Nr. 10 304, datë 15 2010 PËr sektorin minerar në republikën e shqipërisë



Yüklə 232,74 Kb.
səhifə4/5
tarix05.03.2018
ölçüsü232,74 Kb.
#30389
1   2   3   4   5

3. Subjektet licencohen nga Qendra Kombëtare e Licencimit, në përputhje me ligjin nr.10 081, datë 23.2.2009 "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë".

4. Kategoritë e licencave të studim-projektimit përfshihen në kategorinë IV.4 të shtojcës së ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë". Kushtet e licencimit, dokumentet shoqëruese, afatet e vlefshmërisë dhe procedurat e shqyrtimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.


KREU V

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PËRGJITHSHME TË ZOTËRUESIT, RENTA MINERARE


SEKSIONI I PARË

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PËRGJITHSHME


Neni 34

Servituti minerar dhe ndryshimi për interes publik i pronësisë së sipërfaqes së zonës së lejuar të një lejeje minerare


1. Zotëruesi i lejes minerare gëzon të drejtën e servitutit ligjor (të detyrueshëm) minerar mbi pronën në zonën e lejuar minerare, të përcaktuar nga leja.

2. Servituti minerar i jep zotëruesit të lejes minerare të drejtën të përdorë pronën shërbyese dhe të kryejë në të të gjitha veprimet apo punimet mbështetëse, në përputhje me tipin e lejes minerare, si dhe detyron pronarin e pronës shërbyese ta lejojë zotëruesin e lejes të përdorë pronën dhe të kryejë këto veprime e punime.

3. Ushtrimi i së drejtës së servitutit, të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, bëhet në bazë të kontratës së lidhur ndërmjet palëve, ku përcaktohet mënyra e ushtrimit të servitutit, dhe kundrejt pagesës së dëmit.

4. Kur palët nuk arrijnë të lidhin një kontratë brenda një afati 30-ditor nga data e kërkesës me shkrim nga zotëruesi i lejes, drejtuar titullarit të së drejtës së pronësisë, zotëruesi i lejes mund t'i drejtohet gjykatës. Gjykata përcakton pagesën e dëmit dhe rregullat e ushtrimit të servitutit. Në rastin e lejeve minerare, që jepen në përputhje me ligjin për koncesionet, çështja gjykohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

5. Afati i servitutit është afati i vlefshmërisë së lejes minerare dhe rregullat e ushtrimit të servitutit përcaktohen sipas parimit të dëmit më të vogël për pronën shërbyese dhe sipas tipit të lejes minerare.

6. Në rastet kur veprimtaria minerare për një zonë të lejuar minerare është me interes të veçantë publik dhe krijohen probleme në marrëdhënie me pronarin e tokës, sipërfaqja e zonës së lejuar të lejes minerare shpronësohet. Kriteret dhe procedura e shpronësimit përcaktohen në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për shpronësimet me interes publik.


Neni 35

Të drejtat e zotëruesit të lejes minerare mbi pasuritë e paluajtshme fqinje


1. Zotëruesi i lejes minerare gëzon të drejtën e servitutit ligjor (të detyrueshëm) të kalimit në terrenin fqinj, të nevojshëm për hyrjen dhe kryerjen e veprimtarisë në zonën e lejuar minerare, të përcaktuara nga leja minerare.

2. Ushtrimi i së drejtës së servitutit, të parashikuar nga pika 1 e këtij neni, bëhet në bazë të kontratës së lidhur ndërmjet palëve, që përcakton mënyrën e ushtrimit të servitutit dhe kundrejt pagesës vjetore të titullarit të së drejtës së pronësisë së tokës të terrenit fqinj.

3. Nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje, brenda një afati 30-ditor nga data e paraqitjes së kërkesës me shkrim nga zotëruesi i lejes, drejtuar titullarit të së drejtës së pronësisë së terrenit, zotëruesi i lejes mund t'i drejtohet gjykatës. Gjykata përcakton pagesën vjetore dhe rregullat e ushtrimit të servitutit. Në rastin e lejeve minerare, që jepen sipas ligjit për koncesionet, çështja gjykohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

4. Afati i servitutit është afati i vlefshmërisë së lejes minerare dhe terreni shërbyes përcaktohet sipas parimit të dëmit më të vogël për pronën shërbyese.


Neni 36

Detyrimet e përgjithshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë minerare


Përveç sa parashikohet në këtë ligj, për çdo tip lejeje minerare, zotëruesi i saj, gjatë periudhës së vlefshmërisë, ka edhe këto detyrime:

1. Të paraqesë në çdo vit të vlefshmërisë së lejes dhe brenda datës së vitit vazhdues, që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes, dokumentin e garancisë financiare, për zbatimin e planit të rehabilitimit të mjedisit të zonës minerare.

2. Të paguajë rentën minerare, sipas tipit të lejes minerare, në afatet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

3. Të marrë masat e nevojshme të sigurisë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e punonjësve e të personave të tjerë, të cilët hyjnë në zonën e lejes minerare, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e teknikës së sigurimit e të mbrojtjes në punë.

4. Të marrë masat e nevojshme për sigurimin e kushteve të punës, sipas legjislacionit në fuqi.

5. Të bëjë sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë, sipas rregullave të sigurimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

6. Të sigurojë shërbimet mjekësore në zonën e lejuar apo pranë saj, sipas legjislacionit në fuqi.

7. Të ndërmarrë trajnimin e detyrueshëm të personelit, sipas legjislacionit në fuqi.

8. Të lejojë dhe të krijojë kushtet optimale për inspektimin e operacioneve të punës nga strukturat përgjegjëse.

9. Ta ushtrojë veprimtarinë minerare në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit.

10. Të marrë masat e nevojshme për parandalimin e ndotjeve.

11. Të realizojë dhe të paraqesë pranë strukturës përgjegjëse informacionet tremujore mbi realizimin e prodhimit, investimeve, vlerën e produkteve të shitura, punimeve minerare të realizuara dhe gjithë operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve minerare, në përputhje me detyrimet e tij të lejes minerare dhe planin vjetor.

12. Të paraqesë pranë strukturës përgjegjëse çdo vit raportin financiar dhe teknik të të gjitha operacioneve të kryera, në përputhje me detyrimet e përcaktuara në lejen e tij dhe planin vjetor të punës.

13. Të paraqesë çdo vit për shqyrtim pranë strukturës përgjegjëse një plan pune vjetor, të hartuar në përputhje dhe të harmonizuar në kohë me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në lejen e tij minerare.

14. Të paraqesë çdo vit për miratim kapacitetet e prodhimit, vlerën e investimeve, vlerat e garancive të përcaktuara në nenin 31 të këtij ligji, në përputhje dhe të harmonizuar në kohë me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në lejen e tij minerare.

15. Të paraqesë çdo vit raportin mbi pagesat për taksat vendore dhe kombëtare, garancinë financiare të miratuar për rehabilitimin përfundimtar të mjedisit, në përputhje me planin e veprimtarive të mbylljes së minierës dhe projektin e rehabilitimit të mjedisit dhe planin e menaxhimit të mbetjeve minerare dhe garancinë financiare të miratuar për realizimin e investimit dhe programit minimal të punës.

16. Të ruajë konfidencialitetin e të dhënave, të marra nga struktura përgjegjëse, në kushtet e ligjit, si dhe të dhënave të nxjerra gjatë veprimtarisë nga vetë zotëruesi.

17. Të mos përdorë nëntokën ose punimet e tjera nëntokësore, si pus, traverbank, galeri, shpim ose hyrje tjetër në nëntokë, për depozitimin apo hedhjen e mbeturinave, të mbetjeve të rrezikshme, toksike, radioaktive ose të mbeturinave të tjera të kësaj natyre.

18. Të respektojë të gjitha kërkesat për depozitimin, trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve minerare dhe trajtimin e ujërave që dalin nga objektet minerare dhe ato të depozitimit të mbetjeve.

19. Të përgjigjet për dëmet që u ka shkaktuar shtetit dhe palëve të treta, sipas legjislacionit në fuqi.

20. Të marrë licencën, autorizimin apo lejen përkatëse, nëse për kryerjen e një veprimtarie, një veprimi apo për përdorimin e një të mire publike në zonën e lejuar, që, sipas lejes, nuk është pjesë e të drejtave të zotëruesit të lejes minerare, kërkohet miratim paraprak nga organet shtetërore.

21. Të ndalojë veprimtarinë dhe të informojë menjëherë strukturën përgjegjëse për gjetjen në zonën e lejuar të çdo vlere të trashëgimisë kulturore, monetare, historike, natyrore etj.

22. T'i japë informacione dhe shpjegime strukturës përgjegjëse sa herë kërkohet.

23. Të raportojë të dhënat dhe informacionet e detyrueshme, të përcaktuara për çdo lloj lejeje, sipas këtij ligji. Mënyra e raportimit përcaktohet me udhëzim të ministrit.

24. Të respektojë lejimin e kalimit të subjekteve të tjera të përcaktuara në kushtet e lejes së tij minerare, kur zona e tij e lejuar minerare shërben për hyrjen dhe kryerjen e veprimtarisë në zonën e lejuar minerare të subjektit në krah të tij.

25. Në kuadër të nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse, subjektet duhet:

a) të raportojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aktet nënligjore që hartohen sipas detyrimeve të përcaktuara në nismën për transparencë në industrinë nxjerrëse;

b) forma e raportit teknik, financiar apo të pagesave të taksave duhet të jetë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare për industrinë nxjerrëse;

c) veprimtaria minerare e subjekteve minerare në Shqipëri dhe veprimet e tyre financiare me kompanitë mëma ose bija jashtë shtetit duhet të kryhen në përputhje me vlerat e kostove ose me një fitim të arsyeshëm të paracaktuar në programet e tyre të veprimtarisë minerare.
Neni 37

Detyrimi i rehabilitimit të zonës së lejes minerare


1. Parimet bazë për hartimin e planit të rehabilitimit të mjedisit, të planit të veprimtarive të mbylljes së veprimtarisë minerare, të mënyrës së përcaktimit të zonës së rrezikshme të një të drejte minerare, të planit të menaxhimit të mbetjeve minerare hartohen nga strukturat përgjegjëse, në këshillim me njësitë e qeverisjes vendore, duke marrë parasysh kërkesat e legjislacionit minerar e mjedisor në fuqi, dhe miratohen nga ministri.

2. Përveç sa parashikohet më sipër në këtë ligj, për çdo tip lejeje minerare, zotëruesi i lejes minerare ka detyrimin që, gjatë veprimtarisë minerare dhe në përfundim të saj, të zbatojë planin e veprimtarive të mbylljes së objektit minerar, planin e rehabilitimit të mjedisit të zonës minerare dhe planin e menaxhimit të mbetjeve minerare, miratuar nga struktura përgjegjëse, së bashku me lejen minerare, si pjesë të kësaj lejeje.

3. Rehabilitimi i zonës së lejuar minerare kryhet nga vetë zotëruesi i lejes apo nga subjektet e kontraktuara nga ai dhe nën përgjegjësinë e zotëruesit, në mënyrë progresive dhe brenda afateve kohore të përcaktuara, sipas planit të veprimtarive të mbylljes së minierës e atij të rehabilitimit të mjedisit.

4. Kontrolli i zbatimit të planeve përkatëse të mbylljes së veprimtarisë minerare e të rehabilitimit të mjedisit kryhet nga struktura përgjegjëse, e cila, pas inspektimit, i raporton ministrit. Rehabilitimi vlerësohet i përfunduar vetëm pas miratimit nga ministri të raportit përfundimtar, të hartuar nga struktura përgjegjëse, për të cilin njoftohet me shkrim zotëruesi i lejes minerare. Pas këtij miratimi zotëruesit të lejes minerare i rikthehet pjesa e garancisë financiare e pashpenzuar për realizimin e planit të veprimtarive të mbylljes së objektit minerar dhe të planit të rehabilitimit të mjedisit.

5. Në rastin kur zotëruesi i lejes minerare, që përfshin shfrytëzimin, braktis zonën e lejes minerare apo nuk përfundon zbatimin e plotë të planit të rehabilitimit, rehabilitimi kryhet nga subjekte të specializuara, të përzgjedhura nga struktura përgjegjëse, sipas procedurave të prokurimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Shpenzimet përballohen me fondet e garancisë financiare.

6. Nëse garancia financiare për zbatimin e planit të rehabilitimit, sipas pikës 5 të këtij neni, nuk është e mjaftueshme, zotëruesi i lejes minerare mbetet përgjegjës për vlerën e shpenzuar mbi fondin e garancisë së përdorur për rehabilitimin e plotë.

7. Mosrealizimi i planit të rehabilitimit nga zotëruesi i lejes i heq të drejtën atij të përfitojë leje për një veprimtari tjetër minerare, për një periudhë 50-vjeçare, që llogaritet nga fundi i afatit të vlefshmërisë së lejes së parë dhe përbën shkak për revokimin e çdo lejeje tjetër të vlefshme të të njëjtit zotërues, të dhënë sipas këtij ligji.
Neni 38

Mbetjet minerare


1. Mbetjet minerare duhet të trajtohen me synim uljen e nivelit ndotës së tyre në tokë, në ujërat, te flora e fauna dhe në ekosistemin, në përgjithësi, në vlerat minimale, të pranuara sipas legjislacionit në fuqi, duke promovuar proceset e riciklimit, që sasia e depozituar të jetë sa më e vogël.

2. Vendi dhe mënyra e depozitimit të tyre, sipas përbërjes, duhet të jenë të sigurta, në përputhje me kërkesat mjedisore të komunitetit dhe kërkesat e shkarkimeve, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mjedisin, duke shmangur efektet negative të këtij depozitimi në të ardhmen.

3. Mënyra e depozitimit përcaktohet duke pasur parasysh kushtet e terrenit, stabilitetin gjeoteknik dhe duhet të garantojë ndotjet për rastet aksidentale, të respektojë nivelet e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për ndotje të ujërave sipërfaqësore, nëntokësore, të florës e të faunës dhe ndikimin në ekosistemin e zonës minerare dhe asaj përreth saj.

4. Për ndotjet aksidentale, zotëruesi i lejes minerare duhet të paraqesë një plan të emergjencës, ku të përfshihen të gjitha masat për garantimin e jetës dhe të shëndetit, shmangien e ndotjeve në mjedis, mënyrën e bashkëveprimit me organin e emergjencave civile, masat për rehabilitimin e mjedisit për raste aksidentale. Për këtë plan bëhen këshillime me njësitë e qeverisjes vendore.

Ky plan përditësohet çdo 3 vjet dhe miratohet nga struktura përgjegjëse.

5. Trajtimi i mbetjeve sipas karakteristikave të tyre, vendosjes gjeografike dhe kushteve mjedisore duhet të jetë pjesë përbërëse e projektit të zhvillimit minerar, në bazë të teknikave më të përparuara të trajtimit e të depozitimit të tyre, për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të veprimtarisë minerare, me synim ruajtjen e mjedisit, të sigurisë së jetës dhe të shëndetit të komunitetit.

6. Plani i menaxhimit të mbetjeve minerare duhet të përfshijë karakteristikat e mbetjeve minerare, projektin e depozitimit, mënyrat e trajtimit te mbetjeve minerare, riciklimin, ndikimin në mjedis dhe shëndetin e komunitetit, impaktin gjatë operimit, procedurat e kontrollit e të monitorimit, planin e mbylljes dhe të rehabilitimit të sheshit të depozitimit, nivelin e shkarkimeve në mjedis dhe është pjesë e planit të rehabilitimit.

Ai duhet të programojë masat parandaluese dhe ato të rehabilitimit të depozitave të mbetjeve minerare. Plani i menaxhimit të mbetjeve miratohet nga struktura përgjegjëse. Vlerësimi për efektet e depozitimit të këtyre mbetjeve dhe plani i menaxhimit të mbetjeve përditësohen çdo 5 vjet.

7. Për veprimtaritë minerare, mbetjet e të cilave rezultojnë nga procese ku përdoren lëndë toksike dhe të rrezikshme, si cianure, acide, substanca kimike të rrezikshme, trajtohen sipas një plani të veçantë menaxhimi të mbetjeve, që i shtohet planit të rehabilitimit të mjedisit. Niveli i koncentrimit të elementeve toksike ose të rrezikshme në depozitimet e mbetjeve minerare apo shkarkimet prej tyre, duhet të respektojë kërkesat e përcaktuara në legjislacionin për mjedisin dhe të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme. Ky plan dhe garancia financiare e mbylljes së veprimtarisë dhe rehabilitimit të mjedisit vlerësohen nga struktura përgjegjëse, vlerësim i cili miratohet nga ministri. Vlerësimi i planit dhe i garancisë financiare për efektet e depozitimit të këtyre mbetjeve përditësohet çdo 3 vjet.

8. Zotëruesi i lejes minerare duhet të mbajë informacion të hollësishëm për punimet e kryera për depozitimin dhe për trajtimin e mbetjeve minerare me vizatimet inxhinierike dhe për rezultatet e të gjitha provave e të trajtimeve të mostrave të marra. Forma e raportimit përshkruhet në rregulloren që miratohet nga ministri.

9. Zotëruesi i lejes minerare duhet të respektojë të gjitha kërkesat për depozitimin, trajtimin, menaxhimin e mbetjeve minerare, në përputhje me kërkesat e planit të menaxhimit të mbetjeve minerare, të miratuar.
Neni 39

Prishja e objekteve gjatë zbatimit të planit të rehabilitimit


1. Objektet mbështetëse të veprimtarisë minerare, të ndërtuara në zonën e lejuar minerare, nuk prishen për efekt të zbatimit të planit të rehabilitimit, nëse:

a) është rënë dakord ndërmjet zotëruesit të lejes minerare dhe titullarit të pronës, mbi të cilën ato janë ngritur, sipas legjislacionit në fuqi;

b) kërkohet me shkrim nga struktura përgjegjëse për objektet e ngritura në pronë shtetërore për marrjen në pronësi pa pagesë.

2. Në rastin e parashikuar në shkronjën "a" të pikës 1 të këtij neni, objekti kalon në pronësi të titullarit të pronës, mbi të cilën është ngritur, sipas rregullave të parashikuara nga Kodi Civil.

3. Në rastin e parashikuar në shkronjën "b" të pikës 1 të këtij neni, objekti kalon në pronësi të qeverisjes qendrore apo njësisë së qeverisjes vendore përkatëse, në bazë të procesverbalit të marrjes në dorëzim dhe pa kundërshpërblim. Regjistrimi në regjistrat e pasurive të paluajtshme përjashtohet nga taksat dhe tarifat.
SEKSIONI I DYTË

RENTA MINERARE


Neni 40

Renta minerare

1. Renta minerare është detyrim i zotëruesve të lejeve minerare:

a) të shfrytëzimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet, grupin e mineraleve radioaktive dhe grupin e mineraleve ndërtimore;

b) të kërkim-zbulim-shfrytëzimit për grupin e mineraleve të gurëve të çmuar e gjysmë të çmuar.

2. Renta minerare llogaritet në përqindje të vlerës së siguruar nga shitja e mineralit të papërpunuar, të prodhuar nga zona e lejuar minerare, dhe derdhet në Buxhetin e Shtetit dhe në buxhetin e njësive të qeverisjes vendore përkatëse.

3. Vlerat e përqindjeve, forma, mënyra e ndarjes dhe afatet e pagesës së rentës minerare përcaktohen në legjislacionin për taksat kombëtare.
KREU VI

TRANSFERIMI I TË DREJTAVE MINERARE NGA ZOTËRUESI


Neni 41

Transferimi i të drejtave minerare nga zotëruesi


1. Lejet minerare, të dhëna sipas procedurave konkurruese, dhe ato, për të cilat është përfunduar një marrëveshje lehtësuese, nuk janë të transferueshme.

2. Lejet minerare, për të cilat veprimtaria minerare, sipas përcaktimeve të këtij ligji, nuk ka filluar, janë të patransferueshme.

3. Lejet e tjera minerare, të dhëna sipas procedurave të këtij ligji, janë të transferueshme vetëm pas miratimit paraprak nga ministri. Çdo transferim i kryer pa miratimin paraprak është i pavlefshëm.

4. Miratimi apo refuzimi i ministrit, sipas pikës 3 të këtij neni, bëhet brenda një afati prej 60 ditësh kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës së transferimit nga zotëruesi i lejes minerare.

5. Kriteret dhe rregullat e transferimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

6. Akti i transferimit depozitohet pranë strukturës përgjegjëse dhe transferimi regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve, si ndryshime të titullit të lejes, duke e plotësuar me të dhënat e identifikimit të zotëruesit të ri. Data e transferimit është data e regjistrimit. Akti i transferimit depozitohet edhe në regjistrin minerar.

7. Ndërtimet dhe instalimet e tjera, që mbështesin operacionet kryesore, vlerësohen veprimtari ndihmëse të pandashme të së drejtës minerare dhe transferohen bashkë me të.
Neni 42

Përgjegjësitë e transferimit të lejes minerare


1. Transferuesi i lejes minerare është përgjegjës për të gjitha detyrimet ndaj shtetit deri në çastin e transferimit.

2. Përfituesi i lejes minerare është përgjegjës për të gjitha detyrimet ndaj shtetit.


KREU VII

MBIKËQYRJA, MONITORIMI I VEPRIMTARIVE MINERARE DHE KADASTRA MINERARE


Neni 43

Struktura përgjegjëse


1. Mbikëqyrja dhe monitorimi i veprimtarive minerare kryhen nga struktura përgjegjëse.

2. Struktura përgjegjëse ka këto funksione:

a) parandalimin e rrezikut në fushën minerare, hartimin e hartave të zonave të rrezikut minerar dhe miratimin e zonës së rrezikut minerar të të drejtave minerare;

b) kontrollin e respektimit nga titullari i lejes minerare të kushteve të lejes dhe të normave të detyrueshme të legjislacionit në fuqi për veprimtarinë minerare;

c) kontrollin e zbatimit të këtij ligji;

ç) monitorimin minerar e postminerar të minierave të mbyllura dhe në regjim konservimi;

d) monitorimin e depozitimeve të mbetjeve minerare të minierave në veprimtari të braktisura, të mbyllura dhe në regjim konservimi;

dh) mbështetjen e ministrit për përgatitjen e politikave e të programeve në fushën minerare;

e) shqyrtimin e plotësimit të kushteve të dhënies së lejes dhe organizimin e procedurave të konkurrimit për zonat konkurruese minerare;

ë) shqyrtimin e planeve vjetore të veprimtarisë minerare.

3. Struktura përgjegjëse harton dhe i paraqet ministrit çdo 6 muaj një raport për çdo veprimtari minerare, i cili përmban të dhëna për:

a) respektimin e realizimit të projektit minerar;

b) realizimin e operacioneve e të punimeve minerare dhe depozitimin e mbetjeve minerare;

c) lëvizjen e rezervave minerare;

ç) kryerjen e operacioneve minerare, në përputhje me normat e ruajtjes së mjedisit minerar, duke u këshilluar me njësitë qeverisjes vendore të zonës minerare;

d) respektimin e standardeve të sigurisë në punë e të mbrojtjes së shëndetit të punonjësve, duke dhënë edhe rekomandimet përkatëse.

4. Struktura përgjegjëse ka të drejtë të kryejë inspektime për ndjekjen e respektimit të dispozitave të këtij ligji, të lërë detyra, të marrë masa administrative apo të propozojë marrjen e tyre nga ministri.

5. Struktura përgjegjëse ka të drejtë të kërkojë informacion nga zotëruesi i lejes sa herë ka dyshime se ai përdor praktika të dëmshme kërkimi, zbulimi apo shfrytëzimi të mineraleve dhe të trajtimit të tyre, për respektimin e standardeve mjedisore të pranuara, apo se ai i drejton operacionet e punës në kundërshtim me ato të parashikuara në projektin e miratuar, si dhe çdo të dhënë tjetër, për të llogaritur detyrimet financiare, që ka zotëruesi sipas këtij ligji.

6. Këshilli i Ministrave miraton organizimin e funksionimin e strukturës përgjegjëse në zbatim të këtij ligji.
Neni 44

Kadastra minerare


1. Kadastra minerare dhe regjistri minerar administrohen nga struktura përgjegjëse.

2. Të dhënat e hollësishme e dokumentet përkatëse, që regjistrohen në kadastrën minerare e në regjistrin minerar, procedurat e raportimit nga zotëruesi i lejes minerare dhe rregullat për mbajtjen e regjistrimin e të dhënave përcaktohen me urdhër të ministrit.


KREU VIII

KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE, PEZULLIMI DHE REVOKIMI


Neni 45

Kundërvajtjet administrative


1. Shkeljet e mëposhtme të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:

a) kryerja e veprimtarive minerare pa leje minerare, me gjobë në shumën 2 000 000 ( dy milionë) lekë për çdo shkelje;

b) mosrespektimi i detyrimeve dhe/apo kushteve që janë përcaktuar në lejen minerare, të lidhura me dëmtimet në zonën e lejes minerare, me gjobë 500 000 (pesëqind mijë) lekë për çdo shkelje;

c) mosrespektimi i detyrimeve dhe/apo kushteve që janë përcaktuar në lejen minerare, të lidhura me mosrespektimin e projektit të aktivitetit minerar, me gjobë 500 000 (pesëqind mijë) lekë për çdo shkelje;

ç) shkelja e dispozitave të neneve 13 pika 5, 18 pika 1 shkronja "b", 20 pika 1 shkronja "b", 25 shkronja "b", 27 pika 2 shkronja "a" dhe 36 pikat 8 dhe 11 të këtij ligji, me gjobë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë për çdo shkelje;

d) shkelja e dispozitave të neneve 13 pika 11, 18 pika 1 shkronja "c", 25 shkronja "c", 27 pika 2 shkronja "b" dhe 36 pikat 12, 14, 15 e 23 të këtij ligji, me gjobë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për çdo shkelje;

dh) shkelja e dispozitave të neneve 13 pika 12, 18 pika 1 shkronja "ç", 25 shkronja "ç", 27 pika 2 shkronja "c" dhe 36 pika 13 dhe pika 25 shkronja "a" të këtij ligji, me gjobë 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë për çdo shkelje;

e) shkelja e dispozitave të neneve 13 pika 13, 18 pika 1 shkronja "ë", 20 pika 1 shkronja "c" dhe 25 shkronja "d" të këtij ligji, me gjobë 300 000 (treqind mijë) lekë për çdo shkelje;


Yüklə 232,74 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə