vrapim të shpejtë nëpër këtë rrugë të gjatë.



Vitet 1940-‘50. Kostoja e kompjuterave dhe përmasat e tyre ishin gjigante. Komjuteri kushtonte dhjetëra mijëra dollarë dhe zinte volumin e dhomave të tëra të mbushura me pajisje elektrike e mekanike. Perveç kësaj duheshin një numër i madh njerëzish të kualifikuar për vënien në përdorim, mirëmbajtjen e remontin e tij.

Viti 1949 Në këtë vit u shpik tranzistori i parë. Kjo pajisje zëvendësoi llampat elektronike në dy drejtime. Së pari përmasat dhe qëndrueshmëria në punë e tranzistorit zvogëluan shumë përmasat e kompjuterave. Së dyti, konsumi i energjisë është dhjetra herë më i vogël. Kjo bëri të mundur uljen e kostove dhe hapjen e perspektivave të reja në vazhdim.

Viti 1960 Deri në këtë vit çdo tranzistor prodhohej e montohej në skemën elektronike më vete. Kjo kerkonte një punë të madhe, (mikroprocesori ose truri i kompjuterit të sotëm përmban deri ne 5 milionë tranzistorë). Në këtë vit u shpikën skemat integrale që lehtësuan prodhimin e kompjuterave. Prodhimi i qarqeve të integruar të cilët përmbajnë në vetvete mijëra e miliona tranzistorë, jo vetëm zvogëloi si përmasat e paisjes ashtu edhe konsumin e energjisë, por i dha një hov të madh teknologjisë së zhvillimit të paisjeve të ndryshme duke bërë të mundur komandimin e shumë proçeseve teknologjike. Ky vit shënon datëlindjen e minikompjuterit të parë. Ai kishte përmasat e një frigoriferi dhe kushtonte 20 mijë $.

Viti 1970 Firma e re INTEL nxorri në shitje kompjuterin e parë të ndërtuar në bazë të skemave integrale. Gjithashtu në këtë vit po prej saj dolën në treg skemat e integruara të kujtesave, (të cilat u dhanë mundësi përdoruesve të përmirësojnë të dhënat e kompjuterave të tyre në kushte jo industriale). Viti 1970 shënon datën në të cilën inxhinieri Hoff po i firmës INTEL (firmë e cila në kohën tonë është prodhuesja më e madhe e mikroproçesorëve për PC), ndërtoi një skemë të integruar e cila për nga vetitë i ngjante trurit (CPU) të kompjuterave të mëdhenj. Ky ishte proçesori i parë me emrin INTEL-4004.

Viti 1975 Me kalimin e viteve me radhë dolën proçesorët INTEL-8008, INTEL-8080 të cilët ishin më të shpejtë e më të fuqishëm. Viti ’75 nxorri në treg kompjuterin e parë komercial Altair 8800, me proçesor INTEL-8080, i cili kushtonte rreth 5000 $ pa ekran dhe pa tastjerë, me memorje 256 Kb. Që muajt e parë u shiten disa mijëra ekzemplarë. Njerëzit i blenin Altair 8800, i pajisnin me ekrane, tastjera e blloqe shtesë kujtese. Në fund të vitit 1975 Bill Gates (krijuesi i famshëm i Microsoft) i sapo dalë nga dyert e universitetit shpiku gjuhën BASIC që lehtësonte komunikimin e njeriut me kompjuterin. Paralelisht dolën programe ndihmëse që krijonin lehtësira në shkrimin e teksteve (WordStar), përpunimin e të dhënave financiare (VisiCalc) etj.

Viti 1981 Doli ne treg IBM PC (PC-Personal Computer) i parë. Falë lirisë që i dha kjo firme departamentit të PC për të punuar me blloqe të firmave e prodhimeve të tjera. Një faktor tjetër që ndihmoi në zhvillimin e shpejtë të kompjuterave IBM PC ishte mungesa e sekretit dhe mënyra e ndërtimit të tyre. Çdo përdorues me fantazi mund të ndërtonte një pjesë të përmirësuar të kompjuterit dhe ta vendoste atë direkt në skemën mëmë pa patur asnjë vështirësi (nga mënyra e ndërtimit me blloqe e kompjuterit.)

NE DITET TONA Në kohën e sotme falë zhvillimit të vrullshëm të elektronikës, komjuterat kane ndryshuar shumë nga ato të disa viteve më parë dhe vazhdojnë të ndryshojnë. Sot kompjuterat janë të pajisur me mikroprocesorë të shpejtë, kujtesa të mëdha e pajisje ndihmëse për përpunimin e zërit e të figurës (Multimedia).


Pjeset e Kompjuterit.

Filmat fantastiko-shkencorë kanë bërë që kompjuterat të shihen si aparate të komplikuar me një teknologji të ngatërruar për të mësuar, për të cilën duhet një inteligjencë jashtetokësore. Në të vërtetë të mësosh të punosh me kompjuter ose më mirë të detyrosh kompjuterin të bëjë atë që do ti, s’ka asgjë me të vështirë se sa të detyrosh automobilin të ndjekë një rrugë të caktuar apo të qepësh një model në një makinë qepëse.

Pjesët përbërëse të kompjuterave ndahen në dy kategori:


  • Hardueri (Hardware), - pjesët fizike të kompjuterit.

  • Softueri (Software), - instruksionet që kontrollojnë aktivitetin e kompjuterit.

Hardueri i kompjuterit është i përbërë nga tre ose më shumë pjesë kryesore, të lidhura me anë të kabllove.

Softueri ndahet në dy kategori.

Në të parën hyjnë sistemet operative (operating systems). Ata kontrollojnë sjelljen e kompjuterit dhe softuereve të tjerë që veprojnë në të. Një sistem i tille operativ është MS-DOS (Microsoft Disk Operating System).

Në kategorine e dytë hyjnë programet e aplikuara (Applications programs). Grupi i programeve të aplikuara quhet paketë programesh. Paketat e softuerit zakonisht janë të ndërtuara për qëllime të caktuara, si p.sh. redaktori i tekstit, po ato mund të projektohen për plotësimin e detyrave të ndryshme.

Një nga paketat softuerike më të përdorura në këto momente është paketa Windows, e kompanise Microsoft.




  1. Nga cfarë pjesësh është i përbërë një kompjuter?

Kompjuteri është i përbërë nga a) - tastiera, b) - njesia qëndrore dhe c) - monitori. Gjithashtu si pjesë përbërëse mund të hyjnë pajisje të tjera si: e) -mausi ose f) - printeri. Këto pajisje quhen pajisje periferike.


http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m5fa04a63.gif

  • Tastjera

Me anë të tastjerës bëhet futja në kompjuter e komandave dhe informacioneve. Pra tastjera është një pajisje input (për futjen e informacionit).

Tipi më i zakonshëm i tastjeres është tastjera me 102 butona. Butonat e tastjerës ndahen në:



Butona numerikë që ndodhen në anën e djathtë të tastjerës.

Butonat alfabetikë që ndodhen në pjesën qëndrore të tastjerës.

Butonat e lëvizjes të kursorit, që ndodhen midis atyre numerikë dhe alfabetikë, (shkronjore).

Butonat e funksioneve ndihmëse (me emërtime F1, F2, …, F12), që ndodhen në pjesën e sipërme të tastjeres.

Butonat e funksioneve ndihmës Insert, Home, Page Up, Delete, End, Page Down, të cilët janë butona ndihmës në tekste.

Një buton mjaft i rëndësishëm është butoni ENTER ose RETURN shtypja e të cilit shoqëron çdo komandë që i jepet kompjuterit. Nganjëherë ai paraqitet me shenjën :



http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_23bf4198.gif

  • Njesia qëndrore

Njesia qëndrore është edhe pjesa kryesore e kompjuterit e cila përcakton aftësinë dhe shpejtësinë përpunuese të informacionit. Në përbërie të saj kemi disa pjesë: proçesori, memorja e punës dhe njësitë e disqeve.


  • Procesori është truri i çdo kompjuteri. Ai organizon gjithë veprimet e komandave dhe të dhënave. Proçesori vepron sipas një “or딓clock” e brëndëshme (CPU). Për çdo pulsim të “orës” proçesori kryen një veprim llogjik. Kur ne folëm për përdorimin e llogjikës binare në kompjutera, folëm edhe për njësinë matësë të informacionit, që ishte byte. Shpëjtësia e leximit të kodeve binare, pra e gjëndjeve 0 apo 1 në kompjuter ndikon në shpëjtësinë e leximit të informacionit që duam të përpunojmë. Kështu sa më shpejt që të punojë “ora” aq më i shpejtë do të jetë edhe përpunimi i informacionit që duam të përpunojmë, gjë që do të thotë se kompjuteri është më i shpejtë. Shpejtësia e “orës” së mbrendëshme matet në Megaherz (Mhz). Ndryshe në emërtimet e tyre mikroproçesorët përveç emërtimit të tyre kanë edhe frekuencen e orës së mbrendëshme. Kjo do të thotë sa sa më e lartë frekuenca aq më i shpejtë do të jetë edhe mikroprocesori. Këtu do të bënim një shënim se kjo vlen për emertime dhe modele të njëjtë mikroproçesorësh. Pra një mikroproçesor 486, 100 MHZ nuk është më i shpejtë se një Pentium 60 MHz. Kjo për shkak se Pentium përdor një llogjikë më të avancuar se 486.

  • Memorja e punës është pjesë përbërëse e çdo kompjuteri. Çdo kompjuter ka një kapacitet të përcaktuar memorjeje. Një pjesë e kësaj memorjeje përdoret nga sistemi operativ. Kjo pjesë mban një numër të madh komandash dhe programesh që përcaktojnë veprimet e kompjuterit. Kjo pjese e memorjes që quhet ndryshe CACHE, aktivizohet sa herë që kompjuteri ndizet.

Pjesa tjetër e memorjes quhet RAM (Random Access Memory). Kjo pjesë përdoret nga programet (softueret) e ndryshme dhe nga të dhënat që ata kërkojne. I gjithë informacioni që ruhet në RAM humbet kur kompjuteri fiket. Kështu n.q.s. do të na duhet të ruajmë një tekst dokumenti të sapokrijuar duhet ta ruajme atë në disk përpara se sa të fikim kompjuterin.

  • Njësitë e disqeve, është vendi ku ruhen të dhënat. Dy tipet më të thjeshtë të disqeve janë:

  • Disketat (Floppy Disks) të cilat janë të transportueshme midis kompjuterave dhe janë në dy lloj përmasash: 3½” dhe 5¼”.

  • Hard disqet (Hard disks) të cilët janë të fiksuar brenda njësisë qëndrore të kompjuterit dhe kanë një kapacitet shumë më të lartë se sa disketat.

  • Kompjuterat moderne janë të pajisur gjithashtu me CD-ROM (Kompakt disqe). Këto kanë kapacitet shumë të lartë. P.sh. në një CD-ROM të vetëm mund të ruhen veprat e plota të Charles Dickens. Gjithmonë e më teper po gjejnë përdorim edhe pjesë të tjera për ruajtje masive të informacinit si p.sh ZIPdraiverat, Optical disqet, apo Njësitë DVD, (Digital Video Drivers).

  • Monitori

Monitori ose ekrani paraqit ose shfaq rezultatet e veprimeve të softuereve në kompjuter dhe paraqet veprimet që kryhen me anë të shtypjes së butonave të ndryshëm të tastjeres. Monitori konsiderohet nje pajisje output (për shfaqjen e informacionit).

Monitoret jane bardh e zi monocrome VGA (Video Graphic Adapter), ose me ngjyra colour VGA (Video Graphic Adapter), SVGA (Super Video Graphic Adapter), ULTRA VGA. Ata janë të pajisur me kontrollorët e kontrastit dhe të ndricimit.



  • Mausi

Mausi është një pajisje periferike me anë të së cilës kontrollohen lëvizjet e kursorit në ekran. Mausi gjithashtu mund të përdoret për zgjedhjen e një komande ose opsioni të caktuar në një listë menuje duke klikuar në atë komande apo opsion.

Në përgjithësi mauset kanë nga dy butona por ka mause që janë të pajisur me tre butona. Butoni më i përdorshëm është butoni i majtë.



  • Printeri

Një pajisje tjetër periferike e rëndësishme është printeri. Me anë të printerit mund të hidhen në letër (të shtypen) rezultatet e ndryshme të veprimeve të kryera nga kompjuteri. P.sh. të shtypet një letër e shkruar në programin Word ose një grafik i krijuar në programin Excel. Ky proçes (shtypje) ndrushe quhetprintim.

Sipas mënyrës së printimit printerat ndahen në:



Dot matriks me shpejtësi të ulët dhe cilësi jo shumë të lartë. Printimi në këta lloj printerash bëhet me anën e goditjeve të disa “gjilpërave” në shiritin me boje të printerit, i cili e transmeton bojën në letër njosoj si makinat e shkrimit. Sa më i madh numri i “gjilpërave” aq më e lartë cilësia e printimit. Këta Printera zakonisht punojnë vetëm me ngjyrë të zezë.

InkJet janë më të shpejtë dhe cilësia është më e mirë se dot matriks. Këta printera punojne më qetë se dot matriks (pa zhurmë). Mënyra e printimit është me anën e “spërkatjes” së bojes mbi letër sipas instruksioneve të marra nga kompjuteri. Këta printera punojnë me ngjyrë të zezë apo edhe me ngjyra.

Lazer kanë cilësinë më të lartë dhe punojnë me shpejtësi te lartë. Ata janë më të shtrenjtë se dy tipet e mësipërme. Cilësia e printimit matet me dpi (dot per inch - pika për inch). Printeri lazer më i thjeshte është 300 dpi. Edhe këta printera punojnë me ngjyrë të zezë por për printera të fuqishëm punohet edhe me ngjyra.
Njohuri mbi ndertimin e Kompjuterit
MotherBoard-i (qarku i stampuar kryesor, qarku nënë, qarku mbi të cilin montohen gjithë qarqet e tjerë) është pjesa që shihet menjëherë pasi hapim mbulesën e kompjuterit. Një nga elementët më të rëndësishëm që përcakton shpejtësinë e kompjuterit është pikërisht MotherBoard-i.

Në MotherBoard montohen:


CPU CPU (Central Processing Unit) ose ndryshe mikroproçesori është me fjalë të tjera truri i kompjuterit. CPU s’është gjë tjetër veçse një qark i integruar në të cilin përpunohen të dhënat e ardhura nga burime të ndryshme (Hard Disku, Disketa, CD-ROM-i etj), në bazë të instruksioneve (komandave) të caktuara. CPU vendoset direkt në MotherBoard dhe foleja e tij quhet ZIF (Zero Insertion Force) sepse mënyra e vendosjes bëhet pa ushtruar force. Cilësia e CPU ose mikroproçesorit përcaktohet nga dy faktorë; seria e mikroprocesorit dhe frekuenca apo shpejtesia e tij (e cila matet në MegaHerz, MHz). Më poshtë jepet një tabelë e zhvillimit të mikroproçesorëve sipas viteve.


Viti

Seria e CPU

Shpejtesia

1982

80286

deri 20 Mhz

1986

80386

deri 33Mhz

1989

80486

deri 120 Mhz

1993

Pentium

deri 266 Mhz

1995

Pentium Pro

deri 233 Mhz

1996

Pentium MMX

deri 300 Mhz

1997

Pentium II

deri 300 Mhz

1998

Pentium II

deri 450 MHz

1999

Pentium III

deri 500 MHz


Kujtesa RAM RAM (Random Access Memory) quhet kujtesa që përdor kompjuteri gjatë kohës që punon. Veçoritë e kësaj kujtese janë që me fikjen e kompjuterit çdo informacion i mbajtur në RAM humbet, prandaj rezultatet e një pune të caktuar përpara se të fiket kompjuteri duhen ruajtur në njesitë e ruajtjes së të dhënave (Hard Disk, Diskete etj). Kompjuteri e perdor RAM si një kujtesë të përkohshme të ndërmjetme për të mos harxhuar shumë kohë për marrjen e të dhënave nga Hard Disku. Kjo do të thotë se shpejtësia e komunikimit të informacionit në RAM është më e madhe se në Hard Disk. Kompjutera të ndryshëm janë të pajisur me RAM të ndryshëm. Kapaciteti i RAM-it varion nga 1 Mb, 4 Mb, 8 Mb, 16 Mb, 32 Mb, deri ne 64 Mb ose më shumë. E rëndësishme është që RAM apo memorja e kompjuterit të mund të zmadhohet në kushte “shtepiake”, pra sa herë që të jetë i nevojshëm ky veprim.
Kujtesat CACHE Kujtesat CACHE luajnë ndërmjet mikroproçesorit dhe RAM-it po atë rol që luan RAM-i ndërmjet mikroproçesorit dhe Hard Diskut. Ekziston gjithashtu dhe një kujtesë CACHE brenda CPU e cila vepron si kujtesë e përkohshme për të shpejtuar veprimet e këtij të fundit. Kapaciteti i CACHE varion nga 256 Kb deri në 512 Kb.
Hard Disku Hard Disku është vendi ku ruhen të dhënat në kompjuter. Në ndryshim nga memorja RAM me shuarjen e kompjuterit informacioni në Hard Disk nuk humbet. Që një informacion ta kemi në Hard Disk duhet që më parë atë ta kemi ruajtur në këtë njësi. Kapaciteti i Hard Diskut (HD) varion nga 200 Mb deri disa Gb (1 Gb=1024 Mb).

Bus-i Të gjithë pjesët e MotherBoardit janë të lidhura me njera-tjetrën me kabllo të veçantë të cilat quhen Bus-e. Në varësi të kapacitetit të Bus-it, (të njësisë së informacionit që ai mund të transmetojë në njësinë e kohës) varet shpejtësia e komunikimit ndërmjet pjesëve të kompjuterit dhe rrjedhimisht dhe shpejtësia e gjithë sistemit.

BIOS BIOS (Basic Input/Output System) është kujtesa e përhershme e kompjuterit. Ndryshe kjo kujtesë quhet ROM (Read Only Memory-Kujtesa vetëm e lexueshme). Siç duket edhe nga emri këtë kujtesë ne nuk mund ta ndryshojmë apo ta fshijmë por vetëm ta lexojme. BIOS është i pari që aktivizohet me ndezjen e kompjuterit dhe me anë të tij kompjuteri kontrollon vetveten përpara se të fillojë komunikimin me të dhënat e ardhura nga burime të jashtme.

Yüklə 1,28 Mb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə