Nr. 10 304, datë 15 2010 PËr sektorin minerar në republikën e shqipërisë



Yüklə 232,74 Kb.
səhifə5/5
tarix05.03.2018
ölçüsü232,74 Kb.
#30389
1   2   3   4   5

ë) shkelja e dispozitave të neneve 36 pikat 3, 4, 6, 7 e 10 të këtij ligji, me gjobë 200 000 (dyqind mijë) lekë për çdo shkelje;

f) shkelja e dispozitave të nenit 37 pika 2 të këtij ligji, me gjobë 500 000 (pesëqind mijë) lekë për çdo shkelje;

g) shkelja e dispozitave të nenit 37 pika 3 të këtij ligji, me gjobë 800 000 (tetëqind mijë) lekë për çdo shkelje.

2. Sanksionet e parashikuara në këtë nen mund të ndërmerren nga struktura përgjegjëse, nëse nga data e kryerjes së shkeljes nuk ka kaluar një periudhë më e madhe se 5 vite kalendarike.

3. Shkeljet konstatohen nga punonjësit e strukturës përgjegjëse dhe akti i konstatimit i njoftohet subjektit menjëherë, duke përshkruar shkeljen. Forma e aktit të konstatimit përcaktohet me rregullore dhe miratohet nga ministri.

4. Sanksionet vendosen nga punonjësit e strukturës përgjegjëse jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga data e konstatimit të shkeljes dhe njohjes së shkelësit dhe i njoftohen me shkrim shkelësit.

5. Subjekti, ndaj të cilit vendoset masa administrative, ka të drejtën e ankimit tek titullari i strukturës përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi.

6. Gjoba paguhet brenda një periudhe prej 30 ditësh kalendarike nga njoftimi i saj, përveçse kur vendimi për dhënien e saj është pezulluar sipas legjislacionit në fuqi.

7. Kryerja për herë të dytë nga i njëjti subjekt i shkeljeve të parashikuara në shkronjat "d" dhe "dh" të pikës 1 të këtij neni dënohet me dyfishin e gjobës së parashikuar dhe mund të shoqërohet me pezullimin e lejes minerare deri në plotësimin detyrimit.
Neni 46

Pezullimi i lejes


1. Leja pezullohet kur:

a) janë dëmtuar kolonat mbrojtëse të parashikuara në projektin e miratuar minerar;

b) zotëruesi i lejes minerare të shfrytëzimit minerar të grupit të mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet apo grupit të mineraleve ndërtimore, përdor praktika të dëmshme të shfrytëzimit të mineraleve dhe të trajtimit të tyre, ose drejton operacionet e punës, në kundërshtim me projektin minerar të miratuar;

c) shkelet dispozita e parashikuar në nenin 36 pikat 5, 16, 17, 18 dhe 21 të këtij ligji;

ç) shkelen dispozitat e parashikuara në nenin 37 pika 3 të këtij ligji;

d) shkelen dispozitat e parashikuara në nenet 13 pika 7, 18 pika 2, 20 pika 1 shkronjat "ç" dhe "d", 27 pikat 3 dhe 4 dhe 36 pikat 9 dhe 20 të këtij ligji;

dh) kryhen për herë të dytë nga i njëjti subjekt, shkeljet e parashikuara në nenin 47 pika 1 shkronjat "g", " gj", " h" dhe " i" të këtij ligji.

2. Pezullimi i lejes nga struktura e përgjegjëse shoqërohet me lënien e detyrave për korrigjimin e shkeljeve. Detyrat zbatohen nga zotëruesi i lejes minerare brenda afatit të pezullimit, përveçse kur përcaktohet ndryshe në aktin e pezullimit. Struktura përgjegjëse verifikon korrigjimin e shkeljeve jo më vonë se 10 ditë nga data e lënë për korrigjimin e shkeljeve. Kur ky afat nuk respektohet, shkeljet quhen të korrigjuara dhe subjekti mund të rifillojë nga puna.

3. Vendimi i pezullimit merret nga titullari i strukturës përgjegjëse jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga konstatimi i shkakut të pezullimit dhe njohjes së shkelësit dhe i njoftohen me shkrim shkelësit.

4. Shkeljet që bëhen shkak për pezullim konstatohen nga punonjësit e strukturës përgjegjëse dhe akti i konstatimit i njoftohet subjektit menjëherë me përshkrimin e arsyes së pezullimit.

5. Subjekti, ndaj të cilit merret masa e pezullimit, ka të drejtën e ankimit, sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 47


Revokimi i lejes
1. Leja revokohet kur:

a) pas dhënies së saj, konstatohet se në dokumentacionin e paraqitur për lejen minerare ka të dhëna të rreme apo se subjekti nuk përmbush kushtet e lejimit;

b) zotëruesi i lejes minerare nuk fillon veprimtarinë minerare në afatin e përcaktuar më poshtë nga hyrja në fuqi e lejes:

i) leje kërkim-zbulimi për të gjitha grupet e mineraleve, 120 ditë kalendarike;

ii) leje shfrytëzimi për të gjitha grupet e mineraleve, 180 ditë kalendarike;

c) zotëruesi i lejes minerare pezullon për 1 vit ose ndërpret veprimtarinë minerare, pa njoftuar më parë, jo më vonë se 90 ditë kalendarike, strukturat përgjegjëse të veprimtarisë minerare, duke përfshirë në njoftim dhe arsyet e këtij pezullimi ose ndalimi;

ç) zotëruesi i lejes minerare, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e çdo viti në vazhdim, që i korrespondon datës së hyrjes në fuqi të lejes, nuk paraqet dokumentin e garancisë financiare të zbatimit të planit të rehabilitimit, dokumentin e garancisë financiare të zbatimit të programit minimal të punës, dokumentin e garancisë financiare të zbatimit të investimit;

d) zotëruesi nuk paguan rentën minerare sipas afateve të legjislacionit në fuqi;

dh) zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar të grupit të mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet apo grupit të mineraleve ndërtimore vazhdon të përdorë praktika të dëmshme të shfrytëzimit të mineraleve dhe të trajtimit të tyre, ose i drejton operacionet e punës në kundërshtim me projektin e miratuar;

e) zotëruesi i lejes minerare nuk respekton kërkesat e planit të rehabilitimit, të planit të mbylljes së veprimtarisë minerare e të planit të menaxhimit të mbetjeve;

ë) zotëruesi i lejes së kërkim-zbulimit dështon në realizimin e programit minimal të punës;

f) zotëruesi i lejes së shfrytëzimit për dy vjet radhazi dështon në realizimin e 90 për qind të vlerës së investimit, që ka parashikuar në projektin e zhvillimit të veprimtarisë minerare;

g) nuk kryen detyrat e lëna nga struktura përgjegjëse, brenda afateve të caktuara në vendimin e pezullimit, në përputhje me nenin 46 të këtij ligji;

gj) zotëruesi nuk i paraqet informacionet e kërkuara nga struktura përgjegjëse, paraqet informacione të pavërteta apo pengon strukturën përgjegjëse në ushtrimin e funksioneve të inspektimit, në zbatim të këtij ligji;

h) organi kompetent, sipas legjislacionit në fuqi, ka revokuar lejen mjedisore;

i) zotëruesi i lejes minerare nuk respekton kërkesat e shkronjës "c" të pikës 25 të nenit 36 të këtij ligji.

2. Leja minerare, që përfshin shfrytëzimin minerar, revokohet edhe:

a) me kërkesë të zotëruesit, kur ai ka plotësuar të gjitha detyrimet e lejes minerare;

b) kur janë mbaruar rezervat gjeologjike dhe zotëruesi e kërkon revokimin e lejes;

c) kur, për shkaqe natyrore apo gjeologo-minerare, bëhet e papërshtatshme për vazhdimin e shfrytëzimit;

ç) kur vazhdimi i shfrytëzimit të minierës krijon premisa për rreziqe gjeologjike dhe mjedisore.
Neni 48

Procedura e revokimit të lejes


1. Procedura e revokimit të lejes fillon, si rregull, me raportin e propozimit të strukturës përgjegjëse ose me kërkesë të zotëruesit të saj, kur ky i fundit ka plotësuar të gjitha detyrimet e saj.

2. Ministri, në bazë të propozimit të strukturës përgjegjëse, njofton zotëruesin e lejes minerare, duke specifikuar qëllimin e tij për të hequr ose pezulluar lejen minerare dhe arsyen e një veprimi të tillë.

3. Brenda një periudhe 30-ditore nga njoftimi i zotëruesit, ministri vendos revokimin e lejes minerare.

4. Në rastet e parashikuara shkronjën "a" të pikës 2 të nenit 47 të këtij ligji, zotëruesi duhet të njoftojë strukturën përgjegjëse jo më vonë se 1 vit para datës, në të cilën kërkohet revokimi. Njoftimi përmban arsyet e detajuara të mbylljes, dokumentacionin tekniko-ekonomik dhe planin e aktualizuar të rehabilitimit. Me marrjen e kërkesës, njësia përgjegjëse inspekton zonën dhe harton një raport që ia paraqet ministrit.

5. Revokimi në të gjitha rastet vendoset nga ministri, në bazë të raportit të strukturës përgjegjëse.

6. Kundër vendimit të ministrit bëhet ankim në gjykatën administrative, sipas legjislacionit në fuqi.


Neni 49

Detyrimet e zotëruesit pas revokimit të lejes


1. Pas revokimit të lejes, sipas nenit 48 të këtij ligji, zotëruesi i lejes detyrohet të zbatojë planin e rehabilitimit.

2. Zbatimi i sanksioneve administrative të pezullimit apo revokimit të lejes nuk e liron zotëruesin nga detyrimet e këtij ligji dhe nga përgjegjësia civile për dëmin e shkaktuar, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Kur revokohet leja minerare, sipas parashikimeve të këtij ligji, ministri ndjek pa kufizim çdo të drejtë ligjore dhe ndërmerr çdo veprim ligjor, për të vjelë dëmshpërblimin përkatës për dëmet shkaktuar shtetit nga shkeljet e zotëruesit të lejes minerare.
KREU IX

TË DHËNAT MINERARE DHE KONFIDENCIALITETI


Neni 50

Raportimi, pronësia e të dhënave dhe mbrojtja e konfidencialitetit


1. Të gjitha të dhënat për burimet minerare në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nga mënyra e ruajtjes së tyre, i përkasin shtetit shqiptar dhe i vihen në dispozicion strukturës përgjegjëse, me kërkesë të kësaj të fundit dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

2. Zotëruesi i lejes mund të shfrytëzojë të dhënat e sipërpërmendura vetëm në interes të atij vetë dhe vetëm gjatë afatit të vlefshmërisë së lejes minerare.

3. Transferimi i këtyre të dhënave nga zotëruesi apo ish-zotëruesi i lejes palëve të treta mund të bëhet vetëm pas miratimit paraprak nga struktura përgjegjëse.

4. Terminologjia e raportimit të rezervave të zbuluara, sipas kategorive apo të atyre të shfrytëzuara, është unike.

5. Të dhënat për pagesat e taksave vendore dhe kombëtare publikohen, në kuadër të transparencës me publikun për veprimtaritë minerare. Forma dhe mënyra e publikimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

6. Ministri miraton rregullat për përdorimin e të dhënave.


Neni 51

Ruajtja e konfidencialitetit nga institucionet shtetërore


1. Në zonat ku kryhen punime kërkim-zbulimi apo shfrytëzimi, autoritetet shtetërore mund të bëjnë hartografime apo vëzhgime sipërfaqësore, me kusht ruajtjen e konfidencialitetit.

2. Struktura përgjegjëse dhe autoritetet e tjera shtetërore, që kryejnë funksione shtetërore në fushën minerare, në zbatim të këtij ligji apo të legjislacionit minerar në fuqi, janë të detyruara të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave, të marra nga zotëruesi i lejes minerare apo të të dhënave, për të cilat kanë marrë dijeni gjatë ushtrimit të funksionit të tyre e që përbëjnë sekret tregtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Shkelja e këtij detyrimi ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

3. Të dhënat për pagesat e taksave vendore dhe kombëtare nuk quhen konfidenciale. Ato janë të hapura për publikun, në kuadër të nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse. Niveli i konfidencialitetit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Të dhënat teknike dhe provat studimore, që zotëruesi i lejes minerare i dorëzon në strukturën përgjegjëse, janë konfidenciale, me përjashtim të rasteve kur zotëruesi i këtyre të dhënave është dakord që të ndiqet radha si më poshtë:

a) përfundimi i afatit të së drejtës minerare;

b) lënia e zonës, në të cilën janë marrë të dhënat teknike dhe provat studimore;

c) dy vjet më pas nga data e marrjes së këtyre të dhënave dhe provave prej strukturës përgjegjëse;

ç) publikimi i të dhënave të tilla.

Nuk mund të kryhet ekzekutimi i pikës pasardhëse para asaj paraardhëse.

5. Ky nen nuk mund të kufizojë të drejtën e shtetit për të përdorur një informacion të tillë për përgatitjen e raporteve ekonomiko-financiare që i nevojiten atij.


KREU X

MBYLLJA DHE KONSERVIMI I MINIERAVE


Neni 52

Mbyllja e minierave të braktisura


1. Minierat e braktisura janë minierat e shfrytëzuara:

a) nga shteti apo nga zotëruesi i lejes minerare;

b) të cilat, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk janë në proces mbylljeje nga zotëruesi i lejes minerare e që nuk janë në shfrytëzim, në bazë të një lejeje minerare, sipas këtij ligji.

2. Minierat e braktisura kalojnë në regjim mbylljeje dhe monitorimi postminerar vetëm nëse:

a) janë mbaruar rezervat gjeologjike;

b) për shkaqe natyrore apo gjeologo-minerare bëhet i papërshtatshëm vazhdimi i shfrytëzimit;

c) bëhet i papërshtatshëm vazhdimi i shfrytëzimit për motive ekonomike;

ç) shfrytëzimi i mëtejshëm i minierës krijon premisa për rreziqe minerare, gjeologjike dhe mjedisore;

d) zotëruesi i lejes minerare braktis veprimtarinë minerare.
Neni 53

Procedura e mbylljes së objektit minerar


1. Kalimi në regjimin e mbylljes së një miniere të braktisur, të shfrytëzuar nga shteti, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit, dhe kostot financiare për realizimin e mbylljes e të monitorimit përballohen nga Buxheti i Shtetit.

2. Kalimi në regjim mbylljeje i minierave, për të cilat zotëruesi i lejes minerare ka braktisur veprimtarinë minerare, miratohet nga ministri, me propozimin e strukturave përgjegjëse, dhe kostot financiare për realizimin e mbylljes e të monitorimit përballohen nga vlera e garancisë financiare për mbylljen e objektit minerar dhe rehabilitimin e zonës minerare.

3. Mbyllja e një miniere të braktisur realizohet sipas planit të mbylljes së minierës, të miratuar nga struktura përgjegjëse.

4. Plani i mbylljes së minierës hartohet nga subjekte të specializuara e miratohet nga ministri.

5. Plani i mbylljes zbatohet nga subjekte të specializuara shtetërore ose private, të përzgjedhura sipas procedurave të prokurimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi e nga struktura përgjegjëse dhe monitorohet nga kjo strukturë.

6. Kontrolli i zbatimit të planit të rehabilitimit kryhet nga struktura përgjegjëse, e cila, pas inspektimit, i raporton ministrit. Rehabilitimi vlerësohet i përfunduar vetëm pas miratimit të raportit për këtë qëllim, të hartuar nga struktura përgjegjëse.

7. Forma dhe përmbajtja e planit të veprimtarive për mbylljen e minierës përcaktohen nga ministri.

8. Për atë pjesë të minierave të braktisura, për të cilat është dhënë leje minerare, kërkuesi i lejes minerare, në procedurën e shqyrtimit të kërkesës për leje minerare, si pjesë të planit të rehabilitimit, duhet të paraqesë edhe planin e mbylljes e të rehabilitimit për pjesën tjetër të braktisur të minierës, pjesë e së cilës është zona e lejuar minerare, për të cilën ai aplikon, madje edhe me parashikimet specifike të kostos për këtë pjesë. Plani i rehabilitimit për këtë pjesë zbatohet nga zotëruesi i lejes minerare, me shpenzimet e tij, brenda një afati kohor, të miratuar në çastin e dhënies së lejes.


Neni 54

Procedura e monitorimit postminerar të një objekti minerar


1. Pas realizimit të mbylljes së një miniere të braktisur, të shfrytëzuar nga shteti, zbatohet procesi i monitorimit postminerar, i cili miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit, dhe kostot financiare për realizimin e monitorimit postminerar përballohen nga Buxheti i Shtetit.

2. Kalimi në regjim monitorimi postminerar i minierave, për të cilat zotëruesi i lejes minerare ka braktisur veprimtarinë minerare dhe është realizuar procesi i mbylljes së minierës, miratohen nga ministri, me propozimin e strukturave përgjegjëse. Kostot financiare për realizimin e monitorimit postminerar përballohen nga vlera e garancisë financiare për rehabilitimin e zonës minerare.

3. Monitorimi postminerar i një miniere të braktisur realizohet sipas planit të monitorimit postminerar, që është pjesë e planit të rehabilitimit të zonës minerare.

4. Plani i monitorimit postminerar zbatohet nga subjekte të specializuara shtetërore ose private, të përzgjedhura sipas procedurave të prokurimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, nga struktura përgjegjëse dhe monitorohet nga ajo.

5. Kontrolli i zbatimit të planit të monitorimit postminerar kryhet nga struktura përgjegjëse.

6. Forma dhe përmbajtja e planit të monitorimit postminerar përcaktohen nga ministri.


Neni 55

Konservimi i minierave


1. Nëse nuk plotësohen kushtet e pikës 2 të nenit 52 të këtij ligji, minierat e braktisura kalojnë në regjim konservimi e monitorimi postminerar.

2. Kalimi në regjimin e konservimit të një miniere të braktisur, të shfrytëzuar nga shteti, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit dhe kostot financiare për realizimin e konservimit përballohen nga Buxheti i Shtetit.

3. Kalimi në regjim konservimi i minierave, për të cilat zotëruesi i lejes minerare ka braktisur veprimtarinë minerare, miratohen nga ministri, me propozimin e strukturave përgjegjëse dhe kostot financiare për realizimin e konservimit përballohen nga vlera e garancisë financiare për rehabilitimin e zonës minerare.

4. Strukturat, që mbulojnë veprimtarinë minerare, i propozojnë ministrit zonat e lejeve minerare për konservim, në bazë të një projekti konservimi, që përfshin një plan konservimi dhe monitorimi postminerar.

5. Konservimi i një miniere të braktisur realizohet sipas projektit të konservimit të minierës, të miratuar nga ministri.

6. Projekti i konservimit zbatohet nga subjekte të specializuara shtetërore ose private, të përzgjedhura sipas procedurave të prokurimit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi, nga struktura përgjegjëse dhe monitorohet nga ajo.

7. Mbikëqyrja e procesit të konservimit realizohet nga strukturat përgjegjëse.

8. Forma dhe përmbajtja e projektit të konservimit të minierës miratohen nga ministri.


KREU XI

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT


Neni 56

Aktet nënligjore


1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 5 pika 3, 7 pika 2, 8 pikat 3 dhe 4, 14 pika 4, 30 pikat 1 dhe 11, 31 pika 6, 32 pika 2, 33 pika 4, 41 pika 5, 43 pika 6, 50 pika 5 e 51 pika 3 të këtij ligji.

2. Ngarkohet ministri që, brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 8 pikat 6 dhe 7, 13 pikat 10, 12 dhe 13, 18 pika 1 shkronjat "c" dhe "ç", 20 pika 3, 25 shkronjat "ç" dhe "d", 27 pika 2 shkronja "c", 29 pika 2, 36 pika 23, 37 pika 1, 38 pika 8, 44 pika 2, 45 pika 3, 50 pika 6, 53 pika 7, 54 pika 6 dhe 55 pika 8 të këtij ligji.


Neni 57

Shtrirja e efekteve për lejet e dhëna


1. Kërkesat e paraqitura, ato në proces dhe ato të papërfunduara, deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, trajtohen në përputhje me procedurën e zbatuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përveç rastit kur kërkuesi e tërheq vetë kërkesën dhe vendos ta riparaqesë atë.

2. Për të drejtat minerare të fituara në bazë të ligjit nr. 7796, datë 17.2.1994 "Ligji minerar i Shqipërisë", i ndryshuar, sipërfaqja e zonës së lejuar dhe afati i miratuar nuk ndryshojnë me hyrjen në fuqi të këtij ligji, deri në përfundim të afatit të miratuar. Aplikimi për shtyrje afati kryhet në përputhje me këtë ligj.

3. Kërkesat dhe afatet e nenit 31 të këtij ligji i shtrijnë efektet për të gjitha lejet minerare, që janë dhënë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. Zotëruesit e lejes minerare duhet të plotësojnë këto kërkesa brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Neni 58

Shfuqizime


Ligji nr. 7796, datë 17.2.1994 "Ligji minerar i Shqipërisë", i ndryshuar, shfuqizohet.
Neni 59

Hyrja në fuqi


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6654, datë 26.7.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi



ANEKS I LIGJIT PËR SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË - GRUPET E MINERALEVE
GRUPI I MINERALEVE METALORE, JOMETALORE, QYMYRET DHE BITUMET


Antimoni

Molibdebni

Argjendi

Monaziti

Ari

Nikeli

Arseniku

Oksidi i hekurit

Bakri

Osmiumi

Bismuti

Piritet e arsenikut

Çesiumi

Platini

Çinabari

Plumbi

Feldspati

Rubidiumi

Galena

Rutili

Garnieriti

Seleni Germaiumi

Galiumi

Squfuri

Hekuri

Sheelitet

Ilmeniti

Tantali

Indiumi

Titani

Kallaji

Toriumi

Kadmiumi

Tungsteni e mineralet e tij

Kobalti

Kromiti




Vanadiumi

Kolumbiumi

Volframi

Litiumi

Vulfeniti

Mangani

Zinku

Mineralet e hekurit

Zirkoni

Mineralet e platinit

Zhiva

Mineralet e tokave




Të rralla




Alumina

Krioliti

Aluniti

Kripa e gurit

Apatiti

Kuarciti

Asbesti

Lateriti

Baritet

Magnezitet

Boksitet

Mika

Berili dhe mineralet e tij

Mineralet e silicit

Boratet

Perliti

Ceoliti

Pigmente të mineraleve

Dhe diatomik

Pirofiliti

Feldspati

Rifet kuarcore

Fosfatet

Stralli

Grafiti

Steatiti

Grafiti argjilor

Smeraldi

Gurët abrazivë

Shpati i Islandës

Gurë sapuni

Talku

Haliti

Torfat

Hi shistor

Topazi

Kalciti

Vermikuliti

Kloriti

Volastoniti

Qymyret

Reshpet nafore

Bitumet

Pirobitumet

Rërat bituminoze
GRUPI I MINERALEVE NDËRTIMORE

Ranorët, konglomeratet, traktolitet dhe bazaltet




Agregate detare

Gipsi

Anhidritet

Gabrot

Argjilabentonite

Kaolina

Argjilat për tulla

Mermeri

Argjilat për tubacione

Ofikalcitet

Argjilat për porcelan

Pllakat e ndërtimit

Argjilat zjarrduruese

Pllagjiogranitet

Argjilat dhe shistet

Rërat

Argjilore (për ndërtim)

Serpentina

Bentonite

Sieniti

Çakëlli (brekçet e shpatit)

Shiste argjilore

Dolomiti

Travertinat

Dhe mbushës

Tufet

Graniti

Zhavorët

Gëlqeorët

Zhuret

GRUPI I MINERALEVE TË ÇMUARA DHE GJYSMË TË ÇMUARA

Diamanti Rubini

Korundi Safiri

Agati Rodoniti

Kalcedoni Torkuazi

Kristalet e kuarcit Turmalina Nefriti Opali
GRUPI I MINERALEVE RADIOAKTIVE

Grupi i mineraleve të Uraniumit

Schoepite

Uraninite

Davidite

Uranophane

Schroeckingerite

Grupi i mineraleve të Toriumit

Thorite

Gummite


Canotite

Monazite


Euxenite

Allanite


Samarskite

Bastnasite Cerite

Polycrase

Betafite


Pyrochlore

Grupi i Autuniteve

Tyuyamunite

Torbenite dhe Meta-Torbenite

Autunite dhe Meta-Autunite

Andersonite


Tokat e rralla që kanë në përbërje: cerium, dysprosium, erbium, europium, gadolinium, holmium, lanthanitum, lutetium, neodymium, praseodymium, samariu, terbium, niobium dhe tulium.

Etj.
Yüklə 232,74 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə